Dr. Gertiana Mullalli Bime

Dr. Gertiana Mullalli Bime

Edukimi:

· Shtator 2007 – Korrik 2003: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë. Dega Mjekësi e Përgjithshme.

· Maj 2005 – Maj 2009: QSUT “ Nënë Tereza” , Program mësimor pasuniversitar në Pediatri të Përgjithshme, pranë UT Fakulteti i Mjekësisë & Departamenti Pediatri.

Eksperienca profesionale:

· Shkurt 2018 dhe aktualisht: Mjeke Pediatre Neonatologe në Spitalin Amerikan II

· Maj 2009 – Janar 2018: Mjeke Pediatre Neonatologe në SUOGJ ”K. Gliozheni”, Tiranë.

· Mars 2017 – Shkurt 2018: Shefe Klinike e Terapisë Intensive Neonatale.

· Shtator 2003 – Maj 2005: Mjeke pediatre në konsultore fëmijësh në qytetin e Durrësit.

· Shtator 2016 dhe aktuaslisht: Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Trajnime dhe pjesëmarrje:

· Qershor 2004: Workshop me temë: Crregullimet më të shpeshta në zhvillimin e fëmijëve 0-6 vjeç. Organizuar nga Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve, Tiranë.

· Shtator 2005: Riaftësimi i paaftësisë dëgjimore tek fëmijët shqiptarë ,organizuar nga Magis dhe Shërbimi Audiologjik dhe Foniatrik i Universitetit të Padovës

· Mars – Prill 2010: “Emergjencat Pediatrike” organizuar nga The Children’s Hospital of Philadelphia në Bashkëpunim me Spitalin e Përgjithshëm Feldkirch, Salzburg.

· Dhjetor 2010: Si të bësh punë kërkimore organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë, UT.

· Dhjetor 2010: Zbatimi me rigorozitet i Kalendarit të Vaksinimit, tendencat e reja për vaksinat organizuar nga Shoqata Pediatrike Shqiptare, Tiranë.

· Prill 2012: Nga guidat ndërkombëtare në protokollet klinike kombëtare organizuar nga Maternal, Newborn and Child Health Care Reform Project & WHO.

· Shtator – Tetor 2012: Trajnim për: Sëmundjet e lindura të zëmrës: epidemiologjia, diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm i tyre.

· Shtator 2014: Shkolla e dytë verore e Neonatologjisë. Leksione teorike dhe kurs praktik organizuar nga Campus Charite Mitte, Berlin.

· Dhjetor 2014: Trajnim për Reanimimin Neonatal organizuar nga LDS Charities dhe UNFPA, Prishtinë.

· Prill 2015: Neonatology” Seminar i organizuar nga The Children’s Hospital of Philadelphia në bashkëpunim në Universitetin Mjekësor të Graz-it, Salzburg.

· Maj 2017: “Acibadem Heart Days”, Simpozium Internacional mbi sëmundjet e lindura të zemrës tek neonatet “Multidisiplinary Approach” organizuar nga Acibadem University & Acibadem Healthcare Group, Istanbul.

· Qershor 2017: Rëndësia e aplikimit të CPAP-it në sallën e lindjes dhe aftësitë tona në përdorimin me sukses të tij. Njohja dhe përdorimi në praktikë i Neo-tee, Tiranë.

· Tetor 2017: Kujdesi Bazë për çdo Bebe dhe Kujdesi bazë për Bebet e Vogla. Mbështetur nga LDS Charities dhe UNFPA, Tiranë.

Publikime dhe prezantime:

· Trajtimi me MgSO4 i bebeve në term, me asfiksi të rëndë në lindje dhe të dhënat e hershme neurologjike. Autore e Perinatologjisë Shqiptare. Botim Akademik Periodik Vëllimi 2, Nr 1, Mars, 2016.

· Protokollet Klinike Perinatale Kombëtare. Autore, Protokolli Kombëtar i Praktikës Klinike mbi të porsalindurin me Hipoglicemi Mars, 2012.

· Sulfati i Magneziumit dhe përdorimi i tij për të reduktuar dëmin cerebral tek të porsalindurit, Autore. Buletini i Shkencave Mjekësore, Vëllimi 43, 2012.

· Pneumonia pas ventilimit mekanik në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale, Autore. Takim Profesional Mjekesor 26-27 tetor Shkup, 2012.

· Shkaqet e reaksionit leukemoid te neonati. Bashkëautore. Takim Profesional Mjekësor 26-27 tetor, Shkup, 2012.

· Ndryshimet gjinore në EAB e minutës së parë në kordonin umbilikal të fëmijëve në term Autore. Revista Zyrtare e konferencës IV Mbarëshqiptare e Ndërkombetarë e Mjekësisë Perinatale. Buletini i Shkencave Mjekësore vellim i 41, Nr 2, 2010.

· Prezantim rasti: Një rast me leishmanioze viscerale që ka bërë relaps pas mjekimit me glukantimë, kompikuar me pneumoni dhe miokardit akut. Bashkëautore. Buletini i Shkencave Mjekesore, Vëllimi 41, Nr 1, shkurt 2010

· Atrezia Biliare, Bashkëautore. Revista Shqiptare e Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë, Nr 3, 2008.

· Roli i dializës peritoneale në sindromën hemolitike uremike, Bashkëautore.

· Libri i Abstrakteve të Konferencës vjetore të XI të Shoqatës Pediatrike Shqiptare me pjesëmarrje ndërkombëtare Tiranë, 14-15 nëntor, 2008.

· Kriza e rëndë e astmës në njësinë e Terapisë Intensive Pediatrike. Një eksperiencë 5 vjecare. Bashkeautore. Libri i Abstrakteve të Konferencës vjetore te X Shoqatës Pediatrike Shqiptare me pjesëmarrje ndërkombëtare 9-10 nëntor 2007, Tiranë.

· Anemitë nga mungesa e hekurit, Bashkëautore. Libri i Abstrakteve të Konferencës vjetore të IX Shoqatës Pediatrike Shqiptare me pjesëmarrje ndërkombëtare 2-3 qershor 2006 , Tiranë.

· Përdorimi i kortikosteroideve para lindjes për parandalimin e Detresit Respirator tek i porsalinduri. Bashkëautore. Libri i Abstrakteve të Konferencës vjetore të IX Shoqatës Pediatrike Shqiptare me pjesëmarrje ndërkombëtare 2-3 qershor 2006, Tiranë.

· Projekt Doktoraturë: Përdorimi i MgSO4 në bebet e lindur në term me asfiksi të rëndë në lindje dhe demi cerebral. Janar 2010 – Dhjetor 2015. Aktualisht duke u përpunuar të dhënat statistikore.

· Prezantim oral: “Perdorimi i Sulfatit të Magneziumit në Asfiksinë e Rëndë Neonatale” Kongresi XXV Europia i Mjekesise Perinatale, Maastricht, 15-16 Qershor, 2016.

· Prezantim oral: Menaxhimi i Hipotermise tek i porsalinduri. Seminar i organizuar nga Shoqata Pediatrike Shqiptare me titull: Neonatologjia Shqiptare dhe sfidat e zhvillimit te saj sot dhe në të ardhmen Tiranë, 17 Dhjetor 2016.

· Kongresi Europian 3 i Kujdesit Intrapartum ECIC Stokholm-Suedi, 25-27 maj, 2017.

· Kongresi 12 I Akademisë Ndërkombëtare të Mjekësisë Perinatale & Edicionit 32 të Shoqates Fetus as a Patient, Tiranë 27-29 maj, 2016.

· Kongresi Boteror 12 i Mjekësisë Perinatale Madrid – Spanjë, 3-6 nëntor, 2015. Simpozium: Konsiderata aktuale mbi ushqyerjen e fëmijës së vogël Tiranë, 25 shtator, 2015. Konferencat Kombëtare Pediatrike 7,8,9,10,11,14,15 prej vitit 2003-2014.

· Kongresi Kombëtar i Kujdesit gjatë shtatzanisë dhe lindjes, Tiranë, 24-26 tetor, 2014. Simpozium: Refluksi Gastro-Ezofageal, Durrës, 21 maj 2011.

More Doctors From: ,

Dr. Lindita Çipi

Dr. Lindita Çipi

Neonatolog, Pediatër
Dr. Shk. Niketa Koliçi

Dr. Shk. Niketa Koliçi

Neonatolog, Pediatër
Dr. Florinda Imeraj (Bajrami)

Dr. Florinda Imeraj (Bajrami)

Neonatolog, Pediatër
Dr. Elona Gjylbegaj

Dr. Elona Gjylbegaj

Neonatolog
Dr. Alba Jonuzi

Dr. Alba Jonuzi

Neonatolog, Pediatër