Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
“SPITALI AMERIKAN” MARRËVESHJE ME FUNDJAVË NDRYSHE: SHËRBIME SHËNDETËSORE FALAS PËR FAMILJET NË NEVOJË

“SPITALI AMERIKAN” MARRËVESHJE ME FUNDJAVË NDRYSHE: SHËRBIME SHËNDETËSORE FALAS PËR FAMILJET NË NEVOJË

By Spitali Amerikan - Të Reja

“SPITALI AMERIKAN” MARRËVESHJE ME FUNDJAVË NDRYSHE: SHËRBIME SHËNDETËSORE FALAS PËR FAMILJET NË NEVOJË

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan.

Në thelb të marrëveshjes është ofrimi i shërbimeve shëndetësore falas ndaj familjeve në nevojë, të identifikuara dhe referuar nga “Fundjavë Ndryshe”.

Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të fondacionit Arbër Hajdari dhe administratorit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

“Fundjave Ndryshe” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan, me anë të së cilës Spitali do të ofrojë shërbime shëndetsore papagesë ndaj familjeve në nevojë të identifikuara dhe referuara nga Fundjavë Ndryshe. Administratori i Spitalit Amerikan, Dr. Klodian Allajbeu dhe Arbër Hajdari, Ceo i Fondacionit firmosin bashkëpunimin që ka si qëllim të aktivitetit të saj zbatimin e programeve humanitare dhe të bamirësisë.

“Bamirësia nuk të varfëron”.

Ne Spitalin Amerikan me Elektrofizologjinë trajtoheni pa operacion dhe ilaçe.

Ne Spitalin Amerikan me Elektrofizologjinë trajtoheni pa operacion dhe ilaçe.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Çrregullime të zemrës?

Spitalin Amerikan me Elektrofizologjinë trajtoheni pa operacion dhe ilaçe.

Probleme të lindura të zemrës, apo kirurgjia kardiake mund të shkaktojnë çrregullimin e ritmit të zemrës. Veç kësaj stresi emocional mund të shkaktojë të njëjtin çrregullim dhe diagnostikimi jo i duhur ka bërë që vazhdimisht pacientët të trajtohen me ilaçe të panevojshme, që jo vetëm nuk e kanë përmirësuar gjendjen, por e kanë përkqësuar. Identifikimi i saktë i këtyre çrregullimeve, por edhe trajtimi i duhur i tyre në Spitalin Amerikan bëhet me anë të trajtimit elektrofiziologjik. Ju nuk do të keni më nevojë, të shkoni në urgjencën e spitalit sa herë krizat e aritmisë ju përsëriten. Zgjidhja përfundimtare, jepet me metodën më efektive e cila i jep zgjidhje përfundimtare këtyre çrregullimeve. Shërbimi i kardiologjisë në Spitalin Amerikan është guri i parë i themelit dhe krenaria e këtij spitali. Në Shqipëri është e vetmja qendër e specializuar që prej 10 vjetësh diagnostikon gjithçka dhe ndërhyn në gjithçka ka të bëjë me zemrën.

Po cfarë është elektrofizologjia?

Elektrofiziologjia është një test i cili përdoret për të matur aktivitetin elektrik të zemrës dhe për të diagnostikuar aritminë ose rrahjet e parregullta të zemrës. Pra procedura e elektrofiziologjisë mundëson diagnostikimin e aritmisë e përçueshmërive anormale në rrugët e zemrës, që trajtohen duke përdorur një metodë të quajtur ablacion/amputim (kateterizim me valë, radiofrekuencë) sipas nevojës. Ablacioni/Amputimi me kateter, është një procedurë e cila përdoret për të trajtuar disa lloje të aritmive. Kjo procedurë kryhet nga kardiologët të cilët janë të specializuar në elektrofiziologji për vendosjen e kateterit.

Sa zgjat procedura?

Procedura e elektrofiziologjisë dhe amputimit me kateter mund të zgjasë nga 3 deri në 6 orë. Kateteri vendoset në dy enët e mëdha të gjakut – një në qafë dhe tjera në ije – që hyjnë në anën e djathtë të zemrës. Vendosja e kateterit nga të dyja enët e gjakut (qafë dhe ije), bëhet në mënyrë që mjeku specialist të gjejë burimin e ritmit jonormal të zemrës dhe ta largojë atë. Elektrofizologjia nuk lë shenja të të

qepurave në trup. Edhe kur kateterat largohen nga zona e qafës dhe ijëve, do të ju mbetet vetëm një vrimë e vogël që duket si një pickim .

Sa ditë duhet që të rekuperohet pacienti?

Pas procedurës ju mund të ktheheni në shtëpi në të njëjtën ditë, apo të qëndroni vetëm një ditë në spital dhe në mëngjes do të largoheni duke vazhduar jetën si zakonisht.

Sytë tuaj vetëm në duart e profesionistëve, 4 kirurgët e Spitalit Amerikan

Sytë tuaj vetëm në duart e profesionistëve, 4 kirurgët e Spitalit Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ja metodat më të avancuara për heqjen e syzeve dhe trajtimin e çdo patologjie

Metodat më të avancuara për të hequr syzet dhe trajtimi i të gjitha sëmundjeve e patologjive të syrit me pajisjet më moderrne, pa asnjë dallim nga spitalet europiane. Qendra e Okulistikës(Oftalmologjisë), në Spitalin Amerikan me një ekip super të specializuar mjekësh shqiptarë e të huaj, ofron sot ato shërbime për të cilat shumë prej personave që kanë pasur nevojë kanë zgjedhur klinika jashtë vendit, veçanërisht për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale të vështira.

Tani sytë tuaj janë në duart e profesionistëve. “Sëmundjet e syrit që trajtohen në Spitalin Amerikan janë të gjitha sëmundjet që trajtohen në fushën e okulistikës apo oftamologjisë , sëmundjet e kornesë, infeksionet e ndryshme, sëmundjet e turbullimit të kristalinës, sëmundjet infektive, sëmundjet e retinës. Transplanti i kornesë I cili bëhet prej 10 vjetësh, (zëvendësim i indit të përparmë të syrit”, thotë Dr. Nadon Qafa, një prej kirurgëve të këtij departamenti, i specializuar në Ankara dhe me eksperiencë të suksesshme në dhjetra operacione të vështira, deri tek korrigjimi i shikimit për një numër -24, i cili konsiderohet si një rast I agravuar.Ai thekson se, për të pasur sukses në trajtimin e sëmundjeve të syrit, që nga diagnoza deri në trajtim është e domosdoshme puna në ekip, pasi sëmundjet e syrit në disa raste kanë lidhje edhe me sistemet e tjera tw organizmit. Ky bashkëpunim dhe ky staf bën që sëmundjet e vështira të diagnostikohen me shumë sukses. “Qendra e okulistikës në spitalin amerikan egziston tek spitali amerikan 1 dhe spitalin amerikan nr 3. Kemi të gjitha pajisjet e nevojshme për një diagnozë të plotë të të gjitha sëmundjeve të syrit dhe të gjitha grupmoshave, duke filluar që nga fëmijët e vegjël deri tek moshat e mëdhaja.Kirurgët e syrit janë të ndarë në dy specialitete kryesore: Kirurgë të segmentit anterior dhe kirurg të segmentit posterior”, thotë Dr. Teuta Haveri, kirurge oftamologe, e specializuar në Francë.Mjekja sqaron se , syri është një organ shumë delikat. “Nuk mund të bësh manipulime, por ndërhyrjet në sy bëhen nëpërmjet incizioneve shumë të vogla , mikroincizione .Kirurgjia e syrit është një kirurgji shumë fine që realizohet me instrumente shumë fine dhe me mikropsko operator zmadhues ,në mënyrë që trauma operatore të jetë sa më e

vogël, ndaj dhe duhet një ekip profesionistësh si dhe pajisjet e nevojshme”, thotë Dr. Haveri. Pjesë e ekipit prej disa muajsh, është bërë edhe një prej kirurgëve më të njohur në Itali Marcco Jaccobi, kirurg oftamolog. Ai ka kryer studimet si mjek i përgjithshëm në universitetin e Torinos më pas është specializuar si kirurg oftamolog. Për vite me rradhë ka qenë shef i shërbimit të okulistikës në spitalin “Vila Maria në Itali”, dhe numëron rreth 3000 ndërhyrje kirurgjikale për problemet e syrit si Katarakta apo Glaukoma, si dhe mbi 1000 ndërhyrje kirurgjikale të vitro retinës.”Mund të them me bindje të plotë se pajisjet mjekësore në Spitalin Amerikan nuk kanë asnjë dallim me spitalet e tjera ku unë operoj, në Itali apo Francë. Kjo është edhe arsyeja pse zgjodha të jem pjesë e këtij spitali I cili ofron strukturën dhe instrumentat më të avaancuara të cilat na ndihmojnë në kirurgëve që të kryejmë me sukses ndërhyrjet për pacientët”, shprehet Dr. Jaccobi.Duke u ndalur në Kirurgjinë refractive, Dr. Mimoza Meco, kirurge oftamologe e specializuar në Zvicër, sqaron se kirurgjia refraktive është procedurë kirurgjikale që mundëson heqjen e syzeve. “Kërkesat që janë në shtim vitet e fundit veccanërisht nga persona mbi 40 vjeç të cilët i kanë mbajtur për vite me rradhë. Ky është trendi i ri i kirurgjisë refraktive. Janë ndërhyrje që bëhen vetëm nga mjekët specialistë. Aparaturat kanë përparuar shumë dhe na ndihmojnë, por natyrisht përdorimi I tyre bëhet nga mjekë profesionistë në karrierë “, sqaron DR. Meço.

REZONANCA MAGNETIKE – fjala e fundit e Imazherisë së Avancuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

REZONANCA MAGNETIKE – fjala e fundit e Imazherisë së Avancuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Shk. Iris Allajbeu
Shefe e Departamentit të Imazherisë së Avancuar
Spitali Amerikan

Çfarë është Rezonanca Magnetike e Gjirit?

RM e gjirit është ekzaminimi më i avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që realizohet me anë të një programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga specialistët përkatës. Është një ekzaminim joinvaziv, pa dhimbje, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjithë grupmoshat e pacientëve.

RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese, si mamografia apo ekoja janë të pamjaftueshme, duke çuar në diagnostikimin e saktë të sëmundjes. Gjithashtu RM e gjirit arrin të diagnostikojë patologjitë e gjirit që në fazat fillestare kur ato nuk janë të dukshme ende në mamografi apo eko.

Në cilat raste rekomandohet të bëhet RM e gjirit?

Rezonance Magnetike nuk është një metodë depistuese për të gjithë popullatën, por një metodë imazherike e avancuar që përdoret për grupe të caktuara dhe në situata të caktuara si:

Depistimi i grave me RISK TË LARTË për kancerin e gjirit.

Shoqata Amerikane e Kancerit dhe |ajo Europiane e Imazherise se Gjirit rekomandojne fuqishëm Rezonancën Magnetike, si metodë depistuese krahas mamografisë për gratë me risk 20-25% më të lartë se pjesa tjetër e popullatës.

– Në këtë grup përfshihen gratë me histori familjare të kancerit të gjirit të të afermve si; nëna, motra, tezja, nën moshe 50 vjeç.

– Defektet apo Mutacionet gjenetike BRCA1 dhe BRCA2

– Histori e kancerit të njërit gji, e cila rrit rrezikun për kancer në gjirin tjetër

– Histori e rrezatimit të kraharorit në doza të larta në moshat 10-30 vjeç

– Diagnostikimi i lezioneve prekanceroze të gjirit në biopsi si Hiperplazia atipike duktale,karcinoma insitu lobulare apo duktale.

RM luan një rol të rëndësishëm në planifikimin e ndërhyrjes kirurgjikale dhe terapise në pacientët të diagnostikuar me kancer gjiri, pasi jep informacion të detajuar për përhapjen e kanceritdhe të strukturave përrethdhe vlerësimin e gjirit tjetër për të përjashtuar një vatër të mundshme kanceri.

*Ndjekje postkirurgjikale e pacientëve që kanë kryer Kirurgji konservative të modifikuar të gjirit

*Diferencimi i lezioneve të dyshimta të diagnostikuara në eko apo mamografi

*Vlerësimin e rezultatit të kimioterapisë

*Vlerësimin e pacientëve që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale plastike të gjirit.

* Vlerësimi preoperativ i pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit

Në disa raste, kanceri i gjirit trajtohet me kimioterapi neoadjuvante para se t’i nënshtohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në këto raste, RM përdoret shpesh për të monitoruar trajtimin me kimioterapi, si dhe për të rivlerësuar sasinë e tumorit ende të pranishëm, para se operacioni të jetë kryer.

Në këta pacientë RM përdoret si për vlerësimin e implanteve në rastet kur dyshohet për rupturë të tyre, ashtu edhe në ekzaminimin e lezioneve të dyshimta, pasi Ekoja dhe mamografia në këta pacientë realizohet më me vështirësi.

Cilat janë kundërindikimet e RM së gjirit?

– Prezenca e implanteve metalike, pacemakerave etj. në trup.

– Pacientët me histori alergjie nga lënda e kontrastit që përdoret për ekzaminimet me RM (raste shumë të rralla).

– Pacientët klaustrofobike. Në raste të tilla mund të përdoren forma të ndryshme sedacioni.

-RM është ekzaminim radiologjik i avancuar qe kerkon aparatura te posacme dhe specialiste me pervoje per te minimizuar biopsi apo nderhyrje kirurgjikale te panevojshme.

Ky ekzaminim ashtu si dhe të gjitha ekzaminimet e tjera të gjirit këshillohet të kryhet brenda 10 ditëshit të parë të ciklit menstrual, mundësisht ditën 5-7 të ciklit, ku gjiri është më i qetë dhe më pak i ndikuar nga ndryshimet hormonale.

Rritet numri i femrave nga kanceri i gjirit tek moshat e reja.

Rritet numri i femrave nga kanceri i gjirit tek moshat e reja.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan falas mamografi dhe eko gjiri për shoqatat me gratë në nevojë.

Kanceri i gjirit kudo në botë është një betejë e vështirë, por aspak e pamundur. Jetëgjatësia është rritur dukshëm dhe mbi të gjitha niveli i ndërgjegjësimit për ta parandaluar këtë sëmundje. Në Shqipëri për fat të keq, ky tumor renditet i pari për nga shpeshtia dhe ajo çka alarmon mjekët është tendenca në rritje tek moshat e reja. E ndërsa numri shtohet vetëm 5 % e rasteve, e kapin sëmundjen në fazat e para.”Rastet me kancer gjiri paraqiten në faza të avancuara kur trajtimi bëhet shumë i vështirë dhe në disa raste i pamundur; rrjedhimisht dhe vdekshmëria është e lartë. Në 25 vitet e fundit shifrat flasin se numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 3 herë”,shprehen mjekët specialistë. Ata bëjnë apel për kryerjen e të paktën njëherë në vit të ekos së gjirit për moshat deri në 35 vjeç dhe mamografisë për moshat mbi 45 vjeç.

1 në tetë gra në botë preken nga kjo sëmundje, ndërsa në Shqipëri preken rreth 400 gra në vit.

Rekomandohen për kontrollin e gjirit nën 40 vjeç:

– Vetëkontroll të gjirit

– Konsultim me mjekun specialist të gjirit)

Mosha 40-49 vjeç:

– Mamografi çdo 1-2 vjet

– Mosha 49-69 vjeç:

– Mamografi çdo vit

– Eko e gjirit është ekzaminim që përdoret për kontrollin e gjirit dhe është plotësuese e Mamografisë. Eko e gjirit këshillohet të kryhet nga të gjitha moshat.

Vdekshmëria nga kjo sëmundje është reduktuar shumë në vitet e fundit nga këto këtyre dy faktorë:

α) diagnostikimi në stade fillestare, duke kryer kontrolle rutinë/ check –up

b) përparimi sistematik në terapinë e kancerit të gjirit.

Diagnostikimi në kohë shpëton jetën tuaj!

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën dhe përveç fushatave të vazhdueshme Spitali Amerikan, këtë vit u ofron gjatë gjithë muajit paketën e re të egzaminimeve e cila mundëson kapjen në kohë të sëmundjes.”Diagnostikimi në kohë shpëton jetën tuaj”!! Me këtë slogan Spitali Amerikan do të ofrojë rezonancën magnetike me 50% të çmimit real,për të gjitha gratë që kanë një histori tumori dhe janë në trajtim! Gjithashtu vizita tek mjekët specialistë, mamografia dhe ekoja e gjirit do të jenë falas! Vazhdimisht pamundësia ekonomike ka bërë që shume gra të mos kryejnë egzaminimet e nevojshme. Spitali Amerikan ka menduar edhe për kategoritë në nevojë. Janë 100 eko gjiri dhe 100 mamografi të planifikuara për tu ofruar falas vetëm për këto kategori. Tumori i gjirit është i trajtueshëm nëse kapet në kohë,ndaj mos neglizhoni! Përqafoni jetën me Spitalin Amerikan,sepse për të gjithë ne të parandalosh është shumë më mirë sesa të kurosh!

Dy kirurgët e mirënjohur 8 orë operacion për frakturat e fytyrës dhe të trupit.

Dy kirurgët e mirënjohur 8 orë operacion për frakturat e fytyrës dhe të trupit.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Bie nga kati tretë nëna e foshnjës 8 muajshe, Spitali Amerikan i përgjigjet thirrjes për ndihmë të familjes.

Spitali Amerikan i përgjigjet thirrjes për ndihmë të familjes së gruas e cila u rrëzua pak ditë më parë nga kati i tretë i banesës, duke pësuar fraktura të rënda në trup dhe fytyrë. Me anë të një video e cila u bë virale në rrjetet sociale, rasti i nënës së re që ka një foshnje tetëmuajshe,u bë i njohur edhe për stafin e këtij spitali dhe reagimi ishte i menjëhershmëm. Brenda pak kohësh Najada Çelsula, do ketë mundësinë të rekuperohet plotësisht duke mbajtur sërish në duar vajzën e saj të vogël. Gruaja i është nënshtruar për 8 orë me rradhë dy operacioneve paralele nga dy kirurgët e specializuar, të cilët me sukses arritën të bëjnë të mundur që shumë shpejt ajo t’I kthehet normalitetit. Familja në pamundësi ekonomike kërkonte ndihmë,pasi operacione të tilla kushtojnë shumë dhe ne me ndërhyrjen e sotme jemi të kënaqur që i kemi ardhur në ndihmë jo vetëm kësaj gruaje të re, por edhe atyre mijra shqiptarëve të cilët u prekën nga ngjarja”,shprehet kirurgu ortoped Tonin Alia, një prej kirurgëve që e operoi për frakturat në trup,ku në pjesën e gjurit gruas iu vendos edhe një protezë, pasi këmba i ishte thyer tërësisht. “Puna ime ishte më e vogël në krahasim me nderhyrjen e kirurgut maksilofacial austriak i cili qëndroi në sallë për më shumë se 5 orë, pasi frakturat e fytyrës që kishte gruaja ishin tepër të rënda. Doktor Emeka Nkenke me të cilin bashkëpunon spitali Amerikan erdhi enkas nga Viena për këtë rast”,sqaroi kirurgu Alia. Ndërkohe Dr . Emeka Nkenke shton se frakturat e pacientes në pjesën e nofulllës ishin shumë të rënda. Nofulla kishte pësuar dëmtime të shumta e shpërbërë totalisht. Ndërhyrja konsiston

në bashkimin e këtyre pjesëve të thyera duke i lidhur ato me një material i cili është komplet i pa dukshëm nga jashtë dhe duke bërë që zonjës Najada të mos i mbetet asnjë shenjë e dëmtimit. E gjithë kjo ndërhyrje në një zonë shumë të vështirë të trupit të njeriut siç është nofulla do të merrte rreth 8 orë operacion shton Dr. Emeka Nkenke. Falë sensibilizimit dhe gadishmërisë së Spitalit Amerikan,Najada do të ketë një jetë normale. Ky është vetëm një nga dhjetra persona në nevojë, të cilët kanë pasur nevojë për shërbim të specializuar mjekësor, të cilëve i është përgjigjur me solidaritet Spitali Amerikan. Operacione të vështira dhe shumë të shtrenjta janë kryer falas nga stafi më i specializuar i mjekëve të këtij spitali. Muajt e fundit pjesë e ekipit mjekësor janë bërë disa mjekë të mirënjohur të cilët kanë punuar në spitalet më me emër të Europës. Falë këtij vizioni dhe solidaritetit që tregohet, Spitali Amerikan sot nuk ka asnjë dallim për standarded me spitalet europiane. Qytetarët nga ana tjetër,munden të marrin në vendin e tyre ato shërbime mjekësore, për të cilat më herët duhet të shpenzonin më shumë para dhe kohë në spitalet jashtë vendit.

Sukses në rastet e vështira ortopedike. Rikthehet pas 28 vitesh nga Italia kirurgu i mirënjohur Tonin Alia.

Sukses në rastet e vështira ortopedike. Rikthehet pas 28 vitesh nga Italia kirurgu i mirënjohur Tonin Alia.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vuante nga Koksartroza në pamundësi në ecje, kirurgu i njohur i rikthehn jetën normale 60 vjeçares.

Një paciente me patologjinë e koksartrozës i është drejtuar Spitalit Amerikan 3, me një sëmundje e cila kishte kaluar në fazën e saj më të avancuar. Pacientja kishte probleme të mëdha dhe është shfaqur në spital me pamundësi për të ecur e dhimbje të vazhdueshme, të cilat nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje me metodën konservatore me të cilët trajtohej në vendin tonë. Ajo iu nënshtrua një interventi modern në Spitalin Amerikan, e cila realizohet në vende të zhvilluara të Europës. Kjo ndërhyrje u krye nga mjeku i mirënjohur Tonin Alia, kirurg ortoped i ardhur nga Milano, pas një eksperience 28 vjeçare në spitalet më të njohura në Itali. Në intervistën e tij, ai tregon më shumë për patologjinë e Koksartrozës, rastin e pacientes 60 vjeçare dhe pse zgjodhi Spitalin Amerikan për tu rikthyer pas kaq vitesh në Shqipëri.

Doktor Alia, ju i jeni bashkuar spitalit Amerikan prej tre muajsh dhe operacioni i kryer ndaj pacientes 60-vjeçare do ti mundësojë asaj jo vetëm lëvizjen, por edhe një stil të ri jetese. Mund të na tregoni më shumë për këtë rast?

Pas vizitës dhe diagnostikimit të imtësishëm ne arritëm më parë në kokluzion se koksartroza e ka prekur pacienten në moshë të re. Rezulton se ka pasur një displazi koksofemurale që ka kaluar në këtë koksartrozë invalidante që nuk i jep më mundësinë pacientit as të lëvizë. Kjo patologji është më e përhapur tek femrat. Ne kryem atë ndërhyjre që quhet vija miniinvazive. Sot koncepti i miniinvazivitetit nuk është i lidhur me gjatësinë e prerjes së lëkurës, por përfshin respektin në maksimum të strukturave muskulare, sidomos të lidhjeve të muskujve me kockën. 1. Respekt i strukturave muskulore do të thotë të ruash forcën muskulare dhe të ruash propriocitetin (aftësia e trupit për ta patur ndjesinë e artikulacionit si normal).

2. Gjithashtu respekt i strukturave muskulare përkthehet në praktike në reduktim të humbjeve të gjakut intraoperatore, reduktim të dhimbjeve postoperatore, shkurtim të qëndrimit hospitalor si dhe jo incision kozmetik. Pra kemi të bëjmë me një metodë të re që i siguron personave që vuajnë nga Kosartroza që nëpërmjet kësaj

ndërhyrjeje kirurgjikale ti rikthehet jetës normale duke eliminuar dhimbjen dhe përmirsuar cilësinë e jetës.

Cilat janë simptomat e koksartrozës?

Simptomat e kësaj sëmundjeje kryesisht konsistojnë në dhimbje gjatë ecjes, kufizim progresiv të lëvizjeve deri në hiportrofi muskuluare. Dhimbjet përgjithesisht janë më të theksuara në pjesën anësore dhe të përparme të ijes. Në fazat fillestare pacientët mund të kenë edhe dhimbje gjunjësh. Pacientët që paraqiten për ndihmë ankohen se dhimbja acarohet kur trupi është në lëvizje dhe qetësohet kur trupi është në pushim. Kryesisht në mëngjes personat e prekur ndjejnë një lloj ngrutësimi dhe qetësohen më pas gjatë ditës. Vështirësitë e pacientëve janë në uljen e trupit për të kryer disa nevoja bazike të përditshme.

A mund të kryhet kjo ndërhyrje në çdo spital?

Unë jam kthyer prej pak kohësh dhe kam zgjedhur Spitalin Amerikan, pasi për të kryer këtë lloj operacioni kërkohet nivel i lartë i pajisjeve mjekësore dhe ekipi i duhur. Kërkohen standard në sallat operatore. Më besoni e them këtë pasi kam asistuar në shumë qëndra spitalore të hiperspecializuara për këtë lloj patologjie dhe është tejet e rëndësishme për një ndërhyrje të tillë që infrastruktura të jetë paralel e përshtatshme me personelin mjekësor. Falë Spitalit Amerikan, kjo ndërhyrje dhe disa të tjera janë realizuar me sukses.

Ju jeni një mjek me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji dhe keni punuar në spitalet e Milanos dhe tashmë pjesë e Spitalit Amerikan, si e shihni këtë ndryshim?

Unë si mjek kam bindjen se marrëdhëniet mjek-pacient duhet të jenë të bazuara tek besimi i ndërsjelltë që nuk është vetëm i natyrës profesionale por mbi të gjitha i natyrës njerëzore dhe personale. Kam patur fatin që karrierën time 28 vjeçare ta ndërtoj në Itali por duke u bazuar në studimin dhe eksperiencën e fituar në Shqipëri. Pavarsisht të gjithave nuk e kam humbur kontaktin me Shqipërinë dhe kjo më ka bërë të njoh më mirë këtë lloj patologjie. Në vitin 1991 jam transferuar në Milano ku kam nisur të punoj në disa Klinika Ortopedike të specializuara. Veprimtarinë më të madhe si kirurg i parë në sallën e operacionit e kam nisur në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”. Mendoj se të jesh mjek i mirë duhet të ecësh me kohën, të specializohesh dhe të mos ndalësh prefeksionimin profesional. E njëjta gjë ndodh edhe me institucionet spitalore ku ti punon. Nëse nuk ofrojnë standarded e përshtatshme është e vështirë t’i japësh pacientëve shërbimin më të mirë mjekësor. Rikthimin tim në Shqipëri për të punuar pranë Spitalit Amerikan, e kam parë si kënaqësi të dyfishtë. E para sepse rikthehem pas kaq vitesh për të shërbyer profesionalisht tek bashkëkombasit e mi e për ti kontribuar këtij vendi si dhe e dyta sepse për fat në Shqipëri Spitali Amerikan është një spital modern dhe i denjtë, ku të jepet mundësia të japësh maksimumin tënd me profesionalizëm.

Shtohen rastet me kancer të prostatës, për meshkujt mbi 50 vjeç

Shtohen rastet me kancer të prostatës, për meshkujt mbi 50 vjeç

By Spitali Amerikan - Të Reja

Simptomat që nuk duhet të neglizhoni për të kapur në kohë sëmundjen

Mos prisni të shfaqen simptomat e para për të parandaluar në kohë kancerin e Prostatës.Tek meshkujt është tumori i tretë për nga numri i vdekjeve në vendin tonë dhe në Europë incidenca e tij është rritur ndjeshëm dekadën e fundit. Pikërisht për të rritur ndërgjegjësimin e meshkujvë mbi 50 vjeç.

Sipas Dr.Shk. Gjergji Semini Kirurg Urolog në Spitalin Amerikan tregon se kryerja e analizave rutinë është e domosdoshme madje dhe kur ata nuk kanë shqetësime.

Në stadet fillestare simptomat kryesisht urinare janë:
Urinime të shpeshta, sidomos natën.
Fluks të dobët të urinës.
Fluks të urinës me ndërprerje (vështirësi për të filluar urinimin apo urinim me ndërprerje).
Dhimbje apo djegje gjatë urinimit.
Urinim me gjak apo në lëngun spermatik.
Ereksion i vështirë.
Gati të gjithë tipat e kancereve të prostatës janë adenokercinoma.

Në stade të avancuara mund të ketë shenja shtesë në pjesë të ndryshme të trupit. Shenja me e shpeshtë është dhimbja e kockave, shpesh herë e lokalizuar në shtyllën kurrizore, në pelvis apo ne brinjë, që shkaktohen nga metastazat në këto vende.

Kanceri i prostatës vret! Ndaj mos neglizhoni!

Kims Hospital tashmë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan

Kims Hospital tashmë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan do të ketë krah tij në ofrimin e shërbimeve spitalore për qytetarët, një nga spitalet më të mira private britanike, Kims Hospital. Një marrëveshje bashkëpunimi do të bëjë të mundur shkëmbimin e eksperiencës së stafeve mjekësore mes dy spitaleve dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për pacientët që trajtohen pranë Spitalit Amerikan.

Sipas Klodian Allajbeu/ Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan

Grupe mjekësore nga Kims Hospital do të vijnë në Shqipëri për të shkëmbyer eksperiencat e tyre me mjekët në spitalin amerikan. Gjithashtu mjekë nga spitali Amerikan do të shkojnë në Londër në spitalin Kims ku do të marrin pjesë në trajnime të ndryshme që do të organizohen për sa I përket kirurgjive të avancuara. Gjithashtu bashkëpunimi do të zgjerohet në stafin infermieror, ku infermierë të stafit tonë do të trajnohen pranë spitalit Kims për të zhvilluar më shumë standard të larta shëndetësore në të gjithë trajtimin dhe për të rritur sigurinë e trajtimit ndaj pacientit. Rregulla të caktuara dhe protokolle të caktuara do të vendosen në mënyrë të përbashkët, do të rritet më shumë siguria ndaj pacientit dhe një kontroll më I lartë ndaj infeksioneve ku spitalet që operojnë në britaninë e madhe kanë një nivel të lartë dhe I kushtojnë rëndësi shumë të madhe sigurisë ndaj pacientëve.

Por jo vetëm kaq. Pacientët shqiptarë që trajtohen në spitalin amerikan tashmë do të kenë një rrugë të hapur drejt Kims Hospital në Londër, për tw kryer ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë.

Sipas Peter Goddard/ Kryetar Bordi i Kims Hospital, do të transferohen pacientët nga Shqipëria në Britaninë e Madhe për ti trajtuar për ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë, do të shkëmbejmë stafet mjekësore dhe të mësojmë nga aftësitë e njëri tjetrit. Spitalin Amerikan zgjidhet për këtë bashkëpunim sepse me spitalin Kims në Londër ka te njejten vizion, vlera të ngjashme pra është si të thuash një proces binjakëzimi.

Sipas Simon James/ Ceo i Kims Hospital ku në këtë spital ka më shumë se 270 doktorë të specializuar që punojnë në fushat e ortopedisë, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, kjo është një mundësi e madhe për doktorët tanë të vijnë këtu dhe të takojnë mjekë në Spitalin Amerikan të ndajnë me njëri tjetrin praktikat më të mira. Ky bashkëpunim garanton një rrugë shumë të sigurtë për pacientët shqiptare dhe jo vetem, do të kenë sigurinë që u ofron Spitali Amerikan këtu në shqipëri por edhe sigurinë e një prej spitaleve më të mira private në Londër.

Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpetojnë jetën 67 vjecares

Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpetojnë jetën 67 vjecares

By Spitali Amerikan - Të Reja

Komplikacioni i rrallë gjatë anestezisë, mund të kishte qenë fatal nëse nuk do zbatohej protokolli.

Heqja e tëmthit, një operacion në dukje i thjeshtë, mund të kishte qene fatale për S.A nga Tirana.
Hipertermia Malinje, komplikacioni më i rrezikshëm dhe i rrallë nga anestezia, është shfaqur pas ndërhyrjes, duke alarmuar stafin e mjekëve të Spitalit Amerikan. Pacientja ka shfaqur shenjat tipike të kontraktimit të muskujve dhe rritjes së temperaturës, duke detyruar mjekët ta kalojnë me urgjencë në tërapi intensive. Pas zbatimit të përpiktë të protokollit mjekësor, pacientja është trajtuar me medikamëntin ‘Dantrolene”, mungesa e së cilit do të kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershmë të pacientes.
Sipas mjekëve Dr. shk. Lindita Shosha, kirurge e Përgjithshme & Proktologe dhe Dr. Renald Kërtoci ,mjek Reanimator konfirmojnë se S.A është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën. Hipertermia malinje merr jetën e të sëmurit nëse nuk zbatohet protokolli mjekësor në spital, të cilat janë janë themelore në trajtimin e të sëmurëve. “Përtej profesionalizmit të mjekëve, nëse mungon baza materiale, në këtë rast medikamënti i nevojshëm, për trajtimin e komplikacionit, jeta e një pacienti vihet automatikisht në rrezik”, sqarojnë mjekët.

Page 6 of 11«‹45678›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë