Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Kujdesuni për shëndetin e fëmijëve, në prag të vitit shkollor

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për pak ditë nis viti i ri shkollor. Çdo prind përkujdeset në detaje për setin e librave, kurset e reja, përzgjedhjen e shkollës apo kopshtit,në mënyrë që dita e parë e shkollës të jetë sa me speciale për të vegjlit. Por a keni menduar për shëndetin e fëmijëve tuaj? Për vizitat periodike që ata duhet kryejnë?

Spitali Amerikan jua a bën më të lehtë, duke ju ofruar paketen e re Pediatrike. Falë kësaj pakete, fëmijët mund të kryejnë 5 analizat më të domosdoshme dhe ta nisin shëndetshëm vitin e ri shkollor. Feçe parazit, Koprokulturë, kulturë fyti, gjak komplet, urinë komplet , janë analizat që përfitoni me cilësinë më të lartë, me standartet më të avancuara në Spitalin Amerikan. Kjo paketë do të jetë e vlefshme gjatë gjithë muajit shtator. Për ata prindër të cilët dëshirojnë një kontroll mjekësor më të zgjeruar dhe të detajuar të fëmijëve vjen një tjetër paketë. Paketa me 10 analizat shumë të rëndësishme:

-Urinë komplet

-Fecce parazit

-ALT/AST

-Bilirubine totale

-Azotemi

-Kreatinemi

-Glicemi esëll

-TSH

-Ferritinë

Për ata prindër që duan të sigurojnë shëndetin e fëmijëve të tyre për një periudhë më të gjatë, Spitali Amerikan ka edhe një alternative tjetër. Karta pediatrike , ndonëse jo shumë e përhapur në Shqipëri, është një praktikë që në vendet e tjera prindërit e ndjekin prej vitesh, duke i dhënë kështu garanci shëndetit të fëmijëve të tyre. “Karta Pediatrike, është karta që çdo prind duhet të ketë për fëmijën e tij, për t’u siguruar që shëndeti i fëmijës do të jetë dhe do të ndiqet gjithnjë nga staf mjekësor profesionist dhe i kualifikuar në çdo fushë që mjekësia sot ofron”, thonë mjekët pediatër. Sipas tyre në këtë mënyrë sigurohet ndjekja në vazhdimësi e fëmijës dhe trajtimi në kohë i çdo sëmundjeje që mund të shfaqet. Së pari të përfshira janë 10 vizita mjekësore nga mjekët specialistë. Gjithashtu janë të përfshira analizat e gjakut, analizë gjaku me formulë leukocitare dhe CR –proteinë. Siguroni

jetën e të vegjëlve tuaj dhe ndërtoni një të ardhme të sigurt për ta! Përqafoni jetën në spitalin Amerikan.

KENI DHEMBJE TË SHPATULLËS… JA 5 SHKAQET KRYESORE

KENI DHEMBJE TË SHPATULLËS… JA 5 SHKAQET KRYESORE

By Spitali Amerikan - Të Reja

Massimiliano Capuano, Ilir Binjaku, Benard Veliu, Klajdi Seidi

Kur flasim për dhembjet e shpatullës kemi parasysh një sindromë i cili manifestohet me dhembje të forta në çdo moment qetësie dhe aktiviteti, pra kemi të bëjmë me një kufi zim të lëvizjes.

Në literaturën ortopedike njihen 5 shkaqe kryesore:

• Periartriti i shpatullës (me dhe pa kalçifi kim)

• Lezionet e tendinave të manshetës rrotatore

• Sindromi i konfliktit

• Kapsuliti adesiv (frozen shoulder)

• Artropatia gleno-humerale

• Sot është e mundur të zgjidhen këto problem në qendrën e fi zioterapisë në Spitalin Amerikan.

Karakteristikë e dhembjes në këtë segment është se ajo përhapet deri në artikulacionin e brrylit. Në shumë raste intensiteti i dhembjes nuk korrespondon me të dhënat imazherike si dhe me gradën e dëmtimit, që në

shumë raste mund të jetë i madh por dhembja është e durueshme dhe në raste të tjera dëmtimi mund të jetë i vogël por dhembja e padurueshme. Kalçifi kime të mëdha periartikulare ose dëmtime serioze të manshetës rrotatore mund të paraqiten pa dhembje. Duke u referuar nga këto të dhëna, tregohet se rehabilitimi i shpatullës është shumë thelbësor sepse jo gjithmonë referimet radiologjike dhe dhimbja korrespondojnë me njëra-tjetrën.

Lezionet e manshetës rrotatore

Dëmtimi i manshetës rrotatore është një prej rasteve më të shpeshta në personat mbi 20 vjeç. Patologjia fi llon me këputjen, inflamacionin dhe dobësimin e muskujve të supit. Kjo nënkupton pamundësinë për të kryer dhe aktivitetet

më të thjeshta ditore si veshjen apo krehjen e flokëve. Disa nga simptomat janë si më poshtë:

• dhembje gjatë aktivitetit edhe në qetësi, veçanërisht nëse flihet mbi supin e dëmtuar

• dhembje gjatë ngritjes, uljes së krahut si dhe gjatë lëvizjeve specifi ke • dobësi e vështirësi gjatë rrotullimit të krahut

• kërcitje të supit gjatë lëvizjeve të caktuara

Lezionet e menjëhershme dhe akute shkaktojnë një dhembje të fortë dhe të padurueshme ndërsa lezionet që shkaktohen gradualisht kanë dhembje të lehta, të cilat përkeqësohen me kalimin e kohës. Dhembja në shumë raste migron deri në artikulacionin e bërrylit, në fillim mund të jetë ciklike, që nënkupton edhe perioda qetësie dhe riakutëzim të herëpashershëm. Anti-inflamatorët mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhembjes, por me kalimin e kohës efekti i tyre bie, dhe gjatë natës fi llojnë dhembjet sërish. Kjo dhembje kufizon aktivitetet e përditshme si psh: krehjen e flokëve ose rrotullimin e dorës nga mbrapa. Nëse kemi një lezion të kufi es rotatore të shpatullës dhe lëvizjet e shpatullës vazhdojnë.

Trajtimi Kirurgjikal

Në 50% të pacientëve që trajtohen në mënyrë jokirurgjikale arrihet përmirësimi i funksionalitetit dhe qetësimi i dhembjeve. Trajtimi konservativ kalon në disa etapa, të cilat janë:

• gjatë pushimit mund të përdoren suporte për të mbajtur artikulacionin në pozicion komod.

• modifikimi aktivitetit; të evitohen lëvizje të cilat shkaktojnë dhembje

• AINS; përdorimi i anti-inflamatorëve Jo Steroid për qetësimin e dhembjeve

Rehabilitimi

Rehabilitimi ka një rol thelbësor në shtrim dhe mundëson një kthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Rekuperimi pas një interventi kirurgjikal është i gjatë por falë një fi zioterapie adekuate (foto) koha e rekuperimit është shumë

më e shpejtë. Në fazën akute është e nevojshme terapia instrumentale e cila bën të mundur reduktimin e simptomave, ku përfshihen:

TEKAR Terapia

Është një pajisje elektro-mjekësore innovative cila përdor radiofrekuencën dhe valët e gjata për të transmetuar një nxehtësi e cila rritet në thellësi të indit që trajtohet.

Ultratingulli

Shfrytëzon vibrimet mekanike të valëve-zanore për të depërtuar në indet më të thella të organizmit duke krijuar efekte mikro-masazhues.

TENS

Konsiston në aplikimin lokal të inpulsit elektrik të alternuar ose të vazhdueshëm ku në fund arrin një efekt terapeutik.

Crioterapia

Përdorimi i akullit në terapin fi zike, parandalon dhembjen, ul edemën.

Ja cilat janë këshillat për një lëkurë të shëndetshme gjatë stinës së verës?

Ja cilat janë këshillat për një lëkurë të shëndetshme gjatë stinës së verës?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Irena Savo, mjeke Dermatologe pranë Spitalit Amerikan/Klinika Vivia

Vera tashmë ka ardhur dhe sejcili prej nesh pret të shijojë avantazhet që ajo na sjell. Megjithatë, dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi mbartin efekte negative, sidomos në lëkurë… Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Dr. Irena, mjeke pranë Spitalit Amerikan/Klinikës Vivia, ju jep disa këshilla shumë të domosdoshme, për një lëkurë të shëndetshme.

Si ndikon rrezatimi diellor në lëkurë?

Rrezatimi UVA përfaqëson atë pjesë të rrezatimit që ka gjatësinë e valës më të gjatë dhe depërton më thellë në lëkurë (në pjesën e dermës). Aktivizon radikalet e lira dhe përshpejton plakjen e lëkurës. Rrezatimi UVB depërton në pjesën e sipërme të lëkurës (epiderma). Kjo pjesë e rrezatimit është përgjegjëse për djegien nga dielli, reaksionet alergjike dhe zhvillimin e kancerit të lëkurës. Rrezatimi UVC përfaqëson pjesën më të rrezikshme të rrezatimit diellor. Fatmirësisht, kjo pjesë filtrohet nga shtresa e ozonit pas reduktimit të kësaj shtrese vitet e fundit.

Çfarë duhet të ofrojë një produkt mbrojtës ndaj rrezatimit ultraviolet?

Produkti duhet të ketë spektër të gjerë mbrojtje; dmth të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme nga pjesë të rëndësishme të rrezatimit UVA dhe atë UVB të spektrit të dritës. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVB vlerësohet nëpërmjet treguesit SPF ose “Sun Protection Factor”. Ky indeks tregon kohën gjatë të cilës mund të qëndroni në diell pa u djegur. Psh, nëse lëkura juaj skuqet normalisht pas 10 min qëndrimi në diell, aplikimi në lëkurë i një kremi me spf 15 bën që kjo kohë të shumëfishohet me treguesin SPF, pra të zgjatet në 150 min. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVA vlerësohet nëpërmjet treguesit UVA-PF. Ky tregues përcaktohet nëpërmjet një testi in-vivo, i quajtur Persistent Pigment Darkening (PPD) test. UVA-PF ka tre shkallë: PA+, PA++, PA+++. PA+ përfaqëson nivelin më të ulët mbrojtës, ndërsa PA +++ atë më të lartë. FDA (Food and Drug Adminstration) ka aprovuar 17 ingredientë mbrojtës ndaj rrezatimit UV. Disa prej tyre ofrojnë një barrierë fizike, minerale që reflektojnë dhe kthejnë rrezatimin përpara se ky i fundit të penetrojë në lëkurë, ndërsa të tjerë ofrojnë barrierë kimike që përthith rrezatimin ultraviolet dhe e konvertojnë atë në energji. Të dy tipet janë efikasë në mbrojtje dhe të sigurtë, nëse përdoren në mënyrën e duhur. Zgjedhja e produktit të përshtatshëm në varësi të kërkesave dhe karakteristikave të çdo lëkure është shumë e rëndësishme. Kështu, bebet dhe fëmijët kanë nevoja të ndryshme përsa i përket përkujdesjes ndaj diellit nga adultët, ndërkohë që produktet e përshtatura për lëkurë të thatë mund të mos përshtaten ose të krijojnë probleme në lëkurat e yndyrshme ose me akne, rozacea, etj.

SI DUHET KRYER APLIKIMI I PRODUKTIT MBROJTËS?

• Aplikoni produktin 30 min para ekspozimit

• Riaplikoni produktin çdo dy orë nëse jeni të ekspozuar

• Riaplikoni produktin pasi dilni nga uji ose pas djersitjes intensive

• Mos bëni masazh të produktit pas aplikimit të tij Konkluzion

• Përdorimi i produkteve me filtër mbrojtës janë pjesë e rëndësishme e regjimit përkujdesës të lëkurës gjatë verës, por jo e vetmja. Masa të tjera përfshijnë:

• Evitimi i ekspozimit në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv 10:30 – 16:00.

• Përdorimi i veshjeve dhe aksesorëve mbrojtës: kapele, syze.

• Konsumimi i ujit, frutave, perimeve.

• Sezoni më i nxehtë i vitit kërkon përkujdesje për lëkurën, ndërkohë që i gëzoheni natyrës dhe lirisë së verës

Por si të zgjidhni produktin e duhur për nevojat e lëkurës tuaj?

Produkti duhet të zgjidhet në varësi të intensitetit të ekspozimit. Kështu për një ekspozim minimal, pra disa minuta herë pas here gjatë ditës, aplikimi i një mbrojtësi me SPF 15, që filtron rreth 93% të rrezatimit UV është i mjaftueshëm. Në rastet me ekspozim intensiv rekomandohet të përdoret solar me SPF më të lartë se 30. SPF 30 filtron deri në 97% të rrezatimit ultraviolet, ndërsa SPF 50 filtron deri në 98% të tij. Zgjidhni produktin e duhur në varësi të tipit të lëkurës. Kështu, për lëkurë të thatë rekomandohet produkt në formë kremi, ndërsa për lëkurë mikse e të yndyrshme përshtaten produktet në formë emulsioni, fluidi ose xheli. Për lëkurat me akne rekomandohet të zgjidhen produkte që shkruajnë “Oil free” ose “Non-comedogenic”. Për lëkurën e fëmijëve substancat kimike mund të jenë irrituese. PABA dhe oxybenzone shoqërohen me reaksione në lëkurë. Produktet me filtra fizikë; si oksid zinku dhe dioksid titanium tolerohen më mirë dhe janë shpesh ingredientë kryesorë në produktet e përshtatura për këtë grupmoshë. Në rast të lëkurave sensitive ose që krijojnë problem nga aplikimi i kremit mbrojtës me filtër kimik mund të përdoren kremëra me filtër fizik; si me përmbajtje oksid zinku, dioksid titanium, etj. Gjithashtu lëkurat me tendencë alergjike ose sëmundje si Rozacea duhet të evitojnë produktet që përmbajnë prezervativë, aroma, alkool; si dhe PABA ose oxybenzone. Personat me melazma (njolla kafe ose “maska e shtatzënisë”), histori kanceri lëkure, apo lëkurë të bardhë, duhet të përdorin në mënyrë sistematike produkte me SPF minimum 30.

A i dini të gjitha për Kistin Ovarian?

A i dini të gjitha për Kistin Ovarian?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Chris Moraudis, Kirurg gjinekolog i specializuar në kirurgjinë minimale invazive (Laparoskopi dhe Histeroskopi).

Spitali Amerikan është i vetmi institucion në Shqipëri ku kjo lloj kirurgjie aplikohet për momentin.

Cistet ovariale janë të zakonshme në të gjitha gratë të cilat kanë aktivitet menstrual. Zakonisht këta formacione eleminohen automatikisht pa mjekime. Një cist mund të bëhet problematik kur persiston, zmadhohet dhe bëhet i dhimbshëm. Pjesa më e madhe e cisteve ovariale lidhet me ovulacionin, periudha folikulare ose corpus luteum cist. Tipe të tjera kistesh janë kistet endometriotike, dermoide, paraovariale dhe cystadenomat.

Shumë rrallë kistet mund të gjenerohen nga kanceri ovarial.

Një pjesë e kisteve ovariale kanë nevoje për ndërhyrje kirurgjikale. Këto kiste kanë këto karakteristika:

1. Përmasa të medha

2. Nuk eleminohen me kalimin e kohës dhe persiston me kalimin e muajve

3. Shkaktojnë dhimbje

Vlerësimi preoperator i këtyre formacioneve është shumë i rëndësishëm. Rreth 95% e kisteve ovariale kanë natyrë beninje. Kistet e mëdha janë ata të cilat kalojnë 5 cm diametër. Kur mjeku diagnostikon një kist ovarial atëhere ai do të kryejë një seancë ultrasonografike për të determinuar formën dhe vendodhjen dhe përbërjen e kistit.

Mjete të tjera imazherike për diagnostifikimin e kisteve janë:

-CT SCAN

-MRI

-MARKUESIT TUMORAL

-TRAJTIMI

Megjithëse nuk ka një mënyre të përcaktuar për të parandaluar rritjen e kisteve, ajo çka ndihmon në vendosjen e hershme të diagnozës është kryerja e ekzaminimeve të rregullta si dhe kujdesi në shfaqjen e simptomave karakteristike.

Spitali Amerikan mundëson për të gjithë pacientët paketën gjinekologjike e cila përfshin:

-Vizitë Gjinekologu

-Echo

-PapTest

-Mamografi

Të qënit e shëndetshme është e rëndësishme për të gjithë ne, megjithëse sëmundja është pjesë e jetës.

Është e rëndësishme që këto semundje të mund të parandalohen duke bërë kontrolle mjekësore të rregullta që kurimi të jetë më i lehtë dhe rezultativ, përpara se të jetë shumë vonë…!

Mjeku kardiolog Sejdi Meço: Ja këshillat e verës për të sëmurët kardiakë

By Spitali Amerikan - Të Reja
Spitali Amerikan Prishtinë në mbështetje të shoqatës së HANDIKOS-it!

Spitali Amerikan Prishtinë në mbështetje të shoqatës së HANDIKOS-it!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan në Prishtinë, ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën e HANDIKOS-it. Kjo marrëveshje në thelb të saj ka lehtësimin dhe ofrimin e të gjitha mundësive që anëtarët e kësaj shoqate të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore më cilësoret në vend të cilat i ofron vetëm Spitali Amerikan. Prandaj qëllimi parësorë është ofrimi i ndihmesës për HANDIKOS-in.

Të gjithë anëtarët e shoqatës së HANDIKOS-it nga kjo marrëveshje përfitojnë ulje 30% në diagnostikë dhe 30% ulje në ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa brenda vitit Spitali Amerikan, ofron tri kontrolla falas për secilin anëtar të HANDIKOS-it.

Numri i anëtarëve të HANDIKOS-it në gjithë Kosovën është mbi 3 mijë, prandaj një ndihmesë e tillë nga ana e Spitalit Amerikan është shumë e vlefshme.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr.Novrus Caushaj tha se Spitali Amerikan ka vlerësuar më së miri nevojën që ka kjo pjesë e popullsisë, andaj Spitali Amerikan ka vendosur që të jetë gjithnjë pranë HANDIKOS -it për t’i ofruar ndihmë në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së jetës.

“Natyrisht që është në modulin e punës së Spitalit Amerikan që të jetë pranë të gjithë njerëzve, por moduli jonë kryesorë është që të jemi pranë njerëzve që kanë vërtet nevojë dhe shoqata e HANDIKOS-it është shoqata e denjë që në krahët e tyre meritojnë të kenë Spitalin Amerikan. Ne ju premtojmë që do të jemi gjithnjë pranë jush, për t’ju ndihmuar dhe për t’ju shërbyer për çfarë do të keni nevojë”, tha Dr.Novrus Caushaj, i cili ndër të tjera shtojë se nga sot Spitali Amerikan në Prishtinë mund të konsiderohet si shtëpia e dytë për të gjithë anëtarët e shoqatës së HANDIKOS-it.

Ndihmesën e tillë të ofruar nga Spitali Amerikan, e vlerësojë shumë edhe Kryetari i shoqatës së HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, ai tha se ndihmën e tillë e konsideron si vlerësim dhe si të çmuar për anëtarët e shoqatës.

“Grupi më i varfër dhe më i rrezikuari në çdo vend të botës, ashtu edhe në Kosovë, janë personat me aftësi të kufizuara. Nevojat janë shumë të domosdoshme në aspektin shëndetësorë dhe sigurisht që kjo marrëveshje do t’jua lehtësojë jetën përkundër vështirësive të shumta që i kanë si në aspektin financiar dhe në aspektet e tjera sociale. Ne mendojmë që kjo ndihmesë do ta zbusë dhe do ta përmirësojë shumë cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara. Kjo ndihmesë lidhet shumë edhe me moton e Spitalit Amerikan që na ofron të gjithëve së bashku ta përqafojmë jetën” tha Kryetari i shoqatës së HANDIKOS-it, Afrim Maliqi.

Spitali Amerikan në Prishtinë do të vazhdojë të jetë gjithnjë pranë njerëzve që kanë nevojë.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Përurohet filiali i tretë i Spitalit Amerikan në Tiranë

Përurohet filiali i tretë i Spitalit Amerikan në Tiranë

By Spitali Amerikan - Të Reja



Spitali Amerikan është një nga investimet më serioze private të shërbimeve shëndetësore. Pas dy spitaleve në kryeqytet dhe të tjerëve në rrethe si edhe në Prishtinë, në Tiranë të mërkurën u hap filiali i tij i tretë, me shërbime të reja që deri dje nuk ofroheshin në Shqipëri.

Së bashku me drejtuesit e spitalit, ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai u ndal tek lehtësirat që sjell shërbimi i ri shëndetësor në Shqipëri. I anatemuar nga kritikat e opozitës, kreu i qeverisë solli shembullin e këtij spitali për të theksuar se bashkëpunimet me partneritetin publik privat do i mundësojë pacientëve shërbime tek privati të financuara 100 përqind nga shteti.

“Për të gjithë ata që nuk i kanë mundësitë që të marrin një shërbim tek privati dhe që kanë nevojë për këtë shërbim, ky shërbim do të paguhet 100 përqind nga shteti. Pra, ata që do të vijnë këtu do ta kenë atë falas”, tha Kryeministri Rama.

Ky lloj bashkëpunimi, shtoi kryeministri, i ka dhënë tanimë frytet e para  duke sjellë një transformim në shërbimin shëndetësor që konsiston në shërbim më cilësor për qytetarët. Falë këtij bashkëpunimi, së shpejti do të kemi një sistem të ri laboratorësh. Por, ajo që është shumë e rëndësishme, tha Rama, është garantimi i autonomisë spitalore.

“Besoj do të jetë me rëndësi të veçantë edhe çuarja përpara e programit të autonomisë spitalore dhe të jemi në gjendje që përfundimisht ta ndajmë Ministrinë e Shëndetësisë nga gjithë infrastruktura spitalore, duke i lënë shërbimit spitalor autonomi në përdorimin e fondeve në dispozicion”, tha Rama.

Buxheti i këtij viti për shëndetësinë, tha Rama, “është buxheti më i madh në të gjitha vitet e tranzicionit dhe do të ecet përpara me transformimin e infrastrukturës spitalore në të gjitha rrethet e tjera, ashtu sikurse bëmë me Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”.

/ Top Channel

Koncert gala nga Spitali Amerikan: Tingujt e humanizmit pushtojnë Pallatin e Kongreseve

Koncert gala nga Spitali Amerikan: Tingujt e humanizmit pushtojnë Pallatin e Kongreseve

By Spitali Amerikan - Të Reja


Gjigandët e skenave botërore operistike dhuruan për të gjithë të pranishmit në sallë dhe për qytetarët live nga ekrani i televizionit, çaste të magjishme muzikore të kënduara mjeshtërisht nga më të mirët e muzikës klasike operistike dhe asaj lirike e tradicionale.

Koncerti i mbrëmjes së djeshme ishte një dëshmi e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit kur është fjala për tema sensitive si bamirësia dhe fëmijët…

Në një mbrëmje të paharrueshme, nën tingujt e zërave më të njohur të muzikës klasike brenda dhe jashtë vendit, Spitali Amerikan, në prag të 10-vjetori të krijimit, organizoi koncertin gala nën moton “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Një eveniment nga ata që i mungojnë jetës kulturore të kryeqytetit dhe që vinte ndryshe….jo vetëm të përmbushte kënaqësitë artistike të publikut që mbushi sallat, por si një dhuratë për ata që kanë më shumë nevojë, fëmijët me probleme të lindura të dëgjimit. Sot, implanti koklear është mrekullia e fundit e shkencës që mundëson dëgjimin. Është një ndërhyrje shumë e kushtueshme, por e paçmuar kur bëhet fjalë për t’i ofruar një jetë normale një fëmije, në familje e komunitet. Mario Karaj, Drejtor i përgjithshëm i rrjeteve të Spitalit Amerikan dhe tenor në shfaqje, shprehu një falënderim të veçantë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij koncerti me një qëllim sublim.

Ky eveniment solli nën një repertor magjepsës yjet e muzikës operistike si sopranoja me famë botërore Maria Jose Siri e cila solli ngjyrat e teatrit La Scala dhe tenorët Josif Gjpali, Kastriot Tusha e Mario Karaj. Interpretuan gjithashtu sopranoja Sindi Mamaqi, Dren Abazi me bandën, pianisti Ekland Hasa si dhe një duet koreografik nga Gjergj Prevazi. Orkestra filarmonike Ibrahim Madhi ishte nën dirigjimin e maestros së mirënjohur italian Francesco Leda. Aktorja dhe regjisoria Ema Andrea prezantoi koncertin.

Te ardhurat nga shitja e biletave do te shkojne per realizimin e kirurgjive te vendosjes se implanteve kokleare, teknologjise me te fundit per t’u rikthyer degjimin femijeve qe nuk degjojne.

Spitali Amerikan, i pari spital privat dhe lider ne ofrimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, njihet jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të perfeksionuar prej vitesh dhe tepër të vlerësuar nga pacientët, por edhe si institucioni shëndetësor që ndërmerr dhe realizon gjithnjë me prioritet nismat me karakter human, fushatat e bamirësisë dhe misione specifike humanitare për të gjithë pacientët e shtresave në nevojë dhe atyre me kërkesa të veçanta.

Spitali Amerikan ka përmbushur me sukses dhe me përgjegjshmëri çdo sfidë dhe projekt me karakter human, të ndërmarrë në këto 10 vite pune dhe shërbim shëndetësor sipas standarteve më të larta për pacientët vendas dhe të huaj, nga rajoni e më gjërë.

Keni variçe? Ja çfarë duhet të dini për to!

Keni variçe? Ja çfarë duhet të dini për to!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Të gjithë dëshirojmë të kemi këmbë të bukura, sidomos femrat. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë, për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe të variçeve.

Sipas ekspertëve, variçet ose grumbullimi i gjakut jane vena të fryra dhe të shtrembëruara, të dukshme nën sipërfaqen e lëkurës. Ato shkaktohen më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë ose ulur, nga faktorë gjenetik, mbipesha, shtatzania etj.

Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve.

Dukshmëria e theksuar shpesh herë ndikon negativisht në psikologjinë e individit, sidomos te seksi femër, pasi prek drejperdrejt pamjen e jashtme në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Ato femra që i kanë mund ti eliminojnë për të patur jo vetëm një shëndet të mirë por edhe për të përmirësuar pamjen e këmbëve të tyre.

Së fundmi personat e prekur nga prania e variçeve janë shtuar për arsye të shumta. Në momentin që ato shfaqen është e këshillueshme konsulta me mjekun specialist, në mënyrë që të ndiqet trajtimi i duhur.

Në Klinikën VIVIA, pranë Spitalit Amerikan 3 ju do të gjeni zgjidhjen më të përshtatshme për eliminimin e variçeve me lazer dhe radiofrekuencë.

Këto lloj trajtimesh janë shumë të avancuara . “Nuk ka plagë, nuk ka prerje, por një shërim minimal”. Koha e rekuperimit të pacientit është maksimale duke bërë të mundur rikthimin në aktivitetin e tij të përditshëm brenda 24 orëve.

Qëllimi i trajtimit të variçeve është lehtësimi i simptomave, parandalimi i komplikacioneve si edhe përmirësimi i dukshëm i pamjes së jashtme.

Stili i të jetuarit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e variçeve, si rrjedhojë është hapi i parë që duhet ndërmarrë për përmirësimin e tyre. Kontakti me mjekun dhe aplikimi i trajtimit të duhur do të bëjë të mundur kurimin përfundimtar të venave varikoze në çdo aspekt.

Së fundmi , për t’ju ardhur në ndihmë, ju sugjerojmë disa keshilla “falas” J të aplikueshme në jetën e përditshme, në parandalimin e krijimit të variçeve.

  1. Shmangni të ndenjurën ulur për një kohë të gjatë pa bërë pushim.
  2. Ndërkohë që rrini ulur, mos i kryqëzoni këmbët.
  3. Gjatë kohës që jeni duke pushuar ose duke ndenjur ulur, mbajini këmbët e ngritura sa më shumë.
  4. Herë pas here ngrini këmbët në nivelin e zemrës tuaj (aq sa mundeni nëse nuk e arrini).
  5. Mos mbani veshje tepër të ngushta sidomos rreth pjesës së belit dhe të këmbëve.

Ajo çka bëjmë çdo ditë është ajo çka jemi.

Le të mundohemi të ndihmojmë këtë motorr gjigand në vlera i cili vë në lëvizje mbarë botën, dhe ai është trupi i njeriut.

Klinika Dermo-Estetike VIVIA
Pranë Spitalit Amerikan 3
Cel: 069 60 755 99

Spitali Amerikan, ofertat e 2017 – cilësi në shërbim dhe çmimet më të favorshme

By Spitali Amerikan - Të Reja

Si një nga institucionet e para private shëndetësore në vend, Spitali Amerikan është i pari dhe i vetmi spital, i cili vjen në shërbim të pacientëve me ofertat dhe çmimet më të mira për shërbimet shëndetësore.


Nën konsulencën profesionale të specialistëve dhe profesionistëve të Departamentit të Radiologjisë, pranë të tre degëve të Spitalit Amerikan në Tiranë; pacientët do të gjejnë çmimet më të favorshme dhe cilësinë më të lartë në shërbim për ekzaminimet më të rëndësishme dhe kyçe në fushën e radiologjisë.

Duke filluar nga muaji Janar deri në muajin Mars 2017, Spitali Amerikan ofron për të gjithë pacientët 30% ulje për çdo Rezonancë Magnetike, ku çmimet fillojnë nga 15.000 lekë; si edhe 30% ulje për çdo CT-Skaner, ku çmimet fillojnë nga 9500 lekë.

Të vendosur dhe të qartë në qëllimin për t’i ofruar pacientëve gjithnjë cilësi në shërbim dhe çmime sa më të favorshme, Spitali Amerikan nuk ndalet këtu. Çdo vizitë mjekësore me mjekun specialist ne të tre degët e Spitalit Amerikan, tani nga 3500 lekë mundësohet me 2500 lekë.

Spitali Amerikan siguron për të gjithë pacientët, se viti 2017 do të jetë viti ku të gjithë ju do të ndjeheni të sigurt për shëndetin tuaj, do të gjeni përkujdesje dhe trajtimin më profesional mjekësor nga ekipi i mjekëve më të mirë në vend dhe rajon.

Page 7 of 11«‹56789›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë