Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Çfarë është ERA testi?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr. Elton Peçi.

Që një cikël Fertilizimi In Vitro të përfundojë me sukses, duhet që të transferohet një embrion me cilësi të mirë, në një mitër me endometër të mirë dhe në momentin e duhur. Është shumë frustruese për pacientët që të kenë një rezultat negativ edhe pas transfertës së embrioneve me cilësi shumë të mirë. Në të tilla raste, e gjithë vëmendja drejtohet tek endometriumi dhe tek momenti i duhur për transfertë. Natyrisht që një gjë e tillë shpesh herë duket e lehtë, por jo gjthnjë është kështu. Është pikërisht ERA test që përcakton më mirë këtë moment.

Çfarë është endometriumi?

Endometriumi është shtresa që vesh kavitetin e mitrës. dhe duhet të ketë një trashësi dhe një strukturë të caktuar që të jetë receptiv për embrionin që do të implantohet gjatë një cikli menstrual. Nqs veza nuk do të fertilizohet ose nqs embrioni nuk do të implantohet, endometriumi vetëevakuohet përmes një procesi të quajtur menstruacion.

Deri përpara testit ERA, endometriumi mund të vlerësohej vetëm përmes ekografisë transvaginale. Ekografia transvaginale është nje mjet shumë i saktë në përcaktimin e trashësisë së endometriumit, por është testi ERA ai që jep informacione përfundimtare mbi strukturën dhe cilësinë e endometrumit. Ky informacion po merr një vlerë Akoma më të madhe në Fertilizim In Vitro.

Çfarë është receptiviteti endometrial?

Koordinimi perfekt mes zhvillimit të embrionit me ndryshimet që pëson endometriumi është çelësi i suksesit në Fertilizim In Vitro. Receptiviteti endometrial është stadi kur endometriumi është i përgatitur që të “mirëpresë” embrionin në një proçes që quhet implantim. Ky stad ndodh në një interval të shkurtër kohor që quhet dritare e implantimit.

Testi ERA vlerëson receptivitetin endometrial duke u bazuar në analizën e 248 gjeneve, duke ndihmuar kështu në një identifikim më të saktë të dritares së implantimit. Kjo është me shumë rëndësi pasi dritarja e implantimit ndryshon nga femra në femër. Aplikimi i ERA test-it është një hap më shumë drejt një trajtimi të personalizuar të pacientes që kryen Fertilizim In Vitro. Kjo do të thotë që transferta e embrioneve të mund të programohet kur receptiviteti endometrial sipas ERA test-it të jetë në nivelin më optimal.

Çfarë është ERA testi?

ERA test është shkurtim për Endometrial Receptivity Analysis (analiza e receptivitetit endometrial). Është një test gjenetik që kryhet mbi një mostër të vogël (ashtu si biopsia) që merret nga endometriumi me qëllim për të përcaktuar më qartë intervalin e saktë të dritares së implantimit; pra ditët se kur mund të transferohet embrioni. ERA testi mund të njihet edhe me emrat analiza ERA, biopsia ERA ose thjesht ERA.

Kush duhet ta marrë në konsideratë ERA test-in?

Është historia e infertilitetit ajo që përcakton se cila paciente do të përfitojë nga kryerja e ERA test-it. ERA test rekomandohet sidomos tek:

  • Pacientet me ≥ 2 transferta embrionesh të rezultuara pa sukses pavarësisht se embrionet kanë qenë me cilësi optimale.
  • Pacientet që kanë probleme me trashësinë e endometriumit (ato që bëjnë endometër të hollë).

Në mënyrë ideale ERA testi duhet të aplikohet në të gjitha çiftet që i nënshtrohen Fertilizimit In Vitro.

Sipas një studimi në revistën e mirënjohur Fertility and Sterility, të shtatorit 2013, ERA test mund të përmirësojë shanset për shtatzani deri në 73% në rastet e transfertave të personalizuara sipas rezultateve të këtij testi.

Trajtimet e infertilitetit janë në një evolucion të vazhdueshëm dhe ERA test është një shprehje e këtij evolucioni. ERA test tashmë ofrohet për herë të parë në Shqipëri nga Spitali Amerikan.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçin telefononi në numrin 042 357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Për herë të parë në rajon kryhet ndërhyrja TAVI në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një pacient 60 vjeçar rifiton jetën përmes ndërhyrjes TAVI

Për herë të parë në rajon kryhet ndërhyrja TAVI në Spitalin Amerikan 3

Pacienti A.C paraqitet në Spitalin Amerikan 3 me probleme serioze për shëndetin dhe me rrezik të lartë për jetën. Pacienti kishte një histori mjekësore që përfshinte një operacion në valvulën e aortës të kryer më parë, operacion për heqjen e veshkës, hemoragji të stomakut dhe një sërë sëmundjesh shoqëruese.Mbas vizitës paraprake, ekipi i kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 3 vendosi se kirurgjia e hapur ishte me rrezik të lartë, për shkak të karakteristikave të pacientit, ndërsa ndërhyrja perkutane me risk më të ulët dhe më përfitimë të njëjta. Bazuar në këtë situatë ekipi vendosi të aplikohet ndërhyrja TAVI, si alternative më e përshtatshme për shpëtimin e jetës së pacientit.

Ndërhyrja TAVI (Transcatheter Aortic Valve Implantation), është një ndërhyrje ku aorta arrihet përmes arteries që ndodhet në rrëzë të kofshës ose nga një tjetër enë gjaku në trup, pa kryer ndonjë prerje dhe në këtë mënyrë kjo pasohet nga anulimi i valvulës së vjetër dhe implantimi i një valvule të re brenda saj.

Kjo ndërhyrje kryhet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon nga ekipi i Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 3, i përbërë nga Dr. Bekim Jata, Shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Amerikan 3, Dr. Artan Jahollari, kirurg kardio-vaskular, Dr. Indrit Temali kardiolog, Dr. Diamant Lulaj kardilog dhe Dr. Gentian Huti, anestezist-reanimator.

Avantazhet e kësaj ndërhyrje krahasuar më ndërhyrjen klasikë me kirurgjinë e hapur, është se pacienti ka rekuperim shumë më të shpejtë, ngrihet në këmbë brenda 24 orëve të para dhe qëndrimi në spital është shumë më i shkurtër, 3-5 ditë. Departamenti i Kardiologjisë dhe KardioKirurgjisë ka eksperiencë të gjatë në trajtimin e patologjive kardiake, ku për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjet endovaskulare në aortë, TEVAR dhe EVAR janë kryer para 10 vitesh nga ekipi i Spitalit Amerikan kryesuar nga Dr. Bekim Jata.

Departamenti i Kardiologjisë dhe KardioKirurgjisë në Spitalin Amerikan 3 mbulon me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës çdo kërkesë të poliklinikës dhe urgjencave kardiake duke i trajtuar në mënyrë medikale, perkutane/endovaskulare si dhe me kirurgji në varësi të rastit dhe gjendjes së pacientit.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Nefrektomia radikale laparoskopike – Dr. Faruk Dogan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nefrektomia radikale laparoskopike, procedura e heqjes totale të veshkës me prerje minimale.


Nefrektomia totale apo radikale është një procedurë kirurgjikale e cila kryhet në rastet kur një pacient ka nevojë për një heqje totale të veshkës. Gjatë një nefrektomie radikale, kirurgu urolog heq të gjithë veshkën dhe shpesh disa struktura shtesë, të tilla si një pjesë të tubit që lidh veshkën me fshikëzën (ureterin), ose struktura të tjera ngjitur si gjëndra mbiveshkore ose nyjet limfatike.

Pse kryhet?
Arsyeja më e zakonshme që një kirurg urolog kryen një nefrektomi radikale është heqja e një tumori nga veshka. Këto tumore janë zakonisht kancerogjene, por ato mund të jenë jokanceroze (beninje). Ndonjëherë nevojitet një nefrektomi për shkak të sëmundjeve të tjera të veshkave.

Kirurgjia laparaskopike për heqjen totale të veshkës
Nefrektomia radikale laparoskopike kryhet nën anestezi të përgjithshme. Koha operative ndryshon nga një individ në tjetrin, ndërkohë që koha mesatare e operacionit zgjat rreth 3-4 orë.
Gjatë nefrektomisë radikale laparoskopike, bëhen afërsisht 3 deri në 4 prerje të vogla, të cilat lejojnë kirurgun të fusë një pajisje të quajtur laparoskop dhe instrumente kirurgjikale të vogla nëpërmjet tyre. Pas përfundimit të operacionit, prerjet e lëkurës mbyllen duke përdorur teknika të kirurgjisë plastike për të minimizuar shenjat.

Cili është avantazhi i nefrektomisë radikale laparoskopike në krahasim me kirurgjinë e hapur?
Nefrektomia laparoskopike është kryer në mënyrë rutinore që nga viti 1990 dhe ka sjellë përfitime të rëndësishme për pacientët, duke përfshirë uljen e humbjes së gjakut dhe transfuzionit, uljen e dhimbjes, qëndrimin më të shkurtër në spital, plagë dhe shenja postoperatore më të vogla dhe një shërim më të shpejtë në krahasim me operacionin e hapur. Ndërsa operacioni i hapur kërkon ose një prerje të madhe të barkut ose të krahut, qasjet minimalisht invazive përfshijnë 3-4 prerje të vogla në bark.

Në Spitalin Amerikan 3 kjo ndërhyrje kryhet nga Dr. Faruk Dogan, mjek urolog me shumë eksperiencë, i cili ka kryer qindra ndërhyrje të tilla me sukses.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Faruk Dogan kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Trajtimi i bruksizmit me botox

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nëse jeni një nga miliona njerëz që kërcasin ose shtrëngojnë dhëmbët gjatë gjumit, një injeksion Botox mund të jetë përgjigja.

Bruksizmi është një gjendje në të cilën ju kërcitni, kërcëlloni ose shtrëngoni dhëmbët. Nëse keni bruksizëm, ju mund të shtrëngoni në mënyrë të pandërgjegjshme dhëmbët kur jeni zgjuar (bruksizëm i zgjuar) ose t’i shtrëngoni ose t’i bluani gjatë gjumit (bruksizëm në gjumë).

Bruksizmi i gjumit konsiderohet si një çrregullim i gjumit. Njerëzit që shtrëngojnë ose kërcasin dhëmbët gjatë gjumit kanë më shumë gjasa të kenë çrregullime të tjera të gjumit, të tilla si gërhitja ose apnea e gjumit.

Bruksizmi i lehtë mund të mos kërkojë trajtim. Sidoqoftë, në disa njerëz, bruksizmi mund të jetë i shpeshtë dhe mjaft i rëndë për të çuar në çrregullime të nofullës, dhimbje koke, dhëmbë të dëmtuar dhe probleme të tjera.

Shumë persona nuk e dijnë që kanë bruksizëm në gjumë derisa shfaqen komplikimet, është e rëndësishme të njihni shenjat dhe simptomat e bruksizmit dhe të tregoni kujdes dentar të rregullt.

Mjekët ende nuk e dijnë plotësisht se çfarë e shkakton bruksizmin, por mund të jetë për shkak të një kombinimi të faktorëve fizikë, psikologjikë dhe gjenetikë.

Trajtimet me Botox mund të ofrojnë lehtësim të jashtëzakonshëm nga dhimbjet e nofullës, dhimbjet e kokës dhe problemet e tjera të pakëndshme që lidhen me bruksizmin.

Botox fillimisht u bë kryefjalë si një trajtim për linjat e fytyrës dhe rrudhat duke paralizuar muskujt nën sipërfaqe. Është përdorur gjithashtu për të trajtuar migrenën, djersitjen e tepërt dhe çrregullimet e muskujve, midis gjendjeve të tjera.

Botox ka vërtetuar se mund të jetë një opsion ideal trajtimi për synimin dhe trajtimin e aktivitetit të tepërt të muskujve dhe ngurtësinë e krijuar. Shumë trajtime të tjera, të tilla si ilaçet anti-inflamatore dhe pajisjet mbrojtëse dentare, nuk adresojnë burimin e problemit. Ndonëse pajisjet dentare mund të mbrojnë me sukses dhëmbët nga dëmtimet gjatë natës për ata që vuajnë nga bruksizmi, ato janë joefikase në ndalimin e efekteve anësore të dhimbshme të kërcitjes së dhëmbëve.

Duke injektuar doza të vogla Botox direkt në muskulin maset (muskuli i madh që lëviz nofullën), muskuli dobësohet mjaftueshëm për të ndaluar kërcitjen e pavullnetshme të dhëmbëve dhe shtrëngimin e nofullës. Kjo relakson ndjeshëm muskujt dhe zvogëlon konsumimin e dhëmbëve për shkak të bluarjes. Dëmtimi i TMJ (nyja temporomandibulare) dhe dhimbjet e kokës gjithashtu duhet të zvogëlohen ose eliminohen. Lëvizjet vullnetare, të tilla si përtypja dhe shprehjet e fytyrës, nuk ndikohen fare nga Botox.

Ndonëse injeksionet e Botox nuk janë një kurë për bruksizmin, ato mund të kontrollojnë në mënyrë efektive simptomat e pakëndshme më mirë sesa një mbrojtëse dentare gjatë natës për disa pacientë. Botox e përdorur për trajtimin e bruksizmit zakonisht zgjat tre deri në katër muaj.

Është shumë e rëndësishme që procedura të kryhet nga një mjek i kualifikuar, që njeh mire anatominë e fytyrës.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Një mitër me septum – Dr. Christos Maroudis

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një mitër me septum (perde) besohet të jetë lloji më i zakonshëm i zhvillimit jonormal të mitrës. Vlerësohet se në mbi gjysmën e problemeve zhvillimore të mitrës përfshijnë një septum.
Një mitër me septum është një deformim i mitrës, i cili ndodh gjatë zhvillimit të fetusit para lindjes. Një membranë e quajtur septum ndan pjesën e brendshme të mitrës, në mes të saj. Ky septum ndarës përbëhet nga fije indesh prej fibrash dhe muskujsh dhe mund të jetë i trashë ose i hollë.

Një mitër me septum nuk ndikon në mënyrë tipike aftësinë e një gruaje për t’u ngjizur, por rrit ndjeshëm rrezikun për një abort. Gratë me mitër me septum mund të vazhdojnë të kenë aborte spontane të përsëritura.


SIMPTOMAT E MITRËS ME SEPTUM

Përveç një dështimi ose aborti të përsëritur, nuk ka asnjë simptomë të mitrës me septum, shpesh diagnostikohet vetëm pas një hetimi mbi shkakun e abortit spontan.
SI DIAGNOSTIKOHET

Një mitër me septum mund të vëzhgohet me një eko standarde me ultratinguj 2 ose 3 D të pjesës së legenit, ose me një Histerosalpingogram.

TRAJTIMI

Në Spitalin Amerikan në Departamentin e Kirurgjisë Mini-Invazive trajtimi për mitrën me septum mund të kryhet me HISTEROSKOPI OPERATIVE.

Procedura histeroskopike lejon që trajtimi të bëhet pa prerje abdominale të jashtme. Një instrument futet në mitër dhe falë pamjeve të qarta mund të heqim septumin.


Dr. Christor Maroudis, Shef i Departamentit të Kirurgjisë Mini-Invasive thotë se pas operacionit 50-80% e grave me një histori të aborteve të përsëritura do të vazhdojnë me shtatzëni të shëndetshme. Gratë të cilat më herët kishin 20% shanse për të mos mbetur shtatzënë, pas këtij trajtimi mund të jenë në gjendje të mbeten shtatzënë.


Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Vuani nga variçet? Zgjidhja është ablacioni me radiofrekuencë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Stina e vjeshtës është periudha më e përshtatshme për të kryer eliminimin e variçeve.

Ablacioni me radiofrekuencë është një trajtim minimal invaziv për eleminim e venave varikoze (variçet). (Ablacioni nënkupton përdorimin e energjisë termale për të mbyllur venën e sëmurë).Për të trajtuar një venë me variçe, energjia nga radiofrekuenca drejtohet përmes një tubi të hollë (kateter) të futur në venë përmes shpimit në lëkurë. Mund të përdoret në venat e mëdha në këmbë dhe mund të bëhet në një ambient spitalor duke përdorur anestezi lokale ose regjionale.

Rikuperimi është i shpejtë dhe ju mund të ecni menjëhëre, duke ndjekur gjithashtu terapinë e dhënë.Pas trajtimit, do të vishni çorape kompresuese për disa javë.Në vizitën e ardhshmë mjeku do të kërkojë të bëjë një kontroll me eko dopler për tu siguruar që vena është e mbyllur.

Në Spitalin Amerikan 3 këto trajtime kryhen me sukses nga kirurgu kardio-vaskular, Dr. Artan Jahollari.

E rëndësishme për tu theksuar është zgjedhja e klinikës ku do të kryeni procedurën. Ju këshillojmë të zgjidhni një hapësirë të mirëfilltë spitalore, pasi vetëm ato ofrojnë siguri dhe konfort maksimal dhe gjithashtu rezultate të kënaqshme për pacientin.

Për më shumë informacion ose vizitë me kirurgun kardio-vaskular, Dr. Artan Jahollari kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Trajtimi i retinopatisë diabetike

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Teuta HAVERI

Mjeke kirurge oftalmologe, Spitali Amerikan 1

Prekja e syrit nga diabeti, e njohur si Retinopatia diabetike mbetet një nga shkaqet kryesore të verbimit edhe në ditët e sotme, në moshat aktive për punë.

Sipas WHO, sot numërohen  më shumë se 180 milionë njerëz që vuajnë nga diabeti në të gjithë botën dhe ky numër pritet të dyfishohet në 2030. Minimalisht  10 %  prej tyre zhvillojnë Retinopati diabetike. 20 vjet pas shfaqjes së diabetit, 90% e pacienteve me diabet tip I dhe > 60 % e atyre me diabet tip II, paraqesin prekje të syrit. Nga këta raportohet se rreth 28 milionë kanë komplikacione të rënda të RD, në shkallë të tillë, që rrezikojnë verbërinë. Mekanizmi bazë i dëmtimit të syrit në diabet, qëndron në nivelet e larta të sheqerit në gjak (hipergliceminë persistente), e cila sjell për pasojë dëmtimin e enëve të vogla të gjakut (mikroangiopatia diabetike). Më pas vijon një kaskadë ngjarjesh si  humbja e qelizave të mureve të kapilareve, shkatërrimi i barrierës interne gjak-retinë, dalja e serumit dhe elementeve të gjakut dhe grumbullimin e tyre në qendrën e shikimit në retinë. Ky grumbullim sjell si pasojë formimin e enjtjes së qendrës së shikimit (edemës makulare cistoide) dhe grumbullimin e materialeve me strukturë të fortë si hemorragji dhe eksudate të forta, të cilët shkaktojnë ulje të pamjes. Ky është stadi i retinopatisë diabetike jo proliferative, i cili nëse nuk trajtohet sjell për pasoje vuajtjen kronike të retines dhe instalimin e një dëmtimi më të rëndë që quhet retinopatia diabetike proliferative, e cila rrezikon seriozisht shikimin dhe mund të çojë në verbëri.

Trajtimi i dëmtimeve të hershme nga diabeti bazohet në aplikimin e trajtimit me argon laser në zonat ishemike si dhe injeksionet e substancave anti VEGF. Ky trajtim i aplikuar në kohën dhe frekuencën e duhur së bashku me kontrollin e faktoreve të riskut, glicemisë, hipertensionit mundëson frenimin e dëmtimit të syrit dhe ruajtjen e shikimit. Ndërsa në stadin e retinopatisë diabetike proliferative trajtimi është kirurgjikal nëpërmjet vitrektomisë posterior, aspirimit kirurgjikal të hemorragjisë brenda syrit dhe prerjes së traksioneve vitreo-retinale.

Evolucioni i teknologjisë ka mundësuar futjen në përdorimin klinik të aparaturave të avancuara si aparatura e tomografisë së retinës (Optical Coherence Tomography – OCT), e cila është baza e diagnozës së Retinopatisë diabetike në Klinikën e Syve të Spitalit Amerikan 1. Ky egzaminim mundëson zbulimin e hershëm dhe ndjekjen në dinamike të Retinopatisë Diabetike. Zbulimi dhe ndjekja e edemës makulare diabetike është bërë më i thjeshte dhe më pak invaziv për pacientin. Aplikimi i trajtimit me argon laser i plotësuar me injektimin  e substancave anti VEGF, përbëjnë vijën e parë të trajtimit të RD që mundësojnë trajtim mini invaziv dhe ruajtjen e shikimit. Në rastet e avancuara kanë nevojë për kirurgji të vitreo retinës dhe injektimin e vajit të silikonit.

Me vlerë të pazëvëndësueshme mbetet depistimi dhe zbulimi i hershëm i retinopatisë diabetike (kontrollet rutinë të fundus oculi çdo 6 muaj te okulisti) si dhe ruajtja e vlerave te qëndrueshme të glicemisë në bashkëpunim me mjekun endokrinolog ( glicemia,HbA1C), për të zbuluar dhe trajtuar në kohë, por edhe për të ruajtur rezultate të qëndrueshme afatgjata.

Për më shumë informacion ose vizitë me Teuta Haveri kontaktoni në +355674044951 dhe 0696237312 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dhimbje nga hernia diskale? Dhimbje të papërballueshme nga cervicale?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tani injeksionet në rrënjën e nervit (Blloku Radikular) në Spitalin Amerikan ju lehtësojnë këto dhimbje.

Injeksioni selektiv i rrënjës nervore ose thjesht blloku nervor përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar një nerv të shtyllës kurrizore i cili është i inflamuar.

Një medikament, në mënyrë tipike, një anestezik ose anestezik me steroid injektohet pranë nervit në shtyllën kurrizore, në hapësirën ndërvertebrale (hapësira midis rruazave).

Medikamenti redukton inflamacionin dhe mpin dhimbjen e transmetuar dhe shkaktuar nga nervi i komprimuar.

Si funksionojnë injeksionet selektive?

Kur përdoren për të trajtuar dhimbje, steroidet zakonisht bashkohen me anestetikë ose përdoren vetem ato në këto injeksione.

Steroidet kanë disa funksione të kombinuara:

  • Frenon veprimin e disa enzimave të tilla si fosfolipaza A që shkakton acarim dhe dhimbje nga nervi.
  • Bllokoni fibrat specifike (fibrat C) brenda nervit që shkaktojnë dhimbje më të vogla të transmetuara në tru
  • Zvogëlon përshkueshmërinë e fibrave nervore për të marrë gjak, duke zvogëluar transmetimin e dhimbjes.

Përmes këtyre mekanizmave, sinjalet e dhimbjes të transmetuara nga nervi i komprimuar mund të reduktohen.

Para administrimit të injeksionit, lëkura mbi vendin e trajtimit dezinfektohet për të parandaluar infeksionin.

Për shkak të ndryshimeve anatomike në çdo pacient, procedura kryhet gjithmonë në skaner, për të gjetur dhe identifikuar nervin e komprimuar. Injeksioni mund të rikrijojë dhimbjen e zakonshme që është përjetuar nga pacienti.

Studimet që vlerësojnë suksesin e injeksioneve selektive të nervit raportojnë se:

  • Në pjesën cervikale, me 1 injeksion pacientët raportuan lehtësim të ndjeshëm të dhimbjes dhe rikthim funksionaliteti
  • Në pjesën lumbare, me 1 injeksion pacientët raportuan lehtësim të ndjeshëm të dhimbjes dhe rikthim funksionaliteti.

Sidoqoftë, disa pacientë mund të mos përjetojnë lehtësim dhimbjeje ose lehtësim afatshkurtër për disa javë. Efekti terapeutik ndonjëherë mund të vonohet me disa ditë ose javë pasi steroidi bëhet më efektiv. Efektet lehtësuese të dhimbjeve të injeksioneve selektive të nervit janë zakonisht më të larta tek pacientët që kanë jetë active fizike.

Këshillohet që të filloni fizioterapinë sipas udhëzimeve të mjekut sapo të ndodhë reduktimi i dhimbjes.

Kur përdoren injeksione selektive të nervit?

Injeksione selektive të nervit përdoren për të trajtuar një nerv të inflamuar të shkaktuar nga një hernie diskale, ndryshime degjenerative në rruaza, që shkaktojnë ngjeshje nervore dhe/ose nga sëmundje si skolioza. Në cilindo nga këto kushte, mund të ketë një acarim kimik ose pickim të nervit për shkak të ngjeshjes mekanike.

Disa pacientë gjithashtu mund të përjetojnë dobësi të përkohshme të muskujve pas injeksionit. Dobësia zakonisht zgjat pak orë dhe nuk është e dëmshme.

Në Spitalin Amerikan këto injeksione kryhen nga ekipi i specializuar i radiologjisë intervecionuese.

Për më shumë informacion kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Ruajtja e fertilitetit në rastet me kancer

By Spitali Amerikan - Të Reja


Dr. Elton Peçi, mjek gjinekolog, Specialist në Mjekësinë Riprodhuese & Fertilizim In Vitro në Spitalin Amerikan 2, na ofron më shumë informacion për këtë temë.

Është fakt se progeset në fushën e onkologjisë kanë bërë të mundur që gjithnjë e më shumë pacientë t’i mbijetojnë kancerit. Mirëpo, mjaft pacientë që e kalojnë me sukses betejën me kancerin, mësojnë se e kanë të pamundur të kenë fëmijë më pas. Kjo për shkak të efekteve shkatërrimtare që mund të ketë kanceri dhe terapia kundër tij mbi fertilitetin. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme konsulta edhe me një mjek specialist në infertilitet dhe në Fertilizim In Vitro përpara se të fillohet trajtimi kundër kancerit.

Shkaqet e mundshme të infertilitetit në pacientet me kancer janë:
Trajtimi mund të prekë direkt organet genitale, për shembull në rastet me tumor të ovarit (vezores) tek femrat, pjesë e terapisë është edhe heqja e saj kirurgjikale. Në rastet me kancer testikular tek meshkujt, kërkohet heqja kirurgjikale e testikulit.Pavarësisht se në cilin organ është lokalizuar kanceri, edhe sikur të jetë larg organeve të riprodhimit, pjesë e terapisë janë edhe radioterapia dhe kimioterapia, të dyja këto mund të dëmtojnë deri në shkatërrim rezervën ovariane tek femrat, apo spermatogjenezën (prodhimin e spermës) tek meshkujt, duke shkaktuar kështu direkt infertilitet.

Cilat janë efektet e kimioterapisë në fertilitetin e femrës dhe të mashkullit?
Disa preparate kimioterapeutike mund të shkaktojnë infertilitet. Kimioterapia përdoret për të trajtuar shumë lloje kanceri, jo vetëm atë të organeve riprodhuese por edhe ato të organeve të tjera. Një efekt anësor i kioterapisë është se përveç qelizave kanceroze dëmtohet rezerva ovariane (ovocitet ose vezët) tek femrat dhe spermatogjeneza (prodhimi i spermës) tek meshkujt. Dëmtimi në disa raste mund të jetë aq serioz sa mund të shkaktojë edhe menopauzë të parakohshme tek femrat ose mungesë totale të prodhimit të spermës tek meshkujt.Më poshtë paraqiten edhe efektet e kimiopreparateve të ndryshme mbi fertilitet;

  • Me efekt të lartë dëmtues: Cyclophosphamide, Cholarambucil, Melphalan, Busulfan, Nitrogen Mustard, Procarbazine
  • Me efekt intermediar dëmtues: Cisplatin, Adriamycin, Bleomycin, Actinomycin D
  • Me efekt të lehtë dëmtues: Methotrexatem 5-Fluorouracil

A ka mundësi një pacient me kancer të ruajë fertilitetin?
Sigurisht që po. Kjo përmes teknikave artificiale të riprodhimit (Fertilizimi In Vitro), prandaj është shumë e rëndësishme konsulta edhe me një mjek specialist në infertilitet dhe në Fertilizim In Vitro përpara se të fillohet trajtimi kundër kancerit.

Cilat janë mundësitë për ruajtjen e fertilitetit për një femër me kancer?
Alternativat e ruajtjes së fertilitetit janë ruajtja e embrioneve (embryo freezing) dhe ruajtja e ovociteve (egg freezing). Të dyja këto alternativa bëjnë pjesë në teknikat artificiale të riprodhimit.

• Ruajtja e embrioneve (embryo freezing) është një mundësi që u përshtatet më shumë femrave që kanë tashmë partner. Në këto raste, pas një stimulimi ovarian që nuk zgjat më shumë se 10 – 14 ditë, ovocitet (vezët) e përftuara aspirohen përmes një teknike minimal invazive që quhet Oocyte Pick – UP (OPU). Këto ovocite fertilizohen më pas me spermatozoidet e partnerit dhe embrionet e formuara kriprezervohen (ruhen në temperatura shumë të ulëta). Pas mbarimit të terapisë së kancerit dhe në rast të fitimit të betejës me këtë sëmundje, përmes embrioneve të ngrira këto femra mund të kenë mundësinë të bëhen nëna.

• Ruajtja e vezëve (egg freezing) është një mundësi për femrat me kancer, të cilat ende nuk kanë një partner. Në këto raste, pas një stimulimi ovarian, që nuk zgjat më shumë se 10 – 14 ditë, ovocitet (vezët) e përftuara aspirohen edhe këtu përmes teknikës Oocyte Pick – UP (OPU). Më pas këto ovocite kriprezervohen (ruhen në temperatura shumë të ulëta). Pas mbarimit të terapisë së kancerit dhe në rast të fitimit të betejës me këtë sëmundje, përmes ovociteve të ngrira këto femra mund të kenë mundësinë të bëhen nëna. Dhe kjo sërish përmes Fertilizimit In Vitro të këtyre ovociteve me spermatozoidet e partnerit.

Cilat janë mundësitë për ruajtjen e fertilitetit për një mashkull me kancer?
Një mashkull me kancer mund të ruajë fertilitetin e tij përmes ruajtjes së spermës (sperm freezing). Në këto raste, përpara fillimit të terapisë, sperma e ejakulatit mund të kriprezervohet (të ruhet në temperatura shumë të ulëta). Pas mbarimit të terapisë së kancerit dhe në rast të fitimit të betejës me këtë sëmundje, përmes spermatozoideve të ruajtura në ngrirje këta meshkuj mund të bëhen prindër përmes Fertilizimit In Vitro të ovociteve të partneres.

Përmes teknikave moderne të krioprezervimit (vitrifikimit) tashmë është e mundur ruajtja e spermatozoideve, ovociteve dhe embrioneve për 10 apo edhe më shumë vite. Departamenti i Mjeksisë Riprodhuese dhe Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan 2, që prej 10 vitesh aplikon teknikën e vitrifikimit në ruajtjen e fertilitetit, duke u ardhur në ndihmë shumë pacientëve me kancer në përpjekjet e tyre për t’u bërë prindër.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Spermiograma

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr. Elton Peci

Fertiliteti (pjelloria) e një mashkulli varet nga sasia dhe cilësia e spermatozoideve në spermën e tij. Nqs sperma do të ketë problem me numrin, shpejtësinë dhe morfologjinë e spermatozoideve, atëherë mashkulli do të ketë vështirësi në arritjen e shatzanisë. Inferiliteti mashkullor diagnostikohet në momentin kur një çift klasifikohet si infertile dhe drejtohet tek mjeku specialist për kryerjen e analizave përkatëse.
Spermiograma është analiza kryesore që i rekomandohet një mashkulli infertil. Ajo analizon spermën e pacientit duke e krahasuar atë me vlerat normale të pranuara botërisht. Është spermiograma ajo që diagnostikon në shumicën e rasteve nëse një mashkull ka një problem me fertilitetin e tij apo jo. Spermiograma është një analizë shumë e thjeshtë, jo e shtrenjtë dhe e domosdoshme në vlerësimin e potencialit fertil të një mashkulli.

Pse është e rëndësishme analiza e spermës që në fillim?
Një çift me moshë <35 vjeç, pa problem fertiliteti ka 20 – 25% shanse në muaj për të arritur një shtatzani në mënyrë natyrale. Në 12 muaj kontakte seksuale të pambrojtura, rreth 90% e këtyre çifteve do të arrijnë të kenë një shtatzani pa patur nevojën për mjekim.Faktori mashkullor, i vetëm, është përgjegjës për 25 – 40% të rasteve me inferilitet, ndërkohë që në 30% të rasteve kemi shoqërim të një faktori mashkullor me një faktor femëror si shkaqe të inferilitetit. Për këtë arsye, duke kryer analizën e spermës që në momentet e para kur shtazania po vonon, është e mundur të diagnostikohen dhe trajtohen në kohë problemet e fertilitetit të lidhura me mashkullin.

Sa shpejt del rezultati?
Rezultati i analizës merret brenda 1 – 2 orëve.

Kur kryhet? Si kryhet?
Pas mastrubimit, mostrën tuaj ju duhet ta kolektoni në një gotë sterile (të cilën ju a jep klinika). Spermiograma mund të kryhet në një ambient special të klinikës. Klinikat moderne kanë një ambient special për spermiogramën. Klinikat që nuk kanë hapësirën e duhur i drejtojnë pacientët të japin analizën në tualet, gjë që nuk është aspak profesionale, etike dhe për më tepër aspak sterile. Ajo mund të jepet edhe në shtëpi, me kusht që ju ta sillni gotën sterile brenda 30 minutave në klinikë.

Sa ditë abstinencë duhet?
Zakonisht për spermiogramën rekomandohet abstinencë seksuale 2 – 5 ditë. Intervale më të shkurtra sjellin rezultate jo të sakta.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçin telefononi në numrin 042 357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 3 of 16‹12345›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë