Problemet funksionale dhe estetike të fytyrës dhe nofullave tani kanë një zgjidhje në Spitalin Amerikan
Në Spitalin Amerikan përveç rikthimit të fuksionalitetit, korrigjimit te defekteve të lindura ose te fituara për shkak të traumave apo sëmundjeve tregohet një kujdes i veçantë edhe për pamjen dhe estetiken e pacientëve me problematika të regjonit maksilofacial. Sigurisht ndërhyrje të tilla, kaq delikate dhe të kompletuara kërkojnë duart e një eksperti.
I tillë është Prof. Emenka Nkenke, një nga eminencat e kirurgjisë maksilofaciale në Europë, që prej dy vitesh në Spitalin Amerikan ka trajtuar me sukses rastet e pacientëve me problematika të vështira të nofullës duke përdorur teknika me preçizion të lartë, siç janë implantet e personalizuara të prodhuara me printim kopjuterik 3D.
Ndërhyrja e radhës e kirurgut austriak ishte delikate, por eksperienca dhe metodat moderne që Prof. Emenka Nkenke përdor garantojnë suksesin. “Pacienti kishte një problem me nofullën e sipërme e cila ishte më e tërhequr se e poshtmja, pra më në brendësi duke shkaktuar një mbyllje jo të mirë të nofullës. Falë kësaj ndërhyrje, kemi ripozicionuar nofullën e sipërme në mënyrë që pacienti të ketë një përputhje të mirë mes të dyja nofullave dhe një përtypje të mirë, pra kemi arritur një rezultat funksional dhe estetik”, tha kirurgu austriak.
Kirurgjia e nofullës është një ndërhyrje komplekse që kërkon një saktësi të lartë për të arritur një rezultat optimal në fund të trajtimit. “Në aspektin estetik kjo ndërhyrje do t’i lejojë pacientit të ketë një mbyllje më të mirë të buzës edhe një mbështetje më të mirë të faqeve dhe sigurisht do t’i japë një fytyrë më të balancuar dhe në aspektin social pacienti do ketë një pamje më të mirë, që është një nga shqetësimet kryesore bashkë me anën funksionale”, sqaroi Prof.Emenka Nkenke.
Tashmë prej dy vjetësh në Spitalin Amerikan, Prof. Emenka Nkenke trajton me sukses rastet e tumoreve të gojës dhe nofullave, rikonstruksione komplekse të nofullave, kirurgji mikrovaskulare dhe plastike si dhe diagnoza të fushës maksilofaciale, gjithashtu drejton edhe Departamentet e kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale të Universitetit të Erlangen-Nurenberg në Gjermani.