Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

I paralizuar për 12 vite, Mjekët e spitalit Amerikan ngrenë në këmbë 85 vjeçarin!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nuk është asnjëherë vonë për të përqafuar jetën!

I paralizuar për 12 vite, Mjekët e spitalit Amerikan ngrenë në këmbë 85 vjeçarin!

Pas ndërhyrjes së ortopedit Tonin Alia, i moshuari mund të ecë normalisht

Prej 12 vitesh 85 vjecari XX, ka mbajtur në trup dy proteza të cilat jo vetëm nuk e kanë ndihmuar, por e kanë thuajse paralizuar. Dy ndërhyrje kirurgjikale që prej vitit 2005 kanë qenë të mundimshme për të . E dyta në 2013 e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën. Do të kishin qenë më pak, nëse pas tyre do të kishte mundur të ngrihej në këmbë për të kryer nevojat e tij bazike, por jo, nuk ka ndodhur kështu. Teksa është i fortë fizikisht, protezat që i kishin vendosur në këmbë kanë qenë përgjatë gjithë këtyre viteve krejtësisht jo funksionale duke i shkatuar dhimbje dhe invalidizim. Në këto kushte ai është paraqitur në Spitalin Amerikan, me shpresën se vitet që i ka falur zoti, mund ti jetojë në kushte të paktën normale. E në fakt nuk është asnjëherë vonë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekut ortoped, Tonin Alia, me një eksperiencë 25 vjeçare në Itali, shpresa e 85 vjeçarit është kthyer në një realitet të ri për të.“Bëhet fjalë për jë pacient cili në vitin 2005 ka bërë një frakturë të gjurit dhe operohet në një spital ku I vendosin një protezë, paraciale.Pacienti nuk kishte autonomi në ecje, në lëvizje, dhe në 2013 ribën një tjetër ndërhyrje në një tjetër spital. Mjekët aty I heqin protezën e parë dhe i vendosin një protezë të re. Në spitalin Amerikan ky pacient është paraqitur me karrocë . Nuk ka mundësi që të rrijë në këmbë , nuk ka mundësi të bëjë asnjë hap. Shenjat janë klasike, shohim që nuk është bërë ngjitja midis protezës dhe kockës, duke krijuar hapësira . Proteza lëviz Brenda dhe nuk është në gjendje të mbajë as peshën më të vogël”, sqaron Mjeko Tonin Alia. Ai pohon se rasti është i rëndë dhe i vështirë. “Ne jemi munduar të pastrojmë gjithë kanalin e brendshëm pasi ka mbetur një sasi shumë e hollë kocke, kocka është tepër delicate, kemi rivendosur një protzë që të kapë një pjesë të shëndoshë të kofshës.”, thotë Mjeku Alia. Dhe në fakt me këtë program 85 vjeçari është tashmë i rehabilituar. Askush nuk mund t’I kthejë 8 vitet e tij të humbura, por nuk është asnjëherë vonë për të përqafuar jetën normale. Spitali Amerikan e ofron këtë mundësi për këdo që i beson.

Lamtumirë rënies së flokëve, procedura e re pa dhimbje dhe me garanci të përjetshme në Spitalin Amerikan

Lamtumirë rënies së flokëve, procedura e re pa dhimbje dhe me garanci të përjetshme në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Rezultatet e transplantimit vetëm pas dy muajsh, nga ekspertët e akademisë DHI me 62 klinika në gjithë botën.

Rënia e flokëve ju ka ndryshuar pamjen dhe dëshironi ta keni si më parë, natyrale dhe me garanci të përjetshme?Keni vite që dëshironi të riktheni flokët tuaj rezistentë si më parë dhe nuk keni mundur t’ja dilni pavarësisht se keni provuar disa teknika? Tashmë mund t’i thoni lamtumirë këtyre shqetësimeve, pasi kjo është lehtësisht e mundur. Spitali Amerikan mundëson transplantin e flokëve nga mjekët më të ccertifikuar për këtë procedurë. Akademia DHI, me 46 vjet eksperiencë dhe me 62 klinika në të gjithë botën, tashmë sjell ekspertët e saj në Spitalin Amerikan. Mjekët e kësaj akademie do të presin të interesuarit fillimisht për vizitën mjekësore e më pas për të kryer gjithë proceedurën. Rezultatet do t’i shihni vetëm pas dy muajsh dhe nuk do të keni më nevojë të rikryeni transplantin. Ai konsiston në në marrjen e folikujve dhe mbjelljen direkt të tyre në zonën e nevojshme në të cilën ka rrallim ose rënie flokësh. “Është një procedurë e sigurt dhe pa dhimbje e cila ka rezultate natyre e vecc kësaj është totalisht pa dhimbje sepse shpimet janë me diametër 1 mm ose më të vogël se 1mm”, sqarojnë mjekët specialistë. Ata bëjnë me dije se është e vetmja metodë që mund të kryhet edhe pa i prerë apo shkurtuar flokët dhe pacienti i rikthehet aktivitetit të përditshëm ditën e nesërme . Kjo procedurë kryhet vetëm nga profesionistë të trajnuar dhe certifikuar pranë Akademisë DHI dhe ka efikasitetin më maksimal. Si kryhet transplanti i flokëve ? Procedura kryhet në dy faza dhe do të jenë ekspertët të cilët do të vendosin për dendësinë e flokëve të rinj në mënyrë që rezultatet të jenë sa më natyrale e të kenë jetëgjatësi.

Faza e e parë është ajo e : ekstraksionit ose e marrjes së folikujve nga zona dhënëse. Merren një nga një me anë të ekstaktuesit që ka një diametër më të vogël se 1 mm. Në këtë mënyrë folikujt nuk dëmtohen dhe mbajtja e tyre në një temperaturë të veçantë minimizon traumën dhe rrit efikasitetin e trajtimit.
Faza e dytë është ajo e : mbjelljes (e vendosjes) Folikujt vendosen në zonën e nevojshme me anë të një pajisje të veçantë (implanter) që eleminon traumën e skalpit dhe siguron efikasitetin e trajtimit. Vendosja (mbjellja) e folikujve bëhet direkt në skalp, pa bërë vrima paraprakisht ose prerje, pra bëhet direkt.

Së bashku për të parandaluar kancerin e prostates, #Movember#

Së bashku për të parandaluar kancerin e prostates, #Movember#

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan i bashkohet nismës globale për parandalimin e kancerit të prostatës

Diferenca mes kapjes në kohë dhe kapjes me vonesë së kancerit të prostatës është ajo mes jetës dhe vdekjes. Nëse ky tumor zbulohet herët 98% e pacientëve kanë shanset për të jetuar më shumë se 5 vjet. Nëse ky tumor kapet me vonesë vetëm 26% e pacientëve mund të jetojnë mbi 5 vjet. Nisur nga këto shifra, Spitali Amerikan i bashkohet thirrjes globale për nismën më të re e kreative për sensibiliziminnë luftën kundër kancerit të prostatës. Te bashkohesh në “Movember” ne çdo vend të botës, do të thotë të ndihmosh meshkujt te mos vdesin nga kjo semundje, të trajtohen e të jetojnë sa më gjatë. Gjithashtu do të thotë të japësh kontributin tënd që të rritet sensibilizimi për të kryer egzaminimet . Spitali Amerikan vë në dispozicion të të gjithë meshkujve paketën e re të diagnostikimit e cila përmban egzaminimet bazë të cilat duhen për të evidentuar tumorin e prostatës.

Kjo paketë me vlerë 5500 lekë përfshin :

Vizitën te urologu,

Grafi të traktit urinar,

Ekografi,

Free/Total PSA,

Uroflow

Mjekët ngrenë alarmin se jo të gjithë personat që preken nga kanceri i prostatës shfaqin simptoma, ndaj meshkujt mbi moshën 50 vjeç duhet të bëjnë të paktën njëherë në vit egzaminimet bazë. Ndërkohë që në moshën 45 vjeç duhet t’i nisin këto egzaminime personat që kanë patur një histori familjare me tumor të prostatës.

Simptomat :

Urinim i shpeshtë dhe vështirësi në urinim

Urinim me gjak

Probleme me ereksionin dhe ejakulimin

Dhimbje në kofshë , në fundshpinë

“Movember” nisma globale për shëndetin e burrave, do të zhvillojë një sërë aktivitetesh që kanë impakt mbi shëndetin kryesisht sportive, duke bërë bashkë grad he burra nën sloganet sensibilizuese.

Kongresi i III Multidisiplinar Mjekësor po afron…

By Spitali Amerikan - Të Reja

IMCA – 16- 18 Nentor Kongresi i III Multidisiplinar Mjekësor

Inovacion në Mjekësi, do të thotë kurim më i shpejtë dhe efikas për pacientët. Do të thotë jetëgjatësi më e madhe për ta dhe shpresë se ajo çka vite më parë ka qenë e paimagjinueshme, mund të jetë sot realitetiti i një jete më të shëndetshme.

Spitali Amerikan i ngritur mbi këtë parim 10 vite më parë, si i vetmi spital ku risitë në teknologji, ecin paralelisht me edukimin e vazhdueshëm të mjekëve, ku mundësitë për studentët e rinj të fushave mjekësore shihen si potenciale që do t’i shërbejnë të ardhmes së tyre dhe misionit human që ata kanë, mundëson për të tretin vit rradhazi, Kongresin e Ndërkombëtar në Mjekësi me fokusin pikërisht tek “Inovacionet në Mjekësi”.

Në këtë kongres nderojnë me pjesëmarrjen e tyre 50 lektorë të huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë si dhe 2000 pjesëmarrës nga Ballkani, Europa dhe Shtetete e Bashkuara të Amerikës. Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me Isucrs Colorectal Surgeons dhe asosacione kombëtare dhe ndërkombëtare, me 13 seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe satelite simposia, 2 forume infermierore, tavolina të rrumbullakët për studentët ” Bisedë me Proff. Dr. Philip F. Caushaj- USA, vjen për botën mjekësore shqiptare Kongresi i 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, në datat 16-18 Nëntor, te Plaza, Tiranë.

Në këtë sfidë të rradhës të Spitalit Amerikan, i cili i qëndron besnik parimit se përqafimi i praktikave të reja në mjekësi nuk mund të realizohet pa një staf të kualifikuar, do të preken të gjithë dispilinat mjekësore me qëllim shkëmbimin e eksperienceva më të mira dhe transformimit të njohurive të reja në praktika efikase për të sëmurët

Për të gjithë pjesëmarrësit tashmë kreditet janë konfirmuar zyrtarish nga Qëndra e Edukimit në Vazhdim. Kongresi i III Multidisiplinar Mjekësor i vetmi me përmasa të tilla në Shqipëri është vlerësuar me 16 kredite Kongresi ne total dhe 12 Workshop-et.

Nuk është thjesht një kongres mjekësor, është një sfidë për zhvillimin e mjekësisë në Shqipëri ku idetë dhe risitë e saj të tranformohen ne eksperienca të jetës së përditshme nga mjekët me të mirë.

Shërbim dhe informacion i plotë mjekësor, të gjitha në një aplikacion!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan krijon aplikacionin për celularët, tani vizitat mjekësore rezervohen online dhe në telefon!

Nëse ju duhet të lini një vizitë tek mjeku specialist, mund ta bëni thjesht dhe shpejt me klikim nga telefoni. Nëse doni të dini saktë gjithçka për shërbimet shëndetësore dhe të vlerësoni madje dhe cilësinë e shërbimit që merrni në spital e bëni në këtë aplikacion. Do të dëshironit gjithashtu të përditësoheni mbi të rejat në mjekësi, paketat e shërbimit ofertë, teknikat e reja që përdoren për trajtimin e sëmundjeve në Shqipëri me të njëjtat standard, si vendet më të zhvilluara europiane; të gjitha tani i gjeni në një aplikacion të vetëm.

Spitali Amerikan ju mundeson të gjitha këto nëpërmjet një aplikacioni që gjithsecili prej jush mund ta instalojë fare lehtësisht.

Në një kohë që teknologjia ka avancuar aq shumë sa askush prej nesh nuk mund ta mendojë veten pa e patur me vete telefonin mobile dhe pa e përdorur gjerësisht edhe për punë, Spitali Amerikan ka vendosur t’i krijojë një tjetër lehtësi të gjithë qytetarëve që i besojnë stafit të tij shëndetin, por jo vetëm atyre. Aplikacioni i ri sjell një gamë të gjërë informacionesh çka tregon qartë se filozofia jonë për të qenë avangardë me gjithcka të re që na shërben. I konceptuar thjeshtë dhe lehtësisht i aksesueshëm, nëpërmjet këtij aplikacioni mund të rezervoni online: vizitën tek mjeku, analizat apo diagnostikimet që doni të kryeni, të komunikoni me stafin mjekësor për të marrë përgjigjie për shqetësimet tuaja 24 orë. Ky shërbim është i vlefshëm për të gjitha filialet e Spitalit Amerikan, për tre filialet e tij në Tiranë, në Kosovë, Durrës dhe Fier. Gjithashtu ju mund të merrni informacionin që ju duhet për stafin mjekësor, shërbimet shëndetësore e gjithcka tjetër që ofron në funksion të shëndetit tuaj. Një direktori e veçantë është përcaktuar për përshtypjet e pacientit, ku nëpërmjet pyetjeve të cilat ata do t’i përgjigjen Spitali Amerikan do të mundet të kuptojë se çfarë duhet të përmirësojë më tej në mënyrë që gjithkush që drejtohet në njërin nga filialet e tij të jetë i kënaqur me shërbimin. Shkarkoje TANI, Tashmë gjithçka në një aplikacion! Spitali Amerikan gjithmone lider…

Kirurgët austriakë dhe italianë sjellin teknikat e reja në Spitalin Amerikan, më pak dhimbje dhe rekuperim të plotë

Kirurgët austriakë dhe italianë sjellin teknikat e reja në Spitalin Amerikan, më pak dhimbje dhe rekuperim të plotë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Trajtim i të gjitha traumave të fytyrës dhe të trupit, me teknikat më të avancuara duke evituar dhimbjen tek pacientët. Spitali Amerikan, ua ka besuar trajtimin e tyre, kirurgëve të mirënjohur me famë botërore, të cilët falë eksiperiencës në spitalet më të njohura europiane, sjellin në vendin tonë metodat e reja të trajtimit të këtyre traumave. Prof. Dr. h.c. Emeka Nkenke, kirurgu austriak ekspert në kirurgjinë Ortodontike të (nofullës),kirurgjinë rikonstruktuese (duke përfshirë rikrikonstruktuimin mikrovascular,implantet stomatologjike,kirurgjinë orale,kirurgjinë e gjëndrave të pështymës,kirurgjinë TMJ (duke përfshirë kirurgjine artroskopike),traumatologji,kirurgjinë e anomalive të nofullës dhe qiellzës, është tashmë pjesë e spitalit Amerikan 3, veçanërisht për rastet e vështira. Vetëm pak javë më parë, Dr . Emeka trajtoi nënën nga Fieri, e cila e rrëzuar nga kati i 3-të i një banese, kishte pësuar fraktura të rënda në të gjithë fytyrën . Ndërhyrja zgjati 8 orë, dhe ky rast bëri jo pak bujë, pasi familja kishte bërë thirrje publike për ndihmë, në pamundësi për të përballuar operacionin. Kësaj thirrje iu përgjigj Spitali Amerikan, i cili u vjen në ndihmë personave në nevojë që vuajnë nga sëmundje të rënda, apo nuk kanë mundësi financiare të paguajnë ndërhurjen.

“Sigurisht ishte një rast i veçantë pasi zonja kishte fraktura në të gjithë fytyrën. Kërkon shumë eksperiencë për ta trajtuar ndërhyrjen saktë, në mënyrë që pacienti pas saj mos ketë probleme pas kësaj ndërhyrje me përtypjen dhe të folurën. Zonja do të jetë mirë dhe mund të bëjë një jetë normale”, shprehet dr. Emeka. Pacientja nga Fieri, nënë e një foshnje 9 muajshe tashmë është kthyer pranë familjes. Të tjera diagnoza të shpeshta pranë spitalit Amerikan, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje maksilofaciale janë ato tek fëmijët. “ Me fëmijët veçanërisht me bebet, pjesa më e madhe kanë keqformime, ndarje të buzës, qiellzës së sipërme të cilat mund të krijojnë probleme sociale në të ardhmen ndaj është shumë e rëndësishme të trajtohen në moshë të hershme, në disa javë pas lindjes në disa raste, në mënyrë që fëmijët të kenë një zhvillim normal”, shprhet kirurgu austriak. Sa i përket të rriturve ai sqaron se diagnozat më të shpeshta tek ata janë traumat e fytyrës nga aksidentet, rastet me kancer, kancera në lëkurë dhe brenda gojës. “Trajtimi i

pacientëve është i domosdoshm në mënyrë që ata të mos kenë probleme. Ne përdorim teknika mjaft të veçanta, përdorim mikroskopin për qepje tepër fine. Dhe pjesët që transportojmë nga pjesët e tjera të trupit, në mënyrë që furnizimi me gjak të jetë sa më natyral”, thotë Dr. Emeka. Një tjetër diagnozë është ajo e nofullës në disporporcion, e cila shkakton problem edhe estetike. “Ne bëjmë të mundur ristrukturimin e nofullës, duke e çuar në proporcion. Kërkon eksperiencë. Funksionet përmirësohen dhe fytyra bëhet e re, pacienti ngjan më i ri dhe ka fytyrë të re”, thotë kirurgu. Duke u ndalur në inplantologjinë e dhëmbëve, ai nënvizon se kjo procedurë duhet të kryhet nga mjekë të specializuar dhe jo t’i besohet çdo stomatologu. Në Spitalin Amerikan, inplantologjia kryhet nga mjekët maksilofaciale. “Inplantologjia e dhëmbëve kërkon specializim të lartë. Dikush që di ta bëjë mund ta bëjë. Janë disa procedura specifike, kju pacienti nuk ka kockë të mjaftueshme për të vendosur inplantin, dhe kërkohet një procedurë e veçantë për këtë të cilën mund ta bëjë vetëm një kirurg maksilofacial”, shprehet kirurgu i njohur. Guido Bassi,kirurgu ortoped një tjetër mjek i njohur dhe me mbi 15 mijë operacione ortopedike të kryera tregon, se disa nga diagnozat më të shpeshta me të cilat paraqiten qytetarët janë edhe traumat sportive. “Traumat sportive më të shpeshta janë lezionet traumatike që kanë të bëjnë me artikuklacionet e gjurit, kryeisht menisku. Trajtohen gjithmonë me heqje selektive të meniskut, hiqet pjesa e dëmtuar, duhet theksuar se menisku shërben për të mbrojtur kërcin e gjurit , por kur ai dëmtohet kthehet në një tru të huaj. Dikur bëhej me kirurgji të hapur dhe hiqej i tëri, tashmë hiqet vetëm pjesa e dëmtuar”, sqaron mjeku. Ai shprehet se në spitalin amerikan përdoret një teknikë të re e cila konsiston përveç pastrimit , heqjes së kërcit, injektohet një preparat i cili merret nga gjaku i pacientit. Merren qelizat staminale , në fund të pastrimit, kjo favorizon rigjenerimin e kërceve. “Artostrokpia gjithashtu është eknikë kirurgjikale që përdoret për trajtimin e dëmtimeve brenda kyçit, më parë bëhej vetëm për diagnostikim të kyçeve. Tashmë përdoret në kirurgji dhe operohen të gjitha kyçet e trupit, të gjitha artikulacionet, shpatulla, gjuri, kyçet e duarve, kavilia. Këto ndërhyrje bëhen pa hapur të gjithë artikulacionin, po vetëm me dy prerje të vogla dhe ne hyjmë me kamera e instrumentin me të cilin bëhet ndërhyrja”, shprehet kirurgu. Rastet më të shpeshta sipas tij veç traumave sportive, janë traumat e kyçeve të cilat trajtohen me një protezë të pjesshme apo të plotë. “Kemi sëmundjet degjenerative, të cilat trajtohen me vendosjen e protezave”, thotë mjeku.

Spitali Amerikan mundëson teknikën më të re në kirurgji.

Spitali Amerikan mundëson teknikën më të re në kirurgji.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për herë të parë në Shqipëri, pacientit i hiqet tumori në zorrën e trashë me metodën më të fundit kirurgjikale.

Mjeku Arben Beqiri: E pamundur të realizohet pa teknologjinë e përgatitjen e avancuar mjekësore

Kur aparaturat mjekësore, sallat e operacionit dhe të gjitha kushtet e tjera spitalore, janë avangardë, puna e një kirurgu me experiencë bëhet më e lehtë dhe konkludon me suksesin e rradhës. Ky sukses në vijim do të thotë më shumë jetë të shpëtuara pacientësh dhe trajtim mjekësor që mundëson jetëgjatësi, më pak dhimbje gjatë një operacioni dhe rekuperim shumw më të shpejtë të të sëmurit. Teknika më e re e përdorur në Spitalin Amerikan, dëshmon se kombinimi mes teknologjisë dhe stafit të zgjedhur bën të mundur që mjekësia në Shqipëri të ecë përpara. Kjo është e vetmja rrugë, çka e bën Spitalin Amerikan të jetë krenar që në cilësi, renditet përkrah qëndrave më të njohura të ekselencës spitalore në Europë. Teknika më e re për heqjen e një mase tumorale me laparaskopi, e realizuar në këtë spital nga Mjeku i njohur Arben Beqiri,është një arritje e madhe në kiurgjinë laparaskopike. Pas kryerjes së kësaj ndërhyrje, rasti është referuar si një sukses në Konferencën e 25-të të Kirurgjisë. Bëhet fjalë për një ndërhyrje mjaft komplekse që i hap rrugën dhjetra të tjerave në raste tumoresh të vështira për tu trajtuar me kirurgjinë tradicionale. Kjo teknikë që vjen për herë të parë në Shqipëri, kryhet prej disa vitesh në spitalet Europiane, çka ka bërë që rastet e tumoreve për shkak të saj të ecin mjaft mirë në vijim. Me anë të kësaj teknike trajtohet gjithashtu edhe nj ë gam ë e gjer ë s ëmundjesh t ë tjera. “ Është një teknikë e avancuar dhe mjaft komplekse e cila realizohet për herë të parë në vendin tonë. Kjo teknikë konsiston në ndërhyrjen ku nëpërmjet kamerave bëhen të mundura 4 prerje të vogla, gjysëm centimeter dhe 1 centimetër për heqjen e një tumori të zorrës së trashë. Nëse do ishte përdorur kirurgjia tradicionale pacienti do të kishte një prerje rreth 20 centimetra”, sqaron Dr. Arben Beqiri, kirurgu i njohur që ka realizuar këtë operacion. Ai shton se diferenca në këtë teknikë është se pacienti lë spitalin brenda

4 ditëve. “Nëse do kryehej ndërhyrja kirurgjikale pa laparaskopi, do të kishim një invalidizim të personit për të paktën 10 ditë. Rekuperimi do të ishte shumë i v ështirë, ndërsa kjo metodë mikroinvazive bën të mundur që përmirësimi i pacientit të jetë spektakolar pas operacionit”, shprehet mjeku Arben Beqiri. Ai thekson se pajisjet mjekësore, teknologjia dhe sallat operatore janë tepër të rëndësishme për të realizuar këtë ndërhyrje “. Pajisjet dhe teknologjia janë thelbësore, ose 50% e pun ës në këtë rast, pavarësisht eksperiencës dhe aftësisë së mjekut, pa to do të ishte e pamundur kryerja e saj”, sqaron kirurgu Arben Beqiri. Spitali Amerikan,me 3 filialet e tij, disponon aparaturat mjekësore më moderrne, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende tw tjera mw tw zhvilluara.

Jo më bisturi për të hequr masat beninje nga mitra.

Jo më bisturi për të hequr masat beninje nga mitra.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekët e spitalit Amerikan: Tani trajtimi pa bisturi, dhimbje dhe plagë

Problemet gjinekologjike , kur fibromiomat kërcënojnë shëndetin e gruas

Fibromat apo fibromiomat janë patologjitë më të shpeshta gjinekologjike tek femrat. E ndërsa në Shqipëri për vite me rradhë e vetmja zgjidhje për të larguar këto formacione nga trupi ishte kirurgjia e hapur, Mjekët Obstetër të Spitalit Amerikan , sqarojnë se këto lloj patologjish zgjidhen lehtësisht me laparaskopi. “Bëhet fjalë për një kirurgji moderrne e cila plagët dhe hapjet i ka fare të vogla, duke bërë që jo vetëm estetikisht për gruan të mos ketë problem, por edhe cilësia e ndërhyrjes të ofrojë më shumë siguri. Infeksionet kanë risk më të vogël për të ndodhur. Dallon me kirurgjinë e hapur, pasi gjak rrjedh më shumë tek kjo e deyta , manipulimet janë më të shumta, pajisjet që futen brenda gjithashtu. Kjo ndikon edhe në shërimin pastaj”, sqaron Dr. Juxhin Gjoshe, Obsteter-Gjinekolog në Spitalin Amerikan .Sipas tij, Fibromiomat variojnë nga fibriomioma minimale të vogla në përmasa, deri shumë të mëdha duke krijuar vështirësi në jetën e gruas. “Edhe vendodhja e tyre ka shumë rëndësi, pasi ka fibriomioma të cilat mund të jenë në pjesën e brendshme të mitrës duke krijuar hemoragji dhe shqetësime te grate. Shkaku nuk dihet, por ajo që ne dime për këto formacione është që janë beninje dhe kjo është shumë e rëndësishme”, thotë mjeku. Në disa raste fibromiomat mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatëzanisë apo në ngjizjen e bebit dhe është e nevojshme të ndërhyet për të bërë heqjen e tyre.. “Ka disa raste kur fibromiomat nuk krijojnë probleme në shtatëzani. Rekomandohet që ato të hiqen pas lindjeve, por , ka fibriomioma të cilat janë të mëdha, të cilat pengojnë në mbetjen shtatëzanë dhe mund të shkaktojnë edhe aborte spontane e deri në hemoragji e rrezikimin e jetës”, thotë Dr. Gjoshe. Ekoja vaginale është egzaminimi më i nevojshëm për të qartësuar nëse kemi të bëjmë me një fibromiomë apo miomë. “Ekoja vaginale është e rekomanduar pasi është shumë më e qartë si eko

për problem të ndryshme gjinekologjike, për të orientuar diagnozën. Për të parë strukturat. Fibromiomat janë të ndryshueshme nga një paciente te tjetra. Ka mioma që zmadhohen shumë Brenda vitit , të tjera që mund të rrijnë edhe për një 10 vjeccar”, sqaron një tjetër Obsetre –Gjinekologe në Spitalin Amerikan, Dr. Denisa Bajraktari. Ajo bën me dije se mosha me e rrezikuar për të shfaqur një patologji të tillë është mbi 40 vjecc. “Simptomat më të shpeshta janë dhimbje, hemoragji dhe ccrregullim te ciklit menstrual, anemi, çrregullime të jashtëqitjes Edhe simptomat janë të variueshme në vartësi të vendodhjes, të madhësisë llojit që kanë .” Në momentin që është një fibriomiomë në pjesën e sipërme të mitrës.,edhe nëse janë të mëdha janë pa shumë manifestime”, sqaron mjekja Bajraktari. Përvecc fibromiomave, një tjetër patologji e shpeshtë tek femrat janë Polipet. “Bëhet fjalë gjithashtu për formacione beninje të cilat lokalizohen në endometër, në pjesën e brendshme të mitrës ose ne pjesën e brendshme të kanalit të mitrës. Mund të shfaqin shenja si mestruacione te shtuara, hemoragji, gjakrrjedhje pas kontaktit dhe diagnostikohen me vizitë vaginale e me eko transvaginale”, sqaron mjekja. Zakonisht polipet vendosen në ditët sapo ka mbaruar cikli menstrual pasi kanë ngajshmëri me strukturën e endometrit gjatë ciklit. Në Spitalin Amerikan përdoret Histeroskopia për trajtimin e problematikave të tilla gjinekologjike “ Ka specifikën dhe të mirën në krahasim me atë pastrimin e dikurshëm, sepse edhe sheh cfarë nddodh në qafën e mitrës. Shihet struktura, hiqet struktura shihet komplet mukoza dhe gjithshka është e dyshimtë atje, biopsia pastaj si protokoll I detyrueshëm”, thotë mjeku Obsetër Gjinekolog Juxhin Gjoshe.

Rrobaqepëse për të mbajtur familjen, operacioni  në Spitalin Amerikan i rikthen shikimin

Rrobaqepëse për të mbajtur familjen, operacioni në Spitalin Amerikan i rikthen shikimin

By Spitali Amerikan - Të Reja

Që në fëmijëri ka pasur probleme me shikimin të cilat u përkeqësuan edhe më shumë, me punën si rrobaqepse, e cila ka qenë e vetmja mënyrë për të mbajtur familjen me bukë. Nënë e dy fëmijëve, Luljeta nuk i kurseu sytë e saj deri sa gjendja u përkeqësua aq shumë sa rrezikonte shikimin. Syzet optike nuk bënin më punë, ndërsa vështirësitë në të parë e për rrjedhojë edhe në punë e në familje po ktheheshin në një problem shumë të madh. Në pamundësi ekonomike, Luljeta vendosi të ndajë historinë e saj në media e cila ndërmorri iniciativën për ta ndihmuar me mbështetjen madje edhe të disa politikanëve. Spitali Amerikan, iu përgjigj thirrjes për të kryer oparacionin e vështirë për të cilin Luljeta kishte nevojë. Sot, falë ndërhyrjes së suksesshme të mjekëve oftamologë(okulistë), Luljeta mund t’i rikthehet jetës normale. Operacioni u kryenga Dr. Mimoza Meco, kirurge oftamologe e specializuar në Zvicër, e cila sqaron se ndërhyrja doli me sukses dhe pacientja mund të shohë shumë mirë e t’i rikthehet jetës normale. Qendra e Okulistikës(Oftalmologjisë), në Spitalin Amerikan me një ekip super të specializuar mjekësh shqiptarë e të huaj, ofron sot ato shërbime për të cilat shumë prej personave që kanë pasur nevojë kanë zgjedhur klinika jashtë vendit, veçanërisht për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale të vështira. Tani sytë tuaj janë në duart e profesionistëve. Metodat më të avancuara për të hequr syzet dhe trajtimi i të gjitha sëmundjeve e patologjive të syrit me pajisjet më moderrne, pa asnjë dallim nga spitalet europiane.

Çrregullime të zemrës? Me Elektrofizologjinë në Spitalin Amerikan, trajtoheni pa operacion dhe ilaçe

Çrregullime të zemrës? Me Elektrofizologjinë në Spitalin Amerikan, trajtoheni pa operacion dhe ilaçe

By Spitali Amerikan - Të Reja

Identifikimi i saktë i këtyre çrregullimeve, por edhe trajtimi i duhur i tyre në Spitalin Amerikan bëhet me anë të studimit elektrofiziologjik. Ju nuk do të keni më nevojë, të shkoni në urgjencën e spitalit sa herë krizat e aritmisë ju përsëriten. Zgjidhja përfundimtare, jepet me metodën më efektive e cila i jep zgjidhje përfundimtare këtyre çrregullimeve. Shërbimi i kardiologjisë në Spitalin Amerikan është guri i parë i themelit dhe krenaria e këtij spitali. Në Shqipëri është e vetmja qendër e specializuar që prej 10 vjetësh diagnostikon gjithçka dhe ndërhyn në gjithçka ka të bëjë me zemrën.

Po çfarë është elektrofizologjia?

Elektrofiziologjia është një test i cili përdoret për të matur aktivitetin elektrik të zemrës dhe për të diagnostikuar aritminë ose rrahjet e parregullta të zemrës. Pra procedura e elektrofiziologjisë mundëson diagnostikimin e aritmisë, që trajtohet duke përdorur një metodë të quajtur ablacion/amputim (kateterizim me valë, radiofrekuencë) sipas nevojës. Ablacioni/Amputimi me kateter, është një procedurë e cila përdoret për të trajtuar disa lloje të aritmive. Kjo procedurë kryhet nga kardiologët të cilët janë të specializuar në elektrofiziologji.

Sa zgjat procedura?

Procedura e elektrofiziologjisë dhe amputimit me kateter mund të zgjasë nga 1 deri në 3 orë. Përdoren dy kateterë që futen nëpërmjet venës femorale që është tek rrëza e këmbës. Kjo bëhet në mënyrë që mjeku specialist të gjejë burimin e ritmit jonormal të zemrës dhe ta largojë atë. Elektrofizologjia nuk lë shenja të të qepurave në trup. Edhe kur kateterat largohen nga zona e qafës dhe ijëve, do të ju mbetet vetëm një vrimë e vogël që duket si një pickim.

Sa ditë duhet që të rekuperohet pacienti?

Pas procedurës ju mund të ktheheni në shtëpi në të njëjtën ditë, apo të qëndroni vetëm një ditë në spital dhe në mëngjes do të largoheni duke vazhduar jetën si zakonisht.

Page 5 of 11«‹34567›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë