Endokrinologji
Endokrinologjia është specialiteti i mjekësisë i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që lidhen me hormonet. Shërbimi i Endokrinologjisë mbulon funksione të tilla njerëzore si koordinimin e metabolizmit, frymëmarrjes, riprodhimit, perceptimit ndijor dhe lëvizjes.
Endokrinologjia fokusohet në gjëndrat endokrine dhe indet që sekretojnë hormone. Sistemi endokrin human përbëhet nga një numër gjëndrash endokrine. Këto gjëndra prodhojnë dhe sekretojnë hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen, zhvillimin seksual si dhe funksione të tjera të trupit.
Mjekët tanë janë të specializuar në trajtimin e patologjive të cilat rrjedhin si pasojë e disbalancimit hormonal prej gjëndrave endokrine.
Shërbimi i endokrinologjisë diagnostikon dhe trajton:
Patologjitё endokrine,
Diabetin Mellitus,
Sëmundjet metabolike,
Obezitetin
Në spitalin tonë kryhen vizita specialistike për:
- Patologjitë e gjendrës tiroide (hypotiroidizmi, hypertiroidizmi, struma endemike, struma nodulare, patologjite malinje, tiroiditet autoimune e virale)
- Patologjitë e gjendrës së hipofizës (Prolactinoma, akromegalia, panhypopituitarizmi, Morbus Cushing, Diabeti insipid etj )
- Sёmundjet e gjendrës mbiveshkores: incidentalomat , neoplazite beninje dhe malinje, sёmundje funksionale (Sindroma Cushing endogjen dhe ekzogjen, hiperaldosteronizmi primar, feokromacitoma, ), insufiçenca e gjendrёs mbiveshkore, deficitet e lindura enzimatike (hiperplazia e surrenaleve.
- Hipertensioni me origjinё endokrine (hiperaldosteronizmi primar, feokromocitoma, Sindroma Cushing etj. )
- Ndryshimi apo alterimi i metabolizmit fosfo- kalcik (hiperparatireoidizmi, pseudohipoparatireoidismi, hiperkalçiuria).
- Osteoporoza
- Sindroma e ovareve policistike
- Diabeti Mellitus tip 1 dhe 2
- Dislipidemite
- Obeziteti
Kabineti i Endokrinologjisë ndihmon pacientët për të jetuar të shëndetshëm dhe aktiv, pavarësisht problemeve që ata kanë me diabetin, obezitetin, sëmundjet e tiroides apo patologji të tjera endokrine.
Qëllimi ynë është të identifikojmë shkaqet e problemeve të ndryshme endokrine dhe të gjejmë mjekimin më të mirë. Ne gjithashtu i kushtojmë shumë kujdes edukimit të pacientëve që vuajnë nga këto patologji, edukim i cili u ndryshojn cilësinë e jetës.