Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Ndërhyrja TEVAR nga Dr. Bekim Jata – Spitali Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Gjatë kësaj jave është kryer me sukses ndërhyrja TEVAR nga Dr. Bekim Jata, Shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalit Amerikan 3.

Për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjet endovaskulare në aortë janë kryer para 8 vitesh nga ekipi i Spitalit Amerikan kryesuar nga Dr. Bekim Jata.

Aorta është arteria kryesore, e cila del nga zemra dhe shpërndan gjakun e oksigjenuar në të gjithë trupin. Zgjerimi i saj mbi normën quhet aneurizëm dhe përbën rrezikshmëri të lartë për grisje (diseksion) ose çarje (rupturë) të aortës. Diseksioni dhe ruptura kanë nevojë për ndërhyrje urgjente për shkak të vdekshmërisë së lartë që mbajnë, ndërsa në aneurizma ndërhyrja kryhet kur kalohet një prag kritik ose shpejtësia e rritjes së saj është e lartë.

Deri pak vite më parë mënyra e vetme invazive e trajtimit të këtyre sëmundjeve ka qënë riparimi dhe zëvëndësimi i pjesës së dëmtuar të aortës me anë të operacionit të hapur, me gjithë rrezikshmërinë e konsiderueshme që mban një ndërhyrje e tillë.

Riparimi endovaskular i aortës torakale (TEVAR) ose abdominale (EVAR) është një teknikë moderne e përhapur në botë sidomos gjatë dekadës së fundit. Ajo konsiston në vendosjen e stent-grafteve nga brenda aortës duke lënë jashtë funksionit pjesën e dëmtuar të saj. Kjo ndërhyrje minimal-invazive ka efikasitet të lartë trajtimi, rrezikshmëri komplikacioni të ulët krahasuar me operacionin klasik, siguron komfort më të lartë për pacientin dhe kohëqëndrim të shkurtër në spital.

Gjatë viteve të fundit rreth 50 pacientë nga të gjitha trojet shqiptare i janë nënshtruar me sukses ndërhyrjeve të tilla duke e kthyer spitalin tonë në qendër referente për këtë patologji.

Ekipi i kompletuar me kardiolog inaziv, kirurgë kardio-torakal, kirurg kardio-vaskular, anestezist invaziv ofron mundësi trajtimi gjatë 24 orëve në Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Shpresa per jetën rikthehet për Drisartin në Spitalin Amerikan 1 – Dr. Sc. Lida Shosha

By Spitali Amerikan - Të Reja

Drisarti, paraqitet nga familjarët në Urgjencën e Spitalit Amerikan 1 në gjendje shumë kritike për jetën, pa shpresa se një mjek mund të ofronte zgjidhje për situatën e tij.

Në një gjendje të rënduar shëndëtesore, një pacient me disa sëmundje shoqëruese dhe me pamundësi për të shprehur verbalisht situatën e tij të rënduar, familjarët drejtohen të Dr.Sc. Lida Shosha, me shpresën e fundit që do mund t’i ofronte zgjidhje kësaj situate.

I paraqitur në urgjencë me një gjëndje te të rënduar septike, pasojë e një megakoloni toksik, shkaktuar nga një patologji e lindur, (Sindroma Hirschsprung’s,) komplikuar dhe nga nje kolecistit akut, dhe kriza eplileptike te shpeshta, në teren të dhimbjeve të forta abdominale, pacienti kishte prej vitesh, probleme te rënda me tranzitin intestinal dhe me një muaj pa defekuar.

Një ekip mjekësh vlerësojnë rastin kompleks, duke marrë parasysh sëmundjen ekzistuese të Drisartit dhe Dr.Sc. Lida Shosha, Kirurge/ Koloproktologe, bashkë me ekipin e mjekëve anestezistë, merr përsipër të kryejë ndërhyrjen e vështirë që zgjati disa orë.

“Një pacient shumë kompleks dhe një situatë e rëndë shëndetësorë, ndjekja post operatore ishte po aq e vështirë, por ekipi reanimator me shumë përkushtim dhe profesionalizëm arriti të stabilizojë gjendjen e tij” shprehet Dr. Rinard Kotroci, Shef i Reanimacionit në Spitalin Amerikan 1.

Dr. Brunilda Zllami, neurologe, beri ndjekjen intesive, per problemet neurologjike dhe krizat epileptike post operatore, duke stabilizuar gjendjen e pacientit dhe duke i dhënë mundësi të kalojë situatën e rëndë.

Familjarët e Dristarit falenderojnë Spitalin Amerikan 1 dhe ekipin e mjekëve, drejtuar nga Dr. Lida Shosha, jo vetëm se i ktheu në jetë familjarin e tyre, por edhe për lehtësimet e ofruara mbi detyrimet spitalorë, duke i ulur këto kosto në minimumin e mundshëm.

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me intervistat e mjekëve dhe familjarëve që flasin për këtë rast të vështirë, të realizuar me sukses.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Lida Shosha në Spitalin Amerikan 1, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Rast bamirësie nën kujdesin e Dr. Klodian Allajbeu – Dëshira e Ronaldos

By Spitali Amerikan - Të Reja

Historia e Ronaldos të vogël na përloti të gjithëve, kur për ditëlindje si dhuratë kërkonte një operacion.

Dëshirë e rrallë për një fëmijë 6 vjeçar, i cili mbas 14 ndërhyrjesh të pasuksesshme jashtë vendit, kërkonte zgjidhje përfundimtare për problemin e tij.

Këtë zgjidhje mund t’ia ofronte vetëm Dr. Kamil Kose në Spitalin Amerikan 2.

Ronaldo, djaloshi 6 vjeçar, ka lindur me një deformim në pjesën e poshtme të këmbës, duke e kthyer këtë gjymtyrë në jo funksionale për të ecur dhe për të patur një jetë si bashkëmoshatarët e tij.

Shumë ndërhyrje të kryera njëra pas tjetrës jashtë vendit dhe përsëri Ronaldo dhe e ëma e tij Rudina, nuk i kishin humbur shpresat se Ronaldo do mund të ecte një ditë me këmbët e tij, me ndihmën e një proteze.

Në kërkime e sipër për mjekun e duhur për këtë ndërhyrje, dëgjojnë për Dr. Kamil Kose, mjeku me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ortopedisë, i specializuar dhe me eksperiencën e duhur për këtë ndërhyrje kaq të vështirë dhe delikate.

Dr. Kamil Kose dhe Spitali Amerikan morrën përsipër ndërhyjen e Ronaldos, duke kuptuar edhe vështirësitë financiare të familjes dhe pamundësinë e tyre për të paguar një operacion kaq kompleks.

Dr. Kamil Kose do të kryejë një ndërhyrje, duke amputuar një pjesë të gjymtyrës së pazhvilluar, nga niveli i nyjes së gjurit, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mbajë një protezë dhe të ecë në mënyrë të pavarur dhe mos të ketë më dhimbje.

Ndërhyrja u krye me sukses dhe Ronaldo i vogël është në fazë rekuperimi.

Spitali Amerikan uron që telashet shëndetësore të Ronaldos të kenë marrë fund dhe ai të hedhë hapat e para drejt shkollës dhe jetës me këmbët e tij.

Ronaldo nuk është vetëm pacienti ynë por edhe shoku ynë i vogël.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Departamenti i Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një nga armët më të forta të një institucioni të mirë shëndetësor është pa diskutim imazheria e avancuar që thotë fjalën e fundit në diagnostikimin e shumë sëmundjeve dhe marrjen e vendimit për trajtimin e tyre.

Në Spitalin Amerikan 3 stafi i mjekëve radiologë dhe teknikë të specializuar, bazuar edhe në aparaturat më moderne të imazherisë, ofrojnë maksimumin e precizionit në mbështetjen me imazhe të diagnostikimit të saktë.

Tomografi e Kompjuterizuar (Skaner) 128 detektorë

CT kardiake

Rezonancë Magnetike 1.5 Tesla

Shintigrafi

Mamografi Rreze-x

Dixhitale Ekografi / Doppler

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!SHOW LESS

Këmba diabetike – Dr. Shk. Alban Malaj

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Shk. Alban Malaj, Kirurg Vaskular, pranë Spitalit Amerikan 1, ka folur për pacientët me këmbë diabetike.

Çdo 30 sekonda në botë, amputohet një këmbë diabetike. Pacienti diabetik me këmbë iskenike është një pacient kompleks, i cili duhet të ndiqet periodikisht nga endokrinologu, kirurgu vaskular, ortopedi dhe mjeku i familjes.

Dr. Shk. Alban Malaj, thekson se pacienti diabetik duhet të fillojë kontrollet mjekësore në periferi, që në momentin e parë që diagnostikohet me diabet dhe duhet të ndjekë në mënyrë rigoroze çdo problem tjetër që ka.

Pranë Spitalit Amerikan 1, pacientët me stenoza të arterieve, trajtohen me terapi endovaskulare, mini invazive dhe së bashku me terapinë post-operatore arrihet një rezultat i suksesshëm për mbajtjen gjallë të këmbës diabetike.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e kirurgut vaskular, Dr. Shk. Alban Malaj.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shk. Alban Malaj, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Gastroskopia – Dr. Redi Çapi

By Spitali Amerikan - Të Reja

Gastroskopia në Spitalin Amerikan 2, mjeku gastroenterolog Dr.Redi Çapi gjatë ekzaminimit të një pacienti.

Gastroskopia kryhet nga mjeku gastroenterolog. Me anë të kësaj procedure të thjeshtë semiinvazive ekzaminohet pjesa e sipërme e aparatit tretës, duke filluar nga ezofagu, stomaku dhe fillimi i zorës së hollë (duodeni).

Shërben jo vetëm për të diagnostikuar për sëmundjet e pjesës së sipërme të aparatit tretës, por gjithashtu edhe për procedura terapeutike siç janë ndalimet e hemoragjive të pjesës së sipërme të aparatit tretës, heqja e polipeve apo nëse do të jetë e nevojshme edhe marrja e biopsive në këto nivele.

Në kushtet e Spitalit Amerikan gastroskopia khryet me anestezi totale, është shumë komode jo vetëm për mjekun, por edhe për pacientin. Përgjithësisht zgjat 4-5 minuta nëse nuk nevojiten procedura shtesë siç është marrja e biopsive apo ndalimi i hemoragjive dhe përfundon pa u zgjuar pacienti.

Pasi përfundon ekzaminimi, pacienti dërgohet në dhomën e zgjimit dhe pas zgjimit i jepet diagnoza, këshilla dhe mjekimi përkatës.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Redi Çapi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Teknikat e fundit të imazherisë në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

CT skaner është procedura joinvazive, me e shpejtë dhe e thjeshtë e imazhit që jep informacione diagnostikuese vendimtare për pacientin.

Pajisja e re 128 CT Scanner në Spitalin Amerikan ofron:

  • Pamje shumë të detajuara me rezolucion dhe cilësi të lartë e cila i ofron mundësinë mjekut të shikojë edhe strukturat më të imta.  
  • 128-slice CT skaner krijon mundësinë e një skanimi shumë të shpejtë duke reduktuar ndjeshëm nevojën e pacientit për të mbajtur frymën. Kjo veçori është shumë e rëndësishme veçanërisht në rastet e personave me trauma, moshat e treta dhe ato pediatrike. 
  • 128-slice CT lejon deri në 60% zvogëlimin e dozës së rrezatimit.
  • Teknologjia e automatizuar bën të mundur që mjeku imazherist të shpenzojë më shumë kohë me pacientin dhe më pak kohë me pajisjen
  • Forma e re që ka pajisja i jep mundësinë pacientit për një qëndrim dhe pozicionim shumë me komod, krahasuar me CT scanner të tjerë.

CT është joinvazive, procedura e shpejtë dhe e thjeshtë e imazhit që jep informacione diagnostikuese vendimtare përfshirë Calcium Score dhe CT Angiografi Koronare.  


Cila është risia?

  • Skaneri Flash ofron përmirësime të ndjeshme krahasuar me pajisje të mëparshme;  
  • Rezolucion më i mirë kohor, zvogëlon kohën e skanimit nga rreth 10 sekonda në rreth 5 sekonda 
  • Më shumë fuqi tubi, shumë e rëndësishme për pacientët me fizik të madh 
  • Modaliteti i skanimit flash – lejon mbulimin e të gjithë zemrës me vetëm një rrahje të zemrës 

X-CARE zvogëlon ekspozimin direkt ndaj rrezeve X ekspozimi për dozën më të ndjeshme në pjesët e trupit, p.sh. gjinjtë, gjëndra tiroide ose sy deri në 40% pa kompromentuar cilësinë e imazhit përmes skanimit të pjesshëm.

Me ndihmën e IMAR, artefaktet e shkaktuara nga metalet (persona që kanë proteza metalike në trup) mund të zvogëlohet ndjeshëm në imazhet klinike pa rritur dozën e rrezatimit.

Hapësira e pacientit është e gjerë 70 cm (më e madhja në vend) me kapacitet deri në 226.80kg ju mbështet në tejkalimin e kufizimeve të sistemeve konvencionale CT. 

Lehtësim për pacientët e vegjël dhe imazhet pediatrike 

Për shkak të shpejtësisë së lartë të skanimit (deri në 41 cm për sekondë), modaliteti i skanimit Flash është ideal për pacientët e vegjël.

Përfitimi i mënyrës së skanimit Flash në CT pediatrike demonstrohet edhe në figurë, kur në rastin se pacienti i vogël lëziv, për arsye të moshës dhe mospërqëndrimit, cilësia e imazheve të CT skaner është shumë e qartë, krahasuar me modele të mëparshme, duke e bërë këtë pajisje ideale për pacientët e vegjël.  

Kjo pajisje risi ofron tre mënyra të skanimit kardiak 

1. Spirale e mbyllur në mënyrë retrospektive

Skanimi spiral i mbyllur në mënyrë retrospektive është teknika më e përdorur në CT kardiake. Rrezja x është vazhdimisht e ndezur dhe pacienti ekzaminohet përmes GANTRY shumë ngadalë (pich 0,2-0,3, në varësi të rrahjeve të zemrës). Imazhet janë rindërtuar në mënyrë retrospektive duke përdorur të dhëna projeksioni nga faza e dëshiruar e ciklit kardiak. 

2. Skanimi sekuencial EKG perspektive është një teknikë Dose-efikase për CT kardiake, veçanërisht për studime ku intereson vetëm një fazë e vetme kardiake. 

Rrezet X ndizen vetëm në fazat e parazgjedhura gjatë ciklit kardiak dhe për këtë arsye doza mund të zvogëlohet ndjeshëm në krahasim me mënyrën e skanimit të mbyllur me EKG. 

3.  Blic i shkaktuar nga perspektiva

Në këtë mënyrë, një skanim spiral shumë i shpejtë shkaktohet nga sinjali EKG. Me mbulimin e detektorit prej 38,4 mm dhe pich prej 3,4, një zemër 12 cm mund të skanohet brenda 270 ms, e cila mund të futet në një cikël kardiak kur rrahjet e zemrës janë të ulëta.  

Kjo pajisje është tani në dispozicion të pacientëve tanë çdo ditë në Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Albana Shahini – Mamografia në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Albana Shahini, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 1 flet për ekzaminimin e mamografisë.

Mamografia është ekzaminimi më i përdorur në botë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë.

Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë.

Ky ekzaminim këshillohet për gratë mbi moshën 40 vjeçare, pasi kanë mbyllur ciklin e riprodhimit dhe dëndësia e gjirit të tyre nuk është shumë e lartë. Në mënyrë që ekzaminimi të jetë sa më pak i dhimbshëm, këshillohet të kryhet mbas ciklit mestrual.

Ekzaminimi ekografik i gjirit, është një ekzaminim pa dhimbje, këshillohet për moshat nga 20 në 40 vjeç, mund të përsëritet në çdo moment të jetës dhe është një ekzaminim pa rrezatim.

Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse vëreni ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Vuani nga variçet? Eliminimi me lazer me 20% ulje në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vuani nga variçet? Eliminimi me lazer tani me 20% ulje në Spitalin Amerikan 3.

Ablacioni me radiofrekuencë është një trajtim minimal invaziv për venat varikoze (variçet). (Ablacioni nënkupton që një mjek përdor energji termale për të dëmtuar indet dhe për të mbyllur venën.
Kjo teknikë përdor energji radiofrekuencë për të ngrohur dhe dëmtuar murin brenda një vene. Kjo zakonisht mbyllet të venat e pacientëve që kanë variçe në këmbë.


Për të trajtuar një venë me variçe, energjia nga radiofrekuenca drejtohet përmes një tubi të hollë (kateter) të futur përmes një prerjeje të vogël në vena. Mund të përdoret në venat e mëdha në këmbë dhe mund të bëhet në një ambient spitalor duke përdorur anestezi lokale ose regjionale. Rikuperimi është i shpejtë dhe ju mund të ecni menjëhëre, duke ndjekur gjithashtu terapinë e dhënë.

Në Spitalin Amerikan 3 këto trajtime kryhen me sukses nga kirurgët tanë.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Gjëndra e Hipofizës – Dr. Mirjeta Guni

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Mirjeta Guni, mjeke endokrinologe, në Spitalin Amerikan 3, ka folur për hipofizën, një gjëndër endokrinologjike e rëndësishme, jo shumë të dëgjuar më parë.

E rrallë, por jo për nga rëndësia, hipofiza cilësohet si një gjëndër kryesore e cila me anën e disa hormoneve që ajo prodhon, kontrollon dhe rregullon veprimtarinë dhe funksionin e gjëndrave të tjera endokrine.

Patologjia më e shpeshtë e kësaj gjëndre është prolaktinoma e cila karakterizohet nga një mbiprodhim i hormonit të prolaktinës ose sic njihet ndryshe “hormoni i qumështit”, e cila prek me shumë femrat nga mosha 20-50 vjeç por jo vetëm, mund të gjendet edhe tek meshkujt.

Dr. Mirjeta, ka theksuar rëndësinë e diagnostikimit dhe ekzaminimet imazherike përkatëse, për të përcaktuar trajtimin e duhur të kësaj patologjie.

Pranë Spitalit Amerikan 3, diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj gjendre zë një rol të vecantë, me një staf të përkushtuar për rezultate sa më të kënaqshme.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken endokrinologe Mirjeta Guni, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 8 of 16«‹678910›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë