Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2

Kujdesi përgjatë shtatzënisë!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Një shërbim i interguar dhe sipas standarteve aktuale.

Një artikull i punuar nga Prof. As. Dr. Rustem Celami

Kujdesi përgjatë shtatzënisë, sikurse njihet ndryshe kujdesi antenatal ose kujdesi prenatal, ka të bëjë me shërbimin mjekësor të ofruar që nga konceptimi deri në lindje, por në fakt në këtë shërbim shpesh përfshihen edhe kujdesi para konceptimit (përpara ngjizjes sikurse njihet në termin më të thjeshtë për njerëzit) dhe periudha post-partum (periudha e lehonisë që është deri në 6 javë pas lindjes).

Përgjatë dekadave, që pas ridimensionimit të sistemeve shëndetësore pas luftës së dytë botëore, ka patur zhvillime pozitive në kujdesin e nënës dhe fëmijës, ku në fokus ka qënë ofrimi i një shërbimi për një popullatë sa më të gjerë nën varësinë direkte të shërbimeve kombëtare të secilit shtet dhe rritjes së standarteve të këtij kujdesi shëndetësor në mënyrë progresive. Këto politika, rajonale, kombëtare e shpesh të dirigjuar në nivel global, ka patur si synim rritjen e masës së popullësisë të mbuluar nga shërbimet shëndetësore, uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës në total.

Shqipëria si një vend më të ardhura minimale në krahasim me vendet e rajonit, gjithnjë ka patur tendenca për të ofruar një shërbim sa më adekuat në raport me infrastrukturën, buxhetin dhe burimet njerëzore, ku në fakt duhet përmendur që në vitet 1980 ka patur të dhëna positive dhe pas viteve 1990, apo në vitet 2000 pati ndryshime akoma më rrënjësore duke ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e nënës dhe fëmijës në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit. Përgjatë këtyre viteve, ka pësuar ndryshime edhe sistemi arsimor i personelit mjekësor, ku dikur quhej personel ndihmës dhe ofrohej edukim i mesëm profesional apo trajnime të përshpejtuara për të patur personel mjekësor të mjaftueshëm për popullatën tonë dhe specifikisht për kujdesin mjekësor të nënës dhe fëmijës. Infermiere/mamitë e lagjeve, apo fshatrave kryenin një depistim të admirueshëm të popullatës në raport me kushtet dhe mjetet e punës dhe infrastrukturën në tërësi. Me zhvillimet e reja, të edukimit në nivel universitar të stafit mjekësor infermieri/mami pas viteve 2000, ku tashmë ato janë profesione të rregullta dhe të liçesuara, si dhe  nga ana tjetër, me ofrimin e shërbimeve private të plota të kujdesit maternal dhe fetal, ky shërbim ka pësuar një dinamike interesante, që ka ofruar mundësi shërbimi zgjedhje dhe duke përmisuar ndjeshëm kujdesin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Në vazhdim, kemi edhe një rritje të teknologjisë së informacionit dhe aplikimi i saj në mjekësi, si dhe me ofrimin e mjeteve diagnostikuese sikurse është ekzaminimi ekografik që prodhon imazhe të cilësisë së lartë, bën që të ofrohet një diagnozë më e saktë, e hershme dhe rrjedhimisht një shërbim më cilësor ndaj pacientit (nënës dhe fëmijës).

Gjithësesi, kujdesi prenatal/antenatal ose sikurse njihen në gjuhën më të thjeshtë kujdesi përgjatë shtatzënisë, kërkon një përqasje multidisiplinare dhe një ndarje e roleve të këtij kujdesi më qartësisht, duke rritur gamën e shërbimeve që ofrohen, por edhe duke shfrytëzuar siç duhet kapacitetet e burimeve njerëzore (mjekë, infermirë/mami, shërbimin e laboratorit, dietologun, psikologun/sociologun, fizioterapistin, mjekun pediatër-neonatlog dhe mjekët e specialiteteve të tjera sipas nevojës).

Shtatzënia është një gjendje fiziologjike dhe nuk konsiderohet patologji (sëmundje), por nga ana tjetër përgjatë shtatzënisë mundet që sëmundje të ndryshme të aktivizohen ose riaktiviziohen ose sëmundje të reja predispozuese që shfaqen dhe në këtë kontekst kërkon një vlerësim të hershëm të gjendjes shëndetësore maternale në mënyrë që të ofrohet një kujdes sa më cilësor. 

Kujdesi përgjatë shtatzënisë në vendin tonë, për fat të keq, në ditët e sotme është përqëndruar, në shumicën dërmuese vetëm te kujdesi mjekësor që jep mjeku obstetër-gjinekolog, duke mos i shfrytëzuar në mënyre adekuate personelin mjekësor dhe jo mjekësor që duhet të jenë pjesë integrale e këtij shërbimi. Përshembull, roli i infermieri/mamisë nuk është në nivelet e duhuara, kjo shpesh edhe si e metë e në mjekëve duke dashur që të marrim tërë atributet e këtij kujdesi për vete. Ku në fakt vendet e zhvilluara, si vendet perëndimore, vendet nordike (Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda) apo Anglia nga ana tjetër personeli mjekësor infermieri/mami ka një rol shumë më të madh në kujdesin prenatal/antenatal (të nënës dhe fëmijës) që me këshillimet, edukimin e pacientëve dhe deri te ofrimi i telekonsultave periodike në mënyrë që të ofrohet informacion, kujdes dhe shërbim shëndetësor me standarte të larta, duke bërë një planifikim dhe shfrytëzim optimal profesional të infrastrukturës dhe personelit mjekësor.

Në shumë vende që u cituan më lartë, në pjesën më të madhe përgjatë shtatzënisë, ofrohen 3 deri në 4 ekzanimime ekografike, që shpesh janë ato qendra të mjekësisë fetale që merren vetëm me këto ekzanimime specifike, si në javën e 11 – 13 dhe në javën e 18 – 22 të shtatzënisë dhe më tej një vlerësim i mirëqënies fetale në javët e 28 – 32 të shtatzanisë dhe kjo bëhet nga mjekë të specializuar dhe linçensuar për të ofruar këto lloje ekzaminimesh. Ku për hir të së vërtetës Spitali Amerikan, tashmë e ka zgjidhur këtë me ofrimin e këtij shërbimi nga mjekë të dedikuar për ekzaminimin ekografik në këto periudha deçisive, sikurse orfon edhe gamën e paketave të lindjes duke përfshirë ekzaminimet përkatëse laboratorike përgjatë shtatzanisë dhe që përfshin edhe procesin e lindjes. Por nga ana tjetër, ka shumë hapësirë për të përfshirë më shumë kujdesin infermieror/mami në informim dhe edukim të pacientit, ka shumë rëndësi që klasat prenatale/antenatale për pacientët shtatzëna duke përfshirë edhe partnerët e tyre të jenë pjesë e pandashme e këtij kujdesit përgjatë shtatzënisë, apo përfshirja e profesionistëve të tjerë sikurse është psikologu/sociologu, por kjo do të rregullohej më shumë nëse politikat shëndetësore do të mund të ndihmonin që të përdoreshin këto të ardhura të dhëna nëpërmjet kontributeve nga pacienti duke i ulur koston e shpenzimeve te pacientit.

Në shumë vende perëndimore, kujdesi maternal dhe fetal, pa sëmundshmëri të nenës ose fetusit, është më shumë në fokusin e mamisë sesa mjekut obstetër gjinekolog, e në fakt në vendet nordike, Angli apo Kanada, në shtatzënitë normale pa risk, shërbimi shëndetësor ofrohet më së shumti nga infermieri/mami dhe ekzaminimet e rëndësishme 2 apo 3 ekzaminime ekografike e vizita kryhen nga mjeku obstetër gjinekolog dhe në shumë raste edhe lindja ndiqet nga mjeku i familjes që pjesa më e madhe e tyre kanë trajnimin për të ndjekur shtatzanisë dhe procesin e lindjes vaginale duke patur edhe privilegjet spitalore përkatëse. Në vendin tonë në fakt është luks nëse do ta themi në këtë gjuhë që pjesa dërmuese e shërbimit dhe kujdesit shëndetësor përgjatë shtatzënisë ndiqet nga mjeku specialist, duke shtuar se shumë ekzaminime, sidomos ekzaminimeve ekografike, bëhen me kërkesë të pacientëve dhe që nuk ka vlere klinike apo shkencore në kujdesin maternal e fetal. Në fakt ky “luks” nëse do ta quaja kështu ka bërë që shpesh të mos angazhohen si duhet profesionistët e tjerë të mjekësisë sikurse i përmenda më lart, apo nga ana tjetër çon në mos shfrytëzimin siç duhet i infrastruktuës dhe personelit mjekësor në tërësi, që në vetvete ky shfrytëzim rrit shërbimin shëndetësor në sasi dhe cilësi.

Kujdesi shëndetësor përgjatë shtatzënisë, ka rëndësi esenciale diagnoza e hershme dhe vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nënës sa më herët në mënyrë që te pacientja të informohet për gjendjen e saj shëndetësore, për problemet e mundshme, për parandalimet dhe për ndjekjen e mëtejshme në dinamikë të shtatzënisë.

Shërbimet në Spitalin Amerikan në fakt ofrojnë një infrastrukturë moderne, krahasueshmërisht me vendet perëndimore, si dhe personel mjekësor të dedikuar, që vazhdon të ndjekë hapat dinamike të ndryshueshmërisë që po pëson shërbimi spitalor në tërësi.

Si përfundim, organizimi dhe menaxhimi i shërbimit shëndetësor si në publik apo në privat kërkon gjithnjë ridimensionim duke arritur që të shfrytëzohen kapacitetet e infrastrukturës dhe të personelit mjekësor, si dhe integrimi i stafit mjekësor si një ekip në mënyrë që të ofrohet më shumë kualitet dhe kuantitet dhe përmisuar këtë kujdes shëndetësor në mënyrë progresive. 

Prof. As. Dr. Rustem Celami

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

E vërteta mbi Trombozën e Venave të Thella

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ju mund të keni trombozë të venave të thella (TVTH) nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në avion.

Kjo është një mpiksje gjaku që formohet në një venë të thellë në një muskul. Nëse qëndroni ulur në një hapësirë ​​të vogël për një kohë të gjatë – më shumë se 4 orë – mund të prekeni nga kjo patologji. Ndërmerrni disa hapa të thjeshtë për të ulur shanset për TVTH kur të niseni për një udhëtim në distanca të gjata: Pini shumë ujë, vishni rroba të lirshme dhe ngrihuni shpesh për të shëtitur dhe për t’u shtrirë. Nëse jeni në rrezik për mpiksje gjaku, pyesni mjekun tuaj nëse duhet të pini një aspirinë përpara se të udhëtoni.

TVTH zakonisht ndodh në këmbë

Shumica e këtyre mpiksjeve formohen në pjesën e poshtme të këmbëve ose kofshëve, por mund t’i keni në krah, pelvis apo venat e tjera të mëdha. Ato mund të formohen nëse gjaku lëviz shumë ngadalë, ekziston një pengesë për rrjedhjen e gjakut, ose keni një rrezik të trashëguar ose për të patur mpiksje të gjakut.

Ju mund të keni TVTH dhe të mos e dini.

Rreth gjysma e njerëzve me TVTH nuk kanë simptoma. Shkoni menjëherë te mjeku nëse njërën ose të dyja këmbët i keni të fryra, ose njëra nga këmbët ju dhemb ose është e butë. Kontrolloni nëse këmbët tuaja janë në të njëjtën madhësi. Nëse njëra është më e fryrë, kjo mund të jetë për shkak të një mpiksje. Një tjetër shenjë e TVTH është edhe lëkura në njërën nga këmbët tuaja, e cila mund të jetë më e ngrohtë ose duket e kuqe ose me ngjyrë të zbehtë.

TVTH shkakton goditje në tru.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të mpiksjes: Ato që formohen në venat e thella dhe ato që shfaqen në arterie. Ato në arterie mund të shkaktojnë sulm në zemër dhe goditje në tru. TVTH jo, por mund të jenë të rrezikshme. Ato mund të lëvizin përmes gjakut dhe të bllokojnë një enë gjaku në mushkëri. Ky quhet emboli pulmonare, dhe mund të shkaktojë vdekjen, kështu që është e rëndësishme ta trajtoni menjëherë.

Pas operacionit, shanset për TVTH janë më të larta 2 ditë më pas

Mund të ndodhë pas operacionit në këmbë ose ijë. Kjo për shkak se operacioni ndikon në mënyrën se si rrjedh gjaku dhe mpiksja e gjakut. Ju jeni në rrezik më të madh për TVTH deri në 10 ditë pas, por mos u shqetësoni. Mjeku juaj do t’ju tregojë se si ta parandaloni ose mund t’ju japë ilaçe – hollues të gjakut – për të ndihmuar lëvizjen e gjakut. Ai mund të rekomandojë gjithashtu çorape shtrënguese, të cilat ndihmojnë në një qarkullim të mirë të gjakut.

Holluesit e gjakut bëjnë që mpiksjet të largohen.

Nëse keni TVTH, ka shumë mundësi që mjeku t’ju japë këto ilaçe. Ato ndalojnë që mpiksjet të bëhen më të mëdha dhe të lëvizin. Holluesit gjithashtu pengojnë formimin e mpiksjeve, por nuk i prishin ato. Shumica e njerëzve do të përmirësohen me hollues të gjakut. Me kalimin e kohës, mpiksjet do të shpërbëhen dhe do të zhduken.

Nëse ruani një peshë të shëndetshme, do të ulni shanset për TVTH.

Kjo është një arsye tjetër për të hequr kilet e tepërta: Obeziteti rrit rrezikun për TVTH. Është më mirë ta parandaloni sesa ta trajtoni atë. Nëse nuk keni një jetë aktive, pyesni mjekun tuaj se si të filloni një program ushtrimesh. Nëse pini duhan, kërkoni ndihmë për ta lënë.  Ngrihuni shpesh nga karriget tuaja në punë dhe në shtëpi gjithashtu dhe bëni shëtitje të shkurtra. Këto lëvizje vënë në punë muskujt e këmbëve duke ndihmuar në pompimin e gjakut drejt zemrës.

Kush rrezikon më shumë të preket nga TVTH?

Meshkujt mbi 50 vjeç janë më të prekurit. Gratë kanë një rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut kur janë shtatzënë ose kur marrin pilula. Personat që pinë duhan gjithashtu kanë një rrezik dukshëm më të lartë për TVTH.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Çfarë është Obeziteti?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Entela Puca, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 2, na jep më shumë informacion për atë që quhet sëmundja e shekullit, obeziteti

Obeziteti tashmë prej disa vitesh përkufizohet si një sëmundje kronike, që karakterizohet nga shtimi i tepërt i masës dhjamore me pasoja në shëndetin e individit. Prevalenca e obezitetit është trefishuar në shumë vende të Evropës dhe në botë që prej vitit 1980. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik për këtë shekull. Prevalenca e obezitetit në Shqipëri është 21.7 % në 2016 sipas të dhënave nga CIA krahasuar me  18.1 % që ishte në 2014. Shqipëria renditet në vendin e 75 nga 180 vende të botës. Aktualisht në botë janë rreth 500 milion njerëz me obezitet. Situata paraqitet alarmante tek fëmijët dhe adoleshentët. Epidemia është shtuar si pasojë e ndryshimeve sociale, ekonomike, kulturore dhe fizike. Obeziteti nuk është më një sëmundje e “shoqërive të pasura”; por po bëhet dominante dhe në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion. Prishja e balancës energjitike e shkaktuar nga një reduktim dramatik i aktivitetit fizik dhe ndryshimit të modeleve ushqimore, duke përfshirë rritjen konsumimit të ushqimeve dhe pijeve të varfra me lëndë ushqyese, por të dendura me energji (që përmbajnë porcione të larta të yndyrnave te ngopura, kripërave dhe sheqernave) në kombinim me konsumin e pamjaftueshëm të frutave dhe perimeve, ka çuar në një rritje të numrit të individëve me mbipeshë dhe obezitet. Sipas të dhënave të OBSH-së rreth dy të tretat e popullsisë adulte në shumicën e vendeve Europiane nuk janë mjaftueshëm fizikisht aktiv për të siguruar dhe mbajtur një mirëqënie shëndetësore dhe 42 % nuk kryejnë asnjëherë një aktivitet fizik dhe vetëm në disa vende arrihet konsumi i frutave dhe perimeve në nivelet e rekomanduara. Vetëm predispozita gjenetike nuk mund të shpjegojë epideminë e obezitetit pa ndryshime të tilla në mjedisin social, ekonomik, kulturor dhe fizik.

Çfarë mund të bëhet:

Veprimi duhet të synojë të sigurojë një ekuilibër optimal të energjisë duke stimuluar një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik.  Një rëndësi e veçantë i bashkëngjitet mjediseve të tilla si shtëpia dhe familjet, komunitetet, kopshtet, shkollat, vendet e punës, mjetet e transportit, mjedisin urban, strehimin, shëndetësi dhe shërbime sociale, si dhe lehtësira për kohën e lirë.

Klasifikimi i Obezitetit: Për vlerësimin e shkallës së obezitetit përdoret indeksi i masës trupore BMI. Vlerat normale janë 18.8-24.9. Të gjithë adultët çdo vit duhet të masin BMI.  Në rast se vlera e BMI-së është  ≥25 kg/m2 atëherë individi duhet t’i nështrohet vlerësimit fillestar për mbipeshë ose obezitet.

Obeziteti është një portë për shumë sëmundje të tjera HTA, prediabet, diabet, Dislipidemi, sëmundjet e zemrës, infarkti i trurit, patologji malinje, apnea e gjumit, sëmundjet reumatizmale, artritet, infertiliteti, sindroma e ovarit polikistik, refluksi gastro-ezofageal, astma, depresioni, inkontinienca urinare psh; mbipesha dhe obeziteti janë përgjegjës për rreth 80% të rasteve të diabetit të tipit 2, 35% të sëmundjeve ishemike të zemrës dhe 55% të rasteve me HTA.

Rreziku i zhvillimit të më shumë se një prej këtyre komorbiditeteve rritet ndjeshëm kur pesha e trupit është ngritur (BMI mbi 35 kg / m2).

Trajtimi dhe parandalimi:

Trajtimi i obezitetit kërkon një kujdes afatgjatë. Komunikimi dhe motivimi janë çelësi për çdo marrëdhënie produktive ndërmjet mjekut dhe pacientit, kjo është veçanërisht e rëndësishme në pacientët obezë. Pacientët obezë nuk duhet të stigmatizohen. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Connecticut mjekët konfirmojnë se 54% e adultëve me obezitet janë ngacmuar në vendin e punës. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët shpesh stigmatizohen në shkollë, duke u shkaktuar një sërë vuajtesh.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, një faktor kyç në parandalimin e komplikacioneve, pasi një pacient obez por aktiv ka një rrezik më të ulët të vdekshmërisë së parakohshme kur krahasohet me një pacient me peshë normale por me një jetë sedentare. Nëse një adult nuk është fizikisht aktiv, nuk është tepër vonë për të filluar një aktivitet të rregullt fizik dhe për të zvogëluar jetën sedentare, psh; të përfshiheni në një aktivitet fizik që ju pëlqen, të jesh sa më aktiv me anëtarët e familjes – në shtëpi apo jashtë saj, të reduktojmë zakonet e një jete sedentare, si shikimi i TV apo qëndrimi ulur para komjuterit duke i zëvendësuar me lojra, ecja në këmbë tek dyqanet lokale. Të përdoren shkallët në vend të ashensorit, zbritja nga autobusi një stacion para destinacionit dhe pjesën tjetër të rrugës ta kryejmë në këmbë. Të kryesh një aktivitet fizik me intesitet të moderuar të paktën 150 min në javë e ndarë në 3-5 seanca ndërsa fëmijët e moshës shkollore 5-16 vjeç duhet të jenë aktiv të paktën 60 min çdo ditë. Nëse është e mundur për më shumë fitness rekomandohet vrapi, gjimnastika, noti, ose të shkosh në punë me biçikletë sesa me makinë.  

5 pikat kyçe për një dietë të shëndetshme:

1. Ushqyerja ekskluzivisht vetëm me qumësht gjiri për foshnjat deri në muajin e 6-të pas lindjes, pasi është parë që në jetën adulte fëmijët që janë ushqyer me qumësht gjiri, kanë më pak gjasa të bëhen me mbipeshë ose obezë, ose të vuajnë nga sëmundje të tilla siç janë diabeti, sëmundjet e zemrës.

2. Konsumoni një shumëllojshmëri të ushqimeve. Hani një kombinim të ushqimeve të ndryshme, duke përfshirë ushqimet kryesore (p.sh. drithërat si gruri, elbi, thekra, misri ose orizi, ose zhardhokët, rrënjët e niseshtesë si patate, patat), bishtajoret (p.sh. thjerrëzat, fasulet), fruta dhe ushqime nga burimet e kafshëve (p.sh. mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

3. Konsumoni shumë perime dhe fruta. Perimet dhe frutat janë burime të rëndësishme të vitaminave, kripërave mineraleve, fibrave dietike, proteinave bimore dhe antioksidantëve. Njerëzit dietat e të cilëve janë të pasura me perime dhe fruta kanë një risk të ulët të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit dhe disa llojeve të caktuara të kancerit.

4. Konsumoni sasi të moderuara të yndyrave dhe vajrave pasi ato janë burime të koncentruar të energjisë, dhe konsumimi në sasi të shtuar dhe sidomos llojin e gabuara të yndyrës, mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

5. Konsumoni sa më pak kripë dhe sheqer.

Trajtimi medikamenetoz. Medikamentet për mbipeshën dhe obezitetin duhet të përdoren vetëm si shtesë e terapisë për ndryshimin e stilit të jetesës (regjim ushqimor dhe aktivitet fizik) dhe jo vetëm.

Trajtimi kirurgjikal: Kirurgjia bariartrike rekomandohet në pacientët me BMI > 40 dhe në pacientët me BMI > 35 dhe kanë një ose më shumë komplikacione severe të lidhura me obezitetin.

Parandalimi: Eshtë më mirë të parandalosh sesa të trajtosh. Parandalimi parësor: të parandalosh shfaqjen e mbipeshës ose obezitetit. Parandalimi dytësor: të parandalosh rritjen e mëtejshme në peshë dhe parandalimi i komplikacioneve të lidhura me peshën në pacientët tashmë obezë dhe parandalimi terciar të trajtosh me terapi për uljen në peshë në mënyrë që të eliminosh, ose të përmirësosh komplikacionet e lidhura me peshën dhe të parandalosh progresionin e sëmundjes.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!


Sindroma alkoolike fetale

By Spitali Amerikan - Të Reja

Frymëzimin për të shkruar rreth kësaj teme e gjeta në mesin e tavolinës së mbrëmjes së fundvitit. Midis shumë të njohurve, ishte dhe një moshatarja ime që me barkun e saj të fryrë nuk të mundonte shumë të kuptoje se ishte në pritje të një jete të re.

Pjesa e pabesueshme erdhi më vonë, kur nën efektin e haresë që të falin festat u bashkua me ne, me cocktail-in e saj në dorë, për të ngritur dollinë e rradhës.

  • Ke dëgjuar ndonjëherë për Sindromën alkoolike të fetusit?
  • Po sigurisht, e di që s’të bën mirë, por në raste të rralla nuk ka problem. Do të jetë hera e fundit që pi derisa të lind.

Përgjigjia e saj më shokoi. Aty kuptova se sa shumë femra ka të cilat nuk janë ende të sensibilizuara rreth problemeve që alkooli sjell gjatë periudhës së shtatzanise. Me një gotë alkool mund ta dëmtosh veten në cdo kohë, por në periudhën e pritjes së një fëmije dëmton dyfish! Konsumi i alkoolit përveç të tjerave, ul fertilitetin e të dy partnerëve dhe mbi të gjitha vret si një sëmundje kronike frutin e dashurisë së tyre. 

Alkooli që nëna konsumon kalon nga gjaku i saj në atë të fetusit, por përqendrimi i tij në gjakun e fetusit është shumë më i madh; kjo për shkak se metabolizimi i alkoolit prej organizmit të këtij të fundit kryhet shumë më ngadalë. Alkooli, së bashku me oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese absorbohet nga indet dhe organet duke shkaktuar dëmtime të pakthyeshme. Truri, zemra dhe kockat janë në kulmin e zhvillimit të tyre në tremujorin e parë si dhe përbëjnë shenjestrën kryesore të Sindromës alkoolike të fetusit. Sa më herët të ndodhë ekspozimi i fetusit ndaj alkoolit aq më serioze janë dëmtimet!

Kjo Sindromë është si një çadër e madhe e cila mbulon brenda vetes një spektër të gjerë problemesh shëndetësore të fëmijës pas lindjes. Këto probleme janë jo të trashëgueshme dhe lidhen me efektin direkt të alkoolit si një toksinë në trupin e bebes. I porsalinduri vjen në jetë me një peshë më të vogël trupore sesa norma, kanë deformime faciale ose trupore, kryesisht me kokë të vogël dhe këmbë të shkurtra, zhvillim të vonuar përmes etapave të rritjes dhe sensibilitet të shtuar në daljen e dhëmbëve. Përgjatë periudhës së pubertetit dalin në pah probleme të sjelljes, të përqëndrimit, të të mësuarit, të bindjeve seksuale, të abuzimit me lëndë narkotike dhe të kujdesit ndaj vetes. Hiperaktiviteti, çrregullimet emocionale, mungesa e memories, aftësia arsyetuese dhe gjykuese për fat të keq zgjasin gjatë gjithë jetës dhe bëhen shkak i problemeve edhe në pasardhësit e tyre.

Sa alkool është i lejueshëm në muajt e shtatzanisë?

Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurtë të konsumohet gjatë kësaj periudhe. Është e vështirë të shquash se sa alkool quhet ‘pak’, prandaj zgjedhja më e mirë është limitimi absolut i tij. Kur nëna pi alkool, të njejtën gjë bën edhe bebeja e saj. Unë besoj fort se “një gotë verë tani dhe një pastaj” është vërtetë  e rrezikshme, përsa kohë nuk ka asnjë burim që të sigurojë një sasi të lejueshme. Sa më shumë alkool ju konsumoni, aq më shumë rritet vuajtja e bebit tuaj.

Është vërtetë patetike kur dëgjon disa gra të deklarojnë “se kanë pirë shpesh alkool për t’u qetësuar dhe fëmijët i kanë shëndoshë e mirë”; Vlen të theksohet se asnjë trup nuk e metabolizon, absorbon dhe përthith njësoj alkoolin, prandaj zgjedhja më e mirë është të mos rrezikosh. Në fund të fundit, a ia vlen? Duhanpirja, shëndeti jo i plotë i nënës, kequshqyerja, ambientet me tym duhani, rrisin më shumë shanset e Sindromës alkoolike fetale. Nëse kërkon të mbetesh shtatzënë apo je në dijeni për jetën e dytë që po rritet brenda teje, thuaji ‘Jo’ pijeve alkoolike. Është njësoj si të abuzosh ndaj fëmijës tënd, por gjatë githë jetës!

Lajmi i mirë është se sa më i hershëm të jetë diagnostikimi, aq më e vogël është mundësia e dëmtimit. Ndonëse Sindroma alkolike nuk mund të hetohet në periudhën e nëntë muajve, komunikimi me mjekun obstetër mundëson detektimin e anomalive që në javët e para. Në rastet e rënda abuzive, është EKO ajo që heton çrregullimet e hershme fizike. N.q.s nëna është e alkoolizuar, atëherë duhet të shmangë shtatzaninë derisa mjeku t’i rekomandojë të kundërtën.

Shërimi për fëmijët e lindur me Sindromën aloolike të fetusit fatkeqësisht nuk është i mundur, por ekziston trajtimi multidisiplinar që i mundëson atyre një jetesë më të lehtë. Trajtimi ka të bëjë me fizioterapi të vazhdueshme për problemet që lidhen me gjymtyrët, terapi meditative për largimin e stresit i cili tenton të jetë i lartë, ndjekje të vazhdueshme nga kardiologu për shkak të prirjes për sëmundje kardiake, programe mësimore për fëmijë me vështirësi në të kuptuar etj.

Sepse fëmijët janë si ato flokët delikatë të dëborës! Të bukur, të ndryshëm, të brishtë.

Kujdesi prenatal ndaj tyre është kusht për një jetë të gjatë dhe të lumtur, fundja nuk është ndonjë zgjedhje e vështirë mes një gote alkool të momentit dhe një fëmije mirënjohës përgjatë gjithë jetës!

Dr. Klaudia Stajka

Spitali Amerikan 2

Migrenë me aure: karakteristikat dhe diagnozën diferenciale

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ky artikull ilustron analitikisht karakteristikat e migrenës me aura dhe diagnozën diferenciale të aura të migrenës: këto çështje merren nga publikimi nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Çrregullimeve të Dhimbjes Qëndrore. Artikulli është përgatitur nga Prof. Dr. Fabio Antonacci, mjek neurolog pranë Spitalit Amerikan 3.

Karakteristikat klinike të migrenës me aure

Migrena me aure shfaqet si një lloj dhimbje koke, ku ka sulme të dhimbjes së kokës duke alternuar me harqe kohore pa ndonjë lloj dhimbjeje. Sulmi nuk ka ritme të paracaktuara, por ndodh në kohë të rastësishme: e njëjta gjë nuk ndodh me llojet e tjera të dhimbjes së kokës primare. Kështu, shfaqja e krizave është e parregullt me ​​një mesatare më të ulët se kriza e vetme në 55% të rasteve. Megjithatë, ekziston mundësia që sulmi të përsëritet brenda 1 ose 2 ditësh.

Aura është elementi kryesor i migrenës së lartpërmendur. Duket si një seri simptomat fokale neurologjike të një natyre irrituese dhe nënshtruar: këto shfaqen gradualisht në 5-20 minuta dhe zgjasin përgjatë kohës për 20-30 minuta. Në këtë rast i referohemi atmosferës si një “aure tipike”, ndërsa nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 60 minuta, ne kemi një “aure të zgjatur”. Aura manifestohet me çrregullime vizuale, të ndjeshme dhe gjuhësore. Zakonisht versioni më i përhapur paraqet vetëm simptoma vizive pozitive dhe / ose negative të perceptuara në një fushë vizuale të vizionit. Aura e matricës vizuele gjendet në 90% të subjekteve, e ndjeshme në 58%, aphasic në 34%. Midis simptomave pozitive kemi skotomën scintilluese për të cilën shfaqen shenja të ndritshme ose pika të ndritshme (fosfene), të cilat ndryshojnë formën drejt një manifestimi të parregullt gjeometrik. Këto simptoma kanë origjinën në qendër të fushës vizuale dhe migrojnë drejt anëve periferike. Spektrat e fortifikimit i ngjajnë linjave paralele të shkëlqyera të rregulluara në një zigzag si ato që projektojnë ekranin e një televizori të prishur. Mund të asimilohet në shtrembërimet vizuale të objekteve të tilla si micropsia dhe macropsia. Simptomat negative tregohen si deficite kampimetrike: hemianopsia anësore homonim, skotoma mozaik.

Duke u kthyer në çrregullime shqisore, paresthesia, hypoesthesia që përparon nga origjina për të mbuluar pjesë të fytyrës duke përfshirë gjuhën mund të ndodhë. Në 97% të rasteve ata fokusohen në duart, 78% në krahë, 67% në fytyrë, 62% në gjuhë, 24% në këmbë. Ndryshe nga aura epileptike, këto simptoma përhapen ngadalë. Dysphasia që përfshin vështirësi në përpunimin e fjalëve dhe afazisë i atribuohet çrregullimeve të gjuhës. Vetëm në raste të rralla, faza e dhimbshme e dhimbjes së kokës dhe faza premontërore e aurës mbivendosen. Këto dy manifestime kanë një marrëdhënie pasuese dhe vetëm në 1% të subjekteve është aura çrregullimi i vetëm që paraqitet. Nëse ndodh një gjendje e ngjashme, tregohet një hetim serioz sepse mund të jetë një zile alarmi për sindromet cerebrovaskulare dhe kardiovaskulare. Intensiteti i simptomës “dhimbje” është me vlerë më të vogël se migrena e lirë e aureusit dhe gjumi ndihmon në zgjidhjen e sulmit. Dhimbja pulson në 50% të rasteve dhe ka një pozicion të njëanshëm. Ajo shfaqet së bashku me të përzier, fotofobi, fonofobia dhe osmophobia: këmbëngulja ndryshon nga disa orë deri në 3 ditë.

Diagnoza diferenciale e aurës së migrenës

Aura e migrenës nuk mund të diagnostikohet saktë, duke e gabuar atë për sëmundje të tjera. Konfuzioni është diktuar nga fakti që në disa lëndë aura është e izoluar pa u pasuar nga dhimbja e kokës dhe ne flasim për “aura tipike me dhimbje koke jo të migrenës”. Ne i referohemi subjekteve që fillimisht vuanin nga migrena pas aurës, por që me kalimin e kohës e panë heqjen e këtij të fundit. Njerëz të tjerë, kryesisht meshkuj, kanë vuajtur gjithmonë vetëm nga aura pa dhimbje koke. Në të gjitha këto raste është e nevojshme të kryhen ekzaminime të hollësishme diagnostikuese për të përjashtuar patologjitë e tjera siç janë TIA, ose Sulmi i Kaluar Ishemik. Faktorët që duhet të merren parasysh përfaqësojnë moshën, çrregullimet aura negative dhe klasifikimin nëse ato mbizotërojnë në sulme të gjata ose të shkurtra. • Sulmi i tejzgjatur ishemik (TIA): mosha e pacientit është një faktor përcaktues sepse TIA zakonisht prek subjektet në moshë të vjetër. TIA nuk shoqërohet me dhimbje koke. Është gjithashtu e nevojshme të mbahet parasysh koha në të cilën janë të pranishme simptomat neurologjike: në sulmin e përkohshëm ishemik ato janë më pak se 15 minuta, ndërsa në mes 15 dhe 30 minuta ata bien nën rastin aura. Nëse vëreni një rënie të përkohshme në forcën e vendosur kryesisht në gjymtyrët e poshtme, ka shumë të ngjarë të vuani nga TIA. • Aura vizuale epileptike: gjatë një sulmi të epilepsisë ndodh një aure që zgjat më pak se 1 minutë dhe përbëhet nga: automatizmat, simptomat motorike pozitive, ngjyrat dhe figurat dhe ndryshimet vizuale janë perceptuar në hemifieldin e përkohshëm. • Pas heqjes së neoplazisë beninje mund të ndodhin simptoma të migrenës me aure. E njëjta gjë vlen edhe për proceset metastatike të vendosura në sipërfaqe. • Në prani të keqformimeve arteriovenoze, duhet të kryhet një histori familjare, duke verifikuar karakterin negativ për dhimbjen e kokës, nëse pacienti ka vuajtur nga dukuritë e aurës së shkurtër, konfiskimet epileptike dhe qëndrueshmërinë e deficitit neurologjik unilateral.

Ne falënderojmë  Profesor Fabio Antonaci “http://www.fabioantonaci.it” Neurolog për bashkëpunimin e tij në hartimin e këtij artikulli.

Klodian Allajbeu: Dera jonë është e hapur.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan pranë qytetarëve në këtë emergjencë kombëtare.

Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan gjatë një prononcimi për median ka deklaruar se: në këtë situatë emergjence Spitali Amerikan në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ofron ndihmën e parë falas për të gjithë personat e lënduar nga tërmeti që goditi vendin tonë.

Në të tre degët tona stafi mjekësor është në gadishmëri të plotë për të pritur dhe për tu përballur me çdo emergjencë shëndetësore që mund të kenë patur personat e dëmtuar dhe familjarë të tyre.

Një numër i madh pacientësh ka marrë ndihmën e parë pranë urgjencave dhe disa prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdesin mjekësor.

Spitali Amerikan është pranë jush me të gjitha shërbimet e tij në këtë situatë të vështirë kombëtare.

Klodian Allajbeu, intervistë për prestigjozen gjermane Die Welt: Spitali Amerikan një histori suksesi

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në revistën prestigjoze gjermane, Die Welt është publikuar një speciale për Shqipërinë, me intervista nga përfaqësues të qeverisë dhe sektori privat, analiza dhe një vështrim i përgjithshëm mbi zhvillimin e vendit.

Kjo speciale zbulon potencialet e pashfrytëzuara të Shqipërisë në turizëm, energjitikë dhe agriturizëm si mundësi unike për tregun europian.

Pjesë e këtij publikimi ishte një intervistë e drejtorit ekzekutiv të Spitalit Amerikan, z. Klodian Allajbeu, i cili foli për potencialin e turizmit shëndetësor në Shqipëri dhe për përfitimet që kjo industri mund të sjellë për vendin në vitet në vijim.

Spitali Amerikan i Shqipërisë u themelua në dhjetor 2006 si spitali i parë privat në Shqipëri. Spitali filloi aktivitetin e tij duke iu shërbyer pacientëve me probleme kardiake brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe përqindja e pacientëve që largoheshin nga Shqipëria për të marrë trajtim jashtë vendit ra për 85 për qind vetëm në vitin e parë. Që atëherë, spitali ka zgjeruar fokusin dhe specialitetet e veta dhe ka zgjeruar praninë e tij si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Synimi i tij i ardhshëm madhor është turizmi shëndetësor. Tashmë ekzistojnë disa procedura mjekësore që përfshijnë trajtime të suksesshme me IVF të cilat janë duke tërhequr njerëz nga e gjithë Evropa, por gjatë pesë viteve të ardhshme spitali synon të fokusohet më tej në rritjen e këtij sektori.

Intervistë me Klodian Allajbeu, Drejtor Ekzekutiv, Spitali Amerikan

Spitali Amerikan i Shqipërisë është rritur ndjeshëm gjatë 12 viteve të fundit. A mund të na bëni një rrugëtim nëpër historinë dhe zhvillimin e tij?

Spitali Amerikan u themelua në vitin 2006 nga nevoja për të ofruar më shumë shërbime se sa që ishin duke u ofruar në Shqipëri në atë kohë. Sistemi publik shqiptar i kujdesit shëndetësor nuk mund të plotësonte nevojat e qytetarëve shqiptarë dhe shumica e tyre po udhëtonin në vendet më të afërta për zgjidhje të mundshme për çështjet e tyre. Në atë kohë, ne gjithashtu kishim kufizimet me viza, të cilat edhe më tej e ngushtonin përzgjedhjen e mundshme të spitaleve. Shumica e pacientëve udhëtonin për në Turqi, për ku nuk nevojitej vizë, dhe kryesisht për çështjet e zemrës, që është trajtim shumë i ndjeshëm ndaj kohës. Sidoqoftë, qytetarët shqiptarë hasën vështirësi të mëdha atje, duke filluar nga gjuha deri të qenit shtetas i huaj dhe duke mos i kuptuar plotësisht procedurat dhe sjelljet, si dhe mungesa e përcjelljes së gjendjes pas operacionit.

Në fillim, fokusi ynë ishte në kardiologji dhe kirurgji kardiake për të plotësuar boshllëkun ekzistues dhe nevojën e menjëhershme për këtë shërbim mjekësor. Ne kishim mjekët ndërkombëtarë të kombinuar me vendorët dhe teknologjinë më të mirë të disponueshme në atë kohë. Në më pak se një vit pas inaugurimit, kishim suksesin tonë të parë të madh: ekipi ynë kreu për herë të parë një operacion miokardi dhe angiogram koronar për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Që atëherë, kemi kryer më shumë se 9500 operacione të suksesshme në zemër të hapur. Shqiptarët nuk kanë nevojë të udhëtojnë më.

Ne kishim një histori tjetër suksesi në vitin tonë të parë – transplantimin e parë të veshkës të bërë ndonjëherë në Shqipëri. Tanimë, kemi bërë më shumë se 80 transplantime të suksesshme të veshkës dhe kemi tre qendra të dializës me 381 vende për shfrytëzim. Nëse mendoni se 15 vjet më parë, pacientët me insuficiencë renale ishin të paracaktuar të vdisnin ose të paktën të jetonin në një vend tjetër, Spitali Amerikan në bashkëpunim me institucionet shtetërore shqiptare ka bërë të mundur që këta pacientë të zgjasin jetëgjatësinë e tyre shumë më gjatë se pritjet e mëparshme.

Në vitin 2009 dhe 2010, ne u zgjeruam brenda vendit. Fieri dhe Durrësi, dy nga qytetet më të mëdha në Shqipëri, u zgjodhën për Qendrat Mjekësore Amerikane të Diagnostikimit. Në vitin 2011, ne inauguruam spitalin tonë të dytë në Tiranë, të fokusuar në gjinekologji dhe trajtime in vitro. Departamenti ynë IVF ka shkallën më të lartë të suksesit në rajon dhe tani ka pacientë nga e gjithë Evropa. Ne kemi arritur rekorde në këtë fushë, me pacienten më të vjetër italiane, e cila në moshën 62-vjeçare arriti të ketë një shtatzëni të suksesshme dhe u bë me foshnjë me ndihmën e ekipit shqiptar të IVF-së. Në vitin 2012 kemi vazhduar të zgjerohemi – duke hapur spitalin tonë në Prishtinë, Kosovë, pasi që shqiptarët atje po përballeshin me të njëjtat probleme të cilat Shqipëria i kishte pasur më parë. Në vitin 2013, ekipi ynë kreu transplantimin e parë të suksesshëm të mëlçisë në Shqipëri në një pacient 34-vjeçar. Më pas, në vitin 2017, ne kemi inauguruar spitalin tonë të tretë dhe më të madh në Tiranë – Spitali Amerikan 3, me një hapësirë prej 25000 m2 me më shumë se 100 dhoma private të pacientëve, me pesë salla operative dhe me një njësi shumë moderne të kujdesit intensiv.

Rrjeti Laboratorik Amerikan, ALNET, është pjesë e historisë sonë të suksesit. Si spital, ne e dimë rëndësinë e laboratorit dhe nevojën për të pasur analiza të sakta. Diagnoza e duhur është hapi i parë për zgjidhjet e duhura shëndetësore. Me gamën më të gjerë të analizave laboratorike mjekësore, rrjeti ynë laboratorik është i vetmi në Shqipëri i certifikuar nga ISO15189.

Një tjetër nga pikat tona të mburrjes është Qendra e Syrit, e vetmja në vend që mund të kryejë transplantimet e kornesë dhe të trajtojë çështje të kataraktit të syrit, retinën e dëmtuar, glaukomën dhe më shumë.

Sot, falë punës shumë intensive, Spitali Amerikan është institucioni më i fuqishëm privat shëndetësor në treg dhe përmbushë të gjitha nevojat e qytetarëve shqiptarë dhe të tjerëve.

“Sot, falë punës shumë intensive, Spitali Amerikan është institucioni më i fuqishëm privat shëndetësor në treg dhe përmbushë të gjitha nevojat e qytetarëve shqiptarë dhe të tjerëve”

Si Drejtor Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, përshkruani sfidat tuaja kryesore deri tani në këtë rol dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Si Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor Menaxhues, unë jam marrë me shumë sfida. Në fillim, ne duhej të fitonim besimin e pacientëve tonë dhe besimin e institucioneve qeveritare. Ne gjithashtu duhej të ndërtonim një brend të fortë dhe të qëndrueshëm dhe të revolucionarizonim sistemin e kujdesit shëndetësor, gjë që u menaxhua me sukses falë punës së madhe të njerëzve tonë.

Prioritetet tona për vitet e ardhshme janë që të përmirësojmë shërbimet tona dhe të bëhemi më të mirë. Konkretisht, ne duam të marrim akreditimin nga Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI) dhe të bëhemi pikë referimi për sistemet e kujdesit shëndetësor në rajon.

Spitali Amerikan u financua nga Fondi i Ekuitetit i Evropës Juglindore II (SEEF II) dhe pranoi investime nga investitorë të huaj duke përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si ishte ky investim reciprokisht i dobishëm si për Shqipërinë ashtu edhe për investitorët?

Në Shqipëri, spitali ynë ishte pionier i sistemit të kujdesit shëndetësor privat dhe e modernizoi tërë industrinë. Ne kemi më shumë se 2700 punonjës të kujdesit shëndetësor profesional dhe tani jemi një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Ne kemi lehtësuar jetën e qytetarëve tonë dhe kemi sjellë në vend ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, nga të cilët është trajnuar dhe ka mësuar stafi lokal. Ky investim me siguri është dëshmuar të jetë i dobishëm si për vendin tonë ashtu edhe për fondin.

Në vitin 2018, Spitali Amerikan bleu qendrat shqiptare të Hygeia Group, të bazuar në Greqi, për 1 milion euro plus detyrimet e spitalit. Cilat janë mendimet tuaja për rëndësinë e këtij veprimi?

Në vitin 2018, na është paraqitur mundësia për të blerë Spitalin Hygeia. Spitali Hygeia nuk po performonte mirë financiarisht dhe aksionarët donin të largoheshin. Kemi pasur histori suksesi sa i përket menaxhimit të spitalit dhe menduam se ishim të pajisur mirë për të menaxhuar këtë investim të madh. Pra, së bashku me bordin e kemi shfrytëzuar rastin dhe e kemi përdorur atë në favorin tonë. Spitali Hygeia, tani i quajtur Spitali Ndërkombëtar, është pjesë e Grupit të Spitalit Amerikan. Ky veprim forcon pozitën tonë në treg.

“Vizioni dhe strategjia jonë për Spitalin Amerikan për pesë vitet e ardhshme është të përqendrohemi në turizmin shëndetësor”

Udhëtimi dhe turizmi janë industri me vlerë 1.24 miliard dollarë në Shqipëri dhe po rriten me 6 për qind në vit. Pritet të bëhen industri me vlerë prej 2.1 miliardë dollarë deri në vitin 2028. Cilat janë mendimet tuaja mbi potencialin për zhvillimin e turizmit mjekësor si segment specifik?

Vizioni dhe strategjia jonë për Spitalin Amerikan për pesë vitet e ardhshme është të përqendrohemi në turizmin shëndetësor dhe mundësinë që ofron kjo industri. Spitali Amerikan është zgjeruar gjatë viteve të fundit dhe tani mund të mbulojmë jo vetëm nevojat e shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë, por gjithashtu të ofrojmë shërbime për të gjithë rajonin. Jemi dëshmitarë të rritjes së vazhdueshme të klientëve evropianë që zgjedhin Shqipërinë dhe spitalet tona për trajtime specifike si IVF, kirurgji plastike, kujdes dentar dhe operacione të tjera ortopedike.

Pse një turist gjerman që viziton Shqipërinë që ka një çështje mjekësore mund të zgjedh këtë spital?

Një shtetas gjerman duhet të marrë parasysh dhe të zgjedhë Spitalin Amerikan për trajtimet e tij mjekësore sepse ne ofrojmë shërbimin më të mirë nga të gjitha institucionet shëndetësore private. Ne kemi mjekët më të mirë që përdorin teknologjinë më të fundit. Spitali Amerikan është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe asgjë nuk na dallon nga ndonjë spital tjetër në Evropë. Çdo pacient që është trajtuar në Spitalin Amerikan do të zgjedhte përsëri këtë institucion. Ne kemi një nivel të lartë kënaqësie si me pacientët tonë lokalë ashtu edhe me ata që vijnë nga jashtë.

Në vitin 2017, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës i dha spitalit një çmim për udhëheqjen e vendit në aspektin e cilësisë, teknologjisë dhe profesionalizmit. Çfarë mendoni se qëndron pas suksesit tuaj?

Pas historisë sonë të suksesit janë njerëzit tonë. Mjekët tonë, infermierët tonë, stafi ynë dhe kushdo që i është përkushtuar përsosjes dhe ofrimit të shërbimit më të mirë të mundshëm. Një tjetër çelës për suksesin tonë ishte se investimi u bë në kohën e duhur dhe me burimet e duhura në mënyrë që tani ne mund të ofrojmë zgjidhje lokale me teknologjinë më të fundit. Pas suksesit tonë është angazhimi që kemi bërë 12 vjet më parë për t’i ofruar pacientëve shqiptarë një sistem të kujdesit shëndetësor korrekt dhe profesional.

“Shërbimet tona të kujdesit shëndetësor janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, por me shpenzime më të ulëta dhe më të pranueshme”

Spitali Amerikan përbëhet nga ekspertë vendas dhe të huaj. A ka mundësi për të rritur bashkëpunimin me mjekët gjermanë?

Kjo është e vërtetë, spitali ynë ka staf ndërkombëtar me mjekë grekë, italianë, turq, amerikanë dhe austriakë. Në fakt, ne gjithashtu kishim një kirurg gjerman për disa vjet. Ne gjithmonë kërkojmë mundësi për të zgjeruar rrjetin tonë të bashkëpunimit dhe për të sjellë ekspertë të rinj nga e gjithë bota. Mundësia për të bashkëpunuar me mjekët gjermanë ishte e vogël, por është diçka që po e hulumtojmë dhe eksplorojmë.

Cili do të ishte mesazhi juaj përfundimtar për audiencën tonë gjermane?

Synimi dhe strategjia jonë për Spitalin Amerikan për vitet e ardhshme është turizmi shëndetësor. Ne ftojmë audiencën gjermane që të vizitojë Shqipërinë për natyrën e saj të bukur, për malet dhe bregdetin e kaltër, për ushqimin tradicional, për mikpritjen, e cila është një nga pasuritë tona të mëdha dhe gjithashtu të konsiderojnë shërbimin tonë të kujdesit shëndetësor për trajtime specifike, të cilat janë sipas standardeve ndërkombëtare, por me shpenzime më të ulëta dhe më të pranueshme.

Artikulli origjinal http://albania.globalfdireports.com/interview/klodian-allajbeu/

Teknika e fundit e Rinoplastikës, Dr. Milos Kovacevic

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr.Milos Kovacevic, kirurgu plastik me famë ndërkombëtare, do të ofrojë shërbimet e tij pranë Spitalit Amerikan 2.

I përkushtuar ekskluzivisht ndaj Rinoplastikës, Dr Kovacevic ka zhvilluar dhe përmirësuar teknikën më moderne “Piezo”, falë së cilës pacienti mund të gëzojë një hundë funksionale, estetike dhe natyrale pa thyer asnjë kockë të këtij organi gjatë ndërhyrjes.

Me një përvojë mbi 20 vjeçare në qendrat shëndetësore më prestigjoze të Rinoplastikës “Praxis am Hanse-Viertel” dhe “Heidberg Klinikum” në Gjermani, Dr.Milos Kovacevic numëron më shumë se 5 mijë raste të trajtuara me sukses në karrierën e tij.

Dr. Milos Kovacevic është gjithashtu anëtar i Akademisë Amerikane për Kirurgjinë Plastike të Fytyrës, Akademisë Europiane për Kirurgjinë Plastike të Fytyrës, Shoqatës Europiane të Rinoplastikës dhe Grupit Kërkimor të Pavarur të Rinoplastikës.

Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgun Plastik Dr. Milos Kovacevic kontaktoni në: 042 35 75 35 dhe 0676014443 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Shtatzania dhe ushtrimet fizike. Këshilla për fitnesin para dhe pas lindjes!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Dr. Jonela Lulo, gjinekologe-obstetër pranë Spitalit Amerikan 2, jep disa këshilla të vlefshme për gratë, të lidhura me ushtrimet fizike para, gjatë dhe mbas shtatzënisë.

Stërvitja është e mirë për çdo njeri, veçanërisht nëse ju jeni një mama, madje edhe nëse jeni shtatzënë. Ju mund të stërviteni gjatë gjithë shtatzënisë madje dhe pas lindjes. Mos e shfrytëzoni shtatzëninë si një justifikim për të mos bërë asgjë.

Ushtrimet para lindjes

Studimet më të fundit kanë treguar që stërvitja është shumë e dobishme si për nënën ashtu dhe për foshnjën gjatë shtatzënisë. Kështu që, për sa kohë të mos ketë probleme (konsultohuni me mjekun tuaj), ju duhet të jeni në gjendje të sterviteni gjatë gjithë shtatzënisë suaj.

Qëllimi i stërvitjes ndryshon në këtë fazë të jetës suaj. Në vend që të sterviteni për të rregulluar trupin tuaj, ju stërviteni për të shtendosur trupin (për lindjen e fëmijës). Ushtrimet duhet të ndikojnë në largimin e stresit dhe jo në prodhimin e tij. Ushtrimet që zgjidhni duhet të pompojnë zemrën tuaj, të tendosni trupin dhe të jeni në gjendje të kontrolloni shtimin e peshës. Gjithashtu do ju ndihmojnë t’ju përgatisin për “maratonën” para dhe gjatë lindjes. Shtatzënia juaj dhe lindja e fëmijës do të jenë më të lehta, nëse ju stërviteni.

Nëse jeni marrë me stërvitje para shtatzënisë, ju mund të vazhdoni me rutinën tuaj. Nëse ju e filloni së pari stërvitjen gjatë shtatzënisë duhet ta filloni ngadalë dhe lehtë. Mënyrat më të zakonshme të ushtrimeve gjatë shtatzënisë përfshijnë ecjen, ushtrime në pishinë dhe klasa paralindjeje joga. Gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni trupin tuaj: nëse ushtrimi nuk i pëlqen trupit, mos e bëni atë.

Të ushtruarit fizik në mënyrë të kontrolluar do të forcojë muskujt tuaj, në mënyrë që ju ta mbani peshën më me lehtësi gjatë shtatzënisë. Gjithashtu kyçet e gjymtyrët tuaj do të forcohen, do të përmirësohet qarkullimi i gjakut, do të çliroheni nga dhembjet e shpinës dhe sigurisht do të ndiheni shumë mirë në përgjithësi.

Gjeja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të ndërmerrni çdo lloj inisiative. Duhet bërë një konsultë rreth rutinës së fitnesit që dëshiron të ndjekësh, në mënyrë që të sigurohesh që ky aktivitet fizik nuk vë në rrezik jetën tënde dhe të fëmijës.

Ndryshime gjatë shtatzënisë

  • Vëzhgojeni intensitetin tuaj gjatë shtatzënisë. Kjo nuk është koha e duhur për djegie pafund kalorish deri në sfilitje. Një tregues i mirë është një test i të folurës. Nëse ju mund të flisni gjatë ushtrimeve, ju ndoshta jeni në nivelin e duhur të intensitetit, nëse është shumë e vështirë për ju të flisni gjatë ushtrimeve, ju me siguri po lodheni shumë.
  • Kini kujdes me sportet fizike, të cilat mund të humbasin drejtpeshimin tuaj si përshembull patinazhi apo skitë si dhe sporte që mund t’ju rrezikojnë për dëmtime fizike si hokej apo alpinizmi.
  • Mos e nxehni më tepër seç duhet trupin tuaj. Fetusi juaj nuk ka një mënyrë për të freskuar veten. Vishni rroba të lehta dhe hidratohuni, hidratohuni, hidratohuni.

Këshilla gjatë shtatzënisë

• Gjithmonë bëj nxehjen e trupit përpara ushtrimeve dhe ftohjen me pas.

• Mundohu të jesh sa më shumë aktive në perditshmërinë tënde: sikur një gjysëm ore të ecësh në ditë është e mjaftueshme, por edhe po s’e arrite kaq sado pak do ishte mirë.

• Evito ushtrime të vështira sidomos në kohë të nxehtë.

• Nëse ndjek klasa të ndryshme fitnesi, sigurohu që instruktori/ja të jetë i kualifikuar për këtë lloj kategorie dhe e di që ti je shtatzënë, si edhe sa javeshe je.

• Ti do të ishte mirë të provoje notin pasi në ujë është më e lehtë të mbash peshën tënde. Ka palestra të cilat ofrojnë klasa me ushtrime në ujë për gratë shtatzëna (edhe këtu instruktorë të kualifikuar).

Ushtrimet që duhen evituar gjatë shtatzënisë

• Mos u shtri me shpinë në tokë, sidomos pas 16 javëve, pasi pesha e barkut tënd ushtron presion në venat kryesore të gjakut, te cilat dërgojnë gjakun në zemër dhe kjo do t’ju japë një gjendje të fikëti.

• Mos merrni pjesë në klasa sportive ku mund të keni rrezikun të goditeni, si në kickboxing, judo apo squash.

• Mos shko të bësh scubadiving (sport nënujor), pasi bebi nuk është i mbrojtur kundër sëmundjes së dekompresionit dhe flluskave të gazit në rrjedhen e gjakut.

• Mos u stërvit në lartësi mbi 2.500m mbi nivelin e detit, pasi ti dhe fëmija mund të jeni në rrezik të sëmundjes së lartësisë.

Shenja paralajmëruese

Ju lutem ndaloni stërvitjen dhe shkoni tek doktori për kontroll nëse ju ndodh një nga të mëposhtmet:

• Lodhje e tepërt

• Marrje mendsh

• Vështirësi në frymëmarrje

• Ndjesi të fikti

• Rrjedhje gjaku vaginale

• Kontraktime

• Mungesë e pazakontë e lëvizjes së fetusit

Ushtrimet fizike pas lindjes

Edhe pse për shumë nëna të ushtruarit fizik është gjëja e fundit, që u shkon ndërmend të bëjnë, duhet ta dinë se bërja e tyre ka shumë të mira.

Ushtrimet, të cilat mund të fillojnë që në javët e para mund:

• Të përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore duke rritur nivelin e endorphinës në trurin tuaj.

• T’ju ndihmojnë të hiqni peshën e tepërt të fituar gjatë shtatzënisë, sigurisht nëse ushqeheni me kujdes.

• T’ju ndihmojnë të liroheni nga dhimbjet.

• Të rrisin energjinë tuaj.

• Të përmirësojnë dhe forcojnë staminën, e cila do t’ju ndihmojë të kujdeseni më me lehtësi për beben tuaj.

Edhe në këtë rast duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi kjo është në varësi të llojit të lindjes që keni bërë dhe situatës shëndetësore në të cilën ndodheni. Megjithatë pse filloni me ushtrimet për muskujt e pelvis nuk do të ishte keq, pasi do të ndiheshit shumë mirë e më të lehtësuara në shumë drejtime.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Jonela Lulo kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Dr. Eugen Enesi – Insultet celebrale – Stroke

By Spitali Amerikan - Të Reja

Goditjet në tru konsiderohen si shkaku kryesor i invaliditetit në botë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, 1 në 4 persona mund të preket nga STROKE.

Dr. Eugen Enessi, mjek neuro-radiolog, jep më shumë detaje rreth kësaj patologjie dhe në cilat raste duhet të paraqitemi tek mjeku.

Qendra e Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3 është në shërbim të pacientëve, me një ekip të specializuar mjekësh, asiston pacientët duke filluar nga që nga vendodhja, ndërhyrja kirurgjikale dhe deri tek trajtimi në reanimacion, në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.

Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Page 16 of 34«‹1415161718›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë