Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Radiologjia ndërhyrëse në Spitalin Amerikan 3

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 08/06/2022

Radiologjia ndërhyrëse, në disa raste njihet si Kirurgjia e Drejtuar me Imazh, pasi mjekët përdorin teknologjinë e imazherisë (të tilla si radiografi, CT ose ekografi) për të parë brenda pacientëve dhe për të kryer procedura minimale invazive. Zakonisht ngatërrohet me laparoskopinë, por në fakt inçizionet që kryhen janë edhe më të vogla se ato të ndërhyrjeve laparoskopike, këto prerje/inçizione mund të krahasohen me ato të madhësisë së vrimës së një gjilpëre dhe e gjithë ndërhyrja kryhet nëpërmjet kësaj hapësire të vogël.

Shumica dërrmuese e procedurave të radiologjisë ndërhyrëse mund të kryhen nën anestezi lokale dhe vetëm disa raste komplekse që kërkojnë anestezi të përgjithshme.

Radiologët intervencionues fillimisht trajnohen si radiologë për të mësuar se si të përdorin dhe interpretojnë teknologjinë e imazhit, por më pas ndërmarrin trajnime të mëtejshme të specializuara në kirurgjinë e drejtuar me imazhe minimalisht invazive për të integruar dhe bashkuar më pas të dy rolet.

Radiologjia intervencionuese ekziston prej shumë vitesh në botë dhe në Spitalin Amerikan 3 ka një department të mirëfilltë që mbulon të gjithë gamën e ndërhyrjeve, duke u bazuar në teknologjinë e fundit, pajisjen Biplane e cila ndodhet vetëm në Spitalin Amerikan 3.

Radiologjia Intervencionuese mund të ndahet në 4 nëngrupe kryesore:

1. Ndërhyrje vaskulare (Arteriale) – procedura që përfshijnë arteriet në të gjithë trupin si angioplastika (zgjerimi me balon i enëve të ngushtuara të gjakut) ose embolizimi (bllokimi i enëve të gjakut ndaj tumoreve ose kur dikush ka gjakderdhje të brendshme).

2. Ndërhyrje vaskulare (venoze) – procedura që përfshijnë venat si futja e vijave në vena, futja e filtrave për të parandaluar qarkullimin e mpiksjes nëpër trup ose përdorimi i pajisjeve për të thithur mpiksjen nga venat e bllokuara (trombektomia).

3. Ndërhyrje jo-vaskulare – procedura që nuk përfshijnë enët e gjakut si zhbllokimi i veshkave (nefrostomi) ose mëlçisë, injektimi i çimentos në kockat e rrëzuara (vertebroplastika) ose futja e tubave të ushqyerjes në stomak.

4. Onkologjia ndërhyrëse – procedura të kryera për diagnostikimin ose trajtimin e kancerit si ablacioni i tumorit (vrasja e qelizave tumorale duke futur një gjilpërë në një tumor dhe duke e ngrohur atë) ose duke injektuar rruaza të veshura me kimioterapi në tumor për t’i vrarë ato (TACE).

Të gjithë këto procedura kryhen me sukses nga ekipi I radiologjisë ndërhyrëse në Spitalin Amerikan 3.

  • kirurgji
  • Nderhyrje mini-invasive
  • Ndërhyrje vaskulare
  • Nderhyrje venoze
  • Onkologji
  • radiologji
  • Radiologji intervencionuese
  • Radiologji Nderhyrese
  • Spitali Amerikan
  • Spitali amerikan 3
  • Stroke Unit
← Trajtimi i infertilitetit mashkullor
Ndërhyrjet e bazës kraniale në Spitalin Amerikan 1 →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë