Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Klodian Allajbeu, intervistë për prestigjozen gjermane Die Welt: Spitali Amerikan një histori suksesi

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në revistën prestigjoze gjermane, Die Welt është publikuar një speciale për Shqipërinë, me intervista nga përfaqësues të qeverisë dhe sektori privat, analiza dhe një vështrim i përgjithshëm mbi zhvillimin e vendit.

Kjo speciale zbulon potencialet e pashfrytëzuara të Shqipërisë në turizëm, energjitikë dhe agriturizëm si mundësi unike për tregun europian.

Pjesë e këtij publikimi ishte një intervistë e drejtorit ekzekutiv të Spitalit Amerikan, z. Klodian Allajbeu, i cili foli për potencialin e turizmit shëndetësor në Shqipëri dhe për përfitimet që kjo industri mund të sjellë për vendin në vitet në vijim.

Spitali Amerikan i Shqipërisë u themelua në dhjetor 2006 si spitali i parë privat në Shqipëri. Spitali filloi aktivitetin e tij duke iu shërbyer pacientëve me probleme kardiake brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe përqindja e pacientëve që largoheshin nga Shqipëria për të marrë trajtim jashtë vendit ra për 85 për qind vetëm në vitin e parë. Që atëherë, spitali ka zgjeruar fokusin dhe specialitetet e veta dhe ka zgjeruar praninë e tij si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Synimi i tij i ardhshëm madhor është turizmi shëndetësor. Tashmë ekzistojnë disa procedura mjekësore që përfshijnë trajtime të suksesshme me IVF të cilat janë duke tërhequr njerëz nga e gjithë Evropa, por gjatë pesë viteve të ardhshme spitali synon të fokusohet më tej në rritjen e këtij sektori.

Intervistë me Klodian Allajbeu, Drejtor Ekzekutiv, Spitali Amerikan

Spitali Amerikan i Shqipërisë është rritur ndjeshëm gjatë 12 viteve të fundit. A mund të na bëni një rrugëtim nëpër historinë dhe zhvillimin e tij?

Spitali Amerikan u themelua në vitin 2006 nga nevoja për të ofruar më shumë shërbime se sa që ishin duke u ofruar në Shqipëri në atë kohë. Sistemi publik shqiptar i kujdesit shëndetësor nuk mund të plotësonte nevojat e qytetarëve shqiptarë dhe shumica e tyre po udhëtonin në vendet më të afërta për zgjidhje të mundshme për çështjet e tyre. Në atë kohë, ne gjithashtu kishim kufizimet me viza, të cilat edhe më tej e ngushtonin përzgjedhjen e mundshme të spitaleve. Shumica e pacientëve udhëtonin për në Turqi, për ku nuk nevojitej vizë, dhe kryesisht për çështjet e zemrës, që është trajtim shumë i ndjeshëm ndaj kohës. Sidoqoftë, qytetarët shqiptarë hasën vështirësi të mëdha atje, duke filluar nga gjuha deri të qenit shtetas i huaj dhe duke mos i kuptuar plotësisht procedurat dhe sjelljet, si dhe mungesa e përcjelljes së gjendjes pas operacionit.

Në fillim, fokusi ynë ishte në kardiologji dhe kirurgji kardiake për të plotësuar boshllëkun ekzistues dhe nevojën e menjëhershme për këtë shërbim mjekësor. Ne kishim mjekët ndërkombëtarë të kombinuar me vendorët dhe teknologjinë më të mirë të disponueshme në atë kohë. Në më pak se një vit pas inaugurimit, kishim suksesin tonë të parë të madh: ekipi ynë kreu për herë të parë një operacion miokardi dhe angiogram koronar për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Që atëherë, kemi kryer më shumë se 9500 operacione të suksesshme në zemër të hapur. Shqiptarët nuk kanë nevojë të udhëtojnë më.

Ne kishim një histori tjetër suksesi në vitin tonë të parë – transplantimin e parë të veshkës të bërë ndonjëherë në Shqipëri. Tanimë, kemi bërë më shumë se 80 transplantime të suksesshme të veshkës dhe kemi tre qendra të dializës me 381 vende për shfrytëzim. Nëse mendoni se 15 vjet më parë, pacientët me insuficiencë renale ishin të paracaktuar të vdisnin ose të paktën të jetonin në një vend tjetër, Spitali Amerikan në bashkëpunim me institucionet shtetërore shqiptare ka bërë të mundur që këta pacientë të zgjasin jetëgjatësinë e tyre shumë më gjatë se pritjet e mëparshme.

Në vitin 2009 dhe 2010, ne u zgjeruam brenda vendit. Fieri dhe Durrësi, dy nga qytetet më të mëdha në Shqipëri, u zgjodhën për Qendrat Mjekësore Amerikane të Diagnostikimit. Në vitin 2011, ne inauguruam spitalin tonë të dytë në Tiranë, të fokusuar në gjinekologji dhe trajtime in vitro. Departamenti ynë IVF ka shkallën më të lartë të suksesit në rajon dhe tani ka pacientë nga e gjithë Evropa. Ne kemi arritur rekorde në këtë fushë, me pacienten më të vjetër italiane, e cila në moshën 62-vjeçare arriti të ketë një shtatzëni të suksesshme dhe u bë me foshnjë me ndihmën e ekipit shqiptar të IVF-së. Në vitin 2012 kemi vazhduar të zgjerohemi – duke hapur spitalin tonë në Prishtinë, Kosovë, pasi që shqiptarët atje po përballeshin me të njëjtat probleme të cilat Shqipëria i kishte pasur më parë. Në vitin 2013, ekipi ynë kreu transplantimin e parë të suksesshëm të mëlçisë në Shqipëri në një pacient 34-vjeçar. Më pas, në vitin 2017, ne kemi inauguruar spitalin tonë të tretë dhe më të madh në Tiranë – Spitali Amerikan 3, me një hapësirë prej 25000 m2 me më shumë se 100 dhoma private të pacientëve, me pesë salla operative dhe me një njësi shumë moderne të kujdesit intensiv.

Rrjeti Laboratorik Amerikan, ALNET, është pjesë e historisë sonë të suksesit. Si spital, ne e dimë rëndësinë e laboratorit dhe nevojën për të pasur analiza të sakta. Diagnoza e duhur është hapi i parë për zgjidhjet e duhura shëndetësore. Me gamën më të gjerë të analizave laboratorike mjekësore, rrjeti ynë laboratorik është i vetmi në Shqipëri i certifikuar nga ISO15189.

Një tjetër nga pikat tona të mburrjes është Qendra e Syrit, e vetmja në vend që mund të kryejë transplantimet e kornesë dhe të trajtojë çështje të kataraktit të syrit, retinën e dëmtuar, glaukomën dhe më shumë.

Sot, falë punës shumë intensive, Spitali Amerikan është institucioni më i fuqishëm privat shëndetësor në treg dhe përmbushë të gjitha nevojat e qytetarëve shqiptarë dhe të tjerëve.

“Sot, falë punës shumë intensive, Spitali Amerikan është institucioni më i fuqishëm privat shëndetësor në treg dhe përmbushë të gjitha nevojat e qytetarëve shqiptarë dhe të tjerëve”

Si Drejtor Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, përshkruani sfidat tuaja kryesore deri tani në këtë rol dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Si Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor Menaxhues, unë jam marrë me shumë sfida. Në fillim, ne duhej të fitonim besimin e pacientëve tonë dhe besimin e institucioneve qeveritare. Ne gjithashtu duhej të ndërtonim një brend të fortë dhe të qëndrueshëm dhe të revolucionarizonim sistemin e kujdesit shëndetësor, gjë që u menaxhua me sukses falë punës së madhe të njerëzve tonë.

Prioritetet tona për vitet e ardhshme janë që të përmirësojmë shërbimet tona dhe të bëhemi më të mirë. Konkretisht, ne duam të marrim akreditimin nga Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI) dhe të bëhemi pikë referimi për sistemet e kujdesit shëndetësor në rajon.

Spitali Amerikan u financua nga Fondi i Ekuitetit i Evropës Juglindore II (SEEF II) dhe pranoi investime nga investitorë të huaj duke përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si ishte ky investim reciprokisht i dobishëm si për Shqipërinë ashtu edhe për investitorët?

Në Shqipëri, spitali ynë ishte pionier i sistemit të kujdesit shëndetësor privat dhe e modernizoi tërë industrinë. Ne kemi më shumë se 2700 punonjës të kujdesit shëndetësor profesional dhe tani jemi një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Ne kemi lehtësuar jetën e qytetarëve tonë dhe kemi sjellë në vend ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, nga të cilët është trajnuar dhe ka mësuar stafi lokal. Ky investim me siguri është dëshmuar të jetë i dobishëm si për vendin tonë ashtu edhe për fondin.

Në vitin 2018, Spitali Amerikan bleu qendrat shqiptare të Hygeia Group, të bazuar në Greqi, për 1 milion euro plus detyrimet e spitalit. Cilat janë mendimet tuaja për rëndësinë e këtij veprimi?

Në vitin 2018, na është paraqitur mundësia për të blerë Spitalin Hygeia. Spitali Hygeia nuk po performonte mirë financiarisht dhe aksionarët donin të largoheshin. Kemi pasur histori suksesi sa i përket menaxhimit të spitalit dhe menduam se ishim të pajisur mirë për të menaxhuar këtë investim të madh. Pra, së bashku me bordin e kemi shfrytëzuar rastin dhe e kemi përdorur atë në favorin tonë. Spitali Hygeia, tani i quajtur Spitali Ndërkombëtar, është pjesë e Grupit të Spitalit Amerikan. Ky veprim forcon pozitën tonë në treg.

“Vizioni dhe strategjia jonë për Spitalin Amerikan për pesë vitet e ardhshme është të përqendrohemi në turizmin shëndetësor”

Udhëtimi dhe turizmi janë industri me vlerë 1.24 miliard dollarë në Shqipëri dhe po rriten me 6 për qind në vit. Pritet të bëhen industri me vlerë prej 2.1 miliardë dollarë deri në vitin 2028. Cilat janë mendimet tuaja mbi potencialin për zhvillimin e turizmit mjekësor si segment specifik?

Vizioni dhe strategjia jonë për Spitalin Amerikan për pesë vitet e ardhshme është të përqendrohemi në turizmin shëndetësor dhe mundësinë që ofron kjo industri. Spitali Amerikan është zgjeruar gjatë viteve të fundit dhe tani mund të mbulojmë jo vetëm nevojat e shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë, por gjithashtu të ofrojmë shërbime për të gjithë rajonin. Jemi dëshmitarë të rritjes së vazhdueshme të klientëve evropianë që zgjedhin Shqipërinë dhe spitalet tona për trajtime specifike si IVF, kirurgji plastike, kujdes dentar dhe operacione të tjera ortopedike.

Pse një turist gjerman që viziton Shqipërinë që ka një çështje mjekësore mund të zgjedh këtë spital?

Një shtetas gjerman duhet të marrë parasysh dhe të zgjedhë Spitalin Amerikan për trajtimet e tij mjekësore sepse ne ofrojmë shërbimin më të mirë nga të gjitha institucionet shëndetësore private. Ne kemi mjekët më të mirë që përdorin teknologjinë më të fundit. Spitali Amerikan është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe asgjë nuk na dallon nga ndonjë spital tjetër në Evropë. Çdo pacient që është trajtuar në Spitalin Amerikan do të zgjedhte përsëri këtë institucion. Ne kemi një nivel të lartë kënaqësie si me pacientët tonë lokalë ashtu edhe me ata që vijnë nga jashtë.

Në vitin 2017, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës i dha spitalit një çmim për udhëheqjen e vendit në aspektin e cilësisë, teknologjisë dhe profesionalizmit. Çfarë mendoni se qëndron pas suksesit tuaj?

Pas historisë sonë të suksesit janë njerëzit tonë. Mjekët tonë, infermierët tonë, stafi ynë dhe kushdo që i është përkushtuar përsosjes dhe ofrimit të shërbimit më të mirë të mundshëm. Një tjetër çelës për suksesin tonë ishte se investimi u bë në kohën e duhur dhe me burimet e duhura në mënyrë që tani ne mund të ofrojmë zgjidhje lokale me teknologjinë më të fundit. Pas suksesit tonë është angazhimi që kemi bërë 12 vjet më parë për t’i ofruar pacientëve shqiptarë një sistem të kujdesit shëndetësor korrekt dhe profesional.

“Shërbimet tona të kujdesit shëndetësor janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, por me shpenzime më të ulëta dhe më të pranueshme”

Spitali Amerikan përbëhet nga ekspertë vendas dhe të huaj. A ka mundësi për të rritur bashkëpunimin me mjekët gjermanë?

Kjo është e vërtetë, spitali ynë ka staf ndërkombëtar me mjekë grekë, italianë, turq, amerikanë dhe austriakë. Në fakt, ne gjithashtu kishim një kirurg gjerman për disa vjet. Ne gjithmonë kërkojmë mundësi për të zgjeruar rrjetin tonë të bashkëpunimit dhe për të sjellë ekspertë të rinj nga e gjithë bota. Mundësia për të bashkëpunuar me mjekët gjermanë ishte e vogël, por është diçka që po e hulumtojmë dhe eksplorojmë.

Cili do të ishte mesazhi juaj përfundimtar për audiencën tonë gjermane?

Synimi dhe strategjia jonë për Spitalin Amerikan për vitet e ardhshme është turizmi shëndetësor. Ne ftojmë audiencën gjermane që të vizitojë Shqipërinë për natyrën e saj të bukur, për malet dhe bregdetin e kaltër, për ushqimin tradicional, për mikpritjen, e cila është një nga pasuritë tona të mëdha dhe gjithashtu të konsiderojnë shërbimin tonë të kujdesit shëndetësor për trajtime specifike, të cilat janë sipas standardeve ndërkombëtare, por me shpenzime më të ulëta dhe më të pranueshme.

Artikulli origjinal http://albania.globalfdireports.com/interview/klodian-allajbeu/

Teknika e fundit e Rinoplastikës, Dr. Milos Kovacevic

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr.Milos Kovacevic, kirurgu plastik me famë ndërkombëtare, do të ofrojë shërbimet e tij pranë Spitalit Amerikan 2.

I përkushtuar ekskluzivisht ndaj Rinoplastikës, Dr Kovacevic ka zhvilluar dhe përmirësuar teknikën më moderne “Piezo”, falë së cilës pacienti mund të gëzojë një hundë funksionale, estetike dhe natyrale pa thyer asnjë kockë të këtij organi gjatë ndërhyrjes.

Me një përvojë mbi 20 vjeçare në qendrat shëndetësore më prestigjoze të Rinoplastikës “Praxis am Hanse-Viertel” dhe “Heidberg Klinikum” në Gjermani, Dr.Milos Kovacevic numëron më shumë se 5 mijë raste të trajtuara me sukses në karrierën e tij.

Dr. Milos Kovacevic është gjithashtu anëtar i Akademisë Amerikane për Kirurgjinë Plastike të Fytyrës, Akademisë Europiane për Kirurgjinë Plastike të Fytyrës, Shoqatës Europiane të Rinoplastikës dhe Grupit Kërkimor të Pavarur të Rinoplastikës.

Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgun Plastik Dr. Milos Kovacevic kontaktoni në: 042 35 75 35 dhe 0676014443 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Shtatzania dhe ushtrimet fizike. Këshilla për fitnesin para dhe pas lindjes!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Jonela Lulo, gjinekologe-obstetër pranë Spitalit Amerikan 2, jep disa këshilla të vlefshme për gratë, të lidhura me ushtrimet fizike para, gjatë dhe mbas shtatzënisë.

Stërvitja është e mirë për çdo njeri, veçanërisht nëse ju jeni një mama, madje edhe nëse jeni shtatzënë. Ju mund të stërviteni gjatë gjithë shtatzënisë madje dhe pas lindjes. Mos e shfrytëzoni shtatzëninë si një justifikim për të mos bërë asgjë.

Ushtrimet para lindjes

Studimet më të fundit kanë treguar që stërvitja është shumë e dobishme si për nënën ashtu dhe për foshnjën gjatë shtatzënisë. Kështu që, për sa kohë të mos ketë probleme (konsultohuni me mjekun tuaj), ju duhet të jeni në gjendje të sterviteni gjatë gjithë shtatzënisë suaj.

Qëllimi i stërvitjes ndryshon në këtë fazë të jetës suaj. Në vend që të sterviteni për të rregulluar trupin tuaj, ju stërviteni për të shtendosur trupin (për lindjen e fëmijës). Ushtrimet duhet të ndikojnë në largimin e stresit dhe jo në prodhimin e tij. Ushtrimet që zgjidhni duhet të pompojnë zemrën tuaj, të tendosni trupin dhe të jeni në gjendje të kontrolloni shtimin e peshës. Gjithashtu do ju ndihmojnë t’ju përgatisin për “maratonën” para dhe gjatë lindjes. Shtatzënia juaj dhe lindja e fëmijës do të jenë më të lehta, nëse ju stërviteni.

Nëse jeni marrë me stërvitje para shtatzënisë, ju mund të vazhdoni me rutinën tuaj. Nëse ju e filloni së pari stërvitjen gjatë shtatzënisë duhet ta filloni ngadalë dhe lehtë. Mënyrat më të zakonshme të ushtrimeve gjatë shtatzënisë përfshijnë ecjen, ushtrime në pishinë dhe klasa paralindjeje joga. Gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni trupin tuaj: nëse ushtrimi nuk i pëlqen trupit, mos e bëni atë.

Të ushtruarit fizik në mënyrë të kontrolluar do të forcojë muskujt tuaj, në mënyrë që ju ta mbani peshën më me lehtësi gjatë shtatzënisë. Gjithashtu kyçet e gjymtyrët tuaj do të forcohen, do të përmirësohet qarkullimi i gjakut, do të çliroheni nga dhembjet e shpinës dhe sigurisht do të ndiheni shumë mirë në përgjithësi.

Gjeja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të ndërmerrni çdo lloj inisiative. Duhet bërë një konsultë rreth rutinës së fitnesit që dëshiron të ndjekësh, në mënyrë që të sigurohesh që ky aktivitet fizik nuk vë në rrezik jetën tënde dhe të fëmijës.

Ndryshime gjatë shtatzënisë

  • Vëzhgojeni intensitetin tuaj gjatë shtatzënisë. Kjo nuk është koha e duhur për djegie pafund kalorish deri në sfilitje. Një tregues i mirë është një test i të folurës. Nëse ju mund të flisni gjatë ushtrimeve, ju ndoshta jeni në nivelin e duhur të intensitetit, nëse është shumë e vështirë për ju të flisni gjatë ushtrimeve, ju me siguri po lodheni shumë.
  • Kini kujdes me sportet fizike, të cilat mund të humbasin drejtpeshimin tuaj si përshembull patinazhi apo skitë si dhe sporte që mund t’ju rrezikojnë për dëmtime fizike si hokej apo alpinizmi.
  • Mos e nxehni më tepër seç duhet trupin tuaj. Fetusi juaj nuk ka një mënyrë për të freskuar veten. Vishni rroba të lehta dhe hidratohuni, hidratohuni, hidratohuni.

Këshilla gjatë shtatzënisë

• Gjithmonë bëj nxehjen e trupit përpara ushtrimeve dhe ftohjen me pas.

• Mundohu të jesh sa më shumë aktive në perditshmërinë tënde: sikur një gjysëm ore të ecësh në ditë është e mjaftueshme, por edhe po s’e arrite kaq sado pak do ishte mirë.

• Evito ushtrime të vështira sidomos në kohë të nxehtë.

• Nëse ndjek klasa të ndryshme fitnesi, sigurohu që instruktori/ja të jetë i kualifikuar për këtë lloj kategorie dhe e di që ti je shtatzënë, si edhe sa javeshe je.

• Ti do të ishte mirë të provoje notin pasi në ujë është më e lehtë të mbash peshën tënde. Ka palestra të cilat ofrojnë klasa me ushtrime në ujë për gratë shtatzëna (edhe këtu instruktorë të kualifikuar).

Ushtrimet që duhen evituar gjatë shtatzënisë

• Mos u shtri me shpinë në tokë, sidomos pas 16 javëve, pasi pesha e barkut tënd ushtron presion në venat kryesore të gjakut, te cilat dërgojnë gjakun në zemër dhe kjo do t’ju japë një gjendje të fikëti.

• Mos merrni pjesë në klasa sportive ku mund të keni rrezikun të goditeni, si në kickboxing, judo apo squash.

• Mos shko të bësh scubadiving (sport nënujor), pasi bebi nuk është i mbrojtur kundër sëmundjes së dekompresionit dhe flluskave të gazit në rrjedhen e gjakut.

• Mos u stërvit në lartësi mbi 2.500m mbi nivelin e detit, pasi ti dhe fëmija mund të jeni në rrezik të sëmundjes së lartësisë.

Shenja paralajmëruese

Ju lutem ndaloni stërvitjen dhe shkoni tek doktori për kontroll nëse ju ndodh një nga të mëposhtmet:

• Lodhje e tepërt

• Marrje mendsh

• Vështirësi në frymëmarrje

• Ndjesi të fikti

• Rrjedhje gjaku vaginale

• Kontraktime

• Mungesë e pazakontë e lëvizjes së fetusit

Ushtrimet fizike pas lindjes

Edhe pse për shumë nëna të ushtruarit fizik është gjëja e fundit, që u shkon ndërmend të bëjnë, duhet ta dinë se bërja e tyre ka shumë të mira.

Ushtrimet, të cilat mund të fillojnë që në javët e para mund:

• Të përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore duke rritur nivelin e endorphinës në trurin tuaj.

• T’ju ndihmojnë të hiqni peshën e tepërt të fituar gjatë shtatzënisë, sigurisht nëse ushqeheni me kujdes.

• T’ju ndihmojnë të liroheni nga dhimbjet.

• Të rrisin energjinë tuaj.

• Të përmirësojnë dhe forcojnë staminën, e cila do t’ju ndihmojë të kujdeseni më me lehtësi për beben tuaj.

Edhe në këtë rast duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi kjo është në varësi të llojit të lindjes që keni bërë dhe situatës shëndetësore në të cilën ndodheni. Megjithatë pse filloni me ushtrimet për muskujt e pelvis nuk do të ishte keq, pasi do të ndiheshit shumë mirë e më të lehtësuara në shumë drejtime.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Jonela Lulo kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Eugen Enesi – Insultet celebrale – Stroke

By Spitali Amerikan - Të Reja

Goditjet në tru konsiderohen si shkaku kryesor i invaliditetit në botë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, 1 në 4 persona mund të preket nga STROKE.

Dr. Eugen Enessi, mjek neuro-radiolog, jep më shumë detaje rreth kësaj patologjie dhe në cilat raste duhet të paraqitemi tek mjeku.

Qendra e Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3 është në shërbim të pacientëve, me një ekip të specializuar mjekësh, asiston pacientët duke filluar nga që nga vendodhja, ndërhyrja kirurgjikale dhe deri tek trajtimi në reanimacion, në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Transplanti i veshkës – Spitali Amerikan 2

By Spitali Amerikan - Të Reja

Transplanti i veshkës sipas mjekëve është trajtimi me efikas për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike renale.

Mjekët e Spitalit Amerikan në Tiranë kanë kryer një ndërhyrje të sukesesshme te një 8 vjeçar.

Ndonëse 8 vjeç Manueli nuk e ka ndjekur asnjë ditë shkollën, që tre muajsh ai është diagnostikuar me një veshkë, e cila i shfaqte probleme. Mjekimet nuk po i jepnin rezultat dhe dy vite më parë nisi t’i nënshtrohej hemodializës.

Megjithëkëtë gjendja e tetë vjeçarit nuk u përmirësua, në këto kushte mjekët i rekomanduan kryerjen e transpalantit të veshkës. Organin ja dhuroi i ati, ndërsa ndërhyrja u realizua në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë.

Mjekët tregojnë se transplanti rezultoi një sukses, ndërkohë e ëma vëren ndryshimin e të birit 1 javë pas ndërhyrjes. Në Spitalin Amerikan në Tiranë transplanti i veshkës kryhet prej 12 vitesh dhe deri tani numëron plot 188 raste suksesi, por Manueli ishte një rast i veçantë, pasi ai është pacienti më i vogël në moshë.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Rast Bamirësie – Nën kujdesin e Dr. Klodian Allajbeu, Spitali Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tumor në kockë, Spitali Amerikan shpëton 11-vjeçarin.

Një diagnozë tepër e rëndë për Erneston, vetëm 11 vjeç. Një sëmundje tepër e vështirë për t’u përballuar shpirtërisht dhe ekonomikisht për një familje në vështirësi.

Nuk është hera e parë që Spitali Amerikan dhe Dr. Klodian Allajbeu i është gjendur pranë njerëzve në nevojë duke marrë përsipër kujdesin ndaj tyre falas.

Prof. Dr. Kamil Kose ka kryer ndërhyrjen delikate që i ka shpëtuar jetën Ernestos. Teknika japoneze e përdorur nga kirugu i talentuar turk ka bërë të mundur që pas heqjes së tumorit të ruhet i paprekur kërci i artikulacionit, në këtë mënyrë gjuri i pacientit të vogël do të vazhdojë gjatë gjithë jetës së tij të funksionojë si një artikulacion normal.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

https://www.youtube.com/watch?v=r9TWdbi0Mwk

Departamenti i Okulistikës në Spitalin Amerikan 1

By Spitali Amerikan - Të Reja

Amina, vogëlushja 3-vjeçare ka lindur me perde në sy, nëse vajza nuk do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, sytë e saj nuk do të mund të zhvilloheshin.

Stafi i mjekëve të Departamentit të Okulistikës në Spitalin Amerikan 1, Dr. Marco Jacobbi, mjek okulist, specialist i sëmundjeve retinale dhe kirurgjisë së vitro -retinës dhe Dr. Teuta Haveri, kirurge oftamologe dhe Drejtuese e Departamentit të Okulistikës, kanë kryer me sukses operacionin e vajzës.

Mjekët apelojnë që të konsideroni çdo lloj shqetësimi që ndieni në sy dhe të drejtoheni te mjeku. Diagnoza dhe trajtimi i shpejtë, shmang shumë komplikacione. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Bashkia e Tiranës marrëveshje me Spitalin Amerikan, shërbime falas për studentët

By Spitali Amerikan - Të Reja

Bashkia e Tiranës marrëveshje me Spitalin Amerikan, shërbime falas për studentët

Veliaj: “Karta e Studentit, më shumë shërbime falas ose me çmime të ulëta”

Të rinjtë që zotërojnë kartën e studentit do të përfitojnë shërbime mjekësore falas ose me çmime të reduktuara edhe në spitalet private. Pas marrëveshjes me një sërë institucionesh publike apo kompani private, nismës së Bashkisë së Tiranës për kartën e studentit i është bashkuar edhe Spitali Amerikan, i cili u vjen në ndihmë studentëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, nënshkruan sot marrëveshjen ku të gjitha shërbimet e urgjencës për studentët do të jenë falas, ndërsa për shërbimet e tjera me çmime të reduktuara. “Më mirë se të jesh student këtë vit nuk ka qenë ndonjëherë në Tiranë. Kartën studentore e kanë marrë mbi 21 mijë studentë, pra më shumë sesa 1/3. Tani që janë rikthyer për vitin e ri akademik po e marrim çdo ditë dhjetëra të tjerë. Është një lajm fantastik sesi jo vetëm shërbimet qeveritare, shërbimet publike, shërbimet bashkiake, shërbimet artistike dhe kulturore, por edhe shumë shërbime private i janë bashkuar Kartës së Studentit. Kjo do të thotë se në një plastikë të vogël fshihet mundësia për të përfituar ulje dhe akses në një pafundësi shërbimesh”, tha Veliaj.

Kjo marrëveshje synon edhe krijimin e një kulture të re tek të rinjtë që të përkujdesen për shëndetin dhe të kryejnë kontrollet mjekësore. Veliaj nënvizoi se përmes kartës së studentit, të rinjtë do të mund të marrin një gamë të gjerë të shërbimeve falas ose me çmime tepër të ulëta.

“Ajo që vlerësoj sot në marrëveshjen që firmosëm me Spitalin Amerikan është se po mundohemi që në këtë moshë të hedhim bazat e kulturës së shëndetit. Sot kemi një lajm shumë të mirë: të gjitha shërbimet e urgjencës janë falas. Kur dikush pëson një aksident, apo ka një problematikë dhe kërkon ndihmë spitalore të menjëhershme, Spitali Amerikan për studentët me Kartën e Studentit do ta ofrojë falas. Ndërkohë, për të gjithë studentët që do të marrin shërbime, siç mund të jenë analizat apo një diagnostifikim, apo mund të ketë nevojë të shtrohen në spital, spitali do të ketë një gamë nga 20-30% ulje”, tha Veliaj.

Aktualisht numri i shërbimeve që ofrohen nga privatët falas ose me çmime të reduktuara ka tejkaluar ato publike, duke filluar që nga libraritë, fushat sportive, kinematë, dyqanet etj. “Lajmi i mirë është se në fakt kemi dyfish më shumë shërbime private sesa publike, që i janë bashkuar kartës, duke filluar nga bankat tek dyqanet, supermarketet, restorantet, ata që shesin elektro-shtëpiake etj”, theksoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, e cila ju vjen në ndihmë direkte të rinjve gjatë periudhës së tyre studentore. “Është një nismë shumë e veçantë e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka qenë e munguar ndër vite për ta bërë studentin pjesë të rëndësishme të jetës tonë, pasi studentët janë e ardhmja e këtij vendi. Për këtë arsye, Spitali Amerikan mori angazhimin të jetë pjesë e kësaj dhe të kontribuojë me shërbime falas në sektorin e urgjencës, po ashtu me një ulje të rëndësishme në shërbimet diagnostike, që do të shkojnë në 30% për të gjithë këta, qofshin në universitetet publike dhe private. Një ulje 30% të diagnostikës dhe 20% në shërbimet e tjera spitalore”, deklaroi Allajbeu. Ai tha se Spitali Amerikan është një ndër kompanitë që ka punësim në nivelin më të lartë në vend, rreth 3 mijë, ndërkohë që vijon mbështetje edhe për punësimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj si dhe bursa për më të mirët.

Në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartës së studentit përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara 21.887 studentë. Ndërkaq, prej 14 tetorit grupet e punës janë në çdo fakultet për të pajisur me këtë kartë rreth 60.000 mijë studentë.

Turizmi Mjekësor, një trend në rritje

By Spitali Amerikan - Të Reja

Shqipëria kohët e fundit nuk po vizitohet vetëm për natyrën tonë mbresëlënëse.

Turizmi shëndetësor është një tjetër atraksion për qytetarët e huaj. 478 persona sipas Institutit të Statistikave kanë vizituar vendin tonë për arsye shëndetësore 8 muajt e parë të vitit 2019.

Një nga ata, ishte edhe Christopher Broadhurst, përfaqësues për rekrutimet në Oxford University, i cili ka zgjedhur Spitalin Amerikan për një kontroll rutinë.

Chris shprehet se është surprizuar për mirë nga cilësia dhe standartet ndërkombëtare që spitali ofron.


Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Cilat janë problemet që provokon devijimi i Septumit Nazal dhe kur duhet korrigjuar?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Andrea Palmieri, mjek ORL në Spitalin Amerikan 3, Tiranë, jep më shumë detaje për këtë patologji kaq të përhapur.

Simptomat

Jo gjithmonë devijimi krijon shqetësime, prandaj jo të gjithë e dinë që i kanë.

Në raste të tjera, pacientët i drejtohen mjekut për shkak të vështirësive në frymëmarrje, për shkak të skuqjes ose “Apnea e gjumit”.

Epitaksi (gjak nga hundët) dhe sinozit me ose pa sekrecione ose me ose pa dhimbje koke janë simptomat e tjera që e çojne pacientin tek mjeku specialist.

Kini kujdes që të mos e teproni me ilaçet ose spray lirues. Përdorimi i këtyre medikamenteve mund të rrisë intensitetin e simptomave, të krijojë varësi dhe efekte anësore të rëndësishme.

Diagnostikimi

Vizita duhet të realizohet me endoskopi, e cila lejon të kuptojmë nëse ka sekrecione patologjike. Nëse është e nevojshme, për më shumë informacion duhet të kërkohet një torografi e kompjuterizuar mbi septumin, por edhe për sinuset paranazale.

Septoplastika kryhet me anestezi të përgjithshme, në mënyrë endoskopike pa ndryshime estetike të hundës, pa hematoma në fytyrë dhe zgjat më pak se një orë. Normalisht, për 2 ditë problemi zgjidhet dhe mund të riktheheni aktivitetit tuaj normal.

Pasi të jetë bërë diagnoza, mënyra e vetme për të zgjidhur problemin është drejtimi i septumit me ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni zgjat më pak se një orë, bëhet në endoskopi dhe me kirurgji mininvazive. 1 natë qëndrimi në spital, 1 ose 2 netë me tampon ose fasho nazale shumë të rehatshme dhe pa dhimbje. Nëse është e nevojshme gjatë operacionit, mund të hiqen polipet e hundës dhe sinoziti.

Shkalla e dhimbjes për një septoplastikë nga 0 në 10 është 2-3.

Kur këshillohet ndërhyrja?

Ndërhyrja këshillohet kur simptomat janë të përsësitura dhe shqetësuese, si psh;

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Gërhitje –
  • “APNEA e gjumit”
  • Sinozit dhe Rinosinozit

Hunda, është vendimtare për funskionimin e duhur e të gjithë sistemit të frymëmarrjes. Ky organ, jo vetëm filtron, pastron, lagështon dhe ngroh ajrin në hyrje, ftoh dhe bën tharjen e ajrit që del.

Nëse nuk funksionon mirë për shkak të devijimit të septiumit nazal, shkaktohet një gjendje acarimi, e cila vazhdon dhe në një afat të shkurtër mund të krijojë probleme me frymëmarrjen dhe të ketë gjakrrjedhje nga hundët, ndërsa për një kohë të gjatë mund të çojë në hipertrofi të turbullt, sinozit, zhvillimin e polipinaleve dhe dhimbje koke. Për ti dhënë fund devijimit të septumit mund të çojë në gërhitje dhe Apnea të gjumit.

Septumi nazal mund të jetë i dejivuar që në lindje ose gjatë zhvillimit të fytyrës, por mund të shkaktohet edhe pas një traume, shpjegon Dr. Andrea Palmieri.

Edhe plakja luan një rol të rëndësishëm, me kalimin e viteve çrregullimet e frymëmarrjes bëhen serioze. Problemi konsiston në një devijim të shtresës së hollë (e përbërë nga kocka dhe kërce) midis 2 zgavrave të hundës, kjo zhvendosje kufizon kanalin në njërën anë dhe zvogëlon rrjedhën e ajrit dhe kompromenton funksionimin e të gjithë hundës.

Dr. Andrea Palmieri, ORL, Spitali Amerikan 3

Të mos ngatërrohet me Rinoplastikë për qëllime estetike

Shumë pacientë përfitojnë nga korrigjimi i septumit nazal për të rimodeluar pamjen e jashtme të hundës. Septoplastika (funksionale) duhet të dallohet nga Rinoplastika (estetike).
Sidoqoftë, rreth 70% e ndërhyrjeve të Rinoplastikës estetike ka nevojë të korrigjojë septumin nazal. Rinoplastika estetike është një operacion i rëndësishëm, i cili nëse mund të kryhet nga kirurgë pa përvojë, mund të çojë në probleme serioze estetike të fytyrës dhe funksionale për frymëmarrjen. Ndërhyrja zgjat rreth 2 orë, dhe duhen pak muaj për të stabilizuar hundën.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 15 of 16«‹13141516›

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë