Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Mentor Petrela MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, IFAANS mbi Planin e Veprimit për Stroke për Evropën

By Spitali Amerikan - Të Reja

Mentor Petrela MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, IFAANS

Shoqata Europiane e Stroke (ESO), lancon një Plan Aksioni (Action Plan) per Europën, plan afatgjatë 2018-2030 në bashkëpunim me Aleancën e Stroke për Europën (SAFE) ku pjesë e këtij plani është edhe Shqipëria.

Stroke Unit në Spitalit Amerikan 3, është qendra më e specializuar në vend dhe rajon për trajtimin e goditjeve në tru.

As a Stroke Action Plan for Europe representative, I am supporting the Declaration for Action on Stroke on European Stroke Awareness day @Stroke Safe @ESO – European Stroke Organisation

https://actionplan.eso-stroke.org/

Ronaldo në këmbë falë ndërhyrjes në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ronaldon e mbani mend?

Tani Ronaldo është në këmbë.

Përpara 6 muajsh, me ndihmën e Spitalit Amerikan dhe disa njerëzve të mirë, u mundësua operacionin ku i vogli amputoi këmbën, si e vetmja mënyrë për t’u ngritur në këmbë.

Këtë zgjidhje ia ofronte vetëm Dr. Kamil Kose në Spitalin Amerikan 2. E kundërta, do mbeste gjithmonë në karrocë.

Dr. Kamil Kose, mjeku me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ortopedisë, i specializuar dhe me eksperiencën e duhur për këtë ndërhyrje kaq të vështirë dhe delikate. Dr. Kamil Kose kreu një ndërhyrje, duke amputuar një pjesë të gjymtyrës së pazhvilluar, nga niveli i nyjes së gjurit, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mbajë një protezë dhe të ecë në mënyrë të pavarur dhe mos të ketë më dhimbje.

Miq zemërgjerë si Turjan Hyska. i cili vendosi që një pjesë të konsiderueshme të kostos së protezës ta merrte vetë përsipër dhe falë operacionit të realizuar me sukses u mundësua që kampioni ynë i vogël të ngrihej në këmbë dhe t’i kthehej buzëqeshja.

Ai nuk kishte provuar më parë të ecte në këmbë pa ndihmë, dhe kjo gjë për të, siç ai e tha, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur.

Faleminderit Osman Stafa që na prezantove me rastin e Ronaldos.

Faleminderit të gjithëve atyre që kanë kontribuar për të ndryshuar jetën e një fëmije!

Buzëqeshja e Ronaldos sot është e paharrueshme!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike në Spitalin Amerikan 3, Shef Christos Maroudis dhe Dr. Juxhin Gjoshe gjatë një ndërhyrje.
Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike në Spitalin Amerikan 3 mbulon të gjitha ndërhyrjet endoskopike, heqjen e miomave dhe polipeve endometriale, septumin mitrës dhe të gjithë gamën e shërbimeve të kirurgjisë endoskopike.

Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike është i përbërë nga mjekët më të mirë vendas dhe të huaj dhe i pajisur me pajisjet teknologjike më të fundit.
Histeroskopia është një procedurë kirurgjikale minimale invazive, e cila përdor një tub të hollë të ngjashëm me endoskop për të parë në hapesirën e brendshme të mitrës.

Histeroskopia përdoret të përcaktuar shkakun e problemeve si:

  • Hemorragji të çrregullt ose në sasi të shtuar, e cila nuk ndryshon edhe pas përdorimit të medikamenteve.
  • Hemorragji midis cikleve menstruale
  • Hemorragji pas menopauzës
  • Hemorragji e çrregullt gjatë marrjes së terapisë hormonale
  • Aborte spontane
  • Për të marrë biopsi në nivelin e dëmtimit
  • Për të përcaktuar diagnozën e ndryshimeve të endometrit, të para në ekografi
  • Për të bërë eksplorimin gjinekologjik te vajzat në moshë të vogël dhe/ose të virgjëra

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun Christos Maroudis kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Takimi e Ambasadores së SHBA në Shqipëri, Znj. Yuri Kim me Z. Klodian Allajbeu në Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - Të Reja

Gjatë ditës së hënë në Spitalin Amerikan u organizua një takim midis Shkëlqesisë së Saj, Ambasadores së SHBA në Shqipëri, Znj. Yuri Kim dhe Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.

Gjatë vizitës së zhvilluar nga Spitalin Amerikan 3, Dr. Klodian Allajbeu shoqëroi Znj. Yuri Kim në hapësirat spitalore, duke i bërë një prezantim të ambienteve dhe kompanisë dhe më pas u organizua një takim i shkurtër me mjekë dhe staf mjekësor.

Gjatë takimit me mjekët Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Znj. Yuri Kim foli për rëndësinë dhe impaktin që kanë patur mjekët dhe stafi mjekësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe falenderoi ata për punën e tyre të përkushtuar jo vetëm tani, por çdo ditë.

Vizita e Ambasadores së SHBA në Shqipëri, Znj. Yuri Kim ishte për biseduar dhe parë mbarëvajtjen e Spitalit Amerikan, si një biznes me investime nga Fondi Amerikan. Mbas investimit të Spitali Amerikan, qëndron SEEF II dhe investime nga investitorë të huaj duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Agjencisë së investimeve të qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation) si edhe të EBRD (Banka Europiane per Rindërtim dhe Zhvillim).

Spitali Amerikan është pionier i sistemit të kujdesit shëndetësor privat në vend. Me më shumë se 2700 punonjës të kujdesit shëndetësor profesional, tani jemi një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Spitali Amerikan ka lehtësuar jetën e qytetarëve dhe ka sjellë në vend ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

Prof. Dr. Faruk Dogan – Nefrektomia radikale

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Faruk Dogan, tregon për një rast të vështirë të realizuar me sukses në Spitalin Amerikan 3. Pacienti ka një tumor në veshka.

Është një tumor në stad të avancuar dhe nuk është tumor i lokalizuar. Është një rast i vështirë, pasi ka një përhapje në venen cava, e cila është një enë e madhe gjaku dhe gjithashtu është ngjitur me Ileumin dhe duodenin (pjesë të zorrës së hollë). Dr. Faruk do të kryejë nefrektomi radikale dhe pas heqjes së gjithë masës do të kryhet një rikonstruksion i venës kava dhe i zorrës së hollë.

Nefrektomia radikale (e plotë) është një ndërhyrje gjatë të cilës kirurgu urolog heq të gjithë veshkën dhe shpesh disa struktura shtesë, si pjesë e tubit që lidh veshkën me fshikëzën ose organe ngjitur si gjëndra mbiveshkore ose nyjet limfatike. Një nefrektomi kryhet për të trajtuar kancerin e veshkave ose për të hequr një tumor. Kirurgu urologjik mund të kryejë një nefrektomi përmes një prerjeje të vetme në bark ose anash (nefrektomi e hapur) ose përmes një serie prerjesh të vogla në bark (nefrektomia laparoskopike).

Kanceri më i zakonshëm i veshkave tek të rriturit, karcinoma e qelizave renale, fillon në qelizat që veshin tubat e vegjël në veshkë. Tumoret në veshka te fëmijët janë të rrallë, por kur ato ndodhin, fëmijët kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë një lloj kanceri në veshka të quajtur tumor i Wilms, ndoshta i shkaktuar nga zhvillimi i dobët i qelizave të veshkave.

Këto ndërhyrje të vështira kryhet me sukses nga Dr. Faruk Dogan, kirurg urolog pranë Spitalit Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun urolog Dr. Faruk Dogan kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Çfarë është Pre-eklampsia? Nga Dr. Elton Peci.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Pre-eklampsia (shkurt PE) është një sëmundje që shfaqet vetëm në shtatzani. Ajo mund të prekë bebin, nënën ose të dy bashkë në më të shumtën e rasteve. Mund të shfaqet në cdo moment pas javës së 20-të të shtatzanisë.

  • Tek nëna ajo mund të shkaktojë crregullime me tensionin arterial (hipertension) dhe humbje të proteinave me urinën (proteinuria, albuminuria). Fillimisht këto crregullime mund të jenë të heshtura, minore por më vonë mund të bëhen serioze.
  • Bebi në barkun e nënës mund të rritet më ngadalë në peshë (IUGR) ose mund të vuajë nga pakësimi i sasisë së oksigjenit që sjell placenta.

Sa shpesh ndodh PE?

PE mund të takohet deri në 10% të shtatzanive, duke qenë kështu komplikacioni më i shpeshtë i shtatzanisë para lindjes. Zakonisht ndodh më shpesh në shtatzaninë e parë, megjithëse një pjesë e grave që kanë patur shtatzani me PE bëjnë sërish PE në shtatzanitë e tjera.

Sa e rrezikshme është PE?

Zakonisht PE është e lehtë, por në 1% të shtatzanive është e formës së rëndë duke vënë në rrezik jetën e bebit dhe të nënës në të njëjtën kohë. Rreziku për fetusin vjen si pasojë e pamundësisë së placentës për të plotësuar nevojat e bebit me oksigjen, distakos së placentës dhe e lindjeve të detyruara parakohe për të shpëtuar jetën e nënës. Rreziku për nënën shtatzanë mund të vijë për shkak të krizës hipertensive, distakos së placentës, hemorragjive në lindje, çrregullimeve të koagulimit dhe komës eklamptike.

Kush rrezikohet më shumë?

Është e pamundur të përcaktosh me siguri se cila paciente do të bëjë PE. Çdo femër është në rrezik të bëjë PE në shtatzaninë e parë. Megjithatë rrezik më të lartë paraqesin shtatzanat që:
• kanë një histori familjare për këtë komplikacion.

  • kanë patur PE në shtatzaninë e parë.• kanë shtatzani multiple (binjakë, trinjakë)
  • vuajnë nga sëmundje të ndryshme (diabet, sëmundje të veshkave, hipertension, migrenë) që mund të shoqërojnë shtatzaninë
  • janë në moshë > 35 vjeçe dhe ato < 20 vjeçe.
  • janë obeze

Çfarë e shkakton PE?

Shkaqet e PE nuk dihen ende. Mendohet të jenë përfshirë edhe faktorë gjenetikë pasi shtatzanat nënat dhe motrat e të cilave kanë kaluar PE janë më të rrezikuara ta kalojnë vetë PE. Ajo që dihet me siguri është se PE vjen nga placenta – një organ special që lidh bebin me nënën. Placenta ka nevojë për një furnizim të mjaftueshëm me gjak nga nëna për të plotësuar nevojat e bebit. Në PE, placenta merr një furnizim të pamjaftueshëm me gjak për shkak të ngushtimit të arterieve që e lidhin atë me mitrën. Kjo sjell pasoja serioze për rritjen e bebit dhe për shëndetin e nënës.

Çfarë mund të ndodhë me nënën?

Sinjalet nga pamundësia e placentës për të siguruar një fluks normal gjaku kapen nga enët e gjakut të nënës. Këto enë gjaku ngushtohen duke bërë që funksioni i veshkave tek nëna të dëmtohet. Kjo bën që produkte që duhet të eliminohen nga veshkat të akumulohen në gjakun e nënës, ndërkohë që proteinat e gjakut të humbasin përmes urinës. Me përparimin e sëmundjes, mëlçia e nënës, mushkëritë, truri dhe sistemi i koagulimit mund të preken gjithashtu. Komplikacionet më të rrezikshme të PE janë koma dhe konvulsionet (eklampsia), hemorragjia cerebrale (iktus), edema pulmonare (likid në mushkëri), insuficienca renale (bllokimi i funksionit të veshkave), insuficienca hepatike (bllokimi i funksionit të mëlçisë) dhe çrregullimet në koagulim. Të gjitha këto janë të rrezikshme për jetën e nënës.

Cilat janë shenjat e PE?

PE në stadet fillestare nuk paraqet ndonjë shenjë. Në këtë stad ajo mund të diagnostikohet vetëm rastësisht nga testet / analizat e ndryshme depistuese. Në shumicën e rasteve kombinimi i hipertensionit me shfaqjen e proteinurisë (proteinat, albumnina në urinë) sugjeron për PE. Megjithatë kjo nuk vlen në të gjitha rastet. Tensioni arterial në PE zakonisht është mbi vlerat 140/90 mmHg. Një tjetër shenjë (më pak specifike) është edhe edema (enjtja nga grumbullimi i likideve) e këmbëve, duarve dhe fytyrës. Megjithatë edema për shkak se shikohet edhe në një pjesë të mirë të shtatzanive normale nuk mjafton për të dyshuar për PE.Shenjat si dhimbja së pjesën e sipërme të barkut, të vjellat, dhimbja e fortë e kokës dhe çrregullimet në shikim, fotofobia (frika dhe bezdisja nga drita) paralajmërojnë se PE është në një stad të përparuar tashmë. Këto shenja nuk duhet të injorohen asnjëherë, pasi janë sinjale të një rreziku iminent.

A ka ndonjë kurë për PE?

Një shtatzani e prekur nga PE nuk mund të kthehet në normale. Por vetë PE mund të ndalohet duke kryer lindjen e bebit. Në kryerjen e lindjes mundohemi të planifikojmë atë moment që të jetë me përfitim për nënën dhe për bebin në të njëjtën masë. Për fat të keq jo gjithnjë zgjdhjet janë të lehta. Kur PE shfaqet herët në shtatzani, ndërprerja (e detyruar) e shtatzanisë vë në rrezik jetën e bebit.

Çfarë trajtimesh mund të përdoren?

Shtatzanat me PE të formës së rëndë zakonisht hospitalizohen. PE të rëndë kemi në rastet me vlera të larta të tensionit arterial dhe me proteinuri të madhe. Hospitalizimi ka për qëllim vlerësimin se sa serioze është PE dhe sa shpejt progreson ajo. Nuk duhet harruar se PE është progresive. Ajo veç përparon dhe nuk përmirësohet. Qëllimi final i hospitalizimit është përcaktimi i kohës së duhur për lindje (qoftë edhe para kohe) me qëllim që tu paraprihet komplikacioneve të rrezikshme për jetën e nënës apo të bebit. Ndër medikamentet e përdorura në janë antihipertensivët dhe anti konvulsantët, të cilët reduktojnë komplikacionet e PE. Dhënia e këtyre medikamenteve mund të fitojë një kohë të vyer për të stimuluar mushkëritë e bebit me kortizonikë të cilët duan 24-48 orë të japin efekt.

Çfarë mund të ndodhë tek bebi?

Me reduktimin e fluksit të gjakut nga nëna te placenta, bebi merr më pak oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo sjell fillimisht një ngadalësim të rritjes në peshë (IUGR) dhe më vonë edhe mungesë të oksigjenit. Në momentin që PE dyshohet, bebi duhet të monitorizohet me kujdes po aq sa edhe nëna. Në rastet kur rritja ndalon ose kur gjendja e bebit është në rrezik, atëherë programohet lindja e bebit. Ky vendim është shumë më i lehtë për shtatzanitë që kanë kaluar javën e 34-të. Për shtatzanitë më të vogla se 30 javë, asgjë e sigurtë nuk mund të thuhet për mbijetesën e bebit. Edhe mbi 30 javë, bebi mund të jetë në rrezik, por nga ana statistikore vdekshmëria dhe sëmundshmëria është më e vogël se sa kur shtatzania ndërpritet për shkak të PE para javës së 30-të.

A ka efekte afatgjata PE?

Për shumicën dërrmuese të nënave që kalojnë PE, nuk ngelen pasoja afatgjata, pasi lindja i zhduk të gjitha efektet negative të PE. Në një pjesë shumë të vogël, mund të mbeten disa pasoja në organet që vuajnë më shumë gjatë PE (mëlçia dhe veshka). Gjithahsstu një pjesë e vogël zhvillon hipertension me kalimin e viteve.

Efektet tek bebi varen nga fakti se sa herët kanë lindur nqs janë prematur, si dhe sa gjatë bebi i është nënshtruar mungesës së oksigjenit në mitrën e nënës me PE.

A mund të parandalohet PE?

Ende nuk ka një mendim unanim lidhur me ndonjë medikament apo dietë e cila mund të parandalojë PE. Debatet më të shumta lidhen me përdorimin e aspirinës, e cila mendohet se parandalon ose vonon shfaqjen e PE në femrat që janë më shumë të rrezikuara për të kaluar PE. Jo më kot edhe në USA përdoret shprehja: “One aspirin a day takes the doctor away” “Një aspirinë në ditë mban doktorin larg”.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr.Elton Peçi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar – Dr. Shk. Sotiraq Lako

By Spitali Amerikan - Të Reja

Çfarë është Anemia?

Anemia është sëmundja më e shpeshtë hematologjike. Termi “anemi” i përdorur në mjekësinë klinike i referohet reduktimit poshtë vlerave normale të pranuara të hemoglobinës (sipas moshës dhe seksit të personit) me ose pa ulje të numrit absolut të eritrociteve. Pakësimi i hemoglobinës çon në shfaqjen e simptomave dhe shenjave të anemisë.

Klinika (simptomat dhe shenjat) e Sindromit Anemik

Prania ose mungesa e shenjave klinike të anemisë përcaktohen nga 4 faktorë:

1. Shpejtësia e instalimit të anemisë. Një anemi e instaluar shpejt (post hemorragjike, hemolizë) ka klinikë më të shprehur se kur instalohet gradualisht (Sistemi Kardiovaskular ka më shumë kohë për t’u përshtatur).
2. Shkalla e anemisë. Sa më e thellë të jetë anemia, aq më e theksuar është klinika. Klinika e anemisë shfaqet kur Hb është më pak se 9-10gr/dl, por ka raste që pakësimi i Hb të jetë i theksuar dhe përsëri të mos ketë shenja ose të jenë shumë të pakta nëse ajo është instaluar gradualisht dhe personi ka qenë i shëndetshëm dhe në moshë të re (si tek anemia nga mungesa e hekurit).
3. Mosha dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Moshat e vjetra e suportojnë aneminë më vështirë se sa mosha e re dhe kjo lidhet me sistemin kardiovaskular dhe sëmundjet shoqëruese kardiopulmonare.
4. Kurba e disocimit të Hb nga oksigjeni. Anemia shoqërohet me lehtësi më të madhe për të çliruar oksigjenin nga Hb tek indet.

Simptomat – Dobësi, lodhje e përgjithshme, më të theksuar në sforcimet fizike (konsumohet më shumë oksigjen), vështirësi në frymëmarrje, dhembje koke (në pjesën e pasme të saj), miza para syve, zhurmë në vesh. Te moshat e vjetra dhe kur instalohet shpejt mund të shfaqen dhe simptomat e angina pectoris (dhembje gjoksi) etj.

Shenjat – këto ndahen në shenja të përgjithshme dhe specifike.

• Shenjat e përgjithshme përfshijnë zbehjen e lëkurës dhe të mukozave (të cilat shfaqen kur Hb është më pak se 9-10 gr/dl). Vlerësimi duhet bërë në dritë natyrale. Anemia duket më mirë në membranat mukoze (buzët, goja, faringu, konjuktivat), llapa e veshit, shtrati i thonjve, shuplakat e duarve dhe në shputat e këmbëve (kur Hb < 7 gr/dl). Duhet të kemi parasysh se është pigmenti i hekurit (Fe) që siguron ngjyrën e kuqe të hemoglobinës, në këtë mënyrë të eritrociteve dhe për pasojë të vetë gjakut (pjesa e mbetur e gjakut pa eritrocite nuk ka ngjyrë të kuqe). Ngjyra e hemoglobinës (pra e hekurit) është dhe faktori kryesor i ngjyrës së lëkurës. Në rastet kur anemia instalohet shpejt dhe është e thellë mund të kemi takikardi, puls të shpejtë dhe goditës, tone të forta në zemër, zhurmë sistolike, kardiomegali.
• Shenjat specifike janë në varësi të tipit të anemisë p.sh në rastin e anemisë hemolitike do të ketë ikter nga shtimi i bilirubinës indirekte. Në sëmundje të tjera anemia mund të shoqërohet me neutropeni, trombocitopeni etj.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shk. Sotiraq Lako kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Komplikacionet kardiake të Covid -19 – Dr. Alfred Nona flet për studimet e fundit.

By Spitali Amerikan - Të Reja

I ftuar në ABC Newws, Dr. Alfred Nona, kardiolog në Spitalin Amerikan 1, flet për problematikat kardiake qe mund te lindin si pasojë e infektimit me COVID-19.

A janë pacientët me probleme kardiake pre-egzistuese më të rrezikuar për të patur sëmundshmëri më të lartë (severitet) nga infektimi me Covid-19? 

Pacientët me sëmundje kardiake pre-egzistuese, janë të më të prirur për fat të keq, për të patur një vdekshmëri më të lartë nëse preken nga COVID-19 dhe gjithashtu infektimi mund të shoqërohet edhe me komplikacione të tjera më të theksuara tek ky grupim, siç është përdorimi i oksigjenit me fluks më të lartë, më tepër CPAP, më shumë të intubuar, më tepër ARDS, ECMO etj etj, pra sëmundshmëri më e rëndë. 

Jo të gjithë pacientët me sëmundje zemre hyjnë në këtë kategori, por sidomos ata me sëmundje, si Insuficienca kardiake, Infarkti i Miokardit i kaluar, pacientë me koronaropati të trajtuar me rivaskularizim nëpërmjet stenteve apo By-pass-it, apo edhe pacient me faktore risku si diabeti, hipertensioni obeziteti janë më të rrezikuar për komplikacione apo edhe vdekshmëri më të lartë nëse preken nga Covid-19.  

Në një studim me shumë pacientë u pa qartë se tek pacientët “pa probleme zemre”, vdekshmëria ishte 2,3%, ndërsa tek pacientët “me probleme zemre”, vdekshmëria ishte 10,5%-13,3%, pra disa fish më e lartë.  

A shkakton Covid-19 sëmundje të reja në zemër? Nëse po cilat janë ato? 

Për fat të keq përgjigja është po, dhe jep një larmi patologjish dhe një pjesë e jetëve të humbura ndodhin pikërisht nga problemet kardiake.  

Enzima ACE 2 ndodhet me shumicë në mushkëri, në zemër apo dhe endotelium kështu që virusi deporton në këto organe dhe mund të shkaktojë dëmtime direkte apo edhe indirekte nga hiper-infiamacioni. 

Po radhisim disa nga problemet kryesore që Covid 19 shkakton në zemër: 

  1. Gati 25% e pacientëve që shtrohet në spital (tek pacientet shtepiake nuk ka studime) si pasojë e Covid-19, kanë dëmtime në zemër bashkangjitur shpesh edhe miokardit (infiamacion i muskulit të zemrës). Ky dëmtim matet nëpërmjet Troponinës (proteinë që ndodhet në brendësi të qelizës së zemrës dhe nëse del në qarkullim tregon dëmtim të muskulit të zemrës). Troponina ka një rol shumë të rëndesishëm si për diagnozë ashtu edhe për prognozë (parashikim). Për fat të keq pacientët me troponin të rritur kanë një vdekshmëri që e tejkalon 50% në krahasim me ata që nuk kanë troponinë të rritur (shifër katastrofikisht e lartë). Gjithashtu këta pacientë kanë edhe nje severitet më të lartë të sëmundjes nga SARS-CoV 2 çka do të thotë, me shumë oksigjen me fluks të lartë, më shumë terapi intensive, më shumë të intubuar, më shumë insuficience renale, më shumë TV/FV etj etj. Për të vlerësuar dëmtimin kardiak troponina integrohet me shenjat simptomat, pra vlerësimin klinik, EKG, ekokardiogramën apo ndonjë egzaminim tjetër më të avancuar.   
  2. Riakutizim i një insuficience kardiake pre-egzistuese apo verifikim i një insuficience kardiake de novo (të re).  
  3. Verifikim i të gjitha llojeve të aritmive nga ato më të thjeshta deri tek ato me rëndësi për jetën siç janë TV/FV (takikardia ventrikolare/fibrilacioni ventrikolar). 
  4. Katër-fishim i kardiomiopatisë nga stressi (sindromë e Tako-Tsubo). 
  5. Dëmtim i trajtimit të kolauduar prej kohësh i sindromës koronare akute (infarktit) për shkak të frikës për t’u paraqitur apo edhe vonesës në trajtim dhe ndoshta edhe precipitim i një sindrome koronare kronike në sindromë koronare akute.  
  6. Tridhjetë-fishim i Sindromës së Kaëasaki (vaskulit që prek edhe koronaret tek fëmijët). 
  7. Gati 20% e pacientëve të shtruar dhe me një mortalitet që arrin deri në 30% shfaqin evente tromboembolike venoze dhe arterioze (trombozë të venave të thella, tromboemboli polmonare, tromboz in situ polmonare, infarkt kardio-embolik, infarkt në tru apo embolizim sitemik etj etj).  

    Sa më rëndë të jetë pacienti aq më e lartë është përqindja e eventeve trombo-embolike venoze dhe arterioze përfshirë edhe imuno-trombozën lokale në nivel të enëve të gjakut të mushkërisë (pra tromboze in situ duke qenë që Covid-19 është virus pro-koagulant).  
  8. Perikardit akut edhe rrallë herë edhe tamponim kardiak.  
  9. Gjithashtu Covid 19 ka qenë përgjegjës edhe për miokardit fulminant shock kardiogjen (jetëkërcenuese) apo edhe vdekje kardiake të menjëhershme.    

A duhet pacientët të përdorin hollues gjaku?

Për pacientët domiciliare (pra ata që kurohen në shtëpi) në shumicën e rasteve nuk është nevoja për hollues gjaku përjashto ato pak raste që kanë risk të lartë per evente trombotike. Për të gjithë pacientët e shtruar përdoret terapia me antikoagulant si eparina me peshë molekulare të ulët dhe eparina e pa fraksionuar (LMËH, UFH), dhe ku janë testuar dhe përdoren rregullisht tre doza

1) doza profilaktike (doza e vogël)

2) doza mesatare dhe

3) doza e lartë (terapeutike, në bazë të peshes trupore).

Zakonisht kush është më rëndë (pra në terapi intensive) përdor dozë më të lartë (terapeutiken) edhe pse studimet jo gjithmonë janë uniforme dhe rekomandojnë gjithmonë të njëjtat rekomandime.

A duhet të vazhdoj trombo-profilaksia me hollues gjaku edhe pas shërimit?

Përgjigja është varet. Tek disa kategori duhet të vazhdohet me dy medikamente (jo njëherësh) për 45 ditë (udherrëfyes të ndryshëm i zgjasin rekomandimet për 2-4-6 javë apo 45 ditë) konkretisht mund të përdoret 1) Rivaroxaban 10 mg per os ose 2) enoxaparina 4000 njësi njëherë në ditë.

Pra duhet të vlerësojmë riskun për tromboemboli venose apo arterioze edhe riskun për emoragji tek këta pacientë, të bëjmë një bilanc.  

Kategoritë që duhet të marrin hollues gjaku edhe pas shërimit janë: pacientët obez, nëse janë mbi 60 vjeç, që kanë në diagnozë trombofilinë (probleme të mëparshme me koagulimin e gjakut), ata që kanë kaluar një tromboemboli pulmonare ose trombozë të venave të thella të mëparshme në historikun e tyre, pacientë që janë ende në gjendje shtrati, pacientët me D-dimer dyfish mbi normë, pacientë që kanë kaluar VTE (trombo-emboli venoze apo arterioze gjatë shtrimit për Covid-19, këtu vazhdohet edhe më gjatë sesa 45 ditë), pacientë të paralizuar, pacient me tumor aktiv, pra të gjithë këta pacientë kanë nevojë për terapi me hollues gjaku edhe mbas periudhës së prekjes nga Covid-19, pra edhe mbas negativizimit dhe shërimit, sepse është vënë re në studime që trombozat vazhdojnë të ndodhin akoma tek këta individë.  

Çfarë është D-Dimeri dhe a na ndihmon në trajtimin e pacientëve me SARS-CoV 2?

DD (D-Dimeri) është produkti i degradimit të fibrinës dhe tregon procesin fundor të koagulimit të gjakut, pra është produkti final dhe në mënyrë indirekte tregon që diku kemi patur mpiksje të gjakut. Problemi qëndron që është sensible, por jo specifik dhe ka një vlerë prediktive negative të lartë (pra kur është negative/normal jemi të qetë, realisht përqindjet janë minimale të një tromboze të mundshme) problemi qëndron kur vlerat janë të larta, atëherë shumë sëmundje mund ta rrisin atë. Konkretisht në pacientët e infektuar me Covid 19, D-dimeri rritet shumë edhe nga infiamacioni i shkaktuar po nga virusi të cilin tashmë e dimë fare mirë që është shumë pro-infiamator. Sot që flasim nuk është gjetur një vlerë e saktë (cut off) për të thënë që sipër kësaj vlere jemi të ekspozuar drejt trombozës poshtë kësaj vlere nuk jemi të ekspozuar dhe në momentin që flasim gjithsesi kjo vlerë mund të jete afër 1500-2000 ng/ml (vlera normale 0-500ng/ml për pacientët përpara Covid-19). D-dimeri ashtu si edhe troponina më sipër duhet të integrohet me klinikën e pacientit me egazminime të tjera laboratori apo imazherie për një vlerësim sa më të kompletuar. Pra mbi 4-fish nga norma duhet gjithsesi të përjashtojmë ndonjë trombozë të mundshme edhe me egzaminime të tjera (si psh Angio CT polmonare) apo të trajtojmë pacientin me doze të plotë holluesi sikur e ka fakt të kryer trombozën. Gjithsesi duhet thënë që D-Dimere ka një vlerë diagnostike dhe prognostike (parashikon sëmundjen) dhe sa më i lartë D-dimeri aq më i lartë është probabiliteti i humbjes së jetës, i dëmtimit kardiak apo edhe shtrimit në terapi intensive. 

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Alfred Nona.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Alfred Nona kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Hernia inguinale në Spitali Amerikan 3 – Dr. Bledar Kola

By Spitali Amerikan - Të Reja

Hernia (në gjuhën popullore “dhjamthi”) është dalja jashtë hapësirës së barkut, përmes një porte apo defekti të murit të tij, e organeve që barku përmban. Në varësi të vendit ku ndodhet ky defekt i murit të barkut do të jetë edhe emërtim i kësaj hernieje.

Kështu p.sh. një hernie e lokalizuar në rrëzë të kofshës do emërtohej hernie inguinale ndërsa në zonën rreth kërthizës hernie umbilikale. Fryrja që rezulton nga dalja e këtyre organeve mund të jetë e dhimbshme ose jo, ajo behet më e dukshme veçanërisht kur kolliteni, përkuleni ose ngrini një objekt të rëndë. Një hernie inguinale nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme. Megjithatë, nuk përmirësohet vetvetiu dhe mund të çojë në komplikime të rrezikshme për jetën.

Mjeku juaj ka të ngjarë të rekomandojë një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar një hernie inguinale që është e dhimbshme ose zgjerohet. Riparimi i hernies inguinale është një procedurë e zakonshme kirurgjikale.

Shenjat dhe simptomat e hernies inguinale përfshijnë:

  • Një fryrje në zonën e rrëzës së kofshës e cila bëhet më e dukshme kur jeni në këmbë, veçanërisht nëse kolliteni
  • Një ndjesi djegjeje ose fryrje
  • Dhimbje ose parehati në ijë, veçanërisht kur përkuleni, kolliteni ose ngriheni
  • Dobësi ose presion në ijen tuaj
  • Herë pas here, dhimbje dhe ënjtje rreth testikujve

Trajtimi

Herniet e zgjeruara ose të dhimbshme zakonisht kërkojnë operacion për të lehtësuar simptomat ose për të parandaluar komplikime serioze. Operacioni është e vetmja alternativë për riparimin e zonës së dëmtuar dhe mbylljen e defektit në murin e barkut.

Ekzistojnë dy lloje të përgjithshme të operacioneve të hernies – riparimi i hernies së hapur dhe riparimi laparoskopik.

Riparimi i hernies së hapur

Në këtë procedurë, e cila mund të bëhet me anestezi lokale ose anestezi të përgjithshme, kirurgu bën një prerje në ijë dhe shtyn indin e dalë përsëri në barkun tuaj. Kirurgu pastaj qep zonën e dobësuar, shpesh duke e përforcuar atë me një rrjetë sintetike (hernioplastika). Hapja më pas mbyllet me qepje, kapëse ose ngjitës kirurgjikal. Pas operacionit, do të inkurajoheni të lëvizni sa më shpejt që të jetë e mundur, por mund të kalojnë disa ditë para se të jeni në gjendje të rifilloni aktivitetet normale.

Laparoskopia

Në këtë procedurë minimale invazive, e cila kërkon anestezi të përgjithshme, kirurgu operon përmes disa prerjeve të vogla në barkun tuaj. Gazi përdoret për të fryrë barkun tuaj për të bërë më të lehtë për të parë organet e brendshme. Një tub i vogël i pajisur me një aparat fotografik të vogël (laparoskopi) futet në një prerje. I udhëhequr nga kamera, kirurgu fut instrumente të vegjël nëpër prerje të tjera për të riparuar hernien duke përdorur rrjetë sintetike.

Njerëzit që kanë riparim laparoskopik mund të kenë më pak shqetësime dhe dhimbje pas operacionit dhe një kthim më të shpejtë në aktivitetet normale. Sidoqoftë, përsëritja e hernies mund të jetë më e mundshme me riparimin laparoskopik sesa me operacionin e hapur. Pasja e një kirurgu me përvojë shumë të madhe në procedurën laparoskopike mund të zvogëlojë këtë rrezik. Në rastet e përsëritjes së hernies pas nujë operacioni të mëparshëm, laparoskopia lejon kirurgun të shmangë indet e prekura nga ai operacion, kështu që mund të jetë një zgjedhje e mirë për personat herniet e të cilëve përsëriten pas operacionit të hernies së hapur.

Mund të jetë gjithashtu një zgjedhje e mirë për njerëzit me hernie në të dy anët e trupit (bilaterale). Parandalimi Ju nuk mund të parandaloni formimin e defektit që ju bën të ndjeshëm ndaj një hernie inguinale.

Sidoqoftë, mund të zvogëloni tendosjen e muskujve dhe indeve të barkut. Për shembull:

  • Mbani një peshë të shëndetshme.
  • Konsumoni ushqime me shumë fibra. Frutat, perimet dhe drithërat integrale përmbajnë fibra që mund të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut.
  • Ngrini me kujdes sendet e rënda ose shmangni ngritjen e rëndë. Nëse duhet të ngrini diçka të rëndë, gjithmonë përkuluni nga gjunjët – jo nga beli.
  • Ndaloni pirjen e duhanit. Përveç rolit të tij në shumë sëmundje të rënda, pirja e duhanit shpesh shkakton një kollë kronike që mund të çojë ose përkeqësojë një hernie inguinale.

Këto ndërhyrje kryhen me sukses nga kirurgët e Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Rezonanca magnetike me komfort më të madh, tani në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

MRI, ose Rezonanca Magnetike, është një teknikë që përdoret më së shumti në radiologji për të vizualizuar strukturën dhe funksionin e detajuar të trupit. MRI siguron kontrast shumë më të madh midis indeve të buta të ndryshme të trupit në krahasim me skanerin CT, duke e bërë atë shumë të dobishme në imazhet neurologjike (të trurit), muskuloskeletit, gjirit dhe imazhet kardiovaskulare.

MRI pa stres?

Në Spitalin Amerikan besojmë se komforti i pacientit është i pari. Procedura e MRI është jo invazive dhe pa dhimbje. Ekzaminimi zgjat mesatarisht 30 minuta. Problemi më i madh me të cilin përballen pacientët kur bëhet fjalë MRI nuk është vetë procesi, por frika e lidhur me të. Pajisja tradicionale e MRI-së është një tunel i gjatë, i ngjashëm me një tub, në të cilin vendoset pacienti. Për shkak të ndjenjës së izolimit, shumë pacientë e shohin procesin e ekzaminimit mjaft stresues dhe përjetojnë një farë shkalle shqetësimi ose ankthi. Një shqetësim tjetër i lidhur me MRI është pritja. Është e vështirë të mos shqetësohesh ndërkohë je ende në një shtrat të motorizuar, duke dëgjuar tinguj të ndryshëm që prodhohen nga pajisja. Me avancimet e fundit, përvoja e pacientit me MRI është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Tani është e mundur të përjetoni komfort dhe qetësi gjatë ekzaminimit të MRI.

Dizajni më i ri i Rezonancës Magnetike MRI (koka-jashtë; këmbët-jashtë)

Spitali Amerikan 3 sjell modelin më  miqësor ndaj pacientit: Siemens Espree 1.5 MRI me gjerësi të madhe 70cm dhe gjatësi të shkurtër 125cm , e cila është me e gjera dhe më e shkurtra krahasuar me MRI tradicionale.

Dizajni kokë-jashtë, këmbët-jashtë i lejon pacientët të ndjehen më të qetë. Kjo zvogëlon frikën dhe ankthin për ata që vuajnë nga klaustrofobia ose ndjesia e të qenurit i mbyllur. Gjerësia e pajisjes gjithashtu lejon që pacientët më të mëdhenj në fizik të përshtaten rehatshëm. Mund të strehojë njerëz të të gjitha grupmoshave moshave, nga fëmijët  dhe deri në maksimumin e peshës 204kg.

MRI-ja jonë e hapur është 70 cm + 70 cm + 1.5T një kombinim i pa realizuar më parë në MRI.

MRI-ja jonë është plotësisht e integruar me Matricën e Imazheve Totali (TIM), e cila është një e këtij lloji dhe modeli i parë i mbështjelljes sipërfaqësore të mozaikut për të gjithë trupin. Kjo bën të mundur që pacientët të marrin imazhe me rezolucion të lartë me detajet më të mira të mundshme mjekësore në një kohë shumë të shkurtër.

Fuqia e lartë e pajisjes MRI të Spitalit Amerikan jep imazhet më të përparuara me detaje superiore të organeve të prekura brenda një periudhe shumë më të shkurtër në krahasim me MRI-të e zakonshme.

Kur mund merrni më shpejt imazhe mjekësore me rezolucion më të lartë dhe duke patur një eksperiencë të qetë dhe pa stres, pse të shkoni diku tjetër?

Siemens MAGNETOM Espree në Spitalin Amerikan 3 kombinon MRI të Hapur me Teknologjinë TIM (Matrica e Imazheve Gjithsej). TIM është modeli i parë i mbështjelljes sipërfaqësore të mozaikut të tërë trupit që mundëson pamjet me rezolucion më të lartë në një kohë më të shkurtër.

Gjithashtu kjo pajisje ka diametrin më të madh rreth 70 cm dhe gjatësi më të shkurtër rreth 125 cm, duke e bërë magnetin “më të hapur” prej 1.5T, një përfitim i madh për pacientët nervozë ose klaustrofobik.

Kjo rezonance ka një gjerësi më të madhe, që do të thotë që ju të mund të kryeni më shumë ekzaminime në çdo kohë. MRI në Spitalin Amerikan 3 është gjithashtu një zgjedhje e mirë për MRI-në e pacientëve me nevoja të veçanta si pamundësi për të lëvizur, dhimbje, probleme të frymëmarrjes dhe kifozë,etj.

Rezonanca në Spitalin Amerikan 3 është makineria e parë me rreze të gjerë MRI që ka dalë në treg, ajo përmban sistem të përparuar që rrit numrin e pacientëve duke u siguruar lehtësim pasi janë brenda dhe jashtë tavolinës sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo rritje e rritje e numrit të pacientëve lejon që subjektet e kujdesit shëndetësor të planifikojnë më shumë ekzaminime.

Ndryshe nga CT, Rezonanca Magnetike nuk përdor rrezatim jonizues, por një fushë të fuqishme magnetike për të rradhitur magnetizimin e atomeve të hidrogjenit në ujë brenda trupit.

Llojet e shërbimeve të MRI:

  • Sistemi nervor qendror
  • Muskulo-skeletor
  • Shtylla kurrizore
  • Abdomeni
  • Angiografia MRI
  • MRI e prostatës
  • MRI e Gjirit
  • MRI Kardiake

Shumica e shoqatave mjekësore rekomandojnë MRI kur zgjidhni midis një MRI dhe një CT për shkak të ekspozimit më të vogël ndaj rrezatimit jonizues.

Kjo pajisje është tanimë në dispozicion të gjithë pacientëve çdo ditë në Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 7 of 34«‹56789›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë