Kirurgji e Përgjithshme
Kirurgjia është një teknikë mjekësore e cila nënkupton kryerjen e një veprimi fizik mbi indet, më shpesh me një incision (prerje) dhe suturë (qepje).
Kirurgjia e përgjithshme dhe ajo viscerale (digjestive) është një degë e kirurgjisë, e cila trajton patologjitë kirurgjikale të tubit tretës (digjestiv), por edhe jashtë tubit tretës, si patologjitë e paretit abdominal, patologjitë e gjëndrave endokrine (gjendrat tiroide apo ato mbiveshkore), patologjitë kirurgjikale të shpretkës, të gjirit, tumoret sipërfaqësore etj.
Kirurgjia laparoskopike është një variant i kirurgjisë klasike laparotomike (kirurgjisë së hapur). Ajo konsiston në kryerjen e një prerje të vogël përmes së cilës mbushet kaviteti abdominal me dioksid karboni dhe duke parë më pas nëpërmjet një kamere kryhen veprime të ndryshme kirurgjikale me instrumentet përkatëse.
Kirurgjia laparoskopike konsiderohet kirurgjia e mijëvjeçarit të tretë. Fillimisht e aplikuar në gjinekologji dhe më pas në kirurgji viscerale (kolecistektomia e parë u krye nga Philippe Mouret në Lyon 1987) sot ka kudo tentativa dhe rezultate premtuese për trajtimin e patologjive të ndryshme kirurgjikale me laparoskopi.
Zhvillimi i kirurgjisë digjestive në Spitalin Amerikan
Kirurgjia digjestive funksionon në këtë spital prej shtatorit të vitit 2008 me hapjen dhe funksionimin e mirë, bashkëveprues dhe intensiv të shërbimeve poliklinike, laboratorike dhe imazherike moderne, bllok operator dhe reanimacion bashkëkohor dhe shërbim kirurgjikal totalisht i kompletuar.
Kirurgjia përfshin një staf të kualifikuar me specializime afatgjata në SHBA, Francë, Danimarkë, Belgjikë, Itali, Austri, Turqi etj.
Kirurgjia e Përgjithshme realizon:
2. Operacionet për patologjitë kirurgjikale të ezofagut:
- polipe të ezofagut;
- kancer ezofageal;
- stiktura të ezofagut;
- achalazi.
3. Operacione gastrike (mbi stomakun):
- trajtim kirurgjikal i ndërlikimeve të ulcerës peptike si stenoza, hemorragji, fistulizime, perforacione;
- trajtim i neoformacioneve si kancer gastrik
- korrigjimin e patologjive të stomakut të operuar;
4. Operacione për intestinin (zorrën e hollë):
- tumore intestinale dhe të mezenterit;
- trajtimin e okluzioneve të ndryshme;
- trajtimin e sëmundjes së Chronit
5. Operacione kolo-rektale (zorrën e trashë):
- trajtimin e kancerit të kolonit
- trajtimin e kancerit të rektumit
- trajtimin e divertikulitit, kolitit ulceroz
6. Operacione për rrugët biliare dhe heparin (mëlçinë):
- kalkulozën e kolecistës (gurët në tëmth);
- kalkulozën e rrugëve biliare;
- ikterin mekanik;
- echinokokun e heparit;
- absceset e heparit;
- tumoret e heparit
- transplantin e heparit
7. Kirurgjia e pankreasit:
- trajtimi i pseudokisteve të pankreasit;
- trajtimi i tumoreve të pankreasit;
- trajtimi i lipomave;
- trajtimi i formacioneve të buta të lëkurës dhe nënlëkurës;
9. Kirurgjinë e paretit abdominal:
- herniet inguinale;
- herniet umbilikale;
- herniet incizionale (laparocelat);
10. Kirurgjinë endokrine:
- patologjitë e gjëndrave tiroide;
- patologjitë e gjëndrave mbiveshkore;
- patologjitë e gjëndrave paratiroide;
11. Kirurgjia e obezitetit
- operacionet për rënien në peshë
12. Kirurgjia e gjirit
- tumoret beninje të gjirit
- kanceri i gjirit
13. Përdorim të laparoskopisë në trajtimin e patologjive të ndryshme intraabdominale duke tentuar të realizoje teknikat bashkëkohore;
14. Ndjekje adekuate dhe sipas protokolleve të fundit spitalore;
15. Disponibilitet në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të urgjencave kirurgjikale, si:
- abdomen akut;
- apendicit akut;
- kolecistit akut;
- peritonitet akute;
- okluzionet intestinale (bllokimi i zorrës);
- hernie të inkarceruara;
- drenim të absceseve të ndryshme.
- trauma abdominale