Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Transplanti i veshkës – Spitali Amerikan 2

By Spitali Amerikan - Të Reja

Transplanti i veshkës sipas mjekëve është trajtimi me efikas për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike renale.

Mjekët e Spitalit Amerikan në Tiranë kanë kryer një ndërhyrje të sukesesshme te një 8 vjeçar.

Ndonëse 8 vjeç Manueli nuk e ka ndjekur asnjë ditë shkollën, që tre muajsh ai është diagnostikuar me një veshkë, e cila i shfaqte probleme. Mjekimet nuk po i jepnin rezultat dhe dy vite më parë nisi t’i nënshtrohej hemodializës.

Megjithëkëtë gjendja e tetë vjeçarit nuk u përmirësua, në këto kushte mjekët i rekomanduan kryerjen e transpalantit të veshkës. Organin ja dhuroi i ati, ndërsa ndërhyrja u realizua në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë.

Mjekët tregojnë se transplanti rezultoi një sukses, ndërkohë e ëma vëren ndryshimin e të birit 1 javë pas ndërhyrjes. Në Spitalin Amerikan në Tiranë transplanti i veshkës kryhet prej 12 vitesh dhe deri tani numëron plot 188 raste suksesi, por Manueli ishte një rast i veçantë, pasi ai është pacienti më i vogël në moshë.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Rast Bamirësie – Nën kujdesin e Dr. Klodian Allajbeu, Spitali Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tumor në kockë, Spitali Amerikan shpëton 11-vjeçarin.

Një diagnozë tepër e rëndë për Erneston, vetëm 11 vjeç. Një sëmundje tepër e vështirë për t’u përballuar shpirtërisht dhe ekonomikisht për një familje në vështirësi.

Nuk është hera e parë që Spitali Amerikan dhe Dr. Klodian Allajbeu i është gjendur pranë njerëzve në nevojë duke marrë përsipër kujdesin ndaj tyre falas.

Prof. Dr. Kamil Kose ka kryer ndërhyrjen delikate që i ka shpëtuar jetën Ernestos. Teknika japoneze e përdorur nga kirugu i talentuar turk ka bërë të mundur që pas heqjes së tumorit të ruhet i paprekur kërci i artikulacionit, në këtë mënyrë gjuri i pacientit të vogël do të vazhdojë gjatë gjithë jetës së tij të funksionojë si një artikulacion normal.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

https://www.youtube.com/watch?v=r9TWdbi0Mwk

Departamenti i Okulistikës në Spitalin Amerikan 1

By Spitali Amerikan - Të Reja

Amina, vogëlushja 3-vjeçare ka lindur me perde në sy, nëse vajza nuk do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, sytë e saj nuk do të mund të zhvilloheshin.

Stafi i mjekëve të Departamentit të Okulistikës në Spitalin Amerikan 1, Dr. Marco Jacobbi, mjek okulist, specialist i sëmundjeve retinale dhe kirurgjisë së vitro -retinës dhe Dr. Teuta Haveri, kirurge oftamologe dhe Drejtuese e Departamentit të Okulistikës, kanë kryer me sukses operacionin e vajzës.

Mjekët apelojnë që të konsideroni çdo lloj shqetësimi që ndieni në sy dhe të drejtoheni te mjeku. Diagnoza dhe trajtimi i shpejtë, shmang shumë komplikacione. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Bashkia e Tiranës marrëveshje me Spitalin Amerikan, shërbime falas për studentët

By Spitali Amerikan - Të Reja

Bashkia e Tiranës marrëveshje me Spitalin Amerikan, shërbime falas për studentët

Veliaj: “Karta e Studentit, më shumë shërbime falas ose me çmime të ulëta”

Të rinjtë që zotërojnë kartën e studentit do të përfitojnë shërbime mjekësore falas ose me çmime të reduktuara edhe në spitalet private. Pas marrëveshjes me një sërë institucionesh publike apo kompani private, nismës së Bashkisë së Tiranës për kartën e studentit i është bashkuar edhe Spitali Amerikan, i cili u vjen në ndihmë studentëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, nënshkruan sot marrëveshjen ku të gjitha shërbimet e urgjencës për studentët do të jenë falas, ndërsa për shërbimet e tjera me çmime të reduktuara. “Më mirë se të jesh student këtë vit nuk ka qenë ndonjëherë në Tiranë. Kartën studentore e kanë marrë mbi 21 mijë studentë, pra më shumë sesa 1/3. Tani që janë rikthyer për vitin e ri akademik po e marrim çdo ditë dhjetëra të tjerë. Është një lajm fantastik sesi jo vetëm shërbimet qeveritare, shërbimet publike, shërbimet bashkiake, shërbimet artistike dhe kulturore, por edhe shumë shërbime private i janë bashkuar Kartës së Studentit. Kjo do të thotë se në një plastikë të vogël fshihet mundësia për të përfituar ulje dhe akses në një pafundësi shërbimesh”, tha Veliaj.

Kjo marrëveshje synon edhe krijimin e një kulture të re tek të rinjtë që të përkujdesen për shëndetin dhe të kryejnë kontrollet mjekësore. Veliaj nënvizoi se përmes kartës së studentit, të rinjtë do të mund të marrin një gamë të gjerë të shërbimeve falas ose me çmime tepër të ulëta.

“Ajo që vlerësoj sot në marrëveshjen që firmosëm me Spitalin Amerikan është se po mundohemi që në këtë moshë të hedhim bazat e kulturës së shëndetit. Sot kemi një lajm shumë të mirë: të gjitha shërbimet e urgjencës janë falas. Kur dikush pëson një aksident, apo ka një problematikë dhe kërkon ndihmë spitalore të menjëhershme, Spitali Amerikan për studentët me Kartën e Studentit do ta ofrojë falas. Ndërkohë, për të gjithë studentët që do të marrin shërbime, siç mund të jenë analizat apo një diagnostifikim, apo mund të ketë nevojë të shtrohen në spital, spitali do të ketë një gamë nga 20-30% ulje”, tha Veliaj.

Aktualisht numri i shërbimeve që ofrohen nga privatët falas ose me çmime të reduktuara ka tejkaluar ato publike, duke filluar që nga libraritë, fushat sportive, kinematë, dyqanet etj. “Lajmi i mirë është se në fakt kemi dyfish më shumë shërbime private sesa publike, që i janë bashkuar kartës, duke filluar nga bankat tek dyqanet, supermarketet, restorantet, ata që shesin elektro-shtëpiake etj”, theksoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, e cila ju vjen në ndihmë direkte të rinjve gjatë periudhës së tyre studentore. “Është një nismë shumë e veçantë e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka qenë e munguar ndër vite për ta bërë studentin pjesë të rëndësishme të jetës tonë, pasi studentët janë e ardhmja e këtij vendi. Për këtë arsye, Spitali Amerikan mori angazhimin të jetë pjesë e kësaj dhe të kontribuojë me shërbime falas në sektorin e urgjencës, po ashtu me një ulje të rëndësishme në shërbimet diagnostike, që do të shkojnë në 30% për të gjithë këta, qofshin në universitetet publike dhe private. Një ulje 30% të diagnostikës dhe 20% në shërbimet e tjera spitalore”, deklaroi Allajbeu. Ai tha se Spitali Amerikan është një ndër kompanitë që ka punësim në nivelin më të lartë në vend, rreth 3 mijë, ndërkohë që vijon mbështetje edhe për punësimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj si dhe bursa për më të mirët.

Në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartës së studentit përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara 21.887 studentë. Ndërkaq, prej 14 tetorit grupet e punës janë në çdo fakultet për të pajisur me këtë kartë rreth 60.000 mijë studentë.

Turizmi Mjekësor, një trend në rritje

By Spitali Amerikan - Të Reja

Shqipëria kohët e fundit nuk po vizitohet vetëm për natyrën tonë mbresëlënëse.

Turizmi shëndetësor është një tjetër atraksion për qytetarët e huaj. 478 persona sipas Institutit të Statistikave kanë vizituar vendin tonë për arsye shëndetësore 8 muajt e parë të vitit 2019.

Një nga ata, ishte edhe Christopher Broadhurst, përfaqësues për rekrutimet në Oxford University, i cili ka zgjedhur Spitalin Amerikan për një kontroll rutinë.

Chris shprehet se është surprizuar për mirë nga cilësia dhe standartet ndërkombëtare që spitali ofron.


Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Cilat janë problemet që provokon devijimi i Septumit Nazal dhe kur duhet korrigjuar?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Andrea Palmieri, mjek ORL në Spitalin Amerikan 3, Tiranë, jep më shumë detaje për këtë patologji kaq të përhapur.

Simptomat

Jo gjithmonë devijimi krijon shqetësime, prandaj jo të gjithë e dinë që i kanë.

Në raste të tjera, pacientët i drejtohen mjekut për shkak të vështirësive në frymëmarrje, për shkak të skuqjes ose “Apnea e gjumit”.

Epitaksi (gjak nga hundët) dhe sinozit me ose pa sekrecione ose me ose pa dhimbje koke janë simptomat e tjera që e çojne pacientin tek mjeku specialist.

Kini kujdes që të mos e teproni me ilaçet ose spray lirues. Përdorimi i këtyre medikamenteve mund të rrisë intensitetin e simptomave, të krijojë varësi dhe efekte anësore të rëndësishme.

Diagnostikimi

Vizita duhet të realizohet me endoskopi, e cila lejon të kuptojmë nëse ka sekrecione patologjike. Nëse është e nevojshme, për më shumë informacion duhet të kërkohet një torografi e kompjuterizuar mbi septumin, por edhe për sinuset paranazale.

Septoplastika kryhet me anestezi të përgjithshme, në mënyrë endoskopike pa ndryshime estetike të hundës, pa hematoma në fytyrë dhe zgjat më pak se një orë. Normalisht, për 2 ditë problemi zgjidhet dhe mund të riktheheni aktivitetit tuaj normal.

Pasi të jetë bërë diagnoza, mënyra e vetme për të zgjidhur problemin është drejtimi i septumit me ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni zgjat më pak se një orë, bëhet në endoskopi dhe me kirurgji mininvazive. 1 natë qëndrimi në spital, 1 ose 2 netë me tampon ose fasho nazale shumë të rehatshme dhe pa dhimbje. Nëse është e nevojshme gjatë operacionit, mund të hiqen polipet e hundës dhe sinoziti.

Shkalla e dhimbjes për një septoplastikë nga 0 në 10 është 2-3.

Kur këshillohet ndërhyrja?

Ndërhyrja këshillohet kur simptomat janë të përsësitura dhe shqetësuese, si psh;

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Gërhitje –
  • “APNEA e gjumit”
  • Sinozit dhe Rinosinozit

Hunda, është vendimtare për funskionimin e duhur e të gjithë sistemit të frymëmarrjes. Ky organ, jo vetëm filtron, pastron, lagështon dhe ngroh ajrin në hyrje, ftoh dhe bën tharjen e ajrit që del.

Nëse nuk funksionon mirë për shkak të devijimit të septiumit nazal, shkaktohet një gjendje acarimi, e cila vazhdon dhe në një afat të shkurtër mund të krijojë probleme me frymëmarrjen dhe të ketë gjakrrjedhje nga hundët, ndërsa për një kohë të gjatë mund të çojë në hipertrofi të turbullt, sinozit, zhvillimin e polipinaleve dhe dhimbje koke. Për ti dhënë fund devijimit të septumit mund të çojë në gërhitje dhe Apnea të gjumit.

Septumi nazal mund të jetë i dejivuar që në lindje ose gjatë zhvillimit të fytyrës, por mund të shkaktohet edhe pas një traume, shpjegon Dr. Andrea Palmieri.

Edhe plakja luan një rol të rëndësishëm, me kalimin e viteve çrregullimet e frymëmarrjes bëhen serioze. Problemi konsiston në një devijim të shtresës së hollë (e përbërë nga kocka dhe kërce) midis 2 zgavrave të hundës, kjo zhvendosje kufizon kanalin në njërën anë dhe zvogëlon rrjedhën e ajrit dhe kompromenton funksionimin e të gjithë hundës.

Dr. Andrea Palmieri, ORL, Spitali Amerikan 3

Të mos ngatërrohet me Rinoplastikë për qëllime estetike

Shumë pacientë përfitojnë nga korrigjimi i septumit nazal për të rimodeluar pamjen e jashtme të hundës. Septoplastika (funksionale) duhet të dallohet nga Rinoplastika (estetike).
Sidoqoftë, rreth 70% e ndërhyrjeve të Rinoplastikës estetike ka nevojë të korrigjojë septumin nazal. Rinoplastika estetike është një operacion i rëndësishëm, i cili nëse mund të kryhet nga kirurgë pa përvojë, mund të çojë në probleme serioze estetike të fytyrës dhe funksionale për frymëmarrjen. Ndërhyrja zgjat rreth 2 orë, dhe duhen pak muaj për të stabilizuar hundën.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Gjithçka duhet të dini mbi kancerin e gjirit, pyetje-përgjigje

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kanceri i gjirit ndodh kur qelizat në gji fillojnë të rriten jashtë kontrollit, pushtojnë indet e afërta ose përhapen në trup. Kanceri i gjirit zakonisht vjen nga lobulet ose duktuset e gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundja më e zakonshme që prek gratë në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa te meshkujt është i rrallë.

Mosha
Rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit është shumë i rrallë te gratë në të 20-at e tyre, i rrallë tek ato në të 30-at  dhe rritet në mënyrë të konsiderueshme pas kësaj moshe. Rreziku dyfishohet midis moshës 45 deri në 75 vjeçare.

Rreziku dhe shkaqet
Mosha e hershme e fillimit të menstruacioneve shoqërohet me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit, po ashtu edhe mosha e vonë e menopauzës.

Mosha e shtatzënisë së parë

Shtatzënia e parë përpara moshës 30 vjeç duket të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit, ndërkohë që një shtatzëni pas moshës 30 vjeç e rrit rrezikun. Gratë që kurrë nuk kanë qenë shtatzënë kanë rrezik më të lartë. Gjithashtu, ushqyerja me gji e fëmijës së porsalindur duket se luan një rol mbrojtës nga kanceri i gjirit.

Ushqimi dhe alkooli

Po bëhen shumë studime për lidhjen e dietës së pasur me yndyra dhe kaloritë totale të konsumit ditor si dhe konsumi i alkoolit me rrezikun e kancerit të gjirit. Gjithashtu obeziteti është një tjetër faktor rreziku për kancerin e gjirit.

Terapia hormonale

Marrja e hormoneve zëvendësuese te gratë në post-menopauzë e rrit rrezikun relativ të kancerit të gjirit, por ky rrezik bie shpejt brenda 5 viteve të ndërprerjes së këtij trajtimi.

Pilula kontraceptive orale

Këto pilula kanë qenë prej kohësh të diskutueshme për shkak të lidhjes së tyre me kancerin e gjirit. Pilulat e progesteronit duket se janë krejtësisht të sigurta, por përdorimi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë i pilulave të estrogjenit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Historia familjare

Rreth 5% – 10% e të gjithë pacienteve që diagnostikohen me kancer gjiri janë të lidhura me faktorë gjenetikë. Sa më e re mosha e personit të prekur me kancer gjiri, aq më shumë gjasa ka që shkak të jenë faktorët gjenetikë. Mutacioni në  gjenet BRCA1 dhe BRCA2 shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut për kancer të gjirit.

Diagnostikimi i kancerit të gjirit

Shenja e parë më e zakonshme e kancerit të gjirit është një masë në gji. “Triple assessment” (vlerësimi i trefishtë) është një procedurë rutinë, që kryhet në klinikën e gjirit për të vlerësuar një masë në gji dhe për të siguruar një diagnozë të saktë të saj, si malinje apo beninje, afërsisht 100%.

“Triple assessment” konsiston në:

1) Ekzaminimin klinik të gjirit

2) Mamografi dhe/ose Ekografi

Mamografia është një teknikë që përdor rrezet X për të ekzaminuar përmbajtjen dhe strukturën e gjirit. Doza e rrezatimit e mamografisë dixhitale është shumë e vogël. Në përgjithësi, saktësia e mamografisë është 80-90%. Mundësitë për të gabuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit nga mamografia janë më të larta në gratë e reja me gjoks me densitet të lartë. Mamografia është më e saktë për gratë mbi moshën 50-vjeçare. Zakonisht mamografia përdoret si pjesë e vlerësimit të trefishtë te gratë mbi moshën 35 vjeç. Ekzaminimi me ultrasonografi është vlerësimi i gjirit duke përdorur ultratingujt, pa përfshirjen e rrezeve-X. Nën moshën 35 vjeç ekzaminimi me ultrasonografi bëhet për të përcaktuar masat në gji, ndërsa për gratë e moshuara ekzaminimi me ultratinguj bëhet duke u kombinuar me mamografi.

3) Biopsi:

– FNA – fine needle aspiration – biopsia me aspirim – preferohet më tepër në rastin e lezioneve cistike për zbrazjen e tyre ose linfonodulave aksilare.

– Core needle – biopsia tru-cut: kryhet nën EKO ose mamografi (stereotaksis). Me anë të kësaj proçedure arrihet të merret më shumë material duke rritur efikasitetin në diagnostikim deri në 90%.

Rezonanca Magnetike e Gjirit:

RM e gjirit është ekzaminimi më i avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që realizohet me anë të një programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga specialistët përkatës. Është një ekzaminim joinvaziv, pa dhembje, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjitha grupmoshat e pacientëve.

RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit, në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese si mamografia apo ekoja janë të pamjaftueshme, duke mundësuar diagnostikimin e saktë të sëmundjes.

Trajtimi i kancerit të gjirit

Trajtimi i kancerit të gjirit përfshin kirurgji për të hequr tumoret, shpesh të pasuara nga radioterapia. Trajtimi në gji njihet si trajtim lokal, ndërsa trajtimi për qelizat e kancerit, që mund të jenë përhapur nga gjiri në zona të tjera të trupit njihet si trajtim sistematik ose kimioterapia.

Ekzistojnë disa lloje ndërhyrjesh:

Kirurgjia e gjirit ku tumori hiqet së bashku me një sasi të vogël të indeve të gjirit duke lënë pas shumicën e indeve normale të gjirit.

Mastektomia ose heqja totale e gjirit, mund të jetë e nevojshme kur tumori është i madh në raport me madhësinë e gjirit ose në rast se kemi nje tumor multicentrik.

Gjithashtu kirurgjia e gjirit përfshin edhe kirurgjinë në linfonodulat aksilare. Është e rëndësishme të dimë nëse qelizat e kancerit janë përhapur në gjëndrat limfatike nën sqetull, nëse këto linfonodula janë të prekura, atëherë rritet mundësia që qelizat e kancerit të jenë përhapur përmes qarkullimit të gjakut në pjesët e tjera të trupit. Ky është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e trajtimit të mëtejshëm sistematik që ka mundësitë më të mira për të vrarë qelizat e kancerit, të cilat janë përhapur përtej gjirit. Kjo ndërhyrje quhet diseksioni i linfonodulave aksilare. Një tjetër proçedurë shumë më pak invazive  është biopsia e linfonodulit sentinel, që është linfonoduli i parë në drenimin limfatik të gjirit, e cila vlerëson me saktësi praninë e qelizave të kancerit në nyjen limfatike. Nëse linfonoduli sentinel rezulton të jetë negativ, atëherë të gjithë linfonodulet e tjera aksilare janë negative  dhe nuk ka nevojë për kirurgji të mëtejshme. Në rastin kur linfonoduli sentinel rezulton të jetë pozitiv, kërkohet diseksioni i aksiles.

Radioterapia

Radioterapia përdor një rrezatim me energji shumë të lartë, e cila kryhet pas ndërhyrjes kirurgjikale për të shkatërruar qelizat e kancerit te mbetura në gji pas trajtimit kirurgjikal konservativ, murin e gjoksit dhe nyjet limfatike ose për të ngadalësuar shkallën e rritjes së tyre. Ky trajtim ka rezultuar të jetë efektiv në reduktimin e recidivës lokale.

Kimioterapia (terapia sistemike)

Përdoret për të vrarë qelizat e kancerit, të cilat mund të përhapen përtej gjirit. Këto qeliza që shkëputen nga tumori kryesor i gjirit dhe përhapen nëpërmjet sistemit të gjakut ose limfatik në pjesën tjetër të trupit zakonisht nuk shkaktojnë simptoma, nuk shfaqen në ekzaminimet imazherike dhe nuk mund të evidentohen në ekzaminimin klinik. Mjekët përdorin ilaçe që jepen si pilula ose me injeksion. Ky lloj trajtimi quhet terapi sistematike dhe përfshin medikamente kundër kancerit (kimioterapia) dhe terapi hormonale. Këto terapi kanë rezultuar të jenë efektive në zvogëlimin e rrezikut të krijimit të tumoreve të reja në pjesë të ndryshme të trupit. Trajtimi sistematik që këshillohet pas ndërhyrjes quhet terapi adjuvante. Në disa raste trajtimi sistematik mund t’u jepet pacienteve para ndërhyrjes dhe kjo quhet terapi neoadjuvante. Kjo terapi mund të tkurrë tumorin e gjirit dhe të krijojë mundësinë e konservimit të gjirit në pacientet me tumor të madh.

Pyetje – Përgjigje

Kush ka më shumë gjasa të preket nga kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit ndodh shpesh te gratë mbi 40 vjeç dhe risku rritet me moshën. Ka shumë faktorë që mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, duke përfshirë edhe mbartjen e genit të kancerit të gjirit dhe të pasurit një histori të gjatë, të pandërprerë të ciklit menstrual. Familjet që mbartin genin e kancerit të gjirit kanë më shumë gjasa të kenë disa anëtarë me kancer gjiri dhe shpesh diagnostikohen para menopauzës. Një histori e gjatë dhe e pandërprerë e menstruacioneve përfshin menstruacionet që fillojnë në moshë të re, menopauza që fillon në moshë të vonë, të mospasurit fëmijë ose shtatzëni në moshë të vonë. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë përdorimin e HRT, përdorimi i alkoolit, obeziteti pas menopauzës dhe pirja e duhanit.

A mund të shërohet kanceri i gjirit?

95% e grave të diagnostikuara me kancer gjiri në fazat e hershme kanë një prognozë shumë të mirë. Qëllimi i depistimit të kancerit të gjirit është që ky kancer të diagnostikohet në fazë shumë të hershme dhe pas trajtimit mbi 90% janë të shëruara. Shumica e femrave me kancer gjiri kurohen me sukses dhe nuk do të përjetojnë një përsëritje të sëmundjes. Megjithatë, të gjitha gratë që kanë pasur kancer gjiri janë në rrezik për përsëritjen e një kanceri të dytë primar të gjirit dhe për këtë arsye kanë nevojë për kontrolle periodike.

Kam një “masë” në gji dhe kam frikë se është kancer. A duhet të shqetësohem?

Tetë nga dhjetë “kokrra” që gratë mund të ndjejnë në gjoks janë të parrezikshme, por të gjitha masave duhet t’i bëhet një ekzaminim i trefishtë në një klinikë të specializuar (ekzaminim klinik, imazheri dhe biopsi). Në Spitalin Amerikan se fundmi eshte hapur Klinika e Gjirit, qe ofron të gjitha shërbimet e mësipërme sipas standardeve evropiane nga mjekë specialistë vendas dhe të huaj.

Unë kam një tërheqje ose inversion të thithit të gjirit për disa kohë. A mund të jetë kjo një shenjë e kancerit të gjirit?

Inversioni ose tërheqja e thithit nuk është diçka e pazakontë, kjo mund të ndodhë në një fazë të hershme kur gjoksi po zhvillohet dhe kjo nuk është një shenjë e kancerit të gjirit. Ndonjëherë një përmbysje e papritur e majës mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, por ka më shumë gjasa të jetë pjesë e proçesit të plakjes së gjirit, por gjithsesi duhet bërë një vlerësim në klinikë të specializuar të gjirit.

Kohët e fundit kam vënë re një rrjedhje ngjyrë kafe/kuqërremtë nga thithat e gjirit. A duhet të shqetësohem që mund të jetë kancer?

Rrjedhja nga thithi i gjirit nuk është diçka e pazakontë dhe zakonisht vjen nëpërmjet thithit nga duktuset nën të. Shkarkimi i majës së gjirit mund të vijë nga njëri ose të dy gjinjtë dhe zakonisht shfaqet në sasi të vogla dhe mund të jetë e bardhë, e verdhë, e gjelbër ose e kaltër/e zezë. Herë pas here shkarkimi i thithave mund të jetë një tregues i kancerit të gjirit, por në shumicën e rasteve është një simptomë normale e plakjes së gjirit, por duhet të vlerësohet nga klinikat e specializuara të gjirit.

Më është kërkuar të vendos nëse duhet apo jo t’i nënshtrohem kimioterapisë. Si mund ta marr këtë vendim?

Kimioterapia përgjithësisht rekomandohet për ata pacientë të cilët konsiderohen të kenë një rrezik në rritje të përsëritjes së kancerit. Përfitimi i përgjithshëm i dhënies së kimioterapisë për gratë e të gjitha moshave në fazat e hershme të kancerit të gjirit është 28% një reduktim në përsëritje, por shkalla e përfitimit ndryshon për çdo individ. Për të marrë një vendim, ju duhet të diskutoni me mjekun tuaj për të vlerësuar përfitimet e mundshme dhe më pas të peshoni efektet anësore të mundshme të kimioterapisë.

Sa e rëndësishme është kryerja rutinë e mamografisë?

Mamografia rutinë është e rëndësishme për gratë mbi moshën 50 vjeç dhe gratë mbi moshën 40-vjeç me histori familjare të kancerit të gjirit. Mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, por mund të shpëtojë jetë duke diagnostikuar kancerin e gjirit sa më shpejt të jetë e mundur.

A do të ndryshojë pesha ime si rezultat i trajtimit të kancerit të gjirit?

Disa paciente mund të kenë shtuar peshë për shkak të ilaçeve të caktuara, terapisë së hormoneve, mungesës së aktivitetit ose përdorimit të kimioterapisë së veçantë që po përdoret. Ky trajtim mund të rrisë oreksin dhe shtimin e lëngjeve ne trup.

Duhet të marr vitamina?

Një dietë e ekuilibruar mirë duhet t’ju ofrojë vitamina dhe minerale të përditshme, megjithatë, trajtimi dhe stresi nga trajtimet mund t’i rrisë këto nevoja dhe ju do të keni nevojë për vitamina shtesë.

Kam kryer mamografi rregullisht, a po marr shumë rrezatim?

Ekspozimi i rrezatimit nga mamografia dixhitale është minimale. Është shumë më i rrezikshëm mosdiagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit sesa ekspozimi ndaj një doze të ulët rrezatimi.

Nëna ime vdiq nga kanceri i gjirit para moshës 50 vjeçare. A ka gjasa që të kem edhe unë kancer gjiri?

5% deri në 10% e kancerit të gjirit është i lidhur me faktorët që mund të trashëgohen nga një gjeneratë e mëparshme. Në rastet kur pjesëtarët më të afërt të familjes (nëna /motra) janë diagnostikuar me kancer gjiri në një moshë relativisht të re, rritet rreziku i kancerit të gjirit për ju. Personat me histori familjare të kancerit të gjirit duhet të kryejnë testimin gjenetik dhe depistimin e kancerit te gjirit. Nëse ata kanë një mutacion gjenetik BRCA1 ose BRCA2 duhet të konsiderojnë një mastektomi bilaterale për të reduktuar në maksimum rrezikun e kancerit të gjirit.

A do të duhet të bëj mastektomi?

Kjo varet nga madhësia, pozicioni dhe lloji i tumorit të gjirit dhe madhësia e gjirit. Përdorimi i kirurgjisë onkopoplastike bën të mundur ruajtjen e gjoksit sa më shumë të jetë e mundur.

Dr.Gëzim Selenica, Kirurg senolog 

Dr. Shkc. Iris Allajbeu Polovina – Specialiste radiologe

Cambridge Breast Unit/ Konsulentë të Qendrës së Gjirit në Spitalin Amerikan dhe Spitalin Hygeia

Mastoplastika zvogëluese në Spitalin Amerikan: jetë më “e lehtë” me një gjoks proporcional

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Vincenzo Collabianchi, kirurg plastik pranë Spitalit Amerikan jep detaje mbi këtë ndërhyrje kaq të kërkuar.

Çfarë është mastoplastika zvogëluese

Mastoplastika zvogëluese është operacioni plastik që bën të mundur reduktimin e gjoksit me përmasë të madhe. Në të njëjtën kohë, është e mundur të ndërhyet në formën e gjirit, duke e rimodeluar atë. Me anë të kësaj ndërhyrje mund të eliminohet çdo asimetri e mundshme mes gjinjve.

Pse duhet të bëjmë një mastoplastikë zvogëluese?

Arsyet që e shtyjnë një femër të dëshirojë zvogëlimin e gjoksit janë të shumta:

• gjoksi shumë i madh në krahasim me fizikun;

• kur gjoksi është i varur dhe jo i tonifikuar, si pasojë e ushqyerjes me gji ose rënies në peshë;

• korrigjim të asimetrive të dukshme.

Mastoplastika zvogëluese: një jetë “më e lehtë”

Nëse zmadhimi i gjoksit në Shtetet e Bashkuara është një nga ndërhyrjet më të kërkuara, në krye të renditjes prej disa vitesh tashmë, e kundërta e tij, ose mastoplastika zvogëluese ka një rekord tjetër.

Për kirurgët plastikë amerikanë, operacioni i mastoplastikës zvogëluese – që bën të mundur ndryshimin e madhësinë, formës dhe pamjes së gjoksit duke i rikthyer atij harmoninë dhe në proporcion me siluetën – është një nga operacionet më të kënaqshëm në aspektin profesional dhe emocional.

Disa kirurgë shprehen:

“Është një nga procedurat që i bën pacientet entuziaste për rezultatet, për vite me radhë ato kanë qenë “peng” i madhësisë së gjinjve të tyre, pasi i kanë kufizuar në praktikimin e shumë veprimtarive të cilat gratë që nuk e kanë këtë problem i shijojnë lirisht”. Në dallim nga shumica e kirurgjive estetike, në fakt, mastoplastika zvogëluese kërkohet nga gratë që duan një lehtësim nga pasojat fizike dhe parehatia e shkaktuar nga pesha e tepërt e një dekolteje të bollshme, sesa nga gratë që duan vetëm të përmirësojnë estetikën e siluetës.

“Nga pikëpamja simptomatike – shpjegon Dr. Vincenzo Collabianchi, kirurg plastik në Spitalin Amerikan – gratë ankohen për dhembje në shpinë, dhembje të qafës dhe shpatullave, por edhe shenja të përhershme, pothuajse si brazda, të lëna nga rripat e sytjenave që duhet të mbajnë një peshë të konsiderueshme si dhe pezmatimi dhe dermatiti i lëkurës për shkak të fërkimit të një gjoksi të varur (gjë që ndodh edhe në rast të një humbje të konsiderueshme në peshë)”.

Teknika operative

Në çfarë konsiston mastoplastika zvogëluesese? Operacioni kryhet pas zhvillimit të plotë të gjëndrës mamare. Kërkon një vlerësim të kujdesshëm para operacionit nga kirurgu, i cili duhet të jetë i specializuar në rimodelimin e gjirit. Ai do të vlerësojë madhësinë dhe formën e gjirit dhe gjendjen e indeve të tij. Kjo procedurë shërben për të identifikuar teknikën më të përshtatshme kirurgjikale, duke marrë parasysh edhe dëshirat dhe pritshmëritë e pacientes në lidhje me zvogëlimin e kërkuar.

Si kryhet ndërhyrja?

Mastoplastika zvogëluese kryhet nën anestezi të përgjithshme, është pa dhembje dhe zgjat rreth 3 orë. Gjatë procedurës, bëhen prerje (rreth areolës dhe në formën e një “T”, vertikalisht poshtë dhe horizontalisht përgjatë profilit të gjirit), për të mundësuar heqjen e indeve të tepërta dhe për t’i dhënë gjoksit madhësinë e dëshiruar.

Mjeku thekson se zakonisht pacientet kërkojnë një përmasë mes numrave 3 dhe 4.

Prerjet qepen me materiale që nuk kërkojnë heqjen e qepjeve në ditët në vijim. Shenjat e operacionit janë të reduktuara dhe plagët e mbetura fshihen krejtësisht nga sytjenat.

Pas operacionit

Në periudhën pas operacionit, një fashë kompresimi do të aplikohet për 24-48 orët e para. Fasha do të zëvendësohet nga sytjena mjekësore shtrënguese, që do të vishen për rreth dy javë. Pas kësaj do të jetë e nevojshme përdorim i sytjenave sportive për 2-4 javë të tjera. Ndalohet, thekson mjeku “zgjedhja e sytjenave me fortesë të paktën për gjashtë javë, sepse fërkohen te prerja duke e irrituar dhe vonuar shërimin e saj”. Pas operacionit aktivitetet e zakonshme ditore mund të rifillojnë pas 3-4 ditësh, ndërsa për aktivitet sportive do të duhet të prisni 1 muaj.

Mastoplastika reduktuese: zvogëlim dhe rimodelim

Paralelisht me zvogëlimin e madhësisë së gjirit, kirurgu kombinon shpesh edhe  ngritjen e tij, duke e rikthyer në një pozicion natyral. Për më tepër, shton Dr. Colabianchi, “Shpesh në paciente që kanë një dekolte shumë të madhe, thithat e gjirit janë të kthyera poshtë. Në këtë rast, jo vetëm që lëkura dhe indi i tepërt i gjirit do të hiqet, por edhe thithat do të ripozicionohen”.

Siguria e ndërhyrjes, faktorët e rrezikut, kundër-indikimet

Mastoplastika zvogëluese është një procedurë e sigurt. Në përgjithësi, nëse kryhet nga një kirurg i specializuar dhe me përvojë në një strukturë spitalore të mirëpajisur, nuk sjell ndonjë ndërlikim. Sidoqoftë, duke qenë se bëhet fjalë për një operacion, edhe pse tejet minimal, një rrezik mund të ketë gjithmonë. “Një nga ndërlikimet më të zakonshme, por lehtësisht i zgjidhshëm është hemoragjia në 12-24 orët e para pas operacionit që mund të shkaktojë një hematomë”. “Mastoplastika zvogëluese është një procedurë invazive që ndryshon mënyrën e rrjedhjes së gjakut në thitha. Gjatë zvogëlimit përfshihen shumë enë gjaku, të cilat pas qepjes së prerjes i nënshtrohen një rritje të presionit të gjakut që mund të shkaktojë gjakrrjedhje, jo vetëm në ditën e parë, por edhe deri në një javë “.

Pasoja të rralla të mastoplastikës zvogëluese

Një pasojë më pak e shpeshtë është humbja e ndjeshmërisë së thithave. Në shumicën dërrmuese të rasteve është e përkohshme. Vetëm në rreth 15% të rasteve, efekti mund të jetë i përhershëm. Një nga “legjendat” lidhur me mastoplastikën zvogëluese është pamundësia e ushqyerjes me gji pas operacionit. False. “Shumica e pacienteve do të ushqejnë foshnjat me gji edhe pasi të kenë kryer këtë ndërhyrje – përveçse në raste ekstreme, kur thitha është hequr dhe zëvendësuar. Sidoqoftë, pacienteve të mia, gjithmonë ju kujtoj se sasia e qumështit të prodhuar do të jetë më e vogël dhe është e nevojshme të plotësohet dieta e të porsalindurit, sepse gjatë procedurës kirurgjikale ndërpriten disa lidhje ku ekzistojnë disa kanale galaktofore”.

Çfarë të presim pas operacionit

Pas ndërhyrjes është e mundur të vihet re një asimetri e vogël, e cila duhet të konsiderohet një gjë normale (normalisht të dy gjinjtë nuk janë kurrë identikë) sesa një përjashtim. “Unë gjithmonë u them pacienteve se gjinjtë janë vëllezër dhe jo binjakë edhe para operacionit. Duken shumë të ngjashëm, por nuk janë saktësisht njëlloj. Sidoqoftë, është e natyrshme që pas operacionit t’i vëzhgoni ata më shpesh dhe më me kujdes se më parë dhe për këtë arsye të vini re asimetri të vogla”.

Shenjat pas operacionit

Shenjat e lëna nga mastoplastika zvogëluese janë minimale. Forma dhe madhësia e tyre varen nga teknika kirurgjikale. Ato zakonisht përbëhen nga një shenjë rrethore rreth areolës dhe një formë T, e cila shtrihet vertikalisht nga fundi i thithit deri në nëngjoks. Horizontalisht përgjatë kanalit të gjinjve. Në përcaktimin e shenjës së plagës, sipas mjekut ndikojnë këta faktorë: “aftësia e kirurgut në qepjen e prerjeve; procesi i shërimit. Kjo është absolutisht individuale, e paparashikueshme dhe varet nga gjenetika e secilës paciente, dhe kujdesi pas ndërhyrjes. Për këtë unë u përshkruaj të gjitha pacienteve të mia një program të terapive të shenjave me bazë xhel silikoni për të paktën një vit”.

Pse zgjedhin mastoplastikën zvogëluese

Shumica e pacienteve, vijnë për të marrë në konsideratë ndërhyrjen, sepse nuk mund të durojnë më problemet që shkakton një gjoks shumë i madh. Të vetëdijshme për përfitimet që mund të ketë, ato nuk shprehin as shqetësimin më të vogël për shenjat e mbetura apo për ndonjë ndërlikim të mundshëm”. Në fakt, janë të shumta avantazhet që vijnë nga mastoplastika zvogëluese. Dr. Vincenzo Collabianchi e konsideron një procedurë “2 në 1”, sepse zgjidh njëkohësisht çështje funksionale dhe estetike. Për më tepër, lehtësimi nga simptomat për pacientet është pothuajse i menjëhershëm. “Pikërisht për këtë arsye nuk është e rrallë të shohësh vajza 16-17 vjeçare që vijnë te ne të shoqëruara nga prindërit, sepse madhësia e gjoksit është bërë një problem i vërtetë për jetën e tyre dhe ato duan ta zvogëlojnë para se të mbushin 18 vjeç”.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Miomektomia laparoskopike në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan ka Departamentin e Kirurgjisë Gjinekologjike Laparaskopike me përvojë të zgjeruar në heqjen me laparoskopi të FIBROMIOMAVE.

DR .MAROUDIS, Shefi i Departamentit dhe të gjithë mjekët e Departamentit të Gjinekologjisë mund t’ju informojnë dhe ofrojnë informacion të plotë për çdo problem që mund të keni.

MIOMEKTOMIA

MIOMEKTOMIA është një procedurë kirurgjikale, e cila shërben për të hequr fibroidet e mitrës, që ndryshe quhen edhe FIBROMIOMA. Këto rritje të zakonshme jokanceroze shfaqen në mitër. Fibroidet e mitrës zakonisht zhvillohen kur gruaja është në moshën e riprodhimit, por ato mund të ndodhin në çdo moshë.

PSE KRYHET MIOMEKTOMIA?

1. Kur planifikoni të lindni fëmijë dhe mjeku juaj dyshon se fibroidet e mitrës mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj.
2. Kur keni simptoma të fibroideve si gjakderdhje e tepërt menstruale dhe shtypje në pjesën e legenit.

MIOMEKTOMIA LAPAROSKOPIKE

Kirurgu kryen një prerje të vogël brenda ose pranë kërthizës tuaj. Pastaj ai fut një laparoskop – një tub i ngushtë i pajisur me një kamera – në barkun tuaj. Kirurgu kryen operacionin me instrumentet që futen përmes prerjeve të tjera të vogla të bëra në barkun tuaj.

LEHTËSIMI I SIMPTOMAVE

Pas operacionit të miomektomisë, shumica e femrave përjetojnë lehtësim të simptomave të mëparshme, si gjakderdhja e tepërt menstruale si dhe presioni dhe dhembjet në pjesën e legenit.

PËRMIRËSIMI I FERTILITETIT

Gratë që i nënshtrohen miomektomisë laparoskopike, kanë rezultate të suksesshme të shtatzënisë brenda një viti nga operacioni. Pas një miomektomie, koha e sugjeruar e pritjes për të tentuar të ngelni shtatzënë është tre deri në gjashtë muaj në mënyrë që t’i jepni mundësi mitrës të shërohet.

AVANTAZHET E KIRURGJISË LAPAROSKOPIKE

Në krahasim me femrat që kryejnë një laparotomi, ato që i nënshtrohen laparoskopisë kanë më pak humbje gjaku, qëndrime më të shkurtra spitalore, përqindje më të ulët për komplikacione dhe shërim më të shpejtë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Olti Curri: Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan, ndjehem 24 vjeç!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Sapo përmend emrin e blogerit Olti Curri mendja të shkon tek buzëqeshja me të cilat lëshon fjalët thumbuese, ndoshta edhe tek thurja e ndonjë lavde që nuk e jep nëse nuk e meriton. Këtë herë është barku i tij në qendër të vëmendjes.

Rënia e dukshme në peshë e ka një shkak: rreziku nga sëmundjet. Për këtë arsye Olti vendosi të gjejë një zgjidhje të shpejtë: Spitalin Amerikan. Ekperiencën e tij para dhe pas ndërhyrjes për zvogëlimin e stomakut (sleeve gastrectomy) Olti Curri e tregon gjatë një interviste për ABC News.

Pyetje: Olti, trupi yt ka marrë vëmendjen jo vetëm të miqve e ndjekësve, por edhe të njerëzve mbi peshë në veçanti. Thonë: Ia doli dhe Olti Curri të dobësohet! Sa kg nuk të peshojnë më dhe si arrite t’i heqësh?

Olti Curri: Arrita në 146 kilogramë dhe isha në rregull deri në momentin kur filluan problemet me gjunjët dhe analizat e gjakut dhanë sinjalet e para. Kolesteroli dhe diabeti u shfaqën dhe në fillim nuk e besoja dhe nuk i jepja rëndësi. Por kur fillova mjekimet u ndjeja keq. Asgjë nuk ishte si më parë. Unë isha i sëmurë.

Pyetje: Kur u binde se ishte momenti i duhur për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje dhe pse u drejtove në Spitalin Amerikan?

Olti Curri: Ishte Mirjeta Guni, mjekja e diabetit në Spitalin Amerikan 3, që para një viti ma sugjeroi këtë ndërhyrje. Asaj i thashë jo, por ndërkohë fillova të interesohem. Dhe kuptova që ashtu si në botë me të njëjtat standarte, vetëm Spitali Amerikan mund ta realizojë këtë ndërhyrje të stomakut (sleeve gastrectomy). Unë dhe familja ime jemi pacientë të rregullt të Spitalit Amerikan, nipi im ka lindur atje, mami dhe babi janë mjekuar. Isha i qetë sepse nga informacionet që mblodha, të tre mjeket që e kryejnë këtë lloj ndërhyrje tek Spitali Amerikan janë më të mirët ndaj nga ana psikologjike isha i qetë. Kjo ka shumë rëndësi për një pacient. Unë ndërhyrjen e bëra në Spitalin Amerikan 3 dhe pas vetëm dy javësh diabeti u zhduk dhe ilaçet i hoqa.

Pyetje: Sleeve Gastrectomy ose zvogëlimi i stomakut siç njihet rëndom sa e vështirë është si ndërhyrje ?

Olti Curri: Vështirësia më e madhe është frika nga operacioni. Unë personalisht atë sfidova. Kirurgu dhe ekipi mbështetës bëjnë diferencën. Ekipi që realizoi ndërhyrjen time ishte shumë protokollar, kreu të gjitha analizat dhe kontrollet e nevojshme para ndërhyrjes dhe kjo i jep atij edhe pacientit sigurinë për suksesin. Vështirësia e vetme për mua personalisht ishte që ndenja 5 ditë pa ujë, ndonëse lëngjet i merrja me serum. Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm. Dhimbje kisha vetem dy ditët e para, por ishin dhimbje që qetësoheshin me ilaçet e ofruara, paracetamol ose analginë.

Pyetje: Pas sa kohësh nga ndërhyrja hipe ne peshore?

Olti Curri: Që ditën e pestë hipa në peshore dhe kisha rënë rreth 8 kg.

Pyetje: Si po reagon trupi dhe truri pas zvogëlimit të stomakut?  Ndjehesh i uritur?

Olti Curri: Në fillim duhet pak regjim, për dy javë vetëm lëngje, më pas lëngje më të trasha , pastaj dy javë me gatime të grira si qull dhe më pas fillohet të hahet normal. Sekreti është të lësh alkoolin dhe sheqernat.  Uri kam normalisht, por sapo filloj të ha dicka ngopem shpejt.

Pyetje: Nëse bën një krahasim, sa ka ndryshuar sasia e një vakti dje me sot?

Olti Curri: Sot vakti im është një garuzhde si masë dhe e konsumoj në 15-20 minuta. Ka shumë rëndësi që mos ta lëndosh stomakun e ri dhe të hash ngadalë. Dhe sa më shumë lëngje.

Pyetje: Ndryshime duhet të ketë pësuar edhe menuja. Kujt ushqimi i ke dhënë lamtumirën e kujt i urove mirëseardhjen?

Olti Curri: Kam larguar mishin, makaronat, proshutën dhe kam shtuar salmon, peshk dhe supëra.

Pyetje: Garderobën e vjetër e ruan apo je i bindur se nuk do ta shohësh më Oltin me 20 kg më shumë?

Olti Curri: Garderobën e ruaj se fatkeqësisht shoh miq që po shëndoshen si unë dhe do jua fal atyre.

Pyetje: Fotot e tua tregojnë se je berë frekuentues i palestrave. Janë pjesë e kujdesit pas ndërhyrjes apo ndjehesh i lehtë për të bërë edhe ushtrimet më të vështira?

Olti Curri: Palestrën nuk e kam filluar akoma. Por kam filluar ecjen dhe lëvizjen sepse kam hequr 26 kg, kam hequr një thes me çimento që e mbaja mbi supe.

Pyetje: Unë jam një nga ato që e mbajnë mend si ka qenë Olti Curri  vite më parë. Me heqjen e kilogramëve të tepërt  duket se ke ndryshuar edhe moshën. Meqë ra fjala sa vjeç  je ? 🙂 Përgëzime për pamjen e re!

Olti Curri: Me pamjen e re jam aq sa më ke njohur ti, 24 vjeç 😊!

Page 17 of 34«‹1516171819›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë