Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Trajtimi i infertilitetit mashkullor

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr. Elton Peçi, Obstetër Gjinekolog, Specialist në Mjekësinë Riprodhuese & Fertilizim In Vitro në Spitalin Amerikan 2.


Janë të shumta medikamentet që qarkullojnë për trajtimin e infertilitetit mashkullor, por vlera e tyre në përmirësimin e cilësisë së spermës është shumë modeste. Megjithatë ekzistojnë disa teknika të cilat mund të rrisin shanset për koncepsion duke përdorur spermën eksistuese të mashkullit infertil. Këtu përmendim kirurgjinë. Terapinë hormonale, Inseminim artificial (IUI), Fertilizimin In Vitro (IVF) dhe ICSI.

Kirurgjia
Varikocela: Një pjesë e mirë e mjekëve urologë do të rekomandonin trajtimin kirurgjikal duke hequr venat e zgjeruara që janë në bazë të kësaj sëmundje. Megjithatë përfitimet e kësaj kirurgjie ende janë të debatueshme. Kanalet apo tubulat në sistemin riprodhues të mashkullit mund të bllokohen nga infeksione të ndryshme ose nga një operacion vazektomie në të kaluarën. Në disa raste ky bllokim mund të riparohet përmes kirurgjisë. Por edhe këtu, rikthimi i fertilitetit natyral është shumë modest. Nqs kirurgjia nuk ka efektet e pritura, atëherë kalohet në PESA (Percutaneous Sperm Aspiration) dhe spermatozoidet e aspiruara mund të përdoren për Fertilizim In Vitro me ICSI ose të ruhen për përdorim në një moment të dytë.

Terapia hormonale
Gjendra e hipofizës që ndodhet në tru, prodhon hormone që stimulojnë testikujt që të prodhojnë spemë. Në një numër të vogël të këtyre rasteve, infertiliteti mashkullor është pasojë e niveleve të ulëta të këtyre gonadotropinave. Marrja e tyre përmes injeksioneve mund të rrisë fertilitetin e këtyre rasteve.

Inseminimi Intrauterin (IUI)
Në këtë teknikë, sperma kolektohet, përpunohet dhe koncentrati me vetëm spermatozoidet më të lëvizshme injektohet në mitrën e partneres përmes një kateteri delikat. IUI mund të jetë një mundësi trajtimi në rastet e meshkujve me:• me spermë që ka përqëndrime të ulëta të spermatozoideve (por jo shumë të ulëta!)• me probleme impotence• me antitrupa ndaj spermatozoideve në lëngun seminal

Fertilizimi In Vitro (IVF)
Fertilizimi in Vitro është fertilizimi (bashkimi, fuzionimi) i spermatozoidit me vezën jashtë trupit të njeriut në kushte laboratorike. Në shumë raste, meshkujt infertilë kanë spermë mjaftueshëm për të kryer një Fertilizim In Vitro konvencional (klasik). Në rastet kur kemi të bëjmë me defekte të rënda atëherë kalohet në teknikën modern të Fetilizimit In Vitro që quhet ICSI (Intracytoplasmatic Sperm Injection).


Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Çfarë është konstipacioni? Nga Dr. Shk. Lida Shosha.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në pothuaj 30 vitet e fundit, ndryshimet në mënyrën e jetesës, të ushqyerjes, të cilësisë së produkteve që konsumojmë, rritja e stresit dhe sëmundshmërive tumorale dhe jo tumorale të traktit tretës, përkeqësimi dhe shtimi drastik i rasteve me intoleranca ushqimore duke filluar me produktet bazike të përditshme, ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve me simptomë të konstipacionit apo kapsllëkut.

Por çfarë është në vetvete konstipacioni?!

Konstipacioni ose kapsllëku është një gjendje e traktit tretës ku një person ka vështirësi për të defekuar apo dalë jashtë në tualet. Kapsllëku nuk është sëmundje më vete por është simptomë. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh sepse zorra e trashë ka thithur shumë ujë nga ushqimi që është në zorrë.
Sa më ngadalë të bëhet lëvizja e ushqimit nëpër traktin tretës, aq më shumë ujë zorra e trashë do të thithë, rrjedhimisht, feçet apo uji i trashë, bëhen të thata dhe të forta. Kur kjo ndodh, zbrazja e zorrëve mund të bëhet shumë e dhimbshme. Disa njerëz shqetësohen shumë për të pasur një defekim çdo ditë. Të qenit i rregullt është i ndryshëm për secilin person. Për disa, kjo mund të thotë defekim dy herë në ditë. Për të tjerët, defekimi tre herë në javë është normale.

Simptomat që e shoqërojnë kapsllëkun janë, vështirësi e rritur dhe lodhje gjatë zbrazjes së zorrës, kalimi i një sasie më të vogël të feçeve se zakonisht, dhimbje stomaku, ndjenja e fryrjes dhe nauze, humbje e oreksit etj.
Shkaqet janë të ndryshme.

1. Mungesa e fibrave në dietë. Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me fibra, të tilla si fruta, perime pasi fibra nxit lëvizjet e zorrëve dhe parandalon kapsllëkun. Ushqimet që janë me sasi të ulët fibrash përfshijnë ushqime me yndyrë të lartë, si djathi, mishi, vezët dhe ëmbëlsirat me sheqer. Njerëzit që jetojnë vetëm mund të humbasin interesin për gatim dhe ngrënie. Si rezultat, ata fillojnë të përdorin ushqime gjysëm të gatshme që kanë sasi më të ulët fibrash që çojnë në kapsllëk. Shumë njerëz të moshuar nuk pinë ujë mjaftueshëm dhe lëngje të tjera. Kjo shpesh ndodh kur ata nuk janë duke ngrënë ushqim të rregullt. Uji dhe lëngjet e tjera mund të ndihmojnë njerëzit të kenë zbrazje me të mirë të zorrës.

2. Mungesa e aktivitetit fizik, sidomos të moshuarit kanë një jetë më sedentare në krahasim me të rinjtë dhe prandaj janë në rrezik më të lartë per kapsllëk. Njerëzit fizikisht aktivë kanë më pak gjasa që të kenë kapsllëk se njerëzit joaktivë. Mos aktiviteti ose periudha të gjata në shtrat për shkak të sëmundjeve të ndryshme ose pas operacionit mund të shkaktojnë kapsllëk. Mjekët mund të sygjerojnë ilaçe për njerëzit që qëndrojnë në shtrat dhe vuajnë nga kapsllëku kronik. Të jesh më aktiv, kur është e mundur, është më e mira.

3. Ilaçet. Barnat më të zakonshme që shkaktojnë kapsllëk janë: opioidet duke përfshirë kodeinën (Tylenol), oksikodone (Percocet) dhe hidromorfon (Dilaudid), antidepresantët duke përfshirë amitriptilin (Elavil) dhe imipramin (Tofranil), antikonvulsantët, duke përfshirë (Dilantin) dhe carbamazepine (Tegretol), kalci bllokuesit duke përfshirë diltiazemin (Cardizem) dhe nifedipinen (Procardia), antacidet që përmbajnë alumin , diuretikët duke përfshirë hidroklorthiazid (Diuril) suplementet e hekurit, disa ilaçe alergjike (antihistamines), ilaçe të përdorura për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit etj

4. Qumështi. Disa njerëz bëhen kapsllëk kur konsumojnë qumësht dhe produkte të qumështit.

5. Sindromi i zorrëve irrituese. Shfaqet me fenomene konstipacioni shumë më shpesh, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.

6. Shtatzënia sjell ndryshime hormonale që mund ta bëjnë një grua më të prekshme ndaj kapsllëkut. Gjithashtu, mitra e zmadhuar mund të ngjeshe zorrët, duke ngadalësuar kalimin e ushqimit.

7. Mosha. Me kalimin e moshes metabolizmi ngadalësohet, duke rezultuar në aktivitet më të pakët të zorrëve. Muskujt në traktin e tretjes nuk funksionojnë si me perpara.
8. Ndryshimet në rutinë. Kur një person udhëton sidomos jashtë ndryshon rutina normale. Kjo mund të ndikojë në sistemin e tretjes, që ndonjëherë rezulton në kapsllëk. Ushqyerja në kohë të ndryshme, përdorimi i ushqimit fast-food, pagjumësia, përdorimi i tualetit në kohë të ndryshme nga normalja, këto ndryshime mund të rrisin rrezikun e kapsllëkut.
9. Përdorimi i tepruar i laksativëve dhe klizmave. Disa njerëz besojnë se një person duhet të shkojë në tualet të paktën një herë në ditë, kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, për t’u siguruar që kjo të ndodhë, disa njerëz vetë-trajtohen me laxative apo shkarkues të zorrës dhe mendojnë se laxativët janë kurë për kapsllëkun. Nëse i përdorni shumë shpesh, trupi juaj mund të harrojë se si të punojë pa to. Laksativët janë efektive për të ndihmuar lëvizjet e zorrëve por kur një person bëhet i varur prej tyre, ekziston një rrezik i konsiderueshëm i kapsllëkut kur ato ndalen. Përdorimi i shtuar i tyre mund të shkaktojë diarre dhe sëmundje anorektale apo në pjesën e fundit të zorrës për shkak të presioneve të rritura nga dalja me forcë dhe e shpeshtë e feçeve. Por ndodh që përdorimi pa kriter i klizmave , mund të mos ketë më efekt dhe të ndalojë lëvizjen e zorrëve.

10. Mos shkuarja në tualet kur është e nevojshme. Sa më gjatë të qëndrojnë në zorrë, uji i trashë apo feçet, më i vështirë do bëhet proçesi i zbrazjes së zorrës.

11. Mos konsumimi i ujit mjaftueshëm. Nëse kapsllëku është i pranishëm, pirja e më shumë lëngjeve mund të mos e lehtësojë. Sidoqoftë, pirja rregullisht e një sasie të mjaftueshme lëngjesh mund të ulë rrezikun e kapsllëkut. Përdorimi i pijeve me sasi të lartë kafeine mund të shkaktojë dehidratim dhe të përkeqësojë kapsllëkun.

12. Probleme me zorrën e trashë ose rektumin. Tumoret kur rriten së tepërmi bllokojnë kalimin e feçes dhe shkaktojnë kapsllëk. Gjithashtu, divertikuloza dhe strikturat, apo ngushtimet kolorektale mund të shkaktojë vështirësi në defekim. Njerëzit me sëmundje Hirschsprung janë të predispozuar për kapsllëk (një defekt në lindje në të cilin mungojnë disa qelizat nervore në zorrën e trashë).

13.Disa sëmundje dhe kushte kanë tendencë për të ngadalësuar lëvizjen e feçes si rregullimet neurologjike: Skleroza multiple (MS), sëmundja e Parkinsonit, dëmtimet e shtyllës kurrizore dhe pseudo-obstruksionet intestinale idiopatike kronike .Çrregullimet endokrinologjike si uremia, diabeti, hiperkalemia, hypotiroidizmi. Sëmundjet sistemike si psh; Lupus, Sklerodermia, Amyloidosis etj. Sëmundjet tumorale: Kapsllëku është një fenomen i shpeshtë në pacientët me patologji tumorale kur tumori bllokon ose shtyp një pjesë të sistemit digjestiv por dhe për shkak të mjekimeve të ndryshme dhe kimioterapisë.

Trajtimi i kapsllëkut të përsëritur mund të përfshijë ndryshime të stilit te jetesës, të tilla si aktiviteti fizik, , ushqimi me më shumë fibra dhe konsumimi i një sasie më të madhe të lëngjeve. Zakonisht, laxativët jane efektivë në shumicën e rasteve të kapsllëkut – por duhet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur është e nevojshme. Është e rëndësishme për të kuptuar shkakun e kapsllëkut – mund të ketë një sëmundje apo shkaqe të tjera. Disa njerëz me kapsllëk të përsëritur përdorin një ditar të përditshëm ku regjistrojnë numrin e defekimeve, karakteristikat e jashtëqitjes dhe faktorë të tjerë që mund të ndihmojnë mjekun dhe pacientin të krijojnë trajtim më të mirë.

Komplikacionet e kapsllëkut përfshijnë, gjakderdhje të zorrës së trashë që ndodhin pas vështirësive të vazhdueshme gjatë defekimit, fissurat anale ose carje përreth anusit, që shoqërohen me dhimbje shumë të forta, zhvillimi ose përkeqësimi i hemorroideve ose tromboza e tyre, krijimin e fekalomat që bllokojne lumenin e zorrës dhe bëjnë të pamundur zbrazjen e saj, duke dhënë fryrje të barkut me dhimbje e diskomfort të shprehur. Duhet të bëhet vlerësim i mirë dhe trajtimi i hershëm i konstipacionit, që të mund të parandalohen problemet e mëvonshme si dhe të ndikohet sa më pak kualiteti i jetës së përditëshme të individit.

Përgatitur nga MD. PhD, Lida Shosha #ColorectalConsultant, Spitali Amerikan 1.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

2 vite nga diagnostikimi i pacientit “0” në Shqipëri

By Spitali Amerikan - Të Reja

2 rastet e para të dyshuara për Sars Cov2 dhe më pas të konfirmuara nga autoritetet përkatëse, janë diagnostikuar në Urgjencën e Spitalit Amerikan, pikërisht dy vjet më përpara.Dr. Shk. Brunilda Zllami, Shefe e Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Amerikan flet për këto 2 vite pandemi, vështirësitë, përballjet, sfidat dhe angazhimin dhe menaxhimin e Shërbimit të Urgjencës dhe rioganizimit të strukturave të Spitalit Amerikan, për t’u përballur e përshtatur në dinamikë me pandeminë.

Shërbimi i Urgjëncës kishte filluar që në Shkurt 2020 trajnimet dhe përgatitjen sipas rekomandimeve dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u përballur me pandeminë. Ndonëse rastet e para priteshin në Shkurt në Shqipëri, kur fqinji ynë i afërt Italia ishte në prag kolapsi të sistemit shëndetësor nga rastet covid, identifikimi dhe kofirmimi i dy pacientëve të parë, të diagnostikuar pikërisht në Urgjencën e Spitalit Amerikan sipas Dr. Brunës ishte një realitet i ri për të cilin duhet të përshtateshin. “Ndonëse Spitali Amerikan ishte përgatitur për eventualitetin, kur ndodhi ishte disi tronditëse.

Në momentet e para u morën masat për karantimin e stafit mjekësor që kishte patur kontakt me pacientët Zero dhe u organizuan takime të vazhdueshme për tu përballur me situatën e re që po prekte vendin dhe për të siguruar stafin dhe pacientë të mundshëm” Trajnimet intensive të stafit për mbrojtje personale dhe sigurimi nga struktura e Spitalit Amerikan, i të gjitha mjeteve mbrojtëse rezultuan shumë efikase, duke qenë se stafi i Urgjencës u infektua me Covid shumë vonë dhe kjo nuk ndikoi në punën e përditshme, e cila vazhdoi normalisht duke siguruar kështu dhe vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë pacientët tanë.

Periudha e parë më e rëndësishme ishte periudha e Pre-Triage, e cila u menaxhua plotësisht nga shërbimi i urgjencës, ku çdo pacient ose familjar që hynte në Spitalin Amerikan kalonte në një process vlerësimi për simptomatikën, matje të temperaturës, të saturimeve të oksigjenit dhe plotësimin e një pyetësori, në mënyrë që të siguroheshim që pacientët ose familjarët që hynin në spitalet Amerikan të mos ishin të infektuar.

Diagnostika e mëtejshme mund të kërkonte ekzaminime imazherike dhe laboratorike, por me kalimin e kohës, lejimi i kryerjes se testeve specifike laboratorike dhe atyre të shpejta nga subjektet private ndihmoi në triazhim .Frika nga spitalet në muajt e parë, shtuan nevojën e Shërbimit të Urgjencës në banesa, duke krijuar një ngarkesë shumë të madhe për ekipet e urgjencës, ngarkesë e cila u përballua me punën e organizuar të të gjithë ekipit.

Për qëllime triazhimi, por që ambjentet e urgjencës dhe ato të brendshme të spitalit të mbaheshin në përputhje me politikën “Covid Free”, e me vonë dhe për të ofruar jo vetëm diagnostikim, por edhe trajtim ambulator për rastet covid të formave të lehta/moderuara, u krijuan “Zonat Gri.” Të gjitha rastet e dyshuara për Covid, në mënyrë që pacientit ti jepej ndihma e parë, kalonin në “Zonat Gri”, ku kryhej diagnostikimi i saktë me ekzaminimet, analizat e konsultat përkatëse.

Ndjekja e protokolleve, përditësimi i vazhdueshëm, por edhe menaxhimi e përshtatja në lidhje me dinamikën e pandemisë, ka bërë që mjekët tanë të ofronin gjithmonë shërbimin e duhur për pacientët Covid-19.Me një kurajo, përkushtim, gadishmëri dhe sakrificë, mjekët e Shërbimit të Urgjencës u përballën prej dy vjetësh me pandeminë, duke siguruar jo vetëm vlerësimin dhe diagnostikimin e rasteve të dyshuara me Covid 19, por edhe me menaxhimin e rasteve jo covid, me angazhimin e përditshëm në punën në pavione me pacientët e hospitalizuar, me shërbimin e transportit me ambulancë në Tiranë dhe jashtë saj si për rastet jo covid dhe ato covid.

Kjo ishte sëmundje që ndryshe nga asnjë tjetër rrezikonte edhe shëndetin dhe jetën e stafit mjekësor, por frika e vetme, krejtësisht njerëzore ishte ajo e infektimit të familjarëve, duke bërë që shumë prej tyre mos të takonin familjarët nga meraku dhe frika që mund ti infektonin me Covid pa e kuptuar. Kjo kohë e gjatë e menaxhimit të pandemisë nuk kishte si të mos prekte mjekët dhe në anën e tyre njerëzore.

Mjekët e Shërbimit të Urgjencës kanë pritur, menaxhuar urgjencën mjekësore, reanimuar e transportuar me dhjetëra raste të prekur nga Sars Cov 2, shumë nga të cilat kanë qënë në gjendje të rëndë dhe “Ndonëse në urgjencë dhe transportet me ambulancat tona nuk ka patur asnjë fatalitet nga pacientët me Covid 19, kur dëgjoje për dikë nga ata pacientë që kishim vlerësuar e transportuar me ambulancë që kishte pasur fatin të mos mbijetonte ishte diçka shumë e trishtë. Prekja e dhimbjes njerëzore të pacientëve dhe familjarëve të tyre, ka lënë një shenjë që do mbetet për shumë kohë në kujtesën tonë” Dr.Shk Brunilda Zllami e mbyll bisedën e saj me një falenderim e mirënjohje për gjithë ekipin e Shërbimit të Urgjencës, për punën e palodhur që kanë kryer këto 2 vite të vështira pandemie.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Shk. Brunilda Zllami, Shefe e Shërbimit të Urgjencës së Spitalit Amerikan, në ABC’ja e Mëngjesit.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Angiografia Biplane – Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Goditjet në tru: Angiografia Biplane, teknologjia e fjalës së fundit që shpëton jetën, vetëm në Spitalin Amerikan 3 Humbje e jetës në rastin më të keq ose invaliditet që varion nga lloji i goditjes dhe koha e ndërhyrjes mjekësore. Këto janë pasojat e STROKE apo insulteve cerebrale, të cilat mund të shmangen apo minimizohen vetëm kur ndërhyet në kohë me profesionistët dhe teknologjinë e duhur. Ndër më të mirat në rajon, Qendra e STROKE në Spitalin Amerikan 3, tashmë ofron teknologjinë “Biplane”, pajisjen më të fundit të imazherisë në shërbim të pacientëve të prekur nga goditjet në tru.

Sipas radiologut intervencionues Dr.Klodian Çaçi kjo pajisje gjurmon rrjedhjen e gjakut të shkaktuar nga STROKE duke ofruar pamje me cilësi shumë të lartë në një kohë rekord. “Kemi një vizualizim më të mirë në një kohë më të shkurtër të enëve të vogla të gjakut. Sa më selektivë të jemi kur bëjmë mbylljen e keqformimeve gjatë procedurës intervencionuese, aq më shumë avantazh ka për pacientin”, tha Dr.Klodian Çaçi.

Vlen të theksohet gjithashtu se kjo pajisje shmang rrezatimin dhe përgjysmon dozën e kontrastit gjatë ekzaminimit të pacientit. “Kjo teknologji e re jo vetëm shmang rrezatimin si për pacientin ashtu edhe për personelin mjekësor, por edhe përgjysmon dozën e kontrastit që përdoret dhe kjo paraqet një avantazh të mirë, sepse në raste të vecanta kemi të bëjmë me pacientë që mund të kenë probleme renale apo probleme të tjera”, sqaroi Dr.Klodian Çaçi.

STROKE UNIT në Spitalin Amerikan 3, është qendra më e specializuar për trajtimin e goditjeve në tru në vend dhe çdo muaj pret një numër të madh të rasteve të personave të prekur.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3 qendra më e specializuar në rajon për goditjen në tru

By Spitali Amerikan - Të Reja

Goditjet në tru: Angiografia Biplane, teknologjia e fjalës së fundit që shpëton jetën, vetëm në Spitalin Amerikan 3.

Humbje e jetës në rastin më të keq ose invaliditet që varion nga lloji i goditjes dhe koha e ndërhyrjes mjekësore. Këto janë pasojat e STROKE apo insulteve cerebrale, të cilat mund të shmangen apo minimizohen vetëm kur ndërhyet në kohë me profesionistët dhe teknologjinë e duhur.Ndër më të mirat në rajon, Qendra e STROKE në Spitalin Amerikan 3, tashmë ofron teknologjinë “Biplane”, pajisjen më të fundit të imazherisë në shërbim të pacientëve të prekur nga goditjet në tru.

Sipas radiologut intervencionues Dr.Klodian Çaçi kjo pajisje gjurmon rrjedhjen e gjakut të shkaktuar nga STROKE duke ofruar pamje me cilësi shumë të lartë në një kohë rekord.“Kemi një vizualizim më të mirë në një kohë më të shkurtër të enëve të vogla të gjakut. Sa më selektivë të jemi kur bëjmë mbylljen e keqformimeve gjatë procedurës intervencionuese, aq më shumë avantazh ka për pacientin”, tha Dr.Klodian Çaçi.

Vlen të theksohet gjithashtu se kjo pajisje shmang rrezatimin dhe përgjysmon dozën e kontrastit gjatë ekzaminimit të pacientit.“Kjo teknologji e re jo vetëm shmang rrezatimin si për pacientin ashtu edhe për personelin mjekësor, por edhe përgjysmon dozën e kontrastit që përdoret dhe kjo paraqet një avantazh të mirë, sepse në raste të vecanta kemi të bëjmë me pacientë që mund të kenë probleme renale apo probleme të tjera”, sqaroi Dr.Klodian Çaçi.

STROKE UNIT në Spitalin Amerikan 3, është qendra më e specializuar për trajtimin e goditjeve në tru në vend dhe çdo muaj pret një numër të madh të rasteve të personave të prekur.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Goditjet në tru – Stroke Unit, Spitali Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Goditjet në tru janë sëmundje që shkaktojnë vdekshmëri dhe invaliditet të lartë. Faktori kohë është vendimtar në trajtimin e tyre, por edhe njohja e shenjave është shumë e rëndësishme gjithashtu.

Shenjat kryesore që paralajmërojnë një goditje në tru janë ato që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e gjymtyrëve (mpirje, paralizë, pamundësi lëvizshmërie të duarve dhe këmbëve), rënie e këndit të buzës, vështirësi ose pamundësi për të folur, humbje e menjëhershme e shikimit, marramendje, humbje të ekuilibrit dhe të vjella të papritura, tension i lartë, episode me humbje të vetëdijes, dhembje të forta të kokës, të menjëhershme dhe të pashpjegueshme.

Në Spitalin Amerikan 3 është e organizuar Qendra e STROKE e cila merret specifikisht me trajtimin e goditjeve në tru, trombozave dhe hemoragjive nëpërmjet teknikave më të avancuara të intervencionimit neuroendovaskular. Trombektomia, procedurat e embolizimit shërbejnë për të trajtuar mpiksjet e gjakut në kokë, të aneurizmave dhe hemoragjive të shkaktuara nga aneurizmat si dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat mund të jenë shkaktare të sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit.

Në momentin që çdokush percepton që ka një problem që mund të jetë shenjë e një goditje në kokë nuk duhet të vonojë të telefonojë urgjencën për të marrë trajtimin e duhur dhe të menjëhershëm.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Në kufijtë e pamundshmërisë, ka shpresë për jetën në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Historia e Mirjanës, një kalvar i vështirë dhe i gjatë por me një fund të lumtur.

Dr. Shk. Lindita Shosha na tregon historinë e vështirë të një pacienteje, e cila u paraqit në Spitalin Amerikan 1 me një masë pelvike shumë të madhe. Masa kishte bllokuar komplet hapësirën pelvike, duke komprimuar vezikën urinare, ureterët, si dhe zonën e rektumit dhe të kolonit.

Me shumë dhimbje abdominale, me vështirësi në urinim dhe me bllokim pothuajse të plotë në jashtëqitje, pacientes i këshillohet një rezonancë.

Dr. Shk. Lida Shosha tregon që kur këto formacione të formave të ndryshme, rriten shumë, ato komprimojnë organet rreth e qark dhe zgjidhja është vetëm kirurgjia, nga një ekip multidisiplinar, ku diskutohet në çdo aspekt diagnostik, klinik, imazherik dhe risqet eventuale të pacientit.

Në rastin e pacientes tonë, ishin kirurgët urologë, ata që duhet të ndërhynin të parët, duke qenë se masa ishte në distancë milimetrike me ureterët dhe u vendosën 2 stenda ureteralë për të patur nën kontroll kanalet e urinës dhe për të mos rrezikuar dëmtimin e tyre.

Duke qenë se distanca nga vazat iliake ishte vetëm 1 mm duhej asistenca dhe mendimi e një kirurgu vaskular, për të mënjanuar mundësinë e një hemoragjie eventuale potencialisht kërcënuese për jetën në tavolinën e operacionit.

Raste të tilla, kërkojnë ekipe me shumë mjekë specialistë, si kirurgun pelvik urolog, kirurg vaskular, onkolog, kolorektal dhe salla moderne dhe një reanimacion të kompletuar e profesional.

Mirjana na tregon historinë e saj, përballjen me këtë sfidë tejet të vështirë shëndetesore dhe flet për eksperiencën e saj në Spitalin Amerikan.

Dr. Shk. Lida Shosha, kirurge e përgjithshme, konsulente kolorektale, me një eksperiencë unike në kirurgjinë pelvike, tregon se mbas ndërhyrjes formacioni tumorial është hequr, në kufinj të pastër, dhe është dërguar për biopsi. Formacioni tumoral ishte 20 cm në gjatësi dhe perimetër rreth 40 cm.

Biopsia konfirmoi që formacioni tumoral ishte me natyrë beninje dhe pacientja tanimë konsiderohet 100% e shëruar.

1 muaj mbas ndërhyrjes pacientja është në gjendje shumë të mirë fizike, plaga eshte shëruar, dhe gjithçka ka shkuar në mënyrë të kënaqshme.

Një lajm i bukur ky për pacienten tonë dhe për të gjithë ekipin shëndetësor, që e ka trajtuar këtë rast të vështirë në këtë fundvit.

Spitali Amerikan dhe Dr. Lida i uron Mirjanës shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë të këtij rasti kaq të vështirë me një fund të lumtur.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shk. Lida Shosha kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Anemia dhe shtatzënia

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr. Elton Peçi, obstetër gjinekolog.

Mundësia që një femër të bëhet anemike gjatë shtatzanisë është më e lartë në krahasim me periudhën jashtë shtatzanisë. Anemia ndodh kur reduktohet numri i qelizave të kuqe (eritrociteve) në gjak. Këto qeliza janë përgjegjëse për transportin e oksigjenit drejt indeve apo organeve të trupit.

Anemia e lehtë mund të japë dobësi dhe nqs nuk trajtohet si duhet mund të kalojë në formën e rëndë duke patur pasoja serioze. Në fakt, anemia gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë lindje premature dhe peshë të vogël të bebit në lindje.

Nga se shkaktohet anemia gjatë shtatzanisë?

Anemia gjatë shtatzanisë është e zakonshme dhe në shumicën e rasteve është e formës së lehtë. Në raste të ralla ajo mund të bëhet një problem serioz që mund të kërkojë trajtim. Kur sasia e qelizave të kuqe (eritrociteve) është e jo e mjaftueshme për të transportuar oksigjenin në organizëm, kjo do të sjellë një ndikim në funksionin e organeve.

Ekzistojnë disa lloje anemie dhe më e shpeshta është ajo nga mungesa e hekurit.

Anemia nga mungesa e hekurit

Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i shpeshtë i anemive përpara dhe gjatë shtatzanisë. Takohet në 15 – 25 % të grave shtatzana. Gjatë shtatzanisë ndodhin ndryshme të mëdha metabolike në organizmin e gruas. Fillimisht ka një mbajtje (retension) të sasisë së ujit në organizëm (që shkakton një anemi fiziologjike të hollimit), por nga ana tjetër ka dhe një rritje të kërkesave për hekur, që është përbërësi kryesor i hemoglobinës. Hemoglobina është një proteinë e rruazave të kuqe të gjakut (eritrociteve) e cila ka funksion transportin e oksigjenit në gjak. Në këtë lloj anemie, mungesa në hekur shkakton ulje të niveleve të hemoglobinës.

Anemia nga mungesa e folateve

Anemia nga mungesa e folateve është një tjetër lloj anemie që shfaqet shpesh gjatë shtatzanisë. Femrat kanë nevojë për më tepër ac folik gjatë shtatzanisë. Acidi folik rekomandohet të merret që përpara shtatzanisë (pra në periudhën që femra është duke tentur për shtatzani). Acidi folik është një vitamin e cila ndihmon në parandalimin e disa anomalive që prekin tubin neural tek bebi (spina bifida, anencefalia) dhe gjithashtu ul rrezikun për të patur pre-eklampsi.

Anemia nga mungesa e vitaminës B-12

Vitamina B-12 ndikon edhe ajo në formimin e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve). Për këtë arsye, mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi.

A mund të parandalohet anemia gjatë shtatzanisë?

Në shumicën e rasteve anemia gjatë shtatzanisë mund të parandalohet.

Si mund të parandalohet anemia gjatë shtatzanisë?Marrja e vitaminave te shtatzanisë. Vitaminat e shtatzanisë zakonisht ofrohen në formën e komplekseve që përmbajnë disa vitamina dhe minerale. Multivitaminat e shtatzanisë zakonisht përmbajnë edhe hekur dhe acid folik. Marrja e një tablete në ditë është një mënyrë e lehtë për të marrë dozën e duhur të hekurit dhe vitaminave të nevojshme për prodhimin e eritrociteve.

Marrja e dozave shtesë të hekurit. Në rast se është instaluar anemia dhe rezervat e hekurit janë të pakta, atëherë mjeku do tju rekomandojë dozë shtesë hekuri (përvec asaj që përmbahet në multivitamina). Është mjeku i cili do të vendosë se cfarë forme hekuri do të merrni (tabletë apo të lëngshme) dhe në cfarë doze. Duhet të keni parasysh se marrja e suplementeve me hekur mund të shkaktojë dhimbje stomaku dhe ngjyrim në të zezë të jashtëqitjes. Gjatë kohës që jeni duke marrë hekur duhet të reduktoni konsumin e tepruar të çajit, kafesë, qumështit dhe vezës pasi kjo mund të ulë përthithjen e hekurit nga sistemi tretës.

Ushqimi i shëndetshëm. Shumica e femrave mund të marrin sasinë e duhur të hekurit dhe acidit folik gjatë shtatzanisë përmes mbajtjes së një diete të shëndetshme.

Ushqimet e duhura që përmbajndë dozat e duhura të hekurit dhe vitaminave janë si më poshtë:

  • Pula
  • Peshku
  • Mishi i kuq
  • Bajamet, lajthitë dhe arrat
  • Fasule dhe bizele
  • Sallata jeshile
  • Spinaqi
  • Drithërat e integruara
  • Bananet, pjepri dhe bostani

Hekuri që vjen nga produktet shtazore është më lehtë i absorbueshëm. Në rast se suplementet me hekur janë me oigjine bimore atëherë ato duhet të shoqërohen me lëng portokalle ose domate (që janë të pasura në vitamin C e cila ndihmon në përthithjen e hekurit).

Në raste të rralla, edhe suplementet shtesë me hekur nuk arrijnë dot të restaurojnë depozitat e hekurit. Në të tilla raste mjeku do tju rekomandojë alternative të tjera.

Faktorët e rrezikut për anemi

Faktorët e mëposhtëm e rrisin së tepërmi rrezikun për anemi:

  •         Shtatzani multiple (binjake, trinjake)
  •         Shtatzanitë shumë afër njëra tjetrës
  •         Dietë e varfër në hekur
  •         Menstruacione të zgjatura përpara shtatzanisë
  •         Të vjella gjatë shtatzanisë

Çfarë simptomash jep anemia?

Anemia e moderuar mund të mos japë asnjë shenjë apo simptomë, ndërkohë që ajo e theksuar mund të shfaqë shenjat e mëpohtme:

  • Lodhje dhe dobësi
  • Zbehtësi në fytyrë
  • Vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta të zemrës ose dhimbje gjoksi
  • Ndjesi të ftohti në duar dhe këmbë

Si diagnostikohet anemia

Anemia diagnostikohet përmes analizës së gjakut komplet.

Si ndikon anemia te bebi ?

Anemia nga mungesa e hekurit rrit rrezikun për lindje parakohe dhe lindje te fëmijeve me peshë të vogël dhe, në raste më të rralla (në anemitë e formave ekstreme) mund të cojë në vdekje të bebit në mitër apo pas lindjes.

Si ndikon anemia të nëna?

Vetë lindja normalisht shoqërohet me humbjen e një sasie gjaku (dhe kjo është normale). Prandaj është mirë që gruaja shtatzanë të hyjë në muajin e fundit me nivele të hemoglobinës normale ose afër normale. Nëse gruaja shtatzanë do të jetë anemike në momentin e lindjes, ajo do të jetë e keputur, do të ketë mungesë të energjive të duhura për të përballuar eksperiencën unike të lindjes.

Për tu mbajtur mend:

  1. Marrja pa u konsultuar e shumë suplimenteve per te parandaluar aneminë është e panevojshme dhe mund te jetë e rrezikshme ndonjëherë. Është mjeku që duhet të përcaktojë nevojën dhe dozën për hekur gjatë shtatzanisë suaj.
  2. Analizat e gjakut për të vlerësuar aneminë gjatë shtatzanisë duhet të merren rutinë gjatë shtatzanisë.
  3. Anemia nga mungesa e hekurit është më e zakonshmja anemi gjatë shtatzanisë. Gjithashtu të shpeshta mund të jenë edhe anemitë nga mungesa e vitaminës B-12 apo e folateve (acidit folik).

Për më shumë informacion ose vizitë telefononi në numrin 042 357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Tonin Alia ngre në këmbë pacientin mbas 2 vitesh që nuk ecte

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Tonin Alia, Shef i Departamentit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Spitalin Amerikan 3, na prezanton me një rast të rrallë dhe me një histori të dhimbshme, atë të pacientit Taip, i cili kur u paraqit në Spitalin Amerikan 3 nuk mund të ecte si pasojë e dhimbjes së madhe që kishte.

Kalvari i dhimbjes së këtij pacienti, filloi mbi 2 vite më parë, kur u operua për një frakturë mbi gju. Operacioni i parë nuk shkoi mirë dhe brenda disa muajve duhet të rioperohej. Edhe mbas ndërhyrjes së dytë shqetësimet vazhdonin dhe në këtë pikë pacientit iu këshillua të vendoste një protezë.2 muaj mbas ndërhyrjes së tretë, proteza lëvizi nga vendi dhe u detyrua të bënte 2 ndërhyrje të tjera për të pozicionuar protezën.

Të gjitha këto ndërhyrje dolën pa rezultate të sukseshme dhe pacienti detyrohet të kryejë një ndërhyrje të 5’të për të vendosur një protezë të re.Operacioni i 5’të kryhet dhe pacientit i vendoset një protezë e re, e cila sërish nuk zgjidh problemet e tij të lëvizshmërisë dhe 6 muaj mbas ndërhyrjes pacienti nuk ecën dot.

Mbas këtij kalvari pacienti dhe 5 operacione të kryera, ai paraqitet të Dr. Tonin Alia si shpresa e tij e fundit për të patur një ndërhyrje kirurgjikale të sukseshme, e cila do të zgjidhë problemet e tij dhe do ti japë atij autonominë për të ecur sërish.Kur pacienti paraqitet në Spitalin Amerikan 3, proteza e vendosur është e dalë nga vendi ku duhet të ishte pozicionuar, këmba kishte humbur pothuajse të gjithë muskulaturën nga mungesa e lëvizjes dhe rasti ishte shumë i vështirë.

Dr. Tonin Alia shpjegon rastin e vështirë, që u paraqit në Spitalin Amerikan dhe zgjidhjen që ai krijoi për këtë rast të veçantë. “U ruajt stemi, i cili ishte i pozicionuar mirë, u repunua fragmenti i madh kockor kur ndodhen mujkujt e gluteos dhe të grandtrokanterit, u zëvendësua plotësisht sistemi i kotiles, duke i dhënë tensionin e duhur dhe gjithçka u fiksua me një pllakë të dedikuar, e cila është e përshtatshme për këto fraktura, duke krijuar stabilitet.” shpjegon Dr. Tonini.

Arritja e madhe ishtë që pacienti të ngrihej në këmbë brenda 24 orëve nga ndërhyrja.Pacienti 1 javë mbas ndërhyrjes ecte vete, me ndihmën e patericave, të cilat gjithashtu në këto momente i ka hequr, duke patur autonomi të plotë në ecje dhe aspak dhimbje.

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë dhe prezantimin nga Dr. Tonin Alia të këtij rasti, i cili ishte shumë i vështirë, por që më në fund gjeti rezultatin e kërkuar në Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Tonin Alia kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

KIRURGJIA ENDOSKOPIKE NË ENDOMETRIOZË – Dr. Christos Maroudis

By Spitali Amerikan - Të Reja

30% deri në 70% e grave infertile janë raportuar të kenë endometriozë (45).
Normat e pjellorisë tek gratë me endometriozë priren të jenë më të ulëta se normalja dhe pavarësisht hulumtimeve të gjera, nuk është arritur asnjë konkluzion në lidhje me mekanizmin e infertilitetit.Ka tre grupe të gjëra: çrregullime të folikulogjenezës ose anomali endokrine, anomali inflamatore ose imunologjike dhe rritje e shkallës së abortit.

Laparoskopia mund të konsiderohet si qasja më e mirë kirurgjikale për cistet endometriotike ovariane.Kryesisht, ekzistojnë dy teknika të ndryshme kirurgjikale për trajtimin e endometriomës: cistektomia me incizion (prerje, heqje) të kistit endometriotik; dhe kullimi/aspirimi i përmbajtjes së kistit dhe ablacioni i kapsulës së kistit me lazer ose elektrokoagulim.
Rezerva e zvogëluar e vezoreve mund të mos jetë i lidhur me procedurën kirurgjikale. Në këtë drejtim, bazuar në analizat histologjike, kohët e fundit është raportuar se indi ovarian që rrethon murin e kistit në endometrioma është morfologjikisht i ndryshuar dhe ndoshta jo funksional, duke sugjeruar kështu që një ndërprerje funksionale mund të jetë tashmë e pranishme përpara operacionit. Prandaj, rezerva e vogël e vezoreve, e cila mund të vërehet te pacientët e trajtuar më parë për një endometrioma të madhe ovariane, mund të jetë gjithashtu pasojë e sëmundjes.
Si përfundim, duke qenë se është një fakt i njohur që endometrioza është më e përhapur në kushtet e infertilitetit, me përzgjedhjen e duhur të pacientit, një operacion laparoskopik i kryer me përpikëri është një mundësi e shkëlqyer, duke i ofruar këtyre pacientëve potencialin për të arritur shtatzëni të përsëritura në të ardhmen.

Përparimet në kirurgjinë endoskopike kanë revolucionarizuar qasjet tona ndaj kirurgjisë gjinekologjike. Ndër operacionet riprodhuese, shumica e tyre mund dhe duhet të kryhen me laparoskopi. Shumëllojshmëria e kushteve që tregojnë kirurgjinë tregon rëndësinë e mbajtjes së aftësive kirurgjikale në praktikën e mjekësisë riprodhuese, në mënyrë që pacientëve tu ofrohet trajtimi më i përshtatshëm.Duket se kirurgjia endoskopike për pacientët me infertilitet, kur kryhet nga një kirurg me përvojë, është efikase dhe mund të japë rezultate po aq të mira ose më të mira se ato tradicionale.

Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike në Spitalin Amerikan 3 mbulojnë të gjitha ndërhyrjet endoskopike, heqjen e miomave dhe polipeve endometriale, septumin mitrës dhe të gjithë gamën e shërbimeve të kirurgjisë endoskopike.

Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike është i përbërë nga mjekët më të mirë vendas dhe të huaj dhe i pajisur me pajisjet teknologjike më të fundit.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun Christos Maroudis kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 2 of 16‹1234›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë