Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Menopauza, nevoja e kujdesit mjekësor adekuat dhe rritja e cilësisë së jetës

By Spitali Amerikan - Të Reja

Menopauza është një proces i natyrshëm që përfshin ndryshime biologjike, funksionale, hormonale, fizike dhe psikologjike. Vlerësohet si një periudhë kohore e ndalimit të ciklit menstrual për 12 muaj, si pasojë e pakësimit të ovociteve ovarian për shkak të “moshës biologjike” të gruas dhe shënon fundin e fertilitetit biologjiko-fiziologjik të saj. Përgjithësisht ndodh në gratë rreth moshës 50-52 vjeç, plus/minus 4-5 vite.

Rrjedhimisht shoqërohet me uljen e niveleve të hormoneve riprodhuese, veçanërish të estrogjenit duke sjellë si pasojë çrregullim në aspektin fiziologjik vazomotor, siç janë afshet e nxehta dhe djersitja natën. Në aspektin psikologjik kemi të bëjmë me ndryshime të humorit, vështirësi në përqendrim, depression dhe deri në pagjumësi.

Për sa i takon aspektit fizik ndryshimet ndodhin në organet gjenitale femërore, e njohur si atrofia e organeve gjenitale, e cila shkakton tharje në mukoza të organeve të jashtme dhe të brendshme gjentitale e për rrrjedhojë dhimbje në kontaktin seksual, kruarje dhe bezdisje pavarësisht mungesës së faktorëve të tjerë patologjikë si infeksionet vulvovaginale, etj. Inkontinenca urinare (urinim i pavullnetshëm) është një tjetër pasojë e menopauzës apo ndryshime në lëkurë si hollimi dhe humbja e elasticitetit të saj.

Në bio-fiziologjinë e femrës konstatohet rënia e libidos (dëshirës seksuale) për shkak të uljes së prodhimit të hormoneve seksuale (estrogjenit, progesteronit), duke përfshirë edhe nivelet e androgeneve që kontribuojnë në këtë aspekt.

Edhe pse një fazë e paevitueshme biologjike nëse lihet pa kujdesin e duhur mjekësor ndikon shumë në cilësinë e jetës së pacientes e madje deri në patologji të cilat shfaqen më vonë me pasoja që kërkojnë deri ndërhyrje kirurgjikale apo trajtim mjekësor afatgjatë.

Në jo pak raste, gratë në menopauzë marrin mjekime të panevojshme për acarimin e organeve të jashtme gjenitale, shpesh përdorin edhe antibiotikë të panevojshëm, ndërkohë që kemi të bëjmë me atrofi vulvovaginale e cila do mjekim tjetër, pa antibiotikë, nëse mungon flora bakteriale patogjene. Në atrofinë vulvovaginale duhet përdorur xhel estrogen, apo zbutës vulvovaginal apo lubrifikues vaginal.

Një shembull tjetër është incontinenca urinare, ku sërish marrin mjekime të panevojshme duke përfshirë edhe antibiotikë, ndërkohë që mund të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale, sepse mund të kemi të bëjmë siç quhet në termin e kuptueshëm nga popullata – rrëshqitje të organeve pelvike, pra rrëshqitje të murit të përparmë të vaginës siç është cystocela, rrëshqitje të dyshemesë pelvike, të uterusit (mitrës), apo deri probleme me jashtëqitjen.

Gjithashtu, në periudhën e menopauzës dhe post menopauzës duhet të vlerësohet periodikisht te mjeku gjinekolog edhe për problemet e mundshme që shfaqen shpesh në këtë periudhë të jetës si patologjitë malinje gjinekologjike, si kanceri i vulvës dhe vaginës, kanceri i qafës se mitrës, kanceri i endometrit, kanceri i vezoreve.

Mostrajtimi i menopauzës mund të sjellë si pasojë osteoporozën që çon në fraktura të kockave, sidomos ato kokso-femorale, të cilat kërkojnë më pas implantim kirurgjikal të protezave ortopedike.

Në menopauzë dhe pas menopauze gratë janë në rrezik të lartë edhe për sëmundje kardio-vaskulare, ndaj në periudhën e pre menopauzës, apo menopauzës ato duhet të kërkojnë kujdes mjekësor, të informohen dhe të kuptojnë më mirë problematikat e mundshme, suplementet, hormonoterapinë zëvendësuese, trajtimet dhe menaxhimin e problematikave të ndryshme mjekësore. Kjo do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në cilësinë e tyre të jetës, por do të kishte edhe një impakt pozitiv në parandalimin dhe minimizimin e patologjive të ndryshme që ndodhin në menopauzë dhe post menopauzë.

Gratë në periudhën e menopauzës dhe post menopauzë kanë nevojë edhe për vlerësim nga mjeku kardiolog, apo endokrinolog, sepse problemet kardiovaskulare dhe diabeti kanë tendencë të shfaqen dhe përkeqësohen në këtë periudhë të jetës.

Në Spitalin Amerikan trajtimi përshtatet sipas problematikave të pacientes. Për shembull: Terapia e Zëvendësimit të Hormoneve (TZH) mund të jetë një ndihmë në trajtimin e shqetësimeve që lidhen me menopauzën si afshet, djersitja dhe problemet e gjumit, të cilat mund të kompromentojnë punën, marrëdhëniet shoqërore dhe jetën në çift.

Informimi, këshillimi për dietë të shëndetshme, ushtrimet fizike, ndalimi i konsumimit të duhanit dhe alkoolit, suplementet përkatëse (vitamina D, Kalcium), si dhe edukimi mjekësor i pacienteve nga profesionistët e fushës së mjekësisë ndihmojnë ndjeshëm në reduktimin e shenjave dhe simptomave, menaxhimin adekuat të tyre sipas problematikave, parandalimin e komplikacioneve të mundshme, dhe rritjen e cilësisë së jetës në tërësi.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekë tanë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Anemia tek fëmijët prematurë – Dr. Shkc. Sotiraq Lako

By Spitali Amerikan - Të Reja

Anemia përkufizohet si pakësim i qelizave të kuqe të gjakut (dhe hemoglobinës). Qelizat e kuqe të gjakut (hemoglobina) janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në qelizat dhe indet e trupit, dhe mungesa e tyre mund të çojë në dobësi, lodhje, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta të zëmrës, dhimbje gjoksi, marrje mëndsh, dhimbje koke (pjesa e pasme e kokës) dhe komplikime të tjera. Në foshnjat prematurë, ndërlikimet mund të jenë më të mëdha, duke rezultuar në probleme të zhvillimit fizik.

Shkaqet

Nuk është e pazakontë që të porsalindurit të kenë anemi të lehtë. Për shkak të rritjes së shpejtë të trupit, pakësimit/mungesës së hekurit tek nëna (në ushqyerjen me gji), pakësimi i hekurit tek i porsalinduri, për rrjedhojë dhe anemia nga mungesa e hekurit, janë të pritshme.

Tek fëmijët prematurë, mundësia e zhvillimit të anemisë është më e madhe. Tek fëmijët prematurë akoma nuk kanë ndodhur ndryshimet biologjike të nevojshme për të prodhuar qeliza të reja të gjakut të pavarura nga nëna e tyre. Disa nga këto ndryshime ndodhin në javët e fundit të shtatzënisë, përfshirë fazën kur prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut transferohet nga mëlçia në palcën e kockave. Këto boshllëqe në zhvillimin e fetusit mund të çojnë lehtësisht në shfaqje të anemisë.

Nevoja për të marrë kampione të shpeshta të gjakut për të kryer testet e nevojshme laboratorike gjatë kujdesit intensiv neonatal mund ta përkeqësojnë aneminë.

Simptomat dhe Diagnoza

Klinika e anemisë është e shkallëve të ndryshme. Mund të manifestohet me:

  • Zbehtësi
  • Takikardi (një rrahje e shpejtë e zemrës)
  • Takipnea (rritëm i shpejtë i frymëmarrjes)
  • Apnea (ndërprerje e frymëmarrjes ose parregullsi e frymëmarrjes)
  • Bradikardia (rrahje më e ngadaltë se norma normale e zemrës)
  • Humbja e peshës dhe mungesë zhvillimi fizik
  • Problem në ushqyerjen për shkak të dobësisë dhe letargjisë
  • Një nevojë e shtuar për mbështetje të frymëmarrjes.

Anemia diagnostikohet nga një test standard i gjakut periferik, i cili mat numrin e qelizave të kuqe të gjakut, vlerën e hemoglobinës, si dhe përqindjen e qelizave të kuqe të gjakut në një kampion gjaku (hematokriti). Një test i rëndësishëm është përcaktimi i ferritinemia, treguesi më i mirë i pakësimit të hekurit kur vlera është e ulur.

Trajtimi dhe parandalimi

Foshnjet e lindura brenda afatit zakonisht nuk kërkojnë trajtim për anemi. Për sa kohë që foshnja merr hekur mjaftueshëm përmes qumështit të gjirit ose formulës së pasuruar me hekur ose ushqimeve, anemia zakonisht përmirësohet vetë.

Tek foshnjet prematurë anemia duhet të trajtohet. Ndër opsionet e trajtimit:

  1. Transfuzioni i gjakut është mënyra më e shpejtë për të rritur numrin e qelizave të kuqe të gjakut tek një foshnje. Gjatë një transfuzioni, qelizat e kuqe të paketuara të gjakut nga gjaku i dhuruesit kalohen përmes një linje intravenoze (IV).
  2. Terapia hormonale mund të sigurohet në formën e eritropoetinës njerëzore rekombinante (rhEPO), një lloj glikoproteine ​​që stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Avantazhi i rhEPO është se ai mund të ndihmojë në uljen e numrit të transfuzioneve që i duhet një foshnje prematurë, megjithëse kërkon kohë për të punuar dhe mund të jetë shumë i shtrenjtë.
  3. Shtesat e hekurit gjithashtu mund t’u jepen foshnjave për të ndihmuar në rritjen e shpejtë të numrit të qelizave të kuqe të gjakut.
  4. Shtrëngimi i vonuar i kordonit (afërsisht 120 deri në 180 minuta pas lindjes) është zbuluar se përmirëson sasinë e hekurit dhe zvogëlon nevojën për transfuzion gjaku, veçanërisht tek foshnjat premturë ose nën peshë.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shkc. Sotiraq Lako, mjek hematolog, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Prolapsi genital

By Spitali Amerikan - Të Reja

Prolapsi gjenital (prolapsi i organeve pelvike) është një gjendje shumë shqetësuese për femrat pasi ndikon direkt në cilësinë e jetës. Normalisht, organet pelvike si: fshikëza e urinës, mitra(uterusi) dhe rektumi mbahen në pozicion normal përmes një grupi muskujsh dhe ligamentesh, kur këto muskuj dhe ligamente dobësohen, siç ndodh me kalimin e viteve, organet e mësipërme mund të rrëshqasin dhe të prolabojnë përmes vaginës.

Çfarë është mitra e prolapsuar?

Prolapsi i mitrës mund të jetë i paplotë ose i plotë. Një prolapsë jo e plotë ndodh kur mitra vetëm pjesërisht bie në vaginë. Një prolapsë e plotë ndodh kur mitra bie aq poshtë sa që disa inde dalin jashtë vaginës.

Cilat janë simptomat e prolapsit të mitrës?

Gratë që kanë një prolaps të vogël të mitrës mund të mos kenë asnjë simptomë, por zakonisht mund të shkaktojë simptoma, të tilla si:

  • ndjenja se jeni ulur në një top
  • gjakderdhje vaginale
  • shkarkimi i shtuar
  • probleme me marrëdhëniet seksuale
  • mitra ose qafa e mitrës që del nga vagina
  • një ndjesi tërheqëse ose e rëndë në legen
  • kapsllëk ose vështirësi në jashtëqitje
  • infeksione të përsëritura të fshikëzës Nëse zhvilloni këto simptoma, duhet të shihni mjekun tuaj dhe të merrni trajtim menjëherë. Pa vëmendjen e duhur, gjendja mund të dëmtojë zorrët, fshikëzën dhe funksionin tuaj seksual.

Cilat janë llojet e prolapsit gjenital?

Në varësi të organit që “rrëshqet” kemi disa lloje prolapsesh:

CISTOCELA– është prolapsi i fshikëzës së urinës në vaginë duke krijuar një “fryrje” në murin anterior të vaginës. Është lloji më i shpeshtë i prolapsit gential

REKTOCELA– është prolapsi i rektumit në vaginë duke krijuar një “fryrje” në murin posterior të vaginës.

PROLAPSI UTERIN– është prolapsi i mitrës, situatë kjo e cila nënkupton “rrëshqitjen” e mitrës në vaginë.

Si trajtohet prolapsi?

Format minore mund të trajtohen përmes ushtrimeve Kegel ose vendosjes së pezarit. Pezari është unazë silikoni që vendosët në brendësi të vagjnës dhe ka për qëllim suportin e mitrës. Format e avancuara trajtohen me anë të kirurgjisë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Vdekja klinike dhe reanimimi i futbollistit 29 vjeçar danez Christian Eriksen – çfarë ndodhi? – Dr. Shk. Nereida Ulqini Xhabija.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Vdekja klinike dhe reanimimi i futbollistit 29 vjeçar danez Christian Eriksen – çfarë ndodhi?

Nga Dr. Shk. Nereida Ulqini Xhabija.

Si është e mundur që një sportist profesionist i konsideruar si i shëndetshëm, i cili sigurisht që ka kaluar kontrolle mjekësore rigoroze dhe periodike, të goditet nga një aritmi që pothuajse i mori jetën?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje së pari duhet të kuptojmë se cilat janë shkaqet e mundshme të Vdekjes së Papritur Kardiake (VPK) veçanërisht gjatë sforcimeve fizike ekstreme si në ndeshjet e futbollit. E vetmja gjë që dimë për rastin e Christian Eriksen është se ai mbeti pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të të ndeshjes për shkak të kolapsit nga arresti kardiak. Atij iu bë menjëherë masazhi kardiak nga shoku i skuadrës dhe pastaj u realizua me sukses goditja elektrike me defibrilator të jashtëm nga personeli mjekësor.

Pra Christian Eriksen konsiderohet një nga ato persona fatlumë qē i kanë shpëtuar Vdekjes së Papritur Kardiake!!!

Si mund të ndodhë Vdekja e Papritur Kardiake (VPK) tek sportistët ? Sa frekuente është ajo?

Së pari, duhet të kuptojmë se VPK-ja te atletët është e mjaft e rrallë. Incidenca e saj vlerësohet me rreth 1: 200.000 raste në vit.

Ja disa nga rastet e fundit:

-Mohamed Abdelwahab, një mbrojtës egjiptian vdiq si rezultat i një arresti kardiak gjatë një seance stërvitore në vitin 2016.

-Në vitin 2012, Jaouad Akaddar, lojtar futbolli nga Maroku, vdiq pas ndeshjes si rezultat i atakut kardiak.

-Marc-Vivien Foé, futbollist profesionist nga Kameruni ra pa ndjenja në minutën e 72-të të ndeshjes kundër Columbia gjatë kupës FIFA Confederations 2003. Reanimimi i tij ishte fatkeqësisht i pasuksesshëm dhe autopsia zbuloi një sëmundje të muskulit të zemrës (kardiomiopati hipertrofike).

-Phil O’Donnell, mesfushor skocez pësoi arrest kardiak gjatë ndershjes kundër Dundee United në vitin 2007. Autopsia zbuloi insuficiencë kardiake të ventrikulit të majtë.

Shkaqet e mundshme të Vdekjes së Papritur Kardiake tek sportistët dhe jo vetëm janë disa:

-Shkaku më i zakonshëm i VPK-së gjatë ndeshjeve është kryesisht kardiomiopatia hipertrofike (15-25% e rasteve)

-Shkaqe të tjera janë edhe kardiomiopatia aritmogjene e ventrikulit të djathtë, anomalitë e lindura të arterieve koronare, sëmundjet e valvulave (psh. prolapsi i valvulës mitrale), infeksionet dhe infarkti i miokarditit.

Në raste të tjera, edhe kur nuk gjenden anomali strukturore të zemrës, ekzistojnë situara që provokojnë aritmi malinje ventrikulare si: sindromi i zgjatjes së QT, sindromi Brugada, sindromi Wolf Parkinson White, si dhe të tjera kanalopati.

Shumica e këtyre anomalive janë vërtet të vështira për t’u diagnostifikuar pavarësisht kontrolleve kardiake rutinë, sepse në të tilla raste mund të nevojiten ekzaminime më të hollësishme.

Për shembull, EKG-ja e thjeshtë mund të paraqitet normale në 5-10 % të sportistëve, edhe pse ata kanë një kardiomiopati hipertrofike, si dhe në 1/3 e pacientëve me sindromin e zgjatjes së QT.

Atëherë, gjatë një kontrolli të zemrës, sa larg duhet të shkojmë me ekzaminimet kardiake?

Në fund të fundit, sado të thelluara të jenë këto ekzaminime (rezonanca kardiake, studimi elektrofiziologjik, koronarografia), asnjëherë nuk do të mund të shmanget plotësisht Vdekja e Papritur Kardiake. Ndërsa, ekografia e zemrës mbetet në çdo rrethanë një ekzaminim i thjeshtë, jo invaziv dhe lehtësisht i aksesueshëm që mund të përjashtojë disa nga patologjitë e mësipërme. Gjatë praktikës time, jam ndeshur disa herë me të tilla patologji, të cilat janë zbuluar vetëm në momentin e një ekzaminimi ekografik bazik.

Akoma i kemi të freskëta në memorien tonë imazhet e Christian Eriksenit koshient dhe me sy të hapur menjëherë pas reanimimit të suksesshëm, ku të gjithë mbajtëm frymën dhe më pas u lehtësuam dhe i uruam me zemër shërim të shpejtë. Këtu vlen për t’u theksuar se përdorimi sa më i shpejtë i defibrilatorit i rrit shanset e shpëtimit nga vdekja e papritur me 70%, prandaj në metropole rekomandohet që këto pajisje jetë-shpëtuese të jenë të aksesueshme çdo 200m ose thënë ndryshe një e tillë për çdo 1000 banorë.

Fatmirësisht mësuam se Erikseni i është nënshtruar një procedure implantimi të një defribrilatori kardiak të brendshëm, që është një pajisje elektronike e vogël, e ngjashme me pacemaker-in dhe që mund të parandalojë arrestin kardiak fatal duke rivendosur ritmin kardiak nëpërmjet goditjes elektrike.

Ai ka dalë nga spitali i Kopenhagenit në gjendje shëndetësore të mirë dhe të qëndrueshme.

Rasti i tij na rikujton edhe një here rëndësinë e kontrolleve mjekësore të shpeshta, edhe në rastet kur e konsiderojmë veten të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë fizike!

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shk. Nereida Ulqini Xhabija kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Sëmundja Graves (Basedow)

By Spitali Amerikan - Të Reja

Sëmundja Graves (Basedow)

Sëmundja Graves është një çrregullim i sistemit imunitar që rezulton në mbiprodhimin e hormoneve tiroide (hipertiroidizëm).

Hormonet e tiroides ndikojnë në shumë sisteme të trupit, kështu që shenjat dhe simptomat e sëmundjes së Graves mund të jenë të ndryshme. Megjithëse sëmundja e Graves mund të prekë këdo, është më e zakonshme tek gratë dhe tek personat nën 40 vjeç.

Simptomat më të zakonshme janë:

  • Ankth dhe nervozizëm
  • Dridhje e lehtë e duarve ose gishtave
  • Ndjeshmëria ndaj nxehtësisë
  • Humbja e shpejtë e peshës
  • Zgjerimi i gjëndrës tiroide (goiter)
  • Ndryshim në ciklin menstrual
  • Lëvizje të shpeshta të zorrëve
  • Sytë e fryrë (oftalmopatia e Graves)
  • Lodhja
  • Lëkurë e trashë dhe e kuqe
  • Rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës (palpitacione)
  • Çrregullimi i gjumit

Rreth 30% e njerëzve me sëmundjen e Graves shfaqin disa shenja dhe simptoma të oftalmopatisë së Graves. Në oftalmopatinë e Graves, inflamacioni dhe probleme të tjera të sistemit imunitar ndikojnë në muskujt dhe indet e tjera rreth syve tuaj.

Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë:

  • Sytë e fryrë
  • Presion ose dhimbje në sy
  • Qepallat e fryra ose të tërhequra
  • Sytë e skuqur ose të përflakur
  • Ndjeshmëria ndaj dritës
  • Shikim i dyfishtë
  • Humbja e shikimit

Paraqituni te mjeku nëse keni ndonjë problem të mundshëm në lidhje me sëmundjen e Graves për të marrë një diagnozë të shpejtë dhe të saktë. Kërkoni kujdes urgjent nëse po përjetoni shenja dhe simptoma të lidhura me zemrën, të tilla si rrahje të shpejta të zemrëa, rrahje te çrregullta ose nëse përjetoni humbje të shikimit.

Sëmundja e Graves shkaktohet nga një mosfunksionim i sistemit imunitar që lufton sëmundjet e trupit. Sistemi imunitar normalisht prodhon antitrupa për të shënjestruar një virus specifik, bakter ose substancë tjetër të huaj. Ende nuk është zbuluar arsyeja pse sistemi imunitar shkaktohet sëmundjen e Graves.

Normalisht, funksioni i tiroides rregullohet nga një hormon i lëshuar nga një gjëndër e vogël në bazën e trurit (gjëndrra e hipofizës). Antitrupi i shoqëruar me sëmundjen e Graves vepron si hormoni rregullues i hipofizës, kjo do të thotë që ky antitrup tejkalon rregullimin normal të tiroides, duke shkaktuar një prodhim të tepërt të hormoneve tiroide (hipertiroidizëm).

Faktorët e riskut

Gjinia: Femrat kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Graves sesa burrat.

Mosha: Sëmundja e Graves zakonisht zhvillohet tek njerëzit para moshës 40 vjeç.

Çrregullime të tjera autoimmune: Personat me çrregullime të tjera të sistemit imunitar, siç janë diabeti tip 1 ose artriti reumatoid, kanë një rrezik në rritje.

Stresi emocional ose fizik. Ngjarjet stresuese të jetës ose sëmundja mund të veprojë si shkas për fillimin e sëmundjes së Graves midis njerëzve që kanë gjene që rrisin rrezikun e tyre.

Shtatzënia. Shtatzënia ose lindja e fundit mund të rrisë rrezikun e çrregullimit, veçanërisht në mesin e grave që kanë gjene që rrisin rrezikun e tyre.

Duhanpirësit që kanë sëmundjen e Graves janë gjithashtu në rrezik në rritje të zhvillimit të oftalmopatisë së Graves.

Shkaku i oftalmopatisë së Graves

Oftalmopatia e Graves rezulton nga grumbullimi i disa karbohidrateve në muskujt dhe indet pas syve – shkaku i të cilave gjithashtu nuk dihet.

Duket se i njëjti antitrup që mund të shkaktojë mosfunksionim të tiroides mund të ketë gjithashtu një “tërheqje” për indet që rrethojnë sytë.

Oftalmopatia e Graves shpesh shfaqet në të njëjtën kohë me hipertiroidizmin ose disa muaj më vonë, por shenjat dhe simptomat e oftalmopatisë mund të shfaqen vite para ose pas fillimit të hipertireozës. Oftalmopatia e Graves mund të ndodhë edhe nëse nuk ka hipertiroidizëm.

Komplikimet e sëmundjes së Graves mund të përfshijnë:

Komplikimet e shtatzënisë. Komplikimet e mundshme të sëmundjes së Graves gjatë shtatzënisë përfshijnë abort, lindje të parakohshme, mosfunksionim të tiroides fetale, rritje të dobët të fetusit, dështim të zemrës së nënës dhe preeklampsi.

Çrregullime të zemrës. Nëse nuk trajtohet, sëmundja e Graves mund të çojë në çrregullime të ritmit të zemrës, ndryshime në strukturën dhe funksionin e muskujve të zemrës dhe paaftësinë e zemrës për të pompuar gjak të mjaftueshëm në trup.

Komplikacione të tiroides. Një ndërlikim i rrallë por i rrezikshëm për jetën e sëmundjes Graves është stuhia tiroide, e njohur gjithashtu si hipertiroidizëm i përshpejtuar ose krizë tirotoksike.

Rritja e papritur dhe e menjëhershme e hormoneve tiroide mund të shkaktojë shumë pasoja, duke përfshirë ethe, djersitje, të vjella, diarre, dobësi, kriza, rrahje të çrregullta të zemrës, lëkurë dhe sy të verdhë, presion të ulët të gjakut dhe koma.

Kocka të brishta. Hipertiroidizmi i patrajtuar gjithashtu mund të çojë në kocka të dobëta, të brishtë (osteoporozë). Fuqia e kockave tuaja varet, pjesërisht, nga sasia e kalciumit dhe mineraleve të tjera që ato përmbajnë. Shumë hormon tiroide ndërhyn në aftësinë e trupit tuaj për të përfshirë kalciumin në kockat tuaja.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Çfarë është, si diagnostikohet dhe si trajtohet Fibrilacioni Atrial nga Dr. Alfred Nona

By Spitali Amerikan - Të Reja

Çfarë është Fibrilacioni atrial?

Fibrilacioni atrial (FA) është aritmia më e shpeshtë e zemrës, prek 2-4% të adulteve (të rriturve) ose 2% të popullatës.

Është një takiaritmi apo bradiaritmi (çrregullim dhe kaoticizëm i ritmit) e dhomave të sipërme të zemrës, gjë që bën humbjen e një tkurrje efikase të këtyre dhomave duke humbur eficencën kardike me gati 20% (humbje e kontributit atrial).

Cilat janë simptomat dhe si bëhet diagnostikimi i FA?

Një pjesë e mirë e pacientëve nuk kanë simptoma apo kanë simptoma të lehta, ndërsa pacientët e tjerë mund të kenë;

  • 1) palpitacion aritmik
  • 2) dispne (marrje fryme)
  • 3) asteni (lodhje, këputje)
  • 4) lipotimi
  • 5) sinkope apo/edhe
  • 6) dhimbje kraharori.

Përsa i përket diagnozës mbështetemi tek anamneza, egzaminimi objektiv, analizat e laboratorit, EKG-ja, Holter-EKG apo edhe ekokardiograma, të gjitha këto mjaftojnë në shumicën e rasteve, ndonjeherë thellohemi edhe me egzaminime të tjera.

Çfarë rrezikojnë pacientët që kanë FA dhe nuk kurohen?

Në radhë të parë 5-fishohet rreziku për

  1. Stroke (paralizë) që është komplikanca madhore e kësaj aritmie sepse kjo aritmi predispozon formimin e gjakut të mpiksur në brendësi të zemrës sidomos aurikulës së majtë.
  2. Shton vdekshmërinë e pacientit për shkak të “stroke” dhe insuficiencës kardiake nëse nuk trajtohet.
  3. Gati 20-30% e pacientëve me FA komplikohen me insufience kardiake.
  4. Cilësia e jetës dëmtohet rëndë në gati 60% të pacientëve
  5. Shton anksiozitetin dhe depresionin.
  6. Shton probabilitetin e demencës vaskolare.
  7. Shtrim në spital në 10-40% të pacientëve gjatë një viti.

Çfarë është strategjia e kontrollit të ritmit?

Nëse mjeku vendos që ta kthejë në ritëm normal (ritëm sinuzal) pacientin në bazë të karakteristikave strukturore të zemrës, shpeshtësisë së aritmisë, atriumit të majtë etj etj ateherë kryejmë kthimin nëpërmjet dy metodikave

1) kardioversionit farmakologjik pra përdorim medikamente në forme ev ose për os (tableta) dhe

2) kardioversion elektrik nëpërmjet defibrilatorit bifazik (DC schock).

Çfarë është strategjia e kontrollit të frekuencës kardiake (rrahjeve të zemrës)?

Nëse vendoset që pacienti do qëndrojë me aritmi, por me rrahje të kontrolluara dhe hollues gjaku, kjo quhet strategji e kontrollit të rrahjeve. Bëhet tek pacientë që ripërsërisin aritminë shumë shpesh apo kanë modifikime strukturore të rëndësishme të zemrës. Përdoren disa medikamente apo edhe shumë rrallë ablate and pace.

Të dyja strategjitë e lartpërmendura janë ekuivalente përsa i përket jetëgjatësisë së pacientit apo dhe verifikimit të stroke (paralizës).

Përse duhet të përdoren holluesit e gjakut?

Përdoren për të reduktuar në mënyrë të rëndesishme eventet tromboembolike cerebrale apo periferike që kjo artimi shkakton, gjithashtu shtojnë edhe jetëgjatësine e pacientit duke prandaluar stroke apo edhe insuficencen kardiake. Holluesit e gjakut janë antikoagulantët e vjetër apo antikoagulantët e rinj por asnjëherë aspirina apo clopidogrel që kanë tjetër rol.

Përse përdoret profilaksi?

Duke qenë që është shpesh një aritmi që përsëritet atëherë tentohet të parandalohet me medikamente, rezultatet gjithsesi janë mesatarisht të pranueshme me këto barna por jo që ndalojnë me përqindje të lartë verifikimin e ripërsëritjes së FA.

Çfarë roli ka ekokardiograma transesofageale?

Tek pacientë që kanë mbi 48 orë me FA jemi përballë dy rrugëve ose

  • ti hollojmë gjakun pacientit me hollues për > 3 javë ose
  • të kryejmë ekon me sonde, e cila përjashton nëse kemi gjak të mpiksur (tromb) në brendësi të zemrës (sidomos aurikulës dhe atriumit të majtë) dhe më pas të kryejmë kardioversionin elektrik (farmakologjiku në këtë kategori funksionon me pak). Pra përshpejtojmë procedurën e kthimit në ritëm normal.

Çfarë është ablacioni i FA?

Është një procedurë invazive që ka rezultur më mirë sesa anti-aritmikët për mbajtjen në ritëm normal por deri më tani ka përmirsuar

  1. sintomatologjine
  2. cilësinë e jetës dhe
  3. tolerancën ndaj efortit por jo, jetëgjatësinë apo parandalimin e stroke të pacientëve, duke qenë procedurë invazive ka benefitet dhe rreziqet e saj.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Alfred Nona, kardiolog në Spitalin Amerikan 1.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv: “Tortura e mendimeve shqetësuese dhe të padëshiruara te fëmijët”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Çrregulimi Obsesiv-Kompulsiv karakterizohet nga prania e obsesioneve dhe kompulsioneve që ndikojnë negativisht në jetën e femijës. Obsesionet konsiderohen si mendime, imazhe apo ide të cilat konsiderohen nga fëmija si të padëshiruara, që nuk mund t’i largojë dhe shkaktojnë shqetësim dhe ankth. Kompulsionet konsiderohen sjellje qe fëmija ndihet i detyruar t’i realizojë në mënyrë të përsëritur për të çliruar ankthin e krijuar nga obsesionet.

Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv (OCD) shpesh shihet i lidhur me adultët, por në fakt statistikat tregojnë se rreth 4% e fëmijëve dhe adoleshentëve mund të zhvillojnë OCD. Mosha mesatare e fillimit te kjo grupmoshë është 10 vjeç ndonëse mund të diagnostikohet që në moshën 5-6 vjeçare.

Obsesionet mund të jenë të fushave të ndryshme dhe ndryshojnë nga njëri fëmijë te tjetri. Obsesionet më të shpeshta te fëmijët mund të prezantohen si:

• Mendime të padëshiruara dhe shqetësuese apo imazhe të dhunshme, mendime se do ndodhi diçka e keqe apo të dëmtojë të tjerët.

• Shqetësim ekstrem se diçka e keqe do ndodhi, do bëj diçka gabim, mendime katastrofike.

• Shqetësime të lidhura me mendime për rregullin, simetrinë, renditjen.

• Shqetësime të lidhura me fatin e mirë apo të keq, apo me natyrë religjioze.

• Shqetësime rreth infektimit, sëmundjeve, pastërtisë etj.Kompulsionet janë zakonisht të lidhura me natyrën e obsesioneve, për shembull një fëmijë që ka mendime të përsëritura në lidhje me pastërtinë, bakteret do përfshihet në sjellje kompulsive përsëritëse si larja e përsëritur e duarve.

Kompulsionet më të zakonshme te fëmijët janë:

• Numërimi i sendeve/objekteve në mënyrë të përsëritur

• Përsëritja e aktiviteteve të përditshme në të njëtën mënyrë, me të njëjtën radhë (psh rituali i gjumit)

• Larje e tepërt e duarve, bërja e dushit apo larja e dhëmbëve• Vendosja e sendeve/objekteve në një mënyrë të caktuar

• Kontrollimi i përsëritur (psh kontrollimi i përsëritur nëse është mbyllur dera, nëse ka bërë detyrat etj)

• Pyet në mënyrë të përsëritur familjarët apo prindërit për t’u risiguruar per të njëjtën pyetjeShpesh fëmijët e kanë të vështirë të tregojnë për praninë e mendimeve obsesive apo nuk munden t’i shpjegojnë ato dhe kjo bën që tek ata të mbizotërojnë veprimet kompulsive.

U takon pikërisht prindërve, familjarëve që të jenë vigjilentë ndaj këtyre shqetësimeve te fëmijët dhe adoleshentët dhe të kërkojnë ndihmën e specializuar sa më shpejt.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë Dr.Elona Dashi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Përse infertiliteti është në rritje – Dr. Elton Peçi

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një në 8 çifte përjeton vështirësi në arritjen e shtatzanisë dhe sipas studimeve të shumta kjo shifër është në rritje. Po përse ndodh kjo?
Është fakt që vitet e fundit po konstatohet një reduktim i fertilitetit si tek mashkulli ashtu edhe tek femra. Në bazë të këtij reduktimi janë faktorë socialë dhe mjeksorë. Një ndikim të madh në këtë drejtim ka mosha, stili i jetesës dhe ambienti ku jetojmë.

Çiftet kërkojnë të bëhen prindër në një moshë më të madhe …
Në dekadat e fundit po shohim një rritje të moshës kur femra bëhet nënë për herë të parë. Ky fakt tregon tendencën që kanë çiftet për të arritur shtatzaninë në një moshë më të madhe. Tashmë ka gjithnjë e më pak femra që bëhen nëna për herë të parë përpara moshës 25 vjeç dhe gjithnjë e më shumë femra që bëhen nëna për herë të parë pas moshës 34 vjeç.

Ky është një trend social dhe shumë kompleks, dhe nuk duhet të kuptohet si thjesht një vendim i vetë femrave për të patur fëmijë në një moshë më të madhe.

Si meshkujt edhe femrat, gjithnjë e më shumë shpenzojnë më shumë kohë për studime apo për karierrë, duke bërë që të krijojnë familje gjithnjë e më vonë. Në eksperiencën time si specialist infertiliteti, më tepër se një vendim personal i femrës, janë kushtet sociale ato që e detyrojnë një femër të ketë fëmijë më vonë. Tashmë femra kërkon një rol gjithnjë e më të madh në shoqëri, kërkesat dhe presioni i shoqërisë janë akoma më të mëdha ndaj femrës ndërkohë që mbështetja që një femër mund të gjejë nqs bëhet nënë në një moshë të re është gjithnjë e më e pakët.

Partnerët meshkuj mund ta vonojnë vendimin për të patur fëmijë për shkak se e shohin më pak urgjent këtë vendim marrje. Por në disa raste, të tillë partner e kanë të vështirë të kuptojnë se mund të përballen me vështirësi në momentin kur ata të jenë gati.Ndërkohë që mosha në të cilën ciftet bëhen prindër është në rritje, ora biologjike nuk ka ndryshuar aspak. Ajo është po e njëjta. Dhe shanset për koncepsion bien në mënyrë të ndjeshme pas moshës 35 vjeç. Në moshën 43 vjeç shanset e një femre të arrijë shtatzaninë me vezët e saj janë ≈ 5% dhe në moshën 45 vece këto shanse bien në 1%.

Dëgjoj shpesh gjatë praktikës time si mjek specialist se shumë paciente nuk shqetësohen shumë për shtyrjen e vendimit për tu bërë nëna pasi ekziston Fertilizimi In Vitro. Është e vërtetë që Fertilizimi In Vitro është një metodë e shkëlqyer për ato që nuk e arrijnë shtatzaninën në mënyrë natyrale, por nuk mund të “zgjidhë” problemin kur kemi vezë më të “vjetra” në moshë. E thënë ndryshe, Fertilizimi In Vitro nuk mund të ndryshojë cilësinë e vezëve, e cila dihet që është në përpjestim të zhdrejtë me moshën e femrës! Kjo do të thotë se sa më e madhe mosha e femrës aq më e ulët është edhe cilësia e vezëve dhe për rjedhojë aq më e pakët është mundësia që ato të japing një embrion të shëndetshëm. Si rjedhim kemi më pak embrione që kanë aftësinë për tu implantuar në mitër.

Nga ana tjetër, me kalimin e viteve të tjerë faktorë mund të ndërhyjnë apo të shfaqen duke dëmtuar akoma më shumë fertilitetin, si për shembull endometrioza, miomat polipet etj.


Ambienti ku jetojmë ka ndikimin e tij …Jo gjithcka lidhet me femrën apo me moshën e femrës. Edhe fertiliteti tek meshkujt reduktohet me kalimin e viteve, ndonëse jo aq sa edhe tek femrat. Disa studime tregojnë një reduktim të cilësisë së spermës tek meshkujt pas moshës 40 vjeç duke sellë kështu më shumë mutacione gjenetike tek spermatozoidet. Vlerat e spermiogramës kanë pësuar rënie në 40 vitet e fundit, gjë që sugjeron për një ndikim të faktorëve mjedisorë dhe të stilit të jetesës në këtë drejtim. Përdorimi i lap-topëve, rritja e temperaturës locale në skrotum, ndotja nga degradimi i produkteve të plastikës (të cilat hyjnë në zinxhirin ushqmor) mendohet se kanë një ndikim në këto ndryshime të spermogramës.

Ndikimi i stilit të jetesës. Duhani, alkooli, mbipesha janë kanë një ndikim negativ në vlerat e spermogramës, duke ndikur kështu edhe ato në rritjen e infertilitetit mashkullor. Në ndryshim nga faktorët ambientalë, të paktën këto janë faktorë që mund të ndryshohen. Ndalimi i alkoolit, duhanit dhe respektimi i një diete të shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë parë që restaurojnë vlerat e spermogramës në nivele normale.

Çfarë duhet bërë? Megjithëse fertiliteti është në rënie, ka gjithashtu një mori alternativash për ciftet infertile. Por të gjitha këto duhet të paraprihen nga konsulta me një mjek gjinekolog specialist në infertilitet atëherë kur shtatzania vonon. Në këtë mënyrë do të kenë mundësinë për të kryer analizat dhe trajtimet e duhura.

Kështu do të shmangin humbjen e kohës që është shumë e rëndësishme në këtë drejtim.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Spitali Amerikan, zgjedhja e turistëve për kontrollet shëndetësore

By Spitali Amerikan - Të Reja

Turizmi në Shqipëri po rikuperon humbjet që shënoi nga pandemia.
Sipas Institutit të Statistikave, prillin e këtij viti të huajt që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë ishin afro 19 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës kur vendi ndodhej në karantinë për shkak të Covid 19.
Shumë prej të huajve përveçse vizitojnë vendet turistike përfitojnë dhe për të kryer vizita shëndetësore. Humbert Antero, nga ishulli i Curaçao është një prej tyre.

43 vjeçari erdhi për disa ditë pushime, por miqtë i sugjeruan të përfitonte nga ky udhëtim dhe të kryente në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë kontrollet shëndetësore që kishte lënë pezull në vendin e tij.

“Kam ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime. Njoha miq këtu. Ata më folën për Spitalin Amerikan dhe sot erdha për të kryer disa kontrolle. Për mua ishte një përvojë shumë e këndshme”, thotë ai.
Me përfundimin e vizitave Humbert tregon përshtypjet për Spitalin Amerikan 3 në Tiranë.

“Pata mundësinë të kryeja të gjitha ekzaminimet që dëshiroja, me mjekë profesionist dhe mora rezultatet e analizave në një kohë të shkurtër. Do t’ia sugjeroja çdo turisti, nëse vizitoni Shqipërinë lini një takim në Spitalin Amerikan. Kryeni një kontroll dhe mësoni nëse gjithçka po shkon mirë tek ju”, shtoi ai.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose në rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Gati për verën? Baloni Gastrik, mënyra më efikase jo-kirurgjikale për rënien në peshë.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Gati për verën?

Baloni Gastrik, mënyra më efikase jo-kirurgjikale për rënien në peshë.

  • Procedura zgjat 30 minuta.
  • Humbja totale e peshës së tepërt varion nga 30% në 47%.
  • Baloni Gastrik qëndron në stomak deri në 12 muaj.

Nga data 15 maj deri më 15 qershor, në Spitalin Amerikan procedura e balonit gastrik do të ofrohet me çmimin preferencial 1850 Euro.
Kjo procedurë jokirugjikale konsiston në vendosjen e një tullumbaceje silikoni në stomak e cila ndihmon në rënien në peshë pasi bën të mundur kufizimin e sasisë së ushqimit që konsumoni dhe ju ndjeheni të ngopur.
Kjo procedurë është një zgjedhje optimale për personat që kanë probleme me peshën, ndërkohë që dietat dhe stërvitja nuk kanë funksionuar.

Teste laboratorike dhe ekzaminime mjekësore janë të nevojshme përpara kryerje së kësaj procedure.

Baloni Gastrik ndihmon në një rënie të konsiderueshme në peshë. Rreth 7% deri në 15% rënie e peshës trupore është tipike në gjashtë muajt e parë pas vendosjes së balonit gastrik. Humbja totale e peshës së tepërt varion nga 30% në 47%.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 6 of 34«‹45678›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë