Okulistikë

Okulistikë

Okulistikë

Qendra e syrit në Spitalin Amerikan ofron sot gamën më të gjerë të ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale që një klinikë moderne oftalmologjike mund të ofrojë. Duke i shërbyer të miturve dhe të rriturve dhe duke kuruar të gjitha patologjitë e syrit, kjo qendër, është bërë referente jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

Me stafin prej 7 mjekësh të kualifikuar në fusha të ndryshme, Spitali Amerikan – Qendra e Syrit ka realizuar për herë të parë shumë risi si: korrigjimin e numrit të syzave me lazer, eliminimin e kataraktës me fakoemulsifikim, transplantin e kornesë, trajtimin e keratokonusit, kirurgjinë vitroretinale etj.

Ekzaminime oftalmologjike

  • Vizita okulistike për të rritur
  • Vizita okulistike pediatrike (për të gjitha moshat)
  • Topografia e syrit (Pentacam)
  • OCT (skaner i retinës dhe kornesë)
  • OCT për diagnozën dhe ndjekjen e Glaukomës
  • Ekografi e syrit
  • Fusha pamore
  • Pakimetri
  • Angiografi me fluoresceine (FFA)
  • Kontaktologji (përcaktimi i lenteve të kontaktit të buta dhe të forta)
  • Vendosja e protezave okulare
  • Tonometri automatike

Trajnime me laser

  • Trajtim me laser të retinës (retinopatinë diabetike, grisjet retinale, etj.)
  • Capsulotomi me YAG – laser
  • Iridotomi me YAG – laser

Ndërhyrje kirurgjikale

  • Operacione të perdes me ultratinguj (Phacoemulsifikim)
  • Operacione për eliminimin e numrit të syzeve me excimer laser (LASIK / LASEK)
  • Operacione për eliminimin e numrave ekstrem të syzeve me ane te inplantimit te lenteve intraokulare fakike (Artiflex, Artisan, ICL)
  • Operacione për eliminimin e numrit të syzeve per larg dhe afer (te moshes) me ane te perdorimit te lenteve Premium Multifokale (Panoptix, Symfony, etj.)
  • Kroslink i kornese (per trajtimin e Keratokonusit)
  • Transplanti korneal (i te gjitha shtresave te kornese)
  • Kirurgjia e retines (Hemorragji, retinopatia diabetike, trauma, etj.)
  • Operacione të tensionit të syrit (Glaukoma)
  • Operacione për shtrembërimin e syve (Strabismus)
  • Operacione të pterigionit me transplant konjuktival
  • Operacione të chalasionit (bycave)
  • Operacione për kanalin e lotit me tuba silikoni (Dacryocystorhinostomia)
  • Kirurgjia e kapakëve

More Doctors From : Okulistikë