Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Dr. Amarda Gica – Kujdesi për lëkurën në stinën e verës

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Amarda Gica, mjeke dermatologe në Spitalin Amerikan 2 ofron disa këshilla të vlefshme sesi të mbrojmë lëkurën në stinën e verës.

Kujdesi për lëkurën duhet të jetë çdo ditë të vitit, por në stinën e verës kur rrezet e diellit janë të forta duhet të jetë më maksimal. Evitimi i orareve të diellit të fortë, përdorimi i kremit mbrojtës me SPF të lartë, përdorimi i kapeleve dhe i syzeve mbrojtëse janë nga disa nga këshillat kryesore të Dr. Amarda Gica.

Mbrojtja nga dielli është shumë e rëndësishme për të evituar sëmundje nga më të lehtat si plakja e lëkurës deri te më të komplikuarat, si kanceri I lëkurës, i cili shkaktohet nga ekspozimi i pambrojtur.

Është shumë i rëndësishëm përdorimi i kremit mbrojtës dhe të përdoret një krem me SPF të lartë, mundësisht mbi 30 dhe të jetë me spektër të gjerë, të mbrojë nga rrezet UVB dhe ato UVA, në mënyrë që mos të kemi fare dëmtim të lëkurës.

Kremi i diellit duhet të aplikohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës dhe të mundohemi të mbulojmë sa më shumë sipërfaqe të trupit. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Amarda Gica.

Për më shumë informacion ose vizitë Dr. Amarda Gica me kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Biopsia e veshkës dhe citologjia e gjëndrës tiroide – Dr. Ermal Tako

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjeku radiolog Ermal Tako, pranë Spitalit Amerikan 2, sqaron në mënyrë të hollësishme biopsinë e veshkës dhe citologjinë e gjëndrës tiroide:

BIOPSIA E VESHKËS është një procedurë me anë të të cilës merret material nga veshka për të vendosur për diagnozën e sëmundjes së veshkës që ka pacienti sipas dyshimit të mjekut nefrolog. Zakonisht aplikohet për sëmundje difuzorenale të cilat çojnë në isufiçiencë renale kronike.

Është një procedurë tepër e rëndësishme për vendosjen e diagnozës pa të cilën nuk mund të aplikohet mjekësia moderne. Kjo procedurë është relativisht e dhimbshme, por me anën e anestezive lokale pacienti nuk ndjen thuajse asgjë. Në raste të rralla kur pacienti është tepër i shqetësuar ose kur vuan edhe nga sëmundje të tjera që e bëjnë të pamundur qetësimin e tij atëherë aplikohet vënia në gjumë e pacientit paraprakisht dhe më pas kryhet biopsia.

CITOLOGJIA E TIROIDES është një procedurë tepër e thjeshtë që kryhet nën orientimin ekografik dhe konsiston në marrjen e qelizave me anë të një shiringe të zakonshme nga noduset e gjëndrës tiroide për t’i parë pastaj mjeku anatomopatolog në mikroskop dhe për të vendosur një diagnozë paraprake nëse këto noduse paraqesin rrezikshmëri për jetën e pacientit apo jo. Në rast se në ekzaminimin citologjik zbulohen qeliza me karakter tumoral atëherë procedohet në heqjen e gjëndrës tiroide. Nëse qelizat nuk janë me karakter tumoral atëherë mund të behet një ndjekje e kujdesshme me ekografi e tyre kohë pas kohe.

Është një procedurë e bezdisshme, por jo e dhimbshme, sepse kryhet në regjionin e qafës. Për pacientët të cilët nuk e përballojnë dot shpimin me gjilpërë tepër të hollë aplikohet vënia në gjumë për ta marrë biopsinë në kushte sa më komode.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Ermal Tako kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Christos Maroudis – Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Christos Maroudis, drejtues i departamentit të Kirurgjisë Endoskopike, mjek Obstetër-Gjinekolog pranë Spitalit Amerikan, tregon për rastin e një pacienteje e cila u paraqit në qendrën e shëndetit të gruas në Spitalin Amerikan 2, me një shtatzani heterotopike, pra një embrion të implantuar në brendësi të mitrës dhe njëkohësisht një embrion tjetër të implantuar jashtë mitrës.

Me anë të ndërhyrjes laparoskopike u hoq me sukses tubi në të cilin ishte zhvilluar embrioni jashtë mitrës. Ndërkohë embrioni që ishte implantuar në brendësi të mitrës vazhdon të zhvillohet normalisht dhe pacientja së shpejti do të bëhet nënë!

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Christos Maroudis, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!SHOW LESS

Prof. Asc. Rustem Celami – Rëndësia e kontrollit gjinekologjik

By Spitali Amerikan - Të Reja

Prof. Asc. Dr. Rustem Celami, obstetër gjinekolog, pranë Spitalit Amerikan 3, ka folur për rëndësinë e kontrollit gjinekologjik.

Cilat janë problemet më të shpeshta gjinekologjike?

Prof. Asc. Dr. Rustem Celami, ka theksuar rëndësinë e ekzaminimeve periodike gjinekologjike, për të diagnostikuar sa më herët kancerin e qafës së mitrës, në mënyrë të tillë që të përcaktohet mjekimi i duhur sipas rastit.

Në Spitalin Amerikan 3, trajtohen të gjitha problemet gjinekologjike siç janë; infeksionet vaginale, çrregullimet e ciklit menstrual, tumoret e organeve riprodhuese të gruas etj, fillimisht duke bërë një konsultë paraprake dhe duke vijuar me diagnostikimin, kurimin e sëmundjeve, duke ofruar shërbim maksimal me teknologjinë më të fundit dhe staf mjekësor të specializuar.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë me Prof. Asc. Dr. Rustem Celami.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekë tanë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Andrea Palmieri – Simptomat më të shpeshta për të cilat një pacient duhet të drejtohet tek mjeku ORL

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Andrea Palmieri, mjek ORL në Spitalin Amerikan 3 flet për simptomat më të shpeshta për të cilat një pacient duhet të drejtohet tek mjeku specialist Otorinolaringolog.

Vështirësi në frymëmarrje, sekrecione nazale të shtuara, dhimbje koke frontale (ballore) ose në zonën mes syve, bajame të skuqura, që shkaktojnë temperaturë, atëherë duhet të paraqiteni te mjeku ORL. Nëse përjetoni Apnea nokturne, nëse keni një disfoni (humbje të menjëhershme të zërit) duhet të paraqiteni te mjeku ORL.

Ju ftojmë të ndiqni intervisten e plotë me Dr. Andrea Palmieri për informacion të detajuar mbi këto simptoma që nuk duhet të anashkalohen.

Çdo patologji nëse trajtohet në kohë është ka më pak mundësi për komplikacione dhe rezultate më të mira për pacientin.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Andrea Palmieri kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Ndërhyrjet e bazës kraniale në Spitalin Amerikan 1

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tashmë çdo lloj ndërhyrje e bazes kraniale realizohet me sukses nga ekipi i kirurgjisë së bazës kraniale në Spitalit Amerikan 1.


Me një rrugë mini-invazive, ekipi i kirurgjisë së bazës kraniale në Spitali Amerikan 1, realizon heqjen e plotë të meningeomës së bazës anteriore kraniale. Dr. Alfred Aga, kirurg ORL dhe Prof. Asc. Artur Xhumari, neurokirurg, na shpjegojnë më shumë për këtë ndërhyrje të vështirë.
Ndërhyrja kryhet pa prerje në kokë dhe me kohë rekuperimi shumë të më shpejtë, krahasuar me ndërhyrjen standarte.

Operacioni zgjati 11 orë, por mundi u shpërblye me shërimin e shpejtë të pacientit, përmirësimin e shikimit dhe mos dëmtimin e trurit, të gjitha këto falë bashkëpunimit ORL – Neurokirurg dhe përdorimit të rrugës endoskopike endonazale të zgjeruar, e cila është përdorur me sukses edhe në sëmundje të tjera si adenoma hipofizare dhe kraniofaringeoma.

Këto ndërhyrje të rralla realizohen nga ekipi ynë në Spitalin Amerikan 1 dhe kanë rezultuar të suksëshme për dhjetra pacientë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Florian Dashi – Kirurgjia e epilepsisë në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgjia e epilepsisë, trajtimi që fiton ndaj sëmundjes


Pse të vuash kur ka zgjidhje? Pse të presësh për një kurë të epilepsisë kur zgjidhja mund të jetë vendimtare?

Dr.Florian Dashi, në Spitalin Amerikan 3 thekson se kirurgjia e epilepsisë ka për qëllim dhe është efektive në ato raste kur burimi i epilepsisë është në një zonë të vetme të trurit. Sipas mjekut neurolog nga kjo mënyrë trajtimi është vërejtur se në pacientët që kanë indikacion të qartë të kirurgjisë, rezultati i përfitimit është i lartë dhe varion nga 80-90% që pacientët të dalin pa kriza nga kirurgjia ose të kenë kriza të rralla joinvalidizuese, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës.

Në Spitalin Amerikan 3, pacienti i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar që fillon me konsultat e dedikuara epileptologjike, EEG [ezhe], video EEG-në duke vijuar me studimet imazherike dhe studimin neuropsikologjik per të vleresuar nëse pacienti ka dëmtime konjitive nga krizat epileptike deri në atë kohë dhe më pas të gjitha të dhënat mblidhen për t’u diskutuar nga grupi i mjekëve specialistë të cilët marrin vendimin për indikacionin kirurgjikal, i cili i shpjegohet pacientit.

Rreziqet e kirurgjisë së epilepsisë janë të rralla, dhe pesha e tyre është e vogël në krahasim me rreziqet e epilepsisë dhe me përfitimet që sjell kjo mënyrë trajtimi.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

10 Pyetjet më të shpeshta rreth Transplantit të Veshkave- Gjithçka që duhet të dini!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Insufiçienca renale që në popull njihet si sëmundja e azotemisë është një sëmundje që në stadet e para trajtohet me terapi medikamentoze dhe në stadin e 5 trajtohet me dializë ose me kryerjen e transplantit renal.
Trajtimi me dializë, e cila mund të jetë hemodializë që është trajtimi me anë të një aparature (që mund të konsiderohet si veshkë artificiale ) ku filtrohen lëndët toksike, rregullohen kripërat dhe volumi trupor, procedurë kjo që kryhet në spital tre herë në javë me seancë që zgjasin rreth 4 orë, apo dializa peritoneale që është kryerja e shkëmbimve me anë të një kateteri të vendosur në abdomen (bark) disa herë në ditë duke realizuar shkëmbimin me anë të disa solucioneve, procedurë kjo që kryhet në shtëpi.

-Kur flitet për transplant, pacienti duhet të ketë kandidatë dhurues për këtë organ, kush mund të jenë ata?

Në Shqipëri deri tani është kryer transplanti vetëm me dhurues të gjallë të cilët kanë lidhje familjare me pacientin siç janë prindër, kushërinj të parë apo të dytë, por përveç dhuruesve me lidhje gjaku transplanti kryhet edhe midis bashkëshortëve.

Ne vende te tjera perves dhuruesve te gjalle kryhen transplante  dhe me dhurues kadaverike.

Vlen të theksohet që dhuruesi duhet të jetë i shëndetshëm, nuk duhet të ketë asnjë sëmundje kronike, pasi veshka që do të merret nga ai duhet të jetë perfekte në mënyrë që të funksionojë për (recipientin – pacientin që do ta marrë), por në të njëjtën kohë edhe donatorit (dhuruesit) të mos i krijojë probleme në të ardhmen, sepse nga kjo procedurë duhet që të dy, si marrësi dhe dhuruesi të jenë pa komplikacione, që të dy pas ndërhyrjes të jenë të shëndetshëm.

-Po për moshën e pacientëve a ka kufizime?

Një tjetër kriter për marrjen e pacientëve është dhe mosha e dhuruesit, preferohet që dhuruesit të jenë mbi 18 vjeç kurse për moshën më të madhe ajo varet nga pacienti, ndonjëherë ndodh që një 70 vjeçar mund të jetë më i shëndetshëm se sa një 50 vjeçar. Kurse për marrësin nuk ka kufizim moshe, transplanti mund të kryhet në çdo moshë.

-Sa zgjat kjo ndërhyrje?

Ndërhyrja kirurgjikale zgjat rreth 2-3 orë për të dy pacientët, punohet në dy salla paralele. Ekipi me të cilën në kemi kryer transplante është ekip me mjek të huaj dhe shqiptare, grup ky mjekësh urologë, kirurgë, nefrologe, anestezistë të spitalit tonë.

-Kur është kryer ndërhyrje e parë në Spitalin Amerikan?

Ndërhyrja e parë është kryer në nëntor të 2007 dhe pacienti ynë i parë ka krijuar tashmë familjen e tij, është bërë baba dhe jeton shëndetshëm. Për të gjithë pacientët e transplantuar jeta pas kryerjes së transplantit konsiderohet si një jete e re, larg spitalit.

Deri tani në spitalin tonë janë kryer 200 transplante renale dhe kanë rezultuar të sukseshëm gjë kjo që na inkurajon që  të vazhdojmë me tej.

-Pacientët e transplantuar si mjekohen pas kryerjes së ndërhyrjes?

Pacientë që kryejnë transplant renal marrin terapi me medikamente që quhen imunosupresore medikamente këto që ulin reagimin e sistemit imunologjik në mënyrë që veshka e re  të mos luftohet nga vetë organizmi .
Vlen të theksohet se këto janë medikamente që merren gjatë gjithë jetës dhe herë pas here duhet që të kontrollohet niveli i tyre në gjak, për këtë arsye pacientët duhet të jenë vazhdimisht në kontroll me mjekun nefrolog.

-Po për femrat shtatëzëna a ka problem përdorimi i imunosupresorëve?

Për femrat të cilat janë shtatëzëna përdorimi i imnuosupresorëve nuk shfaq  problem, por ka skema specifike trajtimi. Këto medikamente nuk krijojnë asnjë problem si për nënën ashtu dhe për foshnjën që do vijë në jetë. Gjë kjo që duhet të theksohet sepse femrat që trajtohen në dializë e kanë pothuajse të pamundur mundësinë për të patur një shtatëzani të shëndetshme.

-A mund të trajtohen me transplant renal pacientë me hepatit apo diabetikë?

Natyrisht pacientët që vuajnë nga hepatiti B ose C mund të transplantohen, por së pari ato duhet të jenë të konfirmuar nga mjeku gastrohepatolog që nuk janë në fazë aktive. Edhe pacientët diabetike mund të trajtohen me transplant renale, por natyrisht jetëgjatësia e veshkës së transplantuar është pak më e ulët se tek pacientët normale, nga përdorimi i kortizonikëve dhe imunosupresorëve mundësia për të kontrolluar diabetin është më e vështirë se tek pacientët e tjerë.


-A mund të ritransplantohet një pacient?

Natyrisht që po, një pacient mund të transplantohet më shumë se një herë.

-Sa është jetëgjatësia e veshkës së transplatuar?

Duke marrë parasysh ekzamimin e hollësishëm që i kryhet si marrësit dhe dhuruesit, transplanti renal është një procedurë që ka sukses rreth 95-97 %. Normalisht veshka e marrë nga dhurues të gjallë ka një jetëgjatësi rreth 25 vjet.

Çndodh kur transplanti ka flakje?

Flakja e transplantit haset në një përqindje të ulët në pacientë rreth 2-3 %, megjithatë vlen të theksohet se flakja nuk ka risk për jetën, nëse personi i transplantuar ka rritje të azotemisë nga flakja, atëherë ai trajtohet përsëri me dializë. Natyrisht ritheksoj që për të minimizuar flakjen kryhen analiza të detajuara para ndërhyrjes dhe vendosen skemat e imunosupresivëve efikase për çdo pacient.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak.

Nuk janë të rralla rastet kur sëmundja e vendos jetën e njeriut në fije të perit, por kur profesionalizmi i mjekut ndërthuret me besimin e pacientit mund të ndodhë mrekullia.

Kështu i ka ndodhur znj. Neranxa Dedeniku e cila falë trajtimit specifik të mjekes onkologe Daniela Bega dhe stafit të mjekëve të Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan 3, ka arritur të mposhtë sëmundjen e frikshme që i kërcënonte jetën.

Pas vizitave dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore që kishte kryer më herët, gjendja e nënës së 4 fëmijëve nuk po përmirësohej, përkundrazi. Me simptoma të rënduara, pacientja iu drejtua Spitalit Amerikan 3 ku iu nënshtrua ekzaminimeve imazherike të cilat treguan prezencën e një mase të madhe tumorale në stomak.

Një diagnozë e rëndē për 44-vjeçaren, që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme mjekësore: trajtimi i personalizuar me kimioterapi, i vendosur nga doktoreshë Daniela dhe grupi i mjekëve specialistë të Departamentit të Onkologjisë, bënë diferencën. Sot, pacientja nuk ka më asnjë gjumë të tumorit.

Nuk mund të ketë veçse fjalë falënderimi dhe mirënjohje për profesionalizmin e Dr.Danielës dhe stafit të mjekëve dhe infermierëve të Departamentit të Onkologjisë që i shpëtuan jetën Znj.Neranxa që shton se komunikimi i ngrohtë dhe përkushtimi maksimal që i dedikuan gjatë periudhës së qëndrimit në spital e bënë të harronte se ishte e sëmurë.

Znj.Neranxa tashmë e ka kaluar sëmundjen dhe është kthyer t’i gëzohet jetës pranë familjes së saj. Spitali Amerikan i uron asaj dhe familjes së saj shëndet të plotë!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Pas reduktimit gati dy mujor “Universal Eye Hospital” kthen të gjitha shërbimet për qytetarët

By Spitali Amerikan - Të Reja

Universal Eye Hospital rihapet me të gjitha shërbimet për pacientët.

Universal Eye Hospital duke filluar nga kjo javë ofron të gjithë gamën e shërbimeve duke respektuar të gjithë rregullat e sigurisë.


Rikthehemi me shërbime të reja, me investime në teknologji duke përmiresuar dhe zgjeruar shërbimet tona.


Në ambientet tona pacienti ka siguri dhe mbrojtje. Jemi siguruar qe ti ofrojme siguri dhe mbrojtje pacienteve tane brenda ambjenteve tona.


Universal Eye Hospital është e vetmja qendër në rajon me shërbim 24 orë për menaxhimin e traumës okulare: lehtësira në dispozicion për heqjen e trupave të huaj intraokular, vitreoktomia për hemorragjinë pas traumatike okulare dhe shkolitjen e retinës. Menaxhim i të gjitha rasteve të infeksioneve okulare, përfshirë keratitin infektiv, celulitin orbital dhe endofhtalmitin. Kirurgji të shkolitjes së retinës me teknologjinë më të avancuar të një sutureless (27G) të vitrektomisë.

Trajtimi i të gjitha fazave të retinopatisë diabetike me injeksione, Lasers, implantet Intravitreal dhe kirurgji vitrektomia.E vetmja qendër e pajisur me të gjitha facilitetet për të ofruar të gjitha operacionet pediatrike të syve, përfshirë kataraktin kongjenitale, glaukomën, retinoblastomën strabismus, bllokun e kanalit naso-lacrimal dhe retinopatinë e parakohshme.


Ju mirëpresim!


Prenotoni vizitën tuaj me mjekët tanë në numrat +355 0692199839 ose +355 0675030017. Na gjeni pranë Spitalit Amerikan 3.


Universal Eye Hospital “Sjellim dritën në sytë tuaj”.

Page 12 of 34«‹1011121314›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë