Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Spitali Amerikan, stafi dhe të gjitha departamentet në gatishmëri të plotë me shërbim 24 orë

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 17/04/2020

Spitali Amerikan vijon punën pa ndërprerje në të gjitha departamentet me kapacitete të plota edhe gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19. Kirurgu i përgjithshëm, Dr. Bledar Kola shprehet se ndërhyrjet kirurgjikale apo rastet urgjente marrin shërbim të menjëhershëm në këtë spital.

 “Shërbimi i kirurgjisë po vazhdon të funksionojë rregullisht brenda rregullave dhe me masa të marra për situatën që është krijuar. Ne kemi një urdhër për të shtyrë operacionet që mund të shtyhen, por ndërkohë nuk kemi ndërprerë shërbimet për qytetarët.

Shërbimet e Urgjencës dhe shërbime të cilat nuk presin, ne vazhdojmë ti kryejmë rregullisht. Kjo vazhdon duke marrë parasysh të gjitha masat sipas urdhërit të qeverisë dhe sipas protokollit që ne kemi si spital. Masat që spitali ka marrë fillojnë që tek izolimi, dezinfektimi, pastrimi që gjithashtu është ngritur në shkallën më të lartë”,u shpreh  Dr. Bledar Kola, kirurg i përgjithshëm.

Nga ana tjetër edhe shërbimi i urgjencës në Spitalin Amerikan është në gatishmëri të plotë 24 orë, sipas menaxherit të shërbimit të urgjencës, dr. Florian Vaso.

“Ne jemi detyruar për të vazhduar punën duke qenë të gatshëm për të pritur të gjitha urgjencat. Momentalisht i gjithë personeli duhet të jetë pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, pavarësisht se bëjmë kontroll të imtësishëm të pacientëve.

Shërbimi ka vazhduar i plotë për të gjitha urgjencat dhe rastet të cilat nuk mund të presin. Në kuadër të masave në spital është një hyrje e kufizuar e pacientëve. Në postet e hyrjes janë vendet ku bëhet  “Check-up”-i fillestar i pacientëve për të kontrolluar temperaturën apo një ekspozim ndaj faktorëve infeksiozë”, tha Dr. Florian Vaso, menaxher i shërbimit të urgjencës.

Spitali Amerikan u ofron shërbim me standarde bashkëkohore të gjithë pacienteve të cilët kanë nevojë për trajtim mjekësor gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota./publikuar ne abcnews.al

  • ambulance
  • Bledar Kola
  • COVID-19
  • Florian Vaso
  • gadishmeri
  • kirurgji
  • Klodian Allajbeu
  • Sherbim 24 ore
  • Spitali Amerikan
  • urgjence
← Pasiviteti fizik dhe sëmundjet kardiovaskulare në kohën e koronavirusit.
Dr. Faruk Dogan – Probleme me veshkat? Zgjidhja në Spitalin Amerikan. →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë