Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Dr. Shkc. Alban Malaj – Spitali Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Shkc. Alban Malaj, kirurg vaskular dhe endovaskular pranë Spitalit Amerikan 1, na këshillon disa ushtrime të thjeshta, të cilat mund të realizohen në shtëpi për të evituar krijimin e trombozave të venave, që vijnë si pasojë e qëndrimit në shtëpi pa lëvizur shumë.

Gjithashtu Dr. Malaj këshillon që pacientët që kanë historik trombozash, të mbajnë çorapet elasto-komprensive, për të parandaluar ndonjë rikrijim të trombozës.

Ndonësë në shtëpi, duhet të jemi sa më aktiv dhe të bëjmë disa ushtrime të thjeshta fizike, në mënyrë që të ndihmojmë trupin tonë të funksionojë sa më mirë.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Klodian Allajbeu: Pajisja e re mbërrin në Shqipëri, më shumë se 4 mijë teste për COVID-19 në 24 orë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në studion e emisionit “Opinion” Drejtori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu u shpreh se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisjeje, e cila lejon një testim të shpejtë në analizat për koronavirus. Kjo pajisje, tashmë e përdorur edhe në vende të tjera, mundëson realizimin e më shumë se 4 mijë testeve në 24 orë.

Allajabeu tha se javën e ardhshme pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisjeje, ku përgjigjet e testit sigurohen për 2 orë. Por mjeku tha se pritet të fillojnë edhe testimet e shpejta që bëhen nga gjaku dhe ku përgjigjet dalin për 10 apo 15 minuta.

“ Kemi përgatitur Spitalin Amerikan 2, ekipi është trajnuar. Nuk mendoj se do të kemi mangësi me mjekët e reanimacionit, shpresoj që do të përballemi me sa më pak probleme”, tha Allajbeu lidhur me situatën e krijuar nga koronavirus në vend.

“Sot gjithë bota është në hall të materialeve që duhen për t’u përdorur, por shoh se kjo javë është më e mirë se një javë më parë dhe java pas saj do të jetë më e mirë. Pas dy javësh kur ne do të jetojmë pikun, besoj nga fundi i majit, gjërat do të jenë më të qeta dhe do të fillojë ambjentimi i jetës së njerëzve me virusin”, u shpreh Allajbeu./Opinion.al

Mesazhi i fortë i Spitalit Amerikan. S’ka vend për panik. Kemi gati 400 shtretër për Covid-19. Flet CEO Klodian Allajbeu

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Klodian Allajbeu, Drejtor i Spitalit Amerikan, i ftuar në Top Talk në Top Channel për situatën aktuale në të cilën ndodhemi.

Marrja e masave në kohën e duhur dhe angazhimi i secilit prej nesh, në ndjekjen e këshillave dhe udhëzimeve të autoriteteve do të jetë ndryshimi që vendi ynë mund të ketë në krahasim me vendet e tjera.

Përhapja e COVID-19 në vendin tonë, pritet do jetë më e moderuar në krahasim me vendet e tjera europiane, duke marrë parasysh masat e forta që janë ndërmarrë nga qeveria dhe autoritetet.

Dr. Klodian Allajbeu mendon se niveli i testimit të popullatës duhet të rritet, në mënyrë që të identifikohen sa më parë personat e prekur dhe të izolohen dhe në këtë mënyrë visusi nuk përhapet më dhe zinxhiri i përhapjes këputet.

Spitali Amerikan disponon të gjitha kapacitetet për të ofruar testime të popullatës dhe gjithashtu është përgatitur Spitali Amerikan 2, bashkë me stafin mjekësor të trajnuar, për të shërbyer si spital potencial për personat e prekur nga COVID-19, e gjitha kjo do të vendoset në dispozicion të qeverisë, në rast nevoje.

Dr. Allajbeu mendon se vendi ynë nuk do ketë probleme me kapacitetin e sistemit spitalor, nëse të gjithë qytetarët ndjekin udhëzimet dhe këshillat e vendosura nga autoritetet.

Në lidhje me masat e qeverisë, Dr. Allajbeu thekson se është shumë i rëndesishëm ndërgjegjësimi i qytetarëve, në mënyrë që strategjia të ketë efikasitet.

Dr. Klodian Allajbeu gjithashtu ndalet pak në ekonominë e vendit dhe atë botërore, vështirësitë që do kalojnë bizneset gjatë kësaj krize të krijuar nga COVID-19 dhe impaktin drastic që ajo do të ketë.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Spitali Amerikan nis trajnimin e stafit, Klodian Allajbeu: Një nga spitalet tona në funksion të autoriteteve

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në skenarët e menaxhimit të situatës me COVID-19, qeveria ka deklaruar se do të përfshijë edhe rrjetin e spitaleve jopublike në vend.

Drejtori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu i ftuar në ABC News ka sqaruar se prej disa ditësh ka nisur trajnimi i një stafi të plotë spitalor, për të vënë atë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore në funksion të përballimit të situatës me koronavirusin.

“Ne filluam para 3 ditësh trajnimin e gjithë stafit për një nevojë të tillë që mund të kërkohet në të ardhmen. Një nga spitalet tona bashkë me një staf të trajnuar, të kompletuar do të vendoset në dispozicion të vendit për të trajtuar pacientët me Covid-19, në rast të një organizimi nga Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi kapacitetet tona me respiratorë, dua të falënderoj gjithë mjekët në Shqipëri por edhe ata të Spitalit Amerikan që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të qëndruar në këto ditë për çdo nevojë që do të paraqitet. Ne kemi bërë një organizim perfekt duke filluar nga ambulancat deri tek trajtimi shëndetësor spitalor”.

Sipas Klodian Allajbeut, Drejtor i Spitalit Amerikan, masat e ndërmarra nga qeveria për kufizimin e lëvizjeve janë të drejta duke theksuar se vendi nuk mund të përsëris të njëjtat gabime si Italia.

“Për Shqipërinë kjo është metodologjia e duhur, për faktin se ne jemi vend i vogël, dhe e kemi më të lehtë për tu organizuar, dhe është më e lehtë që të ndërmerren këto masa. Në vende më të mëdha, si Amerika, Britania është shumë e vështirë ndërmarrja e këtyre masave, gjithashtu duke patur parasysh edhe forcën prodhuese që këto vende kanë, impakti në ekonominë e tyre do të jetë drastik. Kolapsi i Italisë, dhe i Italisë së veriut në veçanti, ishte se u mor lehtë, masat u morën me vonesë, u morën kur virusi ishte përhapur kudo. Nuk u mor seriozisht ky virus”.

Aktualisht i vetmi spital i kthyer në karantinë është Spitali Infektiv në “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për të kthyer në spital COVID 2, Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. (atikull i publikuar në /abcnews.al)

Klodian Allajbeu: Është koha për sakrificë, jo për të fituar. Pas kësaj jeta do vazhdoj si ka qenë!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Klodian Allajbeu, Drejtor i Spitalit Amerikan, i ftuar në ABC News me Mirela Milori, flet për Koronavirus, situatën në të cilën ndodhemi, si ka qenë impakti i virusit në vendin tonë dhe për masat e marra.

Dr. Allajbeu shpreh se masat  e marra për të kufizuar lëvizjet sa më shumë mund të krahasohen me një “rrufe në qiell të hapur” por kjo është një sakrificë që duhet të kalojmë, për të evituar problematika më të mëdha në të ardhmen.

Dr. Allajbeu flet për pandeminë e Justinianin prej të cilës humbi jetën 1/3 e popullatës së Europës së asaj kohe dhe prej pandemisë së parë mjekësia me zhvillimin e saj arriti ta izolonte në pak javë COVID-19.

Masat e ndërmarra në vendin tonë janë masat e duhura në mënyrë që të evitohet një krizë madhore, pasi nuk ka asnjë sistem shëndetësor që mund të përballojë një pandemi të tillë.

Përfshirja e Spitalit Amerikan, shton Dr. Allajbeu, ende nuk është kërkuar nga shteti, por nëse ajo ditë do të vijë, një nga Spitalet Amerikan do të transformohej në spital për personat e prekur me COVID-19 dhe do të ishte në dispozicion të plotë me pajisje dhe staf të trajnuar për të përballuar situatën.

Dr. Allajbeu falenderoi të gjithë mjekët shqiptarë, duke përfshirë ata të Spitalit Amerikan që kanë qënë të gatshëm për të ofruar shërbimin e tyre në këtë situatë madhore.

Dr. Allajbeu mendon se mbas kësaj pandemie bota do të ketë një kthim të fuqishëm drejt shkencës së mjekësisë, e cila ka mbetur paksa e prapambetur në krahasim me fushat e tjera dhe se shumë fonde do të  kalojnë drejt sistemit shëndetësor dhe atij kërkimor.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

COVID -19 flet Dr. Paskuela Preka, mjeke infeksioniste

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekja infeksioniste Dr.Paskuela Preka pranë Spitalit Amerikan 3 sqaron kriteret që çdo person duhet të ketë parasysh në rast se dyshon se është i prekur nga koronavirusi Covid-19.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Paskuela Preka për COVID -19

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekja infeksioniste Dr.Paskuela Preka pranë Spitalit Amerikan 3 sqaron kriteret që çdo person duhet të ketë parasysh në rast se dyshon se është i prekur nga koronavirusi Covid-19.

Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni Dr.Paskuela Preka.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Pandemia e koronavirusit, Klodian Allajbeu, Drejtori i Spitalit Amerikan: Gati për të ndihmuar nëse është e nevojshme

By Spitali Amerikan - Të Reja

I ftuar në emisionin Opinion, në TV Klan, Drejtori i Spitalit Amerikan në vendin tonë, Dr. Klodjan Allajbeu, ka deklaruar se sektori privat është i gatshëm të ndihmojë për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi nëse do të jetë e nevojshme.

Dr. Klodian Allajbeu deklaroi se Spitali Amerikan i ka të gjitha kapacitetet nëse do të kërkohet, por gjithmonë në koordinimin me Task-Forcën dhe Ministrinë e Brendshme.

Blendi Fevziu: Sa aparate respiratorë keni?

Drejtori i Spitalit Amerikan: Ne këtë shifër e kemi vënë në dispozicion të autoriteteve. Kur ka një kaos ose kur ka një problematikë kaq të madhe, mirë është që çdo gjë të qëndrojë e centralizuar dhe në një dorë. Këto pajisje ne ja kemi vënë në dispozicion Task-Forcës, Ministrisë së Shëndetësisë, çdo moment që do u duhen. Ashtu si dhe mund të vijë radhe dhe tek spitalet tona.

Blendi Fevziu: Mund t’i trajtoni ju? Mund të ndërtoni dhoma të izoluara?

Drejtori i Spitalit Amerikan: Patjetër. Ne këtë do ta lëmë në dorë të autoriteteve shëndetësore publike. Por jemi të gatshëm në rast të thirrjes së tyre që të jemi si një kapacitet i shtuar në rast se do të duhet, dhe nuk jemi një kapacitet i pakët. Atë investim sot që ka bërë sektori privat, është një investim që rrallë gjendet në rajon jo e jo, po të marrim kapacitetet private. Kemi kapacitete për të trajtuar nëse ka nevojë, por çdo gjë do të jetë e koordinuar nga Task-Forca.

Dr. Almenda Zaka – mesazh sensibilizimi #Qendronineshtepi

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekja e Urgjencës së Spitalit Amerikan, Dr. Almenda Zaka apel për të gjithë qytetarët që nuk kanë shenja të rëndësishme të mos paraqiten në spitale, sepse mund të ekspozojnë veten apo të tjerët ndaj koronavirusit dhe kjo krijon ngarkesë në sistemin shëndetësor i cili edhe aktualisht është i ngarkuar.

Kjo për t’ju dhënë mundësi jo vetëm të prekurve që mund të kenë simptoma të rëndësishme, por edhe pacientëve të tjerë që mund të vuajnë nga patologji të ndryshme për të marrë ndihmën shëndetësore sa më të shpejtë.

Situata pritet të arrijë pikun në ditët në vazhdim ndaj të gjithë duhet të kontribuoni për të mbrojtur veten dhe familjet tuaja dhe të lejoni mjekët të ofrojnë një shërbim shëndetësor sa më të shpejtë për ata që kanë më shumë nevojë për të. Spitalet janë për të trajtuar sëmundjen.

Diagnostikimi i koronavirusit bëhet duke qëndruar në shtëpi dhe duke telefonuar në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Tonin Alia – Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji, Spitali Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgu Ortoped i mirënjohur Tonin Alia, Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji në Spitalin Amerikan 3, na prezanton me trajtimin e një rasti shumë të veçantë të një djali 15 vjeçar.

Pacienti prej kohësh kishte dhimbje dhe çalonte, dhimbjet ishin të vazhdueshme, të papërballueshme dhe nuk lehtësoheshin as nga ilaçet e ndryshme që pinte. Mbas një vizitë te Dr. Tonin Alia dhe realizimit të një rezonance të detajuar, mjeku vuri re një mase tumorale beninje në zonën e legenit, të njohur në gjuhën e mjekësise me emrin Osteoma Osteoide.

Tumori në fjalë ka një karakteristikë të veçantë, që ne trup shfaqet në formën e një foleje. Duke marrrë parasysh moshën e re të pacientit, sfida e Dr. Tonin Alia është të realizojë një ndërhyrje për herë të parë të realizuar në Shqipëri, mini-invazive, Percutaneous Radiofrequency Ablation, një teknikë që lejon mjekun me ndihmën e CT Scan të lokalizojë tumorin dhe të realizojë zhdukjen e tij.

Avantazhet e kësaj teknike janë të shumta, sidomos për pacientët në moshë të re, pasi ka shenja minimale, rreziku për infeksione është shumë i ulët dhe rikthimi në jetën e tyre të përditshme I shpejtë dhe më e rëndësishmja, dhimbja largohet menjëherë përgjithmonë. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Tonin Alia, ku ai flet për këtë rast të vështirë të trajtuar me sukses nga ekipi i Spitalit Amerikan 3, të drejtuar nga vetë ai.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Tonin Alia, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 13 of 16«‹1112131415›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë