Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Profesionalizmi i Spitalit Amerikan në gazetën serbe Blitc

By Spitali Amerikan - Të Reja

Profesionalizmi i Qendrës së Stroke në Spitalin Amerikan 3 është pasqyruar në mediat serbe.

Gazeta më e madhe në Serbi, BLIC, i ka kushtuar një shkrim trajtimit të 63 vjeçares, e cila pësoi goditje në tru.

Në Qendrën e Stroke në Spitalin Amerikan 3 janë trajtuar me sukses edhe qytetarë grek, ukrainas dhe francez, përveç atyre vendas, pasi kjo është qendra me e specializuar në rajon për goditjet në tru.

Jelena, mjekja anesteziste serbe dhe bashkëshorti i saj, ishin me pushime në Sarandë kur vendi ynë ndodhej në  izolim në kushtet e pandemisë.

Në datë 15 prill Jelena pëson një goditje në tru dhe transportohet me urgjencë drejt Spitalit Amerikan 3 ku ndodhet Qendra e Stroke, qendra më e specializuar në rajon për trajtimin e goditjeve në tru.

Mjekët e Spitalit Amerikan i vijnë në ndihmë pacientes dhe rasti i vështirë pasqyrohet edhe në mediat serbe. Familja falenderon mjekët dhe stafin e Spitalit Amerikan 3, ku në intervistë përmendet edhe fakti që bashkëshorti i Jelenës në pamundësi akomodimi është sistemuar në një dhomë në Spitalin Amerikan prej 3 javësh.

Mjeku anestezist Prof. Asc. Rudin Domi, tregon se suksesi në trajtimin e rasteve të goditjeve në tru është falë ndërhyrjes në kohë, bashkëpunimit mes një grupi specialistësh dhe pajisjeve bashkëkohore që Spitali Amerikan 3 ofron.

Trajtimi në qendra të specializuara është jetëshpëtues.

3 javë mbas ndërhyrjes Jelena sot do të largohet nga Spitali Amerikan drejt Serbisë, në gjendje të stabilizuar.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Ina Buxhelaj – Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Goditjet në tru janë sëmundje që shkaktojnë vdekshmëri dhe invaliditet të lartë. Faktori kohë thekson mjekja neurologe Ina Buxhelaj është vendimtar në trajtimin e tyre, ndëkohë që shton se njohja e shenjave është shumë e rëndësishme gjithashtu.

Shenjat kryesore që paralajmërojnë një goditje në tru, shpjegon Dr.Ina Buxhelaj, janë ato që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e gjymtyrëve (mpirje, paralizë, pamundësi lëvizshmërie të duarve dhe këmbëve), rënie e këndit të buzës, vështirësi ose pamundësi për të folur, humbje e menjëhershme e shikimit, marramendje, humbje të ekuilibrit dhe të vjella të papritura, tension i lartë, episode me humbje të vetëdijes, dhembje të forta të kokës, të menjëhershme dhe të pashpjegueshme.

Në Spitalin Amerikan është e organizuar Qendra e STROKE e cila merret specifikisht me trajtimin e goditjeve në tru, trombozave dhe hemoragjive nëpërmjet teknikave më të avancuara të intervencionimit neuro endovaskular. Trombektomia, procedurat e embolizimit shërbejnë për të trajtuar mpiksjet e gjakut në kokë, të aneurizmave dhe hemoragjive të shkaktuara nga aneurizmat si dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat mund të jenë shkaktare të sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit.

Në momentin që çdokush percepton që ka një problem që mund të jetë shenjë e një goditje në kokë nuk duhet të vonojë të telefonojë urgjencën për të marrë trajtimin e duhur dhe të menjëhershëm.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Prof. Asc. Rudin Domi – Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Prof. Asc. Rudin Domi, Anestezist-Reanimator ka folur për Qendrën e Stroke pranë Spitalit Amerikan 3.

Qendra e Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3, është në shërbim të pacientëve, me një ekip të specializuar mjekësh, asiston pacientët duke filluar që nga vendodhja, ndërhyrja kirurgjikale, trajtimi në reanimacion dhe ndjekja më pas me terapi intensive.

Prof. Asc. Rudin Domi, ka theksuar rëndësinë e prezencës së mjekut anestezist gjatë ndërhyrjeve të rëndësishme kirurgjikale me karakter të vështirë të cilat përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme prognozën dhe ecurinë e pacientit.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Agjërimi dhe diabeti

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr. Etleva Gjoshe, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 1.

Agjërimi është një praktikë e shpeshtë e besimtarëve, pavarësisht llojit të besimit që kanë.

Besime të ndryshme kanë praktika të ndryshme agjërimi, por në përgjithësi ka si parim ndryshim të rëndësishëm të praktikave të përditshme (një ushqyerje-periudhë e gjatë esëll, ndërsa aktiviteti fizik dhe ritmi gjumë-zgjuar është i modifikuar).

Numri i personave të diagnostikuar me diabet është gjithnjë në rritje të ndjeshme duke sjellë rrjedhimisht dhe shtimin e personave me diabet që agjërojnë.

Diagnoza e diabetit jo detyrimisht është një pengesë për agjërimin, por ështe një problem shëndetësor që meriton vëmendje dhe përkujdesje të veçantë gjatë kësaj periudhe.

Agjërimi mund të shoqërohet me ndërlikime të rëndësishme si: hipoglicemia (rënia e nivelit të sheqerit); hiperglicemia (rritja e nivelit të sheqerit), acido-ketoza diabetike, dehidrimi.

Në fokus të veçantë janë pacientët me diabet të tip 1, apo tip 2 por të trajtuar me insulinë të aplikuar disa herë në ditë dhe pacientët e moshuar.

Për të parandaluar apo ulur shfaqjen e ndërlikimeve duhen marrë disa masa:

  • Vlerësim i situatës shëndetësore para agjërimit dhe përllogaritja e rrezikut për ndërlikime

Pacientët mund të jenë me rrezik të ulët apo të lartë për ndërlikime dhe kjo varet nga më shumë faktorë:

  • tipi i diabetit; lloji i mjekimit; faktorë të tjerë personal që mund të favorizojnë hipoglicemitë, sëmundje të tjera shoqëruese, gjendja sociale e pacientit (kushtet familjare apo të punës)
  • historiku si ka toleruar më parë agjërimin
  • Edukimi i pacientit

Edukimi, informimi apo sqarimi i pacientit është baza në parandalimin e ndërlikimeve.

Ushqimi duhet të ruajë të njëjtat karakteristika dhe rekomandime (për kaloritë ditore, sasinë e karbohidrateve, proteinave, yndyrnave, fibrave, evitimi i ëmbëlsirave).

Hidratimi është element i rëndësishëm i cili nuk duhet neglizhuar në intervalin e lejuar. Duhen shmangur lëngjet e ëmbëlsuara. 

Aktiviteti fizik nuk duhet neglizhuar, por gjatë intervalit esëll rekomandohet të jetë me intensitet të ulët apo të mesëm.

  • Matja  personale e shpeshtë e glicemive

Monitorimi i glicemive është ndihmë sepse ankesat apo shqetësimet e pacientit mund të jenë të pamjaftueshme për të kuptuar luhatjet e glicemisë (ka pacientë, sidomos moshat e thyera, që nuk i kuptojnë si shenja të një problemi).

Ka vlera të glicemisë kur rekomandohet të ndërpritet agjërimi

  • Vlerat më të ulta se 70mg/dl (mund të shoqërohen me dridhje, djersitje, palpitacione)
  • Vlerat > 300mg/dl (mund të shoqërohen me etje, uri, konfuzion, dhimbje barku, të përziera).
  • Modifikim dhe përshtatje e skemës së mjekimit

Përshtatja e skemës së mjekimit është e rëndësishme si dhe informimi i pacientit për efektet dhe mënyrën si vepron mjekimi që ka.

Grupe të ndryshme mjekimi mund të kenë nevojë për modifikim të dozës apo skemës.

Me shpesh të përdorurat jenë sulfonilurete dhe metforminë.

Sulfonilurete (glibenklamid, glimepiride, gliklazid) është një grup që meriton vëmendje të veçantë pasi favorizon hipoglicemitë.

Gjatë agjërimit do ishte e rekomanduar që nga kjo klasë të mos përdorej glibenklamid ndërsa glimepiride dhe gliclazid janë të preferuara, por duke modifikuar dozat.

Metforminë: Rreziku për hipoglicemi me këtë mjekim është i ulët ndaj në përgjithësi nuk ka nevojë për ndryshim të dozave.

Ka dhe klasa të tjera të mjekimit oral të diabetit, por dhe këto nuk paraqesin një rrezik të shtuar për hipoglicemi (mund të rekomandohet thjesht ndryshimi i vaktit të marrjes në funksion të praktikës së agjërimit).

Përkujdesje e veçantë duhet me pacientët të trajtuar me insulinë, sidomos ata që aplikojnë insulinën me shumë se një herë/ditë. Ky është grupi i pacientëve ku majtja e shpeshtë e glicemive është pothuajse e detyruar për të modifikuar sipas rastit dozat e insulinës.

Për këta pacientë është më e vështirë dhe e këshillueshme të mos agjerojnë, por nëse dëshirojnë gjithsesi, duhet të kenë njohuri të qarta për llojin e insulinës që përdorin dhe mënyrën si ajo vepron, si dhe të sqarohen për efektet anësore.

Insulina me veprim të gjatë (NPH/Detemir/glargine/deglutec)

Dozat e insulinës me veprim të gjatë (NPH/Detemir/glargine/deglutec), që në përgjithësi aplikohet në darkë, duhet të ulen me 10-30% sipas rastit.

Në rast se skema e zakonshme e pacientit është me aplikim 2 herë në ditë, atëherë dhe doza e mëngjesit mund ë ulet deri në 50%.

Insulinë me veprim të shkurtër

Kjo insulinë, nëse ka qenë në skemën e pacientit, është e rekomanduar në lidhje me vaktin e ushqimit,  pasi aplikohet para ushqimit, për këtë arsye doza e darkës shpesh nuk ndryshon, por doza e mëngjesit ulet me 25-50%.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan. Çdo minutë vlen jetë!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan çdo muaj pret një numër të madh rastesh të të prekurve nga Stroke (goditjet në tru).

Në Spitalin Amerikan 3 kemi ngritur zinxhirin e organizimit të sistemit të Stroke në mënyrën më efektive për pacientin dhe ekipin mjekësor që e asiston atë.

Në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru. Pas telefonatës në nr. e urgjencës 042357535/0688008000 ekipi i mjekëve të njësisë Stroke nisen menjëherë drejt vendndodhjes së pacientit, duke asistuar me të gjitha mënyrat e duhura mjekësore për t’u siguruar se gjendja e pacientit nuk është përkeqësuar deri në momentin që ata e sjellin atë pranë urgjencës së Spitalit Amerikan.


Kur pacienti mbërrin në spital kryhet një zinxhir ekzaminimesh, duke filluar nga analizat e gjakut e deri te rezonanca e kokës, për të parë tipin e Stroke. Kur rastet e pacientëve janë të komplikuara, ata i nënshtrohen kirurgjisë së menjëhershme, në rastet më të lehta, ato trajtohen në pavion dhe në reanimacion.

Mjekët neurologë të Spitalit Amerikan theksojnë se është shumë e rëndësishme njohja e shenjave të para të goditjes në tru, pasi shpëtojnë jetën e personit të prekur. Çdo minutë vlen jetë!

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Çiljeta Malaj – Shërbimi i Urgjencës 24 orë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Çiljeta Malaj, Drejtuese e Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Amerikan 2, u bën thirrje të gjithë pacientëve që Shërbimi i Urgjencës është në gatishmëri 24 orë së bashku me mjekët specialistë për të gjitha rastet urgjente.

Spitali Amerikan është COVID free dhe hyrja në ambjentet e spitalit është e kufizuar duke respektuar protokollet dhe rekomandimet e OBSH për parandalimin e COVID-19.

Spitali Amerikan ofron hapësira spitalore të sigurta dhe me staf mjekësor të mirëtrajnuar dhe nuk pranon persona të infektuar me COVID-19.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Besnik Filaj – Hospitalizimi në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Besnik Filaj, Drejtues i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Amerikan 3, flet për procedurën e hospitalizimit në Spitalin Amerikan.

Shtrimet i nënshtrohen një procedure triazhimi dhe diagnostikimi, sipas protokolleve të vendosura nga OBSH, duke kryer të gjitha egzaminimet e nevojshme, laboratorike dhe imazherike.

Stafi mjekësor i Spitalit Amerikan është në gadishmëri të plotë dhe me kapacitet të plotë çdo ditë, 24 orë në ditë. I gjithë stafi mjekësor është i mirë trajnuar dhe zbaton me përpikmëri protokollet e përcaktuara për të siguruar një hapësirë spitalore të sigurt dhe pa infeksione.

Ju ftojmë të ndiqni mesazhin e plotë të Dr. Besnik Filaj.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Këshilla për pacientët e vegjël – Dr. Gertiana Mullalli Bime

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Gertiana Mullalli Bime, mjeke neonat -pediatër pranë Spitalit Amerikan 2 jep disa këshilla praktike për fëmijët në këto ditë pandemie.

Fatmirësisht fëmijët nuk janë nga shtresat e prekura nga COVID-19, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të respektojnë rregullat e higjenës, larja e duarve e shpeshtë dhe prekja sa më pak e fytyrës.

Ushqimi i mirë është shumë i rëndësishëm, me vakte të bazuara në perime dhe fruta të stinës, konsumimi sa më i madh i lëngjeve dhe ujit dhe respektimi i një rutine, ndonëse në kushte shtëpiake.

Ju ftojmë të ndiqni këshillat e Dr. Gertiana Mullalli Bime.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken neonat-pediatër Dr. Gertiana Mullalli Bime në Spitalin Amerikan 2 kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Përdorimi i alkolit gjatë pandemisë COVID-19 – Dr. Sonila Bitri

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Sonila Bitri, mjeke toksikologe pranë Spitalit Amerikan 2, ka folur për personat që abuzojnë me konsumimin e alkolit apo substanca të tjera.

Dr. Sonila Bitri, u bën thirrje të gjithë personave që konsumojnë alkol në doza të larta të cilët e kanë ndërprerë menjëherë konsumimin e alkolit, duhet të këshillohen me mjekun toksikolog për trajtime suportive që të shamngin komplikacione të mundshme shëndetësore si; pagjumësia, ankthi, rritja e tensionit, dridhja e duarve dhe komplikacione të tjera neurogjike.

Gjithashtu mjekja toksikologe, jep disa këshilla të vlefshme në lidhje me përdoruesit e rregullt të alkoolit të cilët në këtë periudhë karantine e kanë shtuar dozën e konsumimit.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë!

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Sonila Bitri kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Rëndësia e Check up – Dr. Sonila Bitri

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kryerja e rregullt e ekzaminimeve është shumë e rëndesishme edhe kur pacienti nuk ka shqetësime shëndetësore specifike.

Pse është e rëndësishme bërja e Check up-it?

Dr. Sonila Bitri, mjeke toksikologe, pranë Spitalit Amerikan 2, thotë se nëpërmjet ekzaminimeve të rregullta diagostikohen në stade të hershme sëmundje të cilat nuk duhet të neglizhohen si diabeti, hipertensioni, kardiopatitë, sëmundjet malinje etj.

Përveç Check up-it rutinë, Dr. Sonila Bitri, thekson rëndësinë e Check up-it të personalizuar i cili nënkupton bërjen e ekzaminimve mbas një vizite paraprake tek mjeku e cila përcakton llojin e ekzaminimeve që duhet të bëjë secili individ.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Sonila Bitri kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 13 of 34«‹1112131415›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë