Spitali Amerikan 1
Spitali Amerikan 1, i pari privat në vend, filloi aktivitetin në dhjetor 2006.
Gjithçka nisi me Kardiologjinë dhe Kardiokirurgjinë me rekrutimin e një stafi profesionistësh të huaj me eksperiencë në këtë fushë dhe me qëllimin që t’ju shërbente pacientëve brenda dhe jashtë vendit. Në një vit, fluksi i pacientëve kardiakë që linin Shqipërinë për t’u kuruar jashtë u reduktua në 85%.
Pas këtij suksesi, Spitali Amerikan zgjeroi shpejt aktivitetin duke u fokusuar fillimisht në kirurgji të përgjithshme, ortopedi, kirurgjinë e syrit, urologji, etj, për të mbërritur në kapacitetin e plotë që gëzon sot.
Shërbimet mjekësore në Spitalin Amerikan 1, përfshijnë:
- Anatomapatologji
- Anesteziologji
- Check-up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastrohepatologji
- Hematologji
- Imazheri e avancuar
- Kardiokirurgj
- Kardiologji
- Kirurgji e përgjithshme
- Kirurgji plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Gjinekologji
- Okulistikë
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pneumologji
- Nefrologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjencë 24 orë
- Urologji