Çelet me sukses Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016
Sot, në ambjentet e Hotel Plaza Tiranë u cel dita e parë e Kongresit të Dytë Mjekësor Ndërkombëtar Multidisiplinor me temën: “Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan.
Ky Kongres është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarë botërore dhe do të zgjasë tre ditë, për tú përmbyllur ditën e shtunë ne dt. 17 Shtator.
Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës, do referojnë arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre.
Pjesemarrja e madhe e lektoreve dhe mjekeve nga brenda dhe jashte vendit ka treguar per te dytin vit rradhazi suksesin dhe interesin e larte per t’ju bashkuar dhe qene pjese e ketij eventi nderkombetar ne fushen e mjekesise.
Kongresi II Ndërkombëtar Mjekësor ka si qëllim kryesor shkëmbimin e eksperiencës mjekësore, arritjeve diagnostikuese, parandaluese dhe trajtuese në fushën e mjekësisë onkologjike, aplikimin e teknikave më bashkëkohore, si dhe studimeve më të fundit shkencore të realizuara kryesisht në Spitalet Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë në 9 vitet e fundit dhe vënia në shërbim e kësaj eksperience mjekëve pjesëmarrës në këtë event.
Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.
Ky event, për të dytin vit rradhazi është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë botërore, dhe sjell në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë. Janë mbi 200 lektorë të huaj dhe shqiptarë, që po nderojnë me pjesëmarjen e tyre këtë event të rëndësishëm.
Mbi 1000 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore,
inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen tumorale dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndëruar këtë event gjithashtu edhe në një Kongres mbarëshqiptar.
dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne në fushën e mjekësisë.