Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Vizitat mjekësore 2900 lekë këtë fundvit në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vizita mjekësore 2900 lekë.

Gjatë muajit nëntor Spitali Amerikan do të ofrojë vizitat mjekësore me çmimin preferencial 2900 lekë.

Përfshihen:

  • Vizitë Alergolog
  • Vizitë Kardiolog + EKG
  • Vizitë Kirurg Vaskular
  • Vizitë Endokrinolog
  • Vizitë Internist
  • Vizitë maksilofacial
  • Vizitë anestezist
  • Vizitë gjinekologjike
  • Vizitë Onkolog
  • Vizitë ORL
  • Vizitë e përgjithshme
  • Vizitë Pediatër
  • Vizitë Neonatalog
  • Vizitë Pneumolog
  • Konsultë Reumatolog
  • Vizitë psikiatër
  • Vizitë gastrohepatologu
  • Konsultë Infeksionist
  • Konsultë Dermatolog
  • Konsultë Nefrolog
  • Konsultë Neurolog
  • Konsultë Neuro-Psikiatër
  • Konsultë Psikolog

Vizitat mjekësore janë të vlefshme në të tre degët tona në Tiranë.

Çmimi preferencial është i vlefshëm deri në datë 31 nëntor 2022.

Për më shumë informacion kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Ndërhyrja e rrallë në tru, i shpëtoi jetën, realizohet për herë të parë në Spitalin Amerikan 3 nga Stroke Unit.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Për herë të parë në Shqipëri është realizuar ndërhyrja e rrallë në tru nga Stroke Unit, një stend është vendosur në enën kryesore që furnizon trurin, atë bazilare, për të shpëtuar pacientën nga invaliditeti ose mortaliteti.
Dr. Brunilda Zllami, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 1 na tregon se pacientja është paraqitur në urgjencën e Spitalit Amerikan me mungesë ekuilibri, me mpirje të dorës dhe fytyrës në anën e djathtë. Mbas procedurave të diagnostikimit, ku përveç shërbimit të urgjencës është përfshirë një ekip multidisiplinor, u vërtetua se ajo kishte një problem me një ngushtim të një arterie shumë të rëndësishme të trurit dhe në rast se do të kishte një përsëritje, mund të ishte fatal për të.

Prof. As. Arben Rroji, radiolog intervencionues flet për vështirësinë e rastit, vendosjen e stentit intracranial dhe risinë që kjo metodë sjell në trajtimin e këtyre patologjive.Një sfidë e madhe, jo vetëm për ekipin e Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3, por edhe për ekipet rimotra në botë, pasi raste të tilla janë të rralla dhe shumë të komplikuara dhe vetëm ekipi i specializuar me ndihmën e teknologjisë bashkëkohorë mund t’ia dalin me sukses. Procedura u realizua pa komplikacione dhe Vera tani do t’I rikthehet jetës së saj të përditshme! Stenti që u vendos ishte nga firma Acandis në Gjermani, një nga kompanitë e vetme, që prodhojnë stent intracranial dhe duke qenë se rasti ishte i rrallë dhe i vështirë, ata dërguan një përfaqësuesen e tyre në Tiranë për të asistuar ekipin në ndërhyrje.

Zonja Verë tregon eksperiencën e saj në Spitalin Amerikan dhe shpreh falenderimet më të sinqerta për realizimin e kësaj ndërhyrje, e cila ishtë e rrallë, e vështirë, por e domosdoshme për jetën e saj!

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me këtë rast të rrallë të realizuar për here të pare në vend në Spitalin Amerikan 3.

Strokë Unit në Spitalin Amerikan 3, e vetmja qendër në rajon që trajton goditjen në tru, trombozën dhe hemoragjitë nëpërmjet teknikave më të avancuara të intervencionimit neuroendovaskular.

Trombektomia, procedurat e embolizimit shërbejnë për të trajtuar mpiksjet e gjakut në kokë, të aneurizmave dhe hemoragjive të shkaktuara nga aneurizmat si dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat mund të jenë shkaktare të sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Neurokirurgjia në Spitalin Amerikan 3 – struktura neurokirurgjikale më gjithëpërfshirëse në rajon

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një nga strukturat neurokirurgjikale më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse në rajon.

Spitali Amerikan ofron kujdesin më të mirë neurokirurgjik, duke përfshirë procedurat më të komplikuara, që ndihmojnë të rriturit dhe fëmijët me kushte komplekse dhe serioze.

Neurokirurgët tanë, në drejtimin e Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, IFAANS, kryejnë më shumë se 500 procedura intervenimi çdo vit. Në spitalin tonë përdoren qasje inovative, si kirurgjia e trurit zgjuar, kirurgjia e trurit me neuronavigim, kirurgjia e epilepsise, kirurgji endoskopike, radiokirurgjia dhe shumë të tjera.

Kujdesi i duhur, në kohën e duhur.

Teknologjia më e fundit MRI për kujdesin e trurit

Trajtimi i suksesshëm fillon me një diagnozë të saktë. Ekipi ynë i urgjencës merr kohën e duhur për të kryer një diagnostikim të saktë. Pacienti i nënshtrohet disa testeve në mënyrë që mjekët tanë të mund të identifikojnë saktësisht se çfarë po e shkakton sëmundshmërinë tuaj. Neurologët dhe neurokirurgët tanë punojnë me radiologë që përdorin teknologji inovative dhe të avancuara të imazhit, duke përfshirë MRI, elastografinë me rezonancë magnetike, DSA, skanimet PET dhe diagnostikimin molekular.

Trajtim neurokirurgjik i avancuar

Spitali Amerikan është lider në rajon në fushën e neurokirurgjisë me pajisje moderne, duke përfshirë një sallë BiPlan, endoskop, mikroskop, kirurgji të drejtuar nga imazhi, dhe salla moderne me reanimacion të kompletuar. Spitali ynë është një nga qendrat e pakta mjekësore në vend që ofron kirurgji të zgjuar të trurit. Kjo qasje mund t’u japë njerëzve me një tumor kompleks një mënyrë të sigurt për ta hequr atë duke minimizuar rrezikun ndaj të folurit dhe funksioneve të tjera jetësore.

Qendra e vetme mjekesore ku ofrohet trajtimi endovascular per trombozat intracerebrale, aneurizmat, malformacionet arterio-venoze, fistulat arterio-venoze dhe nje sere patollogjive te tjera vazale.

Neurokirurgët dhe neurologët tanë vazhdimisht marrin njohuri të reja për të përmirësuar diagnozën, terapitë dhe rezultatet për njerëzit me çrregullime të trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor.

Kujdes bashkëpunues, ekip multidisiplinar

Neurokirurgët në Spitalin Amerikan janë pjesë e një ekipi multidisiplinar. Ata punojnë me ekspertë në shumë specialitete për t’ju ofruar kujdes të plotë. Këto ekipe përfshijnë mjekë të trajnuar për gjendjet e trurit dhe sistemit nervor; tumoret e trurit dhe sistemit nervor; imazhe të trurit dhe sistemit nervor; gjendjet muskuloskeletore; sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit; gjendjet e gjëndrave endokrine; mjekësi fizike dhe rehabilitim; medikamente kundër dhimbjeve dhe neuroonkologji.

Neurokirurgët pediatër ofrojnë kujdes neurokirurgjik me cilësi të lartë për fëmijët. Ata bashkëpunojnë me specialistë të tjerë për të ofruar kujdes gjithëpërfshirës dhe të koordinuar për fëmijët dhe adoleshentët me kushte serioze dhe komplekse, duke përfshirë epilepsinë, paralizën cerebrale, spina bifida dhe defektet e fetusit.

Spitali Amerikan ofron shumë procedura neurologjike dhe neurokirurgjikale, më kryesoret janë të listurara më poshtë. Jo të gjitha shërbimet janë të listurara, kështu që ju këshillojmë të telefononi dhe të lini një takim me mjekët tanë për patologjinë tuaj.

  • Kirurgjia e gliomave
  • Kirurgjia e meningiomave
  • Kirurgjia e neuromes akustike
  • Kirurgjia e keqformimit arteriovenoz
  • Kirurgjia e trurit të zgjuar
  • Kirurgjia e aneurizmës së trurit
  • Radiokirurgjia stereotaktike e trurit
  • Kirurgjia e tumoreve te ndryshem të trurit
  • Angioplastika karotide dhe stentimi
  • Endarterektomia e karotides
  • Kirurgjia e keqformimit Chiari
  • Biopsia mininvazive e masave te trurit me neuronavigacion
  • Bypass EC-IC (Kirurgjia e bypass ekstrakraniale-intrakraniale)
  • Procedurat endoskopike
  • Trajtimi endovascular per te gjithe gamen e patollogjive vazale
  • Kirurgjia e epilepsisë
  • Kirurgjia e spazmës hemifaciale
  • Kirurgjia e hydrocefalise
  • Trajnim lokomotor për dëmtimin e shtyllës kurrizore
  • Trajtimi endovaskular minimal invaziv
  • Neurokirurgji minimalisht invazive
  • Kirurgjia pediatrike e shtyllës kurrizore
  • Neurokirurgji pediatrike
  • Kirurgjia e tumorit të nervit periferik
  • Kirurgjia e tumorit të hipofizës ne rruge miniinvazive endoskopike
  • Kirurgjia e skoliozës
  • Menaxhimi i seksualitetit dhe fertilitetit pas dëmtimit të shtyllës kurrizore
  • Procedurat endoskopike transkraniale
  • Procedurat endoskopike transnazale
  • Kirurgjia e neuralgjisë trigeminale
  • Mikrokirurgjia e hernies diskale
  • Kirurgjia e stenozes spinale
  • Vertebroplastika
  • Stabilizimet e kolones

Neurologët, neurokirurgët dhe radiologet neurointervencionues te Spitalit Amerikan kanë përvojë në trajtimin e të gjitha llojeve të gjendjeve të trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor. Ata punojnë me një ekip mjekësh të trajnuar në shumë fusha për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm për ju.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Spitali Amerikan dhe Rrjeti Laboratorik ALNET akreditohet me ISO 15189

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan dhe Rrjeti Laboratorik ALNET akreditohet me ISO 15189 nha dpa, akreditimi është kryer nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe nga Drejtoria e Akredimit.

Me këtë akreditim Spitali Amerikan dhe Rrjeti Laboratorik ALNET vlerësohen për punën dhe shërbimin e pandërprerë me cilësi dhe kompetencë.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Qendra e Okulistikës në Spitalin Amerikan 1

By Spitali Amerikan - Të Reja

Qendra e Okulistikës në Spitalin Amerikan 1 me eksperiencë 14 vjeçare në trajtimin e Keratokonusit, Strabizmit, Kirurgjisë së Kataraktit, Transplantit të kornesë dhe glaukomës.

E pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit aplikon metodat më moderne të trajtimit të diabetit në sy, kirurgjisë refraktive, kirurgjisë së vitroeretinës dhe të plastikave okulare.

Drejtuar nga Dr. Teuta Haveri, Qendra e Okulistikës në Spitalin Amerikan 1 mbulon të gjithë gamën e patologjive të syrit, nga vizitat rutinë në ndërhyrjet më komplekse.

Hapur cdo dite jemi në shërbimin tuaj për të gjitha problemet e syrit.

Për më shumë informacion ose vizitë me Teuta Haveri kontaktoni në 0682216272 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Departamenti i Audiologjisë në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Departamenti i Audiologjisë një investim ekskluziv i Spitalit Amerikan 3 është ngritur mbi metodologjinë më bashkëkohore të diagnostikimit audiovestibular.

Në këtë departament kryhen të gjitha testet diagnostikuese mbi çrregullimet e mundshme të aparatit audiovestibular (veshi).
Testet që kryhen ndahen në dy kategori

Testet uditive (testet në funksion të dëgjimit)Edhe këtu ndahen në dy kategori:

a) Testet subjektive

  1. Audiometria tonale liminare
  2. Audiometria tonale supraliminare
  3. Audiometria vokale në kufje dhe free field
  4. Audiometria vokale kompetitive
  5. Audiometria tonale Free Field
  6. Reatto metria (mosha pediatrike)
  7. Akufenometria klasike dhe Feldman
  8. Audiometria protezive Përcaktimi i kufirit MCL dhe UCL

b) Testet objektive

  1. Timpanometria klasike
  2. Reflekset stapediale ipsi dhe contra
  3. DPOAE, otoemisionet
  4. ABR (auditory brainstem response)

Testet vestibulare (testet në funksion të ekuilibrit)

  1. Videonystagmografia klasike
  2. Videonystagmografia kalorike me ujë dhe me ajër
  3. Posturografia statike
  4. Manovrat e diagnostikimit pozicional dhe CRP

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Paketat e Verës në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Stina e verës nuk do të thotë vetëm pushim, kujdesi shëndetësor duhet të jetë gjithmonë në vëmendje edhe në këtë stinë pushimesh.

Kujdesi për veshët duhet të jetë më i shtuar gjatë stinës së verës, kjo për shkak edhe të frekuentimit të plazheve apo pishinave të cilat shtojnë mundësitë për krijimin e infeksioneve. Sëmundjet reumatizmale gjithashtu gjatë stinës së nxehtë kanë mundësi përkeqësimi me temperaturat e nxehta.

Për këto arsye Spitali Amerikan sjell për të gjithë qytetarët paketa të ndryshme check up ORL, reumatizmale dhe pneumologjike.

Kontrollet pneumologjike për duhanpirësit apo edhe personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të kenë prioritet në çdo stinë.

Këto paketa janë të vlefshmë deri në datë 31 gusht 2022 në të 3 degët e Spitalit Amerikan.

Për më shumë informacion kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Pëson infarkt në hyrje të Spitalit Amerikan 3, falë ndërhyrjes në kohë të ekipit shpëton zonja nga Ulqini.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Zonja Merima, një paciente 61 vjeçare nga Ulqini kishte disa simptoma si dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje dhe i rekomandohet të kryejë një koronarografi.Vendos që këtë egzamimin ta kryejë në Tiranë, në Spitalin Amerikan 3, pasi kishte dëgjuar dhe referuar fjalë shumë të mira për ekipin e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në këtë spital.

Me të mbërritur në Tiranë, në hyrje të spitalit, zonja Merima nuk ndjehet mirë dhe pëson një parainfarkt dhe përkeqësim të gjendjes së përgjithshme.
Me urgjencë e marrin në sallën e koronarografisë ku Dr. Edjon Hajro, kardiolog ne Spitalin Amerikan 3 vërën një ngushtim serioz të artesies koronare në trungun komun të zemrës, një ngushtim rreth 90%, ku nëse infarkti do të përjetohej në shtëpi, nuk do të ishte i përputhshëm me jetën.
Menjëherë më pas, mbas këtij zbulimi, departamenti i kardiokirurgjisë hyn në sallë me urgjencë në mënyrë që pacientja të marrë trajtimin e duhur sa më parë, duke qenë se situata ishte në rrezik të lartë për jetën e pacientes.

Dr. Artan Jahollari, mjek kardiokirurg në Spitalin Amerikan 3 kreu një bypass të dyfishtë, në të dy enët koronare të anës së majtë. Një ndërhyrje e kryer me teknikën off pump (pa e ndalur zemrën), një ndërhyrje që zgjati rreth 2 orë dhe mbas ndërhyrjes nuk pati asnjë komplikacion.

Mbas qëndrimit në spital, pacientja jonë largohet nga Tirana dhe sot mbas 1 muaji e gjysëm nga ndërhyrja ajo gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer jetës së përditshme.

Departamenti i Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 3 ofron shërbim 24 orë për urgjencat kardiake, me koronarografi dhe ndërhyrje bypass.

Gjithmonë e më shumë pacientë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova zgjedhin Spitalin Amerikan 3 dhe departamentin e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë falë mjekëve profesioniste, pajisjeve të teknologjisë së fundit dhe kushteve optimale që ky spital ofron.

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me rastin e zonjës Merima, të cilës i urojmë shëndet!

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Ndërhyrjet e bazës kraniale në Spitalin Amerikan 1

By Spitali Amerikan - Të Reja

Tashmë çdo lloj ndërhyrje e bazës kraniale realizohet me sukses nga ekipi i kirurgjisë së bazës kraniale në Spitalin Amerikan 1.

Ekipi i përbërë nga Prof. Asc. Artur Xhumari, neurokirurg, Dr. Alfred Aga, ORL, kryejnë këto ndërhyrje të vështira dhe të rralla.

Me një rrugë mini-invazive, ky ekip pranë Spitalit Amerikan 1, realizon heqjen e plotë të masave tumorale të këtij regjioni dhe riparimin e fistulave rinolikuorale (rrjedhja e lëngut të trurit në hundë). Ndërhyrjet kryhen pa prerje në kokë dhe me kohë rekuperimi shumë të më shpejtë, krahasuar me ndërhyrjen standarte.

Metoda që përdoret është rruga endoskopike endonazale (nëpërmjet hundës), e cila është përdorur me sukses në trajtime të sëmundjeve si adenoma hipofizare, kraniofaringeoma apo meningeoma.

Këto ndërhyrje të rralla realizohen nga ekipi ynë në Spitalin Amerikan 1 dhe kanë rezultuar të suksesshme për dhjetra pacientë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Radiologjia ndërhyrëse në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Radiologjia ndërhyrëse, në disa raste njihet si Kirurgjia e Drejtuar me Imazh, pasi mjekët përdorin teknologjinë e imazherisë (të tilla si radiografi, CT ose ekografi) për të parë brenda pacientëve dhe për të kryer procedura minimale invazive. Zakonisht ngatërrohet me laparoskopinë, por në fakt inçizionet që kryhen janë edhe më të vogla se ato të ndërhyrjeve laparoskopike, këto prerje/inçizione mund të krahasohen me ato të madhësisë së vrimës së një gjilpëre dhe e gjithë ndërhyrja kryhet nëpërmjet kësaj hapësire të vogël.

Shumica dërrmuese e procedurave të radiologjisë ndërhyrëse mund të kryhen nën anestezi lokale dhe vetëm disa raste komplekse që kërkojnë anestezi të përgjithshme.

Radiologët intervencionues fillimisht trajnohen si radiologë për të mësuar se si të përdorin dhe interpretojnë teknologjinë e imazhit, por më pas ndërmarrin trajnime të mëtejshme të specializuara në kirurgjinë e drejtuar me imazhe minimalisht invazive për të integruar dhe bashkuar më pas të dy rolet.

Radiologjia intervencionuese ekziston prej shumë vitesh në botë dhe në Spitalin Amerikan 3 ka një department të mirëfilltë që mbulon të gjithë gamën e ndërhyrjeve, duke u bazuar në teknologjinë e fundit, pajisjen Biplane e cila ndodhet vetëm në Spitalin Amerikan 3.

Radiologjia Intervencionuese mund të ndahet në 4 nëngrupe kryesore:

1. Ndërhyrje vaskulare (Arteriale) – procedura që përfshijnë arteriet në të gjithë trupin si angioplastika (zgjerimi me balon i enëve të ngushtuara të gjakut) ose embolizimi (bllokimi i enëve të gjakut ndaj tumoreve ose kur dikush ka gjakderdhje të brendshme).

2. Ndërhyrje vaskulare (venoze) – procedura që përfshijnë venat si futja e vijave në vena, futja e filtrave për të parandaluar qarkullimin e mpiksjes nëpër trup ose përdorimi i pajisjeve për të thithur mpiksjen nga venat e bllokuara (trombektomia).

3. Ndërhyrje jo-vaskulare – procedura që nuk përfshijnë enët e gjakut si zhbllokimi i veshkave (nefrostomi) ose mëlçisë, injektimi i çimentos në kockat e rrëzuara (vertebroplastika) ose futja e tubave të ushqyerjes në stomak.

4. Onkologjia ndërhyrëse – procedura të kryera për diagnostikimin ose trajtimin e kancerit si ablacioni i tumorit (vrasja e qelizave tumorale duke futur një gjilpërë në një tumor dhe duke e ngrohur atë) ose duke injektuar rruaza të veshura me kimioterapi në tumor për t’i vrarë ato (TACE).

Të gjithë këto procedura kryhen me sukses nga ekipi I radiologjisë ndërhyrëse në Spitalin Amerikan 3.

Page 2 of 34‹1234›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë