Edukimi:
Shtator 1997-Qershor 2001 KOLEGJI TURK ‘MEHMET AKIF‘, Tiranë Vlerësimi përfundimtar – 9.8 (03/47 të diplomuar).
Tetor 2001-Qershor 2007 UNIVERSITETI I MARMARASË / STAMBOLL, Dega Mjekësi (Anglisht), Vlerësimi përfundimtar – 8.1 ( 10/148 të diplomuar).
Eksperienca profesionale:
Shtator 2002 – Maj 2003 ka zhvilluar një studim, ku ka qenë koordinator i grupit të punës në lidhje me obezitetin, në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetit Publik pranë Universitetit të Marmarasë të titulluar: ‘ Faktorët dhe ndikimet në shfaqjen e obezitetit tek fëmijët e grupmoshës 6-10 vjeç në disa prej shkollave të Stambollit’.
Dhjetor 2003 – Maj 2004 ka marrë pjesë në një studim të organizuar nga Departamenti i Fiziologjisë pranë Universitetit të Marmarasë i titulluar: ‘Koliti – i nxitur nga dëmtimet oksidative të zorrës së trashë dhe të muskujve të skeletit përmirësohet nga bërja në mënyrë të rregullt e ushtrimeve. Studimi u publikua në disa revista prestigjoze të fiziologjisë, ndër të cilat Experimental Physiology (Art reference: Experimental Physiology 91.5 pp 897-906 DOI:10.1113/expphysiol.2006.034439). Studimi u prezantua dhe në: 2004 APS Intersociety Meeting: The Integrative Biology of Exercise Tetor 6-9, 2004—Hilton Austin Hotel, Austin, Texas/ USA. Momentalisht studimi mund të gjëndet në faqen e internetit PubMed, e cila është referenca e studimeve mjekësore më prestigjoze.
01 Shtator 2006 – 30 Tetor 2006 ka kryer studime personale në lidhje mbi gjëndjen e Shërbimit Parësor dhe Shëndetit Publik pranë ISSH Shkodër duke analizuar të gjithë regjistrat e këtij institucioni, rezultate të cilat i ka prezantuar pranë Departamentit të Shëndetit Publik të Universitetit të Marmarasë.
Nëntor 2006 – Qershor 2007 ka punuar si Doktor i Brëndshëm pranë Spitalit Universitar të Marmarasë, pjesë kjo e praktikës së detyrueshme para diplomimit.
Gjatë viteve të edukimit, ndikuar dhe nga profesioni i cili jep mundësinë për njohje të shumta, ka pasur fatin të ketë komunikim me njerëz të kulturave dhe vendeve të ndryshme, eksperiencë e cila ka ndikuar në formimin e mirë të aftësive komunikuese dhe negociuese.
Shkurt 2010 e në vazhdim ka punuar si mjek i hemodializës pranë Spitalit Amerikan.
Nga marsi i vitit 2011 e në vazhdim – specializim në degën Anestezi Reanimacion pranë Spitalit Universitar ‘Nënë Tereza’.
Dhjetor 2010 ka marrë pjesë në Kongresin Kombëtar të Kardiologjisë.
Dhjetor 2010 ka marrë pjesë në konferencën : Syncope –organizuar nga Shoqata e Kardiologjisë Shqiptare.
29 – 30 Prill 2011 ka marrë pjesë në Kongresin Mesdhetar për Kancerin zhvilluar në Tiranë.
Shkurt 2011 ka marrë pjesë në Kongresin Kombëtar të Anestezisë, Reanimacionit dhe Politraumës.
Prill 2011 ka marre pjesë në Konferencën e Rrugëve të Frymëmarrjes të zhvilluar në Tiranë nga Shoqata Shqiptare e Anestezisë.