Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
Kongresi i Pare Multidisiplinar Nderkombetar

Kongresi i Pare Multidisiplinar Nderkombetar

By Spitali Amerikan - Të Reja



TIRANE – Është organizuar sot në Tiranë Kongresi i parë Multidisplinor Mjekësor Ndërkombëtar nga Spitali Amerikan. Kongresi me temën “Edukimi në vazhdim përmes profesionistëve të mjekësisë” është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarëbotërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore. Lindita Shosha, Presidente e Internacional Medical Congres Albania, u shpreh se është një çast shumë i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare. “Ky kongres, zhvillohet për herë të parë nga Spitali Amerikan. Misioni kryesor është që ne, çdo ditë e më tepër të jemi pranë njerëzve që na kanë nevojë. Sot ky kongres është një shprehje shumë e mirë e këtij bashkëpunimi, përmbledh mjekë nga të gjitha spitalet, nga të gjitha institucionet nga vendi dhe nga bota. Ne të gjithë së bashku sot do të jemi me njëri-tjetrin në një event ku të tregojmë dhe të marrim,” – tha Shosha. Ministri Ilir Beqaj, i pranishëm në konferencë, tha se të tilla nisma duhet të ishin marrë më herët. “Unë që kam marrë përsipër të bëj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, e shikoj ofertën e shërbimit shëndetësor si një të vetme. Shumica dërmuese e shërbimit jepet nga specialistë shqiptar, nga profesionistë të shëndetësisë shqiptare që do të thotë që ka akoma më shumë hapësirë për sinergji. Eshtë tamam momenti kur ne po vlerësojmë eksperiencën 5 vjeçare 2010-2014 të ciklit të edukimit në vazhdim, po analizojmë atë dhe është momenti kur po ndërtojmë ciklin e ardhshëm dhe unë besojë se çfarë do të jetë sot, do të jetë përsëri një vlerë e shtuar” – u shpreh Beqaj. Figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë u nderuan në këtë kongres me certifikata të mirënjohjes për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve si dhe dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist. Ky kongres është një mundësi e mirë që mjekët pjesëmarrës të mund të përftojnë 20 kredite përgjatë harkut kohor të dy ditëve që zgjat kongresi multidisiplinar.

Suksesi i Kongresit të I-rë Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar

Suksesi i Kongresit të I-rë Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar

By Spitali Amerikan - Të Reja



Për herë të parë në Shqipëri u zhvillua Kongresi Multidisiplinar Mjekësor Ndërkombëtar me temë “Edukimi në Vazhdim përmes Profesionistëve të Mjekësisë” organizuar nga Spitali Amerikan.

Në këtë event u diskutuan mbi 12 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne.

Ky event, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe me një përfshirje mbarë botërore, solli në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specilitete të ndryshme të mjekësisë botërore.

Mbi 45 lektorë të huaj dhe shqiptarë nderuan me pjesëmarjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve Prof. Dr. Philip Caushaj (SHBA),Prof. Dr. Felice Giangasparo (ITALI), Prof. Dr. Ethem Beskonakli (TURQI), Prof. Dr. Ulrich Rosendahl (BRITANI E MADHE), Prof. Dr. Josef Besik (ÇEKI), Prof. Dr. Jurgen Ennker (GJERMANI), Prof Dr Neyir Eren (TURQI), Prof. Dr. Marco Jaccobbi (ITALI), Prof. Dr. Venanzio Valenzia (ITALI), Prof. Dr. Sadik Ersoz (TURQI), Prof. Dr. Ugo de Santis (ITALI), Prof. Dr. Claus Boheim (AUSTRIA) e shumë të tjerë.

Në këtë event u nderuan me Certifikata të Mirënjohjes, figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve, dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist.

Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë dhe kontriubuan në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndëruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptar.

Spitali Amerikan operon sukesesshëm prej nëntë vitesh duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve anembanë trevave Shqipëtare. SpitaliAmerikan është një investim Shqiptaro-Amerikan i fondit Bedminster Capital Management dhe synon ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore përmes personelit profesional të përzgjedhur vendor dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne në fushën e mjekësisë.

Spitali Amerikan dekorohet nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani

Spitali Amerikan dekorohet nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Në vlerësim të kontributit të shquar pedagogjik dhe klinik, si dhe përkushtimit maksimal profesional në fushën e kirurgjisë së transplanteve, duke realizuar ndërhyrje renale dhe hepatike, në mënyrë të palodhur e vetëmohuese dhe në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional në fushën e kardiokirurgjisë, në ndarjen dhe shkëmbimin e përvojës së pasur shkencore dhe realizimin e ndërhyrjeve të pamundura më parë për pacientët shqiptarë”.

Presidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani dekoroi Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren, mjek kardiokirurg, për kontribut mjaft të rëndësishëm duke realizuar ndërhyrjet më të vështira në zemër, si dhe për herë të parë është realizuar koronarografia dhe revaskularizimit i arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit – e cila ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të ekipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9 vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar të Spitalit Amerikan​.

Presidenti Z. Nishani dekoroi Prof. Dr. Seyit Mehmet Sadik Ersoz, mjek i Spitalit Amerikan, ku ndërmori sfidën e rradhës në mjekësinë shqiptare – transplantin e Veshkave dhe të Mëlçisë, të realizuar për herë të parë në Shqipëri. Sot numërohen mbi 80 transplante të kryera me sukses nga ekipi ynë i kirurgëve dhe tre qendra hemodializë me një kapacitet prej 381 shtretërish duke e bërë kështu Spitalin Amerikan qendrën e vetme të fokusuar në trajtimin e pacientëve me insufiçiencë renale.​

Spitali Amerikan mori përsipër t’u sillte pacientëve shqiptarë atë ç’ka ata meritonin, atë ç’ka shpesh kërkonin jashtë kufijve të Shqipërisë, atë që mjekësia shqiptare me gjithë talentin e përkushtimin e mjekëve, në mungesë të kushteve dhe teknologjisë nuk ua kishte ofruar.

Spitali Amerikan me investimin më të madh dhe të rëndësishëm, i Pari spital privat në Shqipëri me teknologjinë më të avancuar dhe me stafin mjekësor të specializuar, solli standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqiptarë. ​

Sot, pas 9 vitesh, spitali numëron 300 000 mijë pacientë të cilëve mundohemi t’u dëgjojmë zërin dhe t’u njohim kërkesat një nga një.

Të jesh lider dhe të vendosësh standartet në rang kombëtar dhe jo vetëm, për Spitali Amerikan do të thotë të kesh zgjidhje për çdo kërkesë të çdo pacienti, t’u ofrosh atyre sistemin më efiçent dhe teknologjinë më të lartë në mbështetje të profesionalizmit të stafit. Do të thotë të jesh gjithmonë disa hapa para e të mos ndalesh asnjë ditë së përmirësuari dhe avancuari nëpërmjet punës kërkimore dhe edukimit.

Urgjenca në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Te bashkuar kunder kancerit te gjirit”

By Spitali Amerikan - Të Reja



“Spitali Amerikan ishte pjese e konferencës se dytë nderkombetare “Te bashkuar kundër kancerit të gjirit” e cila u organizuara ne dt 24 Tetor ku moren pjesë Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Ministri i Shendetesise z. Ilir Beqaj, Ambasadorja e Perhershme e UNFPA ne Tirane gjithashtu profesorë të shquar italianë të shkencave mjekësore. Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit ndihmon në trajtimin më efikas të sëmundjes, ndaj dhe gjithë theksi gjatë kesaj konference u vu në sensibilizimin e grave dhe të gjithë shoqërisë për të kryer kontrollet dhe depistimet.

Spitali Amerikan, perqafoje jeten!”

Dëmtimi në gju, mjekët vendosin a do kërcej të hënën

Dëmtimi në gju, mjekët vendosin a do kërcej të hënën

By Spitali Amerikan - Të Reja

Elgit Doda eshte demtuar gjate provave dhe pret konfirmimin e mjekeve nese do ngjitet ne skene te henen. Nese jo, Xhensiles i duhet te kerceje vetem kete jave

Elgit Doda kantautori i suksesshëm dhe konkurrent në Dance  with me, gjatë provave të kërcimit, ka pësuar një dëmtim në gju. Elgiti  është shoqëruar menjeherë në Spitalin Amerikan ku ka bërë konsultat dhe ka marrë dhe mjekimet e para.

Elgiti sqaron, për të gjithë të interesuarit pas konsultës me mjekun, se dëmtimi që  ka pësuar  është këputje ligamenti dhe krisje e meniskut.

Aktualisht ai ka pak dhimbje, por  është në gjendje shumë të mirë. Ndjek rregullisht provat dhe  është në pritje për të marrë konfirmimin e mjekëve nëse do të ngjitet këtë herë në skenë apo jo. Por Elgiti thotë i vendosur: “Javën tjetër do të jem  patjetër në skenën e  Dance  with me, më i fuqishëm se kurrë në konkurim”.


Sëmundjet e sistemit nervor dhe metodat e trajtimit të tyre

Sëmundjet e sistemit nervor dhe metodat e trajtimit të tyre

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Ne dt 18 Tetor, ne ambjentet e Hotel Tirana u zhvillua Konferenca e Neurokirurgjise me tematikë “ Semundjet e sistemit nervor dhe trajtimet e tyre” . Te ftuar ishin mjeke Neurologe, Neurokirurge, Radiolog dhe Fiziotereapist nga vendi dhe te huaj. Dy mjekët Neurokirurge të Spitalit Amerikan Prof.Dr. Ethem Beşkonaklı, Dr. İbrahim Barış Saygılı, si dhe mjekët neurologe Dr. Brunilda Zllami, Dr. Entela Basha etj, referuan temat e tyre lidhur me punën e tyre kërkimore me qëllim që mjekët pjesëmarrës të informoheshin saktë dhe të vlerësonin rëndësinë e problemeve ne sistemin nervor dhe diagnostikimin e sëmundjeve nervore para dhe gjatë fazës operatore.
Në departamentin e Neurokirurgjisë ofrohen trajtimet e veçanta për sëmundjet e shtyllës kurrizore, tumoret në tru, çrregullimet cerebrovaskulare, frakturat e qafës, operacionet e mikrokirurgjisë me metodat më të fundit. Po ashtu, ofrohen trajtime të veçanta për patologjitë degjenerative të kolonës vertebrale çervikale, dorsale dhe lumbosakrale (hernie diskale, artrozë dhe stenozë e kanalit vertebral), Patologjive tumorale të kolonës vertebrale, të palcës dhe të nervave spinale dhe Patologjive dismetabolike (kolapse vertebrale osteoporike).

Spitali Amerikan, perqafoje jeten!”

Spitali Amerikan në Tiranë, konferenca për javën e Urologjisë, risi e studime!

Spitali Amerikan në Tiranë, konferenca për javën e Urologjisë, risi e studime!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan së bashku me Shoqatën e Urologjisë dhe mjekë të këtij shërbimi organizuan një konferencë me temë “ Java Urologjike në Shqiperi”

Qëllimi ishte që të prezantoheshin metodat dhe studimet që kanë të bëjnë më risinë e trajtimit të sëmundjeve në veshka dhe në aparatin urogjenital.

Në Spitalin Amerikan, nëpërmjet metodave laparoskopike realizohen ndërhyrje të veçanta, si heqja e veshkës apo interventet për shkak të tumoreve në vezike. Shefi i urologjisë në Spitalin Amerikan, Hakki Perk, informohi se pacientët që përfitojnë nga këto ndërhyrje janë jo vetëm nga Shqipëria por dhe më gjerë, sepse këto intervente të specializuara realizohen vetëm në Spitalin Amerikan.

Për këtë ecuri foli dhe Presidenti i Shoqatës së Urologjisë, Flamur Tartari.

Me interes, ky takim i përbashkët u ndoq nga mjekë në fushën e Urologjisë për të njohur metodat e trajtimit të avancuara të sëmundjve të veshkave dhe prostatës, tumoret në veshka dhe aparatin urogjenital apo gurët në veshka.

Spitalin Amerikan vazhdon te beje diferencen ku diganostikohen dhe trajtohen në vazhdimësi, të gjitha patologjitë e ndryshme urologjike nëpërmjet metodave më të fundit kirurgjikale me mjekët më të specializuar dhe aparaturat më modern në vend.

 

Page 11 of 11«‹91011

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë