Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Spitali Amerikan merr përsipër rastin e 4 vjeçares që ende nuk ecën.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan merr përsipër rastin e 4 vjeçares që ende nuk ecën.
Fizioterapi falas në një kohë të pacaktuar.

Elona Çollaku është 4 vjeç, por nuk mundet të ecë. Pas një keqformimi të lindur, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që në muajt e parë të jetës, që ajo të mundej gradualisht të ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Për rastin e saj, mjekët sqarojnë se në javën e tretë dhe të katërt të shtatëzanisë, një pjesë e embrionit nuk u ngjit. Kjo solli si pasojë që në vendin ku duhet të krijijohej kanali i palcës së kurrizit, kockat, muskujt, lëkura, të krijohej një qeskë me lëngun e trurit dhe nuk u krijuan as nerva dhe as muskuj dhe as koçkë. Operacionet u kryen katër vite më parë, por asistenca mjekësore për Elonën është e domosdoshme edhe tani, me një shërbim tjetër po aq të rëndësishëm siç është fizioterapia. E ëma mes lotesh, tregon se nuk mundet dot ta përballojë ekonomikisht e nga ana tjetër dëshiron me zemër të shohë të bijën te ecë. Pas bërjes publik të këtij rasti ne media, Spitali Ameriikan, i cili ofron sot shërbimin me elitar të Fizioterapisë në vend, me qendrën më të madhe të këtij shërbimi në Shqipëri, iu përgjigj thirrjes për t’i ardhur në ndihmë familjes Çollaku. Shërbimi i Fizioterapisë do të të ofrohet falas për Elonën e vogël në mënyrë që ajo të mund të ecë si fëmijët e tjerë.

“Ne jemi njohur me rastin e vajzës, me problematikën e saj. Ajo ka nevojë për të marrë shërbimin e fizioterapisë . Ne do t’ja ofrojmë sigurisht pa asnjë detyrim financiar për një periudhë të pacaktuar , duke parë ecurinë e gjendjes së saj shëndetësore ”, shprehet Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut në Spitalin Amerikan, Oriela Cano. Ajo sqaron se përveç fizioterapisë, vajzës do t’i ofrohet gjithë asistenca mjekësore për të cilën ajo do të ketë nevojë. Fizioterapia sot vërtet bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilëve mjekët nuk i kanë ofruar asnjë alternativë tjetër.

Qendra më e madhe e fizioterapisë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 3, rikthen cilësinë e jetës së shëndetshme! Me ekipin e shkëlqyer të mjekëve italianë dhe shqiptarë përveç terapisë manuale, tek kjo qendër ofrohen 8 lloje të tjera terapish, të cilat sipas problematikës së pacientëve, një plani të detajuar trajtimi dhe një diagnostikimi të mirëfilltë imazherik bëjnë të mundur që pacienti jo vetëm të vlerësohet siç duhet, por të shkurtojë kohën e rehabilitimit. Elektro-terapia,

Ultratingulli, Rrezet infra të kuqe, Krioterapia, Parafino-terapia , Traksioni Vertebral janë shërbime të fizioterapisë që nuk do t’i gjeni në asnjë klinikë apo qendër tjetër. Me kombinimin e tyre dhe eksperiencën e mjekëve më të njohur të huaj e vendas, trajtimi bëhet edhe më i thjeshtë.

Spitali Amerikan në ndihmë të pacientëve në nevojë. I rikthen dritën e syve pacientit Shpëtim Balliu

By Spitali Amerikan - Të Reja

 

Lutjes së Suzana Balliut, drejtuar emisionit investigativ STOP për t’i kthyer shikimin vëllait të saj 55 vjecar,Shpëtimit, i është përgjigjur menjëherë Spitali Amerikan.

I njohur me rastin, “Stop” kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e Spitalit Amerikan për t’I rikthyer dritën e syve pacientit.

Me synimin dhe misionin, tashmë një traditë e Spitalit Amerikan për t’i ardhur në ndihmë të gjitha rasteve me probleme sociale dhe ekonomike që kanë nevojë për asistence të specializuar mjekësore; ekipi i mjekëve oftalmologë u kujdes që prej vizitës së parë të pacientit deri në kthimin total të shikimit.

Kirurgu oftalmolog pranë Spitalit Amerikan 3, Dr. Nadon Qafa pas përcaktimit të diagnozës, shfaqje e kataraktës në gradë të lartë në të dy sytë; premtoi dhe realizoi me sukses ndërhyrjen, e cila i riktheu përfundimisht shikimin pacientit.

Në një maratonë shërbimesh, ndërhyrje kirurgjikale, trajtimi post kirurgjikal dhe përkujdesjeje maksimale, sot Shpëtimi mund të shohë dhe gëzon shëndet të plotë.

“Dia Vita” zhvillon trajnimin për menaxhimin e urgjencave mjekësore

By Spitali Amerikan - Të Reja




Cilësi shërbimi sipas protokolleve europiane në qendrat e dializës në 5 qytete

Edukim në vazhdim i stafit mjekësor sipas protokolleve europiane në qendrat e dializës.Ky ishte qëllimi i trajnimit një javor të zhvilluar nga shoqëria “DiaVita” e cila ofron këtë shërbim me standarded më të larta në 5 qytete të vendit, si pjese e partneritetit publik privat. Stafi mjekësor që punon në qytetin e Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Korccës dhe Elbasanit, nën kujdesin e shoqërisë konçesionare DiaVita dhe në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane AEFFE AggiornaMenti InFormazione për Edukimin ECM, mori një cikël leksionesh mbi ndihmen e shpejtë tek fëmijët dhe të rriturit.

Edukimi u zhvillua konform protokolleve europiane më të fundit ILCOR – ERC 2015. Në fund të kursit i cili u zhvillua me tre module, stafi i trajnuar pervetesoi aftesitë për manaxhimin korrekt te trajtimit të urgjencave mjekësore të cilat do ti përdorë në dobi të pacienteve të dializës. Ky kurs ofroi njohuri që lidhen me aftësimin e stafit për të mbajtur funksionet vitale të pacientit në nevojë për ndihmë të shpejtë. Në Maj te vitit 2015 Ministria e Shëndetesisë shpalli tenderin për ofrimin e shërbimit të dializës në 5 qendra ku u shpall fitues projekti i bashkimit të shoqërive Evita dhe American Hospital të cilët themeluan shoqerinë koncesionare DiaVita. Që nga Maji i vitit 2017 DiaVita operon me kapacitet të plotë në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korcë duke i ardhur në ndihmë pranë vendbanimeve të tyre mbi 300 pacientëve që marrin shërbimin e dializës, duke rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit dhe cilësinë e jetës së këtyre pacientëve që më parë udhëtonin me ore të gjata për të marrë këteë shërbim larg vendbanineve të tyre.

S’keni vendosur ende për dhuratat e fundvitit? Klinika dermoestetike Vivia, ofron paketat me zbritje

By Spitali Amerikan - Të Reja

I keni menduar dhuratat e festave të fundvitit? Dilema merr fund sapo t’i hidhni një sy asaj çka klinika dermoestetike Vivia ka menduar për ju! Trajtime për fytyrën, trupin, flokët dhe jo vetëm kaq. Të gjitha me çmime ofertë vetëm për të marrë pjesë sado pak në atmosferën tuaj festive, për ta bërë edhe më të bukur këtë periudhë të vitit. Për mikeshat tuaja që preferojnë trajtimet e trupit, apo për të dashurit tuaj, Vivia ofron tre super paketa më vlerë vetëm 2500 lekë secila. Ju mund të zgjidhni mes :

· Trajtim trupi dedikuar atij..

· Trajtim i celulitit

· Trajtim lifting i kraharorit dhe gjoksit

Nëse doni të keni një trajtim të trupit dhe fytyrës mund të zgjidhni Paketën :

Trajtim fytyre me maskë Gold +trajtim I trupit me alga dhe ekstrakte bimore. Kjo paketë kushton 5000 lekë dhe ju mund tua dhuroni fare mirë, mikeshave apo partnereve tuaja.Paketat e mezoterapisë ofrohen gjithashtu me çmime preferenciale për të gjithë ata që duan t’I dhurojnë vetes apo një personi të dashur një nga këto shërbime të avancuara dhe ndër më të efektshmet për lëkurën e flokët.

Me çmime të reduktuara vijnë për ju në këtë fund vit:

· Plazma +Mezoterapi 150 euro

· Trajtim antinjollë me mezoterapi 70 euro

· Plazma +Mezoterapi për rënien e flokëve 100 euro

· PRP+Mezoterapi (qafë kraharor0 150 euro

Përfitoni nga këto oferta duke bërë zgjedhjen e duhur për të kënaqur të gjithë ata që kujdesen për veten. Në klinikën dermatologjike vivia, stafi më i kualifikuar dhe aparaturat më moderrne, garantojnë mirëqenien tuaj fizike, duke iu dhuruar pamjen dhe përkujdesjen që dëshironi!

Spitali Amerikan tërheq vëmendjen Europiane

By Spitali Amerikan - Të Reja

 

Health Business International, portali lider i biznesit privat shëndetësor në Europë e më gjerë, i ka kushtuar hapësirë ekskluzive intervistës me Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.

Investimi më i madh privat shëndetësor në Shqipëri po kapërcen kufijtë e rajonit duke marrë vëmendjen europiane. Kjo jo vetëm për shkak të qëndrueshmërisë në treg dhe rritjes së vazhdueshme por edhe në sajë të mjekëve me eksperiencë ndërkombëtare, teknologjisë së avancuar që konkuron me spitalet me emër, mbulimit të një game gjithnjë e më të gjerë shërbimesh dhe risive si synimi i akreditimit në shkallën më të lartë ndërkombëtare nga JCI. Spitali Amerikan, prej 11 vitesh në Shqipëri, po hedh hapa të sigurtë duke u zgjeruar çdo ditë me degë të reja brenda vendit e jashtë tij. Me një vizion të qartë për të ardhmen e këtij investimi me impakt social madhor, CEO i këtij spitali, Dr. Klodian Allajbeu, është intervistuar së fundmi nga rrjeti dhe portali lider i politikave dhe biznesit shëndetësor privat; Healthcare Business International. Ky I fundit i ka kushtuar një artikull të veçantë Spitalit Amerikan, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare zhvillimeve e aktualitetit në mjekësinë shqiptare. Në këtë intervistë Dr. Allajbeu tregon më shumë për objektivin e shtrirjes përtej Shqipërisë dhe Kosovës, duke e kthyer Spitalin Amerikan në një Institucion shëndetësor të konsoliduar e standardizuar në të gjithë rajonin.

Healthcare Europa

Ndryshimet radikale në mënyrën si operatorët paguhen pritet që të lejojnë dhënien e fondeve publike spitaleve private nëpërmjet subvensionimit për një gamë të caktuar proçedurash për herë të parë duke çuar kështu në zgjerimin e tregut.

Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri është përballur gjithnjë me sfidën e mbulimit të shërbimit për shtresat me të ardhura të limituara ndërkohë që aktorët privatë janë të varur kryesisht në pagesat me lekë në dorë dhe në raste sporadike mbështeten nga fondet publike.

Duket se ndryshimi ka filluar. Në intervistën e tij CEO i Spitalit Amerikan, shpjegon se kjo praktikë po ndryshon. ”Deri tani, spitalet publike në Shqipëri janë financuar më fonde fikse çdo vit në rritje, dhe nga ana tjetër nuk ka ekzistuar kontrolli efikas për menaxhimin e ketyre fondeve. Shumë shpejt pritet të implementohet nga qeveria një sistem DRG (Grupi i Shpenzimeve sipas Diagnozave – Diagnosis Related Group) bazuar në një listë diagnozash e proçedurash për të cilat të dy sektorët, si ai publik edhe ai privat, do të rimbursohen.

“Pacientët do të kenë mundësinë të zgjedhin të shkojnë në një spital publik apo privat (me shpenzimet publike)” thotë Allajbeu. “Mund të jetë një sistem që kërkon një pagesë të pjesshme nga pacienti, por gjithsesi pagesa bazë behet nga fondi publik”

Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në vende të tjera europiane. Struktura e implementimit të pagesave të DRG-së (paketave te rimbursuara) është prioritet i Ministrisë së Shëndëtësisë aprovuar nga qeveria dhe lista e proçedurave të subvensionuara pritet të publikohet në gjysmën e parë të vitit që vjen. Skema pritet të hyjë në fuqi në 2019. Allajbeu shprehet optimist për implementimin e një skeme të ngjashme DRG edhe në Kosovë e Maqedoni.

Healthcare Nova

Spitali Amerikan në Shqipëri ka pesë degë spitalore, një qendër mjekësore dhe një laborator qendror. Eshtë themeluar në 2006 me synim trajtimin e pacientëve që kërkonin shërim jashtë vendit dhe pa asnjë mbështetje nga fondet publike të cilat në atë kohë ishin të destinuara pothuajse ekskluzivisht për spitalet shtetërore. Por kjo e fundit pritet të ndryshojë. Për më shumë Healthcare Nova intervistoi Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.

Si e pati zanafillën Spitali Amerikan?

Filluam në 2006 me kardiokirurgjinë. Duke qënë se në atë kohë në Shqipëri kardiokirurgjia pothuajse mungonte dhe se shumica e pacientëve detyrohej të udhetonte jashtë për të marrë trajtim, gjatë 2006-2010 ne u fokusuam pikërisht tek këta pacientë dhe ia dolem ti trajtojmë këtu.

Suksesi që patëm na lejoi zgjerimin duke bërë të mundur hapjen e një spitali me gamë të plotë shërbimesh ambulatore dhe dy salla kirurgjikale.

Cilët janë pacientët tuaj dhe si paguajnë ata?

Modeli që shfaq Shqipëria nuk është i njëjtë me atë të vendeve të tjera ne zhvillim. Këtu sigurimet shëndetësore nuk funksionojnë – dhe kompanitë private të sigurimeve nuk kanë të njëjtin efikasitet.

Në mënyrë që targeti ynë të mos ishte i limituar vetëm në personat me të ardhura të larta, u fokusuam në familjet me të ardhura mesatare; 6,000€ – 7,000€ në vit. Shqipëria është një treg në zhvillim, por ka një ekonomi relativisht të qëndrueshme e cila ka pësuar nje rritje prej 3-5% çdo vit. Eshtë një vend I pasur me burime natyrore si naftë dhe minerale, madje një gazsjellës, projekt i rëndësishëm në ndertim e sipër; TAP, do të përshkojë vendin tonë.

Në familjen tipike shqipëtare ekziston ende një mbeshtetje e fuqishme ku, nëse nevojitet, të gjithë se bashku paguajnë për shpenzimet shëndetësore të pjesëtarit në nevojë.

A merrni para nga fondi publik?

Ne jemi i vetmi institucion mjekësor në rajon, që kryen transplantin e veshkës, mëlçisë, implantin koklear dhe atë të kornesë. Qeveria së fundmi ka filluar të na paguajë për këto shërbime nëpërmjet fondit të sigurimeve.

Si fillim nuk kishit nga t’a dinit që do të kishit mbështetjen e qeverisë. A nuk ishte fillimi i biznesit në Shqipëri një sfidë e rrezikshme?

Ishte një lëvizje strategjike, pasi Shqipëria ka një situatë politikë të qëndrueshme. Nuk ka diferenca të thella ideologjike midis te majtës dhe të djathtës, si edhe nuk ka konflikte fetare. Ekonomia është në rritje dhe Shqipëria është një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Ne u sjellim politikëbërësve zhvillim dhe risi në shërbimin shëndetësor dhe për politiken reformat shëndetësore janë gjithnjë zhvillime që përkthehen në vota. Marrim shembull dializën. Themeluam qendrën tonë të parë të dializës në 2008. Në atë kohë filluam me 20 pacientë, ndërkohë që ishin 2000 të tillë që kishin nevojë për këtë shërbim. Më parë pacientët ishin të detyruar të shkonin në Greqi ose Itali dhe jo gjithmonë ishin në gjendje të paguanin 90 – 100€ për një seancë (rreth 14,000€ në vit). Tashmë shteti na ka financuar plotësisht për këtë shërbim.

Ofrojmë çmime konkuruese dhe gjithashtu tërheqim mjaft turistë nga rajoni, Italia apo Mbretëria e Bashkuar.

Si janë përqindjet e prurjeve privat/publik tek ju?

Rreth 82% e xhiros janë pagesa në dorë dhe 18% rimbursim nga shteti.

Si e shikoni tregun në tre vitet e ardhshme e më tej?

Duke vlerësuar tregun të cilin synojmë, pritshmëritë e mia janë drejt një rritjeje të madhe – Shqipëria ka 3,5 miljonë banorë; 2,5 miljonë ka Kosova dhe nëse përfshijmë edhe Maqedoninë bëhet një treg total prej rreth 8-9 miljonësh.

Dhe mendoni se interesi për sektorin privat si alternative ndaj atij publik do të jetë në rritje?

Po, qeveria po implementon një sistem të rimbursimit të paketave shëndetësore (DRG – Grupi i Shpenzimeve sipas Diagnozave) që do të rimbursojë si spitalet private edhe ato publike.

A përbën problem mbajtja në vend e burimeve njerëzore, a tërhiqen ata për të punuar jashtë vendit?

Po, tërhiqen. Por nga ana tjeter në burimet njerezore të spitaleve tona kemi arritur të tërheqim shumë shqiptarë të shkolluar jashtë Shqipërisë që kthehen edhe për arsye sentimentale, edhe sepse tek ne janë të mirë vlerësuar financiarisht.

Çfarë përmasash ka tregu shëndetësor shqipëtar – dhe si është ndarja publik/privat?

I gjithë tregu shëndetësor privat në Shqipëri mund të arrijë në 100 miljonë Euro dhe ky treg është rreth 15% e atij total.

Si janë financat tuaja?

Volumi ynë për 2017 do të jete rreth 40 miljonë Euro dhe do të kemi një EBITDA me dy shifra prej Janarit (EBITDA këtë vit pati rënie për shkak të blerjes së një spitali të ri). Po synojmë zgjerimin në vende të tjera, veçanërisht në Maqedoni dhe Serbi.

Risia në Spitalin Amerikan, çdo ditë vizita për pacientët në 8 shërbime

Risia në Spitalin Amerikan, çdo ditë vizita për pacientët në 8 shërbime

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tani çdo pasdite, nga e hëna në të premte edhe si Poliklinikë në Spitalin Amerikan 3

Të gjithë ata që nuk mund të kryejnë paradite një vizitë tek mjeku specialist në Spitalin Amerikan, do ta kenë tashmë këtë mundësi pasdite. Duke filluar nga dita e hënë, për 8 shërbime të rëndësishme, Spitali Amerikan 3 do të funksionojë edhe me shërbim Poliklinike. Nga ora 16.00-20.00, mjekët e secilit prej shërbimeve do të presin pacientët për vizitat e nevojshme, duke ofruar shërbimin e kërkuar. Janë të shumtë qytetarët të cilët e kanë të pamundur të largohen nga puna, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndaj Spitali Amerikan duke vlerësuar rëndësinë e kohës tuaj, vjen me këtë risi. Pacientët do të kenë mundësi të trajtohen pasdite në shërbimet si: Radiologji, Pneumologji, Hematologji, ORL, Gastrohepatologji, neurologji, toksikologji, Infektiv. Së shpejti do mundësohen shërbimet edhe në Kardiologji dhe Gjinekologji.

Çdo ditë nga e hëna në të premte, për çdo shqetësim që mund të shfaqni ju apo fëmijët tuaj veçanërisht me disa nga patologjitë që janë më prezente gjatë dimrit, stafi i Spitalit Amerikan do të jetë në dispozicion për t’ju ofruar cilësinë më maksimale të shërbimit.

Suksesi i aktivitetit shkencor të IMCA 3, nën këndvështrimin e Prof. Dr. Lutfi ALIA.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Profesori i shquar i mjekësisë shqiptare, që ushtron profesionine tij prej vitesh në Itali, ekspert në Shëndetin Publik i ka dedikuar një dossier realizimit dhe suksesit të aktivitetit më të përfolur në zhvillimet e fushës së mjekësisë në Shqipëri Kongresit Mjekësor Multidisiplinar 3, organizuar nga Spitali Amerikan.

Shërbimi shëndetësor publik dhe ai privat, krahas impenjimeve për parandalimin, diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve, i janë përkushtuar studimeve shkencore, duke kontribuar në rritjen e nivelit profesional të personelit mjekësor, ashtu si dhe në parandalimin, diagnostikimin e hershëm, mjekimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të sëmurëve.

Sipas Prof. Dr. Lutfi Alia, ndër institucionet shëndetësore në avanguard në kujdesin mjekesor dhe ne veprimtari shkencore, është Spitali Amerikan i Tiranës.

Në politikat e zhvillimit të Spitalit Amerikan, krahas aktiviteteve mbështetëse të shëndetesisë publike, vend me rëndësi ka dhe veprimtaria kërkimore-shkencor e konkretizuar me rritjen e nivelit profesional të personelit mjek – infermjere dhe në perfeksionimin e cilësisë të shërbimeve mjekësore në mbrojtjen dhe shërimin e jetës të sëmurëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas dy kongreseve të suksesëshme të viteve 2015 dhe 2016, me 16 – 18 nëntor 2017, Spitali Amerikan, organizoi Kongresin e 3° të Mjekësisë, aktivitet shkencor multidisplinor i fokusuar ne inovacionet në mjekësi, si faktor me rëndësi në rritjen e nivelit organizativ dhe të kujdesit shëndetësor e mjekësor, për të sëmurët që trajtohen në sistemin e shtatë institucioneve mjekësore të Spitalit Amerikan.

Roli i mjekut eshte i rendesishem ne diagnozen dhe kurimin e te semurit, por suksesi i punes se tij varet nga aktiviteti profesional i infermjereve. Keto vlera e dimensione te profesionit infermjeror, shtrojne si detyre, qe infermjeri te vihet ne vendin dhe ne funksionin qe i takon, jo vetem ne sherbimin shendetesor, por gjeresisht ne shoqeri.

Kush pati fatin t’i ndiqte referimet e infermjereve në këto dy forume, sigurisht do të entusiazmohej me aktivitetin profesional që kryejnë dhe me nivelin shkencor të punes, të prezantuar me elegance dhe me modesti në këto dy aktivitete shkencore.

Nën lupën e një mjeku profesionist dhe me dhjetra vite eksperiencë në fushën e mjekësisë cilësohet si një privilegj dedikimi dhe mbi të gjitha vlerësimi me notat më të larta të një aktiviteti, i pari në llojin e vet dhe me këto përmasa në fushën e mjekësisë në vend.

Mbyllet me sukses Kongresi Multidisiplinar Mjekësor 3, i organizuar nga Spitali Amerikan

Mbyllet me sukses Kongresi Multidisiplinar Mjekësor 3, i organizuar nga Spitali Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Të gjithë në IMCA” ishte thirrja që shoqëroi eventin më të rëndësishëm të zhvillimeve më të fundit mbarëbotërore në mjekësi, në Shqipëri.

Një sukses i garantuar që prej fillimit të punimeve të IMCA 1, para 3 vitesh; i hapi derën dhe vulosi për të tretin vit rradhazi arritjet e një eventi shkencor mjekësor me përmasa të mëdha. Jo pak e rëndësishme ngelet përfshirja e vëmendjes jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare që ky kongres mori në 3 vite, për t’u përforcuar me një pjesëmarrje edhe më të madhe me figurat më të shquara nga mjekësia në Ballkan, Europë dhe kontinentet e tjera. Çmime për punimet më të mira, vlerësime nga figurat më të shquara dhe përshendetje nga instancat më të larta shtëtërore me pjesëmarrjen e Ministres së Shëndetësisë Zj. Ogerta Manastirliu për t’u përmbyllur më momentin aq të rëndësishëm të dekorimit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, të Prof. Dr. Stefano Guidi, për kontributin e tij në mjekësinë dhe pacientët shqiptarë jashtë kufijve nga stafi i tij në Departamentin e Transplantit Palcës Kockore në Spitalin Karexhi të Firences, Spitali Qëndror për gjithë Toskanën.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, mirepriti deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderuan me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi prezantoi 20seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët.

Për 3 ditë me rradhë Shqipëria u kthye në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.

Ky kongres dëshmoi edhe njëherë rrugën dhe vendosmërinë e një institucioni privat mjekësor si Spitali Amerikan, për të udhëhequr dhe sjellë modele të të njëjtit zhvillim apo edhe më të lartësuar në fushën e mjekësisë moderne.

Mjekësisë në vend sot i rëndon edhe një gur i çmuar, aset për t’u koleksionuar dhe një traditë e vyer, siç është bashkimi i profesionistëve në Kongresin Multidisiplinar Mjekësor, së shpejti sërish në IMCA 4, organizuar nga Spitali Amerikan.

 

Mbulim në media:

https://www.gazetatema.net/2017/11/20/mbyllet-me-sukses-kongresi-multidisiplinar-mjekesor-3-i-organizuar-nga-spitali-amerikan/

https://www.citynews.al/2017/11/mbyllet-me-sukses-kongresi-multidisiplinar-mjekesor-3-i-organizuar-nga-spitali-amerikan/1

https://www.balkanweb.com/site/mbyllet-me-sukses-kongresi-multidisiplinar-mjekesor-3-i-organizuar-nga-spitali-amerikan/

https://opinion.al/mbyllet-me-sukses-kongresi-multidisiplinar-mjekesor-3-i-organizuar-nga-spitali-amerikan/

https://www.living.al/news/aktualitet/mbyllet-me-sukses-kongresi-multidisiplinar-mjekesor-3-i-organizuar-nga-spitali-amerikan

https://www.albeu.com/shendetesi/mbyllet-me-sukses-kongresi-multidisiplinar-mjekesor-3-i-organizuar-nga-spitali-amerikan/350109/

https://tiranatoday.com/mbyllet-sukses-kongresi-multidisiplinar-mjekesor/

Dekorohet nga Kryetari Bashkisë Z. Erion Vliaj, Prof.Dr. Stefano Guidi!

Dekorohet nga Kryetari Bashkisë Z. Erion Vliaj, Prof.Dr. Stefano Guidi!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dekorimi i profesorve të shquar vendas dhe të huaj, që kontrbuojnë në Kongresin Multidisiplinar Mjekësor në Shqipëri, prej 3 vitesh është tashmë një traditë dhe një moment i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare.

Profesori i mirënjëhur, Stefano Guidi, ndër mjekët më me emër në itali për transplantin e palcës së kockës, dekorohet nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj i dhuroi sot gjatë një ceremonie të veçantë çmimin e mirënjohes nga Kryetari Bashkisë për qytetin e Tiranës, në shenjë mirënjohje për ndihmën që Profesor Guidi dhe stafi i tij në Departamentin e Transplantit Palcës Kockore në spitalin Karexhi të Firencëa, spitali qëndror për gjithë Toskanën i kanë dhënë pacientëve nga Shqipëria. Në departamentin e tij janë trajtuar ndër vite me dhjetera e qindra shqiptarë me probleme hematologjike të rënda, fëmijë, adultë e të moshuar të pamundur të gjenin kurim në Shqipëri. Këta pacientë janë mundësuar të trajtohen aty në një bashkëpunim të ngushtë me AIL dhe Cooperacione Italiana Internacionale regione di Toskana, Kisha Katolike kryesisht të Veriut të Shqipërisë, nga Ministria e Shëndetesisë, por dhe paciente shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali. Gjatë kësaj ceremonie Profesor Guidi shoqërohej nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, z. Klodian Allajbeu, Dr.Shk. Lindita Shosha, presidente e IMCA 3 si dhe stafi drejtues i Kongresit Mjekësor. Mjeku i nderuar Italian ishte pjesë e kongresit të 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinar, organizuar nga ky spital, një event i paparë më parë me këto përmasa, në vendin tonë. Në kuadër të Kongresit të 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinar në dt 16-18 Nëntor 2017, Prof Guidi do nderohet nga Komiteti Shkencor dhe Organizativ i Kongresit me Çertifikatën e Mirënjohjes dhe Aëard Excellence. Transplanti i Palcës Kockore akoma i pamundur të realizohet në Shqipëri , u është ofruar këtyre pacientëve pa pagesë. Por jo vetëm transplanti kockor, por dhe shumë trajtime inovative bashkohore në fushën e hematologjisë të pamundura akoma në vendin tonë u janë ofruar pacientëve shqipëtarë në departamentin që drejtohet nga Prof Guidi.Stafi i mjekëve dhe infermiereve të TMO,është një ndër stafet më të mira dhe profesionale të këtij spitali, ku pacientë shqiptare janë trajtuar në mënyrën më cilësore të mundeshme. Kontributi i tij konstant në shpëtimin e shumë jëteve të pacientëve shqiptarë në këto 20 vjet është një vlerë e jashtëzakoneshme që mëriton respekt dhe mirënjohje nga instancat e shtetit shqiptar dhe qeveria shqiptare.

Te gjithe ne IMCA 3

Te gjithe ne IMCA 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

“Eshte çelur sot me sukses ne Tirane, Kongresi i 3-te Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor “Inovacione në Mjekësi”
Me nje pjesemarrje masive te mjekeve, infermiereve, studenteve dhe stomatologeve nga vendi dhe diaspora; figura mjekesh te shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kane vulosur sot per te tretin vit rradhazi suksesin e padiskutuar te eventit me te madh mjekesor ne Shqiperi.

Eventi u pershendet me entuziazem nga Ministrja e Shendetesise, Zj. Ogerta Manastirliu, e cila vecoi edhe njehere rendesine e vecante dhe punen kolosale qe ky kongres mbart dhe percon per te gjithe profesionistet e mjekesise shqiptare dhe jashte; edukimin ne vazhdim; duke siguruar keshtu sherbimin me cilesor, efektivitetin dhe plotesimin e nevojave jo me bazike por me specifike te mjekesise moderne ne vend.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj , profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kongresi do te prezantoje 13 seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët. Për 3 ditë me rradhë Shqipëria do të kthehet në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.””

Page 4 of 11«‹23456›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë