Pesë vjecc pa mundur të ecë, Spitali Amerikan merr përsipër trajtimin e vajzës nga Burreli
Riselda ëshë 5 vjeç dhe nuk mund të ecë. Ajo vuan nga një paralizë cerebrale dhe trajtimi i saj mund të bëhet i mundur vetëm falë fizioterapisë. Familja Pjetri deri tani e ka patur të pamundur pasi jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. I ati, Edision Pjetri mes lotësh kërkon ndihmë për vajzën të cilës për shkak të sëmundjes i është shkaktuar mosformimi i mirë I kockës. Familja pa asnjë lloj të ardhure e ka të pamundur të përballojë trajtimin e sëmundjes . Riselda kërkon të shërohet dhe të eci si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Ky rast u bë publik në media dhe menjëherë Spitali Amerikan mori për sipër rastin , duke ofruar falas gjithë trajtimin. Ky spital ka qendrën më të madhe të fizioterapisë me mjekë shqiptarë e të huaj. “Spitali Amerikan do të trajtojë vajzën , duke bërë të mundur shërbimin dhe trajtimin nga ekipi ynë mjekësor”, sqaron Oriela Kosho, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun, në Spitalin Amerikan. Mjekët sqarojnë se bëhet fjalë për një paralizë celebrale të lehtë, ku deficiti është kryesisht tek këmbet, duart nuk janë shumë të prekura. “Problemi kryesor qëndron tek pjesa e ekuilibrit dhe do punojmë shumë për të rritur masën muskulare , duke arritur të rrisim pjesën e lëvizshmërisë.Do të realizojmë të paktën 3-4 seanca në javë dhe jemi shumë optimistë që do arrijmë atë që kemi synim, që vajza të nisë të ecë”, shprehet mjekja Kujtesa Dauti, mjeke fizioterapeutiste pediatre në Spitalin Amerikan. Fizioterapia do të jetë intensive dhe shumë shpejt Riselda falë kësaj ndihme, pritet të ecë si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Fizioterapia në spitalin Amerikan ofrohet me metodat më moderrne dhe me një staf të specializuar mjekësh të huaj e shqiptarë.