Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Çfarë është blefaroplastia?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Blefaroplastia është një ndërhyrje e kirurgjisë plastike në kapakët e syrit e cila bën të mundur korrigjimin e defekteve të lindura, të trashëguara e sidomos ato që vijnë si rezultat i kalimit të viteve. Mund të ndërhyet si në kapakët e poshtëm dhe në ato të sipërm.


Vjen një moment që edhe pse ju mund të mos ndiheni të lodhur, fytyra juaj duket e tillë. Kjo gjendje përveçse e bezdisshme, me kalimin e kohës bëhet edhe stresuese. Pikërisht në këtë moment u sugjerohet Blefaroplastia.
Kjo ndërhyrje bën të mundur që fytyra juaj e lodhur dhe e ngrysur të duket më e re, më e freskët dhe më e shplodhur.


Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgen Plastike Dr. Rezarta Kapaj kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Ibrime Mata – Rëndësia e kontrolleve periodike gjinekologjike

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Ibrime Mata, mjeke Obstetër-Gjinekologe, pranë Spitalit Amerikan 3, ka folur për rëndësinë e kontrolleve periodike gjinekologjike dhe PAP-testin.

Kontrollet e rregullta gjinekologjike janë shumë të rëndësishme në jetën e një gruaje. PAP-testi është një test i thjeshtë dhe i shpejtë, që kryhet me anë të ekzaminimit mikroskopik, për të parë ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin në qelizat e qafës së mitrës.

Kryerja e rregullt e tij zbulon ndryshimin e këtyre qelizave në fazë të hershme dhe trajtimi i tyre i hershëm bën të mundur parandalimin e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Ibrime Mata kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Shkc. Zef Delija – Histerektomia vaginale

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Shkc. Zef Delija flet për histerektominë vaginale, mënyra më e mirë kirugjikale për të realizuar histerektominë, kjo ndërhyrje kryhet në rrugët e lindjes, pa çarje dhe pa prerje.

Shkarja e rrugëve të lindjes ndodh në femrat mbas lindjes, në ato mbipeshë dhe në femra që kanë punë fizike. Vështirësi në urinim, vështirësi në qëndrimin në këmbë për ecje të gjata dhe çrregullimet e jashtëqitjes, janë disa nga simptomat bazë të kësaj patologjie.

Në rast se femra ka këto simptoma, mjeku gjinekolog sugjeron histeroktominë vaginale, si mënyrën më të mirë për të korigjuar problemet.

Në Spitalin Amerikan 3 kjo ndërhyrje kryhet me sukses nga Dr. Zef Delija. Kjo histerektomi ka shumë përparësi ndaj llojeve të tjera të histerektomive, pasi koha e ndërhyrjes është më e shkurtër, mundësi më të vogël për komplikacione, me pak dhimbje pas operacionit dhe rifillim shumë të shpejtë të aktivitetit normal jetësor.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë, kur Dr. Delija flet për përfitimet e kësaj ndërhyrje.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Zef Delija kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Përveç diellit, cilët janë faktorët e tjerë të rrezikut për lëkurën?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në stinën e verës lëkura është më e ekspozuar ndaj diellit dhe faktorëve të tjerë si ndotja dhe djersitja e shtuar duke bërë që shumë nga patologjitë të shfaqen apo rëndohen.

Mjekja dermatologe Amarda Gica thekson se disa nga problematikat më shqetësuese në këtë stinë janë përkeqësimi i akneve, dermatiti seborroik, myku i lëkurës, njollat, por nuk mbeten pas as pickimet e insekteve që mund të përhapen në lëkurë.

Për të patur një lëkurë të shëndetshme, doktoreshë Amarda Gica këshillon përdorimin e mbrojtësve ndaj rrezve të dëmshme të diellit, shmangien e ekspozimit në oraret e pikut dhe një higjienë të mirë personale.

Ndiqni këshillat e mjekes dermatologe Amarda Gica në videon e publikuar.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken dermatologe Amarda Gica kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Amarda Gica – Kujdesi për lëkurën në stinën e verës

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Amarda Gica, mjeke dermatologe në Spitalin Amerikan 2 ofron disa këshilla të vlefshme sesi të mbrojmë lëkurën në stinën e verës.

Kujdesi për lëkurën duhet të jetë çdo ditë të vitit, por në stinën e verës kur rrezet e diellit janë të forta duhet të jetë më maksimal. Evitimi i orareve të diellit të fortë, përdorimi i kremit mbrojtës me SPF të lartë, përdorimi i kapeleve dhe i syzeve mbrojtëse janë nga disa nga këshillat kryesore të Dr. Amarda Gica.

Mbrojtja nga dielli është shumë e rëndësishme për të evituar sëmundje nga më të lehtat si plakja e lëkurës deri te më të komplikuarat, si kanceri I lëkurës, i cili shkaktohet nga ekspozimi i pambrojtur.

Është shumë i rëndësishëm përdorimi i kremit mbrojtës dhe të përdoret një krem me SPF të lartë, mundësisht mbi 30 dhe të jetë me spektër të gjerë, të mbrojë nga rrezet UVB dhe ato UVA, në mënyrë që mos të kemi fare dëmtim të lëkurës.

Kremi i diellit duhet të aplikohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës dhe të mundohemi të mbulojmë sa më shumë sipërfaqe të trupit. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Amarda Gica.

Për më shumë informacion ose vizitë Dr. Amarda Gica me kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Biopsia e veshkës dhe citologjia e gjëndrës tiroide – Dr. Ermal Tako

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjeku radiolog Ermal Tako, pranë Spitalit Amerikan 2, sqaron në mënyrë të hollësishme biopsinë e veshkës dhe citologjinë e gjëndrës tiroide:

BIOPSIA E VESHKËS është një procedurë me anë të të cilës merret material nga veshka për të vendosur për diagnozën e sëmundjes së veshkës që ka pacienti sipas dyshimit të mjekut nefrolog. Zakonisht aplikohet për sëmundje difuzorenale të cilat çojnë në isufiçiencë renale kronike.

Është një procedurë tepër e rëndësishme për vendosjen e diagnozës pa të cilën nuk mund të aplikohet mjekësia moderne. Kjo procedurë është relativisht e dhimbshme, por me anën e anestezive lokale pacienti nuk ndjen thuajse asgjë. Në raste të rralla kur pacienti është tepër i shqetësuar ose kur vuan edhe nga sëmundje të tjera që e bëjnë të pamundur qetësimin e tij atëherë aplikohet vënia në gjumë e pacientit paraprakisht dhe më pas kryhet biopsia.

CITOLOGJIA E TIROIDES është një procedurë tepër e thjeshtë që kryhet nën orientimin ekografik dhe konsiston në marrjen e qelizave me anë të një shiringe të zakonshme nga noduset e gjëndrës tiroide për t’i parë pastaj mjeku anatomopatolog në mikroskop dhe për të vendosur një diagnozë paraprake nëse këto noduse paraqesin rrezikshmëri për jetën e pacientit apo jo. Në rast se në ekzaminimin citologjik zbulohen qeliza me karakter tumoral atëherë procedohet në heqjen e gjëndrës tiroide. Nëse qelizat nuk janë me karakter tumoral atëherë mund të behet një ndjekje e kujdesshme me ekografi e tyre kohë pas kohe.

Është një procedurë e bezdisshme, por jo e dhimbshme, sepse kryhet në regjionin e qafës. Për pacientët të cilët nuk e përballojnë dot shpimin me gjilpërë tepër të hollë aplikohet vënia në gjumë për ta marrë biopsinë në kushte sa më komode.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Ermal Tako kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Christos Maroudis – Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Christos Maroudis, drejtues i departamentit të Kirurgjisë Endoskopike, mjek Obstetër-Gjinekolog pranë Spitalit Amerikan, tregon për rastin e një pacienteje e cila u paraqit në qendrën e shëndetit të gruas në Spitalin Amerikan 2, me një shtatzani heterotopike, pra një embrion të implantuar në brendësi të mitrës dhe njëkohësisht një embrion tjetër të implantuar jashtë mitrës.

Me anë të ndërhyrjes laparoskopike u hoq me sukses tubi në të cilin ishte zhvilluar embrioni jashtë mitrës. Ndërkohë embrioni që ishte implantuar në brendësi të mitrës vazhdon të zhvillohet normalisht dhe pacientja së shpejti do të bëhet nënë!

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Christos Maroudis, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!SHOW LESS

Prof. Asc. Rustem Celami – Rëndësia e kontrollit gjinekologjik

By Spitali Amerikan - Të Reja

Prof. Asc. Dr. Rustem Celami, obstetër gjinekolog, pranë Spitalit Amerikan 3, ka folur për rëndësinë e kontrollit gjinekologjik.

Cilat janë problemet më të shpeshta gjinekologjike?

Prof. Asc. Dr. Rustem Celami, ka theksuar rëndësinë e ekzaminimeve periodike gjinekologjike, për të diagnostikuar sa më herët kancerin e qafës së mitrës, në mënyrë të tillë që të përcaktohet mjekimi i duhur sipas rastit.

Në Spitalin Amerikan 3, trajtohen të gjitha problemet gjinekologjike siç janë; infeksionet vaginale, çrregullimet e ciklit menstrual, tumoret e organeve riprodhuese të gruas etj, fillimisht duke bërë një konsultë paraprake dhe duke vijuar me diagnostikimin, kurimin e sëmundjeve, duke ofruar shërbim maksimal me teknologjinë më të fundit dhe staf mjekësor të specializuar.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë me Prof. Asc. Dr. Rustem Celami.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekë tanë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Andrea Palmieri – Simptomat më të shpeshta për të cilat një pacient duhet të drejtohet tek mjeku ORL

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Andrea Palmieri, mjek ORL në Spitalin Amerikan 3 flet për simptomat më të shpeshta për të cilat një pacient duhet të drejtohet tek mjeku specialist Otorinolaringolog.

Vështirësi në frymëmarrje, sekrecione nazale të shtuara, dhimbje koke frontale (ballore) ose në zonën mes syve, bajame të skuqura, që shkaktojnë temperaturë, atëherë duhet të paraqiteni te mjeku ORL. Nëse përjetoni Apnea nokturne, nëse keni një disfoni (humbje të menjëhershme të zërit) duhet të paraqiteni te mjeku ORL.

Ju ftojmë të ndiqni intervisten e plotë me Dr. Andrea Palmieri për informacion të detajuar mbi këto simptoma që nuk duhet të anashkalohen.

Çdo patologji nëse trajtohet në kohë është ka më pak mundësi për komplikacione dhe rezultate më të mira për pacientin.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Andrea Palmieri kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Ndërhyrjet e bazës kraniale në Spitalin Amerikan 1

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tashmë çdo lloj ndërhyrje e bazes kraniale realizohet me sukses nga ekipi i kirurgjisë së bazës kraniale në Spitalit Amerikan 1.


Me një rrugë mini-invazive, ekipi i kirurgjisë së bazës kraniale në Spitali Amerikan 1, realizon heqjen e plotë të meningeomës së bazës anteriore kraniale. Dr. Alfred Aga, kirurg ORL dhe Prof. Asc. Artur Xhumari, neurokirurg, na shpjegojnë më shumë për këtë ndërhyrje të vështirë.
Ndërhyrja kryhet pa prerje në kokë dhe me kohë rekuperimi shumë të më shpejtë, krahasuar me ndërhyrjen standarte.

Operacioni zgjati 11 orë, por mundi u shpërblye me shërimin e shpejtë të pacientit, përmirësimin e shikimit dhe mos dëmtimin e trurit, të gjitha këto falë bashkëpunimit ORL – Neurokirurg dhe përdorimit të rrugës endoskopike endonazale të zgjeruar, e cila është përdorur me sukses edhe në sëmundje të tjera si adenoma hipofizare dhe kraniofaringeoma.

Këto ndërhyrje të rralla realizohen nga ekipi ynë në Spitalin Amerikan 1 dhe kanë rezultuar të suksëshme për dhjetra pacientë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 10 of 16«‹89101112›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë