Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Rreth Nesh

American Hospital > Rreth Nesh

NJIHUNI ME SPITALIN AMERIKAN

Spitali Amerikan në Shqipëri u themelua në Dhjetor 2006 si spitali i parë privat në vend.

Filloi aktivitetin e tij në Kardiologji dhe Kardiokirurgji me rekrutimin e një stafi profesionistësh të huaj me experiencë në këtë fushë dhe me qëllimin që t’ju shërbyer pacientëve brenda dhe jashtë vendit. Brenda një viti reduktoi në 85% fluksin e pacientëve kardiakë që linin Shqipërinë për t’u kuruar jashtë.

Pas këtij suksesi Spitali Amerikan shpejt zgjeroi aktivitetin duke u fokusuar në fillim në kirurgji të përgjithshme, ortopedi, kirurgji e syrit e urologji deri sa mberriti në kapacitetin e plotë që gëzon sot.

KUSH QËNDRON PAS KËTIJ INVESTIMI?

Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II), fondi i investimeve që zotëron Spitalin Amerikan, është themeluar në Mars 2006 si rezultat i financimit të përbashkët prej 200 milionë dollarësh të investitorëve institucionale nga Europa dhe SHBA, Agjencia e Investimeve të Qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation) si edhe EBRD (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

Fondi SEEF II (sot 320 milionë dollarë) menaxhohet nga SEAF Small Enterprise Assistance Funds, një grup i menaxhimit të investimeve që ofron kapital rritjeje dhe asistencë biznesi për shumë partnerë në gjithë botën dhe kryesisht në Afrikë, Azi, Europë Qendrore e Lindore dhe Amerikën Latine. Fondi SEEF II i menaxhuar nga SEAF synon kryesisht investimet në shëndetësi, telekomunikacion, media dhe shërbime financiare duke u fokusuar në zhvillim të biznesit, rritje, ristrukturim si edhe privatizim dhe zotëron investime në Europën Juglindore, kryesisht në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Turqi, Serbi, Kroaci

seaf.com

opic.gov

NË ÇFARË KONSISTON SOT PAS 11 VITESH SPITALI AMERIKAN?

6 QENDRA DHE 31 SHËRBIME

SPITALI AMERIKAN I – TIRANË – Themeluar në 2007

QENDRA MJEKËSORE AMERIKANE – FIER – Themeluar në 2009

QENDRA MJEKËSORE AMERIKANE – DURRËS – Themeluar në 2010

SPITALI AMERIKAN II – TIRANË – Themeluar në 2011

SPITALI AMERIKAN KOSOVË – PRISHTINË – Themeluar në 2012

SPITALI AMERIKAN III – TIRANË – Themeluar në 2016

  • Kardiologji and Kardiokirurgji
  • Kirurgji e Përgjithshme
  • Kirurgji Rikonstruktive
  • Kirurgji maksilofaciale
  • Dializë
  • ORL
  • Ortopedi
  • Neonatologji – Pediatri
  • Nefrologji dhe Urologji
  • Ophthalmologji – Transplant i Kornesë
  • Gastroenterologji
  • Oncologji
  • Laborator
  • Transplant i veshkës dhe mëlçisë
  • Dermatologji
  • Patologji
  • Neurologji and Neurokirurgji
  • Hematologji
  • Obstetrikë – Gjinekologji
  • IVF – Embriologji
  • Reanimacion fëmijë/të rritur
  • Pneumologji
  • Alergologji
  • Endokrinologji
  • Reumatologji
  • Fizioterapi
  • Urgjencë dhe Trauma
  • Radiologji e Avancuar
  • Proktologji
  • Kirurgji torakale
  • Psikoterapi

MISIONI, VIZIONI DHE VLERAT – FORCA NXITËSE E SPITALIT

Misioni

Ofrimi i një shërbimi gjithëpërfshirës në një mjedis ku inovacioni dhe edukimi i vazhdueshëm janë pjesë përbërëse e kujdesit; ku jemi krenar për t’u shërbyer pacientëve dhe njeri-tjetrit; ku përmbushja e sfidave komplekse mjekësore shihet si roli ynë kryesor dhe ku cilësia e siguria e kujdesit janë të padiskutueshme.

Vizioni

Të jetë lider i padiskutueshem në ofrimin e shërbimeve nga më imediatet deri në ato me inovative e komplekse.

Vlerat

Vizioni i Spitalit Amerikan për përsosmëri dhe lidership është i nxitur nga vlerat e tij kryesore që përfshijnë shërbimin, partneritetin, kujdesin dhe integritetin. Ne punojmë fort që të sigurojmë kujdes maksimal dhe të trajtojmë të gjithë pacientët më të njejtën siguri, dinjitet dhe respekt.

OBJEKTIVAT KRYESORE TË BIZNESIT

  • Shëndeti, siguria dhe kënaqësia e pacientit.
  • Ruajtja e vlerave profesionale.
  • Kriteret e qarta për punësim, trajnim dhe zhvillim profesional.
  • Automatizimi i të dhënave të pacientëve dhe pritje adekuate e pacientit, përpunim dhe përmbledhje e të dhënave me saktësi maksimale dhe gabim njerëzor minimal.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë përmes vlerësimeve të brendshme dhe të jashtme; matja e vazhdueshme e cilësisë nëpërmjet treguesve klinikë dhe menaxhimit të riskut.
  • Menaxhim efektiv i kostos dhe çmimit të shërbimeve të ofruara.
  • Zgjerimi i kujdesshëm i departamenteve, shërbimeve dhe objekteve aty ku është e nevojshme.
  • Punë e vazhdueshme dhe përzgjedhëse me sektorin publik për të krijuar mundësi të reja “outsourcing” dhe për të vazhduar drejt një fondi të kujdesit shëndetësor publik.
  • Zhvillimi i biznesit gjithnjë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin vendor.

  • Chairman
  • Burimet Njerëzore
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Kontakt
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë