Proktologji

Proktologji

Proktologji

SHËRBIMET QE OFRON SPITALI AMERIKAN NË PROKTOLLOGJI
Kabineti i Proktollogjisë pranë Spitalit Amerikan është një ndër kabinetet më të kompletuara në Shqipëri, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh nga më bashkëkohoret në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të zorrës së trashë.

Vlerësimi i pacientëve me sëmundje të ndryshme të zorrës së trashë bëhet duke filluar që me konsultën proktollogjike, gjatë së cilës respektohet maksimalisht  privacia e pacientit, duke vazhduar më pas me ekzaminimet suplementare diagnostikuese dhe trajtimet kirurgjikale nga më bashkohorët në rajon, nga një staf i trajnuar në spitalet më prestigjioze të Britanisë së Madhe dhe të Europës.

Shërbimet e ofruara:

1. Konsultë proktollogjike

2. Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të zorrës së trashë, si sëmundja hemorroidale, fissura anale, fistula anale, cisti pilonidal, abcesi perianal dhe koksigeal, të gjtha llojet e formacioneve tumorale dhe kancerit të zorrës së trashë, tumoret presakrale, polipet, prolapsi i rektumit, trauma e kompleksit sfinkterial dhe e regjionit anorektal, sëmundjet inflamatore, si morbus Crohni dhe koliti ulceroz, koksikodinia, sindromi i zorrës së iritueshme (IBS), hidradeniti supurativ, kondiloma anale dhe gjenitale, pruritusi anal, formacionet e ndryshme të regjionit ano-perianal, inkontinienca anale, trajtimi i hemoragjive me natyre të ndryshme të traktit të poshtëm digjestiv (LGIB), etj.

3. Anoskopi, proktoskopi, rektosigmoidoskopi rigide, fibrokolonoskopi (kabineti i endoskopisë)

4. Biopsi e anorektumit

5. ECHO endoanale 2D

6. Trajtime konservative bashkëkohore

7. Konsulta të rregullta post-operatore sipas protokolleve më bashkekohore

8. Operacione për semundjet e zorrës së trashë, si më poshtë:

• Operacioni i hemorroideve

me teknikën THD
me staplerin hemoroidal PPH
me Rubber band ligation
me teknikën tradicionale

• Operacioni i implantit të protezës anale Gate Keeper
• Operacioni i fisurës anale
• Operacioni i fistulës anale
• Operacioni i abcesit perianal, submukozal, supralevator, horse shoe, koksigeal, etj
• Operacioni i fistulës kogsigeale
• Operacioni i formacioneve me natyrë beninje dhe malinje të regjionit ano-perianal
• Operacioni i kancerit të kolonit
• Operacioni i kancerit të rektumit
• Operacioni i kancerit anal
• Operacioni i tumoreve presakrale
• Operacioni i prolapsit të rektumit
• Operacioni për polipet e kolonit dhe regjionit anorektal
• Operacioni për frakturë dhe luksacion të os-koksigeale
• Operacione për riparimin e dëmtimeve traumatike të sfinkterit anal (sfinkteroplasty)
• Operacione për trajtimin e dëmtimeve traumatike të rektumit intra dhe ekstraperitoneal
• Operacione për trajtimin e Morbus Chron & Kolitit ulceroz
• Operacione për dolikosigma
• Operacione per divertikuloze te komplikuar te  kolonit
• Operacioni i kondilomës ano-perianale & gjenitale
• Operacioni i hidradenitit supurativ

More Doctors From : Proktologji