Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • EnglishEnglish

Blog

American Hospital > Të Reja 2

Modelet e të ngrënit -një sjellje e mësuar që në fëmijëri.

By Spitali Amerikan - Të Reja

Trupat dhe sjelljet tona janë produkte të gjeneve tona dhe mjedisit që na rrethon (me një grimcë të rastësisë nëpër të). Gjenet tona janë relativisht të fiksuara, por trupi që ata ndërtojnë nuk është, as mjedisi. Ky mjedis që ndryshon mund të ndryshojë trupin tonë (obeziteti është një shembull i mirë) dhe depërtojnë më tej, madje duke ndryshuar shprehjen e gjeneve. Ky është një proces i përjetshëm, por ka një interes të madh se si përvojat e hershme të jetës, si stresi ose ekspozimi ndaj ushqimeve me energji të lartë në fëmijëri apo edhe para lindjes nëpërmjet nënës, mund të kenë ndikime që zgjasin për një kohë të gjatë në jetën e të rriturve.

Stresi është një pjesë e pandashme e jetës. Mund të jetë i dobishëm sigurisht – është i nevojshëm për të mësuar dhe për të kujtuar, mbron nga rreziqet fizike të menjëhershme dhe mund të përgatisë trupin për një mungesë të ardhshme të burimeve. Por stresi kronik mund të ketë një efekt të dëmshëm, dhe që nga fillimi i jetës sonë deri në fund- lindja, fëmijëria dhe adoleshenca, marrëdhëniet, arsimi, puna, sëmundjet – stresorët mund të shumëfishohen dhe të shtypen.

Duke paralelizuar rritjen e stresit në shoqëritë e zhvilluara, sigurisht që ka një rritje në obezitet. Në Evropë prevalenca e obezitetit është rritur shumë në dekadat e fundit. Pjesa më e madhe e punës së nevojshme për të kuptuar obezitetin është ende përpara nesh, por ne tashmë e dimë për një numër të madh faktorësh të ndërlidhur që e nxisin atë. Këto përfshijnë ndikimin e stresit në ngrënie.

Stresi mund të rrisë ose zvogëlojë marrjen e ushqimit dhe, rrjedhimisht, peshën e trupit. Por gjatë periudhave të stresit kronik, duke pasur parasysh një zgjedhje midis ushqimit me sheqer të lartë, ushqimeve me yndyrë të lartë ose ushqimit të bardhë,tek një përqindje e konsiderueshme prej nesh rritet konsumimi i ushqimit me energji të lartë dhe për pasojë rritet pesha.

Kjo sjellje zakonisht quhet “ngrënie komfortuese/ngushëlluese”, ku njerëzit që ndihen vazhdimisht të shqetësuar apo ankthiozë duken të motivuar për të konsumuar ushqim të shijshëm. Për më tepër, shihet një efekt reciprok, ku ushqimi i shijshëm mund të shtypë reagimin normal të stresit fiziologjik. Me fjalë të tjera, ne mund të përdorim ushqimin për t’u vetë-mjekuar kundër stresit.

Mund të argumentohet se në moshë madhore, përgjigja jonë ndaj stresit është vendosur dhe se nëse duam të reduktojmë stresin tek të rriturit, ne duhet të ndërhyjmë në fëmijëri! Ekziston një pjesë e konsiderueshme provash shkencore që tregojnë se ekspozimi ndaj stresit hershëm gjatë jetës mund të programojë një përgjigje të shtuar në moshën e rritur.

D.Sh.M Albana Daka
Shefe e Rrjetit Laboratorik Spitali Amerikan

Çfarë ofron Shqipëria për turizmin mjekësor

By Spitali Amerikan - Të Reja

Shqipëria ende nuk njihet si një destinacion për turizmin mjekësor, ndonëse disa spitale private në vend po investojnë shumë në shumëllojshmërinë e shërbimeve, për të tërhequr pacientët e huaj drejt Shqipërisë.

Maria D. Georga, menaxherja rajonale e “LaingBuisson”, ka vizituar Shqipërinë për të zbuluar pse pacientët ndërkombëtarë duhet të zgjedhin Shqipërinë, jo vetëm si atraksion turistik, por edhe si zgjidhje për probleme të ndryshme shëndetësore.

Sipas disa statistikave në vitin 2017 ishte një numër i vogël personash të cilët i drejtoheshin Shqipërisë për problemet e tyre shëndetësore, e gjtha kjo, sepse Shqipëria ishte vendi më i lirë në Ballkan për kujdesin shëndetësor. Këta pak pacientë, që i drejtoheshin Shqipërisë ishin në të shumtën e rasteve nga Mali i Zi dhe Kosova.

Trajtimet më të zakonshme ishin kirurgji kozmetike, kirurgjinë dentare dhe ortopedike, ndonëse spitalet private në Shqipërisë ofrojnë për pacientët e huaj edhe kirurgji kardiovaskulare, operacione laparoskopike dhe trajtime për fertilitetin dhe obezitetin.

Shumica e institucioneve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri janë ende shtetërore, megjithatë spitale dhe klinika të reja private kanë ngritur shërbime ambulatore në qytetet kryesore. Të gjithë këto institucione kanë tendencë të ofrojnë shërbime të teknologjisë së lartë dhe shërbime diagnostikuese dhe janë të mirëorganizuara dhe mirëfinacuara. Përsa i takon klinikave dentare përgjithësisht janë në pronësi private dhe kohët e fundit një pjesë e konsiderueshme e këtyre klinikave kanë vërejtur një rritje të pacientëve italianë.

Spitali i parë privat, i cili do të hapej në Shqipëri ishte Spitali Amerkian në vitin 2006, me mbështetje financiare nga një sërë organizatash Amerikane, Europiane dhe Ndërkombëtare, që atëherë Spitali Amerikan ka ndërtuar një reputacion si një lojtar kryesor në zhvillimin e sektorit privat të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Në nëntor 2018, Spitali Amerikan ishte organizatori kryesor i Kongresit të 4-të Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor në Tiranë. Ky kongres mblodhi profesionistë të kujdesit shëndetësor nga të gjitha anët e globit për të shkëmbyer njohuri dhe risitë në kujdesin shëndetësor, përmirësimin e sigurimit të cilësisë dhe zhvillimin e turizmit mjekësor në vend.

Dr. Klodian Allajbeu, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, shtoi: “Si spitali i parë privat në Shqipëri, ne duhet të rekrutonim mjekë nga vende të tjera. Arritëm në këtë vendim, jo se nuk mund të gjenim mjekë në vendin tonë, por sepse donim të sillnim ekselencën e mjekësisë nëpër botë “.

Për vite me radhë Spitali Amerikan ishte i fokusuar në shërbimin e pacientëve vendas. Me zgjerimin e rrjetit spitalor në gjithë Shqipërinë, kapaciteti, teknologjia  ka avancuar dhe stafi drejtues tani synon tërheqjen e udhëtarëve mjekësorë “Health Tourism” si prioritet për pesë vitet e ardhshme.

Sipas Dr. Allajbeu, qeveria shqiptare është mbështetëse e institucioneve private të kujdesit shëndetësor dhe legjislacioni i kujdesit shëndetësor është fleksibël, veçanërisht në fushat si trajtimit të fertilitetit.

Potenciali i turizmit mjekësor

Ndonëse ka një profil të ulët në kujdesin shëndetësor ndërkombëtar, Shqipëria është tërheqëse për turistët. Fluturimet ndërkombëtare lidhin aeroportin e Tiranës me të gjitha qytetet e botës. Tirana është transformuar në një qytet modern, ku fliten gjerësisht gjuhët e huaja, infrastruktura e turizmit është e mirë dhe vizitorët e huaj do të kenë një qëndrim të qetë dhe të sigurt.

Potenciali më i afërt i turizmit mjekësor janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mbajnë kontaktet me vendin e tyre të origjinës dhe e vizitojnë shpesh.

Ndonëse nuk ka inisiativa nga shteti për të promovuar turizmin shëndetësor, sektori privat është shumë aktiv në këtë fushë. Shqipëria po transformohet në një destinacion tërheqës mjekësor për pacientët, veçanërisht për ata që kërkojnë zgjidhje profesionale me shpenzime të reduktuara.

A keni probleme me tiroiden?

By Spitali Amerikan - Të Reja

A keni probleme me tiroiden?

Simptomat e problemeve të tiroides mund të ngatërrohen me ato të patologjive të tjera, ndaj ekzaminimet mjekësore janë të domosdoshme për të vendosur diagnozën. Gjëndra tiroide rregullon shumë procese metabolike dhe prishja e funksionit të saj shfaqet klinikisht me një sërë simptomash. Disa pacientë mund të ndjejnë lodhje, shtim në peshë, pamundësi për të dalë jashtë, të kenë shumë ftohtë ose të ankojnë rënie të flokëve. Të tjerë mund të ndihen anksioze, të shqetësuar, me rrahje të forta të zemrës, bien në peshë ose djersiten shumë më tepër se zakonisht. Të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të çrregullimeve të tiroides. Veçanërisht gratë janë të prirura të kenë anomali të funksionit te kësaj gjëndre të rëndësishme. Njohja dhe trajtimi i patologjive të tiroides është e domosdoshme për një shëndet të mirë dhe parandalimin e problemeve afatgjata shëndetësore.

Gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Ka dy lobe, të djathtë dhe të majtë, që i japin strukturës formën e fluturës. Hormonet e prodhuara nga kjo gjëndër kontrollojnë metabolizmin e trupit dhe proceset me të cilat ai përdor energjinë si: rrahjet e zemrës, Sistemin nervor qendror dhe periferik, frymëmarrjen, peshën e trupit, muskujt, ciklin menstrual, temperaturën trupore, nivelet e kolesterolit dhe shumë të tjera. Anomalitë e funksionit të tiroides mund të përshpejtojnë ose të ngadalësojnë këto procese metabolike, të cilat mund të çojnë në një gamë të gjerë simptomash.

Simptomat e Hipotiroidizmit dhe Hipertiroidizmit:

Luhatjet në Peshë

Ndryshimet në peshë mund të sinjalizojnë një funksion jo normal të gjëndrës tiroide. Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide (hipotirozë) mund të shkaktojnë shtim në peshë, ndërsa rënia e papritur në peshë mund të vijë si pasojë e prodhimit të shtuar të hormoneve të tiroides (hipertirozë). Hipotiroza haset më shpesh se hipertiroza.

Qafa e fryrë (Struma, Gusha)

Një strumë është një zmadhim i gjëndrës tiroide. Një tiroide e zmadhuar shfaqet në formën e ënjtjes në pjesën e përparme të qafës. Një strumë mund të shoqërojë hipotirozën ose hipertirozën. Ndonjëherë mund të jetë si pasojë e tumoreve ose noduseve që zhvillohen brenda gjëndrës tiroide.

Ndryshimet në Ritmin e Zemrës

Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide ndikojnë pothuajse në çdo organ të trupit, duke përfshirë edhe zemrën. Hipotiroza mund të shkaktojë rrahje të ngadalta të zemrës, ndërsa hipertiroza rrahje të shpeshta të saj. Nivelet e larta të hormoneve tiroide gjithashtu mund të rrisin presionin e gjakut dhe të shkaktojnë rrahje të forta të zemrës (palpitacione).

Ndryshimet në sistemin nervor

Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë në gjendjen emocionale, energji dhe humor. Hipotiroza mund të shkaktojë simptoma si depresion, lodhje dhe ndjesinë e këputjes. Hipertiroza shoqërohet me çrregullime të gjumit, nervozizëm, ankth dhe shqetësim.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve është një shenjë e zakonshme e një problemi të tiroides. Të dyja gjendjet, nivelet shumë të larta dhe shumë të ulëta të hormoneve të tiroides mund të çojnë në rënien e flokëve.

Temperatura e Trupit

Tiroidja ndikon në rregullimin e temperaturës së trupit, ndaj personat me hipotirozë shpesh ankohen se kanë ftohtë. E kundërta ndodh me ata që vuajnë nga hipertiroza të cilët priren të kenë vapë dhe djersitje të shtuar.

Simptoma të tjera

Simptoma të tjera të hipotirozës përfshijnë:

  • Kapsllëk
  • Ndryshime ose anomali në ciklin menstrual
  • Lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë
  • Ndjeshmëri dhe mpirje në duar ose gishta

Simptoma të tjera të hipertirozës janë:

  • Probleme me shikimin
  • Diarre
  • Parregullsi në ciklin menstrual
  • Dridhje të duarve
  • Dobësi muskulore

Është menopauza apo çrregullimi i tiroides?

Çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë simptoma që janë të ngjashme me ato të një gruaje që i afrohet menopauzës. Si ndryshimet e ciklit menstrual ashtu edhe ndryshimet e humorit mund të rezultojnë nga tranzicioni menopausal ose nga problemet e tiroides. Testet e gjakut mund të përcaktojnë se cila prej patologjive është përgjegjëse për simptomat. Është gjithashtu e mundur që të ketë një kombinim të dy shkaqeve.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Mjeku mund të rekomandojë ekzaminimet përkatëse të gjëndrës tiroide, nëse keni simptoma ose faktorë rreziku për sëmundjet e tiroides. Autoimuniteti është shkaku më i shpeshte i çrregullimeve të funksionit të tiroides dhe haset më shpesh te femrat pas pubertetit dhe në periudhën pas menopauzës. Një histori familjare e sëmundjes së gjëndrës tiroide rrit rrezikun e zhvillimit të patologjive të tiroides.

Kontrolloni qafën për çrregullime të strukturës së tiroides

Ekzaminimi i qafës në pjesën e përparme në zonën e mollës së Adamit ndërsa gëlltiteni mund të zbulojë nëse gjëndra tiroide është zmadhuar. Gëlltisni ndërsa përkulni kokën mbrapa, dhe shikoni qafën dhe zonën mbi klavikula. Nëse shihni ndonjë gungë ose fryrje, drejtohuni te mjeku.

Testet e çrregullimeve të tiroides

Testet e gjakut mund të diagnostikojnë shumë patologji të tiroides. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) është një hormon që sekretohet në kokë dhe që kontrollon aktivitetin e gjëndrës tiroide. Nëse TSH-ja është e lartë, kjo zakonisht sinjalizon që funksioni i tiroides është i ulët (hipotirozë ). Në të kundërt, nivelet e ulëta të TSH sugjerojnë hipertirozë. Mjeku gjithashtu mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimeve për të përcaktuar nivelet e hormoneve FT3 dhe FT4 që sekreton vetë gjëndra tiroide. Janë pikërisht këto 3 analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën dhe sugjerojnë për shkakun e hipo dhe hipertirozës. Ekzaminimet imazherike dhe biopsia janë teste të tjera që përdoren për të vlerësuar strukturën dhe funksionin e tiroides dhe ndihmojnë për të përcaktuar diagnozën.

Hipotiroza shkaqet:

Sëmundja e Hashimotos

Sëmundja e Hashimotos, një patologji autoimune, është shkaku më i zakonshëm i hipotirozës. Në sëmundjen e Hashimotos, sistemi imunitar gabimisht sulmon dhe dëmton gjëndrën tiroide, dhe kjo e fundit nuk prodhon hormone mjaftueshëm aq sa i nevojiten organizmit. Sëmundja e Hashimotos mund të jetë e trashëgueshme, sepse faktorët gjenetikë kanë influencë të madhe, sepse faktorët gjenetikë kanë influencë të madhe.

Sëmundjet e Hipofizës

Gjëndra e Hipofizës gjendet në bazën e trurit. Ajo kontrollon funksionet e shumë gjëndrave të tjera në trup, duke përfshirë edhe tiroiden. Gjëndra e Hipofizës prodhon TSH, e cila sinjalizon gjëndrën tiroide që të prodhojë hormonet e tiroides. Nëse ka një problem me gjëndrën e Hipofizës dhe nuk prodhohet TSH në sasinë e duhur, kjo mund të shkaktojë hipotirozë që në gjuhen mjekësore njihet si sekondare.

Shkaqe të tjera të hipotirozës janë: Inflamimi i tiroides dhe marrja e medikamenteve të caktuara, që mund të shkaktojnë nivele të ulëta të hormoneve të tiroides.

Hipertiroza shkaqet:

Sëmundja “Graves”

Sëmundja e “Graves” është shkaku më i shpeshtë i sekretimit të niveleve të shtuara të hormoneve të tiroides. Kjo është një tjetër sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide.

Çfarë është sëmundja “Graves”?

Në sëmundjen “Graves” sistemi imunitar nxit prodhimin në nivele të larta të hormoneve të tiroides. Një ënjtje dhe një dalje përpara e  syve është një nga shenjat karakteristike të sëmundjes “Grave”.

Noduset e tiroides

 Noduset e tiroides janë deformime të strukturës, kokrra që rriten brenda gjëndrës tiroide. Këto kokrra mund të nxisin një prodhim të shtuar të hormoneve te tiroides, që shfaqen klinikisht me simptoma të hipertirozës. Kokrrat e mëdha mund të jenë të dukshme me sy të lirë, ndërsa më të voglat mund të diagnostikohen me anë të ekzaminimit ekografik të tiroides.

Ndërlikimet e tiroides

Hipotiroza e patrajtuar mund të rrisë nivelin e kolesterolit, rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru. Nëse prodhimi i hormoneve të tiroides zbret në nivele ekstreme, personi mund të bjerë në gjendje kome dhe të ketë një temperaturë shumë të ulët trupore e cila mund të jetë fatale për jetën. Komplikacione të tjera të hipertirozës të patrajtuar përfshijnë një humbje të densitetit të kockave, rritje të rrezikut për fraktura dhe probleme të zemrës.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

Spitali Amerikan realizon për herë të parë në Shqipëri dhe rajon ndërhyrjen e rrallë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në Spitalin Amerikan është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe rajon një ndërhyrje e rallë. Torakotomi e djathtë me Sleeve pneumonektomi dhe disekim të limfonodulave është kryer me sukses nga drejtuesi i Departamenti për Kirurgjine Torakale, në Bad Nauhein të Gjermanisë Prof.Safet Beqiri dhe ekipi i talentuar i mjekëve të Spitalit Amerikan 1.

Duke qenë se ky operacion nuk ishte kryer më parë në vend, mjekët me të cilët kishte kontaktuar më herët, i kishin rekomanduar pacientit të shkonte jashtë Shqipërisë. Por pas konsultave me Prof.Safet Beqiri dhe ekipin e mjekëve të Spitalit Amerikan 1, pacienti vendosi t’i besojë ekipit vendas. Falë eksperiencës së çmuar të Prof.Safet Beqiri dhe punës së mrekullueshme të stafit të Spitalit Amerikan 1 gjithçka ka përfunduar me sukses, me pacientin që gëzon shëndet të plotë.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm që Spitali Amerikan hedh në shërbim të jetës, duke konfirmuar se mbetet një lider i mjekësisë jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

Analiza e gjakut, shumë më e rëndësishme se e kolesterolit në përcaktimin se sa i moshuar dukeni

By Spitali Amerikan - Të Reja
  • Studimet e fundit zbuluan se nivelet e larta të glukozës janë të lidhura me një perceptim më të madh të moshës; e shprehur ndryshe sa më të larta nivelet e glukozës aq më i moshuar dukeni.
  • Testi i insulinës esëll tregon nëse nivelet e larta të glukozës kanë çuar në rezistencë insulinike , moshim të përshpejtuar dhe në një numër të madh sëmundjesh kronike.
  • Trupi juaj e përdor glukozën për energji, por ushqimet të cilat çojnë në nivele të larta të glukozës përtej kapacitetit të trupit për t’i përdorur ato dhe në rezistencë insulinike gjithashtu janë  ‘Toksike’ – veçanërisht kur konsumohen në mënyrë të tepruar dhe për një periudhë të gjatë kohe.
  • Shmangia e sheqerit/ fruktozës, drithërave dhe aktiviteti i rregullt fizik, do të ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të ulëta të glukozës dhe insulinës.

Kjo është formula me e afërt e “burimit të rinisë” e cila njihet deri më tani.

Shumë persona mbi moshën 50 vjeç dëshirojnë të kthejnë kohën pas jo vetëm për t’u ndjerë, por edhe për t’u dukur më të rinj. Por pak e vlersojnë faktin se ndryshimet në dietën ushqimore, veçanërisht sa i përket sheqerit dhe drithërave është formula më afër “burimit të rinisë” e cila njihet deri më tani.

Me fjalë të tjera, sa më të larta nivelet e glukozës aq më i vjetër dukeni. Kjo ka mjaft kuptim në vetvete pasi mënyra se si trupi e përpunon glukozën është e lidhur ngushtë me plakjen e lëkurës.

Ndërsa shumë njerëz janë mjaft të kujdesshëm (madje deri në ekstrem) për testimin e nivelit të kolesterorlit, shumë prej tyre nuk e njohin rëndësinë e matjes së niveleve të insulinës esëll.

Kjo matje shumë e nënvlerësuar është tejet e rëndësishme, pasi mund të na informojë nëse jemi duke konsumuar sasi të dëmshme të glukozës, tregon nëse trupi është në gjendje ta përpunojë siç duhet glukozën dhe gradën me të cilën po ndodh përshpejtimi i plakjes në trupin tuaj.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË NJOHËSH NIVELET E INSULINËS?

Insulina është mjaft e rëndësishme për jetën. Shumica e adultëve kanë rreth 4-5 litra gjak në trupin e tyre. Befasues është fakti se në 4-5 litra gjak sasia e sheqerit është sa një lugë çaji! E shprehur ndryshe, trupi i njeriut është programuar për të pasur vetëm një lugë çaji sheqer në gjak gjatë gjithë kohës. Nëse niveli i sheqerit është më i madh se kjo sasi, kjo do të shkaktonte koma hiperglicemike e madje edhe vdekjen.

Por trupi punon fort për të parandaluar nivelet e larta të sheqerit duke prodhuar insulinë. Çdo vakt me nivele të larta të karbohidrateve zakonisht gjeneron një ngritje të shpejtë të glukozës në gjak.

Fatkeqësisht, nëse konsumoni vazhdimisht një dietë ku nivelet e sheqerit dhe drithërave janë vazhdimisht të larta, nivelet e glukozës në gjak do jenë të larta dhe me kalimin e kohës trupi do të desensibilizohet ndaj insulinës dhe do të duhen sasi më të mëdha të saj për të kryer të njëjtin volum pune. Kështu, krijoni rezistencë insulinike dhe pastaj kaloni në diabet.

Për të mësuar nivelet tuaja të insulinës, kërkojini doktorit t’ju përshkruajë analizën ku të matet insulina esëll. Është një nga testet që na ndihmon të marrim kontrollin mbi shëndetin tonë. Niveli i insulinës në gjak esëll duhet të jetë nën 5, por vlera ideale është nën 3.

Ju mund të përdorni edhe matjen e glicemisë esëll, por edhe nëse kemi një glukozë esëll të ulët mund të kemi nivele mjaft të larta të insulinës esëll.

Në këtë rast, jeni para-diabetik dhe duhet të merrni masa për të përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës. Mënyra më e mirë për ta arritur do të ishte pakësimi ose eliminimi i sheqerit, sidomos i fruktozës, nga dieta ushqimore.

Një glukoz esëll nën 100 mg/dl tregon që nuk keni rezistencë insulinike, ndërsa një nivel midis 100-125 tregon që mund të jeni lehtësisht rezistent ndaj insulinës ose të keni tolerancë të dëmtuar ndaj glukozës (shpesh referohet si prediabet).

A ËSHTË E MUNDUR QË ELIMINIMI I SHEQERIT NGA DIETA TË RRISË JETËGJATËSINË ?

Shumica e dinë që trupi ka nevojë për glukozë, të cilën e përdor për energji. Pa të nuk do të mbijetonit, por, ndërsa glukoza në vetvete nuk është toksike, ushqimet që rrisin dhe i mbajnë të larta nivelet e sheqerit në gjak janë në thelb toksike, pasi aktivizojnë proçese me efekte shkatërruese për shëndetin, veçanërisht kur konsumohen me tepricë dhe për një periudhë të gjatë kohore.

Pijet e gazuara, karamelet, makaronat, buka, ëmbëlsirat dhe lëngjet e frutave janë të gjithë shembuj të ushqimeve, të cilat shpërbëhen shpejt pasi konsumohen në glukozë, duke çuar në një pikë të nivelit të glukozës në gjak dhe çlirim të insulinës të nevojshme. Është mjaft e qartë se jetëgjatësia është e lidhur ngushtësisht me këtë cikël dhe duke modifikuar dietën, pra  duke konsumuar  më pak sheqerna dhe drithëra, ju mund të ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes së akrepave të orës tuaj biologjike dhe ndoshta ta ktheni pak mbrapa atë.

Një studim i publikuar vitin e kaluar vlerësoi efektet e ushqimit në shenjat biologjike tipike të plakjes. Ato përfshijnë ngritjen e niveleve të glukozës, insulinës dhe triglicerideve.

Në këtë studim, pjesmarrësve iu dha një dietë e lartë në yndyra dhe  e varfër në karbohidrate dhe me sasinë adekuate të proteinave. Kjo dietë përmisoi të gjithë faktorët e matur të lidhur me procesin e plakjes duke ulur:

  • Insulinën me 48%
  • Glukozën esëll me 40%
  • Trigliceridet me afërsisht 8%
  • Leptinën në serum me mesatarisht 8%

Vlerësim i duhur i rolit të insulinës në shëndetin human dhe sëmundje është një nga faktorët më të rëndësishëm, i cili mund ta mirëmbajë ose shkatërrojë shëndetin tuaj.  Kujtojmë se testi për matjen e nivelit të insulinës është relativisht i lirë dhe gjendet kudo, ndërsa hapat që duhen ndjekur për ta përmirsuar atë janë mjaft të kuptueshme dhe të lehta për t’u zbatuar.

KONSUMIMI I KARBOHIDRATEVE “FIK” GJENET E JETËGJATËSISË

 Kërkimet shkencore zbuluan se karbohidratet ndikonin direkt në dy gjene kyçe në organizëm, të cilat lidhen me jetëgjatësinë dhe rininë. Të dy gjenet në diskutim mund të aktivizohen ose të fiken nga mënyra e konsumimit të karbohidrateve.

Për të qëndruar i shëndetshëm ju duhet të eliminoni kaloritë nga një burim, të cilat janë karbohidratet nga sheqeri dhe drithërat. Shumë prej nesh konsumojnë shumë patate, oriz, bukë dhe makarona, sigurisht që ne dëshirojmë t’i shmangim të gjitha sheqernat dhe ushqimet e përpunuara, por ka prova të qarta se shumica e drithërave dhe bishtajoreve mund të kontribuojnë në problemet e shëndetit sepse:

  1. Ato transformohen shpejt në glukozë, duke rritur nivelet e saj në gjak.
  2. Ndërsa rriten nivelet e glukozës, si pasojë në gjak rriten dhe nivelet e insulinës dhe leptinës. Ky mekanizëm është i dizenjuar për të përmirësuar mbijetesën afatshkurtër, kjo nuk është e shëndetshme për jetëgjatësinë afatgjatë. Efektet e menjëhershme të pikut të insulinës përfshijnë vakokonstriksion, inhibimi i djegies së yndyrave dhe reduktimi i nivelit të substrateve të glicerolit për forminim e glukozës, etj.
  3. Ngritjet e përsërituara të niveleve të insulinës dhe leptinës do të çojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe leptinës, të cilat janë treguese të shëndetit të dëmtuar dhe përshpejtimit të plakjes.

CILA ESHTE DIETA MË E MIRË PËR T’U DUKUR DHE NDJERË MË TË RINJ?

Për ta thjeshtuar, kur ju nuk ushqeni trupin tuaj me karbohidrate në formë sheqernash dhe amidoni, trupi fillon të përshtatet për të djegur acidet yndyrore dhe trupat ketonikë. Ketonet prodhohen kur trupi konverton yndyrat në energji, një proçes mjaft i dobishëm, i cili duket se promovon jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, konsumimi i sheqernave dhe drithërave do të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe sa më i lartë niveli i glukozës, aq më shumë dëme bëhen.

Në një studim të ri, kërkuesit gjetën se mosha e perceptuar rritet me afërsisht gjysmë viti për 1 mmol/L rritje në nivelin e glukozës në personat jo diabetikë.

Pra, a ekziston burimi i rinisë? Mund të thuhet se ekziston dhe në sensin simbolik 3 gurët themelorë janë:

  1. Shmangni sheqerin/fruktozën dhe zëvendësojini me yndyra
  2. Shmangni drithërat
  3. Ushtrohuni rregullisht dhe në mënyrë efikase

Të treja kanë një faktor të rëndësishëm të përbashkët, ndihmojnë në përmisimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, që është çelësi i jetëgjatësisë dhe i paraqitjes më të re.

 

 

Trendet e fundit të kirurgjisë plastike në Shqipëri dhe në botë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në vitet ’80-’90 pacientët e kirurgjisë plastike dëshironin të ndryshonin pamjen për t’i ngjarë një aktori apo këngëtareje të caktuar. Tashmë trendi ka ndryshuar dhe shumica duan të duken si vetvetja, por një version më i mirë. Për shembull në vitet ’90 synohej një gjoks i madh dhe një dekolte mjaft e ekzagjeruar, ndërsa sot kërkohet më shumë forma e bukur sesa numri i madh. E njëjta gjë vlen edhe për vithet. Tjetër gjë që vihet re sot është që mosha e procedurave ka ardhur duke u ulur. Procedura si ngritja e vetullave, heqja e dhjamit të fytyrës (bichectomy) dhe tërheqja e syve tashmë po kryhen në mosha mjaft të reja.

Intervistë e Kirurges Plastike Rezarta Kapaj mbi trendet e fundit të kirurgjisë plastike në Shqipëri dhe në botë.

  1. Cili është ndryshimi midis procedurave minimal invazive dhe invazive? Cilat janë procedurat që preferohen më shumë?

Procedurat minimal invazive janë procedurat që kryhen me anestezi lokale ose pa anestezi. Pas këtyre procedurave në shumicën e rasteve pacienti mund të vazhdojë aktivitetin normalisht. Kjo nuk do të thotë që nuk ka fare periudhë shërimi, sigurisht që pas çdo procedure duhet njëfarë kohe për të marrë veten dhe të stabilizohet efekti. Për shembull rezultati i mbushjes së buzëve dallohet mirë rreth një javë pas injeksionit.

Megjithëse duken mjaft tërheqëse për fat të keq jetëgjatësia e këtyre procedurave nuk është shumë e gjatë. Për rrjedhojë shumë pacientë i janë kthyer procedurave invazive, pra operacioneve që kanë një efekt shumë më dramatik dhe një jetëgjatësi që nuk krahasohet me minimal invazivet. Një ngritje e fytyrës me fije mund të zgjasë maksimumi 2 vjet dhe efekti është shumë më i limituar se “face lift”-i i cili zgjat të paktën 10 vjet dhe ju kthen 15 vite pas në moshë.

  1. Cilat janë elementet e një hunde të bukur? Si mund të arrihen?

Në fakt hunda nuk është një organ i bukur. Hunda dhe veshi kanë shumë dritëhije, hyrje dhe dalje të cilat nuk janë tërheqëse për syrin. Pikërisht për këtë shkak, artistët e filmave të animuar nuk e vizatojnë fare hundën. Hunda atraktive nuk duhet të tërheqë vëmendje në fytyrë. Nuk duhet të jetë asimetrike, me kurriz apo të ndërhyjë në lëvizjen e buzës së sipërme, por duhet të sfumohet në fytyrën e mesme. Gjithashtu problemet e funksionalitetit përkthehen si zhurmë për syrin. Për shembull një hundë që shikon poshtë asnjëherë nuk mund të na duket e bukur, pasi një hundë që shikon poshtë nuk merr frymë mirë.

Në ditët e sotme një nga procedurat më në modë është mbushja e hundës me acid hialuronik e cila reklamohet si rinoplastikë jokirurgjikale. Është një reklamim mjaft i bukur, por totalisht i pasaktë. Në radhë të parë duhet theksuar se kjo procedurë duhet të zhvillohet vetëm nga kirurgë që e njohin shumë mirë anatominë e zonës. Së dyti, kjo procedurë vlen vetëm për një kategori të caktuar hundësh dhe për fat të keq shumë pak shqiptarë i përkasin kësaj kategorie. Gjithashtu duhet sqaruar që kjo ndërhyrje nuk korrigjon problemet funksionale.

  1. Sa mund të ruhet natyraliteti pas kirurgjisë plastike?

Një operacion i suksesshëm plastik nuk duhet të dallohet nga syri joprofesionist. Duhet të ruhet indi sa më tepër dhe të zëvendësohet me diçka shumë të ngjashme nëse nevojitet diçka e tillë.  Në operacionin e hundës më parë destruktohej komplet anatomia e hundës dhe rindërtohej nga e para. Sot me zhvillimin e rinoplastikës ruajtëse, mund të ruajmë zonën e kurrizit të hundës dhe ta zbresim poshtë, pra ta afrojmë me fytyrën duke ruajtur anatominë dhe krijuar kështu hundë supernatyrale të cilat është shumë e vështirë t’i kuptojë edhe syri profesionist.

Për fat të keq në ditët e sotme janë shtuar shumë injektorët pa eksperiencë dhe rezultatet katastrofike mund t’i shohim çdo ditë rreth nesh. Kjo është një fatkeqësi e madhe për kirurgët plastikë në përgjithësi, është një lloj antireklame e pamerituar.

  1. A mendoni që media sociale e ka rritur numrin e procedurave estetike dhe pse?

Po, media sociale ka patur një rol fantastik në kirurgjinë estetike. Zhvillimi i “selfie”-ve bëri që çdokush ta shohë veten shumë më me vëmendje. Gjithashtu bumi informativ ka bërë që pacientët të kenë shumë më tepër njohuri mbi procedurat dhe ndërhyrjet. Ka shumë pacientë që kanë përdorur fotoshop dhe kanë zhvilluar një model të fytyrës që dëshirojnë. Sigurisht duhet ndarë ajo që mund të arrihet me kirurgji dhe ajo që është fiktive. Gjithashtu nuk duhet harruar që çdo procedurë ka një periudhë shërimi gjatë së cilës ndoshta mund të dukesh shumë më keq se përpara procedurës, ndryshe nga filtri i Instagramit i cili është i menjëhershëm. Sidoqoftë ky zhvillim në përgjithësi është konsideruar si pozitiv nga shumica e kirurgëve plastikë.

  1. Cilat janë procedurat më të kërkuara përpara verës?

Në përgjithësi procedurat që kanë të bëjnë me trupin. Trupi i shëndetshëm, i cili pasqyron një jetesë të shëndetshme është ai që

kërkohet. Nga meshkujt trupi i palestruar, nga femrat trupi me forma, por jo të ekzagjeruara. Sot preferohet gjoksi me formë të

bukur edhe pse jo shumë i madh, vithet e rrumbullakëta, por jo super të mëdha. Beli i këputur dhe barku i sheshtë nuk kanë kohë të caktuar, janë elemente të estetikës universale. Tani me zhvillimin e “liposuction”-it dhe me modernizimin e procedurave të anestezisë kemi mundësi të krijojmë një trup me bel të hollë, bark të sheshtë dhe forma të rrumbullakëta atje ku duam, thjesht duke përdorur dhjamin e hequr.

  1. Cila është oferta për muajin shkurt në Spitalin Amerikan?

Gjatë muajit shkurt, Spitali Amerikan ka menduar të ofrojë një çmim preferencial për kirurgjinë e gjoksit. Në këtë paketë përfshihen të gjitha ndërhyrjet estetike të gjoksit, si zmadhimi, ngritja ose zvogëlimi me qëllim estetik.

Spitali Amerikan, përqafoje  jetën!

Osteoporoza

By Spitali Amerikan - Të Reja

 

Është sëmundje metabolike kockore, e cila çon në ulje të densitetit të kockave duke i bërë ato më të brishta e më të prirura për fraktura. Është më e shpeshtë te gratë pas menopauzës dhe kjo lidhet me rënien e sasisë së estrogjenit në gjak. Në përgjithësi nuk ka shenja klinike deri në momentin që ndodh një frakturë.

Frakturat vertebrale (të shtyllës kurrizore) paraqiten si:

  • Dhembje e fortë, e menjëhershme pas një rrëzimi ose traume minimale
  • Dhembje e cila është e lokalizuar në një nivel specifik të shtyllës kurrizore (përgjithësisht në vertebrat torakale dhe lumbare)
  • Dhembja është e mprehtë, e thellë, përkeqësohet nga lëvizjet dhe në disa raste përhapet në pjesën e përparme të barkut.
  • Pacientët qëndrojnë shtrirë në krevat për të lehtësuar dhembjen, e cila mund të zgjasë deri në 4-6 javë.

Osteoporoza çon dhe në fraktura të legenit të cilat rrisin shkallën e invaliditetit si edhe të vdekshmërisë prej tyre.

Kategoria e pacientëve me risk më të lartë për zhvillimin e osteoporozës përfshin:

  • Femrat post menopauzë
  • Femrat me defiçiencë estrogjenike të shkaktuara nga menopauza e hershme (mosha<45 vjeç) ose heqja e dyanshme e vezoreve dhe amenorre (mungesë cikli) premenopauzale e zgjatur(>1 vit)
  • Pacientë që referojnë se kanë pësuar një frakturë në moshë adulte
  • Pacentë me fraktura të shumëfishta
  • Marrja e medikamenteve që dobësojnë kockën( kortizoniket, kimioterapitë etj)
  • Pacientë me hipertiroidizëm, hiperparatiroidizëm, sëmundje malinje (Myeloma Multiple), Morbus Paget, sëmundje të veshkave etj.
  • Marrja e pakët e kalciumit dhe Vitaminës D si dhe aktiviteti i ulët fizik
  • Personat duhanpirës, konsumues të alkoolit

Diagnostikimi

Pas marrjes së hollësishme të të dhënave të pacientit, realizohet Osteodensitometria (DEXA).

DEXA është një ekzaminim i cili nëpërmjet sasive të vogla të rrezatimit , mat dendësinë minerale të kockave të shpinës, legenit, duarve etj. Nëpërmjet këtij ekzaminimi përcaktohen rastet që janë me Osteoporozë dhe nëse kanë risk të lartë për frakturë (paraprihet zhvillimi i frakturës nëpërmjet trajtimit paraprak) si edhe parandalohen rastet të cilat ende nuk kanë zhvilluar sëmundjen, por kanë Osteopeni.

DEXA shërben gjithashtu dhe si monitorues i efikasitetit të terapisë për Osteoporozën (ripërsëritja e ekzaminimit përgjithësisht 1 vit pas trajtimit).

Parandalimi

Për parandalimin e Osteoporozës rekomandohet:

  • marrja e sasive të duhura të kalciumit e vitaminës D, të paktën gjysma e sasisë të merret nëpërmjet dietës (nevojat ditore llogariten rreth 1000 mg Kalciumit+600 UI Vitaminës D në ditë)
  • kryerja e të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe ekspozimi në mënyrë të drejtpërdrejtë në diell
  • shmangia e disa veseve si duhanpirja apo konsumimi i alkoolit.
  • korrigjimi i patologjive bazë që çojnë në osteoporozë

Trajtimi

Konsiston në medikamente të cilat merren nga goja, në venë ose gjilpëra nën lëkurë të cilat rrisin dendësinë e kockës dhe ulin riskun për fraktura, e kombinuar me një dietë ushqimore të shëndetshme, ruajtja e peshës trupore dhe kryerja e aktivitetit fizik minimalisht 30 min në natyrë.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken Reumatologe Ilektra Xhafa kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

 

Abuzimi alkoolik, përtej stigmatizimit. Si ta trajtojmë këtë sëmundje….?!

By Spitali Amerikan - Të Reja

 

Varësia alkoolike është një sëmundje kronike progresive e cila manifestohet nga përdorimi i pakontrolluar i alkoolit, vazhdimi i përdorimit megjithë dëmtimet që shkakton, konsumimi i dozave më të mëdha për të arritur të njëjtin efekt (varësia fizike), si dhe shfaqja e shenjave të tërheqjes (abstinencës) kur e pakësojmë apo ndërpresim përdorimin e tij.

Varësia alkoolike është një stad i agravuar i një sërë problemesh të lidhura me konsumimin e alkoolit. Që nga episodet e veçuara me konsumimin e tepruar ( binge drinking), e deri në abuzimin kronik.
Edhe pse vite më përpara, është etiketuar si “ves mashkullor”, numri i femrave abuzuese të alkoolit sa vjen dhe rritet në vendin tonë. Kjo edhe e shoqëruar me bashkë-konsum të kokainës apo të substancave të tjera psikoaktive. Në këtë mënyrë rritet rrisku për komplikacione të rënda vdekjeprurëse te këta pacientë.

Në shoqërinë shqiptare, ku alkooli shihet si pjesë e rëndësishme e traditës, edhe abuzimi alkoolik në shumë raste nuk njihet apo nuk pranohet. Për më tepër, nuk njihet kufiri midis konsumimit social dhe atij abuziv.
Flasim për përdorim abuziv kur te meshkujt konsumohen më shumë se 4 pije standarde/ditë dhe më shumë se 14/javë, ndërsa te femrat më shumë se 3 pije standarde /ditë apo më shumë se 7/javë.

1 pije standard konsiderohet:
355 ml birrë (me rreth 5% alkool)
148 ml verë (me rreth 12 % alkool)
44 ml pije të forta (me rreth 40% alkool)

A stigmatizohet abuzimi substancior?!

Abuzimi substancior së bashku me sëmundjet e sferës psiqike, janë ndër patologjitë më të stigmatizura nga shoqëria. Kjo çon në diagnostikimin e vonë të sëmundjes dhe si rrjedhojë, shoqërohet edhe me më shumë komplikacione.
Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, e kanë të pamundur të kufizojnë sasinë e alkoolit, shpesh pijnë vetëm dhe e fshehin këtë fakt; e mbajnë alkoolin në ambiente të ndryshme në shtëpi apo në punë; humbasin interesin për punën, aktivetetet sociale, dhe jo në pak raste bëhen agresivë me familjarët apo shoqërinë.

Alkoolizmi është një sëmundje multisistemike që përveç trurit prek:
• Mëlçinë, duke shkaktuar hepatit alkoolik e deri në cirrozë hepatike-shkatërrim të parikthyeshëm të mëlçisë.
• Traktin tretës, duke shkaktuar gastrit, ulçera, defiçite të vitaminës B nga mospërthithja e saj, dëmtime të pankreasit e deri në Diabet Mellit.
• Sistemin Kardiovaskular, duke shkaktuar rritje të presionit arterial, apo insufiçiencë kardiake
• Gjithashtu abuzimi alkoolik shkakton dëmtime të sistemit imunitar, të syve, të jetës seksuale, defekte në lindje kur përdoret gjatë shtatzanisë, si dhe shton rriskun për sëmundje malinje.

Si të veprojmë në rastet e varësisë alkoolike?

Së pari bëhet vlerësimi me mjekun toksikolog. Pacienti i nënshtrohet ekzaminimeve biokimike (hemogramë, testet hepatike, nivel vitamine B dhe folateve në gjak, etj) për të gjykuar mbi dëmtimet fizike që ka shkaktuar abuzimi alkoolik. Shumë i rëndësishëm është edhe vlerësimi psikologjik, meqë në shumë raste kemi bashkëekzistencën e varësisë alkoolike dhe çrregullimeve psikologjike/psikotike.
Në varësi të gjendjes klinike të pacientit këshillohet detoksikimi në kushte spitalore, pasi abstinenca alkoolike (heqja dore nga alkooli), shoqërohet shpesh me komplikacione fizike, si krizat hipertensive, rrahje të shpeshta zemre, axhitim psikomotor e deri në konvulsione kërcënuese për jetën. Prandaj rekomandohet ndjekje e kujdesshme klinike.
Pas periudhës së detoksikimit fillon terapia e parandalimt të relapsit-rikthimit tek abuzimi me alkool. Dhe për këtë ka preparate specifike të aprovuara si Naltrexoni, Acamprosati, me rrallë Disulfirami. Zgjedhja e preparatit bëhet bazuar në protokolle klinike.

Alkoolizmi mbetet një plagë e rëndë sociale dhe shëndetësore e cila kërkon ndërhyrje multidisiplinare të specializuar. Ndaj duhet të sfidojmë mentalitetin, të pranojmë problemin, dhe të trokasim në derën e duhur.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken Toksikologe Sonila Bitri kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Si të pastrojmë organizmin pas periudhës festive?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Të ushqehemi shëndetshëm gjatë festave ngjan pothuajse një mision i pamundur. Është vërtet e vështirë t’u rezistosh antipastave të shijshme, gjelit të detit të mbushur, bakllavasë… Ushqimet e festave të fundvitit janë padiskutim shumë të shijshme dhe lidhen ngushtë me gëzimin që shoqëron periudhën më të bukur të vitit. Por nga ana tjetër për disa individë, ky tundim i shijshëm i tavolinave festive mund të shkaktojë ankth.

Nutricionistët kanë një lajm të mirë: sipas studimeve gjatë festave shtojmë vetëm përafërsisht gjysmë kilogrami. Megjithatë lajmi i keq është se këtë peshë të shtuar zakonisht nuk e heqim më, pra e shtojmë vit pas viti.

Askush nuk dëshiron të privohet nga kënaqësia që të fal ushqimi i shijshëm gjatë sezonit të festave, as fanatikët e ushqyerjes së shëndetshme, madje as personat që i qëndrojnë strikt numërimit të kalorive. Për këtë arsye ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të vlefshme që duhet t’i mbani parasysh, në mënyrë që t’i shijoni festat pa “ndjenja faji” më pas.

Është e rëndësishme të dini t’i thoni “JO”: ushqimeve shumë të yndyrshme, lëngjeve të gazuara dhe me sheqer, salcave të gatshme.
• Pini shumë ujë!
• Përdorni vajin e ullirit ekstra të virgjër.
• Përdorni ëmbëlsues natyralë si stevia.
• Hani çdo tre orë, konsumoni vakte të vogla dhe mos i “ruani vend” stomakut për një super-vakt.
• Konsumoni frutat e stinës: shegën shumë të pasur me antioksidantë, portokallet e pasura me vitaminë C.
• Shmangni alkoolin me tepricë, konsumoni maksimumi 1-2 gota verë të kuqe në ditë.
• Konsumoni një grusht fruta të thata para se të uleni në tavolinë për vaktin kryesor. Ato janë të pasura me fibra dhe proteina dhe do t’ju ndihmojnë të ndjeheni të ngopur për më gjatë.
• Mundohuni të vini trupin në lëvizje, qoftë edhe me vetëm 30-40 minuta ecje në ditë.

Nëse këto këshilla nuk i zbatojmë plotësisht ??

Zgjidhja
Pastroni organizmin tuaj me dietën e detoksifikimit per 14 ditë të përshkruar më poshtë:

E Hënë
Mëngjesi -1 Gotë smoothie i të hënës
Smothie i të hënës
1/4 ananas, një portokall, 1 filxhan çaji gjethe spinaqi, 1 filxhan qumësht me zero yndyrë/qumësht bimor dhe një lugë kafe pluhur moringa, një lugë çaji mjaltë
Mesditë – 1 gotë smoothie i të hënës
Dreka – supë perimesh dhe fileto pule në avull
Pasdite – 1 mollë
Darka – perime të ziera dhe një vezë e zier

E Martë

Mëngjesi: 1 gotë smoothie i të martës
Smoothie i të martës: 1 kivi, një filxhan çaji me brokoli, një mollë jeshile, 1 filxhan qumësht me zero yndyrë/qumësht bimor, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë kafe tumerik
Mesditë – 2 kivi
Dreka – Sallatë lakër e bardhë/e kuqe dhe karrotë dhe fileto peshku
Pasdite – 1 gotë smoothie i të martës
Darka – Një pjatë thjerrëza

E Mërkurë

Mëngjesi – 1 gotë smoothi i të mërkurës
Smoothie i të mërkurës:
¼ mango, 1 portokall, 1 filxhan çaji kastravec i prerë,1 lugë gjelle fara lini, 1 filxhan çaji gjethe spinaqi, 1flilxhan çaji kos pa yndyrë, 1 lugë çaji mjaltë
Mesditë – 1 mollë jeshile
Dreka – rizoto me perime dhe fileto pule në avull
Pasdite – 1 gotë smoothie i të mërkurës
Darka-supë pule

E Enjte

Mëngjesi – 1 Gotë lëng selinolje me mollë jeshile dhe limon
Mesditë – 3-4 mandarina
Dreka – supë brokoli dhe peshk me perime
Pasdite – 2-3 kivi
Darka-sallatë çezar

E Premte

Mëngjesi – Sallatë frutash (1/4 ananas,1/2 banane dhe ½ mollë dhe një luge çaji mjaltë dhe pak pluhur kanelle)
Mesditë 1 gotë lëng shege
Dreka – Fasule dhe sallate spinaqi
Pasdite – 4-5 arra
Darka – 2 vezë omëletë (me perime sipas dëshirës)

E Shtunë
Mëngjesi – lëng molle-panxhar-karrote
Mesditë – 2 kivi
Dreka – supë patate-finokio dhe role pule me perime sipas dëshirës
Pasdite – 10 bajame
Darka – Supë legume (bishtajore-fasule, bizele, thjerrëza, soja)

E Diel
Mëngjesi – një tas kos pa yndyrë me boronica, një lugë gjelle tërshërë dhe 1 lugë çaji mjaltë.
Mesditë – 1-2 kivi
Dreka – supë kungull-karrotë dhe fileto pule në avull me brokoli dhe lulelakër
Pasdite -1 banane
Darka – perime të ziera

Konsumoni:
Çajra bimorë me shumicë gjatë ditës, (5-6 filxhanë)
erëza me shumicë
si additive limon jo uthull në sallata
sasi të limituara yndyre dhe kripe

Për një detoks akoma më specifik dhe tërësor të organizmit zgjidhja është: Hidrokolonterapia!

Gjithmone fuqia pastruese e ujit është përdorur për qëllime kuruese. Në naturopati veçorite e ujit përdoren dhe për të pastruar zorrën e trashë, pikërisht me hidrokoloterapi, një lavazh i zorrës mirëbërës që ka si qëllim të eleminojë mbeturinat dhe toksinat: ndihmon të detoksikohemi, të shfryjmë barkun, të luftojmë shqetësimet e zorrëve dhe të zgjidhim shumë probleme të tjera shendetësore, edhe ato që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me zorrën e trashë.

Pa dhembje dhe pa përdorur medikamente: hidrokolonterapia është një ilaç natyral i bazuar në pastrimin e zorrës së trashë

Përse bëhet?

Çdo ditë mbetjet dhe toksinat, që lidhen me të ushqyerit dhe stresin, e helmojnë zorrën e trashë që humbet kështu një pjesë të funksionit. Të gjitha këto që depozitohen në zorren tonë të trashë mund të jenë shkak i shumë patologjive të pjesëve të ndryshme të trupit tonë, si p.sh aparati i frymëmarrjes, lëkura, sistemi nervor dhe aparati tretës.

Hidrokolonterapia lejon eleminimin e të gjitha mbetjeve që janë depozituar në muret e zorrës sonë si: qeliza të vdekura epiteliale, materiale fekale, mbetje që irritojnë zorrën, toksina, parazitë dhe substanca të tjera të dëmshme për organizmin tonë. Eleminohen ndër të tjera dhe gazrat prezente në brendësi të zorrës së trashë.

Zorra e pastruar rigjen funksionimin e saj optimal, duke favorizuar imunitetin natyral dhe duke riekuilibruar procesin e asimilimit dhe eleminimin e substancave, duke rregulluar kështu harmoninë e brendshme dhe për pasojë përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i individit.

Material i përgatitur nga Departamenti i Laboratorëve dhe Nutricionit në Spitalin Amerikan. Dr.Sh.M Albana Daka

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

I ri dhe pa flokë?! Mos u dekurajoni, D.H.I në Spitalin Amerikan është zgjidhja juaj!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kur flokët fillojnë të bien në një moshë të re, është e vështirë të dish se çfarë duhet të bësh. Thjesht e lë të ndodhë, apo fillon trajtimet? Alopecia androgjenetike është përgjegjëse në shumicën e rasteve për humbjen e flokëve. Mund të fillojë në moshë madhore, por ndonjëherë dhe në adoleshencë. Kur rënia e flokëve fillon shumë herët, pasojat psikologjike janë shkatërruese. Çfarë duhet të bëni kur filloni të humbisni flokët në moshë të re? Cilat janë opsionet e trajtimit? A duhet të kryeni transplantin e flokëve? Cilat medikamente funksionojnë?

Shkaqet e Rënies së Flokut në Moshë të Re

Shkaqet mund të jenë të shumta si: stresi, shoku post traumatik, mungesat e vitaminave apo lëndëve ushqyese, problemet e tiroides, mjekimet medikamentoze etj. Në këto raste, rënia është e menjëhershme dhe duhet konsultuar me mjekun specialist përkatës në mënyrë që të trajtohet shkaku.
Alopecia androgjenetike në anën tjetër është rezultat i një ndjeshmërie gjenetikisht të përcaktuar të folikujve ndaj Dihidrotestosteronit. Rreth 25% e meshkujve midis 25-30 vjeç preken nga alopecia androgjenetike, dhe rreth 20% e meshkujve në të 20-tat.

Ecuria e Rënies së Flokut

Së pari duhet të kuptojmë çfarë është Alopecia Androgjenetike dhe përse ndodh. Cili është shkaku i këtij problemi? Shkaktarët janë hormonet dhe trashëgimia. Në trupin e njeriut testosteroni kthehet në dihidrotestosteron, hormon i cili te njerëzit gjenetikisht të “programuar”, e sulmon folikulin e flokut njësoj si një helm. Ky sulm vret dalëngadalë rrënjën e flokut, e dobëson flokun dhe gradualisht shkakton rënien e tij.
Lidhja midis testosteronit dhe rënies së flokut u theksua nga Hamiltoni, i cili ishte mjeku i parë që krijoi një shkallë që përfaqëson fazat e ndryshme të rënies së flokut. Rënia e flokut si patologji është beninje, jo me dëme për shendetin, por me një efekt të dëmshëm real në vetëvlerësimin dhe psikologjinë e individit. Nëse jeni të prekur nga Alopecia androgjenetike është vështirë ta evitoni, por për fat ka zgjidhje në formën e trajtimeve për një mjekim të saktë të kësaj patologjie.

Grackat që duhen shmangur

Kur humbet flokë në moshë të re, vuajtja mund të jetë më e madhe sesa në moshat 30 apo 40 vjeç. Kështu që dëshpërimi për një shërim të shpejtë bën që të bini pre e premtimeve të gënjeshtërta. Bëni kujdes !!!!

Produktet e “magjishme” për kurim:

Një në dy meshkuj në të 50-tat preket nga rënia e flokut, me fjalë të tjera tregu është shumë i madh. Një mori kurash të “magjishme” ofrohet për burrat (apo dhe gratë) që vuajnë nga rënia e flokut, si: locione, shampo, suplemente ushqimore etj, të cilat shoqërohen me fushata marketingu. Shumica e këtyre produkteve nuk e dëmtojnë shëndetin, por nuk e zgjidhin problemin. Në rastin më të mirë do keni një përmirësim të pamjes së flokut, por rënia nuk do të ndalet.

Metodat e “dala nga moda” të transplantit të flokut:

Një numër i madh klinikash vazhdojnë të ofrojnë teknika invazive dhe agresive si “FUT” apo “Strip”, të cilat rezultojnë me shenja apo rezultate shumë të varfëra. Me metodën DHI (Direct Hair Implantation), transplanti i flokut ka evoluar: kryhet me anestezi të thjeshtë lokale, virtualisht pa dhembje, me një rezultat jo vetëm të dendur dhe natyral, por gjithashtu pa shenja, i cili realizohet dhe pa e rruajtur kokën.

Transplantet e lira jashtë shtetit :

Nuk është hera e parë që i kemi paralajmëruar njerëzit për rreziqet e transplanteve të lira. Ato klinika që i ofrojnë, bëjnë pre të tyre njerëz shumë të prekur nga rënia e flokut dhe për pasojë “të gatshëm për të kryer gjithçka”. Në moshë të re, financat janë ato që konsiderohen më shumë kur flitet për transplant, por ju lutem tregohuni të kujdesshëm. Të marrësh një vendim të tillë duke u bazuar vetëm tek financat mund të jetë një katastrofë. Këto klinika do mundohen t’ju shesin një maksimum të numrit të folikujve, por rrallë flasin për rëndësinë e ruajtjes së zonës dhuruese të flokut, që është akoma më thelbësore në mosha të reja ku transplante të tjera në faza të mëtejshme të jetës mund të jenë të nevojshme. Mënyrat e tepruara (numër folikujsh shumë më shumë sesa nevoja), agresive (mjete invazive për heqjen dhe vendosjen e folikujve) apo të kryera nga persona të paspecializuar kanë dy pasoja madhore:
1- Dëmtimi i zonës dhuruese e privon pacientin nga marrja e folikujve për përdorim në të ardhmen. Kur pacienti është i ri, pritet që rënia e flokëve të vazhdojë, kështu që zona dhuruese është rezervë për transplante në të ardhmen.
2- Folikujt e ekstraktuar në mënyrë agresive dëmtohen, gjë e cila çon në ulje të përqindjes së rritjes së flokut pas mbjelljes, shumë më e ulët se 70%.

Opsionet e trajtimit

Me përgatitje dhe planifikim është e mundur të evitohet rënia totale e flokëve. Hapi i parë i rëndësishëm është të konsultoheni me një specialist të fushës i cili duhet të vlerësojë rastin tuaj individualisht dhe të rekomandojë trajtimet e duhura sipas nevojës tuaj. Është thelbësore që të parashikohet si do të vazhdojë rënia për të menaxhuar në mënyrë korrekte zonën dhuruese.

Transplanti i flokut D.H.I

D.H.I (Direct Hair Implantation) është absolutisht i sigurt dhe garanton 100% rezultate natyrale. Implantimi kryhet me një mjet të veçantë, Implanterin D.H.I, i cili ka një diametër më të vogël se 1 mm, dhe u lejon mjekëve specialistë të kontrollojnë këndin, drejtimin dhe thellësinë e flokut të implantuar, gjë që bën diferencën nga çdo teknikë tjetër për mbjelljen e flokut. D.H.I përdor gjithashtu një teknikë mbjelljeje të patentuar, teknika më delikate që ekziston aktualisht dhe ky kombinim bën që përqindja e rritjes së flokut të implantuar të jetë mbi 90%. Rezultati final duket 1 vit pas procedurës kështu që është thelbesore të kryeni rikontrollet sipas udhëzimit pranë klinikës dhe klinicistit që ka kryer teknikën.

Minoxidili

Minoxidili përdoret në formën e solucionit topikal, me përdorim lokal në lëkurën e kokës, si medikament që trajton rënien e flokut. Të rinjve që vuajnë nga alopecia e hershme ju rekomandohet në mënyre që të ruhet floku i tyre dhe të ngadalësohet rënia për aq gjatë sa të jetë e mundur.

Finasteridi

Fillimisht i përdorur për meshkujt të cilët kanë një sasi rezervë të flokut, Finasteridi mund të përdoret i vetëm ose si shtesë për transplantin e flokëve. Është një medikament i cili merret nga goja në formë tabletash, dhe vepron duke ndaluar kthimin e Testosteronit në Dihidrotestosterone, duke parandaluar kështu dëmtimin e folikujve të flokëve. I përdorur për një periudhë 5 vjeçare, trajtimi me Finasteride ndihmon në stabilizimin e rënies së flokut në shumicën e rasteve. Sidoqoftë për të ruajtur efektin terapeutik rekomandohet përdorimi i vazhdueshëm. Nëse trajtimi ndalohet, rezultatet pozitive gradualisht pakësohen dhe rënia e flokëve rifillon.

Finasteride nuk mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Efektet anësore janë të rralla, por duhen raportuar direkt te mjeku juaj.

Terapia me PRP

Një alternativë për locionet e përditshme apo për tabletat e medikamenteve është PRP ( Platelet Rich Plasma), metodë trajtimi që përdor vetë qelizat e organizmit për stimulimin e rritjes së flokut. Është minimalisht invazive dhe mund të ketë efekt si në forcimin e folikujve të flokut, ashtu dhe në zgjimin e folikujve të “fjetur” të cilët eventualisht rrisin flokë të rinj.

Hapat e mëtejshëm                                                     

Nëse vuani nga rënia e flokëve në moshë të re, mos u dekurajoni, sepse zgjidhje ka. Flisni me një specialist të D.H.I dhe rifitoni vetëbesimin e humbur.

Kujdes! “Direct Hair Implantation” si metodë ofrohet vetem në qendrat D.H.I, dhe në Shqipëri e vetjma qendër D.H.I ndodhet pranë Spitalit Amerikan 3. Për të prenotuar konsultën falas telefononi në: +355 68 6000 900.

 

Page 19 of 34«‹1718192021›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë