Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Hiperferritinemia nga Dr. Shkc. Sotiraq Lako

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në një kohë kur të gjithë kryejnë analiza dhe kërkojnë të dijnë më shumë për rezultatet  tyre, Dr. Shkc. Sotiraq Lako, mjek hematolog në Spitalin Amerikan flet për mungesën e hekurit në gjak dhe analizën e ferritinës.

Mungesa e hekurit (absolute) e identifikuar me Hipoferritinemia, është deficiti më i madh mjekësor dhe problemi mjekësor me i keqmësuar, keqvlerësuar dhe i keqtrajtuar (të gjithë përpiqen, por me dështim pothuaj 100%).

E kundërt, Hiperferritinemia, rritjen e nivelit të ferritinës në gjak. Është e shpeshtë (jo sa deficiti i hekurit), por që është po aq e keqmësuar dhe keqtrajtuar. Për të vlerësuar, e vlerësojnë, kanë frikë të gjithë.

Problematika


Problemi fillon që te termi: ferritina është proteinë brendaqelizore (kryesisht te hepatocitet, qelizat e mëlçisë), që siguron depozitimin e hekurit në një formë jo toksike. Ne analizat e gjakut shkruhet “ferritina”, në fakt duhet shkruar “ferritinemia”; siç e bëjnë dhe me termin glicemia (ne matim glukozën në gjak = glicemia, nuk matim glukozën e depozituar (glikogjenin, glikolipidet).

Treguesit

Ferritinemia është ferritina (sasi shumë e vogël në krahasim me atë që është depo, përfaqëson afërsisht 1/10 e depove të hekurit përkatësisht 600 mg hekur tek femrat dhe 1,200 mg tek meshkujt) që qarkullon në gjak dhe që ne e matim në laborator.

Ne nuk matim ferritinën në mëlçi etj., por ferritineminë (ferritinën qarkulluese). Vlera minimale normale për femrat 20 ng/ml, tek meshkujt 40 ng/ml (dy herë më shumë) dhe vlera optimale për femrat rreth 60 ng/ml dhe tek meshkujt rreth 120 ng/ml. Ferritinemia e ulur (< 20 ng/ml tek femrat dhe < 40 ng/ml tek meshkujt) = mungesë absolute e hekurit. Por ferritinemia (jo ferritina) e rritur nuk është vetëm tregues i mbingarkesës absolute të hekurit, ajo është dhe tregues i inflamacionit. Pra jo çdo hiperferritinemia është baras me mbingarkesë me hekur, pra me rrezikun e dëmtimit të organeve nga depozitimi i hekurit (mëlçi, zemër, pankreas, lëkurë). Pacientë të frikësuar nga rritja e ferritinemisë dhe mjekë që u thonë shpejt të bëjnë heqje të gjakut! (dhe kur ka depozitim të vërtetë të hekurit dëmtimet janë graduale). Ferritinemia 417 ng/ml, rekomandohet salaso! Ferritinemia konsiderohet e rritur kur është > 500 ng/ml.

Deri në 1,000 ng/ml, konsiderohet rritje e lehtë e saj. Asnjë ankesë nuk presim nga pacienti. Sapo vlerësohet hiperferritinemia, duhet bërë Saturimi i Transferrinës = raporti Sideremia /TIBC x 100. Nëse ky raport është 50 % ose më shumë tek meshkujt dhe 45 % ose me shumë tek femrat, konsiderohet Hiperferrritinemia me mbingarkesë me hekur (Iron Overload) dhe vetëm në këtë rast dhe kur ferritinemia është > 1,000 ng/ml fillon dhe depozitimi në organe (mëlçi, zëmër, pankreas, lëkurë) dhe dëmtimi gradual i tyre. Vetëm në këto raste përdoren kelantet e hekurit, heqja e gjakut dhe që bëhen në qendra të caktuara nga mjekë të kualifikuar. Këtu mund të ketë vend dieta e varfër me hekur (ushqimi më i pasur me hekur mishi i kuq; praktikisht e pamundur të mos marrësh hekur, të paktën të pengosh thithjen e hekurit – qumësht, kosi, çaji).

Hemokromatoza Hereditare dhe Talasemia Major janë dy sëmundje me thithje të shtuar të hekurit, por tek Talasemia Major nuk mund të bësh salaso, ka anemi, funksionojnë vetëm kelatorët e hekurit dhe nëse arrihet, të pakësohet thithja e hekurit. Nëse ky raport është 20-50 % tek meshkujt dhe 15-45 % tek femrat, konsiderohet me Hiperferritinemia pa mbingarkesë me hekur. Sado të jetë vlera e ferritinemisë (jo e ferritinës), nuk ka asnjë mundësi të depozitohet në organe. Është me origjinë inflamatore nuk është patologji hematologjike. Vlerësohet dhjamosja e mëlçisë joalkoolike, sigurisht alkoolike dhe vetë përdorimi i alkoolit, rritja e kolesterolit, triglicerideve, obeziteti, sëmundjet reumatizmale, tumorale etj. Mjekohet shkaktari (dislipidemia, sëmundja reumatizmale, obeziteti, hiqet alkooli etj.), por jo hiperferritinemia. Nuk ka asnjë kuptim të mbahet dietë e varfër me hekur. Nëse ky raport është < 20 % tek meshkujt dhe < 15 % tek femrat = Mungesë Absolute e Hekurit, pacienti duhet të marri mjekim me hekur, pavarësisht vlerës së ferritinemisë. Kujdes inflamacioni rrit ferritineminë, por ul sidereminë. Dhe një informacion të fundit, një nga budallalliqet e zakonshme që dëgjojmë; kur merret hekur nga goja, nuk thithet më shumë hekur sa duhet dhe nuk dëmtohet asnjëherë mëlçia. Përjashtim bëjnë vetëm dy sëmundje: Hemokromatoza Hereditare dhe Talasemia Major.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shkc. Sotiraq Lako kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Alternativat në Kirurgjinë Plastike të Gjirit – Dr. Rezarta Kapaj

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ekzistojnë tre kategori të përgjithshme të kirurgjisë plastike të gjirit që mund të kryhen: zmadhimi i gjirit, zvogëlimi i gjirit dhe rimodelimi i gjirit.

Zmadhimi i gjirit (Mamoplastia e shtimit)

Rritja e volumit të gjirit kryhet për të rritur pamjen, madhësinë dhe konturin e gjoksit të një gruaje. Gratë e konsiderojnë zmadhimin e gjoksit për shumë arsye të ndryshme. Disa gra mendojnë se gjoksi i tyre është shumë i vogël, disa dëshirojnë shtim pasi gjinjtë e tyre ndryshojnë pas shtatzënisë, të tjerat dëshirojnë të korrigjojnë një asimetri në madhësinë e gjirit.

Rritja e volumit të gjoksit kryhet me implante që mund të vendosen nën muskul  ose mbi muskulin e gjoksit. Prerja mund të vendoset në sqetull, areolë (zona që rrethon thithkën) ose palosja e gjirit  poshtë. Për zmadhime në të cilat bëhet prerja në sqetull, gjatë procedurës mund të përdoret një endoskop (tub i hollë me një aparat fotografik të vogël dhe dritë).

Implantet e gjoksit përbëhen nga një kellef silikoni e mbushur ose me xhel silikoni. Rritja e volumit të gjoksit është një procedurë relativisht e thjeshtë, por si çdo ndërhyrje ka një lloj rreziku. Vlerësoni përfitimet, rreziqet dhe alternativat duke u konsultuar me një kirurg plastik.

Zvogëlimi i gjoksit

Kirurgjia e zvogëlimit të gjoksit kryhet shpesh në gratë me gjinj të mëdhenj, të rëndë, që përjetojnë shqetësime të konsiderueshme duke përfshirë dhimbje qafe, dhimbje shpine dhe mpirje ose dobësi për shkak të peshës së gjinjve. Gjatë kësaj procedure, lëkura e tepërt, dhjami dhe indi i tepert i gjirit hiqen.

Pas operacionit, zvogëlimi i gjirit mund të shkaktojë një ndryshim në ndjesinë e gjirit. Pas zvogëlimit të gjirit, shumica e grave raportojnë lehtësim nga simptomat e shkaktuara nga gjoksi i madh.

Rimodelimi i gjirit

Kirurgjia e rimodelimit të gjoksit shpesh kryhet në gratë qe kane pesuar ndryshime te gjirit pas shtatezanive dhe deshirojne te kthejne pamjen dhe madhesine e gjirit rinor.

Procedura rimodelon një gji me pamjen, konturin dhe vëllimin e dëshiruar. Thithka dhe areola gjithashtu rimodelohen.

Pamja, konturi dhe vëllimi i gjirit mund të rimodelohen me implante ose me indet e vetë gruas. Nëse përdoret një implant, madhësia e implantit zgjidhet nga pacientja ne bashkepunim me kirurgun.

Rikonstruksioni i gjirit

Kjo procedurë kryhet në gratë që i nënshtrohen ndërhyrjes së mastektomisë (heqjes së plotë ose të pjesshme të gjirit). Gjoksi i ri mund të rimodelohet me implant ose me in dhjamor.

Gjoksi gjithashtu mund të rimodelohet duke përdorur indet e një gruaje. Disa herë, mund të përdoret një segment i murit të poshtëm të barkut. Opsione të tjera të indeve për rikonstriktimin autolog (duke përdorur indin tuaj) janë muskujt dhe lëkura e kurrizit ose dhjami dhe muskujt nga vithet. Ndonjëherë operacioni në gjirin e kundërt normal do të kërkohet për të krijuar simetri me gjirin e sapo rimodeluar.

Rikonstruktimi i gjoksit mund të bëhet në çdo kohë pasi të keni bërë një mastektomi. Procedura nuk ka efekt të njohur në përsëritjen e kancerit dhe nuk duket se ndikon në mbikëqyrjen e kancerit.

Të gjitha këto ndërhyrje kryhen në Spitalin Amerikan nga Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike rikonstruktive.


Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Rezarta Kapaj kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Kirurgjia e bypass-it koronar nga Dr. Artan Jahollari

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kirurgjia e bypass-it koronar rivendos qarkullimin e gjakut në arteriet e zemrës që janë të bllokuara ose të ngushtuara.

Pse bëhet?

Ju dhe mjeku juaj mund ta konsideroni nëse:

  • Keni dhimbje të forta në gjoks të shkaktuara nga ngushtimi i arterieve që furnizojnë muskulin e zemrës, duke e lënë muskulin me pak gjak gjatë ushtrimeve edhe të lehta ose gjatë pushimit.
  • Ju keni më shumë se një arterie koronare të sëmurë dhe dhoma kryesore e pompimit të zemrës – barkushja e majtë – nuk funksionon mirë.
  • Arteria koronare kryesore e majtë është ngushtuar rëndë duke rrezikuar jetën. Kjo arterie furnizon pjesën më të madhe të gjakut në barkushen e majtë.
  • Kur keni një bllokim arterie që nuk mund të trajtohet me angioplastikë e cila është një procedurë që përfshin futjen dhe fryrjen e përkohshme të një tullumbaceje të vogël për të zgjeruar arterien (ballonim), si dhe kur keni pasur një vendosje stentesh (unazë) por arteria është ngushtuar përsëri.
  • Kirurgjia e bypass-it koronar mund të kryhet gjithashtu në situata urgjente, të tilla si një sulm në zemër (infarkt i miokardit), nëse nuk jeni duke ju përgjigjur trajtimeve të tjera.

Gjatë proçedurës

Kirurgjia e bypass-it koronar zakonisht zgjat nga tre deri në gjashtë orë dhe kërkon anestezi të përgjithshme. Numri i bypass-eve që ju nevojiten varet nga zona ku do të kryhen në zemër dhe sa të rënda janë bllokimet.Shumica e operacioneve të bypass-it koronar klasik bëhen përmes një prerjeje në gjoks. Një pajisje “zemër-mushkëri” bën të mundur qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me oksigjen në trupin tuaj ndërkohë që zemra dhe mushkeritë ndalohen përkohësisht me medikamente gjatë proçedurës.

Kirurgu përgatit një venë gjaku nga këmba, ose arterie nga krahu ose kraharori i pacientit dhe bashkon skajet sipër dhe poshtë arteries së bllokuar në mënyrë që rrjedha e gjakut të anashkalojë pjesën e ngushtuar të arteries.

Teknika “Off-pump” ose kirurgji në një zemër që rreh.

Kjo proçedurë përfshin kryerjen e operacionit në zemrën që rreh duke përdorur pajisje të posaçme për të stabilizuar zonën e zemrës në të cilën po punon kirurgu. Gjatë ndërhyrjes zemra dhe mushkëritë vazhdojnë të punojnë normalisht.

Ky lloj operacioni është sfidues sepse zemra është akoma në lëvizje dhe jo çdo pacient është i përshtatshëm, por ka avantazhe sidomos në rastet me rrezikshmëri të lartë. Kjo ndikon në uljen e komplikacioneve në organet e tjera (mushkëri, veshka, mëlçi, tru, gjakderdhje, infeksion etj) si dhe përshpejton rehabilitimin.

Shumica e bypasseve koronare në Spitalin Amerikan 3 kryhen me këtë teknikë nga kirurgu kardio-vaskular Dr. Artan Jahollari.

Rezultatet dhe përmirësimi afatgjatë do të varen pjesërisht dhe nga marrja e medikamenteve për të parandaluar mpiksjen e gjakut, për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, kolesterolin dhe diabetin.

Është gjithashtu e rëndësishme të ruani një stil jetese të shëndetshëm, duke përfshirë:

  • Mbani një peshë të shëndetshme.
  • Konsumoni një dietë të shëndetshme
  • Ushtrohuni rregullisht.
  • Menaxhoni stresin
  • Mos pini duhan.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun kardio-vaskular Artan Jahollari kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! # spitaliamerikan

Bikuspidia e aortës nga Dr. Alfred Nona

By Spitali Amerikan - Të Reja

I ftuar në emisionin ABC’ja e Mëngjesit, Dr. Alfred Nona, kardiolog në Spitalin Amerikan 1, flet për Bikuspidinë e Aortës.Bikuspidia e aortës, është një problem i lindur (pra kongenital), i cili ka një prevalencë në popullatë që shkon nga 1% deri ne 2%, prek më tepër meshkujt sesa femrat (raporti eshte 3:1) është një malformacion (keqformim) embriogjenetik-gjenetik i valvulës së aortës, e cila në vend që të ketë tre fletë (kuspide) paraqitet me dy flete pra bi-kuspide (dy-fletëshe) sepse zakonisht dy nga fletët ngjiten me njëra tjetrën, gjë që bën më të predispozuar për patologji të ndryshme valvolare apo aortale.

Valvula e aortës, është një valvul që ndodhet në dalje të zemrës, dhe bën lidhjen midis ventrikulit të majtë dhe aortës (kjo e fundit është arteria më e madhe e organizmit). Përsa i përket simptomave, mund të themi që bikuspidia e aortës në shumicën e pacientëve është asimptomatike pra pa simptoma, dhe zbulohet në mënyre aksidentale, rastësore ose ndonjëherë me auskultimin kardiak për shkak të dëmtimeve në valvulën e aortës. Ekzaminimi standart (gold standard) që diagnostikon me saktësi të lartë bikuspidinë e aortës është ekokardiograma transtorakale (TTE), ku sensibiliteti është 92% (pra identifikojmë 92 persona në 100 individë që janë bartës të një valvule të tillë), pjesa tjetër mund të diagnostikohet lehtshëm me një ekokardiografi transesofageale (TEE ose TOE).

Ndryshe nga ekokardiograma transtorakale, pra Eko-ja e zemrës standarte që të gjithë e njohim, në ekon transesofageale është i nevojshëm përdorimimi i një sonde, që futet nëpërmjet gojës dhe kalon në ezofag dhe më pas në stomak, kjo e fundit bën të mundur qenien sa më afër te strukturave kardiake sidomos pjesës posteriore të saj dhe si pasojë përfeksionimin e imazheve të zemrës (pra sa më afër zemrës të jemi, aq më të pastra janë imazhet) dhe identifikon bikuspidinë me saktësi të lartë.

Problematikat valvolare apo aortale të lidhura me Biskupidinë e Aortës shfaqen zakonisht në dekadën e katërt, pestë apo gjashtë (sipër 40 vjeç) dhe shumë rrallë tek fëmijët apo adoleshentët, ato janë problematika në nivelin e valvulës, e cila ka sëmundshmëri më të hershme sesa valvula me 3 kuspide (të paktën një 10 vjecar) dhe jane stenoza (kalcifikimi-ngushtimi), regurgjitimi (rrjedhja) apo edhe infeksioni i valvules nga endokarditi infektiv dhe shfaq gjithashtu patologji aortale në rrënjën e aortës dhe aortën ngjitëse (dilatacion, aneurizëm, disekacion apo edhe ruptura të aortës) këto dy të fundit dhe endokarditi infektiv janë edhe jetë-kërcënuese.

Ndërhyrjet kirurgjikale përfshijnë riparim-pastrim ose zëvendësim të valvulës së aortës me valvul mekanike ose biologjike, ndonjëherë edhe zëvendësim të rrënjës dhe aortës ngjitëse, ndërhyrje që vendosen në bashkëpunim midis kardiologut dhe kardiokirurgut në momentin e duhur.Pra mund të themi se personat të cilët janë bartës të bikuspidisë së aortës duhet ti konsiderojmë sikur kanë një faktor risku ashtu siç mund të jetë diabeti apo hipertensioni dhe që duhen ndjekur periodikisht nw follow up për të kuptuar nëse dhe kur trasformohet bikuspidia në sëmundje dhe ka nevojë për ndërhyrje, pra slogani që të parandalojmë është më mirë sesa të kurojmë vlen plotësisht në këtë malformacion.

Zakonisht vizita dhe një ekokardiograma cdo 12 muaj apo edhe 24 muaj nëse nuk kemi zmadhim të aortës është e mjaftueshme.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë me Dr. Alfred Nona [ër më shumë informacion mbi këtë temë.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Alfred Nona kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Ndërhyrja TEVAR nga Dr. Bekim Jata – Spitali Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Gjatë kësaj jave është kryer me sukses ndërhyrja TEVAR nga Dr. Bekim Jata, Shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalit Amerikan 3.

Për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjet endovaskulare në aortë janë kryer para 8 vitesh nga ekipi i Spitalit Amerikan kryesuar nga Dr. Bekim Jata.

Aorta është arteria kryesore, e cila del nga zemra dhe shpërndan gjakun e oksigjenuar në të gjithë trupin. Zgjerimi i saj mbi normën quhet aneurizëm dhe përbën rrezikshmëri të lartë për grisje (diseksion) ose çarje (rupturë) të aortës. Diseksioni dhe ruptura kanë nevojë për ndërhyrje urgjente për shkak të vdekshmërisë së lartë që mbajnë, ndërsa në aneurizma ndërhyrja kryhet kur kalohet një prag kritik ose shpejtësia e rritjes së saj është e lartë.

Deri pak vite më parë mënyra e vetme invazive e trajtimit të këtyre sëmundjeve ka qënë riparimi dhe zëvëndësimi i pjesës së dëmtuar të aortës me anë të operacionit të hapur, me gjithë rrezikshmërinë e konsiderueshme që mban një ndërhyrje e tillë.

Riparimi endovaskular i aortës torakale (TEVAR) ose abdominale (EVAR) është një teknikë moderne e përhapur në botë sidomos gjatë dekadës së fundit. Ajo konsiston në vendosjen e stent-grafteve nga brenda aortës duke lënë jashtë funksionit pjesën e dëmtuar të saj. Kjo ndërhyrje minimal-invazive ka efikasitet të lartë trajtimi, rrezikshmëri komplikacioni të ulët krahasuar me operacionin klasik, siguron komfort më të lartë për pacientin dhe kohëqëndrim të shkurtër në spital.

Gjatë viteve të fundit rreth 50 pacientë nga të gjitha trojet shqiptare i janë nënshtruar me sukses ndërhyrjeve të tilla duke e kthyer spitalin tonë në qendër referente për këtë patologji.

Ekipi i kompletuar me kardiolog inaziv, kirurgë kardio-torakal, kirurg kardio-vaskular, anestezist invaziv ofron mundësi trajtimi gjatë 24 orëve në Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Shpresa per jetën rikthehet për Drisartin në Spitalin Amerikan 1 – Dr. Sc. Lida Shosha

By Spitali Amerikan - Të Reja

Drisarti, paraqitet nga familjarët në Urgjencën e Spitalit Amerikan 1 në gjendje shumë kritike për jetën, pa shpresa se një mjek mund të ofronte zgjidhje për situatën e tij.

Në një gjendje të rënduar shëndëtesore, një pacient me disa sëmundje shoqëruese dhe me pamundësi për të shprehur verbalisht situatën e tij të rënduar, familjarët drejtohen të Dr.Sc. Lida Shosha, me shpresën e fundit që do mund t’i ofronte zgjidhje kësaj situate.

I paraqitur në urgjencë me një gjëndje te të rënduar septike, pasojë e një megakoloni toksik, shkaktuar nga një patologji e lindur, (Sindroma Hirschsprung’s,) komplikuar dhe nga nje kolecistit akut, dhe kriza eplileptike te shpeshta, në teren të dhimbjeve të forta abdominale, pacienti kishte prej vitesh, probleme te rënda me tranzitin intestinal dhe me një muaj pa defekuar.

Një ekip mjekësh vlerësojnë rastin kompleks, duke marrë parasysh sëmundjen ekzistuese të Drisartit dhe Dr.Sc. Lida Shosha, Kirurge/ Koloproktologe, bashkë me ekipin e mjekëve anestezistë, merr përsipër të kryejë ndërhyrjen e vështirë që zgjati disa orë.

“Një pacient shumë kompleks dhe një situatë e rëndë shëndetësorë, ndjekja post operatore ishte po aq e vështirë, por ekipi reanimator me shumë përkushtim dhe profesionalizëm arriti të stabilizojë gjendjen e tij” shprehet Dr. Rinard Kotroci, Shef i Reanimacionit në Spitalin Amerikan 1.

Dr. Brunilda Zllami, neurologe, beri ndjekjen intesive, per problemet neurologjike dhe krizat epileptike post operatore, duke stabilizuar gjendjen e pacientit dhe duke i dhënë mundësi të kalojë situatën e rëndë.

Familjarët e Dristarit falenderojnë Spitalin Amerikan 1 dhe ekipin e mjekëve, drejtuar nga Dr. Lida Shosha, jo vetëm se i ktheu në jetë familjarin e tyre, por edhe për lehtësimet e ofruara mbi detyrimet spitalorë, duke i ulur këto kosto në minimumin e mundshëm.

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me intervistat e mjekëve dhe familjarëve që flasin për këtë rast të vështirë, të realizuar me sukses.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Lida Shosha në Spitalin Amerikan 1, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Rast bamirësie nën kujdesin e Dr. Klodian Allajbeu – Dëshira e Ronaldos

By Spitali Amerikan - Të Reja

Historia e Ronaldos të vogël na përloti të gjithëve, kur për ditëlindje si dhuratë kërkonte një operacion.

Dëshirë e rrallë për një fëmijë 6 vjeçar, i cili mbas 14 ndërhyrjesh të pasuksesshme jashtë vendit, kërkonte zgjidhje përfundimtare për problemin e tij.

Këtë zgjidhje mund t’ia ofronte vetëm Dr. Kamil Kose në Spitalin Amerikan 2.

Ronaldo, djaloshi 6 vjeçar, ka lindur me një deformim në pjesën e poshtme të këmbës, duke e kthyer këtë gjymtyrë në jo funksionale për të ecur dhe për të patur një jetë si bashkëmoshatarët e tij.

Shumë ndërhyrje të kryera njëra pas tjetrës jashtë vendit dhe përsëri Ronaldo dhe e ëma e tij Rudina, nuk i kishin humbur shpresat se Ronaldo do mund të ecte një ditë me këmbët e tij, me ndihmën e një proteze.

Në kërkime e sipër për mjekun e duhur për këtë ndërhyrje, dëgjojnë për Dr. Kamil Kose, mjeku me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ortopedisë, i specializuar dhe me eksperiencën e duhur për këtë ndërhyrje kaq të vështirë dhe delikate.

Dr. Kamil Kose dhe Spitali Amerikan morrën përsipër ndërhyjen e Ronaldos, duke kuptuar edhe vështirësitë financiare të familjes dhe pamundësinë e tyre për të paguar një operacion kaq kompleks.

Dr. Kamil Kose do të kryejë një ndërhyrje, duke amputuar një pjesë të gjymtyrës së pazhvilluar, nga niveli i nyjes së gjurit, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mbajë një protezë dhe të ecë në mënyrë të pavarur dhe mos të ketë më dhimbje.

Ndërhyrja u krye me sukses dhe Ronaldo i vogël është në fazë rekuperimi.

Spitali Amerikan uron që telashet shëndetësore të Ronaldos të kenë marrë fund dhe ai të hedhë hapat e para drejt shkollës dhe jetës me këmbët e tij.

Ronaldo nuk është vetëm pacienti ynë por edhe shoku ynë i vogël.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Departamenti i Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një nga armët më të forta të një institucioni të mirë shëndetësor është pa diskutim imazheria e avancuar që thotë fjalën e fundit në diagnostikimin e shumë sëmundjeve dhe marrjen e vendimit për trajtimin e tyre.

Në Spitalin Amerikan 3 stafi i mjekëve radiologë dhe teknikë të specializuar, bazuar edhe në aparaturat më moderne të imazherisë, ofrojnë maksimumin e precizionit në mbështetjen me imazhe të diagnostikimit të saktë.

Tomografi e Kompjuterizuar (Skaner) 128 detektorë

CT kardiake

Rezonancë Magnetike 1.5 Tesla

Shintigrafi

Mamografi Rreze-x

Dixhitale Ekografi / Doppler

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!SHOW LESS

Këmba diabetike – Dr. Shk. Alban Malaj

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Shk. Alban Malaj, Kirurg Vaskular, pranë Spitalit Amerikan 1, ka folur për pacientët me këmbë diabetike.

Çdo 30 sekonda në botë, amputohet një këmbë diabetike. Pacienti diabetik me këmbë iskenike është një pacient kompleks, i cili duhet të ndiqet periodikisht nga endokrinologu, kirurgu vaskular, ortopedi dhe mjeku i familjes.

Dr. Shk. Alban Malaj, thekson se pacienti diabetik duhet të fillojë kontrollet mjekësore në periferi, që në momentin e parë që diagnostikohet me diabet dhe duhet të ndjekë në mënyrë rigoroze çdo problem tjetër që ka.

Pranë Spitalit Amerikan 1, pacientët me stenoza të arterieve, trajtohen me terapi endovaskulare, mini invazive dhe së bashku me terapinë post-operatore arrihet një rezultat i suksesshëm për mbajtjen gjallë të këmbës diabetike.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e kirurgut vaskular, Dr. Shk. Alban Malaj.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shk. Alban Malaj, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Gastroskopia – Dr. Redi Çapi

By Spitali Amerikan - Të Reja

Gastroskopia në Spitalin Amerikan 2, mjeku gastroenterolog Dr.Redi Çapi gjatë ekzaminimit të një pacienti.

Gastroskopia kryhet nga mjeku gastroenterolog. Me anë të kësaj procedure të thjeshtë semiinvazive ekzaminohet pjesa e sipërme e aparatit tretës, duke filluar nga ezofagu, stomaku dhe fillimi i zorës së hollë (duodeni).

Shërben jo vetëm për të diagnostikuar për sëmundjet e pjesës së sipërme të aparatit tretës, por gjithashtu edhe për procedura terapeutike siç janë ndalimet e hemoragjive të pjesës së sipërme të aparatit tretës, heqja e polipeve apo nëse do të jetë e nevojshme edhe marrja e biopsive në këto nivele.

Në kushtet e Spitalit Amerikan gastroskopia khryet me anestezi totale, është shumë komode jo vetëm për mjekun, por edhe për pacientin. Përgjithësisht zgjat 4-5 minuta nëse nuk nevojiten procedura shtesë siç është marrja e biopsive apo ndalimi i hemoragjive dhe përfundon pa u zgjuar pacienti.

Pasi përfundon ekzaminimi, pacienti dërgohet në dhomën e zgjimit dhe pas zgjimit i jepet diagnoza, këshilla dhe mjekimi përkatës.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Redi Çapi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 9 of 34«‹7891011›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë