Reumatologji

Reumatologji

Reumatologji

Departamenti i Reumatologjisë disponon stafin dhe ekspertizën e nevojshme për trajtiminin e sëmundjeve reumatizmale duke përfshirë rastet e thjeshta deri tek ato më të komplikuarat, ku shpeshherë gjejnë kombinim në trajtim me Departamentin e Ortopedisë, Fizioterapisë, Neurologjisë etj.

Reumatologët e Spitaleve Amerikane trajtojnë çdo lloj forme të artritit ( ekzistojnë mbi 100 të tillë) ku më të shpeshtë janë: Osteoartriti, Artriti Reumatoid, Artriti nga depozitimi në kyçe të kristaleve, Spondiliti Ankilozant, etj; sëmundjet autoimune të indit lidhor si Lupusi Eritematoz, Sklerodermia, Sindromi Sjogren, Vaskulitet etj; sëmundjet e metabolizmit kockor si Osteoporoza apo sëmundjet regjionale muskuloskeletike që prekin supin, mesin etj.

Për të gjitha këto ne ju ofrojmë shërbimet si:

  • Vizitë reumatologu
  • Ekzaminime laboratorike( imunologjike)/imazherike
  • Kapilaroskopi
  • Osteodensitometri( DEXA)
  • Fizioterapi
  • Trajtim bashkëkohor

More Doctors From : Reumatologji