Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Dr. Florian Dashi – Kirurgjia e epilepsisë në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgjia e epilepsisë, trajtimi që fiton ndaj sëmundjes


Pse të vuash kur ka zgjidhje? Pse të presësh për një kurë të epilepsisë kur zgjidhja mund të jetë vendimtare?

Dr.Florian Dashi, në Spitalin Amerikan 3 thekson se kirurgjia e epilepsisë ka për qëllim dhe është efektive në ato raste kur burimi i epilepsisë është në një zonë të vetme të trurit. Sipas mjekut neurolog nga kjo mënyrë trajtimi është vërejtur se në pacientët që kanë indikacion të qartë të kirurgjisë, rezultati i përfitimit është i lartë dhe varion nga 80-90% që pacientët të dalin pa kriza nga kirurgjia ose të kenë kriza të rralla joinvalidizuese, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës.

Në Spitalin Amerikan 3, pacienti i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar që fillon me konsultat e dedikuara epileptologjike, EEG [ezhe], video EEG-në duke vijuar me studimet imazherike dhe studimin neuropsikologjik per të vleresuar nëse pacienti ka dëmtime konjitive nga krizat epileptike deri në atë kohë dhe më pas të gjitha të dhënat mblidhen për t’u diskutuar nga grupi i mjekëve specialistë të cilët marrin vendimin për indikacionin kirurgjikal, i cili i shpjegohet pacientit.

Rreziqet e kirurgjisë së epilepsisë janë të rralla, dhe pesha e tyre është e vogël në krahasim me rreziqet e epilepsisë dhe me përfitimet që sjell kjo mënyrë trajtimi.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

10 Pyetjet më të shpeshta rreth Transplantit të Veshkave- Gjithçka që duhet të dini!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Insufiçienca renale që në popull njihet si sëmundja e azotemisë është një sëmundje që në stadet e para trajtohet me terapi medikamentoze dhe në stadin e 5 trajtohet me dializë ose me kryerjen e transplantit renal.
Trajtimi me dializë, e cila mund të jetë hemodializë që është trajtimi me anë të një aparature (që mund të konsiderohet si veshkë artificiale ) ku filtrohen lëndët toksike, rregullohen kripërat dhe volumi trupor, procedurë kjo që kryhet në spital tre herë në javë me seancë që zgjasin rreth 4 orë, apo dializa peritoneale që është kryerja e shkëmbimve me anë të një kateteri të vendosur në abdomen (bark) disa herë në ditë duke realizuar shkëmbimin me anë të disa solucioneve, procedurë kjo që kryhet në shtëpi.

-Kur flitet për transplant, pacienti duhet të ketë kandidatë dhurues për këtë organ, kush mund të jenë ata?

Në Shqipëri deri tani është kryer transplanti vetëm me dhurues të gjallë të cilët kanë lidhje familjare me pacientin siç janë prindër, kushërinj të parë apo të dytë, por përveç dhuruesve me lidhje gjaku transplanti kryhet edhe midis bashkëshortëve.

Ne vende te tjera perves dhuruesve te gjalle kryhen transplante  dhe me dhurues kadaverike.

Vlen të theksohet që dhuruesi duhet të jetë i shëndetshëm, nuk duhet të ketë asnjë sëmundje kronike, pasi veshka që do të merret nga ai duhet të jetë perfekte në mënyrë që të funksionojë për (recipientin – pacientin që do ta marrë), por në të njëjtën kohë edhe donatorit (dhuruesit) të mos i krijojë probleme në të ardhmen, sepse nga kjo procedurë duhet që të dy, si marrësi dhe dhuruesi të jenë pa komplikacione, që të dy pas ndërhyrjes të jenë të shëndetshëm.

-Po për moshën e pacientëve a ka kufizime?

Një tjetër kriter për marrjen e pacientëve është dhe mosha e dhuruesit, preferohet që dhuruesit të jenë mbi 18 vjeç kurse për moshën më të madhe ajo varet nga pacienti, ndonjëherë ndodh që një 70 vjeçar mund të jetë më i shëndetshëm se sa një 50 vjeçar. Kurse për marrësin nuk ka kufizim moshe, transplanti mund të kryhet në çdo moshë.

-Sa zgjat kjo ndërhyrje?

Ndërhyrja kirurgjikale zgjat rreth 2-3 orë për të dy pacientët, punohet në dy salla paralele. Ekipi me të cilën në kemi kryer transplante është ekip me mjek të huaj dhe shqiptare, grup ky mjekësh urologë, kirurgë, nefrologe, anestezistë të spitalit tonë.

-Kur është kryer ndërhyrje e parë në Spitalin Amerikan?

Ndërhyrja e parë është kryer në nëntor të 2007 dhe pacienti ynë i parë ka krijuar tashmë familjen e tij, është bërë baba dhe jeton shëndetshëm. Për të gjithë pacientët e transplantuar jeta pas kryerjes së transplantit konsiderohet si një jete e re, larg spitalit.

Deri tani në spitalin tonë janë kryer 200 transplante renale dhe kanë rezultuar të sukseshëm gjë kjo që na inkurajon që  të vazhdojmë me tej.

-Pacientët e transplantuar si mjekohen pas kryerjes së ndërhyrjes?

Pacientë që kryejnë transplant renal marrin terapi me medikamente që quhen imunosupresore medikamente këto që ulin reagimin e sistemit imunologjik në mënyrë që veshka e re  të mos luftohet nga vetë organizmi .
Vlen të theksohet se këto janë medikamente që merren gjatë gjithë jetës dhe herë pas here duhet që të kontrollohet niveli i tyre në gjak, për këtë arsye pacientët duhet të jenë vazhdimisht në kontroll me mjekun nefrolog.

-Po për femrat shtatëzëna a ka problem përdorimi i imunosupresorëve?

Për femrat të cilat janë shtatëzëna përdorimi i imnuosupresorëve nuk shfaq  problem, por ka skema specifike trajtimi. Këto medikamente nuk krijojnë asnjë problem si për nënën ashtu dhe për foshnjën që do vijë në jetë. Gjë kjo që duhet të theksohet sepse femrat që trajtohen në dializë e kanë pothuajse të pamundur mundësinë për të patur një shtatëzani të shëndetshme.

-A mund të trajtohen me transplant renal pacientë me hepatit apo diabetikë?

Natyrisht pacientët që vuajnë nga hepatiti B ose C mund të transplantohen, por së pari ato duhet të jenë të konfirmuar nga mjeku gastrohepatolog që nuk janë në fazë aktive. Edhe pacientët diabetike mund të trajtohen me transplant renale, por natyrisht jetëgjatësia e veshkës së transplantuar është pak më e ulët se tek pacientët normale, nga përdorimi i kortizonikëve dhe imunosupresorëve mundësia për të kontrolluar diabetin është më e vështirë se tek pacientët e tjerë.


-A mund të ritransplantohet një pacient?

Natyrisht që po, një pacient mund të transplantohet më shumë se një herë.

-Sa është jetëgjatësia e veshkës së transplatuar?

Duke marrë parasysh ekzamimin e hollësishëm që i kryhet si marrësit dhe dhuruesit, transplanti renal është një procedurë që ka sukses rreth 95-97 %. Normalisht veshka e marrë nga dhurues të gjallë ka një jetëgjatësi rreth 25 vjet.

Çndodh kur transplanti ka flakje?

Flakja e transplantit haset në një përqindje të ulët në pacientë rreth 2-3 %, megjithatë vlen të theksohet se flakja nuk ka risk për jetën, nëse personi i transplantuar ka rritje të azotemisë nga flakja, atëherë ai trajtohet përsëri me dializë. Natyrisht ritheksoj që për të minimizuar flakjen kryhen analiza të detajuara para ndërhyrjes dhe vendosen skemat e imunosupresivëve efikase për çdo pacient.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak.

Nuk janë të rralla rastet kur sëmundja e vendos jetën e njeriut në fije të perit, por kur profesionalizmi i mjekut ndërthuret me besimin e pacientit mund të ndodhë mrekullia.

Kështu i ka ndodhur znj. Neranxa Dedeniku e cila falë trajtimit specifik të mjekes onkologe Daniela Bega dhe stafit të mjekëve të Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan 3, ka arritur të mposhtë sëmundjen e frikshme që i kërcënonte jetën.

Pas vizitave dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore që kishte kryer më herët, gjendja e nënës së 4 fëmijëve nuk po përmirësohej, përkundrazi. Me simptoma të rënduara, pacientja iu drejtua Spitalit Amerikan 3 ku iu nënshtrua ekzaminimeve imazherike të cilat treguan prezencën e një mase të madhe tumorale në stomak.

Një diagnozë e rëndē për 44-vjeçaren, që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme mjekësore: trajtimi i personalizuar me kimioterapi, i vendosur nga doktoreshë Daniela dhe grupi i mjekëve specialistë të Departamentit të Onkologjisë, bënë diferencën. Sot, pacientja nuk ka më asnjë gjumë të tumorit.

Nuk mund të ketë veçse fjalë falënderimi dhe mirënjohje për profesionalizmin e Dr.Danielës dhe stafit të mjekëve dhe infermierëve të Departamentit të Onkologjisë që i shpëtuan jetën Znj.Neranxa që shton se komunikimi i ngrohtë dhe përkushtimi maksimal që i dedikuan gjatë periudhës së qëndrimit në spital e bënë të harronte se ishte e sëmurë.

Znj.Neranxa tashmë e ka kaluar sëmundjen dhe është kthyer t’i gëzohet jetës pranë familjes së saj. Spitali Amerikan i uron asaj dhe familjes së saj shëndet të plotë!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Pas reduktimit gati dy mujor “Universal Eye Hospital” kthen të gjitha shërbimet për qytetarët

By Spitali Amerikan - Të Reja

Universal Eye Hospital rihapet me të gjitha shërbimet për pacientët.

Universal Eye Hospital duke filluar nga kjo javë ofron të gjithë gamën e shërbimeve duke respektuar të gjithë rregullat e sigurisë.


Rikthehemi me shërbime të reja, me investime në teknologji duke përmiresuar dhe zgjeruar shërbimet tona.


Në ambientet tona pacienti ka siguri dhe mbrojtje. Jemi siguruar qe ti ofrojme siguri dhe mbrojtje pacienteve tane brenda ambjenteve tona.


Universal Eye Hospital është e vetmja qendër në rajon me shërbim 24 orë për menaxhimin e traumës okulare: lehtësira në dispozicion për heqjen e trupave të huaj intraokular, vitreoktomia për hemorragjinë pas traumatike okulare dhe shkolitjen e retinës. Menaxhim i të gjitha rasteve të infeksioneve okulare, përfshirë keratitin infektiv, celulitin orbital dhe endofhtalmitin. Kirurgji të shkolitjes së retinës me teknologjinë më të avancuar të një sutureless (27G) të vitrektomisë.

Trajtimi i të gjitha fazave të retinopatisë diabetike me injeksione, Lasers, implantet Intravitreal dhe kirurgji vitrektomia.E vetmja qendër e pajisur me të gjitha facilitetet për të ofruar të gjitha operacionet pediatrike të syve, përfshirë kataraktin kongjenitale, glaukomën, retinoblastomën strabismus, bllokun e kanalit naso-lacrimal dhe retinopatinë e parakohshme.


Ju mirëpresim!


Prenotoni vizitën tuaj me mjekët tanë në numrat +355 0692199839 ose +355 0675030017. Na gjeni pranë Spitalit Amerikan 3.


Universal Eye Hospital “Sjellim dritën në sytë tuaj”.

Profesionalizmi i Spitalit Amerikan në gazetën serbe Blitc

By Spitali Amerikan - Të Reja

Profesionalizmi i Qendrës së Stroke në Spitalin Amerikan 3 është pasqyruar në mediat serbe.

Gazeta më e madhe në Serbi, BLIC, i ka kushtuar një shkrim trajtimit të 63 vjeçares, e cila pësoi goditje në tru.

Në Qendrën e Stroke në Spitalin Amerikan 3 janë trajtuar me sukses edhe qytetarë grek, ukrainas dhe francez, përveç atyre vendas, pasi kjo është qendra me e specializuar në rajon për goditjet në tru.

Jelena, mjekja anesteziste serbe dhe bashkëshorti i saj, ishin me pushime në Sarandë kur vendi ynë ndodhej në  izolim në kushtet e pandemisë.

Në datë 15 prill Jelena pëson një goditje në tru dhe transportohet me urgjencë drejt Spitalit Amerikan 3 ku ndodhet Qendra e Stroke, qendra më e specializuar në rajon për trajtimin e goditjeve në tru.

Mjekët e Spitalit Amerikan i vijnë në ndihmë pacientes dhe rasti i vështirë pasqyrohet edhe në mediat serbe. Familja falenderon mjekët dhe stafin e Spitalit Amerikan 3, ku në intervistë përmendet edhe fakti që bashkëshorti i Jelenës në pamundësi akomodimi është sistemuar në një dhomë në Spitalin Amerikan prej 3 javësh.

Mjeku anestezist Prof. Asc. Rudin Domi, tregon se suksesi në trajtimin e rasteve të goditjeve në tru është falë ndërhyrjes në kohë, bashkëpunimit mes një grupi specialistësh dhe pajisjeve bashkëkohore që Spitali Amerikan 3 ofron.

Trajtimi në qendra të specializuara është jetëshpëtues.

3 javë mbas ndërhyrjes Jelena sot do të largohet nga Spitali Amerikan drejt Serbisë, në gjendje të stabilizuar.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Ina Buxhelaj – Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Goditjet në tru janë sëmundje që shkaktojnë vdekshmëri dhe invaliditet të lartë. Faktori kohë thekson mjekja neurologe Ina Buxhelaj është vendimtar në trajtimin e tyre, ndëkohë që shton se njohja e shenjave është shumë e rëndësishme gjithashtu.

Shenjat kryesore që paralajmërojnë një goditje në tru, shpjegon Dr.Ina Buxhelaj, janë ato që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e gjymtyrëve (mpirje, paralizë, pamundësi lëvizshmërie të duarve dhe këmbëve), rënie e këndit të buzës, vështirësi ose pamundësi për të folur, humbje e menjëhershme e shikimit, marramendje, humbje të ekuilibrit dhe të vjella të papritura, tension i lartë, episode me humbje të vetëdijes, dhembje të forta të kokës, të menjëhershme dhe të pashpjegueshme.

Në Spitalin Amerikan është e organizuar Qendra e STROKE e cila merret specifikisht me trajtimin e goditjeve në tru, trombozave dhe hemoragjive nëpërmjet teknikave më të avancuara të intervencionimit neuro endovaskular. Trombektomia, procedurat e embolizimit shërbejnë për të trajtuar mpiksjet e gjakut në kokë, të aneurizmave dhe hemoragjive të shkaktuara nga aneurizmat si dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat mund të jenë shkaktare të sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit.

Në momentin që çdokush percepton që ka një problem që mund të jetë shenjë e një goditje në kokë nuk duhet të vonojë të telefonojë urgjencën për të marrë trajtimin e duhur dhe të menjëhershëm.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Prof. Asc. Rudin Domi – Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Prof. Asc. Rudin Domi, Anestezist-Reanimator ka folur për Qendrën e Stroke pranë Spitalit Amerikan 3.

Qendra e Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3, është në shërbim të pacientëve, me një ekip të specializuar mjekësh, asiston pacientët duke filluar që nga vendodhja, ndërhyrja kirurgjikale, trajtimi në reanimacion dhe ndjekja më pas me terapi intensive.

Prof. Asc. Rudin Domi, ka theksuar rëndësinë e prezencës së mjekut anestezist gjatë ndërhyrjeve të rëndësishme kirurgjikale me karakter të vështirë të cilat përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme prognozën dhe ecurinë e pacientit.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Agjërimi dhe diabeti

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr. Etleva Gjoshe, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 1.

Agjërimi është një praktikë e shpeshtë e besimtarëve, pavarësisht llojit të besimit që kanë.

Besime të ndryshme kanë praktika të ndryshme agjërimi, por në përgjithësi ka si parim ndryshim të rëndësishëm të praktikave të përditshme (një ushqyerje-periudhë e gjatë esëll, ndërsa aktiviteti fizik dhe ritmi gjumë-zgjuar është i modifikuar).

Numri i personave të diagnostikuar me diabet është gjithnjë në rritje të ndjeshme duke sjellë rrjedhimisht dhe shtimin e personave me diabet që agjërojnë.

Diagnoza e diabetit jo detyrimisht është një pengesë për agjërimin, por ështe një problem shëndetësor që meriton vëmendje dhe përkujdesje të veçantë gjatë kësaj periudhe.

Agjërimi mund të shoqërohet me ndërlikime të rëndësishme si: hipoglicemia (rënia e nivelit të sheqerit); hiperglicemia (rritja e nivelit të sheqerit), acido-ketoza diabetike, dehidrimi.

Në fokus të veçantë janë pacientët me diabet të tip 1, apo tip 2 por të trajtuar me insulinë të aplikuar disa herë në ditë dhe pacientët e moshuar.

Për të parandaluar apo ulur shfaqjen e ndërlikimeve duhen marrë disa masa:

  • Vlerësim i situatës shëndetësore para agjërimit dhe përllogaritja e rrezikut për ndërlikime

Pacientët mund të jenë me rrezik të ulët apo të lartë për ndërlikime dhe kjo varet nga më shumë faktorë:

  • tipi i diabetit; lloji i mjekimit; faktorë të tjerë personal që mund të favorizojnë hipoglicemitë, sëmundje të tjera shoqëruese, gjendja sociale e pacientit (kushtet familjare apo të punës)
  • historiku si ka toleruar më parë agjërimin
  • Edukimi i pacientit

Edukimi, informimi apo sqarimi i pacientit është baza në parandalimin e ndërlikimeve.

Ushqimi duhet të ruajë të njëjtat karakteristika dhe rekomandime (për kaloritë ditore, sasinë e karbohidrateve, proteinave, yndyrnave, fibrave, evitimi i ëmbëlsirave).

Hidratimi është element i rëndësishëm i cili nuk duhet neglizhuar në intervalin e lejuar. Duhen shmangur lëngjet e ëmbëlsuara. 

Aktiviteti fizik nuk duhet neglizhuar, por gjatë intervalit esëll rekomandohet të jetë me intensitet të ulët apo të mesëm.

  • Matja  personale e shpeshtë e glicemive

Monitorimi i glicemive është ndihmë sepse ankesat apo shqetësimet e pacientit mund të jenë të pamjaftueshme për të kuptuar luhatjet e glicemisë (ka pacientë, sidomos moshat e thyera, që nuk i kuptojnë si shenja të një problemi).

Ka vlera të glicemisë kur rekomandohet të ndërpritet agjërimi

  • Vlerat më të ulta se 70mg/dl (mund të shoqërohen me dridhje, djersitje, palpitacione)
  • Vlerat > 300mg/dl (mund të shoqërohen me etje, uri, konfuzion, dhimbje barku, të përziera).
  • Modifikim dhe përshtatje e skemës së mjekimit

Përshtatja e skemës së mjekimit është e rëndësishme si dhe informimi i pacientit për efektet dhe mënyrën si vepron mjekimi që ka.

Grupe të ndryshme mjekimi mund të kenë nevojë për modifikim të dozës apo skemës.

Me shpesh të përdorurat jenë sulfonilurete dhe metforminë.

Sulfonilurete (glibenklamid, glimepiride, gliklazid) është një grup që meriton vëmendje të veçantë pasi favorizon hipoglicemitë.

Gjatë agjërimit do ishte e rekomanduar që nga kjo klasë të mos përdorej glibenklamid ndërsa glimepiride dhe gliclazid janë të preferuara, por duke modifikuar dozat.

Metforminë: Rreziku për hipoglicemi me këtë mjekim është i ulët ndaj në përgjithësi nuk ka nevojë për ndryshim të dozave.

Ka dhe klasa të tjera të mjekimit oral të diabetit, por dhe këto nuk paraqesin një rrezik të shtuar për hipoglicemi (mund të rekomandohet thjesht ndryshimi i vaktit të marrjes në funksion të praktikës së agjërimit).

Përkujdesje e veçantë duhet me pacientët të trajtuar me insulinë, sidomos ata që aplikojnë insulinën me shumë se një herë/ditë. Ky është grupi i pacientëve ku majtja e shpeshtë e glicemive është pothuajse e detyruar për të modifikuar sipas rastit dozat e insulinës.

Për këta pacientë është më e vështirë dhe e këshillueshme të mos agjerojnë, por nëse dëshirojnë gjithsesi, duhet të kenë njohuri të qarta për llojin e insulinës që përdorin dhe mënyrën si ajo vepron, si dhe të sqarohen për efektet anësore.

Insulina me veprim të gjatë (NPH/Detemir/glargine/deglutec)

Dozat e insulinës me veprim të gjatë (NPH/Detemir/glargine/deglutec), që në përgjithësi aplikohet në darkë, duhet të ulen me 10-30% sipas rastit.

Në rast se skema e zakonshme e pacientit është me aplikim 2 herë në ditë, atëherë dhe doza e mëngjesit mund ë ulet deri në 50%.

Insulinë me veprim të shkurtër

Kjo insulinë, nëse ka qenë në skemën e pacientit, është e rekomanduar në lidhje me vaktin e ushqimit,  pasi aplikohet para ushqimit, për këtë arsye doza e darkës shpesh nuk ndryshon, por doza e mëngjesit ulet me 25-50%.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan. Çdo minutë vlen jetë!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan çdo muaj pret një numër të madh rastesh të të prekurve nga Stroke (goditjet në tru).

Në Spitalin Amerikan 3 kemi ngritur zinxhirin e organizimit të sistemit të Stroke në mënyrën më efektive për pacientin dhe ekipin mjekësor që e asiston atë.

Në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru. Pas telefonatës në nr. e urgjencës 042357535/0688008000 ekipi i mjekëve të njësisë Stroke nisen menjëherë drejt vendndodhjes së pacientit, duke asistuar me të gjitha mënyrat e duhura mjekësore për t’u siguruar se gjendja e pacientit nuk është përkeqësuar deri në momentin që ata e sjellin atë pranë urgjencës së Spitalit Amerikan.


Kur pacienti mbërrin në spital kryhet një zinxhir ekzaminimesh, duke filluar nga analizat e gjakut e deri te rezonanca e kokës, për të parë tipin e Stroke. Kur rastet e pacientëve janë të komplikuara, ata i nënshtrohen kirurgjisë së menjëhershme, në rastet më të lehta, ato trajtohen në pavion dhe në reanimacion.

Mjekët neurologë të Spitalit Amerikan theksojnë se është shumë e rëndësishme njohja e shenjave të para të goditjes në tru, pasi shpëtojnë jetën e personit të prekur. Çdo minutë vlen jetë!

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Çiljeta Malaj – Shërbimi i Urgjencës 24 orë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Çiljeta Malaj, Drejtuese e Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Amerikan 2, u bën thirrje të gjithë pacientëve që Shërbimi i Urgjencës është në gatishmëri 24 orë së bashku me mjekët specialistë për të gjitha rastet urgjente.

Spitali Amerikan është COVID free dhe hyrja në ambjentet e spitalit është e kufizuar duke respektuar protokollet dhe rekomandimet e OBSH për parandalimin e COVID-19.

Spitali Amerikan ofron hapësira spitalore të sigurta dhe me staf mjekësor të mirëtrajnuar dhe nuk pranon persona të infektuar me COVID-19.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 11 of 16«‹910111213›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë