Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
Spitali Amerikan, marrëveshje bashkëpunimi me Genesis Clinic

Spitali Amerikan, marrëveshje bashkëpunimi me Genesis Clinic

By Spitali Amerikan - Të Reja

Hapet Shoqata e Turizmit Shëndetësor në Kosovë

Spitali Amerikan dhe Genesis Clinic zhvilloi dje në Prishtinë konferencën ndërkombëtare “Turizmi Shëndetësor “me fokus trajtimin e Infertilitetit. Me pjesëmarrjen e mjekëve të njohur shqiptarë e të huaj kjo temë u diskutua gjerësisht për vetë kontributin që Spitali Amerikan kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në zhvillimin e turizmit shëndetësor në Shqipëri e tashmë edhe në degën e tij në Kosovë. Ky spital konkurron me cmime dhe cilësi vende të zhvilluara të Europës.

Për të njëjtën cilësi shërbimi e trajtimi shëndetësor Spitali Amerikan ofron trajtimin më bashkëkohor të infertilitetit duke përdorur jo vetëm teknologjitë më moderrne por edhe një staf të specializuar mjekësh.

Në këtë konferencë organizuar nën kujdesin e veçantë të Administratorit të Përgjithshëm të Spitalit Amerikan Z. Klodian Allajbeu dhe Administratorit të Genesis Athens Dr.Konstantinos Pantos morën pjesë Presidenti i Urdhërit të Mjekut në Kosovë, z. Pleurat Sejdiu,z. George Patoulis, Presidenti i Këshillit Grek të Turizmit Shëndetësor, Z. Nicolae Baniciou, Kryetari i Shoqatës së kardiologëve të Kosovës prof.Gani Bajraktari, Kryetari i Shoqatës së Reumatologëve të Kosovës Prof.Sylejman Rexhepi, Ministri i Shëndetësisë së Rumanisë si dhe një sërë mjekësh të njohur obsetër gjinekologë, kardiologë, radiologë.

Gjatë konferencës u diskutua për bashkëpunimin ndërkufitar në turizmin shëndetësor, zhvillimin e më tejshëm të tij si dhe risitë në fertilizimin invitro ku përfshihen teknologjitë e reja, protokollet mjekësore. Në fund të kësaj konference Spitali Amerikan në Kosovë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesit e shtetit të Greqisë dhe Rumanisë për hapjen e një shoqate të turizmi shëndetësor në Kosovë.

Në planet afatgjata të Spitalit Amerikan është zhvillimi i mëtejshëm i turizmit shëndetësor në Shqipëri e Kosovë. “Për këtë jemi duke investuar shumë në infrastrukturë, teknologji dhe staf mjekësor të kualifikuar, në mënyrë që të konkurojmë denjësisht vendet e rajonit si Maqedonia, Serbia dhe Turqia dhe ta rikthejmë shëndetësinë e Kosovës në nivelin që të gjithë e dëshirojmë”, u shpreh Administratori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

“Dhuro Gjak, shpëto jetë”, Spitali Amerikan fushatë për sensibilizimin e të rinjve

“Dhuro Gjak, shpëto jetë”, Spitali Amerikan fushatë për sensibilizimin e të rinjve

By Spitali Amerikan - Të Reja

Të solidarizohesh për të dhuruar gjak, nuk tregon thjesht dëshirën për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë për të. Do të thotë të mendosh përtej vetes , familjes dhe miqve të tu. Do të thotë të vihesh në pozicionin e një fëmije talasemik që për të jetuar, duhet të kryejë transfuzion ccdo 21 ditë. Do të thotë gjithashtu të mendosh se për shkak të një aksidenti gjithkush mund të ketë emergjencë marrjen e gjakut. Do të thotë se pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh. Nga ana tjetër të dhurosh gjak, do të thotë të informohesh për një sërë benefitesh që ka ky proces për organizmin. E duke ditur të gjitha këto të jesh ti që të sensibilizosh të tjerët. Nën sloganin “Dhuro gjak, Dhuro jetë, mbro shëndetin tënd”.Spitali Amerikan e ka kthyer në traditë sensibilizimin për dhurimin e gjakut. Këtë vit, fokusi do të jetë tek të rinjtë e veccanërisht studentët, si potenciali më i madh në Shqipëri për dhurimin e gjakut. Gjak mund të dhurojnë të gjithë ata persona që janë të shëndetshëm 18 deri 60 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Dhurohet 450 ml( ± 10%) dhe kjo këshillohet të bëhet 4 herë në vit për burrat dhe 2 herë në vit per gratë në moshë pjellorie. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit Duhet të dini se gjaku ka një cikël riprodhimi të përhershëm prej 21 ditësh, pra është e zakonshme që ai të shkatërrohet vetë. Para se të kryeni këtë akt soldariteti, mjekët do të sigurohen se ju gëzoni shëndet të plotë dhe ky dhurim nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj. Kjo realizohet nëpërmjet intervistimit dhe vizitës mjekësore.Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit,

Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore  për të “ngritur” në këmbë pacientët e dëmtuar!

Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore për të “ngritur” në këmbë pacientët e dëmtuar!

By Spitali Amerikan - Të Reja

 


Qendra e Fizioterapisë në Spitalin Amerikan 3, me shërbimin më të sofistikuar për fëmijët dhe të rriturit.

Fizioterapia pas një ndërhyrje kirurgjikale është thelbësore për rekuperimin e plotë të pacienit. Dy fizioterapistët e Spitalit Amerikan, Juliana Balla dhe Kujtesa Dautaj shpjegojnë rëndësinë e këtij shërbimi dhe çfarë ofrohet ndryshe në qendrën e fizioterapisë së Spitalit Amerikan. “Nëse fizioterapia nuk kryhet pas një operacioni, rekuperimi zgjat më shumë në kohë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës”, sqaron fizioterapistja Kujtesa Dautaj. Veçanërisht për operacionet kur pacienti vendos një protezë, teknikat e rehabilitimit me fizioterapi janë të domosdoshme. Por sipas mjekut Italian ortoped, Guido Bassi duke kryer vizitat mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale për pacientë me probleme të cilët, kanë nevojë për shërbim të specializuar mjekësor. Përveç traumave, në këtë shërbim paraqiten pacientë që kanë patologji të ndryshme në artikulacionet e trupit veçanërisht gjunjët. “Kemi pacientë të cilët paraqiten në spital me dhimbje shumë të forta dhe pas grafisë na rezulton se kemi të bëjmë me një konsumim të kockave të gjurit. Në këto raste ne propozojmë një protezë të pjesshme ose të plotë të gjurit”, thotë mjeku ortoped Guido Bassi. Pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, mjeku ortopedi, thekson se fizioterapia është e domosdoshme, në mënyrë që pacientët t’i kthehen jetës normale. Në spitalin Amerikan, shërbimi i fizioterapisë është ofruar që prej themelimit të tij, por tashmë në Spitalin Amerikan 3, Qendra e Fizioterapisë me specialistë shqiptarë e të huaj, ofron një gamë shumë më të gjerë teknikash rehabilituese, duke qëndruar krah qendrave më të specializuara në Europë,për këtë shërbim. Në këtë qendër aparaturat më të sofistikuara, ndihmojnë ekipin e fiziterapistëve, duke ofruar një shërbim bashkëkohor për pacientët. Menaxhimi i problemeve muskulo-skelektike dhe rehabilitimi post-kirurgjikal realizohen me sukses në këtë shërbim. “Parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe në shërbimin tonë ne ofrojmë teknikat për menaxhimin e jetës së përditshme të personave që kanë probleme, duke ndihmuar në rehabilitimin e artikulacioneve dhe të masës muskulare”, sqaron fizioterapistja, Kujtesa Dautaj. Sipas saj në rastet kur pacienti ka dhimbje, të cilat janë shenjë shoqëruese e artrozave , është e nevojshme që artikulacionet jo vetëm të ndihmohen por edhe të pregatiten nëse me vonë lind nevoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. “Vendosja e protezave në zonën e gjurit, shpatullave kur është e domosdoshme, shoqërohet me fizioterapi përpara dhe pas operacionit. Ky trajtim eviton atë që ne e quajmë dështim të protezës. Roli i fizioterapistit në fakt nuk është vetëm tek rehabilitimi, por edhe tek edukimi , në fazën me sensitive, 2-3 javë pas ndërhyrjes kirurgjikale”, shprehet fiziotarapistja Juliana Balla. Në qendrën e fizioterapisë të spitalit Amerikan 3, ofrohet shërbim duke filluar që nga patologjitë me karakter neorulogjik, pediatrik (veçanërisht për rastet e skoliozës apo kifozës). Gjithashtu përfshihen edhe rehabilitimet e patologjive kardiovaskulare, reumatologjike, si dhe rehabilitimet sportive. Shërbimi i duhur i fizioterapisë, vërtet kërkon kohë, por sot bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilit kishin humbur shpresat me qendrën më të mirë në Spitalin Amerikan 3.

Micro TESE metoda me e Avancuar e mjekesise riprodhuese per ciftet me problemet e spermes vetem ne Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Gjergji Semini
Kirurg Urolog

Përparimet në mjekësinë riprodhuese gjatë viteve të fundit u kanë dhënë një shans meshkujve të cilët më parë konsideroheshin absolutisht sterilë për të krijuar fëmijë biologjikë.

Këto përparime kanë ardhur në dy fronte. E para ishte ardhja e Fertilizimit In Vitro (IVF) me Injeksion Sperm Intra-Cytoplasmic (ICSI). Ky zbulim teknologjik zvogëloi kërkesën e numrit të spermatozoideve që nevojitet për të fekonduar një vezë nga mijëra të tillë me vetëm një spermatozoid për çdo vezë. Kjo do të thotë që meshkujt me një sasi shumë të pakët të spermës që nuk mund të përmirësoheshin me ilaçe, të kenë edhe një mundësi e re për të konceptuar në mënyrë efektive një fëmijë të tyrin.

Rezulton se meshkujt që nuk kanë spermatozoide në ejakulat për shkak të problemeve me prodhimin e spermës, si pasojë e një gjendje të quajtur Azoospermia Jo-Obstruktive (NOA), në të vërtetë mund (por jo gjithnjë) të kenë “ishuj” të vegjël të prodhimit të spermës brenda testikulit. Në të vërtetë, më shumë se 50 – 60% e meshkujve me NOA aktualisht prodhojnë sasi të vogla të spermës brenda testikulit që mund të përdoren në IVF / ICSI për të krijuar një fëmijë.

Tingëllon si një lajm i mirë për të gjithë, apo jo? E pra, sfida për ekspertët ka qenë të zhvillohen teknika që përmirësojnë shanset për gjetjen e spermës brenda testikulit dhe më pas të krijohen strategji efektive për marrjen e spermatozoidit më të mirë gjatë të njëjtës proçedurë për përdorim e tyre në IVF.

Ekstraktimi i spermës së pakët kërkon aftësi dhe teknologji

Një teknikë e re kirurgjikale, e quajtur Microsurgical Testicular Extraction Sperm ose “Micro-TESE” është zhvilluar për të zbuluar spermën në testikujt e burrave që kanë prodhim të pakët të spermës.

Për shkak se tubulat e testikulit janë struktura mikroskopike, ato nuk mund të dallohen me sy të lirë. Megjithatë, duke përdorur një mikroskop operativ për të ekzaminuar tubulat në kohën e kryerjes së biopsisë testikulare, mund të ekstraktohen në mënyrë selektive tubulat “më të mirë” ose ata më të zakonshmit. Është fakt se ekziston një shans më i lartë që të gjenden spermatozoide në tubat “më të mirë”, më shumë se në tubulat me aspekt jo të shëndetshëm ose ato fibrotike.

Duhet të kesh kryer kaq shumë nga këto procedura, si dhe të kesh aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur këto tuba, më premtueset.

Pasi të hiqen mostrat, tubat hapen në një pjatë Petri që përmban medium (terren) shplarës për spermatozoidet dhe kërkimi për spermatozoidet fillon duke ekzaminuar mostrat nën mikroskop. Mund të nevojitet deri në pesë orë për të kërkuar spermë tek mostrat. Ky është një proces shumë kompleks dhe i lodhshëm, por shumë i rëndësishëm. Sapo të gjenden, spermatozoidet më pas inkubohen të vendosur në kontenierë të posaçëm në pritje të vezëve për tu injektuar, ose ngrihen (krioprezervohen) për fekondim në të ardhshmen.

Kjo teknikë e avancuar na lejon të drejtojmë biopsinë në zonat më të mira dhe të rrisim mundësinë e gjetjes së spermës duke hequr sasi të vogla të indeve,vndryshe nga një biopsi e rastësishme, duke shkaktuar edhe më pak dëme. Biopsitë e rastësishme janë të pasakta sepse është e pamundur që një mjek të gjejë xhepa të mundshëm të spermës duke vëzhguar pjesën e jashtme të një testikuj me sy te lirë, përveç fatit.

Mikro-TESE është një procedurë e avancuar që kërkon aftësinë dhe kuptimin e një mikro kirurgu ekspert shumë të njohur me indet testikulare. Kombinimi i përdorimit të mikroskopit operativ, diseksimi i tubulave të testikulit dhe të pasurit e një personeli të trajnuar për të kërkuar spermatozoide mund të bëjë dallimin midis suksesit dhe dështimit për shumë çifte.

Mikro-TESE mund të kryhet si një procedurë diagnostike dhe nëse gjendet spermë e përdorshme, atëherë indi testikular mund të ngrihet dhe çifti rekomandohet të vazhdojë me ICSI. Gjithashtu mund të kryhet menjehere ICSI pas cikit të marrjes së vezëve, në mënyrë që spermatozoidi të injektohet në vezë pa ngrirje. Ngrirja e spermës nga burrat me probleme të prodhimit të spermës mund të jetë e vështirë pasi këto spermatozoide zakonisht janë të paktë në numër dhe nuk shkrihen mirë. Prandaj shansi më i mirë i shtatzanisë është përdorimi i spermatozoideve të freskëta të fituara vetëm para marrjes së vezëve dhe kryerjes të ICSI-t

Mundësia e gjetjes së spermës me Micro-TESE është më e lartë se 50 – 60%. Kjo është dyfishi i shanseve për gjetjen e spermatozoideve nga biopsitë jo-mikrokirurgjikale ose gjilpëra të marra nga urologët e përgjithshëm. Mikro-TESE është një përparim i madh në kirurgjinë riprodhuese të meshkujve, por kryhet vetëm nga një numër i vogël i kirurgëve riprodhues.

Disa kirurgë bëjnë prerje të panevojshme të mëdha në skrotum dhe në testikuj. Ne jemi përqendruar në zhvillimin e teknikave minimale invazive, duke e bërë këtë një proçedurë më të lehtë për t’u shëruar.

Fertilizimi In Vitro dhe Teknologjia Time Lapse ne perzgjedhjen e embrioneve me te mire

Fertilizimi In Vitro dhe Teknologjia Time Lapse ne perzgjedhjen e embrioneve me te mire

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjeku obsetër gjinekolog Elton Peçi: Embrioni nuk del më nga inkubatori, gjithçka e monitoruar brenda një pajisjeje.

Më shumë se 6 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ardhur në jetë falë fekondimit in vitro apo fekondimit të asistuar. Tashmë kjo teknikë ka kapërcyer 40 vjet që nga koha kur ka nisur të aplikohet për herë të parë dhe u ka sjellë gëzim dhe mundësinë e sjelljes në jetë të një fëmije, mijra çifteve. Perfeksionimi i saj ka bërë që së fundmi një teknikë e re që quhet “Time-Lapse”, të aplikohet për përzgjedhjen e embrioneve. Po ku konsiston kjo teknikë që në Shqipëri mundësohet vetëm në Spitalin Amerikan dhe në të gjithë ballkanin e aplikojnë vetëm 5 qendra. Mjeku, obsetër gjinekolog i këtij spitali Elton Peçi dhe Embriologu, Besfort Ferhati sqarojnë risitë e kësaj teknologjie të re që po aplikohet në fushën e fertilizimit in- vitro. “Time –lapse është një inkubator i cili ka të inkorporuar edhe një sistem monitorizues që nga momenti i depozitimit të vezës e cila është e fekonduar me spermatozoid. Time-lipse fotografon në intervale me 10 minuta në kohëzgjatje nga njëri-tjetri, gjithë zhvillimin embrional”, sqaron mjeku Elton Peçi ku Sipas tij, ka një avantazh në krahasim me metodologjinë e vjetër, pasi më herët për të monitoruar embrionet duhet të hapej inkubatori të transferoheshin tek miroskopi dhe të riktheheshin prap aty. “Me këtë metodologji eliminohet plotësisht kjo pjesë duke evituar të gjitha rreziqet dhe për më tepër informacioni që ne kemi në lidhje me embrionin është shumë më i plotë, duke e bërë më të lehtë për embriologun përzgjedhjen se cili embrion është më i mirë”, shprehet mjeku embriolog. Të dhënat nga Time-lapse nuk janë më fotografi, por është një filmim i plotë i embrionit i cili mundëson që mjekët të shohin me detaje të gjithë parametrat morfologjikë dhe ndryshimin që ai pëson me kalimin e ditëve deri sa të transferohet në barkun e nënes. “Një embrion më cilësor ka më tepër shanse për t’u inplantuar, më tepër shanse që fekondimi in vitro të rezultojë në një shtatëzani dhe më pak shanse që kjo shtatëzani të përfundojë në abort”, thotë Embriologu Besfort Ferhati. Ai shton gjithashtu se inkubatori, krahasimisht me inkubatorin e vjetër ka një tjetër avantazh, pasi mund të shihen 6 paciente njëkohësisht. Spitali Amerikan është i vetmi spital në vendin tonë që kryen fekondimin invitro me këtë teknologji të re. “Për herë të parë në Shqipëri kjo teknikë është përdorur 1 muaj më parë në Spitalin Amerikan, momentalisht në të gjithë ballkanin janë vetëm 5 klinika që e aplikojnë. Ka rreth 10 vjet që përdoret në botë, por kuptohet jo në të gjitha klinikat sepse jo të gjithë vendet e kanë mundësinë njësoj t’i përdorin”, thotë mjeku obsetër gjinekolog Elton Peçi. Embriologu i spitalit Amerikan thekson se materialet gjenetike të femrës dhe të mashkullit që tentojnë një shtatëzini pasi bashkohen futen brenda aparaturës dhe që nga momenti i vendosjes së vezëve të pllenuara , filmohet gjithcka që ndodh në çdo embrion.” Time –lapase gjithashtu me anë të një disku ruan të dhënat dhe nga ana tjetër parackton me saktësi kohën e lindjes ndërsa filmimet prindërit kanë të drejtë t’i tërheqin dhe t’i ruajnë pas lindjes”, thotë embriologu i Spitalit Amerikan.

Mjeku grek Gerasimos Partidas i Spitalit Amerikan: Me anë të Bi-test, zbulohen problemet në strukturën e kokës dhe trupit tek fetusi!

Mjeku grek Gerasimos Partidas i Spitalit Amerikan: Me anë të Bi-test, zbulohen problemet në strukturën e kokës dhe trupit tek fetusi!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ekzaminimet prenatale, Bi-testi zbulon

anomalitë gjatë shtatëzanisë që në javën e 12-të.

Gratë shtatëzana mund të mësojnë për anomali të mundshme të fetusit që në javën e 12-të të shtatëzanisë. Me anë të ekzaminimit Bi-test jo vetëm që mund të diagnostikohen problemet që lidhen me strukturën e kokës dhe trupit, sindroma të ndryshme, por mund të mësohet me saktësi dita e lindjes së bebeve. Bi-test është vetëm një nga diagnozat prenatale të cilat mundësohen nga Spitali Amerikan prej një ekipi të specializuar dhe me mjetet e teknologjisē më të fundit.

Përveç dianozës me Bi-test, që kryhet në muajin e tretë të shtatëzanisë, Eko 3D morfologjike është një tjetër ekzaminim mjaft i rëndësishëm në javën e 22-të të shtatëzanisë, apo kur fetusi është 4 muaj e gjysmë. Dr. Gerasimo Partidas shpjegon arsyet pse, gratë shtatëzana duhet të kryejnë këto egzaminime, në mënyrë që të grantojnë një shtatëzani të mbarë dhe lindjen e një bebeje të shëndetshme. “Ekzaminimi i Bi-testit është shumë i rëndësishëm pasi mund të diagnostikojë probleme që lidhen me strukturën e kokës dhe të trupit, të cilat mund të zgjidhen në atë moment dhe të mos pritet deri sa shtatëzania të shkojë në muajt më të avancuar. Gjithashtu përcaktohet me saktësi rreziku për sindromat kronologjike dhe anomalitë kardiake”, shprehet mjeku i mirënjohur grek. Sipas tij Bi-Testi përcakton me saktësi moshën e fetusit dhe ditën e lindjes. Në lidhje me ekon morfologjike, mjeku sqaron se ajo kryhet në javën e 22-të të shtatëzanisë. “Ekoja morfologjike mund të ekzaminojë deri në 80% të rasteve anomalitë kryesore për ecuritë e fëmijës, sa I përket trurit, organeve dhe zemrës, pra ato që kanë rëndësi jetike për fëmijën. I parashikojmë nëpërmjet këtij ekzaminimi në mënyrë që të dihet ecuria dhe të përgatiten prindërit në rastet që mund të ketë nevojë për trajtim spitalor pas lindjes”, sqaron mjeku Partidas.

Spitali Amerikan mbetet I pari dhe i vetmi i cili siguron standardet më të larta të shërbimit të gjinekologjisë në vend, duke ofruar teknikat më të reja edhe për cciftet që e kanë të vështirë të sjellin në jetë një fëmijë, por nga ana tjetër shtatazania e çdo nëne ndiqet që nga dita e parë e deri në përfundim nga një ekip i specializuar mjekësh i cili ofron egzaminimet me metodat më moderrne pa asnjë dallim edhe nga qendra ekselence spitalore në Europë dhe natyrisht me cmime disa herë më të lira.

Dr. Gerasimos Partidas është pjesë e Qëndrës së Mjekësisë Fetale dhe kryen të gjitha Ekot morfologjike ne Spitalin Amerikan 2 & 3.

Ermal Mamaqi bëhet baba për herë të dytë, Ami sjell në jetë vajzën

Ermal Mamaqi bëhet baba për herë të dytë, Ami sjell në jetë vajzën

By Spitali Amerikan - Të Reja

Pritja e ëmbël ka mbaruar dhe Ami ka sjellë në jetë vajzën e saj në Spitalin Amerikan. Ishte Ermal Mamaqi ai që pak minuta më parë publikoi lajmin e mirë përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it.

“Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhe me një vajzë…”- shkruan Ermal Mamaqi, teksa, sjell edhe foton e parë të vogëlushes.

Siç duket dhe nga fotoja, bebushja u lind me flokë me një kokë plot flokë dhe shumë e shëndetshme.

Komentet nga miqtë dhe fansat sigurisht ishin pafund. Vajza është fëmija i dytë i çiftit të njohur, pas djalit 4-vjeçar, Joelit.

Pesë vjecc pa mundur të ecë, Spitali Amerikan merr përsipër trajtimin e vajzës nga Burreli

By Spitali Amerikan - Të Reja
Riselda ëshë 5 vjeç dhe nuk mund të ecë. Ajo vuan nga një paralizë cerebrale dhe trajtimi i saj mund të bëhet i mundur vetëm falë fizioterapisë. Familja Pjetri deri tani e ka patur të pamundur pasi jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. I ati, Edision Pjetri mes lotësh kërkon ndihmë për vajzën të cilës për shkak të sëmundjes i është shkaktuar mosformimi i mirë I kockës. Familja pa asnjë lloj të ardhure e ka të pamundur të përballojë trajtimin e sëmundjes . Riselda kërkon të shërohet dhe të eci si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Ky rast u bë publik në media dhe menjëherë Spitali Amerikan mori për sipër rastin , duke ofruar falas gjithë trajtimin. Ky spital ka qendrën më të madhe të fizioterapisë me mjekë shqiptarë e të huaj. “Spitali Amerikan do të trajtojë vajzën , duke bërë të mundur shërbimin dhe trajtimin nga ekipi ynë mjekësor”, sqaron Oriela Kosho, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun, në Spitalin Amerikan. Mjekët sqarojnë se bëhet fjalë për një paralizë celebrale të lehtë, ku deficiti është kryesisht tek këmbet, duart nuk janë shumë të prekura. “Problemi kryesor qëndron tek pjesa e ekuilibrit dhe do punojmë shumë për të rritur masën muskulare , duke arritur të rrisim pjesën e lëvizshmërisë.Do të realizojmë të paktën 3-4 seanca në javë dhe jemi shumë optimistë që do arrijmë atë që kemi synim, që vajza të nisë të ecë”, shprehet mjekja Kujtesa Dauti, mjeke fizioterapeutiste pediatre në Spitalin Amerikan. Fizioterapia do të jetë intensive dhe shumë shpejt Riselda falë kësaj ndihme, pritet të ecë si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Fizioterapia në spitalin Amerikan ofrohet me metodat më moderrne dhe me një staf të specializuar mjekësh të huaj e shqiptarë.

Shëndeti i bebes përzgjidhet që në embrion, Spitali Amerikan sjell teknologjinë time-lapse

Shëndeti i bebes përzgjidhet që në embrion, Spitali Amerikan sjell teknologjinë time-lapse

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në të gjithë Ballkanin këtë teknikë e mundësojnë vetëm 6 klinika moderne

Fekondim in vitro, duke zgjedhur paraprakisht embirionet më të shëndetshmë dhe me potencialin më të lartë, për më pak defekte të lindura te bebet. Teknologjia time – lapse në IVF, më e përdoruara nga klinikat më moderrne në botë për fekondimin in vitro, tashmë në Shqipëri ofrohet vetëm nga Spitali Amerikan. Gjithnjë avangardë në metodat e reja , Spitali Amerikan si një qendër ekselence qëndron krah 5 klinikave më moderrne të Ballkanit të cilat ofrojnë fekondimin in vitro me teknologjinë time-lapse. Ato janë të vetmet që munden t’i ofrojnë çifteve të reja, këtë metodë e cila mundëson shtatëzani të shëndetshme e pas saj një bebe edhe më të shëndetshme. Teknologjia time – lapse në IVF është aplikuar për herë të parë në 2010 nga studiuesit e Stanford University (USA). Që nga ky vit, janë të shumta studimet që kanë treguar superioritetin e saj në seleksionimin e embrioneve me potencial më të mirë për implantim. Nëpërmjet fotografimit të detajuar të embrioneve mjekët specialistë në labroatorë arrijnë të gjykojnë duke i ndjekur hap pas hapi se cilat nga këto embrione kanë arritur me sukses të kenë potencialin e nevojshëm dhe nuk kanë shfaqur asnjë anomaly. Sipas mjekëve në këtë mënyrë parandalohen një sërë defektesh të lindura tek bebet. Teknologjia time-lapse, është teknologjia më e përfolur nga mediat ndërkombëtare për fekondimin in vitro vitet e fundit. Qendra e fertilizimit in vitro në spitalin Amerikan, aktualisht është qendra me ekipin mjekësor më të specializuar dhe me aparaturat më moderne në Shqipëri. Suksesi i fertilizimi in vitro në Spitalin Amerikan ka shënuar madje disa raste të rralla suksesi ku edhe gra në moshën 50 vjeçare kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, pas shumë vitesh përpjekje.

Fëmijët e lindur para kohe, Spitali Amerikan sjell teknikën e re “Piç-Lines”

Fëmijët e lindur para kohe, Spitali Amerikan sjell teknikën e re “Piç-Lines”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Trajnohet stafi i neonatologëve, më pak dhimbje për bebet që duan trajtim mjekësor

Stafi i nenonatologjisë mori pjesë në trajnimin teoriko-praktik “ Vendosja dhe kujdesi për PIÇ-LINES”. Kjo teknikë është e përdorur tek fëmijët veçanërisht për trajtim intravenoz, dhënie të ushqimit lëngjeve dhe në rastet kur ata kanë nevojë për një trajtim të veçantë për disa javë. Vendosja e këtij kateteri, do të thotë më pak dhimbje për fëmijën duke eliminuar shpimin e tij me age sa herë trajtimi nevojitet. Veçanërisht për të sapolindurit përpara kohë PIÇ Lines njihet si teknika më e mirë për trajtimin dhe ushqimin e tyre.Ky catheter, mund të mbahet edhe mbi 4 javë pa shkaktuar asnjëi problem. Në sajë të kësaj teknike ulet numri i irritimeve te të vegjlit dhe lejohet marrja e likideve me përqendrim të lartë si dhe ushqyerja parenterale. Spitali Amerikan i kushton rëndësi jo vetëm teknikave më të mira për pacientët, por edhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit mjekësor, duke besuar se vetëm në këtë mënyrë shërbimi mjekësor do të jetë ne nivelet më të larta. Procedura PIÇ –LINNES mund të kryhet vetëm nga një staf I personalizuar dhe për të vendosur tubin e vogël në vena duhen të paktën 1-2 orë. Teknika e përdorur është vetëm një nga teknikat më moderrne që përdoren në Spitalin Amerikan dhe veçanërisht në Qendra e Gruas dhe Fertilitetit të këtij spitali. Me një gamë shumë të gjerë dhe të kompletuar shërbimesh për shëndetin e gruas. Spitali Amerikan ka ekipin e duhur me mjekët më të mirë, si dhe kushtet e aparaturat më të avancuara për ndjekjen e shtatzënisë në lindje, nga Check Up-i gjinekologjik në problemet e fertilitetit, nga problemet e thjeshta gjinekologjike në kancerin e qafës së mitrës.

Page 2 of 11‹1234›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë