Dr. Klodian Allajbeu
Chairman
Mijëra pacientë na kanë besuar shëndetin dhe jetën e tyre.
Pacientët vijnë në Spitalin Amerikan me pritshmërinë e standarteve më të larta që mjekësia mund të ofrojë. Pacientët dhe familjarët e tyre e quajnë Spitalin Amerikan vendin e përkujdesjes, të besimit dhe shpresës, fjalë të fundit të mjekësisë, një dritë në fund të tunelit.
Numri i madh i pacientëve, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet shumë për ne. Flet për reputacionin e krijuar në dhjetë vite punë të ekipit të palodhur të spitalit. Flet edhe për pritshmërinë dhe përgjegjësinë e lartë para së cilës gjendemi çdo ditë për të justifikuar besimin e atyre që na kanë zgjedhur.
Të jesh lider dhe të vendosësh standardet në rang kombëtar dhe jo vetëm, për ne do të thotë të kesh zgjidhje për çdo kërkesë të çdo pacienti, t’u ofrosh atyre sistemin më efiçent dhe teknologjinë më të lartë në mbështetje të profesionalizmit të stafit. Do të thotë të jesh gjithmonë disa hapa para e të mos ndalesh asnjë ditë së përmirësuari dhe avancuari nëpërmjet punës kërkimore dhe edukimit.
Stafi i Spitalit Amerikan është në punë të vazhdueshme në kërkim të perfeksionit në shërbimin që ofrojmë. Janë pikërisht profesionalizmi i padiskutueshëm i stafit dhe teknologjia e standarteve më të larta dy nga armët tona më të forta që bëjnë diferencë të madhe.
Klodian ALLAJBEU, M.D.
CEO