Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Okulistikë

By Spitali Amerikan -

Okulistikë

Qendra e syrit në Spitalin Amerikan ofron sot gamën më të gjerë të ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale që një klinikë moderne oftalmologjike mund të ofrojë. Duke i shërbyer të miturve dhe të rriturve dhe duke kuruar të gjitha patologjitë e syrit, kjo qendër, është bërë referente jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

Me stafin prej 7 mjekësh të kualifikuar në fusha të ndryshme, Spitali Amerikan – Qendra e Syrit ka realizuar për herë të parë shumë risi si: korrigjimin e numrit të syzave me lazer, eliminimin e kataraktës me fakoemulsifikim, transplantin e kornesë, trajtimin e keratokonusit, kirurgjinë vitroretinale etj.

Ekzaminime oftalmologjike

  • Vizita okulistike për të rritur
  • Vizita okulistike pediatrike (për të gjitha moshat)
  • Topografia e syrit (Pentacam)
  • OCT (skaner i retinës dhe kornesë)
  • OCT për diagnozën dhe ndjekjen e Glaukomës
  • Ekografi e syrit
  • Fusha pamore
  • Pakimetri
  • Angiografi me fluoresceine (FFA)
  • Kontaktologji (përcaktimi i lenteve të kontaktit të buta dhe të forta)
  • Vendosja e protezave okulare
  • Tonometri automatike

Trajnime me laser

  • Trajtim me laser të retinës (retinopatinë diabetike, grisjet retinale, etj.)
  • Capsulotomi me YAG – laser
  • Iridotomi me YAG – laser

Ndërhyrje kirurgjikale

  • Operacione të perdes me ultratinguj (Phacoemulsifikim)
  • Operacione për eliminimin e numrit të syzeve me excimer laser (LASIK / LASEK)
  • Operacione për eliminimin e numrave ekstrem të syzeve me ane te inplantimit te lenteve intraokulare fakike (Artiflex, Artisan, ICL)
  • Operacione për eliminimin e numrit të syzeve per larg dhe afer (te moshes) me ane te perdorimit te lenteve Premium Multifokale (Panoptix, Symfony, etj.)
  • Kroslink i kornese (per trajtimin e Keratokonusit)
  • Transplanti korneal (i te gjitha shtresave te kornese)
  • Kirurgjia e retines (Hemorragji, retinopatia diabetike, trauma, etj.)
  • Operacione të tensionit të syrit (Glaukoma)
  • Operacione për shtrembërimin e syve (Strabismus)
  • Operacione të pterigionit me transplant konjuktival
  • Operacione të chalasionit (bycave)
  • Operacione për kanalin e lotit me tuba silikoni (Dacryocystorhinostomia)
  • Kirurgjia e kapakëve

Onkologji

By Spitali Amerikan -

Onkologji

Departamenti i onkologjisë kujdeset për diagnostikimin dhe përpilimin e planit të trajtimit të pacientëve që vuajnë nga sëmundja e kancerit. Departamenti i onkologjisë në Spitalin Amerikan ka në bazë të punës së tij bashkëpunimin, punën në ekip që është edhe çelësi i suksesit në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Një ekip multidisiplinar i përbërë nga mjekët onkologë, patologë, radiologë, kirurgë dhe mjekë të specialiteteve të tjera sipas nevojës, punojnë së bashku për të përcaktuar trajtimin e duhur për çdo pacient.

Diagnostikimi i kancerit

Diagnostikimi, hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje bëhet duke përdorur metodat më të fundit, sa më pak invasive për pacientin, duke përfshirë “stereotactic core biopsy” dhe procedurat kirurgjikale laparoskopike, si dhe analizat gjenetike që ndihmojnë për të parë tendecën që ka pacienti për trashëgimin e kancerit si dhe vendosjen e terapive të personalizuara për çdo pacient.

Kimioterapia

Kimioterapia është thjesht administrimi i disa medikamenteve për të luftuar kancerin. Shumica e pacientëve pasi marrin kimioterapinë largohen nga spitali (terapi ditore), por ka edhe skema kimioterapie që e kanë të domosdoshme qëndrimin në spital. Në disa raste mund të vendoset edhe një port-cut që është një facilitet i konsiderueshëm në marrjen e disa skemave të kimioterapisë. Trajtimet më të fundit me terapi të kombinuar me radioterapi e shoqëruar me kimioterapi.

Në Spitalin Amerikan trajtohen:

  • Kanceri i Traktit Gastrointestinal
  • Kanceri i Gjirit
  • Kanceri i Mushkërive
  • Kanceri i Sistemit Genitourinar
  • Kanceri Gjinekologjik
  • Limfoma
  • Sarkoma
  • Melanoma

ORL

By Spitali Amerikan -

ORL

Departamenti i Otorinolaringologjisë kujdeset për të gjithë ata pacientë që vuajnë nga problemet me veshin,hundën, kokën dhe qafën. Ky departament bashkëpunon me ekspertë të audiologjisë, endokrinologjisë, oftalmologjisë, neurokirurgjisë, dermatologjisë, alergjisë dhe imunologjisë, neurologjisë, kirurgjisë plastike në varësi të situatave dhe problematikave që shfaq pacienti.

Kirurgët tanë të Otorinolaringologjisë kanë trajnime dhe eksperienca të avancuara kirurgjikale, të tilla si në: kirurgji robotike transorale, transplantet e laringut dhe enën e vogël të gjakut (microvascular).

Shërbimet:

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I SËMUNDJEVE TË VESHIT
Trajtimi dhe rehabilitimi i pacientëve me ulje dëgjimi bëhet në sajë të mbështetjes së një departamenti modern audiologjie. Në shërbimin tonë kryhen operacione për riparimin e membranës timpanike të çarë, zëvendësimin i kockëzave të veshit me proteza (Kirurgjia e stapesit, Osikulopastika) dhe gjithë procedurat e tjera kirurgjikale të veshit. Implementimi i ‘Implantit Koklear’ (Veshi Bionik) që konsiderohet si arritja më e rëndësishme e viteve të fundit është objektivi ynë i afërt.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I MARRJES SË MENDVE
Videoelektronistagmografia dhe testet kalorike përdoren për vlerësimin e gjendjes së pacientëve me marrje mendsh. Marrja e mendve e shkaktuar nga pozicioni është shkaku kryesor i marrjes së mendve dhe trajtohet suksesshëm me manovrën e ripozicionimit.

DIAGNOSTIKIMI TRAJTIMI I SËMUNDJEVE TË HUNDËS
Shumë probleme të lidhura me marrjen frymë nga hunda, të cilat në mënyrë të konsiderueshme dëmtojnë cilësinë e jetës dhe shkaktojnë parehati tek pacienti, diagnostikohen dhe trajtohen suksesshëm në shërbimin tonë, duke përdorur dhe teknika endoskopike dhe mikroskopike. Gjithashtu në shërbimin tonë kryhen dhe operacione të kirurgjisë kozmetike të hundës.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I APNESË SË GJUMIT
Spitali ynë ofron laboratorin e gjumit për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjumit, gërhitjen dhe apnenë e gjumit. Këto sëmundje trajtohen me anë të pajisjeve të presionit pozitiv, ndërhyrjeve me radiofrekuencë në hundë, qiellzën e butë dhe rrënjën e gjuhës dhe metoda të tjera kirurgjikale.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I ÇRREGULLIMEVE TË ZËRIT
Kordat vokale të pacientëve me çrregullime të zërit ekzaminohen me metoda endoskopike. Më pas kryhen teknika të terapisë së zërit për pacientët me çrregullime funksionale të zërit, si dhe ndërhyrje kirurgjikale për sëmundje të shkaktuara nga probleme organike.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I TUMOREVE TË KOKËS DHE QAFËS
Në spitalin tonë kryhen ndërhyrje kirurgjikale me teknika moderne për tumoret e kokës dhe të qafës, si dhe ndërhyrje kirurgjikale të lidhura me rikonstruksionin kozmetik dhe humbjet funksionale të lidhura me kirurgjinë për këto tumore.

OTORINOLARINGOLOGJIA E FËMIJËVE
Tonsilët, infeksionet dhe tumoret e veshit – hundës – grykës diagnostikohen dhe trajtohen gjithashtu pranë spitalit tonë.

Ortopedi

By Spitali Amerikan -

Ortopedi

Ortopedia është disiplinë mjekësore që studion sistemin muskuloskeletal.

Mjekët ortopedë janë të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të: vizite ortopedike, infiltrim brenda artikulacioneve të gjurit, shpatulles, artocentesi, trajtim paravertebral.

Shërbimi ortopedik përfshin parandalimin dhe trajtimin e deformimeve të lindura dhe të fituara të sistemit muskuloskeletal, diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve që janë të lokalizuara në organet e mbështetjes dhe lëvizjes, dmth kolona vertebrale, gjymtyrët, artikulacionet, etj.

Shërbimet

  • Amputacioni, dezartikulacioni
  • Anomalitë kongjenitale
  • Art. Pelvike dhe gluteale
  • Artrodezat
  • Artroplastitë
  • Artroskopia e bërrylit, kyçit të dorës
  • Artroskopia e gjurit
  • Artroskopia e shpatullës
  • Artroskopitë
  • Gipsi dhe atelet (gipsi plastik)
  • Imobilizimi i artikulacioneve me anestezi
  • Kirurgjia e artikulacioneve, kirurgji e hapur
  • Kirurgjia e ekstremiteteve, mikrokirurgjia
  • Kirurgjia e laseracionit të indit të butë
  • Nxjerrja e implantit
  • Ortopedi pediatrike
  • Osteomieliti
  • Osteotomitë
  • Reponimi i mbyllur i luksacioneve
  • Riparimi i luksacioneve teë përsëritura
  • Trajtimi i luksacioneve
  • Trajtimi kirurgjik i frakturave

Neonatologji – Pediatri

By Spitali Amerikan -

Neonatologji – Pediatri

Departamenti i Pediatrisë i shërben gjithë pacientëve të vegjël të grupmoshave nga 0 deri në 15 vjeç. Ekipi i profesionistëve të pediatrisë kujdesen për shëndetin e fëmijëve në bashkëpunim me kolegët e tyre specialistë të fushave të tjera, duke mundësuar jo vetëm ndjekjen në poliklinikë por edhe hospitalizimin e tyre.

Shërbimet

  • Vizita të kujdesit primar si pjesë e rëndësishme e kujdesit për fëmijën. Gjatë vizitave diskutohen çështje të rëndësishme të lidhura me ushqyerjen, edukimin, marrdhëniet familjare ,disiplinën, sjelljen dhe zhvillimin (fizik, psikomotor)
  • Imunizimi – Kalendari i vaksinimit të Spitalit Amerikan përfshin vaksinimin kundër sëmundjeve si: difteri, tetanoz, Perttus (kollë e mirë), Poliomielit, H.Influence, Hepatit B, Pneumokok, Fruth, parotit, rubeole, variçelë ( lija e dhenëve ), Hepatit A, etj…
  • “Screening pediatric” ku përfshihen: Neonatal screening (deficit i G6PDH, CF (fibrozës kistike), hipotiridizmit (neonat TSH ), Neonat 17 OH progesteron, neonat fenilalanina ( PKU ), screening echographic për displazine coxo -femorale të zhvillimit, testi i dëgjimit, Screening për aneminë nga mungesa e Fe, probleme të zhvillimit psikomotor dhe kognitiv, Screening të TA , çrregullimet e lipideve , obesitetin në fëmijë /adoleshentë, etj…

Pneumologji

By Spitali Amerikan -

Pneumologji

Trajtojmë sëmundje të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes si:
• astma
• sëmundje pulmonare obstruktike kronike
si edhe sëmundje të ndryshme parenkimale dhe vaskulare të mushkërive.

Përdorim për diagnostikim:
• laborator
• imazheri të avancuar (rreze-x dhe tomografi të kompjuterizuar)
• testet e funksioneve pulmonare
• bronkoskopi fibëroptike
• polisomnografi
Mjekësia Pulmonare kujdeset për shërbimet diagnostike dhe të trajtimeve për të luftuar pamjaftueshmërinë e sistemit të frymëmarrjes dhe të sëmundjeve të mushkërisë.
Ne kemi eksperiencë për të ndihmuar pacientët gjatë gjithë etapave të sëmundjes dhe trajtimit nga një kollë kronike ose mungesë në frymëmarrje deri në trajtim me ventilator për pacientët e sëmurë kritik.

Proktologji

By Spitali Amerikan -

Proktologji

SHËRBIMET QE OFRON SPITALI AMERIKAN NË PROKTOLLOGJI
Kabineti i Proktollogjisë pranë Spitalit Amerikan është një ndër kabinetet më të kompletuara në Shqipëri, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh nga më bashkëkohoret në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të zorrës së trashë.

Vlerësimi i pacientëve me sëmundje të ndryshme të zorrës së trashë bëhet duke filluar që me konsultën proktollogjike, gjatë së cilës respektohet maksimalisht  privacia e pacientit, duke vazhduar më pas me ekzaminimet suplementare diagnostikuese dhe trajtimet kirurgjikale nga më bashkohorët në rajon, nga një staf i trajnuar në spitalet më prestigjioze të Britanisë së Madhe dhe të Europës.

Shërbimet e ofruara:

1. Konsultë proktollogjike

2. Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të zorrës së trashë, si sëmundja hemorroidale, fissura anale, fistula anale, cisti pilonidal, abcesi perianal dhe koksigeal, të gjtha llojet e formacioneve tumorale dhe kancerit të zorrës së trashë, tumoret presakrale, polipet, prolapsi i rektumit, trauma e kompleksit sfinkterial dhe e regjionit anorektal, sëmundjet inflamatore, si morbus Crohni dhe koliti ulceroz, koksikodinia, sindromi i zorrës së iritueshme (IBS), hidradeniti supurativ, kondiloma anale dhe gjenitale, pruritusi anal, formacionet e ndryshme të regjionit ano-perianal, inkontinienca anale, trajtimi i hemoragjive me natyre të ndryshme të traktit të poshtëm digjestiv (LGIB), etj.

3. Anoskopi, proktoskopi, rektosigmoidoskopi rigide, fibrokolonoskopi (kabineti i endoskopisë)

4. Biopsi e anorektumit

5. ECHO endoanale 2D

6. Trajtime konservative bashkëkohore

7. Konsulta të rregullta post-operatore sipas protokolleve më bashkekohore

8. Operacione për semundjet e zorrës së trashë, si më poshtë:

• Operacioni i hemorroideve

me teknikën THD
me staplerin hemoroidal PPH
me Rubber band ligation
me teknikën tradicionale

• Operacioni i implantit të protezës anale Gate Keeper
• Operacioni i fisurës anale
• Operacioni i fistulës anale
• Operacioni i abcesit perianal, submukozal, supralevator, horse shoe, koksigeal, etj
• Operacioni i fistulës kogsigeale
• Operacioni i formacioneve me natyrë beninje dhe malinje të regjionit ano-perianal
• Operacioni i kancerit të kolonit
• Operacioni i kancerit të rektumit
• Operacioni i kancerit anal
• Operacioni i tumoreve presakrale
• Operacioni i prolapsit të rektumit
• Operacioni për polipet e kolonit dhe regjionit anorektal
• Operacioni për frakturë dhe luksacion të os-koksigeale
• Operacione për riparimin e dëmtimeve traumatike të sfinkterit anal (sfinkteroplasty)
• Operacione për trajtimin e dëmtimeve traumatike të rektumit intra dhe ekstraperitoneal
• Operacione për trajtimin e Morbus Chron & Kolitit ulceroz
• Operacione për dolikosigma
• Operacione per divertikuloze te komplikuar te  kolonit
• Operacioni i kondilomës ano-perianale & gjenitale
• Operacioni i hidradenitit supurativ

Reumatologji

By Spitali Amerikan -

Reumatologji

Departamenti i Reumatologjisë disponon stafin dhe ekspertizën e nevojshme për trajtiminin e sëmundjeve reumatizmale duke përfshirë rastet e thjeshta deri tek ato më të komplikuarat, ku shpeshherë gjejnë kombinim në trajtim me Departamentin e Ortopedisë, Fizioterapisë, Neurologjisë etj.

Reumatologët e Spitaleve Amerikane trajtojnë çdo lloj forme të artritit ( ekzistojnë mbi 100 të tillë) ku më të shpeshtë janë: Osteoartriti, Artriti Reumatoid, Artriti nga depozitimi në kyçe të kristaleve, Spondiliti Ankilozant, etj; sëmundjet autoimune të indit lidhor si Lupusi Eritematoz, Sklerodermia, Sindromi Sjogren, Vaskulitet etj; sëmundjet e metabolizmit kockor si Osteoporoza apo sëmundjet regjionale muskuloskeletike që prekin supin, mesin etj.

Për të gjitha këto ne ju ofrojmë shërbimet si:

  • Vizitë reumatologu
  • Ekzaminime laboratorike( imunologjike)/imazherike
  • Kapilaroskopi
  • Osteodensitometri( DEXA)
  • Fizioterapi
  • Trajtim bashkëkohor

Urgjencë 24 Orë

By Spitali Amerikan -

Urgjencë 24 Orë

Në bashkëpunim me ICU (terapinë intensive), sallën e hemodinamikës, sallat e operacioneve, maternitetin, laboratorin, imazherinë e avancuar dhe invazive bashkë me përkushtimin maksimal të stafit të mjekëve dhe infermierëve e bën qendrën tonë spitalore unike në cilësinë e ofruar dhe shpejtësinë e përgjigjes mjekësore.

Shërbimet

1. Urgjenca 24 orë.

Shërbim mjekësor 24 orë nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, RM (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe 2 laboratorë 24 orë.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Një helikopter mjekësor i cili mundëson transporte për distanca të mëdha me personel mjekësor që ofron trajtim intensiv.

Personeli përbëhet nga ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurge, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët (Tirana 2) si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Shërbimi në shtëpi është një risi e kësaj qëndre drejtuar të gjithë pacientëve që e dëshirojnë këtë shërbim por veçanërisht për rastet onkologjike, të dializës, post-kirurgjikale (stad rehabilitimi), moshat e treta, pacientët me sëmundje të rënda kronike të cilat i bëjnë joaktiv dhe në nevojë për një shërbim të tillë.

2. Qëndra e traumës

Urgjenca përbën një hallkë esenciale në pritjen dhe menaxhimin e traumës bashkë me njësitë e terapisë intensive dhe ekipit kirurgjikal.

Në ambientet e të dy urgjencave ne kemi përkatësisht Tirana 1 CT scan dhe RM(rezonancë magnetike) dhe Tirana 2 CT scan.

3. Qëndra e strokut

Në spitalin tonë priten çdo muaj rreth 30 – 40 raste me aksidente cerebrovaskulare të cilave u jepet mundësia të trajtohen në mënyra të ndryshme kirurgjikale apo me fjalën e fundit të imazherisë invazive, atë të stentimit të arterieve cerebrale apo sklerotizimit të tyre.

4. Qëndra kardio-vaskulare

Kjo qendër është një nga shtyllat e suksesit të Spitalit Amerikan me një numër rekord rastesh të   diagnostikuar dhe trajtuar me sukses.

Urgjenca dhe stafi i saj ka një rol esencial në pritjen e triazhimin në kohë të shpejtë të këtyre rasteve.

Laboratori i hemodinamikës është ngushtësisht i lidhur me urgjencën, terapinë intensive dhe sallat e kirurgjisë kardio-vaskulare.

Në këtë qendër bëhet e mundur trajtimi i aksidenteve kardiake me stentim apo kirurgji të hapur. Trajtim kirurgjikal apo me imazheri invazive i aksidenteve vaskulare si Disekacioni i Aortës (çarja e aortës), tromboza e arterieve periferike, tromboembolia pulmonare etj.

5. Qëndra e Pediatrisë

Ndodhet në Spitalin Amerikan 2. Në këtë qendër urgjenca menaxhohet nga mjekët pediatër, neonatologë me suportin e dy terapive intensive përkatëse dhe një staf mjekësor shumë i përkushtuar për këtë kategori delikate pacientësh.

Spitali Amerikan, Në gadishmëri të plotë, u ofron shërbim shëndetësor te gjithe banoreve.

Urgjenca është shëmbëlltyra e suksesit apo dështimit të një institucioni shëndetësor.

Stafi i urgjencës është në angazhim maksimal në çdo orë të ditës dhe natës, për të përballuar urgjencat edhe pse është kohë pushimesh.

Urgjenca është një portë e parë “pritëse”, për çdo të sëmurë.

Spitali Amerikan do të ofrojë një shërbim akoma më të specializuar në sektorin e tij të urgjencës, falë trajnimit të stafit nga mjekë gjermanë.

Kështu mjekët e urgjencës së spitalit amerikan do të ofrojnë një shërbim të specializuar për menaxhimin e emergjencave kardike, atyre respiratore por edhe një kujdes profesional për traumat e pësuara nga aksidentet.

Urgjenca e spitalit amerikan në bashkëpunim me një sërë shërbimesh të tjera si terapia intensive, salla e hemodinamikës, laboratorët dhe imazherinë e avancuar ofrojnë një shërbim profesional dhe efektiv 24 orësh në 7 ditë të javës.

Urologji

By Spitali Amerikan -

Urologji

I) Konsultë urologu:
• Vizitë për aparatin urogjenital

II) Ekzaminimet urologjike:
1) Ekografi
2) Radiografi Direkte, Pielografi, Uretrografi
3) Tomografi e Kompjuterizuar (CT Scan)
4) Rezonancë Magnetike Nukleare (RMN ose MRI)
5) Uroflowmetri
6) Urodinami
7) Shintigrafi

III) Ndërhyrje në aparatin urinar:
1) Uro-Onkologji:
• Nefrektomi radikale
• Retroperitoneal Lenf Nod Dissection
• Fibroza retroperitoneale
• Cistoprostatektomi radikale
• Prostatektomi radikale
• Orchiectomi radikale
• Penektomi radikale
2) Urologjia pediatrike:
• Hipospadi
• Kirurgjia për reflukset (Të hapur dhe endoskopike)
• Criptorchidism (teste të paulura new skrotum)
• Defektet kongjenitale të fëmijëve (Ekstrofi vezike, Epispadi, etj)
• Vezikat neurogjene
3) Urologji femërore:
• Inkontinenca tek femrat
• Cistocel
4) Urologjia rekonstruktive dhe traumat:
• Fistulat ureterale
• Fistulat vezikale
• Proteze penile
• Trauma
5) Urologji Endoskopike:
• TUR prostate
• TUR papiloma e vezikës
• Uretrotomi interne
• Gurët në ureter
• Gurët në vezikë
• Balonizim në ngushtimet ureterale
• Vendosje stentash në aparatin urinar
6) Litotripsi perkutane:
• Heqje perkutane e gurëve në veshka
• Nefrostomi
• Anterograd D-J
7) Urologji laparoskopike:
• Ekscizioni i kisteve renale laparoskopik
• Prostatektomi laparoskopike
• Nefrektomi laparoskopike
• Diagnostikim laparoskopik
• Varikocelektomi laparoskopike
8) E.S.W.L (Litotripsi)
9) Trans Rectal Biopsy e prostatës
10) Kirurgji e vogël
• Cirkumcizie (Synet)
• Varikocelektomi
• Ekscizioni i kisteve peididimare
• Hidrocelektomi
• Vazoligatur

Page 3 of 3123

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë