Spitali Amerikan, sërish në ndihmë të pacientëve në nevojë
Spitali Amerikan, në vazhdimësi të shërbimit shëndetësor dhe trajtimit profesional për pacientët me probleme shëndetësore në nevojë; i është përgjigjur thirrjes për ndihmë për një krevat elektrik nga pacientja Shpresa Dybeli.
Si çdo kërkesë dhe nevojë drejtuar këtij institucioni privat shëndetësor; edhe kësaj herë, letra për ndihmë adresuar Spitalit Amerikan për dhurimin e një krevati elektrik për pacienten Shpresa Dybeli, ka gjetur zgjidhjen e menjëhershme dhe brenda një kohe mjaft të shkurtër.
Sipas letrës me shkrim të dërguar nga i biri Durim Dybeli, pacientja vuan prej vitesh nga hemiplegjia (paralizë parciale e trupit). Nën kujdesin e mjekëve dhe stafit menaxherial, Spitali Amerikan i ka dhuruar pacientes një krevat elektrik, të nevojshëm për gjendjen e saj të komplikuar shëndetsore.
Të emocionuar, të afërmit dhe familjarët kanë shprehur falenderimet e tyre për ndihmën dhe gatishmërine e treguar nga ky institucion për t’ju përgjigjur në kohë dhe me humanizëm nevojave të familjares së tyre.
Kjo është e disata herë, në vazhdimësi edhe të viteve të mëparshme, që Spitali Amerikan përmbush më përgjegjshmëri dhe profesionalizëm jo vetëm detyrën dhe misionin për t’i shërbyer në çdo kohë dhe situatë çdo pacienti nga ana mjekësore; por sidomos duke synuar gjithnjë realizimin e misionit human dhe njerëzor për këdo pacient dhe familje në vështirësi ekonomike dhe shëndetësore.