Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Klodian Allajbeu: Është koha për sakrificë, jo për të fituar. Pas kësaj jeta do vazhdoj si ka qenë!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Klodian Allajbeu, Drejtor i Spitalit Amerikan, i ftuar në ABC News me Mirela Milori, flet për Koronavirus, situatën në të cilën ndodhemi, si ka qenë impakti i virusit në vendin tonë dhe për masat e marra.

Dr. Allajbeu shpreh se masat  e marra për të kufizuar lëvizjet sa më shumë mund të krahasohen me një “rrufe në qiell të hapur” por kjo është një sakrificë që duhet të kalojmë, për të evituar problematika më të mëdha në të ardhmen.

Dr. Allajbeu flet për pandeminë e Justinianin prej të cilës humbi jetën 1/3 e popullatës së Europës së asaj kohe dhe prej pandemisë së parë mjekësia me zhvillimin e saj arriti ta izolonte në pak javë COVID-19.

Masat e ndërmarra në vendin tonë janë masat e duhura në mënyrë që të evitohet një krizë madhore, pasi nuk ka asnjë sistem shëndetësor që mund të përballojë një pandemi të tillë.

Përfshirja e Spitalit Amerikan, shton Dr. Allajbeu, ende nuk është kërkuar nga shteti, por nëse ajo ditë do të vijë, një nga Spitalet Amerikan do të transformohej në spital për personat e prekur me COVID-19 dhe do të ishte në dispozicion të plotë me pajisje dhe staf të trajnuar për të përballuar situatën.

Dr. Allajbeu falenderoi të gjithë mjekët shqiptarë, duke përfshirë ata të Spitalit Amerikan që kanë qënë të gatshëm për të ofruar shërbimin e tyre në këtë situatë madhore.

Dr. Allajbeu mendon se mbas kësaj pandemie bota do të ketë një kthim të fuqishëm drejt shkencës së mjekësisë, e cila ka mbetur paksa e prapambetur në krahasim me fushat e tjera dhe se shumë fonde do të  kalojnë drejt sistemit shëndetësor dhe atij kërkimor.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

COVID -19 flet Dr. Paskuela Preka, mjeke infeksioniste

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekja infeksioniste Dr.Paskuela Preka pranë Spitalit Amerikan 3 sqaron kriteret që çdo person duhet të ketë parasysh në rast se dyshon se është i prekur nga koronavirusi Covid-19.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Paskuela Preka për COVID -19

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekja infeksioniste Dr.Paskuela Preka pranë Spitalit Amerikan 3 sqaron kriteret që çdo person duhet të ketë parasysh në rast se dyshon se është i prekur nga koronavirusi Covid-19.

Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni Dr.Paskuela Preka.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Pandemia e koronavirusit, Klodian Allajbeu, Drejtori i Spitalit Amerikan: Gati për të ndihmuar nëse është e nevojshme

By Spitali Amerikan - Të Reja

I ftuar në emisionin Opinion, në TV Klan, Drejtori i Spitalit Amerikan në vendin tonë, Dr. Klodjan Allajbeu, ka deklaruar se sektori privat është i gatshëm të ndihmojë për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi nëse do të jetë e nevojshme.

Dr. Klodian Allajbeu deklaroi se Spitali Amerikan i ka të gjitha kapacitetet nëse do të kërkohet, por gjithmonë në koordinimin me Task-Forcën dhe Ministrinë e Brendshme.

Blendi Fevziu: Sa aparate respiratorë keni?

Drejtori i Spitalit Amerikan: Ne këtë shifër e kemi vënë në dispozicion të autoriteteve. Kur ka një kaos ose kur ka një problematikë kaq të madhe, mirë është që çdo gjë të qëndrojë e centralizuar dhe në një dorë. Këto pajisje ne ja kemi vënë në dispozicion Task-Forcës, Ministrisë së Shëndetësisë, çdo moment që do u duhen. Ashtu si dhe mund të vijë radhe dhe tek spitalet tona.

Blendi Fevziu: Mund t’i trajtoni ju? Mund të ndërtoni dhoma të izoluara?

Drejtori i Spitalit Amerikan: Patjetër. Ne këtë do ta lëmë në dorë të autoriteteve shëndetësore publike. Por jemi të gatshëm në rast të thirrjes së tyre që të jemi si një kapacitet i shtuar në rast se do të duhet, dhe nuk jemi një kapacitet i pakët. Atë investim sot që ka bërë sektori privat, është një investim që rrallë gjendet në rajon jo e jo, po të marrim kapacitetet private. Kemi kapacitete për të trajtuar nëse ka nevojë, por çdo gjë do të jetë e koordinuar nga Task-Forca.

Dr. Almenda Zaka – mesazh sensibilizimi #Qendronineshtepi

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mjekja e Urgjencës së Spitalit Amerikan, Dr. Almenda Zaka apel për të gjithë qytetarët që nuk kanë shenja të rëndësishme të mos paraqiten në spitale, sepse mund të ekspozojnë veten apo të tjerët ndaj koronavirusit dhe kjo krijon ngarkesë në sistemin shëndetësor i cili edhe aktualisht është i ngarkuar.

Kjo për t’ju dhënë mundësi jo vetëm të prekurve që mund të kenë simptoma të rëndësishme, por edhe pacientëve të tjerë që mund të vuajnë nga patologji të ndryshme për të marrë ndihmën shëndetësore sa më të shpejtë.

Situata pritet të arrijë pikun në ditët në vazhdim ndaj të gjithë duhet të kontribuoni për të mbrojtur veten dhe familjet tuaja dhe të lejoni mjekët të ofrojnë një shërbim shëndetësor sa më të shpejtë për ata që kanë më shumë nevojë për të. Spitalet janë për të trajtuar sëmundjen.

Diagnostikimi i koronavirusit bëhet duke qëndruar në shtëpi dhe duke telefonuar në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Tonin Alia – Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji, Spitali Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgu Ortoped i mirënjohur Tonin Alia, Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji në Spitalin Amerikan 3, na prezanton me trajtimin e një rasti shumë të veçantë të një djali 15 vjeçar.

Pacienti prej kohësh kishte dhimbje dhe çalonte, dhimbjet ishin të vazhdueshme, të papërballueshme dhe nuk lehtësoheshin as nga ilaçet e ndryshme që pinte. Mbas një vizitë te Dr. Tonin Alia dhe realizimit të një rezonance të detajuar, mjeku vuri re një mase tumorale beninje në zonën e legenit, të njohur në gjuhën e mjekësise me emrin Osteoma Osteoide.

Tumori në fjalë ka një karakteristikë të veçantë, që ne trup shfaqet në formën e një foleje. Duke marrrë parasysh moshën e re të pacientit, sfida e Dr. Tonin Alia është të realizojë një ndërhyrje për herë të parë të realizuar në Shqipëri, mini-invazive, Percutaneous Radiofrequency Ablation, një teknikë që lejon mjekun me ndihmën e CT Scan të lokalizojë tumorin dhe të realizojë zhdukjen e tij.

Avantazhet e kësaj teknike janë të shumta, sidomos për pacientët në moshë të re, pasi ka shenja minimale, rreziku për infeksione është shumë i ulët dhe rikthimi në jetën e tyre të përditshme I shpejtë dhe më e rëndësishmja, dhimbja largohet menjëherë përgjithmonë. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Tonin Alia, ku ai flet për këtë rast të vështirë të trajtuar me sukses nga ekipi i Spitalit Amerikan 3, të drejtuar nga vetë ai.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Tonin Alia, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Disfonia nga Dr. Andrea Palmieri

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgu ORL Dr.Andrea Palmieri tregon për rastin e Avniut, një pacienti duhanpirës që vuante nga një disfoni (ulje e zërit) dhe ndjente praninë e një mase të huaj në fyt.

Pas vizitës së parë kirurgu i mirënjohur italian i këshilloi një biopsi të kordave zanore dhe rezultati tregoi praninë e një tumori malinj, shumë i shpeshtë te pacientët duhanpirës. U vendos terapia më e përshtatshme për të, një kordektomi lazer në mikrolaringoskopi, teknikë me të cilën trajtohen shumë mirë tumoret fillestare të laringut duke ruajtur njëkohësisht të paprekur këtë organ dhe me pas radioterapi.

Kjo mënyrë ka një përqindje të lartë, thuajse 75%, mundësi shërimi total. Dr.Andrea Palmieri thotë se të gjitha gjasat tregojnë që rasti i Avniut do të shkojë mirë, ai nuk pi më duhan, gjë që është shumë e rëndësishme. 99% e pacientëve që preken nga këto patologji, janë pothuajse të gjithë duhanpirës, ashtu si Avniu.

Për këtë arsye, përmes kësaj videoje, Dr.Andrea Palmieri këshillon të paraqiten menjëherë te mjeku të gjithë personat sapo ndjejnë një ulje të zërit, sidomos nëse janë duhanpirës, sepse një diagnostim i hershëm shpëton jetë.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Andrea Palmieri kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Kanceri kolorektal

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr.Sc.LINDITA SHOSHA

M.D.PhD General Surgeon

Consulent Colorectal Surgeon

Consulent Trauma Surgeon

Amerikan Hospital 1

“Locus praeventioni melior quam rememdium” më mirë të parandalosh se të kurosh…

Marsi kudo në botë është muaj sensibilizimi kundër kancerit kolorektal, apo tumorit të zorrës së trashë. Për të gjashtin vit radhazi Spitali Amerikan i bashkohet Colorectal Cancer Alliance, USA, në një fushatë informuese, ndërgjegjësusese, sensibilizuese, diagnostikuese, për të përcjellë informacionin e duhur në popullatë për  moshat e rezikuara në mënyrë që sëmundja të diagnostikohet  në kohë të hershme, e plotësisht të kurohet.

Por çfarë është kanceri i zorrës së trashë?

Kanceri  kolorektal është formacion tumoral me qeliza atipike që ritet në murin e zorrës së trashë, dhe duke u zhvilluar prek gradualisht  të gjithë  murin e saj, duke u  përhapur  lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Gjenetikisht është vërtetuar që kanceri i kolonit dhe ai i rektumit janë të njëjtë. Kjo ndodh për shkak të mutacioneve gjenetike kryesisht në genin APC, TGF-b, DCC, TP53, të cilat e shndërrojnë adenomën në karcinomë. Është sëmundja e tretë më e diagnostikuar ndër sëmundjet tumorale dhe zë vendin e dytë për vdekjet nga tumori në burra dhe gratë, ndërsa kanceri anal përbën rreth 4% të rasteve të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë. Incidenca rritet me rritjen e moshës dhe është pak më e lartë tek  meshkujt se femrat.

Sipas Statistikave Përmbledhëse 2018/Albania Burimi: Globocan 2018, Incidenca mesatare vjetore e kancerit kolorektal në Shqipëri, me një popullsi në total 2.934.345 popullsi, është rreth 9.7 për 100. 000 persona, ndërsa në rrethin e Tiranës, është 13.6 për 100.000. Kanceri Kolorektal është në vendin e 8 me incidencë 8.4% dhe vdekshmëria 3,7%. Është konstatuar që ka reth 188 raste të reja me Kancer Rectum, Kancer Koloni 186 raste të reja/vit, Kanceri Anal 28 raste të reja/vit, numër total të kancerit anokolorectal rreth 402 raste të reja në vit.

Zbulimi i hershëm dhe ekzaminimi i kancerit duhet të shihet si një mjeti kryesor i kujdesit shëndetësor, gjithashtu sepse investimi në programin e screening mbron më të dobëtit në popullatë, zvogëlon barrën sociale të kancerit dhe zvogëlon të gjitha llojet e kostove të kujdesit shëndetësor, përfshirë ato për operacionin radikal, shtrimin në spital me ditë qëndrime të zgjatura,  dhe aplikimin e  kimioradioterapisë. Incidenca e CRC në Shqipëri rezulton më e ulët në krahasim me vendet e tjera evropiane, por Shqipëria duhet të aplikojë programin kombëtar të screening për të diagnostikuar më shumë kancer të hershëm dhe për të parandaluar këtë sëmundje para se të shkojnë në fazat e përparuara metastatike. Në vendet ku programet e screening u krijuan dy ose tre dekada më parë, u konstatuan uljet e niveleve të vdekjeve dhe ulje të shpenzimeve që lidheshin direkt me kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale. Më shumë akses në kolonoskopinë  dhe zbulimin në fazën e hershme, si dhe teknikat e përmirësuara kirurgjikale, radioterapinë, kimioterapinë, terapinë e personalizuar dhe kujdesin paliativ, do të kontribuojnë në uljen e numrit të vdekjeve për shkak të kancerit kolorektal.

Reth 72 % te rasteve i përkasin kancerit të kolonit dhe 28% atij anorektal. Reziku i zhvillimit të këtij kanceri gjatë jetës është mesatarisht një në 20 persona (5-6%), reth 1;22 meshkuj dhe 1;23 femra, por kjo e fundit në fakt varet dhe nga faktorët e riskut individual.

Çdo vit në botë diagnostikohen mbi 1 milion raste të reja dhe vdesin rreth 600.000 njerëz.

Por reth 20% e pacientëve në kohën që diagnostikohen kanë metastaza në distancë dhe 25% e tyre kanë metastazë solitare  potencialisht të rrezikueshme në mëlçin e zezë, e cila duhet të  hiqet pasi e rrit mbijetesën e këtyre pacientëve. Në Shqipëri në momentin kur pacientët diagnostikohen, përqindja e tumorit metastatik është më e lartë dhe shkon mbi  50%. Kjo për faktin se pacientët vijnë vonë, nuk ka program kombëtar të screening për kancerin kolorektal, i cili është i detyrueshëm mbi moshën 50 vjeç siç e kanë shumë prej vendeve të zhvilluara, dhe se konsulta për këtë kategori pacientësh akoma është tabu dhe konsiderohet e sikleteshme. Sigurisht  ndikon dhe fakti që Shqipëria ka numër të pakët specialistësh të profilizuar në kirurgjinë kolorektale, të cilët kanë më tepër eksperiencë në diagnostikimin dhe trajtimin adekuat të kësaj patologjie. 

Më tepër se 80% e kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze të cilat identifikohen nga kolonoskopia, dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%.

Kryerja e testit imunologjik të enzimës M2-PK, biomarkeri kyç në kancerin kolorektal dhe polipet, e cila lidhet me metabolizmin tumoral dhe jo prezencën e gjakut në feçe ndihmon në diagnozën e tij të hershme. Kjo bëhet me anë të ekzaminimit të feçes, dhe nëse është pozitive, atëherë pacienti i nënshtrohet kolonoskopisë.

Reth 95% e rasteve të kancerit kolorektal janë adenokarcinoma dhe pjesa tjetër limfoma dhe karcinoma skuamoze qelizore. Adenokarcinoma e merr origjinën nga epiteliumi glandular i mukozës së zorrës. Në varësi të arkitekturës glandulare, pleomorfizmit dhe mukosekrecionit, adenocarcinoma ka tre shkallë të diferencimit që janë; e mirë diferencuar, mesatarisht e diferencuar dhe e padiferencuar.

Në zorrën e trashë zhvillohen lloje të ndryshme polipesh por është  adenoma  që njihet si prekancerozë, ato janë të shpeshta sidomos në meshkujt mbi 50 vjec.

Nën moshën 40 vjeç, zhvillohen më pak  se 2% e kancereve të zorrës së trashë. Duhet të përjashtohet predispozicioni gjenetik i trashëguar si polipozat adenomatoze familjare, ose kancerin jopolipoz të trashëguar që është vetëm në 4% e kancereve kolorektalë.Testet gjenetike laboratorike të gjakut janë shumë ndihmëse për të parë se cili pjesëtar i familjes është i rrezikuar dhe ndihmojnë në përcaktimin e riskut. Vitet e fundit konstatojmë që në Shqipëri  është ritur numri i rasteve me tumor të zorrës së trashë nën moshat 50 vjeç,  madje dhe nën moshat 40 vjeç, sikundër kemi diagnostikuar dhe trajtuar raste dhe nën moshat 30 vjec.

Nga mosha 50 -75 vjeç rekomandohet të bëhet;

Çdo vjet fece gjak okult, sigmoidoskopy çdo 5 vjet, kolonoskopy çdo 10 vjet. Në rastet me rezik të lartë ekzaminimi duhet të fillojë pas moshës 40 vjeç. Pas moshës 75 vjec kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problematike që mund të paraqiten.

Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, fece gjak okult, ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve dhe formacioneve potencialisht displazike. Sot aplikohet dhe kolonoskopia virtuale via CT, por kjo e fundit ka kosto më të lartë, ka rrezatim nga skaneri, dhe nuk mund të bëjë polipektomitë që i realizon kolonoskopia standarte.

OBSH në studimet që kanë bërë sygjerojnë që nga ekzaminimi çdo dy vjet ose çdo vit të feçes,  pas 10 vjetësh, mund të ketë një reduktim deri në 20% në vdekshmërinë e kancerit kolorektal. Parandalimi ofron strategjinë më të sigurtë dhe afatgjatë për kontrollin e kancerit. Politikat dhe programet kombëtare duhet të zbatohen për të rritur ndërgjegjësimin, për të zvogëluar ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit dhe për të siguruar që njerëzit të kenë informacionin dhe mbështetjen që ata kanë nevojë për të adoptuar mënyra jetese të shëndetshme.

Faktorët kontribues

Pse është ritur nr i kancerave tek të rinjtë?

Nuk dihet pse ka ndryshuar gjenetika, mbase stili dhe mënyra e ushqyerjes, konsumimi me tepricë i mishit të kuq dhe produktetve të zgarës, obeziteti, jeta sedentare, alkoli dhe duhani janë faktorët kontribues të këtyre tumoreve.

  • Aktiviteti fizik, faktorët dietetik, mbipeshë

Aktiviteti fizik i rregullt dhe mbajtja e një peshë të shëndetshme të trupit, së bashku me një dietë të shëndetshme, zvogëlojnë dukshëm rrezikun e kancerit.. Ekziston një lidhje midis mbipeshës dhe obezitetit ndaj shumë llojeve të kancerit, si ezofagut, kolorektumit, gjirit, endometrit dhe veshkave. Ushqimi i lartë në fruta dhe perime  te pasura me fiber mund të ketë një efekt mbrojtës të pavarur kundër kancerit të zorës së trashë. Sikundër konsumimi i mishit të kuq është akuzuar si faktor kontribues në zhvillimin e kancerit kolorektal.

  • Alkooli

Është një faktor rreziku për shumë lloje të kancerit duke përfshirë kancerin e gojës, faringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, kolorektumit dhe gjirit. Rreziku i kancerit rritet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Për disa lloje të kancerit, pirja e alkoolit të rëndë të kombinuar me përdorimin e duhanit rrit ndjeshëm rreziqet e kancerit. Në vitin 2010, kanceret që i atribuohen alkoolit vlerësoheshin të jenë përgjegjës për 337,400 vdekje në mbarë botën, kryesisht në mesin e meshkujve

  • Duhani

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit është faktori më i madh i shmangshëm i rrezikut për vdekshmërinë e kancerit dhe vret rreth 6 milionë njerëz çdo vit, nga kanceri dhe sëmundjet e tjera. Tymi i duhanit ka më shumë se 7000 kimikate, të paktën 250 janë të njohur të jenë të dëmshme dhe më shumë se 50 janë të njohur për të shkaktuar kancer. Pirja e duhanit shkakton shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e mushkërive, ezofagun, laring gojën, fytin, veshkën, fshikëzën, pankreasin, stomakun dhe qafën e mitrës

  • Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës

Kimikatet kancerogjene kontribuojnë në ngarkesën e kancerit në nivele të ndryshme varësisht nga mjedisi gjeografik. Ndotja e ajrit në natyrë është klasifikuar si kancerogjen, ose kancer-shkaktuar, për njerëzit. Ekspozimi ndaj kancerogjenëve gjithashtu ndodh nëpërmjet kontaminimit të ushqimit, siç janë aflatoksinat ose dioksinat. Në vendin tonë duhet një kontroll më i rreptë ushqimor nga strukturat shtetërore mbi produktet e konsumimit nga popullata në drejtim të përdorimit brenda normave të përcaktuara nga komuniteti europian sidomos në drejtim të përdorimit të OMGJ. Ka mendime kontraverse mbi përdorimin e tyre.

Ka studime që lidhin rreziqet e OMGJ-ve në shëndetin e njeriut, kryesisht  me  çrregullime metabolike, diabeti, reaksione alergjike, komprimim të imunitetit të njeriut, rezistencë ndaj përdorimit të antibiotikëve, dhe sëmundjet tumorale. Ekspertët në vende të ndryshme  mendojnë që duhet.

Moratorium mbi përdorimin e OMGJ-ve në bujqësi dhe industrinë ushqimore. Këshillohet konsumimi i sa më shumë produkteve bio, fruta dhe perime, por jo gjithmonë të gjindshme nëpër markete. Ajo që duket e bukur, jo gjithmonë është e dobishme për shëndetin. Një grup shkencëtarësh nga 13 vende kanë mbështetur thirrjet për një moratorium për bllokimin  e ushqimeve të modifikuara gjenetikisht pas miratimit të hulumtimeve të pabotuara që kanë ngritur frikën e rreziqeve të mundshme shëndetësore. Qeveria britanike ka qenë nën presion për të vepruar,  pas një njoftimi nga 22 shkencëtarët që hulumtimi i kryer nga Dr. Arpad Pusztai në Institutin e Kërkimeve Roëett në Aberdeen të Britanisë se Madhe,  kishte gjetur prova të ndryshimeve të sistemit imunitar dhe dëmtimit të organeve në minjtë të ushqyer me ushqim  të modifikuara gjenetikisht. Eksperimentet dhe debatet në këtë pikë janë të nxehta dhe vazhdojnë në shumë vende të botës, në të dy krahët.

Diagnoza e hershme

Diagnoza e hershme e kancerit rrit gjasat për trajtim të suksesshëm duke u fokusuar në zbulimin e pacientëve simptomatikë sa më shpejt që të jetë e mundur. Diagnoza e hershme ka për qëllim zvogëlimin e përqindjes së pacientëve të cilët janë diagnostikuar në fazën e vonshme. Pasojat e kujdesit të vonuar të kancerit mbartin  gjasat më të ulëta për mbijetesë, morbiditet më të madh të trajtimit dhe kosto më të lartë të kujdesit, duke rezultuar në vdekje të shmangshme dhe paaftësi nga kanceri. Diagnoza e hershme përmirëson rezultatet e kancerit duke siguruar kujdesin në fazën më të hershme të mundshme dhe prandaj është një strategji e rëndësishme e shëndetit publik në të gjitha mjediset. Agjensia Ndërkombëtare për Hulumtime mbi Kancerin (IARC) ka arritur në përfundimin se përfitimet e depistimit me testet e përcaktuara aktualisht të bazuara në jashtëqitje (testi i gjakut okult guaiac fekal ose testi imunokimik i feceve) dhe  egzaminimet  endoskopike (sigmoidoskopia ose kolonoskopia) jane shume te vlefeshme. Prandaj, testet e jashtëqitjes, të cilat janë të lira dhe të lehta për tu realizuar, janë më praktike në shumë zona të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Programet e screening  nuk rekomandohen në shumë vende me indeks të ulët të zhvillimit  me incidencë të ulët, kështu që këto nisma janë të pakta në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Shqipëria ende  nuk ka një program kombëtar screening  për parandalimin e kancerit kolorektal. Mbijetesa është shumë më e lartë kur kanceri kolorektal zbulohet në një fazë të hershme; sidoqoftë, më pak se gjysma e rasteve diagnostikohen herët, madje edhe në vendet e zhvilluara, kryesisht për shkak të niveleve të kontrollit suboptimal. Për shembull, vetëm rreth 40% e kancerit kolorektal diagnostikohen në një fazë të hershme në Kanada, Danimarkë dhe Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 50% e rasteve kur vijnë në spitale në Shqipëri janë tashmë faza të përparuara metastatike.

Trajtimet moderne të kancerit kolorektal perfshijne protokollet e trajtimit kirurgjikal i cili realizohet me kirurgji tradicionale të hapur, laparaskopike (me sonde) dhe kirurgjinë robotike e cila është shumë efikase sidomos në tumoret e rektumit. Trajtimit kirurgjikal i bashkangjitet trajtimi neoadjuvant (para operacionit) me kemioradioterapi në varësi të vlerësimit bashkarisht me mjekun onkolog, dhe trajtimi postoperator  me kemioradioterapi, po përsëri në konsulencë me mjekun onkolog. Trajtimi i kancerit kolorektal është trajtim multidisiplinar, dhe përfshin disa specialistë të fushës, si kirurg, onkolog, radiolog, gastroenterolog, anatomopatholog, staf për kujdesin ndaj kolostomisë dhe rehabilitimit të pacientit etj. Shoqëria shqiptare ka nevojë për ndërgjëgjësim të vazhdueshëm, informim me të gjitha burimet e informacionit, aplikimin e planit kombëtar të kontrollit të detyrueshëm kolonoskopik mbi moshën 50 vjeç, për parandalimin në kohë të sa më shumë rasteve potencialisht tumorale me një kosto të rënduar financiare si për shtetin ashtu dhe për individin, përgjatë proçesit të trajtimit.

  ”Protegas sanitas, diutius vivere” mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.

Për më shumë informacion ose vizitë me kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Ulni rrezikun nga infektimi me Corona Virus

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ulni rrezikun nga infektimi me Corona Virus:

Lani shpesh duart me solucion me bazë alkoli, me sapun dhe ujë.

Kur kolliteni dhe tështitni, mbuloni gojën dhe hundën me parakrah ose me shami hundësh.

Evitoni kontaktin me persona që janë me temperaturë ose me kollë.

Në gatim zjejeni më shumë se zakonisht mishin dhe vezët.

Evitoni kontaktin me kafshë të egra ose ferme.

Mbroni veten dhe të tjerët

Lani duart

  • Mbasi kolliteni ose tështini
  • Mbasi jeni kujdesur për një të sëmurë
  • Para, gjatë dhe mbas përgatitjes së ushqimit
  • Para së të hani
  • Mbasi keni qënë në tualet
  • Kur i keni duart të pista
  • Kur keni prekur kafshë ose jashtëqitje kafshësh

Qëndroni të shëndetshëm në vendin e punës

Lani duart shpesh

Kur kolliteni dhe tështitni, mbuloni gojën dhe hundën me parakrah ose me shami hundësh- hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur dhe lani duart.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Trajtimi i ambliopisë te adultët

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Teuta Haveri

Në praktikën tonë të punës si mjeke okuliste, situata të tilla kur gjatë një egzaminimi rutinë, duke mbyllur njërin sy për të provuar shikimin pacienti zbulon rastësisht se me syrin tjetër nuk shikon ose konstaton shikim të dobët, nuk janë të rralla. Më shpesh kjo gjë konstatohet gjatë vizitave për marrjen e patentës ose check-up rastësor. Çfarë ka ndodhur?

Shkaku më i zakonshëm në një sy në dukje të shëndetshëm është egzistenca e Anisometropisë, diferenca në refraksion (numra të syzeve) midis të dy syve. Diferenca të vogla në refraksion prej 0,25 ose 0,5 D janë të zakonshme, por anizometropi klinikisht e rëndësishme quhet diferenca prej më shumë se 2 Dioptri. Në një situatë të tillë, nga secili sy, në tru përcillen dy imazhe me cilësi të ndryshme. Ai që vjen nga syri me numër më të madh, i deformuar dhe jo i qartë dhe një imazh tjetër korrekt në formë, cilësi dhe madhësi nga syri i shëndetshëm ose me numër më të vogël. Korteksi cerebral, në të cilin përpunohet imazhi viziv dhe analizohet pamja binokulare, nuk mund të mbivendosë dy imazhe të tilla kaq të ndryshme dhe për pasojë, imazhi i përcjellë nga syri me numër më të madh suprimohet duke çuar në ulje definitive të shikimit. Syri bëhet ambliopi ose dembel. Anisometropia kur zbulohet në moshë të vogël, 4-5 vjeç, trajtohet me syzat e duhura dhe okluzionin (mbylljen me fasho) të syrit të shëndetshëm dhe nuk sjell prapambetje definitive të shikimit. Nëse zbulohet në moshë madhore, mbi 18 vjeç, situata është pak më e komplikuar. Korteksi dhe rrugët e pamjes, kanë arritur pjekurinë rreth moshës 10 vjeçare dhe terapia e okluzionit nuk mund të ndikojë më. Kontrollet e detyrueshme të fëmijëve, të kërkuara rutinë në moshat shkollore dhe parashkollore, para regjistrimit në ciklin mësimor, janë të vetmet që mundësojnë evidentimin dhe trajtimin në kohë të anisometropisë dhe ambliopisë së shkaktuar prej saj. Megjithatë raste të anisometropisë të neglizhuara në të shkuarën dhe me pasojë ambliopi të instaluar janë serish prezente tek adultët.

Ç’mund të bëhet në këto raste?

Ambliopia (dembelizmi) në varësi të fuqisë së mbetur të shikimit klasifikohet në 3 grupe:

  1. E lehtë (me Visus mbi 5/10)
  2. E mesme (me Visus 1/10 – 5/10)
  3. E thellë (me Visus më të ulët se 1/10)

Hap i parë dhe më i rëndësishëm është diagnostikimi i saktë i shkakut të ambliopisë. Pacienti i nënshtrohet një egzaminimi oftalmologjik të kompletuar që përfshin përcaktimin e Visus (pamjes) së pakorrigjuar (uncorrected visual acuity) dhe asaj të korrigjuar maksimalisht (best corrected visual acuity), matja e tensionit intraokular, egzaminimi i kujdesshëm i retinës dhe nervit optik për të përjashtuar patologjitë bashkëshoqëruese të këtyre strukturave (glaukoma, katarakta, patologjitë degjenerative retinale etj), matja e refraksionit me cycloplegji.

Egzaminime komplementare mund të jenë të nevojshme për të precizuar diagnozen si p.sh egzaminim i topografisë korneale për të përjashtuar sëmundjen e keratokonsit, egzaminimi i OCT (Optical Coherence Tomography) për të përjashtuar sëmundjet e makulës (qendrës së shikimit).

Në rastet e ambliopisë refraktive të pastër, për shkak të anisometropisë (differences në numra midis dy syve) evidentohet syri ambliop dhe përcaktohet me kujdes best corrected visual acuity (mprehtësia më e mirë e pamjes që mund të arrihet nga korrigjimi me numrin përkatës të syzeve). Pacientit i rekomandohet korrigjimi përkatës me syza apo lente kontakti. Në diferenca refraksioni me shumë se 3 Dioptri midis syve, preferohet korrigjimi me lente kontakti, sepse korrigjim me syze me diferencë të theksuar në numra, mund të bëhet shkak për mostolerancë, difuzion dhe dhembje koke.

Në mundësi optimale trajtimi në këto raste paraqet kirurgjia refraktive, operacionet për eleminimin definitive të refraksionit (numrit) të syrit të prekur. Duke realizuar korrigjimin definitiv të numrit, nëpërmjet saj, arrihet maksimalizimi i  fuqisë reziduale të shikimit të syrit ambliop (dembel). Bazuar në eksperiencën konkrete të trajtimit të shumë rasteve të tilla, pacienti pas këtyre operacioneve rikuperojnë deri në 2/10 më tepër fuqi shikimi sesa me korrigjimin syza/lente.

Në varësi të numrit që duhet korrigjuar, pacienti mund t’i nënshtrohet kirurgjisë së ablacionit me laser të kornesë (LASIK,LASEK,PRK). Për numrat sferike më të mëdhenj se 10 D ose astigmatizmat më të mëdhenj se 5 D, kryhen operacione me lente intraokulare të llojeve të ndryshme (të kamerës anteriore, posteriore, torike, ICL,piggy back lens etj)

Përzgjedhja e llojit të interventit bëhet në bazë të numrit që ka syri ambliop, refraksionit subjektiv më të përshtatshëm për pacientin (best corrected visual acuity) si dhe karakteristikave strukturale të syrit të pacientit. Këto të fundit përcaktohen në bazë të egzaminimeve specifike sidomos topografisë korneale, biometrisë, ekografisë okulare dhe Optical Coherence Tomography ( OCT) e segmentit anterior.

Parametrat më të rëndësishëm në të cilët mjeku mbështetet për të ofruar kirurgjinë refraktive dhe zgjedhjen e llojit të saj janë : refraksioni (BCVA), refraksioni me cycloplegji, trashësia korneale centrale dhe minimale (pakimetria korneale), thellësia e kamerës anteriore, përmasat e këndit të dhomës anteriore të syrit, vlera e rrezeve korneale, keratometrite, matja e gjatësisë aksiale, biometria okulare.

Eleminimi definitive i numrit të syrit ambliop nëpërmjet kirurgjisë refraktive, rrit fuqinë e shikimit të syrit dembel, por edhe zgjeron fushën e pamjes dhe kontribon në cilësinë e pamjes binokulare.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin e telefonit 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 15 of 34«‹1314151617›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë