Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
Paketa “Për një familje të shëndetshme”, 8 analiza për ju dhe fëmijët në Spitalin Amerikan 4000 lekë

Paketa “Për një familje të shëndetshme”, 8 analiza për ju dhe fëmijët në Spitalin Amerikan 4000 lekë

By Spitali Amerikan - Të Reja

E keni provuar atë ndjesinë e çlirimit pasi keni kryer disa egzaminime të rëndësishme të cilat i kishit shtyrë prej kohësh? Arsye nuk ka qenë vetëm koha, por edhe çmimet e këtyre analizave, ndaj vazhdimisht keni vendosur t’i lini për një moment tjetër? Tek fëmijët nuk jeni kursyer, por sërish ka ardhur momenti të përsërisni disa prej këtyre analizave? Spitali Amerikan u jep zgjidhje të gjitha këtyre pikëpyetjeve me dy paketat e reja, duke menduar për gjithë familjen. Gjatë muajit mars mund të shkoni së bashku me fëmijët tuaj duke përfituar nga paketat “Për një familje të shëndetshme”. Ka vendosur kështu t’I cilësojë Spitali Amerikan, I cili në thelbin e misionit të tij ka pikërisht ofrimin e mundësisë për një jetë më të shëndetshme, e cila natyrisht arrihet vetëm duke parandaluar e kapur në kohë çdo sëmundje. Për këtë egzaminimet laboratorike janë tepër të rëndësishme si dhe zanafilla e diagnostikimit për cilin do mjek që ju do t’i besoni shëndetin tuaj. Paketat “për një familje të shëndetshme”, vijnë me 8 egzaminime të grupuara veçmas për të rriturit dhe fëmijët dhe me një çmim 2000 lekë secila.

Për të rriturit kjo paketë përmban egzaminimet laboratorike:

-Gjak komplet

-Urinë komplet

-Glicemi esell

-Lipodograme

Për fëmijët:

Gjak komplet

Ferritinë

Urinë komplet

Feçe parazit

A eshte tershera ushqimi magjik ne femijerine e hershme?!

By Spitali Amerikan - Të Reja

PHD.MD.Albana DAKA

Mjeke laboratori-nutricioniste

Debati mbi menunë ushqimore të fëmijëve të çerdheve dhe kopshteve në Tiranë vazhdon të jetë i ndezur prej rreth dy javësh.

Ushqimi më i kontestuar i kësaj menuje nga ana e prinderve (dhe jo me kot !) është : TËRSHËRA.

E trumbetuar fort si një ushqim fantastik , me një profil nutricional të lartë, a është e vërtetë e tillë?

Arsyet Pro përdorimit të tërshërës:

1. Është e pasur me vitamina dhe minerale (mangan, fosfor, hekur ,magnez, zink, vitamine B1…)

2. Përmban sasi të konsiderueshme fibrash (rreth 11 gr për 100 gr-tre herë më shumë se çdo drith tjetër ) c’ka ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, rritjes së kolesterolit dhe shfaqjes së diabetit.

3. Jep ndjesi ngopjeje dhe si e tillë konsiderohet ushqim i përshtatshëm për dieta dobësimi.

Por duke u kthyer në debatin aktual del se dhe dy nga pikat e listuara si pozitive në fakt nuk vlejnë si të tilla në rastin e fëmijëve dhe madje konsiderohen kundër pikërisht për këto arsye:

· Pika 3: Përmbajtja e lartë e fibrave nuk është e rekomanduar tek fëmijët e vegjel të cilët kanë lëvizshmëri të shtuar të zorrës ( motilitet të shtuar intestinal) dhe sasi modeste të mikroflores intestinale çka çon në episode të shpeshta të diarresë .

Sipas OBSH, infeksionet respiratore akute (IRA) dhe diarrhea janë ndër shkaqët kryesorë të sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë feminore nën 5 vjeç.

· Pika 4: A kanë të gjithë fëmijët nevojë të konsumojnë ushqime që i ngopin më shpejt? A kanë nevojë të dobësohen?

Arsyet e qëndrimeve KUNDËR: ( të tjerat)

1. Ashtu si shumë ushqime të tjera në tregun ushqimor shqiptar nuk ka garanci për cilësinë e tyre

2. Acidi fitik që përmban tërshëra mund të pengojë trupin të përthithë vitaminat dhe mineralet që përmban vetë tërshëra si ushqim.

3. Sasitë e përqëndruara të fitateve shkaktojnë parehati dhe irritim të traktit gastro-intestinal.

4. Kur tershera nuk shoqërohet me ushqime që përmbajnë yndyrë (gjalpë,qumësht etj) vlerat ushqimore të saj bëhen të vështira për t’u

absorbuar duke e bërë ushqim “bosh” (në menunë e re të çerdheve ka tërshërë të shtuar me ujë dhe jo qumësht apo kos !)

Arsyet vazhdojnë edhe më tej , të argumentuara shkencërisht nga mjekë nutricioniste por jo vetëm.

Pikërisht për këtë do të ishte e udhës që paraprakisht të bëheshin dëgjesa publike dhe konsultime më shumë specialiste të fushës.

AkademiaDHI për një rezultat të shkëlqyer të flokëve tuaj.

AkademiaDHI për një rezultat të shkëlqyer të flokëve tuaj.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Metoda më e fundit e mbjelljes së flokëve

Spitali Amerikan në bashkëpunim me DHI Akademi ofrojnë tashmë edhe për shqipëtarët teknikën më të avancuar për mbjelljen e flokëve . “Direct hair implantation” është sot për sot teknika e fundit e ofruar në të gjithë botën që siguron një rezultat natyral dhe me garnaci të përjetshme .

Kjo akademi në bashkëpunim me univeristetit e mjeksisë së Athinës po punojnë për një program gjithëpërfshirës që nga parandalimi i rënies së flokëve , trajtimin dhe ruajtjen afatgjatë të flokëve faktori psikologjik stresi etje që kanë lidhje me alopecinë (rënien e flokut )
Në lidhje me reduktimin e stresit oksidativ faktor ky që ndikon në rënien e flokut , akademia ofron një gamë të gjerë produktesh që e reduktojnë ndjeshëm këtë faktor. (në trajtë kremrash spy shampoo etje) .

Pse duhet të zgjedhim Dhi ? Avantazhet me metodat FUE dhe FUT

  • Kotrollohet nga kirurgu kendi thellësia dhe drejtimi i flokëve që do mbillen.
  • Nuk ka shpinë përpara implantimit (mbjlljes )
  • Pa shenja
  • Insturmentat e përdorur janë një pordorimshe?
  • Trajtime për mbjellje flokëve por edhe të mjekrës dhe trupit gjithashtu
  • Procedurë e mirënjohur dhe Brenda strandarteve ISO . CQS dhe akademisë Londinese të flokut .
  • E vetmja metodë e cila mësohet në Universitetet Europiane.

Eshtë një metodë inovative e mbjellies së flokut e cila kryhet nga doktorët e çertifikuar nga Akademia DHI. Kjo akademi ka 46 vjet experiencë dhe me 62 klinka në të gjithë botën .Procedura konsiston në marrjen e folikujve dhe mbjelljen DIREKT të tyre në zonën e nevojshme në të cilen ka rrallim ose rënie flokësh, është e sigurt si procedure, me rezultate natyrale, përdoret anestezi lokale dhe është totalisht pa dhimbje sepse shpimet janë me diametër 1 mm ose më të vogël se 1.

Eshtë e vetmja metodë që mund të kryhet edhe pa i shkurtuar flokët, pacienti kthehet në aktivitetin e përditshëm ditën e nesërme dhe është në gjendje perfekte . Kryhet vetëm nga doktorët specialist të trajnuar dhe çertifikuar pranë DHI Akademi . Rezultati shikohet menjëher pas 2 muajsh dhe me garanci të përjetshme , pra floku i mbjellë nuk bie me.

Metodë e thjeshtë pa dhimbje dhe me efikasitet maksimal

  1. Faza e ekstraksioni ose e marrjes së folikujve nga zona dhënëse merret një nga një me anë të ekstaktuesit qe ka një diameter më të vogël se 1 mm . Në këtë mënyrë folikujt nuk dëmtohen
  2. dhe mbajtja e tyre në një temperaturë të veçantë minimizon traumën dhe rrit efikasitetin e trajtimit .
  3. Faza e mbjelljes, folikujt vendosen në zonën e nevojshme me anë të një pajisje të veçantë ( implanter ) që eleminon traumën e skalpit dhe siguron efikasitetin e trajtimit. Vendosja (mjellja) e folikujve behet direct ne skalp , pa bere vrima paraprakisht ose prerje , pra behet direkt.
  4. Drjetimi dhe dendësisa e flokëve të rinj vendoset nga specialistet duke siguaruar një rezultat natyral dhe rritje jetëgjatësi 100 % .
Parësor shëndeti i grave dhe vajzave, për festat e 7-8 marsit, Spitali Amerikan vjen me paketën e ekzaminimeve “DEDIKUAR FEMRËS”

Parësor shëndeti i grave dhe vajzave, për festat e 7-8 marsit, Spitali Amerikan vjen me paketën e ekzaminimeve “DEDIKUAR FEMRËS”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një paketë të plotë ekzaminimesh dedikuar të gjitha vajzave dhe grave me rastin e festave të 7-8 marsit. Këto ditë, përvecse ditë festash, duhen konsideruar nga cilado grua e nënë ditë kontrollesh e më shumë kohe për veten. Të jesh një grua e emancipuar, para së gjithash do të thotë të kujdesesh për shëndetin tënd. Vetëm duke u ekzaminuar në kohë dhe periodikisht shëndeti i gruas është i sigurtë dhe parandalohen në kohë sëmundje të rrezikshme të cilat mund t’u kushtojnë shtrenjtë jo vetëm atyre, por gjithë familjes. Me një paptest një grua mund të parandalojë e identifikojë në kohë një tumor të qafës së mitrës, i cili në stadet e para është lehtësisht i trajtueshëm. Me një mamografi, një grua mund të kapë në kohë një tumor të gjirit, i cili sot është një nga tumoret më të rrezikshme tek femrat. Me analizat e urinës dhe analizat e gjakut janë gjithashtu një sërë problemesh me shëndetin të cilat lehtësisht mund të kontrollohen. Spitali Amerikan ua sjell grave dhe vajzave të gjitha këto ekzaminime si një paketë të vetme duke përfshirë edhe një vizitë tek mjeku i përgjithshëm. Shëndeti i gruas është parësor për Spitalin Amerikan, sepse për ne të përqafosh jetën do të thotë që gruas burimit të jetës t’i kushtosh vëmendjen e duhur. Ndaj për festat e 7-8 marsit mësueses, nënës, apo bashkëshortes mund të jeni ju që t’i dhuroni diçka vërtet me vlerë jo vetëm për të tashmen, por edhe për një të ardhme të shëndetshme. Zgjidhni paketën “DEDIKUAR FEMRËS” e cila me një vlerë 5000 lekë përfshin ekzaminimet :

-Eko Gjiri ose mamografi

-Vizite Mjeku pergjithshem

-Paptest

-Kulturë Vaginale

-Urine Komplet

-Gjak Komplet

Për nënën, gruan, motrën bëj dhuratën më të mirë, shëndetin! Kujdesuni për të, dhuro Check Up!

Vetëm në Spitalin Amerikan!Përqafo jetën!

Infertiliteti në rritje, fekondimin in vitro zgjedhin ta bëjnë në Shqipëri dhe të huajt.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjeku obsetër gjinekolog, Dr. Elton Peci në Spitalin Amerikan: Ja shkaqet dhe teknikat e reja për të pasur shtatëzaninë e dëshiruar!

Infertiliteti ose pamundësia për të ngjizur fëmijë prek 10-13% të popullsisë shqiptare. Por cilat janë shkaqet e infertilitetit femëror ose mashkullor. Pse e hasim gjithnjë e më shumë edhe tek moshat e reja?Mjeku obsetër gjinekolog në spitalin Amerikan, Elton Peçi sqaron se shkaqet janë disa dhe pohon se është në rritje numri i cifteve të cilët kanë probleme me infertilitetin. “Mënyra e jetesës dhe ushqimi janë dy faktorë të rëndësishëm të cilët ndikojnë në këtë problematikë. Kjo vërehet zakonisht në analizat e spermogramës të meshkujve ku shohim një rënie të vlerave, të lëvizhmërisë apo të gjithë morfologjisë çka bën që të ulen shanset për një shtatëzani të femra”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog. Ai pohon gjithashtu se Spitali Amerikan prej 10 vitesh ofron shërbim mjeksor dhe multidisiplinar për trajtimin e infertilitetit, duke filluar që nga mjekimet e thjeshta deri mjekimet më të fundit si fertilizimi in vitro. “Tek meshkujt kemi kryesisht abuzimet me ushqimin, alkoolin, drograt që ndikojnë, ndërsa tek femrat kryesisht problemet me tubat, ose endometrioza e cila është një sëmundje e cila shkaktohet nga prania e qelizave të endometrit jashtë kaviteti të tij. Dukeqenë se sillen në mënyrë ciklike, shkaktojnë ato që quhen ciste dhe dëmtim të funksionit të tubava dhe mënyrën si inplantohet një embrion në endometër”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog. Sipas tij, fertilizimi in vitro është një nga teknikat më të përdoruara në rastet kur në mënyrë natyrale është e pamundur shtatëzania “ Spitali Amerikan prej vitesh kryen me sukses fertilizimin in vitro dhe numri I personave që na besojnë është gjithnjë e më në rritje jo vetëm nga çiftet shqiptare por edhe të huaja. Kjo për shkak të standardeve që ka spitali për të realizuar me sukses fertilizimin in vitro, por edhe për shkak të çmimeve konkurruese”, shprehet mjeku obseter-gjinekolog, Elton Peçi. Sipas tij, ky trend në rritje kur garantohet cilësia ka bërë që numri I çifteve të huaja që vijnë në shqipëri për fekondimin in vitor të jetë gjithnjë e më I lartë. “ Në vende të ndryshme të perëndimit , fekondimi in vitro kushton deri në 25 mijë euro, ndërsa në Shqipëri çmimet janë nga 2500-3500 euro, pra kemi një diferenë në çmim, ndërkohë që teknologjia dhe stafi mjekësor për kryerjen e kësaj teknike është njësoj si në këto vende”, thotë mjeku obsetër gjinekolog. Madje sipas tij, në krahasim me disa vende, suksesi në Shqipëri është edhe më i madh. Mjeku gjinekolog sqaron edhe mënyrën sesi ndiqet shtatëzania me fekondim in vitro, duke u ndalur tek një nga pajisjet më moderrne si embrioskopi I cili bën të mundur monitorimin e embirioneve në ditët e para pas ngjizjes. “Kjo teknologji bën të mundur që ne të kemi një vlerësim më të mirë të embrionit duke zgjedhur embrionin më cilësor për një shtatëzani sa më të shëndetshme. Kjo pajisje analizon embrionet në mënyrë kompjuterike duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e një embrioni të shëndetshëm”, shprehet mjëku. Sipas tij një tjetër analizë të cilën Spitali Amerikan e ofron ekskluzivisht në Shqipëri është analiza genetike e embrionit e cila vlen jo vetëm në rastet kur pacientet bëjnë disa fekondime in vitro, pa sukses dhe në mënyrë të pa shpjegueshme, por edhe në rastet kur kanë disa lindje me fëmijë jo të shëndetshëm genetikishit. “Përmes analizës genetike ne bëjmë të mundur të përzgjedhim ato embrione që nuk mbartin anomali”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog.

Traumat nga aksidentet, Spitali Amerikan vetëm proteza të gjeneratës së fundit tashmë edhe me vitaminë E

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgu ortoped Italian: Jetike vendosja e protezave cilësore. Në spitalin Amerikan protezat me kohëzgjatje deri në 20 vjet

Traumat nga aksidentet rrugore gjejnë prej vitesh zgjidhje në Spitalin Amerikan , ku dhjetra pacientë të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, kanë mundur t’i rikthehen jetës normale. Rastet kur personat që kanë pësuar dëmtime dhe kanë nevojë për proteza në pjesë të ndryshme të trupit janë të shumta. Por vendosja e gabuar e një proteze mund të sjellë pasja të rënda deri në invalidizim të të sëmurëve. Spitali Amerikan përdor për këto raste vetëm proteza të gjeneratës së fundit. Doktor Guido Basi, kirurg ortoped, një nga elitat mjekësore në Itali dhe jo vetëm, me një eksperiencë 40 vjeçare në ortopedi, sqaron se vendosja e një proteze cilësore është jetike. Ai sqaron se Spitali Amerikan është avangardë në llojet e protezave që përdor por edhe teknologjinë e avancuar ku pacientëve u sigurohen teknikat më moderrne dhe me më pak dhimbje. “Rastet që paraqiten më shpesh në Spitalin Amerikan 2, janë rastet që kanë nevojë për vendosjen e protezës së gjurit, kosofemuralë si dhe gjithë rastet e traumës të cilat mbërrijnë në urgjencë. Për sa I përket protezave të koksofemurale dhe të gjurit, në Spitalin Amerikan vendosen protezat e gjeneratës së fundit”, shprehet kirurgu ortoped. Ai sqaron se në rastet e protezave koksofemurale vendosen proteza pa çemento, pra inplantohen drejtpërdrejtë më material që janë biokompatibël me organizmin dhe në këtë mënyrë i japim një jetëgjatësi më të madhe të protezës në trup. “Ndërsa sa I përket protezave të gjurit, ne vendosim proteza kanë një stabilizim anterior dhe në këtë mënyrë skarifikohet më pak kockë nga pacienti dhe kanë dy risi shumë të rëndësishme. Një që është pjesa e lëvizshme që i jep një rekuperim sidomos përthyerjes së gjurit, Gjithashtu materiali që vendosim i kombinuar me vitaminën E, bën të mundur jetëgjatësinë e protezës”, thotë mjeku I njohur. Ai nënvizon se protezat e përdorura në Spitalin Amerikan janë gjithashtu antgialergentë, “E them këtë sepse së fundmi kemi shumë pacientë të cilët janë alergjikë ndaj metaleve, çka

do ta bëntë të pamundur vendosjen e protezës. Kjo protezë që ne kemi mund të vendoset edhe tek këta pacientë”, shprehet pro Guido Basi. Protezat e gjurit janë dy lloje, ato me një pjesë ku ndërrohet vetëm njëra pjesë e gjurit dhe këto përdoren kur është vetëm njëra pjesë e konsumuar. “Vendosja e këtyre protezave është goxha më e lehtë se ajo totale. Por kanë disavantazhin se kohëzgjatja e këtyre protezave është 10-15 vjet ndërsa e protezave normale është 15-20 vjet. Pastaj kemi protezën totale gjatë së cilës bëhet zëvendësimi total i artikulacionit të gjurit”, shprehet kirurgu ortoped i Spitalit Amerikan. Duke u ndalur tek rastet më problematike ai pohon se traumat nga aksidentet janë ato që shkaktojnë edhe problemet më të mëdha. “Mund të përmendim një rast të fundit, me një dëmtim të parakrahut shumë të rëndë, pas një aksidenti me makinë. Dëmtimi i muskujve ishte shumë i madh dhe ne kryem një ndërhyrje ku bëmë një rikostruksion të kockës dhe muskujve dhe tendinave. Kemi bërë gjithashtu edhe plastikë të lëkurës dhe rezultati final është që pacienti tani ka rekuperuar, duke e mos pasur më invaliditet, duke iu rikthyer gjithashtu edhe ndjeshmëria përveç levizhmërisë”, shprehet mjeku.

Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri.

Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekët e Spitalit Amerikan: Në shtim rastet edhe tek 20-30 vjeçarët

Nëse më parë fëmijët sillnin në spital prindërit e tyre me atak ne zemër sot po ndodh e kundërta. Mjekët kardiologë të Spitalit Amerikan, ngrenë alarmin se është ulur ndjeshëm mosha e personave që vijnë në spital me një infarkt të miokardit. Sipas tyre mënyra e jetesës dhe stresi psikologjik janë faktorët kryesorë.” Sëmundjet më të shpeshta të zemrës, janë sëmundjet koronare apo sëmundjet kardiovaskulare, infarkti I miokardit. Shqetësues është fakti se nëse më përpara fëmija ka sjellë babain me infarkt, tani po ndodh e kundërta. Kjo tregon që edhe mosha është ulur deri në moshën 20-30 veçare ku rastet janë shtuar”, shprehen mjekët e spitalit Amerikan. Sipas tyre kontrollet periodike janë ato që do të conin në parandalim të sëmundjeve. Vetëm në njërin prej filaleve të spitalit Amerikan mesatarisht kryhen 30 vizita nga të rinj që shfaqin këto probleme. Gjithashtu nuk mungojnë edhe ndërhyrjet e specializuara në zemër që u shpëtojnë jetën dhjetra pacientëve. Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, edukimi për një zemër të shëndetshme duhet të nisi që në moshë të hershme. “Përdorimi I duhanit dhe i alkoolit, yndyrnat, stresi dhe përdorimi i lëndëve narkotike janë disa nga shkaktarët. Për të mbajtur një zemër të shëndetshme, prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët për stilin e ushqyerjes, aktvitiete sportive dhe duhet t’I mësojnë si të përballen me stresin psikologjik”, shprehen mjekët. Sëmundjet kardiake renditen të parat për shkallën e vdekshmërisë. Shenjat e këtyre sëmundjeve si: dhimbje në kraharor, marrje fryme nuk duhen neglizhuar, drejtohuni sa me shpejt pranë spitalit.

Ortopedia në Spitalin Amerikan, me ndërhyrjet e reja kirurgjikale i kthehen jetës normale edhe pacientët mbi 70 vjeç

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgu Tonin Alia, sfida jonë rekuperimi i shpejtë dhe pa dhimbje i pacientëve

Nuk ka asnjë dallim mosha e pacientit. Sfida e ekipit të mjekëve ortopedë të spitalit Amerikan 3, drejtuar nga mjeku i njohur Tonin Alia, është rikthimi i tyre në jetën normale, pa dhimbje, pa simptoma invaliditeti. I tillë është rasti një 70 vjeçareje, e cila është drejtuar për ndihmë në spitalin Amerikan. “Pacientja u paraqit në gjendje të përkeqësuar, duke çaluar dhe në pamundësi për të zhvilluar jetën e saj normale. Sfida e ekipit tim është vendosja e një anatomie normale dhe të bëjmë një ndërhyrje kirurgjikale me parametrat më bashkëkohorë dhe me materialet me cilësore, në mënyrë që pacientja t’i rikthehet jetes normale”, shprehet mjeku Alia. Vetë pacientja pas ndërhyrjes, dëshmon se po rehabilitohet dhe gradualisht po i kthehet jetës normale.”Ndryshimi është i dukshëm. Jam shumë e kënaqur nga ndërhyrja dhe besoj që rekuperimi do jetë i shpejtë”, shprehet 70-vjeçarja. Mjeku Tonin Alia ka realizuar një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale me të njëjtat metoda siç ato realizohen në vende të zhvilluara të Europës. Kirurgu I mirënjohur ortoped tashmë prej muajsh i është bashkuar Spitalit Amerikan. I ardhur nga Milano, pas një experience 28 vjeçare në spitalet më të njohura në Itali ka zgjedhur spitalin Amerikan për teknologjinë e avancuar që I mundëson kryerjen e ndërhyrjeve kirugjikale tepër të vështira. Doktor Tonin Alia, veprimtarinë më të madhe si kirurg i parë në sallën e operacionit e ka nisur në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”.

Gjithçka që duhet të dini për të luftuar gripin te fëmijët tuaj.

Gjithçka që duhet të dini për të luftuar gripin te fëmijët tuaj.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Niketa Koliçi, mjeke neonatologe në Spitalin Amerikan, jep disa këshilla se si të mbroni dhe të trajtoni fëmijet tuaj në këto ditë virozash.

Gripi është një infeksion i rrugëve respiratore i shkaktuar nga virusi influenza.

Gripi shpërthen çdo vit, zakonisht mes muajve nëntor dhe prill. Për shkak të ndryshimeve të shpeshta që pësojnë viruset e influenzes njerëzit nuk jane imunë për kohë të gjata. Kjo është arsyeja pse mund të sëmuremi disa herë brenda vitit me grip. Termi virozë e stinës ka të bëjë me viruset e influenzës që përhapen çdo vit.

Si përhapet gripi?
Viruset e influencës qendrojnë në hundë dhe orofarings. Fëmijët mund ta marrin nga motrat e vëllëzërit, prindërit, shokët e shkollës apo edukatoret.
Sporet zakonisht përhapen nëpërmjet:

  • Kontaktit të drejtpërdrejtë- puthja apo prekja me persona të sëmurë
  • Kontaktit jo të drejtpërdrejtë – nga prekja e të njëjtave objekte me personat e sëmurë
  • Nëpërmjet ajrit- nga tështimat ose kolla

Si ta kuptojmë kur fëmija është me grip?
Simptomat më tipike të gripit përfshijnë:

  • Temperaturë të papritur
  • Dhimbje koke e muskujsh
  • Lodhje të shprehur
  • Kollë të thatë
  • Mungesë oreksi

Tek fëmijet këto shenja shpesh shoqërohen me :

  • Temperaturë të lartë e pashpjegueshme, pa shenja të tjera shoqëruese
  • Shpesh ka temperaturë mbi 39.5 që shoqërohen edhe me konvulsione
  • Dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre
  • Dhimbje veshi, sy të skuqur

A mund të shkaktojë gripi komplikacione të tjera?
Në individët e shëndetshëm gripi kalon pa problem serioze, temperatura dhe dhimbjet e muskujve zgjasin 2-4 ditë, kurse kolla dhe lodhja mund të vazhdojnë edhe për dy javë.
Te fëmijët mund të ndërlikohet me laringite, bronchiolitis apo pneumoni.
Gripi dobëson sistemin imunitar duke mundësuar mbivendosjen e infeksioneve bakteriale të veshit, mushkërive apo sinuseve.
Gripi është më i rrezikshëm në fëmijet më të vegjel se 2 vjeç të cilët janë të prekur nga sëmundje kronike të zemrës, mushkërive apo që vuajnë nga problemë neurologjike.
Në raste të rralla gripi shkakton komplikacione të zemrës apo trurit.

Kur duhet ti drejtohemi mjekut?
Nëse bebi juaj është më i vogël se 3 muajsh dhe:

  • Ka vështirësi në frymëmarrje
  • Nuk ushqehet apo vjell
  • Ka temperaturë > 38

Nëse fëmija juaj:

  • Merr frymë shpejt dhe me vështirësi
  • Ka dhimbje gjoksi dhe kollë me gjak
  • Kur kolla i provokon edhe të vjella
  • Merr shumë pak lëngje ose ka mbi 6 orë zgjuar,pa urinuar
  • Vjell për më shumë se 6 orë rresht,ose ka diarre profuze
  • Kur temperatura vazhdon për më shumë se 5 ditë

Dërgojeni urgjentisht në spital fëmijën tuaj nëse:

  • Ka vështiresi të theksuar për të marrë frymë, ose i janë nxirë buzët
  • Është i plogësht ose nuk mund të lëvizë
  • Kur nuk arrini ta zgjoni dot
  • Ka qafën të ngurtësuar
  • Është konfuz dhe nuk orientohet
  • Bën konvulsion

Çfarë të bëjmë kur fëmija është me grip?

  • Mbajeni sa më rehat të mundeni. Ushqejeni me shumë lëngje dhe vakte të vogla me shumë kalori
  • Nëse ka temperaturë, visheni lehtë dhe mbani temperaturën e dhomës rreth 20.
  • Për të lehtësuar dhimbjet apo temperaturën më të lartë se 38.5 përdorni paracetamol. Ibuprofeni nuk duhet përdorur në fëmijët < 6 muajsh. Përdorni dozën e rekomandur nga mjeku jo më shpesh se 4 orë. Mos përdorni aspirinë.
  • Mos përdorni antigrip te fëmijët më të vegjel se 6 vjeç
  • Nëse fëmija juaj vuan nga sëmundje kronike që mund të dëmtojnë sistemin imunitar drejtohuni mjekut në dyshimin e parë që keni për gjendje gripale.

Si mund të parandalojmë shpërhapjen e gripit?

  • Mënyra më e mirë e parandalimit është vaksinimi. Fëmijët mbi 6 muaj duhet të vaksionohen një herë në vit. Vaksina është shumë e rëndësishme sidomos për fëmijët < 5 vjeç dhe ato që vuajnë nga sëmundje kronike
  • Kur në shtëpi kemi fëmijët më të vegjel se 5 vjeç duhen vaksinuar edhe anëtarët e tjerë të familjes
  • Të mbahet me rigorozitet higjena e duarve
  • Të shmangen shkëmbimet e lodrave dhe objekteve personale.
I ftohti, Mjekët Pneumologë të Spitalit Amerikan: Kur nuk duhen neglizhuar simptomat e sëmundjeve të mushkrive, Personat e rrezikuar dhe si të mbrohemi nga viruset gripale?

I ftohti, Mjekët Pneumologë të Spitalit Amerikan: Kur nuk duhen neglizhuar simptomat e sëmundjeve të mushkrive, Personat e rrezikuar dhe si të mbrohemi nga viruset gripale?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ulja e temperaturave riaktivizon sëmundjet e mushkrive të cilat në jo pak raste mund të kthehen në një rrezik serioz për shëndetin. Veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundje kronike, por edhe fëmijët e të moshuarit, janë ata më të predispozuarit për tu prekur prej tyre. Për mjekët pneumologë, i ftohti jo domosdoshmërisht do të thotë prekje nga gripi e këto sëmundje, por pse atëherë ndodh që pikërisht dhjetori, janari e shkurti njihen si muajt e epidemive të shkaktuara nga i ftohti? Mjekët pneumologë pranë spitalit Amerikan , sqarojnë se ka disa faktorë që ndikojnë dhe që duhet të na bëjnë të jemi më vigjilentë e të mos neglizhojmë. “Faktori i parë ka të bëjë me imunitetin e organizmit. Me uljen e temperaturave edhe organizmi ka aftësinë të uli temperturën e vet dhe në lojë futen ato faktorë termo- rregullues që ndikojnë për të ruajtur temperaturën normale të trupit 37 gradë. Nëse ne nuk do ta ndihmojmë organizmin që ky lloj imuniteti të rrijë stabël, sulmi i viruseve do të jetë më i lartë” Mesazhet e parandalimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksionet respiratore të dimrit janë të njohura. Por ato nuk zbatohen domosdoshmërisht. Njerëzit, edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera. Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton. Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit. Janë 7 gjeste parandaluese për tu mbrojtur kundër viruseve të dimrit: – Lani duart – Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini – Pastroni hundën me një shami ose kartëpicetë njëpërdorimshme – Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën

Kur jemi të sëmurë: – Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme – Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve) – Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar Personat që duhet të kenë më shumë kujdes, janë personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike si ato të zemrës, të mushkrive, azmatikët etj. Ata nuk duhet të presin që gripi të përfundojë ciklin prej 4-5 ditësh, duhet të paraqiten tek mjeku menjëherë. Patologjitë më të shpeshta gjatë kësaj periudhe janë astma bronkiale,bronkiti kronik, sëmundjet kardiovaskulare.

Page 3 of 11‹12345›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë