Alergologji
Alergologjia është një specialitet që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike, patologji këto me ndërmjetësi imunologjike me shkak hipersensibilitetin ndaj alergenëve ajrorë, ushqimorë, medikamentozë dhe të kontaktit, ku përfshihen:
- Astma Bronkiale
- Riniti Alergjik
- Anafilaksia
- Urtikaria
- Angioedema
- Dermatiti Atopik
- Dermatiti i Kontaktit
- Alergjia Ushqimore
- Reaksionet Medikamentoze etj.
Shërbimet e departamentit të alergologjisë të ofruara pranë Spitalit Amerikan janë gjithëpërfshirëse dhe çojnë në vendosjen e diagnozës dhe përcaktimin e trajtimit mbajtës dhe përfundimtar të sëmundjeve alergjike:
1. Konsulta me mjekun alergolog i cili pas marrjes së një historiku të hollësishëm të sëmundjes së pacientit dhe ekzaminimit fizik vendos për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse
2. Ekzaminimet laboratorike si:
- IgE specifike për alergenët ajrorë,
- IgE specifike për alergenët ushqimorë,
- IgE specifike për alergenët medikamentozë
- IgE specifike për helmin e insekteve, si bleta dhe grerëza shkaktare këto të simptomave të pacientit
3. Ekzaminimet në lëkurë si:
- Prick test në lekurën e parakrahut për alergenët ajrorë dhe ushqimorë,
- Prick test për helmin e bletës dhe grerëzës,
- Patch test në lëkurën e shpinës për alergenët e kontaktit,
- Intradermal test për medikamente të ndryshme si antibiotikë, antiinflamatorë, dhe anestetike
4. Spirometria – prova funksionale respiratore e cila evidenton prekjen e funksionit pulmonar si pasojë e kontaktit me agjentët shkaktarë të simptomave në rrugët e frymëmarrjes
5. Trajtimi i sëmundjeve alergjike kryhet nëpërmjet:
- Edukimit të pacientit rreth evitimit të agjentit shkaktar të simptomave alergjike
- Mjekim medikamentoz për patologjitë përkatese, edukimi për përdorimin e tyre
- Imunoterapia alergen specifike (vaksinimi), apo trajtimi desensibilizues për pacientë të cilët kanë rezultuar sensibël ndaj alergenëve të testuar me ekzaminime laboratorike dhe në lëkurë, i cili trajton sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe parandalon Astmën Bronkiale.