Biopsia e veshkës dhe citologjia e gjëndrës tiroide – Dr. Ermal Tako
Mjeku radiolog Ermal Tako, pranë Spitalit Amerikan 2, sqaron në mënyrë të hollësishme biopsinë e veshkës dhe citologjinë e gjëndrës tiroide:
BIOPSIA E VESHKËS është një procedurë me anë të të cilës merret material nga veshka për të vendosur për diagnozën e sëmundjes së veshkës që ka pacienti sipas dyshimit të mjekut nefrolog. Zakonisht aplikohet për sëmundje difuzorenale të cilat çojnë në isufiçiencë renale kronike.
Është një procedurë tepër e rëndësishme për vendosjen e diagnozës pa të cilën nuk mund të aplikohet mjekësia moderne. Kjo procedurë është relativisht e dhimbshme, por me anën e anestezive lokale pacienti nuk ndjen thuajse asgjë. Në raste të rralla kur pacienti është tepër i shqetësuar ose kur vuan edhe nga sëmundje të tjera që e bëjnë të pamundur qetësimin e tij atëherë aplikohet vënia në gjumë e pacientit paraprakisht dhe më pas kryhet biopsia.
CITOLOGJIA E TIROIDES është një procedurë tepër e thjeshtë që kryhet nën orientimin ekografik dhe konsiston në marrjen e qelizave me anë të një shiringe të zakonshme nga noduset e gjëndrës tiroide për t’i parë pastaj mjeku anatomopatolog në mikroskop dhe për të vendosur një diagnozë paraprake nëse këto noduse paraqesin rrezikshmëri për jetën e pacientit apo jo. Në rast se në ekzaminimin citologjik zbulohen qeliza me karakter tumoral atëherë procedohet në heqjen e gjëndrës tiroide. Nëse qelizat nuk janë me karakter tumoral atëherë mund të behet një ndjekje e kujdesshme me ekografi e tyre kohë pas kohe.
Është një procedurë e bezdisshme, por jo e dhimbshme, sepse kryhet në regjionin e qafës. Për pacientët të cilët nuk e përballojnë dot shpimin me gjilpërë tepër të hollë aplikohet vënia në gjumë për ta marrë biopsinë në kushte sa më komode.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Ermal Tako kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!