Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Klinika Dermo-Estetike VIVIA, tani në një vendodhje të re!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vivia, emri më i njohur në fushën e dermo-estetikës në vend, që prej këtij muaji i bashkohet gjigandit të mjekësisë dhe shërbimit shëndetësor Spitalit Amerikan, në ambjentet e godinës më të re.

Enela Muhedini
Menaxhere e Klinikës “Vivia”

Dhjetori i Festave, në një ndër periudhat më të bukura të vitit, ne kujdesemi të jemi dhurata më e bukur që mund t’i bëni të dashurve, miqve, të afërmve apo kolegëve tuaj.

Klinika Vivia, me një eksperiencë 6 vjeçare, e pozicionuar në Spitalin Amerikan 3, mundëson këtë fundvit oferta dhe surpriza mbi shërbimet, për të gjithë klientët; nga specialistët dhe profesionistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj në fushën e dermoestetikës.

“30 % ulje në të gjitha shërbimet për Festat e Fundvitit” është kryefjala jonë në muajin më të bukur të vitit! (BOX)

Klinika VIVIA, gjithnjë e më shumë i kushton rëndësi të bukurës, shëndetit, mirëqënies fizike dhe shpirtërore.

Në këtë eksperiencë 6 vjeçare ja kemi arritur të përmbushim me sukses të gjitha pritshmëritë e të gjithë atyre që na kanë besuar ndër vite nëpërmjet:

  • Teknologjisë, aparaturave dhe metodave më moderne;
  • Mjekëve me eksperiencë shumë vjeçare nga vendet më të zhvilluara të Europës
  • Kushteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme për shërbimet që ofrojmë;
  • Sigurisë dhe garancisë për trajtime me rezultate të shkëlqyera; si trajtime për hollim dhe rigjenerim të lëkurës, trajtime me lazerat më të fundit, kirurgji plastike nga mjekë të huaj, si dhe eliminimin e variçeve.

Ne nuk dimë të ndalemi, sepse edhe për vitin 2017 e në vazhdim, nuk do të mungojnë ofertat, paketat dhe surprizat për të gjithë klientët që do të zgjedhin Klinikën VIVIA.

Nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, të qënit i kuruar shpreh kulturë dhe emancipim.

Ejani në Klinikën VIVIA, në godinën më të re të Spitalit Amerikan 3, në Rr. Sabaudin Gabrani, Godina Nr.2 dhe zbuloni seç mund të bëjmë për Ju!

Rudina – Një spital i ri në kryeqytet!

By Spitali Amerikan - Të Reja
Sëmundjet autoimune, si t’i trajtojmë

Sëmundjet autoimune, si t’i trajtojmë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Sëmundjet autoimmune, kjo gamë e gjerë sëmundjesh që përbën një patologji kronike, nuk mund të kurohet përfundimisht. Trajtimi konsiston në kontrollin e proçesit të patologjisë dhe në uljen e simptomatikave të dhimbjeve.

Prof.Asc.Dr. Kristi Morcka
Shef i Shërbimit të Reumatologjisë
Spitali Amerikan 3

Një sëmundje autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për qëllim mbrojtjen e organizmit nga mikrobet, për shkaqe deri tani të panjohura, sulmon me anë të qelizave limfocite B dhe T, qeliza të shëndosha të vetë organizmit.

Sistemi imunitar i cilëson si të huaja dhe i shkatërron ato. Për këtë arsye këto sëmundje quhen sistemike, sepse prekin disa inde, qeliza, organe të trupit tonë, duke shkaktuar ankesa dhe shenja të cilat do t’i përshkruajmë më poshtë.

Sot në literaturën mjekësore përshkruhen më shumë se 80 tipe të sëmundjeve autoimune, të cilat disa vite më parë ishin të panjohura. Shumë nga këto sëmundje kanë shenja të ngjashme, gjë që e bën të vështirë diagnozën dhe diferencimin midis tyre. Sëmundjet autoimune luhaten me periudha qetësie (pa shenja ose me pak shenja) dhe me periudha rëndimi ose zhvillimi të sëmundjes ku gjendja e të sëmurit shpeshherë është shumë e rëndë.

Në ditët tona nuk ka mjekim për të shëruar këto sëmundje, por ka barna të cilat, kur vihet diagnoza për formën e sëmundjes, situata është e kontrollueshme, duke e çuar sëmundjen në qetësi të plotë. Sa më herët të vihet diagnoza, aq më i suksesshëm është mjekimi. Pra, parandalohen dëmtimet e organeve. Në këto sëmundje preken më shumë gratë me rreth 75% të rasteve, por nuk përjashtohen dhe burrat me 25% të rasteve.

Shenjat

Shenjat ndryshojnë në bazë të tipit të sëmundjes autoimune, megjithatë si shenja të përbashkëta të zakonshme janë: lodhje, temperaturë, ndjenjë plogështie, njolla të kuqe në lëkurë etj. Sëmundjet autoimune mund të prekin shumë pjesë të organizmit, si: kyçet, muskujt, lëkurën, elementet e gjakut, gjendrat endokrine, indin lidhor.

Diagnostikimi

Kur vuani nga këto sëmundje, në organizmin tuaj prodhohen antitrupa kundër qelizave që këto drejtohen. Pra, diagnoza përveç shenjave klinike dhe ankesave të të sëmurit, bazohet kryesisht në zbulimin e këtyre antitrupave. Këta antitrupa kërkohen me teste të specializuara gjaku për të zbuluar antitrupat specifikë fajtorë për zhvillimin e sëmundjes. Disa nga këto teste janë:

Antikorpet antinukleare, të cilat prekin bërthamën e qelizës. Këto antikorpe kanë nëngrupet e tyre, si ds ADN, anti ENA etj…

Gjaku komplet mat numrin e rruazave të kuqe, të bardha dhe të tjerë. Kur sistemi imunitar aktivizohet, numri i këtyre elementeve ndryshon nga norma.

Proteina C- Reaktive ( PCR) kur është e lartë tregon se organizmi vuan nga inflamacioni.

Sedimenti, i cili në mënyrë indirekte mat sa inflamacion ka në organizëm.

Cilat janë sëmundjet autoimune që takohen më shpesh?

Artriti reumatoid: shkakton inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth.

Lupus eritematoz i diseminuar: prek lëkurën, kyçet, veshkat, trurin si dhe organe të tjera.

Sklerodermia: shkakton ndryshime në lëkurë, muskuj, enët e gjakut dhe në organet e brendshme.

Psoriasis: sëmundje lëkure e cila shkakton irritim, trashje me kruste me ngjyrë të bardhë në të argjendtë.

Artriti reaktiv: jep inflamacion të syve, me prekje të lëkurës ose të membranave mukoze.

Sindromi Sjagreu: shkatërron gjendrat e pështymës dhe të lotit duke shkaktuar tharje të syve dhe të gojës.

Sëmundja inflamatore të zorrës: grup sëmundjesh inflamatore të zorrës së hollë apo të zorrës së trashë.

Përveç sëmundjeve autoimune të mësipërme, mund të përmendim dhe sëmundjet e tiroides, si: Tiroiditi Hashimoto, sëmundja Graves, Diabeti Tip I ose Misatenia Graves, Skleroza e shumëfishtë, Sëmundja e Adisonit etj.

Trajtimi

Qëllimi i mjekimit është të kontrollohet procesi autoimun dhe të reduktohen shenjat. I sëmuri duhet të bëjë një jetë normale duke plotësuar hormone, të cilat i mungojnë si ato të tiroides, insulina, Vit B12 etj.

Fushata e spitalit Amerikan per parandalimin e kancerit te gjirit

By Spitali Amerikan - Të Reja
Përgjigjja për shqetësimet tuaja, Spitali Amerikan 3. Investimi gjigand me shërbimet më të kualifikuara

Përgjigjja për shqetësimet tuaja, Spitali Amerikan 3. Investimi gjigand me shërbimet më të kualifikuara

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kur dikush ka një problem shëndetësor, përgjigjja e parë nga ata që e dëgjojnë është Spitali Amerikan. E të gjithë shqiptarët tashmë do të kenë pranë tyre një spital të ri me një infrastrukturë moderne, me shërbim cilësor në të gjitha specialitetet.

Në Shqipëri hap dyert Spitali Amerikan 3, që është investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën spitalore më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh.

Godina më e re, me një sipërfaqe prej 25.000 m2 ofron për pacientët 100 dhoma, 170 shtretër, 5 salla operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme do të jetë në shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime. Spitali Amerikan 3, është vendosur në Rr. Sabaudin Gabrani, pranë Fabrikës së Birrës në një lokacion të lehtë për t’u gjetur dhe për t’u mbërritur.

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej më shumë se nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 4 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve.

Spitali Amerikan ka tashmë një strukturë edhe më gjigande spitalore, gjithnjë në synim të përmirësimit të shërbimit dhe të perfeksionit duke ju shërbyer pa dallim të gjithë pacientëve vendas apo të huaj, me një staf të gjerë të kualifikuar profesionistësh, mjekë, infermierë dhe teknikë.

Për të gjithë pacientët shërbimi ofrohet me teknologjinë më moderne dhe më të avancuar që shkenca sot ofron; aparatura, kushte dhe infrastrukturë e krijuar posaçërisht për shërbim shëndetësor.
Ndërsa nuk do të mungojnë shërbimet nga të gjitha departamentet si: gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, – urgjencë 24H, kardiologji dhe kardiokirurgji, pediatri etj.

Një tjetër arritje janë disiplinat më të veçanta të fushës së mjekësisë; si kirurgji, diagnostikim, terapi, trajtim etj.

Me rastin e hapjes së spitalit të ri, përgjatë muajve Nëntor- Dhjetor të gjitha vizitat mjekësore e skanerat do të realizohen me 70% ulje.

Me këtë strukturë të re, Spitali Amerikan vjen gjithnjë e më pranë pacientëve që meritojnë shërbim e cilësi të avancuar.

Rrjetit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tani ju bashkua edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend; por mbi të gjitha vendi i duhur i radhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.”

Diabeti tek fëmijët

Diabeti tek fëmijët

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Blenda Veliaj –

Sëmundja e Diabetit nuk po kursen fëmijët. Në vitet e fundit është konstatuar ulja e moshës së pacientëve të prekur nga 5-11 në 0-5 vjeç. Mjekët pediatër fajësojnë kequshqimin, si edhe theksojnë kujdesin që duhet të tregojnë prindërit dhe mjekët e familjes.

Diabeti nuk është më problem vetëm i moshave të mëdha. Sëmundja po haset gjithmonë e më shpesh në moshat e vogla, duke u kthyer në shqetësim serioz për prindërit. Mjekët endrokrinologë informojnë se në 5-vjeçarin e fundit ka shtim të numrit të fëmijëve që paraqiten në dyert e Pediatrisë me simptomat e Diabetit. Faktorët janë të ndryshëm. Midis tyre mund të dallojmë trashëgiminë, kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik. Nëse bëjmë një analizë me 5-vjeçarin e fundit, vihet re dyfishimi i rasteve që vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo që është më shqetësuese është konstatimi se diabeti po sulmon fëmijët nën moshën 5 vjeç. Nëse vite më parë pikat e shpërthimit të diabetit kanë qenë tek fëmijët e moshës 5-7 vjeç dhe 11-13 vjeç, tani kjo moshë është ulur nën 5 vjeç. Trashëgimia është një predispozitë e fortë për shfaqjen e diabetit tek fëmijët e vegjël, por jo në të gjitha rastet.

Prindërit si përgjegjësit kryesorë në identifikimin dhe mbarëvajtjen e kontrollit të diabetit tek fëmijët e tyre.
Një prind duhet ta kuptojë kur diçka nuk shkon siç duhet me fëmijën e tij. Një karakteristikë që mund të tërheqë vëmendjen tek fëmijët në fillim të sëmundjes është urinimi natën në shtrat pa e kuptuar. Ky veprim i pavullnetshëm haset në fëmijë, të cilët kanë kohë që kanë ndërprerë urinimin në shtrat. Shenjat e tjera të sëmundjes janë ato klasike. Fëmijët me diabet pinë shumë ujë, madje edhe natën, si dhe të urinojnë shumë. Gjithashtu kanë edhe shtim të oreksit. Fëmija me diabet ha shumë dhe nuk ngopet, ndërkohë pesha e trupit bie. Këto shenja tregojnë që fëmija po humb shumë lëngje dhe duhet të rifitojë nivelin e insulinës në gjak. Në shumë vende të botës, 30 për qind e rasteve shkojnë në gjendje kronike dhe 70 për qind marrin mjekimin vetë në spital, pasi hemoglobina e glukozuar tregon që është në nivel shumë të lartë. Sëmundja e diabetit tek fëmijët është shumë më e rëndë sesa te i rrituri, për vetë faktin se fëmija i dëmtuar ka nevojë të mjekohet çdo ditë me insulinë dhe për gjithë jetën. Mos diagnostikimi në kohë i sëmundjes së diabetit te fëmijët mund t’i kushtojë jetën secilit prej tyre.

Kategoria më e prekur e diabetit
Përveçse trashëgimisë, ata që rrezikohen më shumë nga sëmundja e diabetit janë fëmijët mbi peshë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit, rreth 10 për qind e fëmijëve, rezultojnë të jenë obezë si dhe janë kontigjent për t’u prekur sëmundja e Diabetit. Lidhja midis obezitetit dhe diabetit, shpjegohet me bazën gjenetike si edhe me kequshqyerjen. Diabeti te fëmijët shfaqet gjatë kohës së shtatzënisë. Fillimisht te nënat. Në 50 për qind të rasteve ndodh që nënat e transmetojnë edhe te fëmijët. Shkaktar tjetër i sëmundjes te fëmijët është edhe konsumimi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrna dhe i atyre me shumë kalori. Kështu, një fëmijë obez ka më tepër premisa që të preket nga diabeti, se një fëmijë normal. Kohët e fundit po vihet re diabet Tip 2 që shfaqet më tepër te fëmijët adoleshentë. Ky lloj diabeti e çon fëmijën drejtë e në marrjen e insulinës. Këtë fenomen fëmija e vuan gjatë gjithë jetës së tij, pasi diabeti vetëm sa mund të kurohet, por nuk shërohet përfundimisht. Diabeti tek fëmijët kapet shumë vonë dhe shumica e pacientëve vijnë te mjeku me diabet të avancuar me zhvillim të komplikacioneve serioze të syrit, veshkave, dëmtim të nervave dhe sëmundjeve të zemrës.

Kanceri i gjirit

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tema: Kanceri i gjirit

Ndërgjegjësimi kunder kancerit te gjirit

By Spitali Amerikan - Të Reja

Top Channel ne Shtepine tone Emiljana Huti

Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016 shënoi suksesin e rradhës në mjekësinë shqiptare

Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016 shënoi suksesin e rradhës në mjekësinë shqiptare

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kongresi Ndërkombëtar Mjekësor IMCA II, organizuar nga Spitali Amerikan, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarë botërore u përmbyll me sukses pas tre ditëve , ditën e shtunë në dt. 17 Shtator; duke shënuar kështu një tjetër arritje në fushën e mjekësisë në vend.

Pjesëmarrja e madhe e lektorëve dhe mjekëve nga brenda e jashtë vendit ka treguar për të dytin vit rradhazi suksesin dhe interesin e lartë për t’ju bashkuar dhe qenë pjesë e këtij eventi ndërkombëtar në fushën e mjekësisë.

Numri gjithnjë e në rritje i pjesëmarrësve në këtë event tre ditor, me mbi 1200 mjekë, specialistë dhe infermierë vërtetoi sërish nevojën dhe domosdoshmërinë e programeve, informacioneve, përqasjeve specifike që mjekësia në vendin tonë sot ka nevojë të përcojë tek mjekët.

E veçanta e këtij viti ishte zhvillimi i dy ëorkshop-eve Laborator dhe Anatomi-Patologjike, për të cilat pati një interes dhe pjesëmarrje të lartë të treguar në rradhët e profesionistëve të mjekësisë.

Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës, referuan arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre.

Ky event, për të dytin vit rradhazi, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, pati një përfshirje mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë, të cilët u dekoruan edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.

Spitali Amerikan do të vijojë së shpejti proçesin përgatitor për zhvillimet e Kongresit të Tretë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2017.

Çelet me sukses Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016

Çelet me sukses Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016

By Spitali Amerikan - Të Reja

Sot, në ambjentet e Hotel Plaza Tiranë u cel dita e parë e Kongresit të Dytë Mjekësor Ndërkombëtar Multidisiplinor me temën: “Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan.

Ky Kongres është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarë botërore dhe do të zgjasë tre ditë, për tú përmbyllur ditën e shtunë ne dt. 17 Shtator.

Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës, do referojnë arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre.

Pjesemarrja e madhe e lektoreve dhe mjekeve nga brenda dhe jashte vendit ka treguar per te dytin vit rradhazi suksesin dhe interesin e larte per t’ju bashkuar dhe qene pjese e ketij eventi nderkombetar ne fushen e mjekesise.

Kongresi II Ndërkombëtar Mjekësor ka si qëllim kryesor shkëmbimin e eksperiencës mjekësore, arritjeve diagnostikuese, parandaluese dhe trajtuese në fushën e mjekësisë onkologjike, aplikimin e teknikave më bashkëkohore, si dhe studimeve më të fundit shkencore të realizuara kryesisht në Spitalet Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë në 9 vitet e fundit dhe vënia në shërbim e kësaj eksperience mjekëve pjesëmarrës në këtë event.

Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.

Ky event, për të dytin vit rradhazi është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë botërore, dhe sjell në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë. Janë mbi 200 lektorë të huaj dhe shqiptarë, që po nderojnë me pjesëmarjen e tyre këtë event të rëndësishëm.

Mbi 1000 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore,

inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen tumorale dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndëruar këtë event gjithashtu edhe në një Kongres mbarëshqiptar.

dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne në fushën e mjekësisë.

Page 8 of 11«‹678910›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë