Konsumimi i karboidrateve “fik” genet e jetëgjatësisë
Kërkimet shkencore zbuluan se karbohidratet ndikonin direkt në dy gene kyçe në organizëm, të cilat lidhen me jetëgjatësinë dhe rininë. Të dy genet në diskutim mund të aktivizohen ose të fiken nga mënyra e konsumimit të karbohidrateve.
Për të qëndruar i shëndetshëm ju duhet të eliminoni kaloritë nga një burim, të cilat janë karbohidratet nga sheqeri dhe drithërat.
Shumë prej nesh konsumojnë shumë patate, oriz, bukë dhe makarona. Sigurisht që ne dëshirojmë ti shmangim të gjitha sheqernat dhe ushqimet e përpunuara, por ka prova të qarta se shumica e drithrave dhe bishtajoreve mund të kontribuojnë në problemet e shëndetit sepse:
1. Ato transformohen shpejt në glukozë, duke rritur nivelet e glukozës në gjak.
2. Ndërsa rriten nivelet e glukozës, si pasojë në gjak rriten dhe nivelet e insulinës dhe leptinës. Ndërsa ky mekanizëm është i dizenjuar për të përmirësuar mbijetesën afatshkurter, kjo nuk është e shëndetshme për jetëgjatësinë afatgjatë. Efektet e menjëhershme të pikut të insulinës përfshijnë vakokonstriksion, inhibimi i djegies së yndyrave dhe reduktimi i nivelit të substrateve të glicerolit për forminim e glukozës, etj.
3. Ngritjet e përsërituara të niveleve të insulinës dhe leptinës do të çojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe leptinës, të cilat janë treguese të shëndetit të dëmtuar dhe përshpejtimit të plakjes.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken endokrinologe Mirjeta Guni kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!