Anesteziologji
Duke qenë një Departament specific, i cili në sallë ofron shërbime anesteziologjike për të gjitha kirurgjitë që zhvillohen në spital, si dhe duke pasur në dispozicion një Stacion Intensiv ku trajtohen pacientë me probleme nga më të ndryshmet shëndetësore dhe që kërkojnë trajtim multidisciplinar, si moto të punës tonë e kemi bashkëpunimin dhe koordinimin maksimal me të gjithë mjekët e departamenteve të tjera, me qëllimin e vetëm suksesin në trajtimin e pacientëve, minimizimin e komplikimeve dhe uljen e kohëzgjatjes së qëndrimit të pacientëve në spital.
Departamenti i Anesteziologjisë përbëhet nga specialistë të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, ku secili ka përvojë shumëvjeçare dhe eksperiencë brenda edhe jashtë vendit, duke sjellë praktikat më të mira të Anestezisë dhe të Mjekimit Intensiv.
Departamenti i Anesteziologjisë është i standardeve të larta me salla dhe teknikë më të avancuar nga shëndetësia botërore.
Blloku operator i Spitalit Amerikan disponon salla operacioni të standardeve të fundit, si blloqet operatore në Evropë.
Shërbime:
- Anestezi e ndërhyrjeve kirurgjikale
- Anestezi e ndërhyrjeve ditore
- Sedatim në metodat invazive diagnostikuese
- Sedatim në metodat invazive terapeutike
- Anestezi te të miturit dhe fëmijët
- Sedatim te të miturit dhe fëmijët
- Menaxhim i dhembjeve në lindje
- Menaxhim i dhembjeve kronike
- Menaxhim i dhembjeve traumatike