Kardiologji
Departamenti i Kardiologjisë është guri i parë i themelit të Spitalit Amerikan, njëherazi edhe krenaria më e madhe e punës së gjithë këtyre viteve. I ngritur në një kohë që pacientët kardiakë linin vendin për t’u diagnostikuar dhe trajtuar jashtë, kardiologjia e Spitalit Amerikan çeli një epoke të re në mjekësinë moderne shqiptare. Ekipi i kardiologëve të talentuar ka trajtuar në vite mijëra pacientë të problematikave të ndryshme kardiake, përfshirë edhe rastet më ekstreme të infarkteve akute të miokardit dhe shokut kardiogjen. Me ekipin e gjerë të trajnuar në disiplinat përkatëse dhe me aparaturat më moderne, Departamenti i Kardiologjisë mbulon me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës çdo kërkesë të poliklinikës dhe urgjencave kardiake duke i trajtuar në mënyrë medikale, me koronaroangiografi, stentime në rast nevoje, studim elektrofiziologjik, ablacion, pacemaker, defibrilatorë, mbyllje defektesh të lindura e deri trajtimi me shumë suksese me rrugë perkutane i disekimeve të aortes.
Përveç trajtimit medikal dhe metodave invazive, Departamenti i Kardiologjisë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe edukimit të pacientit lidhur me parandalimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve kardiake duke organizuar pothuaj në mënyrë të përhershme fushata check up kardiak me paketa kardiologjie shumë ekonomike dhe promovimin e tyre në masën e gjerë të popullatës.
Një gur themeli në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës është dhe bashkëpunimi me departamentin e imazherisë së avancuar nëpërmjet metodave imazherike moderne si angio skaner koronar, rezonancës magnetike, eko stress apo Calcium score. Por mbi të gjitha në themel të suksesit të departamentit të kardiologjisë ka qenë dëshira për t`iu gjendur pranë pacienteve në ditët e tyre më të vështira, pasioni për punën dhe sakrifica personale e gjithë stafit ditë e natë, ditë pushimi e ditë festash.
Shërbimet kryesore:
2. EKG
3. EKO zemre transtorakale
4. EKO zemre transezofageale
5. EKG stres test (Provë ushtrimore)
6. EKO stres dobutamine
7. HOLTER i ritmit
8. HOLTER i presionit arterial
9. Koronarografi
10. Angioplastike koronare (Implantim i stenteve koronare)
11. Implantim i Pacemaker-it
12. Studim elektrofiziologjik
14. Kateterizim i zemrës
15. Implanim defibrilatori të omplantueshëm (ICD)
16. Implantim CRT (resinkronizim kardiak)
17. TEVAR Riparim endovascular i aortës torakale
18. EVAR Riparimi endovascular i aneurizmës së aortës
19. Mbylje perkutane e defektit interatrial
20. Mbyllje perkutane e defektit interatrial
20. Riparim i koarktacionit të aortës
21. Stentim i arterieve renale
22. Valvuloplasti aortale me ballon
23. Perikardiocentezë