Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Kanceri i vezoreve

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 02/09/2020


Dr. Elton Peçi, obstetër-gjinekolog dhe Shef i Departamentit të Mjekësise Riprodhuese në Spitalin Amerikan 2 jep detaje për kancerin e vezoreve, çfarë është, kë prek dhe si diagnostikohet.

Kanceri ovarian është kancer që prek ovaret (vezoret). Ovaret janë organe çift që prodhojnë hormonet dhe vezët (ovocitet) tek femra. Kanceri ovarian është një tumor malinj që prek më shpesh femrat në moshë të avancuar. Në rast se diagnostikohet herët, ka shanse të mira për mjekim.


Çfarë është?

Kanceri ovarian shfaqet në vezore. Tumoret e ovareve mund të jenë tumore beninje (që do të thotë se nuk janë kancer) ose tumore malinje (që do të thotë se janë kancer). Kanceri që fillon në vezore mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit të femrës duke dhënë ato që quhen metastaza.


Kë prek kanceri ovarian?

Shumica e rasteve me kancer janë të moshës > 60 vjeç. Megjithatë mund të shfaqet edhe me herët apo edhe në femra të reja (dhe në këto raste zakonisht është më agresiv).

Sa i shpeshtë është?

Kanceri ovarian prek një në 60 femra.


Cilat femra janë më të rrezikuara?

Në një pjesë (por jo gjithnjë!) të rasteve me kancer ovarian kemi një predispozicion familjar. Bëhet fjalë për femrat të cilat kanë një mutacion të lindur në gjenet BRCA1 dhe BRCA2. Këto mutacioni mund të vërtetohen me analiza nga gjaku në rast se dyshohet një trashëgimi familjare me kancer ovarian. Është parë se femrat me një histori familjare pozitive për kancer gjiri apo kancer ovarian janë më të rrezikuara të preken nga kanceri ovarian në jëtën e tyre.

Në femrat që kanë një histori pozitive për kancer ovarian / gjiri në disa breza të familjes së tyre, është e këshillueshme marrja e masave kirurgjikale (heqja e vezoreve dhe tubave të Fallopit) në mënyrë që të parandalohet shfaqja e kancerit ovarian.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit ovarian?
Shenjat e mëposhtme mund të jenë shenjat e një kanceri ovarian, sidomos kur ato përsëriten në kohë:

  • dhimbje barku ose në fund të barkut,
  • fryrje barku, ndjenjë e shpeshtë urinimi,
  • • zhurma (llokoçitje) në bark,
  • ndjenjë urgjente për urinim,
  • konstipacion, diarre,
  • mungesë oreksi,
  • hemorragji vaginale anormale,
  • dhimbje mesi.
  • ndjenja e ngopjes arrihet shumë shpejt,
  • rënie në peshë

Në rast se ju përjetoni këto shenja atëherë ju duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog.

Si diagnostikohet kanceri ovarian?
Kanceri ovarian mund të diagnostikohet përmes ekzaminimit gjinekologjik, ekografisë gjinekologjike dhe rezonancës magnetike. Në një pjesë të rasteve kërkimi për markerët tumoralë (CA-125, HE-4) është i nevojshëm.

Si trajtohet kanceri ovarian?
Kanceri ovarian trajtohet përmes kirurgjisë dhe kimioterapisë.

Si është prognoza?
Sa më shpejt të diagnostikohet kanceri ovarian, aq më tepër mundësi kemi ta trajtojmë atë. Megjithatë, për fat të keq kanceri ovarian është i vështirë për tu kapur herët pasi shenjat e tij imitojnë ato të sëmundjeve të tjera. Ky fakt, së bashku edhe me neglizhëncën bën që shumë paciente të paraqiten me vonesë ne stade të avancuara të kancerit.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçi kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

  • Elton Peçi
  • gjinekologji
  • kancer
  • kanceri vezoreve
  • kimioterapi
  • kirurgji
  • Klodian Allajbeu
  • obstetri-gjinekologji
  • ovary
  • Spitali Amerikan
  • Spitali Amerikan 2
  • vezore
← 17 ushqimet që nuk duhen konsumuar nga personat me sëmundje renale kronike
Teknologjia e fundit “neoV” në Spitalin Amerikan zhduk përfundimisht fistulën anale dhe hemorroidet →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë