Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë problemet kardiake, Spitali Amerikan 3, ofron shërbim për të gjithë pacientët

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 15/04/2020

Mjekët i bëjnë apel qytetarëve që të mos neglizhojnë simptomat që tregojnë se kanë probleme kardiake.

Kardiologu Indrit Temali thekson se në rang botëror ka një rënie me 75% të pacientëve që vuajnë nga zemra dhe që duhet të marrin shërbimin spitalor për shkak të frikës dhe kufizimit të lëvizjes.

“Edhe në spitalin “Amerikan” si në të gjithë vendin është bërë një përshtatje e punës në lidhje me pandeminë e COVID-19. Ndërhyrjet emergjente, kardiake nuk duhet të pakësohen. Është vënë re edhe në rang evrope dhe botëror që ka një rënie prej 75% të paraqitjes së pacientëve me sindrom koronar-akute. Kjo nuk ka ndodhur sepse është pakësuar sëmundja, por sepse njerëzit kanë frikë të paraqiten”, tha kardiologu Indrit Temali.

Por, Spitali Amerikan 3 ofron shërbimin e ambulancës për të gjithë pacientët. Kardiologu i bën apel të gjithë qytetarëve që kanë simptoma infarkti të mos i neglizhojnë ato pasi kjo i rrezikon jetën.

“Mesazhi im është që dhimbja e gjoksit e shoqëruar me djersë apo të vjedha që janë karakteristikë për infarktin e miokardit nuk duhet neglizhuar. Në spitalin “Amerikan 3” vazhdojnë rregullisht ndërhyrjet emergjente, jetëshpëtuese sepse dihet që të sëmurët kardiak edhe në këtë kuadër të pandemisë kanë një rrezikshmëri rreth 15 herë më të lartë se të sëmurët e tjerë pa sëmundje kardiake apo me një ose dy faktorë të tjerë”, u shpreh ai.

Spitali Amerikan 3 garanton se ofron mundësinë e kontrollit dhe të parandalimit të infektimit të personave me COVID-19.

“Përveç triazhimit që bëhet në hyrje të spitalit bëhet edhe një skaner i shpejtë i cili e kap në mënyrë shumë të shpejtë edhe nëse nuk është paraqitur akoma klinika. Pacientët me COVID-19, në këtë mënyrë mund të zbulohen, tha më tej Kardiologu Indrit Temali .

Për shkak të pandemisë qeveria ka vendosur të pezullojë ndërhyrjet  në sistemin shëndetësor me përjashtim të atyre që janë emergjente./ (publikuar ne abcnews.al)

  • dhimbje zemre
  • indrit temali
  • infarkt
  • Kardiologji
  • Klodian Allajbeu
  • urgjenca
← Stroke Unit, goditjet në tru dhe mënyrat e trajtimit në Spitalin Amerikan 3
Pasiviteti fizik dhe sëmundjet kardiovaskulare në kohën e koronavirusit. →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë