Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Mjekja onkologe Daniela Bega: “Njerëzit janë ndërgjegjësuar ndaj kancerit të gjirit, por jo mjaftueshëm. Kontrollet periodike shpëtojnë jetë”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kanceri i gjirit është një ndër tumoret më të shpeshtë që prek gratë. Studimet tregojnë se 1 në 9 gra do të zhvillojë kancer gjiri gjatë jetës së saj.

Kanceri i gjirit është rezultat i bashkëveprimit të një sërë faktorëve të cilët i ndajmë në dy grupe: të kontrollueshëm (obeziteti, aktiviteti fizik, alkooli, terapi hormonale) dhe të pakontrollueshëm (gjinia, mosha, histori familjare për kancer gjiri, predispozita gjenetike, mutacionet në genet BRCA1 dhe BRCA2, faktori endokrin) si dhe histori personale për kancer gjiri ku studimet tregojnë që risku për tu shfaqur kanceri në gjirin tjetër është 10-15 %.

Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm dhe ka si qëllim që popullata të informohet se kush janë faktorët e riskut dhe cilat janë mënyrat për ta parandaluar duke ulur kështu shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje serioze, pra duke shpëtuar sa më shumë jetë.

Njerëzit janë ndërgjegjësuar, por jo mjaftueshëm.

Situata e pandemisë ka patur ndikimin e saj dhe në konsultat lidhur me problemet e gjirit, numri i vizitave është ulur dhe kjo ndikon dhe në parandalimin e kancerit të gjirit pasi duke mos u paraqitur në kohë te mjeku sjell pasoja në shkallën e zbulimit të sëmundjes dhe ecurisë së saj.

Diagnostikimi i kancerit të gjirit përfshin vizitën te mjeku specialist si dhe vlerësimin e gjirit me mamografi dhe ekografi të gjirit. Mamografia është një ekzaminim i rëndësishëm pasi e zbulon kancerit e gjirit në fazë të hershme kur sëmundja nuk ka dhënë shenja të dukshme duke ulur në këtë mënyrë shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Nëse mjeku dyshon për prani të kancerit të gjirit në vizitë klinike si dhe duke u bazuar në rezultatin e mamografisë dhe ekografisë, rekomandohet biopsi për ta konfirmuar apo përjashtuar. Ekzaminimet e tjera si skaner, etj, rekomandohen për të përcaktuar shtrirjen e sëmundjes.

Trajtimi i kancerit të gjirit përfshin trajtimin kirurgjikal, trajtimin me radioterapi, trajtimin me kimioterapi si dhe një sërë terapish të tjera sistemike si hormonoterapi, terapia biologjike si dhe së fundmi dhe imunoterapia. Plani i trajtimit vendoset duke u bazuar në disa faktorë, por sa më herët të zbulohet sëmundja dhe mundësitë e mjekimit janë më të mëdha dhe trajtimi po ashtu ka kosto më të ulët psikologjike dhe ekonomike.

Dieta duhet të jetë e shëndetshme si dhe rekomandohet sa më shumë aktivitet fizik dhe sa më pak stres në jetën e tyre.

Diagnoza e kancerit të gjirit është jetëkërcënuese dhe shkakton shok emocional dhe reagimi psikologjik i të prekurave dhe familjarëve të tyre është i ndryshëm. Transmetimi i diagnozës është i vështirë dhe për mjekun dhe duhet të bëhet me profesionalizëm duke iu siguruar pacienteve dhe familjarëve të tyre kujdesin dhe mbështetjen e duhur mjekësore, duke i ndihmuar ata të ruajnë shpresën dhe dinjitetin si dhe duke respektuar vlerat dhe parimet e tyre.

Komunikimi duhet të jetë me mirësi, i thjeshtë dhe në një gjuhë të kuptueshme dhe me empati, pra të kuptojmë si ndihet pacientja. Gjithashtu pacientja ka të drejtë të jetë e informuar lidhur me sëmundjen e saj dhe kjo realizohet nëpërmjet një komunikimi të mirë midis mjekut dhe pacientes.

Në Spitalin Amerikan në Qendrën e Gjirit ato mund të informohen dhe të konsultohen nga stafi ynë multidisiplinar. Mesazhi im është kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të kurohet nëse diagnostikohet herët ndaj mos neglizhoni kontrollet rutinë. Jeta është e shtrenjtë, kujdesuni për veten!

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Teknikat e fundit të imazherisë në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

CT skaner është procedura joinvazive, me e shpejtë dhe e thjeshtë e imazhit që jep informacione diagnostikuese vendimtare për pacientin.

Pajisja e re 128 CT Scanner në Spitalin Amerikan ofron:

  • Pamje shumë të detajuara me rezolucion dhe cilësi të lartë e cila i ofron mundësinë mjekut të shikojë edhe strukturat më të imta.  
  • 128-slice CT skaner krijon mundësinë e një skanimi shumë të shpejtë duke reduktuar ndjeshëm nevojën e pacientit për të mbajtur frymën. Kjo veçori është shumë e rëndësishme veçanërisht në rastet e personave me trauma, moshat e treta dhe ato pediatrike. 
  • 128-slice CT lejon deri në 60% zvogëlimin e dozës së rrezatimit.
  • Teknologjia e automatizuar bën të mundur që mjeku imazherist të shpenzojë më shumë kohë me pacientin dhe më pak kohë me pajisjen
  • Forma e re që ka pajisja i jep mundësinë pacientit për një qëndrim dhe pozicionim shumë me komod, krahasuar me CT scanner të tjerë.

CT është joinvazive, procedura e shpejtë dhe e thjeshtë e imazhit që jep informacione diagnostikuese vendimtare përfshirë Calcium Score dhe CT Angiografi Koronare.  


Cila është risia?

  • Skaneri Flash ofron përmirësime të ndjeshme krahasuar me pajisje të mëparshme;  
  • Rezolucion më i mirë kohor, zvogëlon kohën e skanimit nga rreth 10 sekonda në rreth 5 sekonda 
  • Më shumë fuqi tubi, shumë e rëndësishme për pacientët me fizik të madh 
  • Modaliteti i skanimit flash – lejon mbulimin e të gjithë zemrës me vetëm një rrahje të zemrës 

X-CARE zvogëlon ekspozimin direkt ndaj rrezeve X ekspozimi për dozën më të ndjeshme në pjesët e trupit, p.sh. gjinjtë, gjëndra tiroide ose sy deri në 40% pa kompromentuar cilësinë e imazhit përmes skanimit të pjesshëm.

Me ndihmën e IMAR, artefaktet e shkaktuara nga metalet (persona që kanë proteza metalike në trup) mund të zvogëlohet ndjeshëm në imazhet klinike pa rritur dozën e rrezatimit.

Hapësira e pacientit është e gjerë 70 cm (më e madhja në vend) me kapacitet deri në 226.80kg ju mbështet në tejkalimin e kufizimeve të sistemeve konvencionale CT. 

Lehtësim për pacientët e vegjël dhe imazhet pediatrike 

Për shkak të shpejtësisë së lartë të skanimit (deri në 41 cm për sekondë), modaliteti i skanimit Flash është ideal për pacientët e vegjël.

Përfitimi i mënyrës së skanimit Flash në CT pediatrike demonstrohet edhe në figurë, kur në rastin se pacienti i vogël lëziv, për arsye të moshës dhe mospërqëndrimit, cilësia e imazheve të CT skaner është shumë e qartë, krahasuar me modele të mëparshme, duke e bërë këtë pajisje ideale për pacientët e vegjël.  

Kjo pajisje risi ofron tre mënyra të skanimit kardiak 

1. Spirale e mbyllur në mënyrë retrospektive

Skanimi spiral i mbyllur në mënyrë retrospektive është teknika më e përdorur në CT kardiake. Rrezja x është vazhdimisht e ndezur dhe pacienti ekzaminohet përmes GANTRY shumë ngadalë (pich 0,2-0,3, në varësi të rrahjeve të zemrës). Imazhet janë rindërtuar në mënyrë retrospektive duke përdorur të dhëna projeksioni nga faza e dëshiruar e ciklit kardiak. 

2. Skanimi sekuencial EKG perspektive është një teknikë Dose-efikase për CT kardiake, veçanërisht për studime ku intereson vetëm një fazë e vetme kardiake. 

Rrezet X ndizen vetëm në fazat e parazgjedhura gjatë ciklit kardiak dhe për këtë arsye doza mund të zvogëlohet ndjeshëm në krahasim me mënyrën e skanimit të mbyllur me EKG. 

3.  Blic i shkaktuar nga perspektiva

Në këtë mënyrë, një skanim spiral shumë i shpejtë shkaktohet nga sinjali EKG. Me mbulimin e detektorit prej 38,4 mm dhe pich prej 3,4, një zemër 12 cm mund të skanohet brenda 270 ms, e cila mund të futet në një cikël kardiak kur rrahjet e zemrës janë të ulëta.  

Kjo pajisje është tani në dispozicion të pacientëve tanë çdo ditë në Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Albana Shahini – Mamografia në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Albana Shahini, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 1 flet për ekzaminimin e mamografisë.

Mamografia është ekzaminimi më i përdorur në botë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë.

Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë.

Ky ekzaminim këshillohet për gratë mbi moshën 40 vjeçare, pasi kanë mbyllur ciklin e riprodhimit dhe dëndësia e gjirit të tyre nuk është shumë e lartë. Në mënyrë që ekzaminimi të jetë sa më pak i dhimbshëm, këshillohet të kryhet mbas ciklit mestrual.

Ekzaminimi ekografik i gjirit, është një ekzaminim pa dhimbje, këshillohet për moshat nga 20 në 40 vjeç, mund të përsëritet në çdo moment të jetës dhe është një ekzaminim pa rrezatim.

Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse vëreni ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Sëmundjet alergjike në kohë COVID-iane

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr.Alketa Bakiri, Alergologe-Imunologe

Ka qenë një periudhë stresante, e ngarkuar me problematika e frikëra nga më të ndryshmet, duke përfshirë këtu dhe hezitimin për tˈju drejtuar spitalit për të kërkuar çfarëdo ndihme mjekësore. Duket sikur infeksioni i shkaktuar nga Covid-19 është kudo, dominant dhe i vetëm. Por në fakt nuk duhen neglizhuar aspak sëmundjet e tjera, edhe ato me natyrë alergjike, të cilat duke ju referuar situatës aktuale, stresit të shtuar, stilit të ri të jetesës, apo dhe rënies në kontakt të shpeshtë dhe të shtuar me materiale të tjera jo të zakonta për përditshmërinë si doreza dhe maska, kanë bërë që sëmundjet alergjike këtë vit të shfaqen edhe në persona që nuk kanë patur me parë simptoma të natyrës alergjike. Kjo nga njëra anë është një fenomen i natyrshëm pasi nga viti në vit mund të shfaqen patologji të reja, por nga ana tjetër është nën influencën e faktorëve stres dhe stil jetese, të cilët pësojnë ndryshime me kohën.

Për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të patologjive me natyrë alergjike, në këtë kohë kur vjeshta ka hyrë, për të qënë më të qetë se shqetesimet nuk kanë shkak tjetër, në Spitalin Amerikan është menduar të ofrohen së bashku konsulta dhe ekzaminime, në ndihmë të pacientëve që vuajnë nga patologji me natyrë alergjike, duke kërkuar një vlerësim të një paneli më të gjerë alergenësh.

Meqënëse shpeshherë manifestimet alergjike respiratore mund të bashkëshoqërohen dhe me alergji ushqimore është menduar të ofrohen këto paketa që përfshijnë gjithë gamën e alergenëve me të zakontë sensibilizues, siç janë alergenët e ajrit dhe ato ushqimore.

Në lidhje me ekzemën do të aplikohen patch teste, të cilat përcaktojnë nëse bizhuteritë, parfumet apo detergjentët e të tjera janë nxitësit e alergjisë kutane. Është e rëndesishme që të drejtohesh te mjeku alergolog për një vlerësim të situatës edhe në rastin e pickimit nga insektet hymenopterë si bleta dhe grerëza, për të mos jetuar me frikën e reaksionit të rradhës, por për tˈu informuar plotësisht në lidhje me patologjinë dhe mundësitë e trajtimit.

Këto paketa janë hartuar për të qenë pranë pacientëve me shqetësime të natyrës alergjike respiratore, por dhe ato kutane (urtikarie, angioedema, ekzema, etj.), apo manifestime të lidhura me pickimin e hymenopterëve (bletë, grerëza), të cilat përfshijnë:

1. Konsulta me mjekun alergolog dhe testet kutane të alergjisë (paneli i plotë për skin prick teste me alergenë ushqimorë dhe inhalatorë)

2. Konsulta me mjekun alergolog dhe testet kutane të alergjisë (paneli i plotë për skin prick teste me alergenë ushqimorë dhe inhalatorë), si dhe spirometri e thjeshtë apo me salbutamol

3. Konsulta me mjekun alergolog dhe patch teste

4. Konsulta me mjekun alergolog dheIgE specifike për hymenopterë (test serologjik)

Ne rekomandojmë, veçanërisht nëse vini nga larg, të informoheni më parë duke kontaktuar me informacionin e spitalit për medikamentet që duhet të shmangni gjatë ditëve të fundit para paraqitjes për t’u ekzamininuar, apo për kohën që kërkohet për marrjen e rezultatit përfundimtar, në mënyrë që të programoni kohën tuaj në lidhje me procedurën përkatëse.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Vuani nga variçet? Eliminimi me lazer me 20% ulje në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vuani nga variçet? Eliminimi me lazer tani me 20% ulje në Spitalin Amerikan 3.

Ablacioni me radiofrekuencë është një trajtim minimal invaziv për venat varikoze (variçet). (Ablacioni nënkupton që një mjek përdor energji termale për të dëmtuar indet dhe për të mbyllur venën.
Kjo teknikë përdor energji radiofrekuencë për të ngrohur dhe dëmtuar murin brenda një vene. Kjo zakonisht mbyllet të venat e pacientëve që kanë variçe në këmbë.


Për të trajtuar një venë me variçe, energjia nga radiofrekuenca drejtohet përmes një tubi të hollë (kateter) të futur përmes një prerjeje të vogël në vena. Mund të përdoret në venat e mëdha në këmbë dhe mund të bëhet në një ambient spitalor duke përdorur anestezi lokale ose regjionale. Rikuperimi është i shpejtë dhe ju mund të ecni menjëhëre, duke ndjekur gjithashtu terapinë e dhënë.

Në Spitalin Amerikan 3 këto trajtime kryhen me sukses nga kirurgët tanë.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Gjëndra e Hipofizës – Dr. Mirjeta Guni

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Mirjeta Guni, mjeke endokrinologe, në Spitalin Amerikan 3, ka folur për hipofizën, një gjëndër endokrinologjike e rëndësishme, jo shumë të dëgjuar më parë.

E rrallë, por jo për nga rëndësia, hipofiza cilësohet si një gjëndër kryesore e cila me anën e disa hormoneve që ajo prodhon, kontrollon dhe rregullon veprimtarinë dhe funksionin e gjëndrave të tjera endokrine.

Patologjia më e shpeshtë e kësaj gjëndre është prolaktinoma e cila karakterizohet nga një mbiprodhim i hormonit të prolaktinës ose sic njihet ndryshe “hormoni i qumështit”, e cila prek me shumë femrat nga mosha 20-50 vjeç por jo vetëm, mund të gjendet edhe tek meshkujt.

Dr. Mirjeta, ka theksuar rëndësinë e diagnostikimit dhe ekzaminimet imazherike përkatëse, për të përcaktuar trajtimin e duhur të kësaj patologjie.

Pranë Spitalit Amerikan 3, diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj gjendre zë një rol të vecantë, me një staf të përkushtuar për rezultate sa më të kënaqshme.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken endokrinologe Mirjeta Guni, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Hipertensioni – Dr. Fatmir Sula

By Spitali Amerikan - Të Reja

Hipertensioni po prek gjithmonë e më shumë moshat e reja. Mjeku kardiolog Fatmir Sula, në Spitalin Amerikan 2, thekson se është vënë re një rritje e rasteve rezistente ndaj mjekimit.

Hipertensioni është një nga faktorët kryesorë për të zhvilluar sëmundje aterosklerotike ose të enëve të gjakut të zemrës të cilat më vonë çojnë në infarktin e zemrës.

Shifrat e personave të prekur nga hipertensioni në botë janë shumë të larta dhe tendenca është në rritje, ndërkohë që gjithmonë e më shumë po preken moshat nën 45 vjeç. Mënyra pasive e jetës, veçanërisht periudha e karantinës, thekson kardiologu Fatmir Sula, si dhe mënyra e të ushqyerit (ushqime me shumë kripë), janë disa nga arsyet e shtimit të rasteve me hipertension.

Po cilat janë vlerat e hipertensionit dhe shenjat kryesore të tij?

Për të gjitha këto ju ftojmë të ndiqni mjekun kardiolog Fatmir Sula.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Fatmir Sula, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Mikrolaringoskopia – Dr. Andrea Palmieri

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Andrea Palmieri, mjek ORL në Spitalin Amerikan 3 flet për mikrolaringoskopinë.

Mikrolaringoskopia, është një ndërhyrje që kryhet në anestezi gjenerale,shumë të lehtë. Pacienti është i shtrirë në shtrat dhe mjeku pozicionohet pas tij në mënyrë të tillë që nëpërmjet një tubi të vogël mund të vizualizojë të gjithë këtë zonë pra strukturat si hypofaringun, laringun dhe unazat e para të trakesë, ose nëpërmjet mikroskopit ose nëpërmjet fibrës optike.

Kjo tip ndërhyrje është shumë e lehtë dhe na ndihmon shumë ne mjekëve otorinolaringolog në shumë raste. Pikë së pari në problemet e zërit, në shumë raste përmes kësaj ndërhyrje që nuk kërkon as hospitalizimin për një natë por pacienti mund të ikë direkt në shtëpi pa asnjë lloj dhimbje. Përmes saj mund të zgjidhim shumë probleme të zërit, si nodujt, polipet apo edemën e kordave të zërit etj. Ndërkohë është shumë e rëndësishme në vlerësimin e një diagnoze të parakohshme në pacientët që janë në rrezik si duhanpirësit apo alkolistët që paraqesin ndryshime të zërit.

Në këto raste është e rëndësishme sepse të lejon të kryejmë diagnozën e parakohshme duke marrë biopsi. Efektet anësore të mikrolaringosopisë janë minimale dhe dhimbja është shumë e lehtë.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Andrea Palmieri kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Artriti Psoriatik – Dr. Ilektra Xhafa, Reumatologe, Spitali Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Ilektra Xhafa, mjeke reumatologe pranë Spitalit Amerikan 3, na shpjegon për Artritin Psoriatik.

Artriti Psoriatik është një sëmundje me natyrë reumatizmale, autoimune, muskoloskeletike e lidhur me Psoriasis, një sëmundje e lëkurës sërish me natyrë autoimune, që kryesisht prek kyçet dhe lëkurën. Meshkujt dhe femrat preken njësoj nga kjo sëmundje.

Dr. Ilektra Xhafa, sqaron se pacientët me Artrit Psoriatik mund të zhvillojnë dhimbje, enjtje, skuqje, ngurtësim mëngjesor, pamundësi për të lëvizur duart, gjunjët dhe brrylat duke çuar në invalidizim dhe në ulje të cilësisë së jetës. Në shumicën e rasteve prekja e kyçeve dhe prekja e lëkurës ndodh njëkohësisht.

Mjekja reumatologe, thekson rëndësinë e diagnostikimit në kohë të sëmundjes në mënyrë të tillë që edhe terapia shoqëruese të jetë sa më e hershme, për të shmangur komplikacione të tjera të cilat mund të kërkojnë edhe ndërhyrje operative më vonë.

Dr. Ilektra, ka treguar ecurinë e një pacienteje me këtë sëmundje, e cila është trajtuar pranë Spialit Amerikan 3 dhe brenda 5 javësh ka patur një përmirësim të dukshëm në sipërfaqe të lëkurës dhe në lehtësim në funksionalitet.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken reumatologe Dr. Ilektra Xhafa, telefononi në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Teknologjia e fundit “neoV” në Spitalin Amerikan zhduk përfundimisht fistulën anale dhe hemorroidet

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për të gjithë personat që vuajnë nga problematika të tilla proktologjike, si fistula anale, hemorroidet, etj, pajisja me rreze lazer “neoV” në Spitalin Amerikan, zgjidh përfundimisht problemin tuaj. E prodhuar nga kompania izraelite “neoLaser”, me një eksperiencë 20 vjeçare dhe lider në botë në projektimin dhe prodhimin e sistemeve mjekësore dhe kirurgjikale të fibrave optike me lazer, platforma “neoV” ka një larmi aplikimesh në kirurgjinë Endovaskulare dhe Proktologji si dhe në problematikat e shtyllës kurrizore dhe ato estetike.

Tejet efikase në trajtimin e fistulës anale, “neoV” përdor fibra të ndryshme optike që transmetojnë me saktësi të lartë energjinë e lazerit direkt në indin e epitelizuar. E projektuar posaçërisht për të trajtuar vende shumë të ngushta dhe delikate, kjo metodë miniivazive siguron shkatërrimin homogjen të fistulës anale apo sinusit pilonidal dhe mbylljen optimale dhe të qëndrueshme të plagës.

Gjithashtu në dallim nga trajtimet standarde kirurgjikale, redukton ndjeshëm komplikacionet dhe riaftësimi i pacientit është shumë i shpejtë.

Nëpërmjet aplikimit të kontrolluar të energjisë lazer, kjo pajisje bën të mundur gjithashtu trajtimin në mënyrë përfundimare të hemorroideve të shkallës 3 dhe 4. Procedura minimalinvazive me një rezultat të lartë dhe të qëndrueshëm rikthen strukturën natyrale anatomike të zonës së trajtuar.

Jo vetëm për fistulat dhe hemorroidet, pajisja “neoV” ofron një gamë të gjerë aplikimesh mjekësore. Ajo është gjithashtu fjala e fundit për trajtimin e venave varikoze (variçet) dhe venave merimangë, të cilat zhduken përfundimisht pas aplikimit të fibrave optike me lazer dhe riaftësimi është shumë i shpejtë.

“neoV” është pajisja më moderne dhe e provuar klinikisht për efikasitetin e saj në trajtimin e patologjive kolorektale dhe endovaskualre në botë sot. Brenda 2 viteve të prezantimit të saj, pajisja është miratuar nga mbi 30 shtete, duke njohur aplikim të gjerë në vende si Gjermani, Hollandë, Australi, etj.

Tashmë për personat e interesuar të gjitha shërbimet që mundëson kjo pajisje mund t’i kryeni në Spitalin Amerikan nga mjekë të specializuar.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 10 of 34«‹89101112›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë